Edi Rama vijon relativizimin e situatës skandaloze të shembjes së rrugëve në vend, duke treguar si Enver Hoxha para 4 dekadave, shembuj që tregojnë se Perëndimi i ka punët më keq se Shqipëria. Ai ka ndarë pamjet e një rrugë në Portugali, që sipas tij shembja ka ardhur nga fenomen të ngjashëm që shembën aksin Librazhd-Prrenjas. Por në fakt, nga një kërkim i thjeshtë, rruga në Portugali së paku nuk ka kushtuar 300 milion euro, dhe ndërkohë, bëhet fjalë as më pas dhe as më shumë se për një aks që lidh rreth 900 banorë të zonës së Torres Vedras me tokat e tyre, pra nuk është as një rrugë e mirëfilltë fshati.
SYRI TV
Kryeministri Edi Rama vijon të relativizoj situatën skandaloze të shembjeve të rrugëve në Shqipëri, përmes krahasimit me pamje nga rrugë që shemben nëpër vende të ndryshme të botës. E teksa aksi rrugor Librazhd – Prrenjas, që është shembur, e ka ndarë Shqipërinë në dy pjesë, duke futur të gjithë juglindjen në kaos, Edi Rama ndan pamjet e një rruge në Portugali, duke e shoqëruar me komentin se fenomeni është i njëjtë.
“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!”
Por faktet flasin ndryshe. Nga një kërkim i thjeshtë për rastin të cilit i referohet Rama, del në dritë, se ky aks në Portugali, iu shërben vetëm rreth 900 banorëve, dhe bëhet fjalë për një rrugë që përshkruan një zonë të vogël rurale në vendin europian. Njësoj si para 4 dekadash, kur Enver Hoxha u tregonte shqiptarëve se perëndimi është më keq, Rama përdor situatat pikërisht nga vende perëndimore. Aksi rrugor që kryeministri ka ndarë në foto, i përket zonës së Torres Vedras në Portugali. U shërben rreth 900 banorëve të Sirolit për tu lidhur me tokat e tyre, pra as nuk bëhet fjalë për një rrugë fshati. Sipas raportimeve të mediave vendase, ky aks u dëmtua pas reshjeve intensive që nuk ishin parë në 100 vite. e nëse do e krahasonim me një aks të ngjashëm në vendin tonë, do të ishte si rruga që lidh fshatin Dragostunjë me stanet e bagëtive apo tokat bujqësore, që në Shqipëri zakonisht nuk i ndërton shteti, por vetë banorët me kostot e tyre. Në Librazhd për më tepër, është denoncuar që rruga është shembur nga vjedhjet pa projekt e jo për shkak të fenomeneve natyrorë të paparashikueshëm. Pyetja që ngrihet është, nëse në Portugali, ka rrugë që ka kushtuar 300 milion euro dhe të jetë dëmtuar në këtë formë si ajo që lidh dy nyje të rëndësishme të vendit. Më e pakta, ministri i transporteve do të ishte prapa hekurave. Edi Rama i cili u detyrua të përdor helikopterin e ushtrisë për të shkuar në Korçë e më pas në Vlorë, vijon ti bëjë këto reagime në platformën sociale ‘X’, duke shmangur në këtë mënyrë, reagimet e shumta që mund ti vijnë në komente nga qytetarët që vuajnë pasojat.