Nuk është tava e zakonshme që mund të keni përgatitur gjithmonë. Qumështi është ai përbërës i cili e bën akoma më të veçantë këtë recetë.
Ndaj, ia vlen ta provoni tavën me mish dhe oriz në një formë tjetër.
Përbërësit:
- 1 kg mish (qengji)
- 500 gr oriz
- 0.5 l lëng nga mishi i zier
- 1 l qumësht
- Vaj
- Kripë
- Piper i zi
Përgatitja:
- Vendosni mishin e qengjit në një tenxhere me rreth 2 litra ujë dhe kripë. Vëreni të ziejë për rreth një orë.
- Orizin skuqeni në një tigan me vaj dhe më pas transferojeni në tavën e pjekjes.
- Në të shtoni qumështin e nxehtë, 0.5 litra nga lëngu i mishit të zier, kripën dhe piperin e zi.
- Vendoseni tavën në furrë dhe lëreni të përgatitet për rreth 20 minuta.
- Më pas, nxirreni dhe vendosni mishin e zier mbi të.
- Vendoseni sërish në furrë edhe për rreth 20 minuta të tjera që mishi të piqet plotësisht.
Komentet