Kombi shqiptar është në prag të shpërbërjes. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një grup njerëzish gjumash. Errësira nuk mund të dëbojë kurrë errësirën, këtë mund vetëm drita.
Po përsëris diçka që shkrova para pak javësh:
Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën
Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca.
Përndryshe nuk do të ngriheshe e gjithë bota e egër serbe dhe ledhatuesit e tyre nga i gjithë rruzulli tokësor t`u bëjë presion (kërcënime) shqiptarëve që ta formojnë. Ndërkombëtarët: ambasadorë, qeveritarë, kalemxhinj e “ndërmjetësues” në dialog me nazistët, terroristët mbrojnë interesat e vendeve të tyre apo ato personale, frikësohen nga Rusia e Putinit, prandaj shumica prej tyre përkëdhelin Serbinë – brekët e Rusisë. Në këtë lojë ping-pong Kosova (shqiptarët në përgjithësi) bëhet peng.
PS: Është faji i indiferencës së shqiptarëve të Kosovës, që me dekada lejuan të “qeverisin” (shkatërrojnë) vendin disa bajga kundërmuese të cilët duke keqpërdorur ndërtesën e Kuvendit miratuan “zajednicën”, një serbistan serbo-sllav-karpatian brenda Dardanisë-ilire-shqiptare.