VOAL

VOAL

Komentet

blank

PËRURIMI I TRE LIBRAVE NGA LAPSH ”NAIM FRASHËRI” NË KOSOVË DHE NË ZVICËR Shkruan Abas Fejzullahi

blank

blank

blank

1.Hamzë Morina, Mësimi shqip në kantonin e Aargaut-Zvicër / Prishtinë, 2019
2.Grup autorësh, 30 vjet Shkollë Shqipe e mësimit plotësues në Zvicër-1990-2020, botim jubilar / Prishtinë, 2021)
3.Agim Paçarizi, Shkolla Shqipe në Gjenevë / Prishtinë, 2021

Përurimi i tre librave në Bibleotekën Kombëtare-Universitare në Prishtinë u bë më, 15 Bleror(Prill) 2022 dhe më datën 7 Lulëzor( Maj) 2022 në hapësirat e ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, organizuar nga LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër.

Drejtori i Bibleotekës Kombëtare Z. Fazli Gajraku (ish nxënës i profesorit Agim Paçarizi) fillimisht përshëndeti të pranishmit i falenderoi për pjesëmarrje në përurimin e tre librave, që për te ishte një nder i veçant dhe me një fjalim të shkurtër por shumë domethënës e vlersues përmbylli fjalimin e tij, për tre librat dhe autorët e librave.

Në Bibliotekën Kombëtare, përurimi filloj me vargjet e Gjergj Fishtës për Gjuhën Shqype, lexuar nga ish nxënësja e LAPSH”Naim Frashëri” e lindur dhe rritur në Gjenevë Kaltrinë Paçarizi e cila u mirëprit me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

blank

Kaltrinë Paçarizi tue lexuar vargjet Gjuha Shqype nga At. Gergj Fishta

Vështrimin dhe vlerësimin kritik të tre librave para pjesëmarrësve e paraqiti Zotëri Nuhi Gashi, ish-udhëheqës për mësimin plotësues në mërgatë, në MAShT të Republikës së Kosovës. I cili ishte në bashkëpunim të panderprer me LAPSH-in në Zvicër.

blank

Zotëri Nuhi Gashi, gjatë leximit të vlerësimit kririk përgatitur për të tre librat

Pas leximit, të vlerësimit kritik nga Zotëri Nuhi Gashi, fjalën e moren tre autorët e librave Hamëz Morina, Agaim Paçarizi dhe Nexhat Maloku ku falënderuan përgjegjësin e Bibleotekës dhe të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm në këtë përurim të parë, tue i njoftuar shkurtimisht arsyen dhe qëllimin e këtyre tri librave të cilat pasqyrojnë me të dhëna e dëshmi rrjedhat e punës 30 vjeçare të Shkollës Shqipe të mësimit plotësues në Zvicër në përgjithësi dhe sipas kantoneve në veçanti organizuar përmes LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër.

blank

Agim Paçarizi nderon gazetarin e TV Mon Beqiri dhe i dhuron librin e tij Monografi- për SHSH-në Gjenevë

blank

Hamzë Morina në shenjë nderimi për Dr. Sadri Bajraktarin i dhuron librin e tij MSH në K-Aargau.

Përurimin e përcjellen edhe mjetet e lajmeve të shkruara dhe ato pamore (Nga portali Kallxo.com i gjithë manifestimi është percjell direkt), nga TV Albanian Culture etj., në veçanti gazetari i TV Zëri i Mërgatës Mon Beqiri që ka përcjellur shumë veprimtari të LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër dhe veprimtari tjera të organizuara kulturore në Zvicër e kudo në kurbet ku gjinden shqiptarët. Gazetari i TV-Zotëri Mon beqiri pas përurimit zhvilloi një bashkëbisedim me tre autorët e librave dhe me Zotëri Nuhi Gashin për emisionin e lajmeve në Tv.

blank

blank

 

Kryetari i LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër Nexhat Maloku, në fjalën e tij përshëndetse për të pranishmit bëri një njoftim të shkurtër për rrjedhat e mësimit plotësus në Zvicër dhe ballafaqimet lidhur me përfshirjen e nxënësve në këtë mësim vullnetar .

Pas përfundimit të përurimit të tre librave autorët e librave në shenjë falënderimi për pjesëmarrësit në përurim dhuaran falas nga një libër dhe i ftuan të gjithë pjesëmarrësit për tu freskuar me ndonjë lëng a pije dhe ngrënë ndonjë fryte apo ëmbëlsirë dhe për t’u njohur e bashkëbiseduar .

Përurimi i dytë i tre librave u bë më 2022-05-07 në ambasaden e R.K në Bernë të Zvicrës dhe vlerësimin kritik nga Zotëri Nuhi Gashi e lexoi mësuesja e LAPSH” Naim Frashëri” në Bernë Znj. Mirela Duka Xoxi.

blank

 

Pas leximit të vlersimit kritik për tre librat, fjalën e morë autorët e librave Hamzë Morina, Agim Paçarizi dhe Nexhat Maloku, veteran të arsimit, mes tjerash në mënyrë përmbledhëse shkurtimisht treguan, mënyren dhe metodologjin e punës së bërë lidhur me mbledhjen e të dhënave dhe dëshmive për të paraqitur rrjedhat e punës së LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër në librat që u përuruan, tue vu në pah pengesat dhe vështërsit por edhe sukseset në organizimine mësimit plotësues shqip në Zvicër .

blank

Saime Isufi, mësuese veterane e mësimit plotësues shqip në Zvicër mbi 30 vite përvoj pune ngriti një shqetsim lidhur me numrin e vogël të nxënësve që vijojnë mësimin plotësues në Zvicër dhe bëri një krahasim me vitet e 1990 kur Kosova ishte nënë pushtim dhe kishte ma pakë kurbetçar por më shumë nxënës për disa here se sa tani edhe pse mungonin tekstet dhe shumë kushte tjra…!
Tani kemi për të tri nivelet mbi 18 tekste dhe 6 tekste doracak për mësimdhënës , që për këtë një falëenderim i veçantë dhe meritor i takon Dr. Basil Schader Profesor në SHL Pedagogjike në Cyrih për ndihmesën e gjithanshme që ka dhënë për LAPSH” Naim Frashëri “ në Zvicër. Znj. Saime Isufi lidhur me shqetsimet e paraqitura me të dhëna e dëshmi e përmbylli me këto fjalëshqetsimin e ngritur: “Tani kemi kushte dhe tekste , por nxënës s’kemi..!” Të njejtin shqetsim e paraqiti edhe mësuesja Nexhmie Mehmeti dhe të tjerët.

blank

 

Pyetja e parashtruar nga ish sekretari i LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër tani më në pension A.F, nxiti një bashkëbisedim jo vetem në përgjegjet nga udhëheqësit e përurimit të tre librave por edhe nga pjesëmarrësit edhe pas përfundimit të përurimit.Pyetja në vijim:

“ Me që tani tekstet dhe kushtet janë më të mira, por numri i nxënësve është shumë i pakët që vijojnë mësimin plotësues, a ka bërë LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër ndonjë hulumtim, apo ka ngritur ndonjë komision për këtë qëllim për t’i pa shkaqet dhe arsyet pse është kjo gjendje shqetsuese…?

Kryetari i LAPSH”Naim Frashëri” për Zvicër Z. Nexhat Maloku edhe mësimdhënës dha shpjegim lidhur me pyetjen e parashtruar si në vijim:

Ekzistoj shumë faktorë që kanë ndikuar që të jet kjo gjendje vërtet shumë shqetësuese, njëri nga shumë faktorët ndikues është edhe se ky mësim është vullnetar jo i detyrueshëm. Faktorët tjerë janë: Munngesa e vetdijes tek prindërit për rëndësin e këtij mësimi edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që në vazhdimsi u janë dhënë sqarime të hollsishme për rëndësin e MP, faktor tjetër është edhe mungesa e autoritetit organizativ shtetror nga vendi i origjines i prindërve të nxënësve (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) dhe mos marrja e përgjegjësive për organizimin e MP, siç e bëjnë shtetet tjera, por ka edhe e shumë faktor të tjerë e njëri ndër ta është se shteti Zvicëran që ka organizimin në baza kantonale dhe mësimin plotësues se ka përfshi në orarin e rregulltë të mësimeve në shkollat e rregullta Zvicërane dhe faktor tjerë.

Lidhur me kët pyetje Agim Paçarizi ndër tjera theksoj: “Ju që keni marr pjesë në seminarin e mbajtur në Ulqin më 2013, ju kujtohet se unë kam paraqitur një vështrim lidhur me numrin e vogël të nxënësëve në Mësimin Plotsues me të dhëna me numrin e nxënësëve në shkollat e vendit dhe tek LAPSH-ja, si dhe shqetsimet për rënjen e numrit të nxënësëve që sipas Z. Paçarizi problemi nuk është pse prindërit nuk kanë të paguajnë apo arsye tjera, por tek mendsia dhe vetdija e tyrepor, por është edhe tek mos interesimi i shteteve tona (Kosovës dhe Shqipërisë) për këta fëmijë që po rritën larg atdheut tue kaluar kohën më të madhe me një rreth ku flitet gjuha e huaj. E çka është më e keqja, tani kohën e fundit dëgjohen edhe pengesa në punën e LAPSH-së edhe pse dihët botërisht se që nga viti 1995 LAPSH-i është i vetmi subjekt që njihet nga Institucionet vendase.

Andaj, është koha e fundit që Kosova, Shqipëria, por edhe Maqedonija Veriore të bashkëpunojnë mes vedi dhe të ndihmojnë LAPSH-in në punën e shenjët që po vazhdon mbi tre dekada të mbajë gjall gjuhën dhe kulturën shqiptare te të gjithë të interesuarit që vijojnë Mësimin Plotësues të Gjuhes Shqipe. Pra me këtë problem tani duhet të merren institucionet tona nga atdheu. Kjo është zgjidhja e vetme dhe shumë e envojshme tani për tani.

blank

Prof.dr.Basil Schader, ish-docent për didaktikë në Shollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, gjermanist, albanolog e përkthyes, bashkëpunëtor në qendrën IPE pranë SHLPC dhe anëtar nderi i LAPSH ”Naim Frashëri” të Zvicrës, filimisht falënderoi autorët e librave tue vlerësuar si libra me një rëndësi të veçantë jo vetem për LAPSH-in por edhe për lexuesit. Foli edhe për tekstet e reja shkollore për nxënës dhe doracakët për mësimdhënës për mësimin plotësues shqip.
Lidhur me mësimin plotësues shqip mes tjerash tha se duhet në vazhdimsi të kërkohet që ky mësim të bashkohetv(integrohet) në orarin e mësimit të rregullt në shkollat e rregullta në Zvicër. Por që Zvicëra ka edhe organizimin kantonal dhe shumë bashkësi(komunitete tjera), kështu qëe deri më tani se ka përfshi mësimin plotësues në mësimin e rregullt nëpër shkolla.

Pasi drejtuesi i programit mësimdhënësi në kantonin e Bernit Amrush Avdimetaj njoftoi të pranishmit se përurimi u krye dhe ftoi të gjithë në sallën tjetër të freskohen me pije freskuese dhe aty të vazhdohet bashkëbisedimi.

Gjatë kohës kur pjesëmarrësit freskoheshin me pije freskuese u zhvillua një bashkëbisedim për shqetsimet e ngritura që morën pjesë në bashkëbisedim , pothuajse të gjithë të pranishmit dhe secili nga këndvështrimi i tij jepte mendime e sqarime se si duhet bërë e si duhet vepruar për të përmirsuar gjendjen shqetsuese…

Në vijim vlerësimi kritik i plotë për të tre librat nga Z. Nuhi Gashi.

blank

Nuhi Gashi,
(Recension me rastin e promovimit të tre librave në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, më 07.05.2022
⦁ Agim Paçarizi, Shkolla Shqipe në Gjenevë/ Prishtinë, 2021/,
⦁ Hamzë Morina, Mësimi shqip në kantonin e Aargaut-Zvicër / Prishtinë, 2019
⦁ Grup autorësh, 30 vjet Shkollë Shqipe e mësimit plotësues në Zvicër-1990-2020, botim jubilar / Prishtinë, 2021)

⦁ Hyrje

I lutur nga 2 autorët e librave monografikë që keni në dorë (Agim Paçarizi i librit Shkolla Shqipe në Gjenevë/ Prishtinë, 2021/, e Hamzë Morina i librit Mësimi shqip në kantonin e Aargaut-Zvicër / Prishtinë, 2019/, që të dytë njerëz me biografi të begatshme punësh në arsim, si në Atdhe, e veçmas në diasporë-Zvicër) dhe nga bashkautori e koordinatori i të tretit (Nexhat Maloku me librin do të thosha me një diskurs kryesisht solemn, përfaqësues, prezantues e afirmativ me titullin 30 vjet Shkollë Shqipe e mësimit plotësues në Zvicër-1990-2020, botim jubilar / Prishtinë, 2021/, po ashtu njeri me biografi punësh arsimore në Kosovë e në veçanti në Zvicër-aktualisht edhe mësues në Shkollën Shqipe dhe kryetar-koordinator i LAPSH-së në Zvicër), duke qenë një kohë të gjatë bashkëpunëtor i tyre prej pozitës së zyrtarit përgjegjës në Ministrinë e Arsimit të Kosovës për mësimin plotësues në diasporë, por edhe më tepër prej vokacionit tim profesional për t’u marrë me problemet e mësimit identitar në diasporë përtej klisheve të kufizimeve a përkufizimeve të obligimeve burokratike e administrative, u pajtova që të them ca fjalë për këta libra, ngjashëm diçka si një recension i mbështetur gjithnjë në gjykimin personal. Në të vërtetë për librin e Agim Paçarizit unë kam bërë një recension të cilin mund ta gjeni, po ashtu, në libër e të titulluar ‘Kambanë alarmi për ndërgjegjen kulturore’, kurse për librin 30 vjet Shkollë Shqipe e mësimit plotësues në Zvicër-1990-2020, i lutur nga koordinatorët e modeluesit e projektit dhe redaksia bëra një shkrim me titull ‘Rëndësia e mësimit plotësues për zhvillimin identitar dhe gjuhësor të nxënësve shqiptarë, e parë nga pikëpamja e sistemit arsimor të shtetit të prejardhjes’ (lexo të dy shteteve shqiptare në Ballkan dhe të shteteve të tjera kah shtrihet hapësira etnike shqiptare).

Zonja dhe zotërinj, këta libra sjellin të dhëna të panumërta e interesante të përpjekjeve të patriotëve për një orientim të shëndetshëm e të mbarë të komunitetit shqiptar në Zvicër, e veçmas të subjekteve të Shkollës Shqipe, gjithnjë kah zhvillimi i bashkëpunimit dhe kërkesa e vazhdueshme për mbështetje e ndihmë institucionale. Por, në këtë rrafsh, siç u tha edhe më sipër, të dhënat nuk dëshmojnë për ndonjë përkrahje të vazhdueshme e substanciale. Ose, kjo prani e përkrahje rezulton të ketë qenë mjaft e kufizuar, duke u mjaftuar në një kurrikul kombëtare (e njësuar prej vitit 2018), tekste mësimore gratis, trajnim profesional edhe ky zakonisht me pjesën më të madhe me buxhet personal, e ndonjë aktivitet tjetër jo konsistent. Bile shtetet (veçmas pas pavarësisë së Kosovës) duke rrahur në premtimin dhe shpresën se tashmë punët edhe me shkollën do të rrjedhin verë e mjaltë i nxorën nga loja edhe idealistët e patriotët e devotshëm e shoqatat e tyre, për të lënë këtu një vakum kulturor në skemën edhe ashtu të varfër të vetorganizimit kulturor e qytetar.

Në linjën e afishimit të të përbashkëtave themelore që na sjellin këta libra e të cilës i kushtojnë mjaft faqe, është një ngrehinë (organizatë, shoqatë, lidhje) kulturore-arsimore shqiptare në Zvicër, e themeluar në përputhje me nevojat kulturore e arsimore të shqiptarëve në Zvicër në vitet 90-ta dhe të gjurmëve të jehonës së Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë ‘N.Frashëri’në Kosovë e ish Jugosllavi e që edhe këtu e ka ruajtur emrin bazik Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ‘Naim Frashëri’ Zvicër ( shkurt: LAPSH).

Është e natyrshme që të tre autorët referencë themelore organizimi, suksesi edhe personal edhe kolektiv e kanë LAPSH-në, sepse ata në historinë e saj të dhënë edhe në këta libra, na dalin si ndër projektuesit, bashkëthemeluesit e zhvilluesit e saj. Lidhja e themeluar në fillim të viteve 90-të (fillimisht e ndarë në dy organizata; si Lidhje e Prindërve dhe si Lidhje e Arsimtarëve) do të arrijë që menjëherë ta marrë timonin e drejtimit të të gjitha veprimtarive kulturore-arsimore të shqiptarëve të Zvcër në funksion të zhvillimit të Shkollës Shqipe, duke përmendur këtu hapin e parë e shumë të rëndësishëm të pavarësimit të kësaj shkolle nga e ashtuquajtura shkollë jugosllave e mësimit plotësues. Më pas, krahas zhvillimit të saj dhe njësimit në LAPSH nuk do të vonojë shumë dhe ajo do të pranohet edhe zyrtarisht nga Konferenca Ndërkantonale e Ministrave të Arsimit e Zvicrës si bartëse edhe de jure e zhvillimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër. Këtë status, si me dokumentet e themelimit; me statut e program, si me veprimtarinë e përditshme të drejtimit të Shkollës Shqipe dhe të bashkëkoordinimit ndërkantonal të veprimtarive, ajo (Lidhja) do ta ketë edhe sot, sado që vitet e fundit mund të ketë pësuar edhe ndonjë si ‘tronditje’ nga faktorë shqiptarë deri shtetërorë që do të duhej ta bënin të kundërtën.

Këta libra, me detin e madh të të dhënave që ofrojnë në kontekste e rrethana nga më të ndryshmet, me pasqyrimin e punëve që bënte e bën Lidhja nëpër kantone (jo vetëm Argau e Gjenevë) me mësuesit e saj (si këta këtu të pranishëm e autorë librash) dhe subjektet e tjerë të Shkollës, sa i bën krenar ata dhe neve, po aq na trishtojnë me gjuhën e fakteve e të shifrave të përfshirjes së nxënësve gjithnjë në rënie, të cilat ta largojnë gjithnjë e më tepër shpresën e premtimin për atë ditën e bukur me diell, që do të nënkuptonte edhe mundësinë e rikthimit apo migrime brenda standardeve normale si në krejt botën qytetare në planetin e quajtur Tokë (shpresa e premtimi për globalizmin e mbështetur në diversitetin/mozaikun e kulturave)!
Pra, faktet kryeneçe, që sjellin këta libra, i konfirmojnë këto mëdyshje, këto dilema, që shumë do të dëshiroja mos të ishin të vërteta.

⦁ Kush janë autorët a koordinatorët e këtyre librave?

Kush janë autorët e librave, cilat janë të përbashkëtat e tyre dhe ç’thonë librat e tyre?
Që të tretë i përkasin brezit të punëtorëve arsimorë të Kosovës, që gjatë fundit të viteve 80-të e fillimit të viteve 90-të e tutje, duke qenë të shquar në frontin e rezistencës kundër pushtimit klasik që Serbia i bëri Kosovës, veçmas në fushën e arsimit kombëtar dhe të mbrojtjes së tij, e si pasojë edhe në sy të ndjekjeve të vazhdueshme, arrestimeve e burgut (Nexhati vuan edhe burg), duke e pasur shumë të vështirë veprimtarinë e mëtejshme, detyrohen ta lënë Kosovën dhe të vendosen në Zvicër përafërsisht në një kohë të përafërt për të vazhduar edhe këtu angazhimin në organizimin kulturor-arsimor të shqiptarëve, veçmas në edukimin identitar të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të moshës së arsimit të detyrueshëm përmes asaj që me krenari e quajmë Shkollë Shqipe ose mësimi plotësues në gjuhën shqipe ose edhe më saktë mësimi plotësues i gjuhën shqipe dhe i kulturës shqiptare etj. deri te emërtimi pothuajse uniform zyrtar i viteve të fundit në hapësirën gjermanofone mësimi (ose kursi)i gjuhës dhe kulturës së prejardhjes, respektivisht Atdheut (HSK – Heimatlicher Sprache und Kultur….), një emërtim edhe ky i kontestueshëm në disa segmente.

Po e vazhdoj specifikisht me dy të parët, që realisht janë edhe autorët e monografive për mësimin shqip në kantonet përkatëse, ku ata jetuan e punuan, për të vazhduar më pas me librin-botimin jubilar të 30 vjetorit të LAPSH-së Zvicër

⦁ Hamzë Morina, Mësimi shqip në kantonin e Aargaut-Zvicër, Prishtinë, 2019

Hamzë Morina, duke qenë mësues karriere e deri në drejtues i guximshëm i arsimit shqiptar në vitet më të vështira të okupacionit në komunën e Rahavecit, në një kohë do të ballafaqohet me një realitet që do ta detyrojë ta lë Kosovën për të vazhduar jetën në Shqipëri dhe për ta lënë edhe këtë gjatë vitit të zi të vëllavrasjes (1997) e për të kërkuar strehim politik në Zvicër. Siç e përshkruan edhe në libër menjëherë do t’i rreket punës së organizimit kulturor-arsimor të shqiptarëve pothuajse në të gjitha nivelet e shkallët e LAPSH-së, prej veprimtarit të guximshëm, mësuesit, drejtuesi e udhëheqësit kantonal të LAPSH për Argaun e deri në kryetar të Lidhjes në nivel të Zvicrës.

Libri, që na ka sjellë Hamza, përmbledh e sintetizon në zërat themelorë organizativë e didaktikë gjithë atë veprimtari të madhe që bëri ai, kolegët e tij mësuese e mësues të gjuhës shqipe, prindërit e veprimtarët e shumtë të Shkollës Shqipe. Po ashtu, në shifra e fakte, dokumente e interpretime holistike i përjetëson gjithë ato punë që bëri Lidhja, Këshilli Kantonal i Argaut me mësuesit e prindërit e zellshëm e të përkushtuar për t’iu ofruar nxënësve shqiptarë një ambient sa më të përshtatshëm mësimi, si në mësonjëtore, si në veprimtari të ndryshme kulturore-artistike publike në kanton e më gjerë. Një faqe me shumë interes përbën edhe bashkëpunimi i përhershëm në dy linja përfaqësuese: me institucionet vendore arsimore e të qeverisjes (shkolla, autoritete kantonale e federale etj.) dhe institucionet e Atdheut, duke filluar me Ministrinë e Arsimit e të Kulturës të Kosovës (qeveria në egzil) e deri te ato të ditëve tona, përfshirë edhe përfaqësitë shtetërore shqiptare në Zvicër.

Një katalog biografish të mësuesve e të mësueseve shqiptare që punuan në këtë kanton ia shton vlerën këtij libri dhe e përjetëson punën e tyre fisnike e patriotike. Po ashtu, libri nuk lë pa përfshirë edhe mbështetësit me të dalluar, më të përkushtuar e të përhershëm të Shkollës Shqipe, si në angazhimin e tyre të përditshëm, si me financimin e projekteve e të mbështetjes tjetër buxhetore e organizative.

Është formati i tij dokumentar pothuajse gjithëpërfshirës që e bën atë të lexueshëm e të shfrytëzueshëm edhe për analiza të nesërme krahasimtare shkencore didaktike e historike.
Libri është i shkruar me një gjuhë të bukur shqipe, që bashkëvepron bukur midis dokumentaritetit dhe publicistikës historike e deri me finesa të bukura figurative.

Hamzë Morina, duke qenë modest, më së paku flet për veten, por janë punët e bëmat e prezantuara me shumë kompetencë në libër që e afishojnë atë për ta ngritur vetvetiu profilin e personit të tij, si profesional, si organizativ, si moral e patriotik në vend nderi e dinjiteti.

⦁ Agim Paçarizi, Shkolla Shqipe në Gjenevë-Monografi, Prishtinë, 20210
Një recension imi për librin e Agim Paçarizit tashmë ekziston në libër, por, megjithatë me dy tri fjalë do të përmblidhja edhe si më poshtë: Njeriu, të cilit vullnetin e përkushtimin profesional e patriotik për të punuar në arsimin shqiptar në Kosovë, veçmas në lëndën e historisë, për çka edhe ishte shkolluar, do t’ia prente që në fillim ndjekja nga autoritetet pushtuese serbe, me dhimbje e plot revoltë do të detyrohej të shpërngulej në Zvicër për t’u rreshtuar menjëherë përkrah veprimtarëve më të mirë të organizimit kulturor-arsimor e politik shqiptar në Gjenevë, veçmas në organizimin e Shkollës Shqipe, ku kishte shumë vullnet e mall, respektivisht kompetencë, duke kaluar pothuajse nëpër të gjitha nivelet e format e përgjegjësisë së vullnetshme; prej punës së mësuesit të historisë, veprimtarit e kryetarit të Këshillit Kantonal të LAPSH-për Gjenevë e deri te të qenët anëtar nderi i këtij këshilli (pas daljes në pension). Në mbamendjen kolektive të shqiptarëve të Gjenevës dhe në të gjitha letrat e dokumentet e sjella edhe në libër spikat profili i tij prej njeriu të urtë e kompetent për të thelluar urat e bashkëpunimit me autoritetet kantonale arsimore dhe për të siguruar pothuajse buxhete permanente për funksionimin e Shkollës Shqipe në Gjenevë.
Një libër i shkruar me mjaft elegancë gjuhe e stili dhe me një bagazh dokumentariteti për shumë lakmi dhe lehtë të dëshmueshëm.
Opinionin tim më të zgjeruar e gjeni në libër, të cilin pata kënaqësinë edhe ta lekturoja.
⦁ Nexhat Maloku, 30 vjet Shkollë Shqipe në Zvicër-botim jubilar me rastin e 30 vjetorit të LAPSH-së ‘N. Frashëri’ Zvicër, Prishtinë, 2021

Libri i tretë, i projektuar e shkruar me shkas si pjesë e programit festiv solemn të shënimit të 30 vjetorit të formimit e të punës së suksesshme të LAPSH-së në Zvicër përfshin kapituj tematikisht sa të larmishëm, përfaqësues e afirmativ, po aq edhe ndërveprues e komplementar. I projektuar nga një dysh intelektualësh e didaktësh shqiptaro-zviceranë, respektivisht nga Prof. dr. dr. Basil Schader (filolog, didakt, albanolog i njohur zviceran, autor tekstesh e doracakësh të shumtë mësimor, bashkëkoordinator i një morie projektesh nga didaktika e pedagogjia ndërkulturore, veçmas i projektit të përbashkët me Ministrinë e Arsimit të Kosovës ‘Tekste mësimore për diasporën’ /19 libra si fletore tematike të organizuara brenda 3 niveleve të mësimit/, autori i një morie studimesh e botimesh shkencore autoriale e koautoriale etj., dhe Nexhat Maloku (mësues i Shkollës Shqipe dhe aktualisht kryetar i LAPSH-së, docent në SHLP të Cyrihut, autor e bashkautor tekstesh mësimore e studimesh interdisiplinare etj./ dhe redaktuar nga dy mësuese të Shkollës Shqipe në Zvicër me biografi plot invencion e gatishmëri vetësakrifice për shkollën, zonjat Nexhmije Mehmetaj (autore e bashkautore tekstesh mësimore dhe studimesh ndërdisiplinare, publiciste etj.) dhe Saime Isufi (mësuese, bashkëthemeluese dhe drejtuese e Lidhjes etj.) ky libër tërheq vëmendjen:

⦁ me fjalët përshëndetëse të përfaqësuesve të institucioneve të Atdheut (dje e sot), me fjalët apo shkrimet e bukura të kontributorëve të Lidhjes nga radhët e miqve emblematikë zviceranë (ish deputet, didaktë, drejtues institutesh etj.) të formatit shumë respektivë, si Prof. dr. Wiltrud Weidinger, Prof. dr. h.c Rfolf Gollob, Ueli Leunberger,

⦁ me pjesën përmbledhëse e sintetizuese të historisë dhe të kaheve të zhvillimit të Lidhjes (autor Nexhat Maloku),

⦁ me prezantimin e Këshillave kantonale të Lidhjes (kryesisht të shkruara nga drejtuesit aktualë) e ku për fat të keq, për shkak të ceneve të shqiptarëve e veçmas të çarjes së krijuar brenda Lidhjes edhe me ‘kontributin’ e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, mungojnë të dhënat për disa kantone,

⦁ me intervista interesante e me plot emocione me ish nxënës të Shkollës Shqipe, me prindër e mësues, raporte bashkëpunimi të Lidhjes me shoqata e shoqëri të ndryshme shqiptare në Zvicër, intervista me aktivistë e mbështetës financiarë të LAPSH-së dhe të Shkollës,

⦁ me kontribute shkencore dhe praktike lidhur me Shkollën (mbase pjesa më kompetente e librit), që përfshin tema të larmishme, si Shkolla Shqipe nga këndvështrimi i sistemit arsimor të Atdheut (Nuhi Gashi), Shkolla Shqipe nga këndvështrimi i inst. zvicerane (Markus Truniger), Pasqyrë e projekteve shkencore –kërkimore lidhur me komunitetin shqiptar në Zvicër (Prof. dr. dr. Basil Schader, Prof. dr. dr. Naxhi Selimi, Dr. Shpresa Jashari), Diglosia (gjuhë standarde shqipe) si shkallë e kalimit në dygjuhësinë e plotvlershme shqip-gjuhë e huaj (Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj), Bilinguizmi i nxënësve , sfidë dhe mundësi (Nexhmije Mehmetaj), Bashkëpunimi mes MASHT-it , LAPSH-së, SHPL-së, një histori e suksesshme (Prof. dr. dr. Basil Schader)

⦁ me një rezyme shumë kompetente në 30 vjetorin e mësimit plotësues në Zvicër të hartuar nga Porf. Dr. dr. Basil Schader dhe Nexhat Maloku dhe të përkthyer në disa gjuhë.

⦁ Për fund

Zonja dhe zotërinj të nderuar/a,
kam bindjen se mund ta kem tepruar me këtë fjalë rasti a recension, quajeni si të doni, për këta tre libra e këta tre autorë, por me besoni se, duke i njohur gjithë realitetet brenda të cilave mbijeton Shkolla Shqipe në diasporë, do t’iu mbetesha borxh këtyre njerëzve dhe sigurisht edhe juve për të nxitur apo edhe orientuar kureshtjen tuaj për njohjen më të plotë me këto punë të mbara (fisnike e patriotike) që bënë këta autorë librash dhe punëve të mbara që bëjnë përditë një mori mësuesish e mësuesesh në Zvicër dhe në diasporat e shumta shqiptare nëpër botë, ku ka ende Shkolla Shqipe, por mjerisht gjithnjë e me më pak nxënës! Se pse është kështu, përgjigjen mund ta kërkoni e pjesërisht ta gjeni edhe në këta libra (e veçmas në nëntekstet e tyre), që me forcën e argumentit të kthejnë te vetvetja dhe roli personal si qytetar e si patriot, te familja, te shkolla, te mjedisi, te perceptimi publik i shkollës dhe bërësve të saj, te modeli a ‘shkolla’ e qeverisjes, te profili i politikanit që prodhon vota ime dhe e jotja, te kompetenca shtetërore etj.
E kur është puna për shkollën dhe matjen e performancës të të gjithëve për të (shkollën), referencë e tregues themelor i vlerësimit është numri i nxënësve- përfshirja e tyre në shkollë, kështu që ajo pyetja e famshme retorike e thënë edhe si klithmë, edhe si keqardhje, edhe si protestë na sillet vazhdimisht vërdallë:
Quo vadis Shqipëri e shqiptarë?!
Shpresa nuk duhet humbur!
Ju faleminderit!

blank

 

blank

 

 

 

blank

Në Gjenevë të Zvicrës i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit të hershëm Shemsi Rexhep Shatri – Nga ARIF EJUPI

 

Sot,në ora 10 në Qendrën jo-religjioze “Chapelle Johon Camoletti”të Gjenevës është mbajtur një ceremoni morti në nderim të mërgimtarit Shemsi Rexhep Shatri, nga Tomoci i Burimit të Kosovës.

Shemsiu në fakt ka vdekur më 15 prill të muajit të kaluar në “Clinique de Joli-Mont”anex i Spitalit Universitar të Gjenevës.

Mirëpo, varrimi i tij është shtyrë deri sot si pasojë e procedurave të shumta administrative dhe vendimit të tij të prerë që të varroset në Gjenevë, ku prej vitesh jetonte me gruan dhe djalin e tij 5-vjeç Eitanin.

Edhe pse ditë pune Shemsiut lamtumirën e fundit ia dhanë shumë mërgimtarë tanë që jetojnë në Gjeneve e qytete të tjera të Zvicrës.

Kjo ceremoni morti nisi me fjalët ngushëlluese të zotit,Barnérias Denis, përgjegjës i shtëpisë “Chapelle Johon Camoletti”të Gjenevës, drejtuar familjareve, shokëve dhe miqve të shumtë të Shemsiut.

Pastaj, jetën dramë e me plotë ngitje e rënie të Shemsiut nëpërmjet një shkrimi të përgatitur nga veprimtari i çështjes sonë kombëtare zoti,Xhafer Shatri, ish-edhe Ministër i Informatave të Republikës së Kosovës në Gjenevë, para të pranishmeve e shpalosi Kaltrinë Shatri, mbesë e të ndjerit Shemsi Shatri.

Ky jetëshkrim i përcjellë edhe me dy pika muzikore që Shemsiu i dëgjonte me shumë ëndje sa ishte gjallë i bëri me vaj të gjithë të pranishmit.

Pas përfundimit të ceremonisë arkivoli me trupin e pajetë të Shemsiut, i njohur nga shumëkush edhe si James Stern u përcoll në “ Cimètiere d’Aïre “të komunës Vernier të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.

blank

Me këtë rast edhe pse i prekur thellë nga dhembja e pikëllimi në ndarje me Shemsuin disa fjalë i tha edhe bashkëvendësi i tij Muhamet Imeraj.

Ai vdekjen e Shemsiut në dhé të huaji e cilësoi si një vdekje që dhemb shumëfish më shumë se ajo në truallin e etërve dhe gjyshërve tanë.

Shemsiu edhe pse djalë inteligjent e me projekte të shumta për të ardhmen goditet rëndë shpirtërisht kur ishte vetëm 19 vjeç.

Ai dhe familja e tij më 2 shkurt të vitit 1986,e merr lajmin e trishtueshëm që Haki Rexhep Shatri,me profesion teknik i stomatologjisë ditën kur e kishte përfunduar shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Armatën e ish-Jugosllavisë, në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës, vritet pabesisht nga eprorët e tij serbë.

Më vonë u vërtetua që urdhrin për vrasjen e Hakiut e kishte dhënë serbi Aleksandar Vasiljeviq,me gradën ushtarake kolonel.

Vetëm pesë muaj më vonë, saktësisht më 5 qershor të vitit 1986,në Shtutgard të Gjermanisë nga dhembja e madhe për të birin nga një sulm në zemër vdes Rexhep Shatri.

Rexhepi atëkohë vetëm 53 vjeç duke bërë vetëm punë të ndershme mundohej që ta nxjerrë familjen e tij nga varfëria.

Nga ky moment jeta e Shemsiut,e merr tatëpjetën. Dhembjen për të vëllain Hakun dhe babain Rexhepin ai mundohet me tret nëpërmjet gotës së rakisë.

Megjithatë, edhe pse bënë jetë bohemi ngjashëm me shkrimtarit tonë të madh Mirko Gashi, çdoherë orvatet që të bëjë diçka të mirë në dobi të Kosovës, për lirinë e së cilës u sakrifikuan të parët e tij, brez pas brezi.

blank

Shemsiu nga dëshira që ta përtërijë me investime vendlindjen e tij të bërë shkrumb e hi nga armiku serb më 2001, e lëshon Zvicrën dhe kthehet në Kosovë.

Tamam kur nis realizimin e një projekti milionësh disa kusarë shpirtligë që Kosovën e konsideronin “tokë të babës “e kidnapojnë dhe e rrahin brutalisht.

Kjo çmenduri e këtyre kriminelëve që jetën e çojnë me plaçkë e haraç bënë që Shemsiu të kthehet përfundimisht në Gjenevë.

Ai, i zhgënjyer tepër nga ajo që pësoi në vendlindje nga bashkëkombësit e tij preket edhe nga kanceri, i cili duke ia përfshirë trupin dhe duke i bërë metastaza të shumta e ndan nga jeta në kohën kur më së shumti i duhej Eitanit të vogël.

Shemsiu për vuajtjet e tij të njëpasnjëshme dhe të pafundme shpërblim nga Zoti e pastë parajsën !

Familja, Shatri në përkujtim të tij për të gjithë pjesëmarrësit e këtij morti shtroi drekë në restorantin “La Cité des Vents SA ” të Gjenevës, pronar i të cilit është afaristi i njohur shqiptar Kamber Idrizi.

 

ARIF  EJUPI

blank

Drejt shqipes jashtë atdheut – LAPSH “Naim Frashëri” në promovimin e librave kushtuar historisë së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër Nga Nexhmije Mehmetaj

Drejt shqipes jashtë atdheut
LAPSH “Naim Frashëri” në promovimin e librave kushtuar historisë së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër

Të shtunën, pasdite më 7 maj ’22 në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë LAPSH “Naim Frashëri “në Zvicër zhvilloi ceremoni për promovimin e disa librave kushtuar historisë së mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të mësimdhënies. Merrnin pjesë mësuese dhe mësues me përvojë të gjatë, prindër anëtarë të shoqatës dhe veprimtarë shoqëror.

I ftuari që na nderoj me prezencën dhe mbështetjen e tij ishte pedagogu, albanologu zviceran Prof. Dr Basil Shader, ku ndër të tjera vuri në dukje se për organizimin e mësimit shqip nevojitet kujdesi i shteteve shqiptare dhe atij zviceran.

Mirëserdhët ! Me ketë urim u pritën të pranishmit nga përfaqësuesja zyrtare e ambasadës znj Favzije Blakaj.

Fjalën e hapjes e mbajti Nexhat Maloku aktualisht kryetar i LAPSH-ës cilësoi se sa e rëndësishme është përpjekja dhe këmbëngulja jonë e vazhdueshme për të organizuar mësimin shqip ku fëmijëve tanë të afrohet për të mësuar mbi 30 vjet.

Në pjesën e parë u promovuan librat: “Mësimi shqip në kantonin e Aargaut-“ Zvicër autor mësuesi Hamëz Morina.

Shkolla Shqipe” në Gjenevë mësuesi Agim Paçarizi.

Vepra jubilare “30 vjet Shkolla Shqipe e mësimit plotësues në Zvicër-1990-2020” grup autorësh, koordinatorë të projektit Prof Dr Dr Basil Shader dhe Nexhat Maloku ndërsa redaktore Nexhmije Mehmetaj dhe Saime Isufi.

Donator i librit atdhetari i pakursyer Adem Osmani përfaqësues i Këshillit Kantonal Argau.

Libri “Doracak për mësimin plotësues” i përbërë nga shtatë pjesë didaktike me lidhje të veçanta, nga Prof Dr Dr Basil Shader. Falënderojmë profesorin e nderuar Shader për mirësinë ndaj gjuhës shqipe.

Është i njohur kontributi i tij për studimet e shqipes në kontakt me gjermanishten në Zvicër i cili edhe në mungesë të katedrës së gjuhës shqipe vuri themelet e albanologjisë zvicerane, bëri që ajo të flasë edhe gjermanisht në nivel të ndritshëm shkencor. Ne jemi mirënjohës dhe vlerësojmë ndihmesën e tij të pakursyer në mbështetje të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

LAPSH “Naim Frashëri” ka arritur që në saje të përpjekjeve të anëtareve të saj të përsos zhvillimin e mësimit shqip. Ajo beson se në diasporën shqiptare është e nevojshme të bëhet zëri ynë një forcë e madhe për të arritur qëllimet tona… një jetë më të mirë, të integruar në shoqërinë zvicerane ku jemi ardhur, një shkollim më të përkushtuar për fëmijët tanë, ku të qenit shqiptar është krenari, ku arsimi dygjuhësh të zhvillohet e mos të stërkeqet.

Gjithashtu është fakt që arbëreshët kanë ruajtur gjuhën për 500 vjet me radhë duhet të na bëjë të ndërgjegjshëm për origjinën tonë, të bindim fëmijët për vlerat e shqipes, pasurinë e saj.
Programi u moderuar për mrekulli nga mësuesi i Amrush Avdimetaj dhe mësuesja Mirela Xoxi- Duka.

Mësuesit në diasporë kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e mërgimtarëve që mos të i harroi rrënjët e tyre. Pedagogu skandinave i quajtur Landa thotë: “Njeriu nuk duhet të largohet trungut kombëtar dhe pason me shembullin e gjetheve të drurit. Ato sa janë në degët e tij janë dikushi, e kur të bien nga degët ato mbeten askushi, me qe erërat i bartin kah të duan.”

Pjesëmarrësit shprehën vlerësimin e tyre për jetësimin e këtyre veprave të rëndësishme si një hap më shumë drejt afrimit të kulturës dhe gjuhës shqipe jashtë atdheut.

Pjesa e dytë u mbyll me një atmosferë pozitive dhe koktej të pasur për të ftuarit.

blank

blank

Gjenevë, 08.05. 2022 Nexhmije Mehmetaj

blank

Kush ishin varrëmihësit e varrëtarët që e varrosen N.SH të IT “Printeks“ në Prizren ? Nga Abas Fejzullahu

blank
⦁ Varrëmihësit e IT „Printeks“ në Prizen ishin punëtorët serbë dhe malazez, që kërkonin vendosjen e masave të dhunshme sipas këshillave dhe udhëzimeve që merrnin në vazhdimsi nga udhëheqës e pushta e pushtetar serb e malazez në Prizren dhe në Beograd, për të mbikqyr e kontroluar çdo gjë sipas planeve të tyre të planifikuara nga Serbia.

⦁ Më 5 Verdhor (Tetor) të vitit 1990 Revista javore „Zëri i Rinisë“ në rubrikën Ballafaqime, botoi shkrimin tim me titull: „KUSH JANË VARRËMIHËSIT E „PRINTEKSIT“.

⦁ Dëshmi: Teksti në foto në vijim.

blank

 

⦁ Për t’u lexuar më lehtë është bërë përshkrimi në vijim i tërë tekstit nga fotografia sipër që disa rrjeshta me vështërsi mund të lexohen.

„ KUSH JANË VARRËMIHËSIT E „PRINTEKSIT“?

blank
Që nga viti 1981 sipas rrjedhave të ngjarjeve dhe shkallëzimit të tyre, disa kuadro joprofesionale serbe e malaziase janë shërbyer me shpifje, gënjeshtra, trillime dhe etiketime nga arsenali i tyre i pashterrshëm duke u përkujdesur me përkushtim të veçantë e në vazhdimësi për ta „ rregulluar “ gjendjen e NSH të IT „Printeks“ në Prizren.

Qëllimi kryesor i këtij përkujdesi ka qenë dhe mbetet ky:- vënia e masave të dhunshme, që sam ë lehtë të bëjnë ndërrimin e kuadrove të afta profesionale shqiptare dhe të tjera, duke i zëvendësuar ato me të pa afta dhe joprofesionale apo të ashtuquajtuara të „ndershme“ e pro serbe..!

Një përkujdes të këtillë vazhdimisht në NSH „Printeks“ në Prizren e kanë pasur dhe e kanë Andriq Vlladimiri- CECA, Aleksandar Kujungjiqi, Mile Zhivoviqi, Popoviq Radisav, Bllagojeviq Ollga, Krstiq Zorica, Cane Gllaviqi e Ptkoviq Novica e të tjerë…

Veprimtaria e tyre e koordinuar nëpërmjet të Komitetit të LK e të MPP e VSH dhe pozitave të tyre e në mënyrë perfide duke bashkëpunuar me njerëzit e tyre në SPB, ka shkaktuar dëme të mëdha në kurrizin e punëtorëve shqiptarë e të tjerë, duke i dënuar ata me të holla nga disa përqind nga të ardhurat, suspenduar nga disa muaj, burgosur për kundërvajtje dhe izoluar e ndjekur e dënuar penalisht sipas kurdisjeve të tyre. Këta janë organizatorët kryesor të punëtorëve serb e malazias, të cilët në mënyrë të rrejshme kanë krijuar aso skenash dhe kanë shpifur nëpër tubime partiake gjëja se po bëhet rrezikimi i serbëve dhe malaziasve nga irridentizmi dhe nacionalizmi shqiptar…

Nën skenarin e tyre, në tubimet e shumta të punëtorëve të të gjitha përkatësive kombëtare gjatë organizimit të debatit të ashtuquajtur „ demokratik“ për ndërrimet Kushtetuese, si dhe shqyrtimin e ngjarjeve të rënda aktuale politike në Kosovëiu bishtnua vazhdimisht , dialogu me shqiptarët, turqit, romët dhe muslimanët.

Këta tubimet e veta njënacionale i bënin dhe i bëjnë kohëve të fundit nënë mbikqyrjen e të ashtuquajturit „ shtet juridik“ të Serbisë dhe nënë përkujdesin e madhe të milicisë speciale në lokalet e industrisë, kurse punëtorëve shqiptarë, turq, rom e musliman, nuk u lejohet hyrja në mbledhje si psh. Më 11. VII.1990.

Pra, prapa dyerve të mbyllura serbët dhe malaziasit mbajn mbledhje në pranin e funksionarëve nga Serbia e „bozhuristët“ e Fushë Kosovës, ku hartojnë kërkesat e tyre antishqiptare dhe shestojnë plane për vënjen sam ë parë të masave të dhunshme në „Printeks“.

Se kush janë këta aktorë të kërkesave të tyre po japim shkurtimisht minibiografitë e tyre…

Andriq Vlladimiri-Ceca, dezeinator i pa kualifikuar në OPB të“ Metrazhës“, deri vonë sekretar i LK , të cilën e shkatrruan vet. I ka ndërruar pa merit disa herë vendet e punës, sipas oreksit të tij i cili nuk është i kënaqur me siguri… I udhëhequr gjithnjë nga urrejtja ndaj shqiptarëve i njohur për nuhatje, shpifje , montime, trillime dhe etiketime të cilat janë“virtyti i tij kryesor“ dhe me to shërbehet duke kërkuar vazhdimisht , që ndaj shqiptarëve të ngriten procedura për ndëshkime të ndryshme nëpërmjet të Komitetit për MPP e VSH e në bashkëpunim me disa njerëz të SPB dhe udhëheqësin e ndërresës në Vektari si Ljubisha Dollasheviqin, Aleksandar Bllagojeviqin e disa të tjerë montuan izolimin, paraburgosjen dhe ndjekjen penale të punëtorëve shqiptar Skënder Berishës dhe Abas Fejzullahut , i pari 7 muaj burg dhe i dyti 6 muaj,të cilët natyrisht u liruan të pafajshëm, sepse u dëshmua se ato ishin procese të montuara gjyqësore .

Se kështu vepron sot e kësaj dite , dëshmojnë diskutimet e tija në mbledhjen e organizuar më 11. VII. 1990 dhe të 11.IX.1990 (mund të dëshmohet në artikullin e „ Jedinstvos“ të 12.IX.1990 me titullin: „ Razbiti leglo separatista“ dhe në emisionin e Radio Prizrenit në gjuhën serbe më 17.VII.1990 , kurse për kryetarin e SP Safet Dorambarin shpif çka është më e keqja.

Andriq Vlladimir – CECA, në detyrat e punës si dezenator, nuk ka kurrfarë kompetence për të dalur sa her t‘ i teket nga vendi i punës në qytet apo dikund tjeter. Prej 1.01.1989 e deri më 7.VII.1990 ka dalje me leje zyrtarisht 227 orë e 55 minuta, ( këto dalje i kanë shënuar rojet shqiptare, kurse nuk po i shenojnë daljet që i kanë „shënuar“ rojet serbe).

Aleksandar Bllagojeviq – ACA i pa kualifikuar, udhëheqës i prodhimit, në fakt bashkë me Andriq Vlladimirin rrënues i prodhimit dhe i dëshmuar për dënimin e ndëshkimin e punëtorëve shqiptarë. Kundër tij dhe Bogolub Kujungjiqit, 76 punëtorë shqiptarë, turq, mysliman dhe rom nënshkruan peticionin dhe ia dërguan drejtorit të përgjithshëm me datën 13.2. 1990, nr. i protokolit arkivor 75, i cili peticion nuk u shqyrtua kurrë, nga se e pengoi drejtori kryesor Faruk Mermeri !

Për tentim dhunimi dhe sulm fizik ndaj trupit të punëtoreve me qëllim të marrëdhënieve seksuale, kundër tij janë bërë kërkesa dhe fletëparaqitje për komision diciplinor. Konkretisht ankesa e punëtorës malaziase Krstiq Zorica e ( më 11.11.1986 e protokoluar më datën 14.11,1986 nr. 50) drejtuar drejtorit të përgjithshëm , këshillit të punëtorëve të OBPB të “ “Metrazhës”, OTH të LK etj. Fletëparaqitja e datës 26.XI.1988 nr. 32 dhe deklarata e punëtorës Zakiq Stanisllava …

Kurse bashkëshortës së vet të privilegjuar me shkollë fillore (ka zënë vendin e punës me përgatitje të mesme profesionale) ia shkruan mëditjet me urdhëresë edhe atëhere kur ajo shkon në det, për të pushuar e ka edhe manipulime tjera të panumërta me meditje. Mirpo për të gjitha këto veprime e shumë të tjera të pa cekura ky është i pa prekshëm dhe nëpër tubimet e organizuara të serbeve e malazezve i ka kërkesat e njohura kundër punëtorëve shqiptarë.

Nga i njëti, me arrogancë pengohet çdo aktivitet i Sindikatës së Pavarur të cilën ai me të tjerët e quan alternativ dhe apelet e saja për punë dhe ngritjen e prodhimit i pengon për t’u vendosur nëpër tabelat e shpalljeve…për të gjitha këto ka bekimin e drejtorit të përgjithshëm

Faruk Mermerit dhe sekretarit i cili si servil ruan fotelen e tij. Pa pengesë bëjnë regjistrimin e të bekuarës parti PSS me parolla, kurse Sindikatës së Pavarur i ndalohet çdo aktivitet, madje edhe rreth organizimit e nxitjes së prodhimit.

Aleksandar Zhivkoviq me pa aftësit e tija ka shkaktuar dëme të mdha në prodhim si udhëheqës i ngjyrosjes dhe paketimit në Fabrikën e “Tjerrtorës”. Rreth 12 vjet ka marrur rrogë pa punuar asgjë, nga djerësa e mu atyre punëtorëve të cilët tani me dëshirë don t’i lë pa punë me veprimet e tija. Ekzistojnë fakte për dëmtimin e materjalit të shumtë dhe tani kërkesat e tija nuk dallohen nga ato të kolegëve të tij…

Këta janë minuesit e varmihsit e “Printeksit”, në të cilin kolektiv decenie me rradhë realizuan e krijuan të mirat materiale bahkarisht ë punëtorët , shqiptarë, serbë, malazezë,turq e romë. “

Ky shkrim u publikuar më 5-X.1990 në Revisten Zëri i Rinisë, sipri foto e skanuar.

**
&
Lidhur me masat e dhunshme Serbia, në hollësi kishte përgatitur plane dhe programe që burimin dhe frymzimin e kanë pasur si gjithnjë tek KOS (Kisha Ortodokse Serbe), ASHAS (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë) dhe AU (Akademia Ushtarake) tue filluara menjëher pas krijimit të rrethanave pas kundërshtimeve (demostratave) të vitit 1981 që kryesisht mirreshin si arsyetim, që përmes dhunës të jetësohet heqja e Autonomisë dhe Kushtetutës së vitit 1974 të KSAK-së..!

Heqja e Autonomisë së KSAK-së, përmes dhunës me ushtri e polici Jugosllave drejtuar e udhëhequr nga Republika e Serbisë, u jetësua praktikisht menjëherë pas zhvillimit të ngjarjeve të fillim vitit 1989 gjatë ndryshimeve Kushtetuese në Jugosllavi, në Republikën e Serbisë e pa pëlqimin e KSAK-së, e në veçanti pas fillimit të kundërshtimeve dhe grava e urisë e xehtarëve (minatorëve) të Trepçës në minjerën e Stan Tergut në thellësi 1000 metra nënë sipërfaqen e jashtme të tokës e që zgjaten tetë ditë e tetë net tue lilluar prej datës 1989-02-20 deri më 1989-02-28 që u përkrahen edhe me kundërshtimet (demostratat) gjithëpopullore në tërë Kosovën nga shqiptarët në veçanti dhe pakicat tjera jo serbe në përgjithësi, kundër heqjes së Autonomis së Kosovës dhe vënien e masave të dhunshme për mbikqyrje dhe kontroll përmes shtetërrethimit në tërë Kosovën në të gjitha drejtimet institucionale dhe ndërmarrjet shoqërore edhe ndërmarrjet e vogla private në drejtimin e bujqësisë, blegtorisë, tregtisë dhe zejtarisë..!

***
Në vijim shkurtimisht disa të dhëna e dëhsmi, vetëm në drejtimin e dhunës dhe kushtzimeve që Serbia i jetësonte në jetën e përditshme ndaj punëtorëve dhe familjeve shqiptare, përmes luftërave speciale të veçanta e shumë të rënda, që burimin e frymzimin e kanë pasur dhe e kanë nga KOS (Kisha Ortodokse Serbe) qysh nga krijimi i Serbisë si shtet në bashkëpunim e veprim me AU (Akademin Ushtarakr) dhe ASHAS (Akademin e Shkencave dhe Arteve tëSerbisë) që në bashkëveprim kanë mbjellur e ushqyer në vazhdimsi urrejtjen e pashërueshme nacionalshoveinste çetnike ndja shqiptarëve në veçanti dhe popujve tjerë jo serb në përgjithësi..!

 

blank

Shkëputur nga libri: EPOPEJA E MINATORËVE nga bashkëautorët Aziz Abrashi & Burhan Kavaja

Serbia si shtet pushtues terrorist e kolonizator, ka pasur dhe ka në vazhdimsi planet dhe programet e saja për shfarosjen e shqiptarëve në përgjithësi e të Kosovës në veçanti, të hartuara e përpunuara në hollësi nga KOS, AU dhe Memorandumt e ASHAS, që autor kryesor janë priftrinjë, shkrimtar, historian, akademik me shkrimet dhe elaboratet e tyre etj.

Përmes propogandës shumë mirë të organizuar shpërndan dhe përhap në vazhdimsi gënjeshtra dhe mashtrime në tërë botën përmes të gjitha formave dhe mënyrave ekzistuese si përmes shtypit, literaturës dhe diplomacisë, ku Serbia paraqitet si e rrezikuar dhe të gjitha krimet dhe shfarosjet në masë që i ka kryer ndaj shqiptarëve në kohë dhe hapësirë dhe ndaj popujve tjerë në Ballkan, ua përshkruan viktimave krimet e shfarosjet që vet i ka kryer dhe vet paraqitet si viktimë..!

Për fatin e keq të viktimave, kjo propogandë serbe ka gjetur mbshtetje dhe përkrahje në të shumtën e rasteve deri tani, pasi që të pushtuarit s’kanë pasur mundësi të paraqesin vuajtjet dhe shfarosjet e kryera nga Serbia e cila me plan e program, ka jetësuar luftërat, dhunimet, shfarosjet dhe pushtimet dhe njërën ndër luftërat më tinzare ndaj shqiptarëve që ka jetësuar në kohë dhe hapësirë ka qenë edhe lufta e heshtur e ngadalshme dhe afatgjate tue ua marrur drithin nga hambarët e miellin nga maxhja, siç thuhet tue fshi maxhen me krahë të pulës dhe tue i kushtëzuar me URI për ushqim, për nënshtrim e dorëzim pra, me LUFTËN E URIS…të pa shpallur botërisht por të jetësuar tinzisht në praktikë!

LUFTA E URISË, përgatitur dhe jetësuar nga Serbia ndaj shqiptarëve, ka qenë dhe ka mbetur e heshtur, por e planifikuar dhe shumë mirë e organizuar nga pushteti serb dhe dollohet prej tri luftimeve pushtuese të armatosura serbe të viteve 1833, 1878 dhe 1913 në trojet shqiptare, ku kanë bërë vdekjen e shqiptarëve me shkrepjet e pushkëve, mitralimet, pëlcitjet e bombave nga granatimet dhe bombardimet dhe si pasojë e këtyre veprimeve ushtarako-policore janë viktimat e popullësisë civile shqiptare të të gjitha moshave etë dy gjinive të gjymtuara, djegura dhe shfarosja në masë e popullatës së pa mbrojtur..tue zgjërue e bërë Serbinë e madhe siç e këndojnë edhe në këngët e tyre dhe tue kolonizuar trojet shqiptare me ardhacak serb..!

Dallimi është se:

Nga të gjitha luftërat pushtuese serbe më parë s’kanë pasur jehonë jashta kufijve të shtetit serb siç ka pasur jehonë lufta gjatl viteve1998-1999, në Kosovë,  jashta kufijve të ish Jugosllavisë e udhëhequr dhe mbikqyrur nga Serbia. Kjo luftë patë jehonë më të madhe në mjetet e ndryshme të lajmeve pamore e të shkruara brenda dhe jashtë vendit.

Pjesërisht dështoi propoganda serbe, për tì fshehur e mbuluar gjurmët e krimeve shfarosëse (gjenocidiale) dhe përgjegjësive para faktorit ndërkombëtar (si në të kaluarën). Mjetet e ndryshme të lajmeve nga SHBA dhe Europa perëndimore, shtypi, radio dhe TV, paraqitnin pamje trishtuese, nga gjendja ekzistuese  e popullatës civile shqiptare në Kosovë, tue bërë thirrje vazhdimisht të pengohen këto veprime dhe të mos ndodh katastrofa njerëzore-(e cila veç pothuajse kishte ndodh…), por u ndërpre me ndërhyrjen faktorit ndërkombëtar, e konkretisht falë SHBA-së me ndërhyrjen ushtarake të NATO-së, që e shpëtoi popullin shqiptarë nga shfarosja (gjenocidi) që Serbia kishte planifikuar me kohë ta kryente dhe filloj zbatimin dhe jetësimin praktikë gjatë kësaj periudhe kohore..!

LUFTËN E URISË që Serbia e ushtronte në heshtje dhe në vazhdimsi tue mbuluar gjurmët e veprimeve kriminale në mënyrë dhelprake, siç e ka shprehi, traditë dhe profesion të ushtruar e me përvojë, për kryerjen e veprimeve shfarosëse (gjenocidiale) kriminale kundër shqiptarëve, të robruar e të pa mbrojtur, në të njejtën kohë para opinionit ndërkombëtar, shtihej si engjull, por këtë e bënte  me mjeshtri, diplomaci,po edhe me dijen, përkrahjen dhe lejen e disa faktorëve ndërkombëtar, haptas ose në heshtje, veprimin e saj, siç ishte Rusia, Greqia dhe aletatet e saj të vjetër nga vendet e ndryshme  Europiane.!

LUFTA E URISË, zbatohej sipas memorandumit(Planifikimit) të ASHAS, sidomos pas kundërshtimeve të xehetarëve të Trepçës në vitet 1988 dhe1989, përmes grevës së urisë, dhe kërkesave të tyre në mbrojtjen e autonomisë së Kosovës, të cilën Serbia e hoqi me tanke e dhunë.

Këtë Serbia e bëri në emër të mbrojtjes së ish Jugosllavisë, tani më e vrarë dhe e varrosur nga vet Serbia (e njohur për llojet eshfarosjeve –(gjenocideve) dhe varrezave masive ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në veçanti dhe popujve tjerë që kanë pasur besimi tjetër fetar e jo besimin ortodoks serb) e cila vazhdimisht thirrej në emrin e ruajtjes së Jugosllavisë, dhe në emër të njëfarë bashkim vllazërimit të rrejshëm, aq shumë të propoganduar nga vetë Serbia.

E vërteta është se, për Serbinë dhe serbët, vllezër ishin, janë e do të jenë, vetëm serbët, ndërsa kombet e tjera ju kanë dashur që të ju shërbejn si skllevër, ju duhen e do t`ju duhen, vetëm për dekor,  e propogandë për bashkimvllazërimin e rrejshëm dhe për t`ju shërbyer atyre, për t`i mbuluar krimet dhe llojet e shfarosjeve në masë (gjenocideve) që i kryenin gjatë luftërave pushtuese dhe pas pushtimeve në heshtje, në forma dhe mënyra të ndryshme dhe perfide, për përgatitjen e terrenit, kushteve dhe rrethanave të përshtatshme, që sipas vlerësimeve të tyre në kohë dhe hapësirë, të veprojnë, siç vepruan, me Bosnjen dhe Kosovën (në 150 vitet e fundit) e sidomos gjatë periudhës kohore 1990 -1999, ku hapatas ushtrun dhe zbatuan llojet e shfarosjeve (gjenocideve) para syve të faktorit ndërkombëtar, kundër kroatve, boshnjakëve në Bosnje dhe shqiptarëve në Kosovë..!

LUFTA E URISË  NË KOSOVË, E SHPALLUR NGA SERBIA  DHE QËNDRESA SHQIPTARE ?

⦁ Përjashtimi i mbi 100000 (njëqindmijë) punëtorëve shqiptarë nga vendet e tyre të punës në të gjitha drejtimet ekzistuese.

⦁ Kërcënimi përms URISË, për t`u bërë shqiptarët të „ndershëm“ e qytetarë, që njohin dhe nderojn Serbin si shtet të vetin me ligjetë dhe veprimet e saja që s’i njohin të drejtatë e shqiptarëve !.

⦁ Shqiptarët e pa dëgjueshëm, që nuk i nështrohen, ligjeve dalluese e çnjerëzore të Serbisë, përjashtoheshin nga vendet e tyre të punës, ndiqeshin, mirreshin me dhunë, burgoseshin, keqtrajtoheshin, plagoseshin dhe vriteshin nga pushteti serb..

Dëshmi:
– Sipas deklaratës së sekretarit Krahinor për punë të brendëshme aso kohe Rrahman Morinës, publikuar edhe në mjetet e lajmeve të ndryshme pamore dhe shtypit, nëpër burgje, dhe biseda të ashtuquajtura aso kohe informative, nëpër duart e policisë dhe inspektorve të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, kanë kaluar mbi 650000 (gjashtqind e pesëdhjetëmijë shqiptarë)..!

–    Ka pasur raste, që të marrurit në të ashtuquajtura biseda informative, janë keqtrajtuar nga inspektorët e Sigurimit të Shtetit (SSHPB-Sigurimi Shtetëror i Punëve të brendshme), dhe s`janë kthyer më të gjall në familjet e tyre apo vendet e punës, nga janë marrur, sidomos intelektualët, siç ishte rasti i mësuesit Fazli Grajçevci në vitet 1960 dh i profesor Xhemajli Berishës nga Prizreni më 6 prill 1989, që s`janë raste të vetëme, sepse edhe më parë ka pasur raste të tilla gjithandej Kosovës..!

–   Lajmërimet dhe të dhënat zyrtare kanë qenë të njohura, viktima gjatë marrjes në pyetje ka bërë vetëvrasje, duke kërcyer nga katit i tretë apo i katërtë i ndërtesësë, ku është marrur në pyetje…që ta kujtojnë këngën e rapsodit të mirënjohur popullor Dervish Shaqa, që ia kushton veprimeve të UDB-së Jugosllave, për krimet e bëra ndaj shqiptarëve, ku në mes tjerash po shkëpusim këto vargje të këngës që e këndonte:“…po naj bajn rrenatë me bishta, thon vrau veten gabimisht..“ e në këtë mënyrë është vepruar edhe në të ashtuquajturen APJ(Armaten Popullore Jugosllave- që është mbikqyrur e kontrolluar nga oficerët Serb kryesisht dhe nga shërbimet tjera shtetërore të Serbisë!

ORGANIZIMI DHE QËNDRESA SHQIPTARE NDAJ VEPRIMEVE TË SERBISË:

Dhuna në vazhdimsi në të gjitha drejtimet në jetën e përditshme i detyrojë shqiptarët e Kosovës të vetorganizohen në forma dhe mënyra të ndryshme, për t`i bërë ballë dhe qëndruar, dhunës institucinale që Serbia ushtronte ndaj shqiptarëve, ku qëllimin kryesor e kishte dhe ende sot e kësaj dite e ka e do të ketë përherë,  shfarosjen dhe shkatrrimin e qënies biologjike dhe kombëtare të shqiptarëve.

Organizimet e shqiptarëve ishin nga më të ndryshmet, për t`u ofruar e bashkuar me njëri tjetrin, për t`i ba ball dhunës që ishte burimi kryesor i organizimeve e për fatin e keq shumë më pak nga vettija dhe profesionalizmi.

Organizimet kishin mangësit e tyre, pasi që mungonte  organizimi institucional, por në të njejten kohë lindi nevoja dhe arsyeja, për vetorganizimin, në baza vullnetare, në forma dhe mënyra të ndryshme, që diktoheshin nga rrjedhat dhe zhvillimi i ngjarjeve dhe situatave në terren. Tue parë rrezikun që i kërcënonte vazhdimisht, afroheshin, gjenin mirëkuptim dhe përkrahnin njëri tjetrin për mënyratë dhe formatë e organizimeve dhe qëndresësë…ndaj dhunës që ushtronte dhe zbatonte Serbia..!

 

ORGANIZIMET KRYESORE

        

 Organizimet kryesore për t`ju kundërvu dhunës së pushtuesit serb, ishin të ndryshme: të hapur, gjysëm të hapura dhe të fshehta.

Me këtë rast po përmendim vetëm disa nga format e hapura të organizimeve, të cilat me sukses ju kanë kundërvu veprimeve të pushtuesit serb, duke penguar vazhdimisht realizimin e plotë të qëllimeve fashisto- çetnike të Serbisë. Bota njoftohej me gjendjen e rëndë në Kosovën e pushtuar, tue thyer terrin e lajmeve me të dhëna për ngjarjet ( informatave) që Serbia i pengonte të dlin jashta dhe kishte krijuar për dhe rreth Kosovës, mbylljen e lajmeve të vërteta dhe lejimin e gënjeshtrave dhe mashtrimeve siç i përgatiste serbia për interesat e veta shtetërore dhe mbulimin e veprimeve kriminale të saja me qëllim të caktuar, që të mos depërtoj e vërteta jashtë, por vetem ato të dhëna të cilat i duheshin për të propoganduar interesat aso kohe të ish Jugosllavisë, në realitet të Serbisë, e cila për mrekulli e përdorte emrin e Jugosllavisë për veprime dhe qëllimet afatgjata të Serbisë.

 Ndër organizimet kryesore  ishin:

⦁ Nga ana e punëtorëve : BSPK-Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
⦁   Thmelimi i Sindikatave të Pavarura nëpër fabrika dhe ndërmarrje të ndryshme sipas bashkive (komunave) të Kosovës.
⦁ Shoqata  Humanitare „ Nëna Terezë “ me veprim në Kosovë dhe Kurbet.
⦁ Shërbimi shëndetsor përmes SHB“Nëna Terezë“ Ambulanca me këtë emërtim.
⦁ Lëvizja gjithëpopullore Pajtimi i Gjaqeve.
⦁  Shoqata Bamirës „FNF“ Familja ndihmon familjen“ me veprim në Kosovë dhe Kurbet.
⦁    Shoqata tjra bamirëse si „Kryqi i kuq i Kosovës”
⦁ Këshilli përkrahës( I solidritetit) në kuadër të LDK-së .
⦁ Më vonë janë bërë përpjekje për organizime institucionale pas referendumit në vitin 1990 dhe shpalljes së Kosovës Republikë, siç ishte Organizimi i 3% nga Qeveria e Republikës së Kosovës  jashtë e brenda vendi,si dhe organizime tjera në vazhdimsi  deri tek organizimi për Mbrojtje dhe Vetmbrojtje si the themelimi i MT dhe VM (Mrojtjes dhe vetmbrojtjes dhe Mbrojtjes Teritoriale) fillet e organizimit të mrojtjes në mënyrë institucionale…në forma dhe mënyra të ndryshme të fshehura dhe të hapura etj.

 

PLAÇKITJET PËRMES PRIVATIZIMEVE NGA PUSHTA E PUSHTSHTETAR VENDOR

 

Rrjedhatë e disa ngjarjeve në Kosovë gjatë viteve 1990-1999 nënë sundimin e Jugosllavisë, që varrin dhe varrimin e saj e bëri Republika e Serbisë e cila në vazhdimsi propogandonte se është për ruajtjen e saj me fjalë e propogandë e të bënte mbikqyrjen, kontrollin, sundimin dhe shfrytzimin tue u thirrur përherë në emrin e bashim vëllaznimit të rrejshëm të kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë..!

Serbia në emrin e Jugosllavisë e filloi luftën në Republikën e Sllovenisë ku e humbi, pastaj në Republikën e Kroacisë, në Bosnje dhe Hercegovin ku reu krime e shafosje por i humbi dhe në fund edhe në Kosovë, kreu krime dhe shfarosjenë e shqiptarëve në masë dhe dëbimin e tyre nga shtëpit e trojet e tyr ku shumbi falë qëndresës së popullit dhe ndërhyrjes së NATO-së nënë udhëheqjen e SHBA-së, që shpëtuan popullaten e mbetur dhe të dëbuarit u kthyen dhe kështu e çliruan Kosovën nga pushtuesit Serb më 10 Qershor 1999.

Me vëndosjen e NATO-së më 10 qershor 1999 në Kosovë në ruajtjen e mbikqyrjen e kufijve të saj administrativ në hapësirat e kufijve të KSAK-së. Ndërsa mbikqyrjen administrative nga viti 2000 e mori në mbikqyrhe Misioni Ndërkombëtar Civil i Kombeve të Bashkuara UNMIK-u.

Për ekonomin e Kosovës administrimi nga përfaqësuesit e UNMIK-ut që thirrej në rregullore e rregulla të pa rregullta e që bazohej dhe në Ligjet e ish Jugosllavisë e Serbisë ishte një tragjedi për rrënimin ekonomik të Kosovës në veçanti Shtylla e katërtë (IV) e UNMIK-ut apo thënë hapur ANMIK-ut, bashkë me qveritarët vendor me marrëveshje me letra e nënshkrime po edhe pa to me premtime dredhi, mashtrime dhe tradhtime të të gjitha llojeve, për të vjedhur e plaçkitur sipas rregulloreve të shkruara e të pa shkruara të UNMIK-ut..filluan privatizimet menjëhere pas vitit 2000 në tërë Kosovën e pasurive shoqërore fabrika dhe ndërmarrje të ndryshme me kapital e pasuri të krijuara nga djersa e punëtorëve..!

Privatizuan kundër dëshirës së punëtorëve për 3 miljon DM N.SH të IT „PRINTEKS“ në Prizren e cila kishte të punësuar mbi 2600 punëtor në pesë fabrikatë e saj dhe shërbimet përcjellëse të përbashkëta.. tue shëndrruar mbi 2600 familje në skamnor e të pa punë..!

Kështu që  Varrimin e N.SH të IT „Printeks“ në Prizren e bënë shqipfolësit përms privatizimit vetëm për 3 miljon DM, tue pasur në mbshtetje lakmuesit vendor në poste dhe pozita dhe ata ndërkombëtar të UNMIK-ut për t‘u pasurur pa mund e pa djersë me ndihmën e AKM  (Agjencionit të Kosovës për Mirëbesim (MOSBESIM)  fjala e vënë në kllapa i përgjigjet realitetit, dhe tani e shëndrruar në AKP (Agjencionin e  Kosovës për Privatizim) e rjepën dhe e plaçkiten pasurinë e N.SH të IT“ Printeks“ në Prizren që kalon shumën e qinra miljonëve pra vepër dhe  pjellë e UNMIK-ut origjinal e shqiptuar ANMIK e që i përshtatet realiteti pas vitit 2000, që për fatin e keq ende vepron në Kosovë e për interesa të Serbisë..!

 

blank

Dhe çfarë është ndërtuar në hapësirat e N.SH të IT „Printeks“ në Prizren dhe në afërsi nga privatzuesit dhe bashkpëunëtorët e tyre në poste dhe pozita të ndryshme partiake e shtetërore është ndërtuar ABI ÇARSHIA ose siç e quan një shik imi (S.M) PARTI ÇARSHIA..!

Mirë se vini në Abi Çarshia, qëndra më e madhe e hapur tregtare në rajon !

blank

Ku asgjë s’prodhohet vetëm tregtohet përjashto embëltore e gjelltore ..!

Lidhur me zhgënimet, shqetësimet, vuajtjet dhe ballafaqimet nga më të ndryshme, që e kanë përfshi Kosovën e pas luftës, sidomos pas pavarësisë së kushtëzuar, vërehet kudo në jetën e përditëshme, për të mbijetuar si pasojë e papunësisë, skamjes dhe varfërisë së skajshme, përfshirë shumicën e popullatës, që për fat të keq është në rritje e sipër, ku dëgjohen ankesa të përditëshme, të cilat përputhën plotësisht me thënien e shkrimtarit të shquar shqiptar-arbresh nga Italia, i cili jetoi dhe veproi në shekullin e 19-të, ZEF SKIROI, ku mes tjerash nga zhgënimi thot: „ ISHIM MË MIRË, KUR ISHIM MË KEQ “

 

PUNËTORËT MBROJTEN  INDUSTRINË E TEKSTILIT „PRINTEKS“ NË PRIZREN ?

 

Me që për varrëmihësit e Printeksit kam shkruar më 5 verdhor (Tetor) 1990, dhe shkrimi është publikuar në Revisten “Zëri i Rinisë me titullin: „KUSH JANË VARRËMIHËSIT E „PRINTEKSIT“ e që ishin masat e dhunshme të vendosura nga Serbia, të cilat dështuan dhe s`patën sukses ta shkatrrojn dhe varrosin IT “PRINTEKS“ në Prizren, fal përpjekjeve mbinjerëzore të mbi 2600 punëtorëve shqiptarë, turq, romë etj, që me punën e tyre vetmohuese, në kushte dhe rrethana të jashtzakonshme, në veçanti prej vitit 1989-1999, që ishin të vendosura në Kosovë. Nga punëtorët shqiptar pat edhe të larguar nga puna, të marrur në pyetje dhe burgosur e keqtrajtuar nga regjimi policor i serbisë.

 

NDËRHYRJA E NATOS DHE ÇLIRIMI I KOSOVËS

 

Pas ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë, në pranverën e vitit 1999, nënë udhëheqjen e SHBA-së shpëtuan popullin shqiptarë nga shfarosja (gjenocidi) që kryente Serbia në vazhdimsi me polici e ushtri e cila u detyrua bashkë me varrëmihësit serb të “PRINTEKSIT” të tërhiqen nga Kosova.

Punëtorët e  IT „PRINTEKS“ në Prizren, u vetorganizuan përmes Sindikatës së Pavarur, për të punuar dhe ngjallur prodhimin, dhe shpëtuar atë që mbeti pa u vjedhur, plaçkitur  e dëmtuar nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e sajë, që s`kanë munguar në kuadër të industrisë e për fat të keqin edhe shqipfolës. Punuan me muaj e vitë, edhe me 50 Euro në muaj, e shpesh edhe pa to, vetem e vetem për ta rimëkëmur prodhimtarinë, që nga lënda e parë e deri tek prodhimet përfundimtare (finale) që kanë qenë, të cilësisë së lartë dhe me sukses kanë bërë konkurencë në tregun e vendit dhe jashtë.  Në kuadër të IT „Printeks“ në Prizren kanë veprua 5 fabrika në një sipërfaqe prej 18 hektarësh, me objekte tjera përcjellëse, si shitore, dhe mallëra rezervë nëpër vendet e caktuara për ruajtjen e tyr brenda objekteve të Industrisë dhe nëpër tërë territorin e  qyteteve të Kosovës e më gjërë.

Ishin të punësuar mbi 2600 punëtorë shqiptarë, turq,boshnjak e romë, që do të thot se ekzistencën familjare me punën që bënin e siguronin afër 2600 familje,në fabrikat kryesore që ishin:

blank
Pamje nga puna në Vektarin e re

⦁ Tjerrtorja
⦁  Fabrika e prodhimeve sanitare( për nevojatë e spitalit dhe higjienike) etj.
⦁  Vektaria
⦁  Thurtorja
⦁   Konfeksioni
⦁  Si dhe shërbimet e përbashkëta

Me vëndosjen e UNMIK-ut Administratës civile si mision i OKB-ra,  të cilët u vendosën pa mund dhe djerës, pasi që NATO-ja dëboj okupatorin serbë nga Kosova, këta zënë vend gjëja për të administruar dhe ndihmuar Kosovën me rregullat e tyre të shkruara e të pa shkruara, vendoseshin në objekte të ndryshme, edhe nëpër fabrika, si në Printeks, e gjithandej Kosovës, që asnjëherë, jo vetëm që nuk u kujdesën për fatin e punëtorëve, aftsimin dhe zhvillimin e prodhimtarisë, nëpër ato fabrika ku punëtorët donin të punonin me mund e djerës, vetem të vazhdojnë punën dhe rimkëmbin prodhimtarinë, siç ishte rasti me  IT „PRINTEKS“ në Prizren.

Punëtorët bënë përpjekjet e tyre për ta penguar me të gjitha format dhe mënyrat e mundshme privatizimin edhe u ndëshkuan kur kundërshtonin nga policia e UNMIK-ut, e përmes shtyllës së IV-të UNMIK-ut në bashkëpunim me vendorët  nënë  krijesën monstrum të ashtuquajtur AMK-Agjencia e Mirëbesimit  të Kosovës që në të vërtet  u dëshmua se ishte  AGJENCIA E MOSBESIMIT TË KOSOVËS- në bashkëpunim me UNMIK-un që e krijoj për qëllime të caktuar-shkatrrimin e pasurisë shoqërore të Kosovës, që mbeti pa u shkatrruar e plaçkitur nga Serbia (jo pse s`deshi-por si premtoi koha ..) këtë e bënë  UNMIK-u me AMK  që më vonë u shëndrrua dhe tani  vepron me  emërtesën e re AKP-Agjencioni Kosovar i Privatizimit, që vërtetë, shkatrruan dhe varrosen pasurin shoqërore duke privatizuar apo më mirë me thënë duke vjedhur e plaçkitur  në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet, në emër të privatizimit.

Edhe IT„PRINTEKS“ në Prizren u privatizuar, apo më mirë me thënë u fal, përmes  AKM apo AKP dhe UNMIK-ut, për tre miljon DM,  5 Fabrika  të gjitha në gjendje të rregulltë për punë e prodhim, me 18 hektarë siperfaqe pa llogaritur makina dhe materialin e palosur nëpër objektet e caktuara (depo), që ka pasur me dhjetra e ndoshta edhe qindra miljon Euro vlerë llëgaritur bashkë me 5 fabrikat dhe sipërfaqen e tokës- hapësiren ku është shtrirë IT”Printeks”.

Punëtorët kundërshtuan në të gjitha format, dhe  askush jo vetem që s`u ndihmoj por edhe i ndëshkoj duke i hudhur në rrugë, e duke i lënë pa punë dhe pa burim ekzistence, duke i shëndrruar ata në varfnjak dhe lypsarë…! Edhe premtimin se nga privatizimi do të marrin 20%, ishin dhe mbeten vetëm premtime e gënjeshtra sot e kësaj dite.

Tani AKP, përfaqësia e saj në Prizren, ende bënë përpjekje që pasurin ende të pa shitur të Printeksit ta shesë sa më parë, ndërsa  makinat janë shitur si hekur i rëndomtë, kur dihet se vetëm Vektaria ka pasur makina  moderne nga Zvicëra , të cilat kanë kushtuar  miljona Euro si dhe fabrikat tjera…!

Nga takimi që vazhdimisht kam pasur dhe kam me punëtorë e punëtore , tani të mbetur pa punë dhe në gjendje të rënë ekonimike, dëgjohen ankesat e tyre, prekëse, të arsyeshme, të dhimshme dhe trishtuese, kur e kujtojnë të kaluarën, përpjekjet e tyre për ta mbajtur punën dhe ruajtjen e IT.“Printeks“ në Prizren, duke bërë krahasimin me realitetin ekzistues dhe zhgënimin e mashtrimin, e mos përkrahjen institucionale, përputhet me thënien e shkrimtarit shqiptar arbresh të Italisë të shekullit 19-të, Zef Skiroi „ ISHIM MË MIRË, KUR ISHIM MË KEQ “ për zhgënimin, e shqiptarëve, pas bashkimit të Italisë.

 

Si përfundim:

 

Varrëmihësit e IT „Printeks“ në Prizen ishin masat e dhunshme serbe të vendosura gjatë viteve 1989-1999.

Varrimin e bënë shqipfolësit përms privatizimit me ndihmën e AKM

(Agjencionit të Kosovës për Mirëbesim (MOSBESIM) fjala në kllapa i përgjigjet realitetit, dhe tani e shëndrruar në AKP, (Agjencionit të Kosovës për Privatizim) pjellë e UNMIK-ut pas vitit 2000,

që për fatin e keq ende veprojnë në Kosovë,  që si rezultat kemi:

⦁ Shkatrrimin, vjedhjen dhe plaçkitjen e pasurisë së Kosëvës të krijuar nga mundi dhe djerësa e punëtorëve, përmes privatizimit.
⦁ Papunësinë dhe varfrimi  në skajshmëri mbi 40%.
⦁ Largimi i të rinjëve dhe kuadrove me të madhe nga Kosova si pasoj e qeverisjes së keqe të vendorëve.
⦁ Krimi iorganizuar ekonomik dhe politik dhe keqpërdorimet në të gjitha drejtimet dhe nivelet në Kosovë.
Shkrimi sipër me mungesën e disa fotografive shtesë dhe disa plotësime të reja ka qenë i publikuar 2010-10-06 në faqet pamore të shtypit të ndryshëm.

 

E mërkurë06.10.2010 &

Disa rrjedha të ngjarjeve në Kosovë dhe hapësirat e ish Jugosllavisë e Serbisëq ngq viti 1945-2008 që ndikuan në ndërhyrjen e NATO-së më 24 Larcor(Mars)1999 dhe çlirimi i Kosovës më 10 Qershor 1999

VITI Përshkrimi

blank

1945
Gjatë vitit 1945 nga serbët po edhe me lejen e udhëheqësëve shqiptarë të Shqipërisë, u krye shfarosja e shqiptarëve në Tivarë dhe në Srem e kudo në Kosovë…!

1948
Gjatë vitit 1948 u jetësua programi famkeq i përgatitur që më parë nga Serbia i njohur për marrjen me dhunë të fryteve nga të korrurat grurin dhe misrin nëpër hambare dhe miellit nga maxhet e familjeve shqiptare, i njohur ky veprim në gjuhen serbe (Oduzimanje Vishaka) marrja e tepricës dhe njihet si viti i vdekjeve nga URIA në Kosovë..!

1950
Burgosjet e atdhetarëve shqiptar të organizuar nëpër organizata të ndryshme atdhetare kryesisht në NDSH-re.

1956
Aksioni famkeq për mbledhjen e armëve në Kosovë i drejtuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Aleksandar Rankoviqi gjatë vitit 1956 që njohet në popull si akcioni i armëve…

1968
Kundërshtimet (Demostratat) e pra filluar me 6 Verdhor (Tetor) 1968 në Pizren dhe më 27 Dimror (Dhjetor) në Prishtinë dhe kann vazhduar në tërë Kosovën dhe në Tetovë në Maqedoni etj. për Kosovën Republikë.

1981
Kundërshtimet(Demostratat) e vitit 1981.

1988
Ndryshimet Kushtetuese në Jugosllavi-Serbi gjat viteve 1988-1989

 

1989
Kundërshtimet (Demostratat) mbarëpopullore në mbrojtjen e Kushtetutës së vitit 1974 të KSAK, gjatë vitit 1989. Greva e urisë e xehtarëve të Trepçës më filluar më 20-02-1989.
Themelimi i LDK-së si Lëvizje gjithë popullore më 23.12.1989.
Themelimi i BSPK.

1990
Pajtimi i Gjaqeve dhe jetësimi i SHB si „Nëna Terezë“ dhe FNF etj.
Kundërshtimet dhe qëndresa gjithëpopullore gjat viteve 1990-1999 FARK-UÇK.

1991
Themelimi i MMRK 1991

1999
Ndërhyrja e NATO-së më 24 Larcor(Mars)1999 dhe çlirimi i Kosovës.

2000
Gjatë vitit 1999-2000 Vendosja e NATO-së në Kosovë.
Gjatë vitit 2000 vendosja e UNMIK-ut në Kosovë dhe mbikqyrja e administrimit civil në Kosovë

2008
Ngjarjet pas viti 2000 UNMIK-u dhe Shpallja për herën e dytë e Kosovës Republikë më 17 Shkurtot 2008, nga ata që se njohën asnjëhere Republiken e Shpallur me 7 Frytor (Shtator) 1990 dhe penguan qëndresen dhe pushtetin paralel në çdo mënyrë..!

blank

Invitation, Expo ASLLANI – Jeudi 28 Avril 2022 dès 17h À la Galerie Espace 52 à Saint-Sulpice

Invitation, Expo ASLLANI

C’est avec plaisir que je vous invite au vernissage de ma prochaine exposition personnelle qui aura lieu :

Jeudi 28 Avril 2022 dès 17h À la Galerie Espace 52 à Saint-Sulpice

blank

blank

Zvicra e Kosova ndahen miqësisht

Ndeshja miqësore, nga shumë e konsideruar edhe si vëllazërore, ashtu edhe ka përfunduar. Të dy skuadrat u ndanë baras.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut mes Zvicrës dhe Kosovës, ka përfunduar me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa “Dardanët” kaluan në epërsi të parët gjatë pjesës së dytë.

Ishte Milot Rashica që shënoi në minutën e 52-të, pas një gabimi të Steven Zuberit.

Një gabim në minutën e 61-të erdhi edhe nga portieri Aro Muric, i cili bëri një dalje të gabuar.

Pas kësaj përfituan vendasit, që shënuan golin e barazimit përmes Jordan Lotombas.

Ndryshe, Alain Giresse e ka nisur mbarë me Kosovën pasi në dy ndeshjet e para regjistroi rezultate pozitive.

Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.

blank

Ja numri i biletave të shitura për ndeshjen Zvicër – Kosovë, na pret një atmosferë elektrizuese

Zvicra dhe Kosova do ta zhvillojnë sonte një ndeshje miqësore, e cila po konsiderohet si vëllazërore.

Kjo për faktin se disa lojtarë do të luajnë kundër vendit të origjinës, por edhe për lidhjen e ngushtë në mes të dy vendeve, pasur parasysh se shumë bashkatdhetarë jetojnë në shtetin helvetik.

E ky fakt ka bërë që kjo ndeshje të shihet edhe si një spektakël dhe festë në të dyja vendet, shkruan “Gazeta Express”.

Stadiumi në Zurich pritet të jetë i stërmbushur dhe një pjesë e mirë e tribunave do të mbushen nga tifozët shqiptarë.

Atmosfera në stadium me të vërtet do të jetë elektrizuese, diçka e ngjashme me atë që ishte parë në miqësoren Kosovë – Shqipëri vite më parë, e cila ishte luajtur pikërisht në tokën zvicerane.

Mediat zvicerane njoftojnë se janë shitur të gjitha 20.800 biletat që ishin në dispozion për këtë ndeshje, përcjell “Gazeta Express”.

Por festa nuk do të mungojë as jashtë stadiumit pasi ky takim ka zgjuar kërshëri të madhe tek shqiptarët dhe tek zviceranët.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës do të luhet sonte duke filluar nga ora 18:00.

blank

Mësuese Ganimete Jakupi Demiri plotë zell e dashuri pranë shkollës shqipe në Monthey Chablais Nga Nexhmije Mehmetaj

Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë si një shenjë kulturore në epokën e sotme

Hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe me 7 mars 1887 në Korçë, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të arsimit shqip. Ajo vuri themelet e shkollës së parë kombëtare shqiptare laike e drejtuar nga mësuesi Pandeli Sotiri dhe ndihmuar nga atdhetarë tjerë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për të ardhmen e kombit.

Mësonjëtorja e parë shqipe ishte jo vetëm një ngjarje për rrugën e dijës por përbënte një ngjarje me rëndësi të madhe politike, shoqërore dhe kombëtare për Shqipërinë, e cila përgatitej të linte pas pushtimin pesëshekullor osman dhe të dilte si një komb i pavarur me kulturën e gjuhën shqipe të trashëguar brez pas brezi e jo të huazuar prej dikujt tjetër.

Me hapjen e shkollave shqipe rruga drejt lirisë dhe pavarësisë së ëndërruar e popullit shqiptar nga udhëheqësit e Rilindjes së ndritur kombëtare po bëhej realitet.

Nuk duhet harruar se jeta e mësuesve në atë kohë ishte në çdo aspekt në rrezik prej sundimtarëve turq të cilët kishin ndaluar gjuhën shqipe dhe dënoni çdo përpjekje për mësimin e saj. Siç e dimë mësuesit e parë të gjuhës shqipe vdiqën në mënyrë të llahtarshme e të mistershme.

Ai brezi i shqiptarëve që u sakrifikuan në atë kohë ishin me të vërtetë brezi më shembullor i kombit shqiptar. Ata e donin kombin më shumë se jetën.

Vetvetiu të vjen pyetja e sot, ku të gjendën shqiptarë të tillë me ideal mahnitës shqiptar. Është e dhimbshme çdo ditë mbyllen shkollat e gjuhës shqipe sepse prindërit shqiptarë nuk i dërgojnë fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën e nënës, gjuhën shqipe, gjuhën e kombit të vet.

Mirënjohja, respekti dhe mirësia janë ndjesitë që na pushtojnë të gjithëve në një ditë të vetme në festën e 7 Marsit – Dita e mësuesit. Në një ditë që kushdo që kthen kokën pas e ndien nevojën për të përkujtuar, uruar dhe falënderuar bijtë e mëdhenj të kombit, që vunë gur themelin në krijimin e shumë brezave. Ndjesi të tilla janë kthyer në motivin kryesor në festën e mësuesit për të gjithë ne.

Fytyra të buzëqeshura, urime të përzemërta, buqeta me lule që tashmë e kanë kthyer 7 Marsin në një ditë feste kombëtare.

blank

Në këtë ditë të veçantë ndanë me ne emocionet mësuesja e gjuhës shqipe në Zvicër Ganimete Jakupi Demiri  në intervistën me të po e përcjellim në vijim:

Mësuesja Ganimete Jakupi Demiri plotë zell e dashuri pranë shkollës shqipe në Monthey Chablais.

Pyetje: Përshtypjet e përvojës tuaj në fushën e arsimit?
Ganimete Jakupi Demiri: Përvoja e fituar në mësimin plotësues të gjuhës shqipe pranë LAPSH “Naim Frashëri “ në Zvicër i dhanë jetës time larg atdheut vlera të çmuara. Përvoja ime si mësuese pasurohet gjithë një e më shumë. Vitet kalojnë dhe unë ndihem më e përkushtuar në mësimdhënien e gjuhës shqipe tek fëmijët tanë. Me gjithë vështirësitë që kemi hasur unë personalisht ndihem shumë e lumtur kur jam pranë fëmijëve të cilët kanë kaq shumë zell për të mësuar gjuhën e tyre amtare.

Pyetje: Si ndihesh në profesionin që ushtron?
Ganimete Jakupi Demiri: Çdonjëri që zgjedh një profesion mendoj se është i frymëzuar për të punuar në atë profesion, mision që ushtron, ashtu edhe unë ndihem mjaft mirë, është kënaqësi t’ua mësosh fëmijëve edhe pse kaq larg atdheut gjuhën dhe traditat shqiptare, është ndjesi hyjnore të punosh me fëmijët e atdheut tënd.

Pyetje: Çfarë është të jesh mësuese larg atdheut?
Ganimete Jakupi Demiri : Të jesh mësuesja e Gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve veç lumturi ndjen, është krenari, sepse përcjell nga brezi në brez gjuhën e kombit tënd, por njëkohësisht ke edhe mjaft vështirësi, sfida të cilat dallojnë shumë nga mësimi i rregullt, nga mësimi ku si gjuhë primare është gjuha amtare, por me orët e pakta që kemi është paksa e vështirë për ta arrit atë që dëshiron, por çdo herë mundohem sa më shumë t’i thjeshtësoj gjerat për t’u bërë më të lehta (kapshme) për fëmijët.

Pyetje: Cila është më e bukura e profesionit të mrekullueshëm të mësuesit?
Ganimete Jakupi Demiri : Më e bukura e profesionit të mësueses është: kur shoh se fëmijët kanë motivim për të mësuar, folur gjuhën amtare shqipe, kur kanë kuptuar atë çfarë kam shpjeguar dhe padyshim rezultatet do të jenë të shkëlqyera.

Pyetje: Si e përjeton festën e 7 Marsit? Cila është e veçanta e kësaj dite?
Ganimete Jakupi Demiri : Dita e 7 Marsit është një ditë me një ndjesi të veçantë për mua dhe të gjithë mësimdhënësit, zanafilla e kësaj dite përkon që me hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë, më 1887, ditë për të përkujtuar mësuesit/et për vlerësimin, përkushtimin e tyre në mësimdhënie brez pas brezi duke i dhënë shpirt arsimit dhe dijës kombëtare, kontributi i mësuesve ishte i gjithanshëm si me penë ashtu edhe me pushkë për të nxjerrë popullin nga errësira që na kishte mbuluar nga okupimet e njëpasnjëshme. Sot kjo ditë festohet me aktivitete, programe të ndryshme edukative arsimore të nxënësve dhe mësuesve në shkollë.

Puna me fëmijët është një eksperiencë e mrekullueshme dhe se çdo 7 Mars urimet dhe buzëqeshjet e nxënësve janë gjithçka që i nevojitet për t’ia zbukuruar ditën e mësuesit/es.

Gëzuar festën, ju të mirët mësues!

Gëzuar nga mot!

blank

blank blank blank blank blank

Gjenevë, 6 mars 2022 Nexhmije Mehmetaj

blank

Me mësuesen Ida Jashari, e njohur për pasion e saj pranë shkollës shqipe në Ostermundigen, Bernë Nga Nexhmije Mehmetaj

Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë si një shenjë kulturore në epokën e sotme

Hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe me 7 mars 1887 në Korçë, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të arsimit shqip. Ajo vuri themelet e shkollës së parë kombëtare shqiptare laike e drejtuar nga mësuesi Pandeli Sotiri dhe ndihmuar nga atdhetarë tjerë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për të ardhmen e kombit.

Mësonjëtorja e parë shqipe ishte jo vetëm një ngjarje për rrugën e dijës por përbënte një ngjarje me rëndësi të madhe politike, shoqërore dhe kombëtare për Shqipërinë, e cila përgatitej të linte pas pushtimin pesëshekullor osman dhe të dilte si një komb i pavarur me kulturën e gjuhën shqipe të trashëguar brez pas brezi e jo të huazuar prej dikujt tjetër.

Me hapjen e shkollave shqipe rruga drejt lirisë dhe pavarësisë së ëndërruar e popullit shqiptar nga udhëheqësit e Rilindjes së ndritur kombëtare po bëhej realitet.

Nuk duhet harruar se jeta e mësuesve në atë kohë ishte në çdo aspekt në rrezik prej sundimtarëve turq të cilët kishin ndaluar gjuhën shqipe dhe dënoni çdo përpjekje për mësimin e saj. Siç e dimë mësuesit e parë të gjuhës shqipe vdiqën në mënyrë të llahtarshme e të mistershme.

Ai brezi i shqiptarëve që u sakrifikuan në atë kohë ishin me të vërtetë brezi më shembullor i kombit shqiptar. Ata e donin kombin më shumë se jetën.

Vetvetiu të vjen pyetja e sot, ku të gjendën shqiptarë të tillë me ideal mahnitës shqiptar. Është e dhimbshme çdo ditë mbyllen shkollat e gjuhës shqipe sepse prindërit shqiptarë nuk i dërgojnë fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën e nënës, gjuhën shqipe, gjuhën e kombit të vet.

Mirënjohja, respekti dhe mirësia janë ndjesitë që na pushtojnë të gjithëve në një ditë të vetme në festën e 7 Marsit – Dita e mësuesit. Në një ditë që kushdo që kthen kokën pas e ndien nevojën për të përkujtuar, uruar dhe falënderuar bijtë e mëdhenj të kombit, që vunë gur themelin në krijimin e shumë brezave. Ndjesi të tilla janë kthyer në motivin kryesor në festën e mësuesit për të gjithë ne.

Fytyra të buzëqeshura, urime të përzemërta, buqeta me lule që tashmë e kanë kthyer 7 Marsin në një ditë feste kombëtare.

Në këtë ditë të veçantë ndanë me ne emocionet mësuesja e gjuhës shqipe në Zvicër Ida Abdiu Jashari  në intervistën me të po e përcjellim në vijim:

blank

Mësuesja Ida Abdiu Jashari, e njohur për pasion e saj pranë shkollës shqipe në Ostermundigen kantoni i Bernit.

Pyetje: A na tregoni përshtypjet e përvojës tuaj në fushën e arsimit?

Ida Abdiu Jashari: Puna me fëmijët për mua është diçka shumë e veçantë, e cila përveç përgatitjes profesionale, kërkon shumë përkushtim, durim dhe mbi të gjitha dashuri për ta. Jam përpjekur t’i reflektoj këto në punën me nxënësit e mi, gjatë 13 viteve në atdhe dhe 14 viteve këtu në Zvicër, prej të cilëve gjithashtu kam marrë shumë dashuri.

Pyetje: -Si ndihesh në profesionin që ushtron?
Ida Abdiu Jashari: Gjithmonë e kam dashur profesionin e mësueses, ishte një nga ëndrrat e mia. Dy herë në javë me shumë kënaqësi ndodhem në mjediset e shkollës shqipe ku kam dy klasë me fëmijë të bashkatdhetarëve tanë. Është një nga ngjarjet më të bukura të javës në shkollën shqipe të Ostermundigenit. Nxënësit i kam në zemër punoj për ta me dëshirën e madhe, që fëmijët të mos harrojnë gjuhën e të parëve, të njohin historinë dhe gjeografinë e atdheut pavarësisht në cilin vend jetojnë.

Pyetje: Çfarë është të jesh mësuese larg atdheut?
Ida Abdiu Jashari: Ndjenjë shumë e mirë dhe njëkohësisht një përgjegjësi shumë e madhe. Duke nderuar prindërit, të cilët i sjellin fëmijët edhe nga larg, më obligon dhe njëkohësisht edhe më motivon që të përgatitem edhe më shumë në aspektin profesional.

Pyetje: Cila është më e bukura e profesionit të mrekullueshëm të mësuesit?
Ida Abdiu Jashari: Klasa e mbushur me zogj shqiponje dhe cicërima në gjuhën shqipe është bukuria vet. Gjithashtu, kënaqësi dhe falënderim që na jepet mundësia nga autoritetet Zvicerane, që fëmijëve nga të gjitha trojet shqiptare të ju mësojmë gjuhën e nënës edhe pse të lindur e të rritur larg atdheut.

Pyetje: Si e përjeton festën e 7 Marsit? Cila është e veçanta e kësaj dite?
Ida Abdiu Jashari: 7 marsi, festa e mësuesit shqiptar, më kujton mësuesin tim të parë dhe të tjerët radhazi, që kontribuuan në arsimimin e popullatës e në veçanti femrës shqiptare, 30 vitet e sakrificës për mbajtjen gjallë të gjuhës e shkollës shqipe këtu në Zvicër, me qëllim integrimin por jo asimilimin e shqiptarëve. Në fakt, kjo është ditë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, e cila u themelua me 7 mars 1887. Në rrafshin kombëtar, Dita e mësuesit shërben për të kujtuar e nderuar figurën mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezave të rinj për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare.

blank blank blank blank blank blank blank blank blank blank

 

blank

BISHZ/ N G U SH Ë LL I M E PËR FAMILEN E NDERUAR TAHIRHAJ NGA FSHATI BELEG DEÇAN

BISHZ/ N G U SH Ë LL I M E PËR FAMILEN E NDERUAR TAHIRAJ NGA FSHATI BELEG DEÇAN

blank

blank

Kalendari historik: 17 SHKURT (17 shkurt 1982 – 17 shkurt 2008) – Nga Osman Osmani

 

 

Sivjet 17 shkurti shënon 40 vjetorin jubilar të LËVIZJES për REPUBLIKË dhe 14 vjetorin jubilar të shpalljes së REPUBLIKËS së KOSOVËS – shtet të pavarur e sovran. Gjatë trajtimit të kësaj tematike, tani e në të ardhmen, mediat, historianët, studiuesit e autorët e ndryshëm duhet t’u referohen fakteve e dëshmive faktike dhe të tregohen objektivë, pasi vetëm kështu mund të plotësohet mozaiku i të gjitha ngjarjeve, përpjekjeve, veprimtarisë atdhetare e revolucionare, etj., si dhe i luftës çlirimtare. Vetëm kështu ky mozaik, si i plotë, i bashkuar dhe i kompletuar, mund t’u shërbejë edhe brezave të ardhshëm për një jetë të përparuar e me mirëqenie!

 

Lëvizja atdhetare shqiptare përpos që është luftuar nga armiku, ajo në të kaluarën është përballur edhe me zyrtarët shqipfolës ish-jugosllav, si pjesë përbërëse e mekanizmave të pushtetit. Ata, në luftën e tyre speciale kundër kërkesës këmbëngulëse për Republikë të rinisë, studentëve e shumicës së popullit shqiptar, herë hapur e herë fshehur, aludonin se p.sh.: demonstratat e shqiptarëve për Republikë i kanë organizuar herë UDB-ja e Serbia, herë KGB-ja e Rusia e deri edhe Bullgaria. Ndërsa në rrethanat tanimë të ndryshuara, në kohën kur Kosova është bërë shtet, ata edhe me tej në deklarimet e tyre publikë përpiqen të përbaltin Lëvizjen atdhetare shqiptare me atribute tjera, ndër të tjera edhe si staliniste. Atëherë për të ruajtur privilegjet e tyre personale, ndërsa tani për të lëpirë ndonjë kocke nga zbatuesit e politikave të imponuara kufizuese të faktorit ndërkombëtar.

 

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, në kohën e fundit – dhe jo vetëm- disa nga shtrembëruesit dhe pretenduesit e të vërtetave të tyre të sajuara, kanë marrë përsipër dhe janë bërë zëdhënësit më të zhurmshëm të teorive konspirative të lartpërmendura të ish kundërshtarëve të tyre politik, ndërsa të tjerë nuk kanë ndalur, që aty ku ata nuk kanë qenë dhe nuk janë vet protagonistë, së përpjekuri për të kontestuar datat dhe veprimet e caktuara, duke u thirrur në gjysmë të vërteta. Të prirë herë nga egocentrizmi i tyre deri në sëmundje, herë nga smira e xhelozia herë nga mendësia e papërgjegjshmërisë, ata përjashtojnë gjithçka tjetër dhe nuk ngurrojnë të përvetësojnë merita për veten dhe grupet e tyre të interesit. Ata anashkalojnë veprimtarinë e grupeve, organizatave e subjekte të tjera të shumta atdhetare që kanë vepruar në Kosovë e më gjerë, dhe që jo rrallë kanë ushtruar ndikim shumë më të madhe sesa ata, apo grupimet e tyre. Aq më keq ata jo vetëm që injorojnë, por edhe nuk ngurrojnë të intrigojnë e shpifin kundër të tjerëve dhe përpiqen paturpshëm të ndryshojnë faktet dokumentuese historike, duke shpikur sipas nevojë së tyre edhe data e veprime të paqena.

 

Lënia në heshtja e ngjarjeve historike apo shtrembërimi e falsifikimi i tyre, përvetësimi dhe ndarja e meritave pa të drejtë, si dhe devijimi nga e vërteta e dokumentuar objektive u hap rrugë deformimeve të ndryshme dhe çon ujë në mulli të armiqve dhe kundërshtarëve të luftës sonë. Ata, edhe ashtu, në publikimet e shumta edhe në gjuhë të ndryshme të huaja nuk rreshtin të bëjnë shtrembërime të ndryshme, duke u shërbyer me gjysmë të vërteta, por edhe të zhvillojnë teori të ndryshme konspirative mbi shqiptarët, rezistencën, organizimin atdhetar dhe luftën e tyre të drejtë për liri, demokraci, barazi, pavarësi, vetëvendosje, zhvillim

e mirëqenie të përgjithshme shoqërore dhe kundër pushtimit, diskriminimit të gjithanshëm, dhunës shtetërore, shtypjes e shfrytëzimit.

 

Rrugëtimi pjesërisht i suksesshëm i Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare

Situata e krijuar revolucionare në demonstratat gjithë popullore të mars-prillit 1981 në Kosovë shtroi pashmangshëm nevojën e bashkimit sa më të shpejtë dhe sa më ideal të forcave të organizuara atdhetare e revolucionare. Bashkimi i 17 shkurtit dhe 15 majit 1982, i arritur mes forcave të atëhershme atdhetare e revolucionare, përpos bashkimit – për shkak të rrethanave – të detyrueshëm ideor, nuk rezultoi edhe me bashkim në një strukturë të vetme vepruese, që në fazat fillestare koordinoheshin fare pak mes tyre. Lëvizja atdhetare e kohës (LRSSHJ) vazhdoi ta zhvillojë veprimtarinë e saj me të nijetin emër, fillimisht në dy, e më pas në së paku tri fraksione (grupe interesi politik), e që shoqërohej me fërkime e konflikte për dominim politik. Mjerisht, një bashkim i të gjitha rrymimeve nuk ndodhi as në kohën e pluralizmit politik të viteve ‘90 në hapësirat shqiptare, por përkundrazi, lëvizja jonë, gjatë rrugëtimit të saj, përpos goditjeve nga ana e armikut dhe pengesave të tjera të natyrës objektive, u përball pareshtur edhe me situata të luftës së brendshme imponuese e dominuese. Megjithatë, kjo lëvizje arriti të ruajë dhe të zhvillojë një vazhdimësi, e cila në fund rezultoi edhe me luftën e armatosur, ndërhyrjen ndërkombëtare dhe shpalljen e pavarësisë vetëm të Kosovës, si ish-Krahinë Autonome të ish-RSFJ-së, ndërsa viset e tjera shqiptare nën Republikat e Tjera Jugosllave mbetën edhe më tej të ndara e të shtypura.

 

Ky bashkim (i 17 shkurtit dhe 15 majit 1982) kaloi disa faza të caktuara konsolidimi, duke pasur edhe transformime të njëanshme emërtimesh nga LRSSHJ në LPRK/LPK, në përputhje me rrethanat zhvillimore dinamike, që mjerisht reduktuan kërkesat me karakter të emërtuar kombëtar në emërtim të imponuar administrativo-gjeografik.

 

Ky rrugëtim është përcjellë me prirje përvetësimi edhe të kërkesave programore, veprimeve të caktuara, deri edhe të veprimtareve e veprimtarëve (shokëve e shoqeve), për të cilët nuk është ditur publikisht përkatësia organizative. Ndaj nuk është për t’u çuditur me deformimet e caktuara aktuale dhe përdhosjen e vlerave nga individë e klane të caktuara, që në etapa të caktuara kanë arritur të dominojnë lëvizjen. Së fundi, edhe si pasojë e këtyre sjelljeve, si vjedhje e, zaptimeve, plaçkitjeve e grabitjeve, thuajse ka zënë vend një mendësi, që përdhosja e vlerave kombëtare shoqërore, si edhe veprimet e shpronësimit, gllabërimit e shkatërrimit të pasurisë publike e shoqërore dhe arritjeve me mund që nga Rilindja Kombëtare Shqiptare e deri tashmë në Kosovë e më gjerë, është bërë si diçka “e zakonshme” dhe “normale”. Nuk duhen përjashtuar me këtë rast, edhe pengesat kryesore të shkaktuara nga infiltrimet dhe atakimet e tjera nga ana e armikut dhe e faktorëve të tjerë të interesit, deri edhe ndërkombëtarë. Megjithatë, mund të konstatojmë se deri më tani ne kemi vepruar e kaluar më mirë se lëvizjet e ngjashme, p.sh., sesa ajo kurde, tamile, baske, irlandeze etj., pasi ne kishim një shtet amë, i cili në mënyra të ndryshme jepte kontributin e vet të natyrshëm dhe të pamohueshëm.

 

Përkundër të gjitha vështirësive të njohura e të panjohura, lëvizja jonë atdhetare e shoqërore falë angazhimeve të shumanshme të individëve, grupeve, organizatave e subjekteve të shumta dhe bashkërenditjeve e mbështetjes së caktuar nga personalitete e struktura nga vendi amë dhe partnerëve miqësor ndërkombëtar, arriti të zhvillojë edhe luftën çlirimtare të drejtuar nga mekanizmi i saj, UÇK-ja, luftë kjo që u realizua me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, pikërisht më 17 shkurt të vitit 2008, identiteti, sovraniteti, integriteti dhe shtetësia e mirëfilltë e së cilës mbetet të konsolidohet si në kuptimin kombëtar, ashtu edhe shoqëror, bashkë me të gjithë mekanizmat e duhur që shtetin e bëjnë shtet. Edhe rrugëtimi i saj për shtetndërtim të mirëfilltë, krahas integrimeve shqiptare, europiane e ndërkombëtare, bashkë me zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e mekanizmave të kontrollit publik e shoqëror, mbetet një sfidë më vete. Përfshirja e të gjitha pasurive e resurseve të saj brenda vendit dhe veçanërisht në mërgatën shqiptare gjithandej nëpër botë (që ndërkohë është duke u bërë më transnacionale), në bashkëpunim të strukturuar mes institucioneve të shteteve përkatëse – duke ruajtur e zhvilluar arritjet pozitive ekzistuese që krijuar brezat me shumë punë, mund, sakrificë e gjak – gjithashtu paraqet një sfidë emergjente aktuale për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

 

 

 

Tu referohemi fakteve dhe dëshmive objektive e dokumentuese

Me rastin e 14 dhe 40 vjetorit të 17 shkurtit historik, në prag të kësaj date jubilare po publikojmë disa dokumente të kohës.

 

 

NGA LËVIZJA PËR REPUBLIKË DERI TE KOSOVA SHTET I PAVARUR

 

“DOKUMENT

Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

 

Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.

 

Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësojnë anëtarët e KQ Mërgimi (Sabri Novosella) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi).

 

Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësojnë Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) dhe Halimi (Osman Osmani), anëtar të KQ. Në këtë mbledhje merr pjesë edhe anëtari i KQ të PKMLSHJ Qemali (Faton Topalli) si përfaqësues i këtyre bisedimeve.

 

Pas afër tre muajsh bisedime dolëm me propozime konkrete.

 

Përfaqësuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me këtë propozim; të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin ”LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSHJ).

 

LRSHJ të ketë një platformë, program e statut të vetëm, një KQ, një organ qendrore. LRSHJ të formoj organizatat e veta të brendshme; të gjitha organizatat që i ka një Republikë në Federatën Jugosllave.

 

Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Shpendi (Xhafer Durmishi) deklaroi:

-Pajtohem që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj si e tillë deri në momentin kur të realizohet kërkesa për formimin e Republikës.

 

Përfaqësuesi i PKMLSHJ Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) deklaroi:

-Pajtohem me propozimin e dhënë për bashkimin e organizatave tona dhe për mënyrën e organizimit të cilën e parashef ky propozim. Gjithashtu jam i mendimit që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj deri te arritja e kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, për konstituimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.

 

Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Mërgimi (Sabri Novosella) deklaroi:,

-Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Halimi (Osman Osmani) dhe i përkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare dhe të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë komitetin e LRSHJ kurse udhëheqësia e Komitetit Qendror të zgjidhet në një mbledhje të ardhshme.

Të formohet një komision nga anëtarët e këtij komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSHJ.

Pasi që deri në momentet e fundit të jetës së tij që ra nga plumbat e shovinistëve serbomëdhenj e redaktoi dhe udhëhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do të punohet me atë teknikë të përsosur të Jusuf Gërvallës, propozoi që organi i LRSHJ të mbaj emrin ”Zëri i Kosovës”, pasi ky emër shpreh Zërin e Kosovës, kurse organi i rinisë të LRSHJ të quhet “Republika”.

 

Në lidhje me këtë propozim Halimi deklaron:

– Jam i mendimit që këto dy organe të ekzistojnë por me një renditje tjetër. Për arsye se qëllimi i LRSHJ është Republika edhe organi i LRSHJ të jetë me po këtë emër, kurse si organe të rinisë së LRSHJ, pasi rinia jonë ndjek Zërin e popullit të Kosovës (në kuptimin e gjerë) emri i organit të rinisë së LRSHJ të jetë “Zëri i Kosovës”, dhe shtoi: Në udhëheqësi të LRSHJ të hyjnë edhe udhëheqësitë e dy organizatave tjera të njohura OMLK dhe FKP me bashkimin e tyre në LRSHJ.

 

Përfaqësuesi i PKMLSHJ shton (Kushtrimi):

– Sa i përket emrit të organit qendror të LRSHJ jam i mendimit se mund të botohet me emrin “Zëri i Kosovës” apo “Republika”, pasi që jam i mendimit që edhe njëra edhe tjetra e kanë kuptimin e Zërit të popullit shqiptar në Jugosllavi.

Sa i përket organeve të organizatave tjera të LRSHJ ato vetë të caktojnë emrin e organeve të tyre.

 

Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ, Shpendi në lidhje me këtë problem deklaron:

– Duke patur parasysh se vet LRSHJ ka të bëjë me Republikë, ky titull të sintetizohet me kërkesën për Republikë. Mendoj se është e drejtë, kur të kihet parasysh se veç ekziston një organ për “Republikën e Kosovës” të cilën nesër mund ta kemi në radhët tona, organi qendror të quhet “Zëri i Kosovës”.

 

Përfaqësuesi i PKMLSHJ, Qemajli deklaron:

– Edhe pse në këtë mbledhje marrë pjesë si përcjellës i bisedimeve, jap mendimin tim në lidhje me çështjen e bashkimit. Pajtohem plotësisht që organizata e përbashkët të quhet LRSHJ dhe që brenda saj sipas mundësive të organizohen të gjitha organizatat që ka një republikë në federatën jugosllave. Në lidhje me organin e LRSHJ jam i mendimit që organi të quhet “Zëri i Kosovës”. Për emrin e organeve të organizatave tjera vendosin vet organizatat.

 

Mërgimi shton:

– Të lihet mundësia, gjegjësisht t’u bëhet thirrje edhe të gjitha organizatave, grupeve patriotike e revolucionare që veprojnë në tokat shqiptare në Jugosllavi të i bashkohen LRSHJ.

 

Me këtë propozim, d.m.th. për thirrje që t’i bashkohen LRSHJ të gjitha organizatat dhe grupet patriotike revolucionare pajtohen të gjithë përfaqësuesit.

 

V E N D I M

 

I mbledhjes së përbashkët të përfaqësuesve të dy organizatave motra patriotike revolucionare LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

 

  1. Organizata e formuar nga dy organizatat e mëparshme LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ të quhet Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).
  2. Organizatat e brendshme do të organizohen simbas shembullit të republikave tjera të Federatës Jugosllave.
  3. Më vonë të formohet komisioni nga anëtarët e KQ për përpilimin e tezave të programit dhe statutit të LRSHJ.
  4. Në KQ të hyjnë anëtarët e dy KQ të mëparshme në përbërje të plotë.
  5. Udhëheqja e KQ të zgjidhet në mbledhjen e ardhshme të KQ.
  6. Organi i LRSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës”.

Qemajli (Faton Topalli)

Shpendi (Xhafer Durmishi)

Halimi (Osman Osmani)

Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)

Mërgimi (Sabri Novosella)

(“Ky Dokument i shkurtit të vitit 1982, i shkruar me dorë nga Osman Osmani, pa asnjë shkurtim e ndryshim, është botuar për herë të parë… Kompleti i këtij origjinali gjendet në arkivin e Faridin Tafallarit.” Pjesë e cituar nga shkrimi i Xhafer Durmishit, publikuar në https://www.albaniapress.com/lajme/17890/SHOKET-DHE-JUSUF-GERVALLA-I.html, referuar më 13.02.2022, në ora 15:31)

 

LRSSHJ-së me 15 maj 1982 i bashkëngjitet pa asnjë kusht edhe OMLK-ja

Lëvizjes për Republikë, të themeluar me 17 shkurt 1982, pas bisedimeve të zhvilluara mes përfaqësuesve të saj (Osman Osmanit e Xhafer Durmishit) me përfaqësues të OMLK-së (Xhafer Shatri e Hasani Malaj) më 15 maj 1982, në banesën e pjesëtarit të OMLK Hasan Malaj në Biel-Bienne të Zvicrës, pa asnjë kusht iu bashkëngjit edhe OMLK-ja.

Si dëshmi e pakontestueshme shërben edhe dokumenti i botuar në numrin e parë të “Zërit të Kosovës” si organ i LRSSHJ në maj të viti 1982. Shih për ketë edhe komunikatën në vijim:

blank

Kjo KOMUNIKATË u daktilografua, u shtyp dhe u shpërnda nga Xhafer Shatri, në të njëjtën fletë (së bashku) me thirrjen – KUSHTRIMIN- e demonstratës së Bernës, të 26 qershorit 1982

 

Komunikata e 15 Majit 1982

 

“KOMUNIKATË

 

Përfaqësuesit e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) dhe të Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste në Jugosllavi (PKMLSHJ) u mblodhën më 17 shkurt 1982 dhe zhvilluan bisedimet përfundimtare për bashkimin e këtyre dy organizatave. Përfaqësuesit vendosën njëzëri që të organizohen në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi. Në ndërkohë bisedimet u zhvilluan edhe me përfaqësuesit e Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK) me të cilët bisedimet përfunduan më 15 maj 1982. Përfaqësuesit e tri organizatave në mes tjerash vendosën:

 

  1. Që organizata e re të pagëzohet ”Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).
    LRSHJ-a si front unik i rezistencës do të përfshijë në gjirin e saj të gjitha forcat patriotike e revolucionare të popullit shqiptar, si dhe të gjithë patriotët në mërgim, të cilët për shkak të dhunës e terrorit serbomadh janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta të stërlashta.
  2. LRSHJ-a do të luftoj për formimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, në të cilën duhet të përfshihen të gjitha territoret etnike shqiptare, dhe për realizimin e këtij qëllimi do të shërbehet me të gjitha mjetet që lejon etika revolucionare, duke u nisur nga bindja politike e gjer tek revolucioni i armatosur, po që se e kërkon nevoja.
  3. LRSHJ-a është thellësisht e bindur se duke luftuar për Republikën Shqiptare në kuadrin e Federatës Jugosllave do t’i kontribuoj ruajtjes dhe forcimit të bashkimit dhe vëllazërimit të mirëfilltë në mes popujve të Jugosllavisë. Si përfaqësuese e vetme e popullit shqiptar në shtetin jugosllav, LRSHJ-a konsideron se lufta e saj e drejtë i shërben edhe forcimit të unitetit të Federatës Jugosllave, ruajtjes së paqes në Ballkan dhe stabilitetit të përgjithshëm në Evropë e më gjerë.
  4. LRSHJ-a llogaritë në ndihmën dhe përkrahjen e të gjitha forcave progresive të Jugosllavisë, të cilave u propozon luftë të përbashkët kundër forcave hegjemoniste, kolonialiste, shoviniste dhe forcave tjera reaksionare në Jugosllavi, të cilat sot kanë pozita dominuese në të gjitha strukturat e shtetit dhe si të tilla paraqesin rrezik permanent për të ardhmen e Jugosllavisë, për perspektivën e popujve që jetojnë në te dhe për paqen në këtë regjion.
  5. LRSHJ-a me të gjitha forcat do të luftoj kundër çdo shovinizmi e separatizmi, sepse edhe këto izma reaksionare, që mund të paraqiten edhe tek ndonjë shqiptar, e dëmtojnë unitetin e Jugosllavisë dhe vetvetiu edhe luftën e drejtë që bënë populli ynë.
  6. LRSHJ-a përshëndet qëndrimin e drejtë të të gjithë opinionit progresiv ndërkombëtar, që u solidarizua dhe po solidarizohet me kërkesën e drejtë të popullit tonë për Republikën e vet në kuadrin e Federatës Jugosllave.
  7. Përshëndetet qëndrimi i PPSH dhe i qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi për konstituimin e Republikës së vet në kuadrin e Federatës Jugosllave, me çka dëshmon interesimin e vet për këtë pjesë të kombit dhe prinicipialitetit të politikës së jashtme ndaj RSFJ, ku respektohen me përpikëri parimet e moscënimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, mospërzierjes në punët e brendshme, respektimit reciprok dhe barazisë së plotë në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ruajtjes së fqinjësisë së mirë, duke qenë gjithmonë në gatishmëri të plotë të mbrojë interesat e pjesë së kombit brenda normave dhe ligjeve ndërkombëtare.
  8. LRSHJ-a u bënë thirrje të gjitha grupeve ekzistuese dhe individëve që luftojnë për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi që t’i bashkohen Lëvizjes për Republikë.
  9. LRSHJ-a që tash distancohet nga të gjitha format e luftës që mbajnë erë terrorizmi dhe s’do t’ua shtrijë dorën e pajtimit individëve që i kanë duart e zhytura me gjakun e popullit. Gjithashtu Lëvizja s’do të bashkëpunojë asnjëherë me rrymat e organizatat politike që mbajnë vulën e tradhtisë, apo kanë qëllim ta rrezikojnë pavarësinë e Jugosllavisë.
  10. Organ qendror i LRSHJ-së do të jetë ”Zëri i Kosovës”.
  11. LRSHJ-a ua bënë me dije si OKB-së ashtu edhe qeverive të të gjitha shteteve që janë për paqe, liri dhe demokraci në botë, se pa iu njohur popullit shqiptar në Jugosllavi statusi i kombit dhe e drejta e patjetërsueshme e tij për Republikën e vetë në kuadrin e Federatës Jugosllave; pa u liruar pa asfarë kushti të gjithë të burgosurit politik dhe pa mundësimin e kthimit në vendlindje të të gjithë atyre që luftuan për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, LRSHJ-a nuk do të qetësohet kurrë.

RROFTE REPUBLIKA SOCIALISTE SHQIPTARE NE JUGOSLLAVI!

RROFSHIN TE GJITHE POPUJT E RSFJ!

RROFTE LEVIZJA PER REPUBLIKE!

Komiteti Qendror i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në RSFJ”

blank

 

LNÇKVSHJ: Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi

OMLK: Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës

PKMLSHJ: Partia Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi

LRS(S)HJ: Lëvizja për Republikën (Socialiste) Shqiptare në Jugosllavi

 

 

 

 

blank

 

17 shkurt 2008

KOSOVA SHPALLET SHTET I PAVARUR

 

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

 

 

DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,

“Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

  1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.
  2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtës së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.
  3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
  4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.
  5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.
  6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.
  7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.
  8. Me pavarësinë vjen detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjëve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.
  9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
  10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjët tanë për të avancuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.
  11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.
  12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.

17 shkurt, 2008Prishtinë, Republika e Kosovës

blank

Pamje nga shpallja e Kosovës shtet i pavarur. Deklarata e pavarësisë u lexua nga Hashim Thaqi.

blank

  1. Nënshkruesit e parë të deklaratës: Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaqi. 2. Foto e përbashkët Hashim Thaqi, Joe Biden dhe Fatmir Sejdiu me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

 

blank

MITET SERBE DHE SHUMËLLOJSHMËRIA E SHFAROSJEVE DHE FSHEHJA E TYRE NGA SERBIA – Përgatitur nga Abas Fejzullahi

Që nga ekzistenca e Serbisë, hierarkia kishtare serbe me të gjithë përgjegjësit e KOS (Kisha Ortodokse Serbe), kanë vepruar në vazhdimsi për jetësimin e ëndrrës së tyre për të krijuar Serbinë e madhe, në hapësirat e pushtuara të trojeve të popujve tjerë jo serb në hapësiratë e Ballkanit dhe mbajn përgjegjësin për të gjitha krimet dhe shfarosjet  gjatë pushtimeve që frymzim e këshillim, por edhe urdhëra kanë pasur prej tyre që është dëshmuar në vazhdimsi deri më tani se:

KOS s’ka të bëjë asgjë me Ungjillin, por e ka përdorur ate si mbulojë për t’i fshehur veprimet e saja kriminale dhe shfarosëse ndaj popujve tjerë jo serb, tue përkrah me përkushtim politikën e shteit serb!

Ka mjaft të dhëna e dëshmi si nga e shkuara por edhe në ditët e sotme se : Sa herë në kisha janë lutur e kanë folur popat, pa vonesë, kanë vjellur zjarr topat.

blank

Nga manastiri i Cetinjës ndëgjohet :

Kur ushtria në Kosovë kthehet-… (Në shqip A.F.)

 

Sa herë në kisha janë lutur e kanë folur popat, pa vonesë, kanë vjellur zjarr topat.

 

E kur topat kanë pushuar, në territoret e shkatrruara e të pushtuar,nga ushtria çetnike serbe, drejtuar nga politika e shtetit dhe KOS, në vazhdimsi janë bër e kryer plaçkitjet, vrasjet, dhunimet, dëbimet dhe shfarosjet në masë të popujve tjerë jo serb..! Ndërsa popat serb nëpër kisha kanë festuar dhe pa fije turpi e ndërgjegje njerëzore, të gjitha këto mizori të kryera nga serbia jo vetëm që s’i prnojnë sot e kësaj dite, por, Hierarkia kishtare serbe bashkë me udhëheqësit e politikës dhe shtetit serb shpërndajnë ankesa me shkrim gjithandej botës se serbët janë në rrezik për shfarosje(gjenocid) dhe për këtë fajtor janë viktimat që vet i ka shkaktuar  Serbia me luftërat e bëra në hapësirat e Ballkanit!

 

Për fatin e keq të popujve të dëmtuar nga pushtimet Serbe, Gënjeshtrat, mashtrimet dhe propoganda serbe, se Serbia  është mbrojtësi i Krishtrimit perëndimor, se për të mbrojtur Krishtërimin është viktimizuar në vazhdimsi dhe ka luftuar e lufton në vazhdimsi ka depërtuar dhe ka pasur shumë sukses në të gjitha periudhat historike por edhe tani s’i pranojnë shfarosjet e kryera në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë!

 

Mitet dhe gënjeshtrat serbe të shpërndara dhe të pranuara..!

 

Gënjeshtra të shumta të shkruara e shpërndara në tërë botën, rreth Mitit serb për Kosovën si djep i Serbisë !

Por, e vërteta qëndron tërsisht ndryshe, për këtë, ka mjaft të dhëna e dëshmi se :

Serbët janë ardhacak në Kosovë, pas pushtimeve Serbe dhe Malazeze dhe kryerjes së shfarosjeve në masë të shqiptarëve, kanë bërë dëbime e shpërngulje me dhunë e kryer spastrime etike, është bërë popullëzimi(kolonizimi) me djepa mbi shpinë, me fëmijë kopila serb e malazez, që i kanë sjellur nga Serbia e Mali i Zi dhe i kanë përkundur në shtëpitë e shqiptarëve të vrarë e të djegur edhe për së gjalli të mbijetuarit nga lufta pushtuese e ushtrisë Serbe dhe Malazeze. Kopilave të sjellur nga Serbia e Mali i Zi, tue i përkundur në shtëpitë e shqiptarëve të vrarë, djegur e dëbuar gjatë luftërave pushtuese e pas pushtimeve, vazhdimisht i kanë mashtruar, gënyer se shtëpi,ara, fusha, kullosa e male janë të tyre por që vazhdimisht duhet pasur kujdes për ti ruajtur ato nga shqiptarët që i kanë përshkruar si plaçkitës, hajna, dhunues e vrasës!

Gënjeshtra e madhe e përsëritur qe më tepër se 600 vite është dëshmi se Gënjeshtra për Serbët është pasuri e trashëgimi kryesore nacionale dhe këte e përserisin në vazhdimsi për të bindur veten e tyre dhe të tjerët se edhe Betejen e Kosovës më 1389 që e kanë humbur e festojn si fitore.Këtë gënjeshtër e përsërisin ende sot e kësaj dite kryesisht KOS dhe Shteti Serb!

Organizimi i Tubimit më 28 qershor 1989 nga KOS dhe Shteti Serb me emrin Jugosllavi që drejtohej nga Serbia, zyrtarisht quhej MITINGU NË GAZIMESTAN afër Prishtinës në Kosovën e pushtuar nga Serbia.

Dy vite më parë në tërë Kosovën organizoheshin dhe mbaheshin tubime serbe që quheshin mitingje, ku me falimet e tyre euforike të zjarrta e me ndjenja nacional shoveniste serbo-çetnike, mbanin fjalime popa e politikaj udhëheqës e pushtetar serb, aktor, shkrimtar, fotgraf e gazetar që shkruanin e propogandonin për rrezikimin e serbëve në Kosovë,se janë të frikësuar e kërcënuar nga nacionalistët dhe iridentistët shqiptarë dhe po shpërngulen për në Serbi për të gjetur siguri!

Të njëjtat tubime e fjalime pastaj filluan ti organizonin e mbanin në tërë Jugosllavinë Federative, për të jetësuar Serbinë e bashkuar(unike) siq e quanin për të fshehur qëllimun kryesor për krijimin e Serbisë së Madhe. 

 « Desimir Jeftiqi kryetar i Qeverisë serbe, duke folur në akademinë solemne  në Beograd, më 26 qershor 1989, vlerësoi se”miti i Kosovës është më i fuqishëm se e vërteta historike”. Për Zhika Radojloviqin, një ndër kuadrot udhëheqëse serbe, kjo është ”lufta për historinë botërore ». [1]

Më, 28 qershor 1989 në manifestimin e organizuar në Gazimestan fjalën kryesore e kishte Sllobodan Millosheviqi. Sipas disa vlerësimeve, në këtë manifestim përkujtimor kushtuar 600 vjetorit të Betejes së Kosovës që festohej nga serbët si fitore, ndërsa e vërteta historike dëshmon se ka qenë humbje. Sipas disa të dhënave të Mikel Ndrecës ishin të pranishëm midis 700.000 deri në 800.000 pjesëmarrës kryesisht serbë nga të gjitha viset e Jugosllavisë dhe  kurbeti, ndërsa në disa mjete të lajmërimeve përmendet edhe numri prej 1.5 milion pjesëmarrës.

 

               Në Mitingun e Gazimestanit mori pjesë e tërë udhëheqja partiake dhe shtetërore e Serbisë, delegacionet nga republikat dhe krahinat Jugosllave, përfaqësuesit e APJ, gjenerali Velko Kadijeviq etj, dhe rreth 50 diplomat të huaj, Ambasadori i SHBA-së Warren Zimmermann dhe Ambasadorët e Komunitetit Europian që takoheshin rregullish, morën të njejtin vendim që të mos marrin pjesë, shkruan mes tjerash në vijim në librin e tij BURIMET E NJË KATASTROVE” fq.20 Warren Zimmermann:

« … Shumë shpejt pas kësaj apoteoze të nacionalizmit serb dëgjova një fjalë nga miqtë serb gazetar, se Milosheviçi ishte zemruar në mua. Më than se ai mendonte që unë e kisha organizuar bojkotimin nga Perëndimorët, duke e shfaqur veten kështu si antiserb. Milosheviçi kishte mundësi të merrte dëshmi se kjo nuk ishte e vërtetë, me që policia sekrete serbe do t’i kishte parë regjistrimet e bëra nga spiunazhi jugosllav për bisedimet e mia telefonike me kolegët diplomatë. Megjithate Milosheviçi nuk pranoi të takohej me mua derisa m’u bë afër një vit qëndrimi në këtë vend. »[2]

Nga fjalimi i Sllobodan Millosheviqit ku mes tjerash mund të veçohen dy gjëra me shumë rëndësi që dëshmojnë më vonë pasojat tragjike nga luftërat e shkaktuar po nga vet ai :

  1. « Trimëria e Kosovës tani qe 6 shekuj e frymëzon krijimtarinë tonë, e ushqen krenarinë tonë dhe nuk lejon të harrojmë se dikur kemi qenë ushtri e madhe e guximshme dhe krenare, njëra nga të rrallat, edhe pse humbi, mbeti e pamposhtur. »
  2.                « Gjashtë shekuj më vonë, pikërisht sot, përsëri jemi në beteja. Nuk janë këto beteja të armatosura edhe pse as të tilla nuk përjashtohen ».[3]

 « Mirpo fjalimi i Millosheviqit në Gazimestan i mbolli mbi 260.000 varre në hapësirën e ish Jugosllavisë. Sepse, vetëm dy vjet pas këtij fjalimi në Gazimestan, shpërtheu lufta e përgjakshme në Jugosllavi. Në gazimestan serbia e humbi edhe një betej. »[4]

Sipas sjelljeve të popave dhe udhëheqësve të Serbisë edhe tani po sillen njësoj si në kohën e Millosheviqit që sjelli gjakderdhje dhe tragjedi në hapësirat e Ballkanit s’është për t’u habitur se janë pasardhës të tij dhe me të njejtën melodi këndojnë edhe këngët e njejta që bëjnë thirrje për pushtime dhe shfarosjen e shqiptarëve dhe boshnjakëve… dhe bashkësia ndërkombëtare e BE bënë se gjëja s’po sheh e s’po ndien si në të kaluarën!

         Përmes gënjeshtrave dhe propogandës Serbia që ka shpërndar nëpër botë ka pasur përkrahje nga disa shtete të  Europës perëndimore (sidomos në Francë, Britanin e Madhe dhe në Amerikë) gjatë Luftës së Parë Botërore. Serbia paraqitet si një vend i përkushtuar për liri e moralitet, siç e thekson një ekspert amerikan mbi Kosovën Thomas A. Emmert:

[1] Mikel Ndreca, 87 Vjet terror dhe gjenocid shtetëror (1912-1999) faqe 262

[2] Po aty

[3] Nga fjalimi i Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan, 28 qershor 1989.

[4] Mikel Ndreca, 87 vjet terror dhe gjenocit shtetror (1912-1999), faqe 262

blank

Faksimil i faqeve 232-233 nga libri Serbia Hyjnore[1]

 

Qëndron ende një e vërtet e hidhur që në botë shumë pakë studiues e din të vërtetën për të gjitha llojet e shfarosjeve që Serbia i ka kryer në Ballkan ndaj popujve tjerë jo serb në përgjithësi po edhe ndaj shqiptarëve, sepse i ka fshhur ato me të gjitha mjetet e mundshme në veçanti përmes shkrimeve dhe botimeve të artikujve dhe librave me plotë gënjeshtra dhe shpifje dhe shpërndarjen e tyre përmes përfaqësive diplomatike dhe formave tjera në tërë botën..!

Kudo në botë ku bëhet ndonjë luftë,në lajmet botërore përmes fotografive dhe filmimeve nga gazetarët e ndryshëm nga terreni i luftimeve apo edhe pas kryerjes së luftimeve gjatë armëpushimeve mbledhin të dhëna dhe lajmrërojn lexuesit e shikuesit përmes gazetave dhe televizoneve të ndryshme institucionale dhe private  për pasojat dhe tmerret e luftërave dhe shfarosjeve të kryera!

Mirpo krimet më të rënda dhe shumëllojshmëria e shfarosjeve në masë shpeshëherë ka ndodhur gjatë marrëveshjeve për armëpushim siç ka ndodhur në Bosnje dhe Kosovë ku Serbia shfarosjet e planifikuara i ka kryera gjetë armëpushimit dhe është kujdesur për fshehjen e tyre tue shkatrruar gjurmët e krimit apo fshehur ato..në mënyra nga më të ndryshme!

Për llojet e sharosjeve (gjenocideve) në vazhdimsi që Serbia i ka kryer ndaj shqiptarëve pas përfundimit të luftërave të bëra dhe gjatë ushtrimit të pushtetit pas pushtimit,në veçanti që nga viti 1878-1999 shumë pakë është bërë e ditur në botë sepse shumë nga këto shfarosje janë kryer pas përfundimit të luftërave pushtuese serbe, gjatë jetësimit të pushtetit në mënyrë të heshtur e të fshehura nga vet pushteti:

[1] Branimir Anzuloviq, Sebia Hyjnore nga miti te gjenocidi, faqe 232&233

blank

Nga shpërnguljet e detyrueshme të popullates gjatë viteve 1998-1999

 

Disa prej mënyrave dhe llojeve të shfarosjeve në heshtje me plane dhe programe afatgjata

  1. Marrja e tokave nga shqiptarët dhe dhënia si dhuratë ardhacakëve serbo malazez,
  2. Tatimi – taksa për pasuritë e palëvizëshme dhe të lëvizëshme,
  3. Marrja e drithit nga hambarët e mielli nga maxhja…Kërcënimet përmes URISË për nënshtrim,
  4. Detyrmi me dhunë e kushtëzime i ndërrimit të besimit- Fesë.
  5. Pengesat dhe ndalimi i shkolimit në gjuhën amëtare,
  6. Dëmtimi i varrezave,
  7. Shpërnguljet e detyrueshme,
  8. Pengesat në punë dhe marrja e të drejtës për të punuar,
  9. Largimi nga vendet e punës me dhunë,
  10. Keqtrajtimet, burgosjet, plagosjet, hslmimet  dhe vrasjet gjatë: Kundërshtimeve (demostratave) gjatë shpalljes së Gjendjes së jashtëzakonëshme – shtetërrethimit dhe aksionit për mbledhjen e armëve,
  11. Gjykime dhe dënime të sajuara për vepra të pa bëra…etj.,
  12. Keqtrajtimet dhe vrasjet gjatë shërbimit ushtarak etj.

 

10 Dimëror (Janar) 2022                           Përgatitur  nga Abas  Fajzullehi

 

 


Send this to a friend