Rapsodi i këngës dhe folklorit shqiptar, Sali Krasniqi, nga Drenofci i Llapushës,kur shkoi të dajtë pas pesë vjete, te dyert e oborrit, qiti pesë herë pushkë.
Kur i dëgjoi krismat e pushkëve, daja e pa se i kishte ardhë nipi Sali Krasniqi, pas pesë vjete, nisi e po i thotë:
– Pse po qetë pushkë, o nipash të dyert e oborrit…? Rapsodi e kishte fjalën në majë të gjuhës dhe,iu përgjigj dajës:
– Po qes pushkë, o daja jem, se e vrava dreqin, që nuk më la me ardhë për pesë vjetë të dajtë e mi,- i tha Sali Krasniqi dajës të dyert e oborrit dhe tevona shkuan në odën e burrave.
(Shënuar në Terpezë të Llapushës)