VOAL

VOAL

Të enjten seanca në Kuvend, opozita merr vendimin: Ja çfarë do bëjmë

March 19, 2019

Komentet

Skandali tek Onkologjiku- Gazetarja: Është përfshirë i gjithë sistemi, nga roja te…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje në reja në lidhje me skandalin në spitalin e Onkologjikut, ku pacientët detyroheshin të shkonin për trajtim në spital privat, pacientëve u jepej më pak ilaç se sa duhej dhe medikamentet u jepeshin farmacive që t’i shisnin.

Lala ka zbuluar se gjithçka ka nisur në momentin që është ndërmarrë një operacion për barna kontrabandë, nga zbulimet e komunikimit mes personave të përfshirë, “nxori zbuluar” edhe mjekët e Onkologjikut dhe skemës së përdorur.

Lala: Është histori i sistemit, janë përfshirë institucionet, Përfshihet nga roja deri te instancat më të larta. Prokuroria krijoi përshtypjen për një skemë abuzive që i drejtonin pacientët drejt privatit. Hetimi ka nisur në 2022, pas dyshimeve të forma për ilaçe kontrabandë. Në 2023 janë arrestuar 2 punonjës të agjencisë së barnave dhe një është shpallur në kërkim. Kjo ka qenë zanafilla.
Duke pasur komunikimin pas tyre, ka pasur disa operacion nga ku janë marrë masa për disa punonjës të farmacive.
Nga kpmunikimet zbulohet se ishin kryesisht barna nga Italia e Greqia, por kishte edhe barna turke. sn

Dr.Taulant Muka: KIZ ka shkelur ligjin kur ka lejuar kandidimin për rektor e dekane z.Artan Hoxha e Dorina Hoxha me doktoratura të plagjiatuara

Kërkesa për Anulimin e Vendimit të Komisionit Zgjedhor të Universitetit të Tiranës për Zgjedhjen e Rektorit, Kërkesë që i Kam Dërguar Komisionit të Apelimit të UT!
Komisioni Zgjedhor (KIZ) ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke lejuar kandidaturat e rektorit z. Artan Hoxha dhe Dekanes znj. Dorina Hoxha, të cilat përmbajnë plagjiaturë në punimet doktorale.
Anëtarët e komisionit do të kallëzohen për shpërdorim detyre.
Komisioni i Apelit duhet të respektojë ligjin!
Plagjiatura është vjedhje, dhe figurat drejtuese universitare duhet të jenë elita që i japin nder dhe reputacion institucioneve akademike.
Ky veprim vjen pas shpërdorimit të detyrës nga ana e KIZ, pasi është lejuar kandidimi i personave me plagjiaturë.
Hapa të tjerë ligjorë do të ndiqen për të vënë drejtësi në arsimin e lartë!
Plagjiatura nuk duhet normalizuar!

Safet Gjicit i rëndohet dënimi- BIRN: Shumë kryebashkiakë nën hetim, mes tyre edhe Erion Veliaj

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici mori një zgjatje të masës së dënimit në shkallën e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pasi apeli vendosi të prishë dënimin e shkallës së parë, i cili e dënonte atë vetëm për abuzim me detyrën dhe e dënoi atë për korrupsion.

Për korrupsion u dënua edhe Alma Kaçi, gruaja që regjistroi një video në të cilën ajo dhe Gjici shfaqen duke kryer seks në zyrën e kryetarit të bashkisë si dhe duke biseduar për përfitimin e fondeve nga ana e Kaçit për ndërtimin e një qendre për trajtimin e qenve të rrugës në qytetin veri-lindor.

Gjici ishte dënuar në shkallën e parë për abuzim me detyrën dhe duhej të vuante 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim që niste nga qershori i vitit të kaluar, ditën kur ai u arrestua dhe që pritej të përfundonte së shpejti. Por gjykata e Apelit doli në konkluzionin se Gjici nuk duhej të dënohej për abuzim me detyrën por për korrupsion aktiv. Rrjedhimisht ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat do të duhet të vuajë 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Gjici është një nga shumë kryetar bashkish të dënuar apo në proces hetimi për korrupsion nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Më herët, Fatos Tushe, ish-kryebashkiak i Lushnjës u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe po për abuzim me detyrën u dënua edhe ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci.

Ish-kryetarja e Bashkisë Patos Rajmonda Balilaj është në proces gjykimi nën akuzat e manipulimit të tenderëve ndërsa Luiza Mandi, ish-kryebashkiake e Libohovës, u dënua për abuzim me detyrën. Kryebashkiaku aktual i Libohovës Leonard Hida është marrë i pandehur ndërsa ai i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dërguar për gjykim nën dyshimin e veprës penale falsifikim dokumentesh. Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është dërguar për gjykim për korrupsion në zgjedhje ndërsa kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, sipas dokumenteve të rrjedhura në media, është nën hetim pasuror. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është dënuar me 2 vjet burg për shkelje të barazisë në tenderë./BIRN

SPAK ka nisur hetimin pasuror, Tahiri lë Prokurorinë Speciale pas dy orësh

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qëndruar për mbi 2 orë në SPAK, ku u thirr si person në dijeni, ndërsa Prokuroria Speciale ka nisur një hetim pasuror ndaj tij.

Tahiri nuk ka pranuar të flasë për mediat, ndërsa ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Sipas raportimeve, Tahiri ka dhënë shpjegime si person në dijeni të rrethanave për të cilat SPAK ka nisur hetimin pasuror.

Ish-ministri i Brendshëm ka vuajtur një dënim prej 3 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre , ndërsa kjo ishte hera e parë që ai shfaqej në publik që prej daljes nga burgu. bw

U përvetësuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohet 247.000 m2 prona në Himarë, kapin vlerën e 35 mln eurove

Prokuroria e Vlorës sekuestron 247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë sekuestroi 30 pasuri në Himarë të regjistruara në emër të shtetasve J.J. dhe K.J. nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Në kuadër të procedimit penal nr.51 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, konstatoi gjatë hetimeve, se pronat, në total 247.000 metra katrorë në Himarë, me një vlerë rreth 35 milionë euro, janë përfituar nga personat e mësipërm nëpërmjet dokumente të falsifikuara.

Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.

Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë. bw

Resuli: Sistemi, jo në favor të fermerëve! Me mish Brazili, domate Turqie e dele Greqie nuk bëhet turizëm

Majtas, Ervin Resuli – Djathtas kryeministri Rama gjatë vizitave në projektet e IPARD II

 

Z. Ervin Resuli, president i Urdhrit të Mjekut Veterinar, ka deklaruar sot se Shqipëria nuk ka për të parë fonde nga Bashkimi Europian, hapje të programit të tretë për bujqësinë dhe blegtorinë IPARD, “derisa i gjithë sistemi, që nga zyra në Kryeministri që merret me bujqësinë e blegtorinë e deri te agropika ku është punonjësi më i thjeshtë, nuk rifreskohet, rishikohet, rivlerësohet.”

“BE e ka lënë me shkrim që duhet të rishikohet e gjithë struktura në bujqësi, përfshirë në Kryeministri, në Ministrinë e Bujqësinë, në AZHBR dhe në bazë, ndryshe nuk hapet IPARD III, – nënvizoi z. Resuli sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, ku ai ngriti problemet e rënda me të cilat po ballafaqohet sot sektori më i rëndësishëm i ekonomisë së vendit.

“Fatkeqësisht, se është fatkeqësi në fakt – tha eksperti i fushës së blegtorisë, – që ne nuk po shohim, pavarësisht se porositë janë lënë, nuk po shohim ndonjë lloj ndryshimi apo lëvizje apo ristrukturimi në aspektin për të lëvizur, pasi fare thjesht, OLAF ishte gati një – dy vjet në Shqipëri dhe besoj se e ka grumbulluar informacionin e duhur dhe ka kuptuar në detaje që nuk kemi të bëjmë thjesht me emra, po kemi të bëjmë me sistem. Pra ne kemi të bëjmë në tërësi, në të gjithë zinxhirin e bujqësisë dhe të blegtorisë, me një sistem që nuk punon më në favor të fermerëve dhe blegtorëve, por punon në favor të klientëve të qeverisë, të miqve të ministres, të njerëzve të afërt që kanë interesa me Ministrinë e Bujqësisë dhe në fakt, ajo që është thelbi dhe ajo që është pasuria kombëtare, bujqësia dhe blegtoria, është lënë në harresë prej vitesh.

Këtë nuk e them unë, por e thotë INSTAT-i. Pra, nëse ka një institucion për të cilin biem bashkarisht dakort, që edhe ai ka mangësitë e veta, por po e marrim të mirëqenë siç është, është INSTAT, i cili nga viti në vit, të paktën që nga 2017-a e këtej, tregon rënie: rënie të prodhimtarisë së mishit, të qumështit, të blegtorisë e kështu me radhë ç’ka do të thotë se problemi nuk qëndron thjesht në emra individësh. Është në sistem. Pra ne duhet ta ndryshojmë tërësisht të gjithë linjën e logjikës për sa i takon zhvillimit të blegtorisë dhe bujqësisë dhe është një nga sektorët që në fakt shkon paralel me atë që Kryeministri thotë përditë që “Shqipëria është potencial përsa i përket të ardhurave nga turizmi”. Absolutisht, nuk funksionon!

Nëse ne bëjmë turizëm me mish Brazili apo me domate Turqie a bëjmë turizëm me dele Greqie e kështu me radhë, atëherë ne nuk po bëjmë turizëm! Ne thjesht kemi vënë një copë rëre dhe det që është aty se e ka dhënë Zoti dhe askush nuk mund t’i ndalojë qytetarët e Evropës të vijnë ta shohin pra, për inerci, të eksplorojnë një vend që nuk do të mbetet gjatë; pra do të jetë çështje valësh. Do të kalojmë një valë me 10-15 milionë turistë apo 20 milionë dhe pastaj do të kthehemi prapë në atë geton tonë të rrudhur, në hallin tonë dhe të vetmuar në një cep të Europës, së cilës nuk i prodhojmë asgjë.”/SYRI.NET

Padi në SPAK, Kalaja: Personazhe të botë së krimit kanë paguar udhëtimet e Ina Ramës drejt Dubait

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD dhe aktivistes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një padi në SPAK kundër Engjëll Agaçit dhe Ina Ramës.

Kalaja në një deklaratë për mediat është shprehur se ka dyshime të forta bazuar në indicie se personazhe të botës së krimit kanë paguar udhëtimet e Ina Ramës drejtë vendeve të luksit.

“Një padi në SPAK për Engjëll Agaçin dhe për disa zyrtarë të tjerë që do të zbulohen nga hetimet e SPAK, në lidhje me falsifikimin në deklarimin që ka bërë zonja Ina Rama ku dhe ndaj anëtarëve të KPA dhe KPK nuk është zhvilluar një veting që e parashikon Kushtetuta.

Ka dyshime të forta në lidhje me fshehjen e të ardhurave, dhe persona të arrestuar në çështjen Metamorfoza kanë paguar udhëtime turistike të zonjës Rama në Dubai, të cilat janë kryer nënë monitorimin e Engjëll Agacit.

Veprat penale që janë konsumuar në këtë padi janë falsifikimi i dokumentave, shpërdorimi i detyrës, falsifikim në deklarime dhe fshehje të të ardhurave.

Ne  i kemi kërkuar SPAK që minimalisht të mbajë precedentin e KPA dhe kemi kërkuar si një masë të shpejtë pezullimi nga detyra e Ina Ramës dhe Engjëll Agaçit ku të sekuestrohen dhe të gjitha pajisjet elektronike pasi ekziston mundësia të prishë provat”. sn

‘Godasin’ në Shqipëri sërish ‘hakerat iranianë’- Nga numrat e telefonit te ID, publikohen të dhënat e 65 mijë qytetarëve

Faqja në Telegram, që pretendohet se është e hakerave “iranianë”, ka publikuar sot, një listë me mijëra emra qytetarësh shqiptarë.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se në këtë listë janë të dhënat e qytetarëve si: numri i kartës së identitetit, emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit, numri i telefonit.

Kjo nuk është hera e parë që faqja në Telegram, që pretendohet se është e “hakerave iranianë” publikon të dhëna sensitive për qytetarët shqiptarë.

‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT. Pas kësaj, Instituti i Statistikave reagoi, duke thënë se hakerat nuk kanë prekur të dhënat e Censit.

(Balkanweb)

FSK trajnohet nga ushtria amerikane në Shqipëri

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë realizuar një trajnim nga ushtria amerikane me mortaja në poligonin Melle në Shqipëri.

Në njoftimin e publikuar, FSK thotë se pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin tonë strategjik, Shtete e Bashkuara të Amerikës një ekip mobil nga Security Assistence Training Menagment Organization (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së, pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj dhe pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë”.

Qëllimi i trajnimit, sipas FSK-së, ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së. sn

Nga takimi me Begajn, te përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA-të, gjeneralmajori i SHBA-ve: Shqipëria, mbështetje e palëkundur e NATO-s

Këtë javë, gjeneralmajori i SHBA Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe angazhimin tonë për ruajtjen e paqes, mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe integritetin kufitar.

(BalkanWeb)

(VIDEO) Sarandë – Ina Zhupa denoncon skandalin: Ujërat e ndotura vërshojnë rrugëve dhe derdhen në det!

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar një skandal të madh që ka ndodhur në qytetin e Sarandës.

“Ujërat e ndotura vërshojnë rrugëve dhe derdhen në det!”, shkruan Zhupa

Postimi:

Mirësevini në qytetin turistik të Sarandës!

Një skandal i vërtetë, ujërat e ndotura vërshojnë rrugëve dhe derdhen në det!

Ujërat kanë shpërthyer në lagjen 1 të Sarandës mbi plazhin publik.

Adriana Kalaja: Ne nuk kemi shoqëri civile, kemi Delinën me dy burra, Arjolën dhe …

Drejtuesja e AMT-së, avokatja Adriana Kalaja gjatë fjalës së mbajtur në protestën qytetare tek bashkia e Tiranës, ka sulmuar shoqërinë civile, të kapur nga gratë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Sipas Kalajt, në Shqipëri nuk ka shoqëri civile.

‘Ne nuk kemi shoqëri civile.

Kjo nuk është shoqëri civile.

Keni parë në ndonjë vend të botës që shoqëria civile ti sulet opozitës?

Ajo është shoqëria e përdhunuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, me Delinën me dy burra, me Arjolën me 7 burra dhe me të gjithë se këta janë sekti i orgjive.

Pas hekurave në arrest shtëpiak qëndron një burrë shteti, burrë shteti me moral të lartë siç është Sali Berisha.

Prandaj ti Altin je dushman. Je pushtuesi më i madh i shqiptarëve, mbas Edi Ramës, sepse ti dushman po mbron krimin, korrupsionin, po i bën Shqipërisë dhe Tiranës atë që nuk ja kanë bërë dhe pushtuesit.

Kolegët e mi folën për shoqërinë civile, por harruan një emër, që është gëzuar ditën që Sali Berisha është në arrest burgu, ajo është Brizida Gjikondi.

E dini shumë mirë nga kush rrjedh kjo kriminele, kjo komuniste e ndyrë, që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit, sepse etërit e tyre i rrëzoi Sali Berisha. Por Sali Berisha ka një faj të madh, se nuk pranoi që në 1990 e këtej të bëhej luftë klasash. Kjo është merita e atij burrë shteti, që quhet Sali Berisha’, tha gjatë fjalës së mbajtur në protestë, avokatja Adriana Kalaja.


Send this to a friend