VOAL

VOAL

Të gjithë politikanët e paskrupullt ua kalojnë pushtetin po njëri tjetrit Nga Maurice Joly Shkëputi e përktheu nga frengjishtja Ervina Toptani

July 2, 2022
blank

Komentet

blank

LAMTUMIRË BERTI KADIU, DJALOSHI I PLUKUT! – Nga Eugjen Merlika

“Doje dritë o Qiell, more dritën time
Dhe më mbushe jetën plot me hidhërime…”
Z. ÇAJUPI

 

Një miku im i hershëm më dha lajmin, të hidhur si pelini, se ti kishe ndërruar jetë papritmas. Ishte një nga ata lajme që të ngurtësojnë, të venë në mendime e të bëjnë t’a shohësh në ngjyrë gri edhe një ditë të bukur pranvere. Zemra jote kish pushuar së rrahuri e shpirti ish ngjitur në hapësirat e pafundme, atje ku ka vetëm jetë, jetë të pasosur…
Largimi yt është shumë i dhimshëm për fëmijët ende të vegjël, për gruan e re, për Niken, për Dianën e për prindërit e tu, të provuar aq shumë nga jeta, por edhe për gjithë shokët, miqtë e dashamirët që një kohë, aq shumë e dëshëruar, i shpërndau si zogjtë e klloçkës në të katër anët e Vëndit tonë e të botës. Përballë dhimbjesh të tilla lotët shterrin e fjalët nuk kanë fuqinë e duhur ngushulluese. Por jeta vazhdon e ngushullimin e vetëm e gjejmë në mendimin se, përtej atij çasti të pashmangshëm për asnjë frymor në këtë rruzull, gjejmë një tjetër botë, në të cilën mjerimet e ligësitë e botës sonë janë të panjohura.
Ti ishe një burrë në lulen e moshës, një baba, një bashkëshort, një bir që kishte mbi supe një familje mbi të cilën gjëma është e rëndë si plumbi. Për mua ti ishe një fëmijë, një djalosh, të cilit nuk i kishte dirsur ende mustaqja. Gjatë këtyre ditëve un kam biseduar me atë djalosh, që e kam njohur që fëmijë në një qendër banimi mes fushave të Myzeqesë, që quhej Pluk. Ishte vëndi që na kishte caktuar pusht-shteti për banim, vëndi ku rrodhën ditët tona nën peshën e ankthit të së nesërmes, nën tmerrin që sillte e përhapte së bashku me pluhurin e rrugës një maqinë Gaz me targë LU 6701, me ndonjë mustakoç brënda që paguhej vetëm për të mbjellë zi e për të organizuar arrestimin e ndonjerit prej nesh “në emër të popullit”.
Në atë atmosferë terrori u rrite edhe ti, duke mbajtur që në lindje etiketën e “armikut të popullit”. Do t’a ndjenin më shumë peshën e asaj shprehjeje sytë e tu të përlotur në një mbrëmje ogurzezë, kur partia kobzezë komuniste tregonte kthetrat, duke tmerruar njerëzit nëpërmjet një gjyqi të shpifur ndaj babait tënd të ndershëm. Do t’a ndjenje edhe më shumë kur në vend të librave të shkollës e mundësisë për të studjuar t’u dha një lopatë për të gërmuar dhè në arat e Plukut.
Çuditërisht, duke kapërcyer kohë e hapësirë, ti vjen në kujtesën time pa buzëqeshje, me një fytyrë të menduar, me sy që mundoheshin të depërtonin në një tjetër realitet të padukshëm, të pakapshëm….Ajo fytyrë e menduar nuk i përshtatej moshës së lodrave, ajo tregonte ritme jete të tjera që përpinin kohët. Ndoshta në mprehtësinë e thellësinë e shikimit tënd fshihej një e ardhme, për të cilën as që mund të ëndërrohej… Të sjell nëpër mend si fëmijë që shkonte në shkollën pranë shtëpisë ku banonja, më vonë me librat në dorë duke shkuar në gjimnaz, të kujtoj të heshtur në shtëpinë tënde bujare kur vinja të shihnja ndeshjet e futbollit në televizor.
Më pas u ndamë mbasi mua më përpiu rryma e terrorit, duke më çuar në burgje e internime larg Plukut. Kështu kaluan shumë vite, në të cilat ti u rrite e u burrërove. Pastaj koha bëri mrekullitë e saj e jeta të çoi atje, në Vendin e ëndërruar ku, ndoshta, mendimi yt fluturonte që kur ishe fëmijë. Zërin tënd prej burri e kam ende në vesh kur më ngushullove për vdekjen e prindërve të mij. Të faleminderit Berti.
Tani e tutje zërin tënd nuk do t’a dëgjoj më, por kujtimin tënd të djaloshit të Plukut do t’a mbaj gjithmonë në mëndje e në zemër. Ti e mbylle rrethin tënd shumë i ri, por ky ishte fati yt e me të nuk mund të luftohet. Ti u largove fitimtar nga kjo jetë, mbasi nuk u munde. Nuk u munde nga e keqja që të rrethoi në fëmijërinë e në rininë tënde të parë, mbete i ndershëm e jetove me dinjitet. Nuk u munde edhe nga beteja e mëpasme me jetën e vështirësitë e saj në një Vënd të madh e të lirë, por gjithmonë një Vend i huaj. Në atë Vend ti çove përpara një familje e nxore në jetë tre djem. Kjo ishte fitorja jote, ky është triumfi yt mbi vdekjen që të ndau prej tyre padrejtësisht. Ata do të rriten me kujtimin tënd në zemër e me krenarinë se babai u la një emër të nderuar. Ata do të të ringjallin ty para prindërve e të dashurve, do t’i japin sodisfaksion e stimul jetës së nënës së tyre, do të realizojnë në jetë atë që fati nuk t’a lejoi ty t’a sendërtonje. Lus Zotin, në dritën e të cilit shpirti yt i pastër sot prehet, t’u lehtësojë dhimbjen të dashurve të tu, pranë të cilëve jam me gjithë shpirt në këta çaste hidhërimi të pashoq e zbrazësire të llahtarëshme.
U luta për ty edhe njerëzit e tu në një kishë të qytetit ku banoj. Ndeza një qiri para figurës së Shën Anoit, të cilit i jam shumë besimtar, e të kujtova gjatë në meditimet e mija.
Lamtumirë Berti, lamtumirë djalosh i dashur, u prehsh në paqe e të qoftë i lehtë dheu që ka strehuar trupin tënd, lamtumirë!
Maj 2006

Marrë nga vëllimi : “Përsiatje njerëzore, letrare, shoqërore, historike” OMSCA-1 Tiranë 2011

blank

KINA DOBËSOHET PIKËRISHT KUR BIDENI IMPORTON RECETËN E SAJ EKONOMIKE – Nga FEDERICO RAMPINI – Përktheu Eugjen Merlika

 

Ekonomia kineze është në vështirësi, pikërisht kur Joe Biden “kopjon” recetën duke shkërbyer politikat industriale të Xi Jinping-ut. Të dhënat e sotme zbulojnë një ngadalësim të mirëfilltë të rritjes kineze në të gjithë sektorët: konsumet, investimet, prodhimi industrial, tregu I ndërtimeve të banesave. Papunësia rinore ka arritur një nivel maksimal prej 20 %. Frenimi ka shtyrë bankën qëndrore të Pekinit të shkurtojë përqindjet e interesit, në kundërprirje me atë që ndodh në Perëndim, ku autoritetet monedhtare e shtojnë vlerën e parasë për të luftuar inflaksionin. Por këto prerje të përqindjeve kineze dhe krijimi i një fondi monedhëtar prej 60 miliard dollarësh, rrezikojnë të jenë të pamjaftueshëm për të shëruar pasigurinë që ligështon ekonominë e dytë botërore. Shkaku i parë është zgjatja e shtrëngesave të lidhura me politikën shëndetësore “zero covid”, nga e cila Xi Jinping-u deri tani nuk ka dashur të shkëputet.
Ngadalësimi i rritjes kineze ka një ndikim të menjëhershëm mbi tregjet e lëndëve të para: nafta është ulur 5 % duke u kthyer në nivelet e mesit të shkurtit, para mësyemjes ruse n’Ukrainë. Kina është konsumuesja dhe importuesja më e madhe botërore e energjive fosile dhe pothuaj të gjitha lëndëve të tjera të para. Në dritën e të dhënave të fundit shumë përimtues i shohin në ulje parashikimet e rritjes së PPI në fund të vitit, duke i tkurrur në 3 %. Synimi zyrtar i qeverisë së Pekinit mbetet 5,5 % dhe Xi Jinping-u për arsye prestigji dëshëron që ecuria e PPI kinez t’a tejklojë atë amerikan, së paku në terma përqindësore (tejkalimi në madhësi absolute vazhdon të shtyhet). Por Xi nuk duket i gatshëm të verë në veprim manevra të harxhit publik të krahasueshme me ato që Pekini ushtroi për të dalë nga kriza e vitit 2008. Peshojnë ende bulat spekullative të grumbulluara që atëherë në sistemin financiar të tregut të ndërtimeve kineze të banesave, por edhe frika e rizgjimit të inflaksionit që, nga ana e tij, do të mund të shpërthente tensione shoqërore.
Një njohës i thellë i realitetit kinez, ish kryeministri australian Kevin Ruud, që sot drejton qëndrën e studimeve njujorkeze Asia Society, pohon se në qëndër të ngadalësimeve kineze është kthimi i socializmit. Në veçanti që nga viti 2017, Xi ka detyruar një kthesë majtas të politikës së tij ekonomike: degët e partisë komuniste kanë rifituar rolin e mbarështuesit në shumë ndërmarrje dhe disa grupe private kanë qënë të shtërnguar të pranojnë ndërmarrje të Shtetit në shoqërinë aksionere. Ky kthim në parësinë e partisë komuniste e të Shtetit është një mbrapakthim në krahasim me epokën “rishliberiste” të Ten Hsiao Pinit. Vështirësitë e rritjes kineze janë të paracaktuara të ushqejnë polemika mbi politikën ekonomike të Biden-it në Shtetet e Bashkuara. Në fakt manevrat e fundit legjislative të miratuara nga kongresi i Washintonit me shtytjen e Shtëpisë së Bardhë, hyjnë në orvajtjen për të “kopjuar Kinën, për t’a mundur në terrenin e saj”, që kisha përimtuar një vit më parë në syzimin tim “Të ndalohet Pekini”. Me këtë Administratë demokratike, ka edhe në Shtetet e Bashkuara një kthim të dorës publike n’ekonomi, edhe se në një kontekst mjaft të ndryshëm nga ai kinez. Manevra për financimet e ndihmat, ashtu sikurse Green Deal që do t’i japë financime dhe lehtsira energjive të përtëritëshme, janë pjesë e një kundërveprimi të humbjes së parësisë teknologjike amerikane në disa sektorë strategjikë. Biden-i, i mbështetur nga një rrymë e fuqishme mendimi në brëndësi të partisë së tij, është i bindur se, për të kundërshtuar ecjen përpara të Kinës duhen përdorur pjesërisht vetë metodat e saj, pra të bëhet një politikë industriale që të ndihmojë kampionët kombëtarë me mbështetjen e Shtetit. Që në vitin e shkuar, tërësia e “shpenzimeve tatimore” në dobi të industrisë private në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1400 miliardë, dhe manevrat e fundit të Biden-it do t’u shtojnë 350 miliardë.
Nga krahu liberist i partisë republikane fillon të dëgjohet një kritikë: nëse drejtueshmëria e Xi-së ka dështuar në Kinë, përse ta kopjojmë? Kundërshtarët e politikës industriale pohojnë se Amerika qe viktimë e një lajthitjeje të tillë në vitet Tetëdhjetë, kur “rreziku i verdhë” ishte Japonia, e një pjesë e elitës politike amerikane besoi se belegu i shumëkombëshmeve japoneze ishte rezultati i planifikimit qeveritar të Tokios. Më 1989 Dielli në Ngjitje hyri në një krizë të gjatë dhe shëmbëlltyrës japoneze i kaloi moda.

“Corriere della Sera”, 15 gusht 2022 Përktheu Eugjen Merlika

blank

Phillips: Nëse Serbia s’është e gatshme ta njohë Kosovën, marrëveshjet e vogla janë humbje kohe

Eksperti amerikan dhe njohësi i procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, David Phillips, në një përgjigje për Zërin e Amerikës ka thënë se në rast se Serbia nuk është e gatshme të pranojë Republikën e Kosovës si shtet, atëherë është humbje kohe marrja me marrëveshje të vogla.

Phillips ka thënë se procesi është qesharak, meqë qysh në fillim të negociatave nuk janë përcaktuar synimet, e të cilat sipas amerikanit duhet të jenë njohja reciproke dhe sovraniteti për Kosovën dhe Serbinë.

“Ky proces është qesharak. Që në fillim nuk janë përcaktuar se cilat janë qëllimet e dialogut. Qëllim i qartë duhet të jetë njohja reciproke dhe sovraniteti për Kosovën dhe Serbinë. Nëse Serbia nuk është e përgatitur ta pranojë këtë, është humbje kohe të gërmojmë skajet e marrëveshjeve të vogla”, tha për Zërin e Amerikës, eksperti amerikan, David Phillips.

Eksperti amerikan ka thënë se edhe në takimin e 18 gushtit, qasja e Serbisë ndaj Kosovës do të jetë e njejtë.

“Serbia asnjëherë nuk ka shkuar në Bruksel me vullnet të mirë, apo me dëshirë për të arritur ndonjë rezultat të vërtetë. Sigurisht që dialogu është i rëndësishëm dhe palët duhet të qëndrojnë në kontakt me njëra-tjetrën. Por, nuk ka arsye të mendohet se qasja e Serbisë kësaj radhe do të jetë ndryshe nga ajo që ishte në të kaluarën kur ajo shfaqet dhe përpiqet të turpërojë dhe tallet me delegacionin e Kosovës. Më 18 gusht do të shohim një përsëritje të asaj që e kemi parë më parë”, ka thënë tutje Phillips./VOA/./Express/

blank

Ballkani i Hapur, 3 qëndrime në 3 minuta nga presidenti Bajram Begaj

Momenti kur duhej t’i përgjigjej për Ballkanin e Hapur gazetarit të RTK-së, Bashkim Vishaj ishte edhe më i sikletshmi për presidentin Bajram Begaj, gjatë intervistës në përfundim të vizitës në Kosovë.

Në përgjigje lexohej përpjekja për të evituar konfliktin me kryeministrin Edi Rama, po aq sa edhe dëshira e mirë për të mos krijuar pakënaqësi të tjera tek politikanët e Kosovës. Prandaj Begaj u sorollat me pak mundim për të gjetur fjalët e duhura dhe si përfundim, doli me 3 qëndrime të ndryshme brenda 3 minutave, (nga min 15:00 deri në min 18:00) kur foli për Ballkanin e Hapur.

1) Siç kanë thënë dhe amerikanët…

Në 8 Qershor të këtij viti i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se e mbështet Ballkanin e Hapur si një projekt ekonomik, jo politik. Ai gjithnjë ka theksuar se nisma nuk mund të jetë e plotë pa gjithëpërfshirjen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra Kosovën, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Pak a shumë te ky qëndrim u strehua presidenti i ri Bajram Begaj kur u përgjigj në fillim:

“Ballkani i Hapur nëse do të jetë një iniciativë, i cili do të mbetet siç është përmendur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në planin gjithëpërfshirës, me të drejtën sovrane të çdo vendi, me pjesëmarrjen e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me interesa qartësisht ekonomike, që do të bëjë të mundur shkëmbimin e lirë të mallrave dhe kalimin e lirë të njerëzve dhe do të bëjë heqjen e disa burokracive, them se duhet të përfitojmë të gjithë. Nëse përfitojnë të gjitha vendet është shumë e duhur. E di që Kosova dhe Shqipëria kanë qëndrime të kundërta për të por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin”

2) Në anën e Kosovës

Por në përgjigjen e radhës, presidenti Begaj doli nga argumentat “amerikane”. Ai artikuloi një qëndrim që në përmbajtje qëndron kundër shtysës pasionante që i ka dhënë kryeministri Rama projektit të Ballkanit të Hapur.

Ka qenë Rama që e ka shtyrë para projektin në sinkron me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin, duke rënë dakort që me Kosovën, nuk bie dakort për këtë temë.

Krejt ndryshe u shfaq Bajram Begaj kur tha:

“Unë jam në atë që çdo iniciativë rajonale, kur ne jemi të gjithë bashkë dhe të gjithë shqiptarët janë bashkë them se duhet të përkrahet. Them se duhet pak kohë. Dhe duhet të marrim kohë. T’i diskutojmë gjërat hapur. Të konsultohemi me njëri-tjetrin dhe vendimmarrjet që duhet të marrim duhet të jenë të gjitha në interes kombëtar. Çfarë është e mirë për kombin shqiptar, ta vendosim bashkarisht, përpara se ta bisedojmë me të tjerët”

3) Mikpritje për Ballkanin e Hapur

Por i ngacmuar sërish nga gazetari i RTK-së, që kërkoi një përgjigje më të drjtpërdrejtë, Begaj tha se nisma e Ballkanit të Hapur për të është “e mirëpritur”. Ai iu referua si një nismë që kishte në thelb përfitime ekonomike për popullin shqiptar.

Nuk kishin kaluar as tre minuta nga përgjigjet e mësipërme dhe Begaj e mbylli këtë temë duke thënë:

“Çdo iniciativë rajonale, e cila ka në thelbin e vet përfitime ekonomike dhe direkte të mirëqënies së njerëzve apo të popullit të Kosovës apo të Shqipërisë, unë them se është e mirëpritur”.

Nuk ka nevojë për shumë vëmëndje për të dalluar kakofoninë që përcjell presidenti në vetëm tre minuta nga intervista. Është e qartë se Begaj nuk e ka të formësuar një qëndrim të vetin për projektin e Ballkanit të Hapur. As nuk ka ndonjë shqetësim mbi komplikimet ku e fut marrëdhënien Shqipëri-Kosovë nisma Rama-Vuçiç.

Meqënëse vjen nga jashtë politikës, ai bëhet për herë të parë pjesë e debatit. Për pasojë, shqetësim parësor i presidentit është të ruajë një marrëdhënie të mirë, pa andralla me të gjithë faktorët, që janë përfshirë në përplasje për Ballkanin e Hapur./Lapsi.al

blank

Ambasadori Hill me një mesazh para takimit Kurti-Vuçiq: Kërkohen koncesione nga të dyja palët

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin e radhës Kurti-Vuçiq që pritet të mbahet më 18 gusht. Hill, që ka përvojë të madhe në politikën e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se duhet të ketë propozime të qarta dhe se duhet koncesione nga të dyja palët që të arrihen zgjidhjet.

Lidhur me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Prishtina po planifikon likuidimin e serbëve në veri të Kosovës”, Hill theksoi se dëshiron që “Beogradi dhe Prishtina të fokusohen në bisedime”.

“Përdorimi i mesazheve publike është i qartë për mua, por është e rëndësishme që ato të fokusohen në propozime shumë specifike, në frymën e koncesioneve dhe kompromiseve”, deklaroi Hill.

Ai vuri në dukje se ky është një moment serioz në dialog dhe prandaj është e rëndësishme që të dyja palët të përpiqen të bëjnë përparim.

“Kemi një situatë shumë të vështirë në Ukrainë, pushtimin e një vendi fqinj nga Rusia me brutalitet që nuk është parë prej dekadash”, vlerësoi Hill dhe theksoi se në atë situatë BE dhe SHBA bashkëpunojnë shumë ngushtë.

“Shpresoj që Kosova dhe Serbia ta kuptojnë këtë dhe se të dyja palët nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës për të përfituar. Problemet që ndajnë Prishtinën dhe Beogradin janë të njohura. Zgjidhjet janë ofruar dhe fokusi duhet të jetë në to, në vend të deklaratave publike”, shtoi Hill për median serbe FoNet.

Hill ka dhënë shumë dekalrata lidhur me dialogun gjatë ditëve të fundit, ku njëra prej tyre ishte edhe ajo e përfshirjes së temës së Asociacionit të Komunave Serbe në dialog. Ai tha se ka shumë modele në Europë në të cilat mund ta bazohet Asociacioni.Express

blank

Berlusconi përgatit rikthimin: Italia ka nevojë për mua – Nga Hannah Roberts

Si manjat pronash të patundshme, i medias dhe tri herë kryeministër i Italisë, karriera e Silvio Berlusconit tashmë i ka kaluar tri dekada.

Në vitet e fundit, megjithatë, profili i tij ka qenë shumë më i ulët. Për shkaqe sëmundjesh, shpesh është shfaqur në aktivitete partie vetëm në lidhje video, ndërkohë që iu ndaluan funksionet publike në Itali pas dënimit për mashtrim me taksat.

E megjithatë, në moshën 85 vjeç, kur shumica e bashkëmoshatarëve do të rehatonin këmbët e lodhura, ish-kryeministri ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhje. “Në këtë mënyrë të gjithë do të ishin të lumtur”, tha për Radio RAI, me atë vetëbesimin e pakrahasueshëm.

Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, zgjedhjet e 25 shtatorit me shumë gjasa do të nxjerrin triumfues koalicionin e krahut të djathtë, me Berlusconin si ‘kingmaker’ (person influencues në caktimin e kandidatëve), çka do t’i jepte ndikim të madh për pesë vitet e ardhshme.

Rikthimi është rezultat i ndjenjës së detyrës, tha ai për POLITICO, në përgjigjet me shkrim për pyetjet e bëra. Sipas tij, Italia ka nevojë për vlerat që vetëm partia e tij i përfaqëson për rilindjen e ekonomisë. “Prindërit më kanë mësuar që kur ta ndjej fuqishëm brenda meje ndjenjën e detyrës për të bërë diçka, atëherë duhet të gjej kurajën për ta bërë”.

Pavarësisht dominimit të politikës dhe medias italiane për dy dekada, jo shumë kohë më parë u duk se karriera politike e Berlusconit kishte marrë fund.

Imazhi i tij u njollos nga i ashtuquajturi skandali bunga bunga, për orgjitë në vilën luksoze jashtë Milanos. Më 2011, kriza e borxhit kombëtar e detyroi t’ia linte pushtetin teknokratit Mario Monti. Ai u përball me procese të shumtë para se të dëbohej nga Senati pas dënimit për evazion taksash më 2013.

Por vala e papritur e populizmit nacionalist gjatë dekadës së fundit solli një mundësi që Berlusconi të krijonte reputacionin si i moderuar i përgjegjshëm pro-BE. Ai u zgjodh në Parlamentin Evropian më 2019, ndonëse rrallë ka marrë pjesë në votime. Vitin e kaluar, rehabilitimi i tij u duk i plotë kur u bashkua me koalicionin e madhe të udhëhequr nga ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

Pastaj, muajin e kaluar, me sa duket duke nuhatur një ndryshim në erërat politike, ai u bashkua me partnerët e tjerë në koalicion duke tërhequr përkrahjen për qeverinë e Draghit e duke detyruar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, për të cilat e djathta duket se është në rrugën e duhur për t’i fituar. Tre ministra të tij dhanë dorëheqjen nga partia e tij, Forza Italia, duke thënë se ai ishte “i papërgjegjshëm” dhe vinte interesat partiakë para atyre të vendit.

Berlusconi nuk pranoi asnjë faj për rrëzimin e qeverisë, duke deklaruar: “Do të kishim preferuar që qeveria e Draghit të kishte vazhduar deri në përfundimin natyral të legjislaturës, me zgjedhjet më 2023… Kjo nuk ishte e mundur për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të 5 Stelle dhe lojërave me dy porta të Demokratëve. Prandaj nuk pati zgjidhje tjetër përveçse kthimit mbrapsht të votës te populli”.

Megjithatë, nuk janë vetëm votuesit italianë që e djathta duhet të bindë, por edhe tregjet financiare ndërkombëtare, agjencitë vlerësuese, qeveritë dhe institucionet evropiane, të cilët druhen se qeveria më e djathtë në historinë e pasluftës në Itali mund të paraqesë rrezik për demokracinë dhe aleancat e Italisë në BE dhe NATO.

Nëse institucionet ndërkombëtare nuk janë të bindura se Italia plot borxhe do të jetë në duar të sigurta, kostoja e huave do të shkojë në qiell dhe hapësira e qeverisë për manovrime do të zvogëlohet shumë.

Kthesa 180-gradëshe për Putin

Ndër arsyet për këto shqetësime kanë qenë marrëdhëniet e ngrohta nga disa në aleancë me parti të ekstremit të djathtë në disa vende, si Vox në Spanjë, dhe me autoritarë si kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe president rus Vladimir Putin.

Lega nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi më 2017 me Rusinë e Bashkuar, partia që përkrah Putinin, dhe Salvini tentoi një mision paqeje të paguar nga ambasada ruse në fillim të këtij viti. Berlusconi ka pasur miqësi të gjatë me Putinin, edhe pushime në daçën e tij dhe gjatë këtij muaji u detyrua të përgënjeshtronte artikujt se ka folur me ambasadorin rus në Romë dhe se përkrah pozitën e Rusisë.

Deri tani, ai ka qenë i heshtur për inavazionin rus në Ukrainë. Por në komentet e tij për POLITICO, Berlusconi e dënoi pa asnjë mëdyshje ish-mikun e tij: “Sulmi i Rusisë në Ukrainë ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe ka sjellë një luftë të dhimbshme në zemër të Evropës”.

Duke parë pas në periudhën si kryeministër, Berlusconi deklaron se ka punuar për të përmirësuar marrëdhëniet midis Rusisë e Perëndimit. Marrëveshja NATO-Rusi më 2002 në Romë “mund të kishte nisur një erë në të cilën Rusia do të ishte partnere dhe bashkëbiseduese e besuar”. Ai tha se është “thellësisht i zhgënjyer” nga Putin.

Berlusconi mohoi që ndonjë nga partitë në aleancën e djathtë të ishte ekstremiste, duke thënë se koalicioni është i qendrës së djathtë dhe se “nuk ka të bëjë aspak me lëvizjet ekstremiste në vendet e tjera”.

“Ne jemi pro-Evropë, pro-Perëndim, pro-NATO, me demokracinë liberale si pikë referimi”, thotë Berlusconi, duke shtuar se nuk do të merrte pjesë në asnjë qeveri nëse nuk do të ishte absolutisht i sigurt për “korrektesën demokratike, ndjenjën e përgjegjësisë dhe besnikërinë karshi Evropës e Perëndimit”.

Sipas Berlusconit, është e majta e qendrës që duhet parë me dyshim, pasi në koalicion ka një parti ekstremit të majtë që votoi kundër hyrjes së Suedisë e Finlandës në NATO.

Pavarësisht profilit tashmë më të ulët, Berlusconi ende e ka aftësinë të shkaktojë tronditje. Javën e kaluar, gjatë diskutimit të një reforme të propozuar për sistemin presidencial, ai sugjeroi që Presidenti Sergio Mattarella do të duhej të jepte dorëheqjen nëse miratohej. Komenti u pa si sulm kundër Presidentit Mattarella, garantues i ‘checks and balances’ dhe politikani më popullor në Itali. Kundërshtarët e akuzuan Berlusconin se po komplotonte për të çmontuar sistemin demokratik të Italisë dhe se ai e donte rolin për vete. Berlusconi ka mohuar çdo dëshirë për t’u bërë president.

Ai mund të aspirojë për rolin e dytë më të lartë institucional në Itali, President i Senatit, por do të ishte një zgjedhje shumë polemizuese dhe aleatët deri tani nuk kanë shfaqur përkrahje.

Por edhe pa një rol formal institucional, për sa kohë që merr vota që shpreson, Berlusconi do të ketë fuqi të madhe në qeverinë e ardhshme.

“Nëse merr 7 deri 8 për qind, siç pritet, kjo mund të bëjë dallim të madh midis një fitoreje të qartë për të djathtën dhe një rezultati të rrëmujshëm”, thotë Daniele Albertazzi, profesor i politikës në Universitetin e Surrey-t. “Ai do të ishte përcaktues për mbijetesën e koalicionit. Dhe të jeni të bindur që do t’i bëjë aleatët ta ndiejnë këtë”.

Ideologjikisht, ka një marrëveshje të gjerë midis aleancës së krahut të djathtë për një program elektoral që parashikon ulje taksash dhe kufizim imigracioni. Por Berlusconi mundet, nëse do, të vizatojë shumë vija të kuqe. Pozicioni qendror i Forza Italia-s do të thotë se është e vetmja nga partitë që teorikisht mund të kalojë në mbështetje të një qeverie teknike apo me prirje nga e majta, pa paguar një çmim të lartë me votuesit.

“Ai është thelbësor. Në qendër mund të luajë shumë lojëra”, thotë Albertazzi. “Do të mbetet i rëndësishëm edhe për pesë vitet e ardhshëm”.

Marrë nga Politico.eu-Përgatiti: SYRI.net

blank

Kosovë – Serbi: A mund të përshkallëzohet sërish konflikti në rajon?

Para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel mediat serbe vazhdojnë t’i hedhin benzinë zjarrit në konfliktin për dokumentet e udhëtimit mes Kosovës e Serbisë. A mund të shkallëzohet sërish konflikti në rajon?

Nga Nemanja Rujevic

“Ai po përgatit masakra në Kosovë”, kështu e titulloi gazeta bulevardeske “Informer” një shkrim të sajin, me foto të kryeministrit kosovar Albin Kurti, Kurse sipas gazetës “Vecernje novosti” madje janë bërë gati edhe snajperë, që me gjasë do të eliminojnë politikanë drejtues të pakicës serbe në Kosovë. Si këto dy gazeta gati i gjithë shtypi i Beogradit nuhat luftën, pa pasur prova të qarta për këtë. Përjashtim përbëjnë vetëm pak media të pavarura, që nuk varen nga Vuçiqi.

Së fundmi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u shkallëzuan pas vendimit të qeverisë së Kosovës të zbatojë rregullore të reja për udhëtarët me pasaportë serbe dhe automjetet me targa serbe. Sipas saj, serbët kur të hynin në Kosovë do të pajiseshin me dokumente provizore kosovare, dhe automjetet me targa serbe brenda një afati duhej të zëvendësoheshin me ato kosovare. Serbia e praktikon këtë prej vitesh për qytetarët kosovarë. Kryeministri Kurti kishte kohë që këmbëngulte për të ashtuquajturin “reciprocitet”, pra që për të dyja palët të vlejnë rreguKosovë: Shtyhet për një muaj vendimi për reciprocitet me Serbinëllore të njëjta.

Frika se Rusia mund të ndezë situatën

Vërtet që këto masa u tërhoqën brenda një kohe të shkurtër, por situata është shumë e tensionuar. Disa vëzhgues madje shohin edhe rrezikun e vërtetë të luftës në Ballkan. Një argument që dëgjohet, është se Rusia mund t’i përdorë këto tensione dhe të hapë një front tjetër përmes Serbisë tradicionalisht aleate, për të larguar vëmendjen nga lufta agresore në Ukrainë. Serbia është i vetmi vend kandidat i BE që nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës. Ky vend e dënoi sulmin rus dhe në rezolutat e OKB votoi kundër Rusisë. Por presidenti Vuçiq që qeveris gati i vetëm prej 10 vitesh njihet për akrobacitë e tij politike mes Lindjes e Perëndimit.

Sa realiste është një luftë e re, aty ku në vitet 90-të u rrëzua përgjakshëm Jugosllavia? Do t’i hynte Serbia vërtet rrezikut të përballej sërish me NATO-n, që është prezente në Kosovë dhe Bosnje, kurse Mali i Zi dhe Kroaca fqinje janë anëtare të aleancës transatlantike?

Me gjasë gjithkund ka rrezik

“Elitat politike në këtë rajon nxjerrin përfitime nga nacionalizmi dhe prodhojnë për këtë tensione të llogaritura”, thotë Mladen Lisanin nga Instituti serb për Studime Politike (IPS). Asnjëra palë nuk ka interes për luftë, por lufta me zjarrin mund të dalë nga kontrolli në çdo moment, thotë politologu.

Vërtet në mediat serbe paralajmërohet rregullisht për rreziqet për serbet dhe serbët thjesht sepse janë serbë. Këto rreziqe përgjojnë në Kroaci, në Bosnje, Mal të Zi, por më së shumti në Kosovë.

Konflikti aktual për dokumentet e udhëtimit dhe targat është për qeverinë Kurti një masë që duhej marrë prej kohësh, për shumë serbë një provokim i padurueshëm. Në fillim të gushtit serbët reaguan me barrikada, kur filloi zbatimi i reciprocitetit. Ushtria serbe rriti gatishmërinë, edhe pala kosovare dërgoi njësi të posaçme të policisë, u dëgjuan edhe të shtëna armësh. Një raund i ri i vringëllimit të rmëve, që mund të përsëritet rishtazi. Pas pezullimit të përkohshëm qeveria Kurti kërkon t’i rivendosë masat në fillim të shtatorit.

Të enjten më 18 gusht kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq takohen në Bruksel më ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, por pritshmëritë nga ky takim nuk janë të mëdha. Edhe ndërmjetësimi i BE mes dy palëve ka sjellë shumë pak rezultate në vitet e fundit.

Marrëdhëniet e mira të Serbisë me NATO-n

“Kujtdo që i bie ndërmend të na sulmojë, ne do ta mbrojmë Serbinë, dhe që është më e rëndësishmja ne do të fitojmë”, tha Vuçiq së fundmi në një fjalim. Presidenti që qeveris gati pa kufizim thekson me dëshirë, se sa e fortë është bërë ushtria serbe, dhe se sa rol ka luajtur ai për këtë.

Zyrtarisht Serbia është neutrale nga ana ushtarake. Ushtria zhvillon në vitet e fundit manovra të rregullta me Rusinë, por edhe me shtetet e NATO-s. Në dy dekadat e fundit ushtria është ristrukturuar sipas modelit perëndimor dhe merr pjesë në iniciativën e NATO-s, “Partneritet për paqen”. Bashkëpunimi me NATO-n është i mirë. Më shumë se kaq nuk ka se ç’ kërkohet. “Anëtarësimi i Serbisë në NATO është komplet jo realist, shumica e popullit është kundër. Për elitat politike do ishte një rrezik i madh”, thotë Lisanin.

Sipas sondazheve, 80-90% e serbëve janë kundër anëtarësimit në NATO. Bombardimet e NATO-s në vitin 1999 nuk janë harruar nga shumë serbë, ato keqpërdoren shpesh nga mediat kryesore. “Politikanët serbë reagojnë me hipokrizi; përmes shtypit bulevardesk ata zhvillojnë një fushatë të pandalur kundër NATO-s, kurse në heshtje zgjerojnë bashkëpunimin me aleancën”, thotë Maja Bjelos nga Qendra e Beogradit për Sigurinë Politike”, BCBP. Megjithatë edhe në perëndim heshtet më shumë për bashkëpunimin e mirë me Serbinë.

Kosova dhe Serbia: Askush nuk do luftë

Bjelos nuk beson se mund të fillojë një luftë e re, ashtu si shumë ekspertë të tjerë. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor politikanët qeverisës simulojnë rregullisht kriza për t’i çaktivizuar po vetë dhe kështu paraqiten si “faktorë stabiliteti”. BE e mbështet këtë politikë të “stabilokracisë”, thotë Bjelos. Kritikët e akuzojnë  Brukselin se kujdeset më shumë për stabilitetin se sa për demokracinë në rajon.

“Për këtë arsye mund të priten tensione në rajon, por jo konflikte të armatosura”, thotë Bjelos. Reagimi i përbashkët politik, diplomatik dhe ushtarak i perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës, i tregon politikanëve të Ballkanit, se çfarë çmimi do të paguajnë ata, nëse do të shkaktojnë një gjë të tillë.”.DW

blank

Leter e hapur drejtuar Dr. Berishes, per nje kauz te drejte, gjithperfshirese dhe fituese Nga Gazmend Rusi

QYTETARI dhe mendimi i tij per thirrjen: “Shqiperia ne rrezik! Cfar duhet te bejme?”

Duke mos e patur “fatin” si shume te tjere qe jane te ftuar dhe te pranishem per te dhene mendimet e tyre, ne takimet me Dr. Berishen, me sloganin “Shqiperia ne rrezik! Çfarë duhet te bejme?”, per gjetjen e rrugeve te daljes nga kjo situate e veshtire qe po kalon vendi yne, e cila kerkohet ne pjesen e dyte te sloganit “Çfarë duhet te bejme”, po shprehem si qytetar i ketij vendi si me poshte:

Ne keto takime jepen shume mendime te vlefshme nga eksperte te fushave te ndryshme, dhe nese keto mendime do te perfshiheshin ne programin opozitar sipas mendimit tim, do te ishte pozitive sepse do te rritej besueshmeria per opoziten neser ne pushtet,  .

Ne keto takime nuk jepet asnje mendim, asnje ide apo te artikulohej ndonje kauz qe do t’i sherbejne protestave te ardhshme, ne menyre qe ato te jene te studiuara dhe te koordinuara me opoziten ne teresi, per te qene protesra te suksesshme dhe FITUESE.

Nisur nga sa me siper, po investohem ne vete te pare (pasi nuk kam mundesi per te qene i ftuar ne takimet e dott. Berishes (pasi jam i pa angazhuar politikisht, zgjedhje personale), per te dhene mendimin tim modest si qytetar, duke parashtruar elementet kryesor te nje kauze te drejte dhe fituese, per protestat e ardhshme, te cilat vendosin ne qender te protestes magjistratet e korruptuar ne sistemin e drejtesise, te cilet nepermjet hetimit dhe gjykimit te aferava te politikaneve (mbi baze te kallezimeve te shumta qe behen ne SPAK), japin vendime ne shkelje te ligjit per te mbrojtur politikanin e korruptuar duke u bere pale me ta ne aferat e tyre, duke konsumuar keshtu vete gjyqtaret vepren penale te “Shperdorimit te detyres”.

Cilat jane hapat qe duhet te ndiqen per te patur nje proteste me kauz korrupsionin ne sistemin e drejtesise?

KAUZA: KORRUPSIONI NE SISTEMIN NE DREJTESISE.

Hapat qe duhet te ndiqen per te patur proteste te drejte, fituese dhe gjithperfshirese

  1. OBJEKTI I KAUZES:  Magjistratet e korruptuar (Opgj, Prokurpr, Gjyqtar)

Opozita, per cdo rast te konstatuar se ekziston nje Vendim i formes se prere (Apelit), perfshi edhe denoncimet nga qytetare te angazhuar, (opozita ka departamentin perkates qe merret me anti korrupsionin) te hartoje dhe formuloje kallzimin  e rastit, me bazen ligjore perkates, kallzimin penale ne SPAK, ndaj OPGJ, Prokurorit, dhe Gjyqtareve te ceshtjes ne fjale, te cilet me dashje dhe me vullnet te lire kane shperdoruar detyren duke mbrojtur politikanet e korruptuar, te cilet kane pervetesuar taksat e qytetareve shqiptar.

  1. SHPALLJA E KAUZES: Ne protesten e rradhes

Te nesermen e kallzimit ne SPAK, protesta te cvendoset poshte zyres se politikanit te korruptuar, per te mos e lene ate te hyje ne zyre, por te paraqitet ne SPAK per te dhene shpjegime per rrethanat e faktit per te cilen ai ka dijeni dhe eshte i perfshire ne korrupsion.

 

  1. REZISTENCA: Pa ndalim, deri sa politikani  kurruptuar te shkoje ne SPAK.

Protesta nuk duhet te nderpritet poshte zyres se politikanit te korruptuar deri sa ai te shkoje ne SPAK per te dhene shpjegim per rrethanat e ceshtjes per te cilen ai ka dijeni pasi eshte i dyshuar per korrupsion me pasoje shkaktim demi te madh ekonimik ne dem te buxhetit te shtetit.

  1. PERDORIMI I MASMEDIAS: Ne te gjitha mediat vizive, te shktuara dhe rrjetet sociale.

Te fillohet nje fushate diskretituese ne TV,media te shkruara dhe rrjete sociale per politikanin e korruptuar dhe magjistratet qe e kana mbrojtur duke dhene vendime ne kundershtim me ligjin.

  1. LEGJITIMITETI MORAL I PROTESTES. 100% dhe gjithperfshirese.

Duke qene se kemi ne dore nje vendim te formes se prere (APELI), atehere legjitimiteti edhte i garantuar (carta canta), sepse nuk ka qytetar qe te mos e mbeshtese nje kauz qe ka ne  qender te saj korrupsionin e politikaneve, sepse eshte vertetuar se:

Jane vjedhur qytetaret shqipetare, si elektorati i djathte, elektorati i majte, elektorati i qendres dhe elektorati gri, dhe protesta qo te jete gjithpefshirese dhe pa dallime partiake.

Protesta ka legjitimitet moral per te vazhduar pa nderprerje deri sa SPAK te therrase politikanin e korruptuar, duke vene nen presion edhe vete SPAK-un per mosveprim kur protesta vazhdoje pa nderprerje

Me te drejte do te shtrohet pyetja:

Nje proteste me kauz korrupsionin ne drejtesi a eshte FITUESE?

Sigurisht qe eshte FITUESE, sepse:

Disponohet nje Vendim formes se prere (Apeli), ne te cilin eshte konstatuar “Shperdorimi i detyres” nga ana e magjistrateve (carta canta), gje qe tregon per nje drejtesi te kapur dhe ne sherbim te politikaneve te korruptuar.

P.S. A do t`a pranoje Dr. Berisha kete propozim per protesten e pare te shtatorit? 

blank

Guterres do takohet të enjten me Zelenskyn dhe Erdoganin në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres. Kiev, 28 prill 2022.

RFE/RL

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet të enjten në Ukrainë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i OKB-së, i cili tha gjithashtu se të premten Guterres do të vizitojë portin e Detit të Zi të Odesa-s, ku eksportet e grurit kanë rifilluar sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha të martën se Guterres do të takohet me Zelenskiyn në Lviv në Ukrainën perëndimore ku do të diskutojnë mbi situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhias, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin me Rusinë.

Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë centralit bërthamor që ndodhet në Ukrainën lindore, të cilën forcat ruse e morën nën kontroll në fazat e hershme të pushtimit të tyre më 24 shkurt. Fabrika është ende duke u operuar nga teknikë ukrainas.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mund të ndihmojnë në organizimin e një vizite të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Zaporizhia nga Kievi, por Rusia tha se çdo mision që kalonte përmes kryeqytetit të Ukrainës ishte shumë i rrezikshëm.

Të shtunën, Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, e cila përbëhet nga zyrtarë rusë, ukrainas, turq dhe nga OKB-ja, të cilët mbikëqyrin eksportet e drithit dhe plehrave kimike të Ukrainës në Detin e Zi.

Tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, duke bërë të mundur dërgimin e qindra mijëra tonëve drithë ukrainas për blerësit ndërkombëtarë. Kombet e Bashkuara thanë se marrëveshja synon të lehtësojë një krizë globale të përkeqësuar ushqimore.

blank

Pritjet e analistëve ndërkombëtarë për dialogun Kosovë-Serbi, janë të zymta

VOA/Artan Haraqija

Të enjten më 18 gusht, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Bruksel, mes shtimit të tensioneve dhe retorikës mes të dy vendeve. Ekspertët ndërkombëtarë nuk presin arritjen e ndonjë marrëveshjeje, ndonëse takimet shihen si zhvillim pozitiv për uljen e tensioneve në rajon. Ekspertët i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të ndryshojnë politikat e zgjerimit pasi momentalisht ndikimi i bllokut evropian ka shënuar rënie.

Tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë e kanë nxitur Bashkimin Evropian dhe NATO-n të ftojë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin, Aleksandar Vuçiq në Bruksel më 17 dhe 18 gusht.

Ky do të jetë takimi i tretë në Bruksel në mes tyre. Takimi i parë ishte në qershorin e vitit 2021 dhe i dyti pas një muaji, në korrik.

Asnjë nga këto takime nuk prodhoi rezultate.

Ekspertët nuk shprehen optimist as për takimin e tanishëm.

Ajo që nxit edhe më shumë mosbesim është retorika e ashpërsuar e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

“Do të ishte tërësisht e papërgjegjshme të përjashtojë mundësinë e tensioneve të reja dhe një konflikti të ri, me gjithë këto politika agresive të Beogradit. Eshtë e mundshme”, i tha kryeministri Kurti “Reuters” më 10 gusht.

“Mos vrisni njerëz. Dhe ne nuk duam të vrasim njeri, nuk e kemi ndërmend… Po ju them po përgatisin likuidimet e popullit tanë në veri”, tha presidenti serb, Vuçiq, një ditë më pas.

Pas këtyre deklaratave, Bashkimi Evropian i paralajmëroi ata se “politikanët e nivelit të lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për përshkallëzimin e situatës që çon deri te rritja e tensioneve dhe mundpësitë për dhunë në rajon”.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ndonëse i shqetësuar për retorikat nxitëse shprehet më optimist për dialogun mes tyre.

“Personalisht, mendoj se kemi më shumë arsye për optimizëm sesa pesimizëm, por edhe se të gjitha palët duhet ta frenojnë pak retorikën e tyre, sepse pati disa fjalë të ashpra, që nuk i ndihmojnë shumë këtij procesi”, tha ambasadori Kristofer Hill gjatë intervistës me televizionin publik serb më 13 gusht.

blank

Mirëpo, analistët janë më të zymtë në parashikimet e tyre.

“Ky proces është qesharak. Që në fillim nuk janë përcaktuar se cilat janë qëllimet e dialogut. Qëllim i qartë duhet të jetë njohja reciproke dhe sovraniteti për Kosovën dhe Serbinë. Nëse Serbia nuk është e përgatitur ta pranojë këtë, është humbje kohe të gërmojmë skajet e marrëveshjeve të vogla”, tha për Zërin e Amerikës, eksperti amerikan, David Phillips.

Ndërsa për zonjën Ivana Stradner nga Instituti amerikan “Enterprise”, rreziku i dështimit të BE-së në Ballkan rrezikon t’i humbasë bllokut evropian në tërsi besueshmërinë.

“Kam frikë se BE-ja nuk e ka një plan të qartë për Ballkanin. Ky është shqetësimi im kryesor pse nuk kam shumë shpresë për takimin e ardhshëm se do të zgjidhë të gjitha problemet që kanë ekzistuar për më shumë se një dekadë. Ky do të jetë një test serioz për BE-në, nëse ata do të jenë të gatshëm dhe në gjendje të zgjidhin këtë krizë përpara vjeshtës. Duhet sa më shpejtë të veprojnë, sepse kohët e fundit ata njoftuan zgjerimin e mëtejshëm të BE-së dhe u dhanë vendeve të tjera si Moldavia mundësinë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Nëse ata nuk dërgojnë një sinjal të fortë në Ballkan atëherë pikëpyetja për vende si Ukraina dhe Moldavia, do të ishte nëse zotimi për zgjerim i BE-së është një premtim i rremë”, tha zonja Stradner për Zërin e Amerikës.

Dialogu në Bruksel ka filluar në marsin e vitit 2011, dy vitet e para vetëm teknik e më pas në nivelin e udhëheqësve politik.

Marrëveshja e parë në korrikun e vitit 2011 për lëvizje të lirë, ishte ajo që nxiti tensionet e fundit në Kosovë. Marrëveshja iu mundësonte qytetarëve të kalonin kufirin me një letërnjoftim dhe një dokument të shkruar “hyrje/dalje” që lëshohet në kufi. Serbia e nisi zbatimin e saj menjëherë, ndërsa Kosova jo, duke lejuar personat me dokumente të Serbisë të futeshin në Kosovë pa nevojën e një dokumenti shtesë.

Kryeministri Kurti vendosi të kërkojë zbatimin e saj, gjë që çoi në tensione dhe bllokimin e rrugëve në veri. Kosova gjithashtu vendosi të zbatojë pikën tjetër të marrëveshjes së para 11 vjetëve, që u kërkon banorëve serbë të Kosovës të përdorin targa të Kosovës. Aktualisht ata përdorin targa të Serbisë.

Në vitin 2013, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, nënshkruan një marrëveshje prej 15 pikësh për normalizimin e marrëdhënieve, ku ndër të tjera parashikohej edhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe të Kosovës.

blank

Prill, 2013-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryediplomatja e BE-së, Catherine Ashton dhe Kryeministri serb, Ivica Daçiq

Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar ka kërkuar që kjo çështje të diskutohet më 18 gusht.

Mirëpo fakti që mbi 30 marrëveshje të nënshkruara, një mori prej të cilave asnjëherë nuk është kuptuar nëse vërtetë zbatohen apo jo, nxit frikën për humbjen e besimit në aftësinë e BE-së për të shënuar sukses me këtë dialog.

Nuk i takon BE-së të imponojë zgjidhje ndaj partnerëve, veçanërisht tek ata partnerë që e kanë shprehur qartë se objektivi strategjik i tyre është t’i bashkohen BE-së. Rruga drejt BE-së është në fakt mjeti që BE-ja ka dhe natyrisht ne po e përdorim atë”, tha së fundi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Serbia asnjëherë nuk ka shkuar në Bruksel me vullnet të mirë, apo me dëshirë për të arritur ndonjë rezultat të vërtetë. Sigurisht që dialogu është i rëndësishëm dhe palët duhet të qëndrojnë në kontakt me njëra-tjetrën. Por, nuk ka arsye të mendohet se qasja e Serbisë kësaj radhe do të jetë ndryshe nga ajo që ishte në të kaluarën kur ajo shfaqet dhe përpiqet të turpërojë dhe tallet me delegacionin e Kosovës. Më 18 gusht do të shohim një përsëritje të asaj që e kemi parë më parë”, tha për Zërin e Amerikës zoti Phillips.

“Bashkimi Evropian ka bërë një mori gabimesh deri më tani pasi ka përdorur shumë më tepër karrotën se sa shkopin. Por, çështja tjetër është: pse BE-ja, sidomos pas deklaratës së para disa vjeteve të presidentit francez, Macron për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së nuk e bën të qartë nëse ky zgjerim është i vërtetë apo jo? + Unë mendoj se duhet të merremi edhe me udhëheqësit në Perëndim, ata duhet të jenë të sinqertë dhe ta bëjnë të qartë nëse vërtet i duan ata të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, sepse në përgjithësi korrupsioni në Ballkan është shumë i lartë dhe shumë vende momentalisht nuk janë demokraci të plota”, shton më tej zonja Stradner.

Mos dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën, shtyrjet e pafund të procesit për të gjitha vendet e Ballkanit vetëm sa e kanë dobësuar ndikimin e Brukselit në rajon, thotë zonja Stradner.

blank

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor

Me të pajtohet edhe Michael Leigh, ish drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Evropian i cili i tha Zërit të Amerikës se niveli politik i BE-së ende nuk po pranon idetë e reja të akademikëve që thonë se procesi i anëtarësimit duhet të ndryshojë p.sh. duke i bërë pjesë e tregut të përbashkët të BE-së vendet e Ballkanit, edhe para se anëtarësimi të bëhet realisht i besueshëm.

“Disa organizata kanë dalë me ide të tjera më ambicioze, që i tërë procesi i zgjerimit të kryhet gradualisht, që vendet të bëhen në një farë mënyre “anëtare” hap pas hapi, dhe jo pasi të kenë plotësuar të gjitha kushtet. Këto ide nuk janë marrë në shqyrtim nga niveli politik ende,” tha për Zërin e Amerikës zoti Leigh.

Ai thotë se zotimet që së fundi i bëri BE-ja për Ukrainën dhe vendet e tjera të ish bllokut sovjetik për anëtarësim të përshpejtuar vetëm sa rrezikon dobësimin edhe më të madh të besimit që Ballkani e ka tek BE-ja.

blank

Sot erdhi lajmi se Pandi Siku shkoi në teatrin qiellor të amëshimit – Nga VISAR ZHITI

Pandi Siku me Visar Zhitin, selfy nga takimi i fundit…

Aktorin Pandi Siku… e takoja në klubet, ku mblidhen shqiptarët në rrethinat e Çikagos, në “Panera” shpesh, fliste me pasion, kujtonte teatrin, rolet e tij nëpër filma, krijuan dhe në mërgim dramën e tyre, pastaj po vinte gjithnjë e më rrallë, nuk po dilte më…
Sot erdhi lajmi se shkoi në teatrin qiellor të amëshimit, lamtumirë, dhimbje e thellë për familjen, trishtim përherë për miqtë, por është galeria e roleve të tij, që e mban të gjallë aktorin…
blank
blank
blank
blank

Vizita e parë- Pikëpyetjet që la pas Begaj në Prishtinë

Mjeshtëria për të folur, pa thënë asgjë do t’i shërbejë presidentit Bajram Begaj si mekanizëm mbrojtës ndaj projektimit që i bëhet si zgjatim i qeverisë në presidencë. Si zgjedhje personale e kryeministrit, Begaj ia dedikon postin ekskluzivisht Edi Ramës.

Por duke folur pa thënë asgjë në vizitën e parë në Kosovë, Bajram Begaj la pas pikëpyetje të forta, mbi idetë apo qëndrimet e presidentit për çështje të dorës së parë, të cilat ai nuk mund t’i anashkalojë si të jenë hiçgjë.

Si pretekst për të mos iu përgjigjur gazetarëve, Begaj nxorri axhendën e ngjeshur me takime në Prishtinë. Ai u mjaftua me leximin e një fjalimi të shkruar paraprakisht, në deklaratën e përbashkët që pati me Presidenten Vjosa Osmani.

Politikisht shumë korrekt në fjalitë e formuluara me kujdes, Begaj qëndroi brenda kornizave të institucionit, për tema si liberalizimi i vizave me BE, për dialogun me Serbinë, për stabilitetin në rajon apo për luftën në Ukrainë.

Por tempi ushtarak i respektimit të protokolleve la të paktën dy pikëpyetje të forta për qëndrimet e presidentit të ri në raport me Kosovën.

Pikëpyetja e parë ka të bëjë me kërkesën që Vjosa Osmani e artikuloi para gazetarëve, në krah të Bajram Begajt. Ajo lëshoi një thirrje të fortë për ndihmë nga Shqipëria, në rast se Kosova hyn në luftë. Osmani tha se kishte folur me Begajn për një traktat me Shqipërinë për të reaguar në rast të cenimit të dy shteteve.

“Është me rëndësinë që me Shqipërinë, siç e diskutuam, të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona”, tha Osmani.

Presidentja tha se kjo praktikë “është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete”.

Sikur të mos ishte një metër larg Vjosa Osmanit, Bajram Begaj nuk shfaqi asnjë shenjë reagimi. As miratim, as refuzim për kërkesën e Kosovës për ndihmë. Ai lexoi fjalimin dhe u largua pa pranuar pyetjet e gazetarëve.

A ishte kjo mospërfillje një refuzim nga ana e Shqipërisë? Apo lëvizjet mekanike, prezantimi, leximi i fjalimit dhe largimi ishin programuar strikt dhe presidenti vetëm sa zbatoi procedurën, për të shmangur ndonjë lëvizje false?

Pikëpyetja e dytë ka të bëjë me Ballkanin e Hapur. Projekti ka trazuar rajonin. A e ka presidenti i Shqipërisë një qëndrim për këtë? A duhet ta kishte përmendur në fjalimin e tij?

Kjo temë ka ndarë presidentë dhe kryeministra, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ballkani i hapur është projekti që ka prodhuar përplasje si asgjë tjetër mes qeverisë së Shqipërisë dhe faktorit politik të Kosovës. Po aq debate ka krijuar edhe mes qeverisë shqiptare dhe partive të opozitës. Herët a vonë, Begaj duhet të artikulohet. është pro apo kundër? Sot mund të ishte dita për të dhënë qëndrimin e tij.

Por asnjë nga këto pyetje dhe të tjera të ngjashme me to nuk morën përgjigje. Presidenti foli për të mos thënë asgjë dhe ia arriti qëllimit./Lapsi.al


Send this to a friend