VOAL

VOAL

Studimi i fotografisë historike të Kol Macës

November 20, 2017
blank

Komentet

blank

SU-US, PERSONALJA E RONA NISHLIUT Nga ERIONA RUSHITI

 

E botuar për herë të parë më 29 maj 2012

Thonë: “heshtja flet më shumë se fjala”… ose “më mirë hesht se fjala vret”.

Në fakt po bëhet rreth një javë që 50 vitet e këngës shqiptare sapo i mbyllën perdet e performancës live, por askush nuk hapi një dritare debati mediatik, ashtu siç po ndodh gjatë këtyre ditëve nëpër të gjitha blogjet dhe rrjetet virtuale sociale rreth këngës fituese “Su-us”.

I shoh teksa grupohen një pjesë e mirë e tyre rreth tmerrit që u ngjallin fjalët “më lini të qaj” e duket që është e vetmja arsye që i bën ata ta urrejnë këtë këngë… sepse nuk shoh të kenë ndonjë argument tjetër. Su-us (personalja) e Rona Nishliut nuk merr përsipër të flasë për historitë e të tjerëve, por të na prekë të gjithëve me një dhimbje të sajën, një revoltë shpirtërore, me anë të një metafore shumë të ndjerë…

Nuk kish sesi kjo këngë të mos diferenconte klasën e mediokërve dhe të krijonte një hendek të dukshëm social, sepse mori përsipër (ndoshta në subkoshiencë të krijuesve-dhe jo si qëllim final) që të revolucionarizojë shijet e deformuara muzikore të shqiptarëve, të krijojë një model të ri, duke riskuar të humbasë terrenin e suksesit aq shumë të dëshiruar nga çdo krijues apo interpretues në festivalin e fundvitit. Po, po tashmë jam e bindur që ky model kënge fituese, e cila u vlerësua unanimisht nga juria e festivalit, do të ndikojë në krijimtarinë e mëpastajshme. Risi që i dha dinjitet këtij evenimenti. Besoj se ata “skeptikët” që mendonin se nuk kishin vend në festivalin e RTSH do të rikthehen me bindjen se tashmë dera e profesionalizmit dhe e profesionistëve të vërtetë u hap.

E mbaj mend Rona Nishliun të evidentohej në një konkurs të para disa viteve, “Ethet”, ku bashkë me koleget e saj nga Kosova sollën vokale shumë të veçantë, të punuar, e të një tjetër stili (jazz&blues). Dua të theksoj që gjatë këtyre viteve Kosova ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në emancipimin artistik, jo vetëm në krijimtarinë dhe interpretimin e këngës, por edhe në muzikën serioze krijuesit kanë treguar se janë mendjehapur dhe shijehapur për të rrokur tendencat e fundit muzikore dhe kjo për shume arsye… Rona që nga prezantimi i saj i parë për ne, tek “Ethet” dhe deri më sot ka treguar se kishte një imunitet të fortë, një shije të sofistikuar muzikore, që nuk mund të infektohej nga viruset e komercializmit dhe sëmundjet e rënda të “shundit”, apo “tallavasë”…

Ajo jo vetëm që nuk u infektua, po punoi fort vokalisht, vazhdoi me këmbëngulje të perfeksionojë rrymën muzikore (kryesisht jazz) të të kënduarit dhe vjen ne Festivalin e 50-të të Këngës (dhe personalisht mendoj që për këtë jubile ardhja e Ronës duhet të konsiderohet fat) me një këngë të padiskutueshme profesionale, aq të arrirë vokalisht, saqë gati-gati mendoj që, për nga vështirësitë e të kënduarit, Su-us nuk do të gjejë dot interpretim nga një tjetër këngëtar. Me një shtrirje të tille vokale sa të bën lehtësisht ta ngatërrosh me një tingëllim të notave të sipërme të një violine, Rona të hyn në deje me dhimbjen e saj, me realitetin e trishtë, e cila qan se nuk di të revoltohet ndryshe në 3-minutëshin që ia lejon kënga për të na treguar gjendjen e saj emocionale. Interpretim i shkëlqyer, ku çdo detaj, çdo gjestikulacion flet bashkë me tingullin e fjalën, të cilat nuk kanë sesi të mos bëhen njësh me tekstin e krijuar nga vete ajo.

Nuk ka sesi të mos qajë Rona kur ndien se në këtë botë dashuria s’jeton më…, kur koha më për ne s’ka kohë…, kur aeroplani i saj ulet në pistën pa drita të shpirtit të atyre që me bërryla ngjiten, e atyre që dje s’jetonin dot, por që të djeshmet s’kanë rëndësi, të atyre që nga detëra të trazuar u përpinë… e nuk ka sesi të mos qajë Rona kur të nesërmet s’të sjellin gjë, veç shpresë pa shpresë e marrëzi…

Nuk di sesi lindi kjo këngë: ishte Rona me tekstin e saj që takoi Florent Boshnjakun (kompozitorin & orkestruesin), apo e kundërta, por di të them që ngjizja e komponentëve të kësaj kënge është tashmë e pandashme… SU-Us vjen me një strukturë jo të zakontë të këngës: strofë-refren, por strofa e cila prezantohet vetëm njëherë, pasohet nga refreni (2 herë), intermexoja instrumentale, vokaliza kulminante dhe përsëri refreni të cilat ashtu si në një vepër të mirëfilltë muzikore do të njiheshin me termat: hyrje, temë, zhvillim, kulminacion, reprizë. Pra, kënga me një orkestracion dhe harmoni të gjetur mjeshtërisht nga Florent Boshnjaku e kryen të gjithë misionin që ka çdo vepër artistike (e çdo gjinie, e çdo zhanri), në fakt kryen ciklin normal të çdo fenomeni jetësor: Lindje, rritje, maturi, shuarje-vdekje.

Profesionalisht e realizuar, emocionalisht e përcjellë shumë bukur, teknikisht e arritur mjaft mirë, SU-US meriton vendin e parë në festivalin e 50-të të këngës në RTSH, në këtë festival i cili vinte pas një tradite 30-vjeçare (festivale të realizuar deri në vitet “˜90), tradite ku kënga kish krijuar profilin e saj. Ku, megjithëse filtrat partiake diktuan prodhimtarinë letrare, krijimi muzikor (per forza) u profilizua me një identitet kombëtar, që edhe pse nuk mund të sillte risi, gjetje të reja, apo ndikime e rryma të ndryshme bashkëkohore botërore, bëri atë që kënga të buronte nga folklori ynë i rrallë, i pasur (ende i pashfrytëzuar shumë). Pikërisht për këtë fakt ajo periudhë vlerësohet për frymën kombëtare që i dha këngës-nga fondi i së cilës, për vlerat që ka, por edhe për nostalgji, mbushi në natën e tretë të festivalit karriget e zbrazura të dy netëve të para të festivalit jubilar.

20-vjeçari i fundit (me disa përjashtime) prishi traditën festivalore, duke e keqpërdorur bum-in e madh të informacioneve që vërshuan me hapjen e portave të izolimit, duke ngjitur në skenë të gjithë ata “këngëtarë” që gjendeshin rastësisht aty rrotull (por për fat të mirë kjo rastësi solli edhe disa emra që sot mbetën të vlerësuar), pranoi krijime naive e mediokre nën emrin “e së resë e modernes”. Jo të njëjtin fat patën orkestruesit, të cilët me eksplorimin e studiove muzikore dhe produksioneve muzikore gjeten një tokë të pashkelur dhe mbollën një e nga një bimë që sot rriten në mënyrë të natyrshme (por që sigurisht të paktë janë ata që mbollën farën e duhur). E pra, pas 50 vjetëve festival, SU-US vjen me një frymë novatore në të gjithë komponentët dhe si novitet nuk mund të mirëpritet nga ata që kanë vështirësi në përtypjen e së resë. (Në fakt SU-US më sjell ndër mend se një frymë të tillë armiqësore duhet të këtë provuar edhe festivali i 11-të i këngës, i cili ishte novacion për kohën, e që “përbuzjen” nuk e mori vetëm nga Partia, por edhe nga një masë e madhe e popullit që nuk ishin të përgatitur të pranonin të renë. Jam e lumtur se Rona Nishliu sot nuk mund të pësojë fatin e Sherif Merdanit dje, jam e lumtur sepse Rona sot i thyen tabutë thjesht duke krijuar shtresëzime sociale (të atyre që e duan, apo atyre që e urrejnë, të amatorëve dhe profesionistëve), jam e lumtur që Rona sot do të dijë të imponohet edhe në Eurovision, e le të testojmë veten (nëpërmjet Ronës), le të testojmë shijet shekullore europiane, le të sfidojë kënga SU-US me emancipimin e saj artistik dhimbjen që përcjell, për të na i kthyer ndryshe në Tiranë…

*Kompozitore Pedagoge në Fakultetin e Muzikës, Universiteti i Arteve

ERIONA RUSHITI
blank

“Antanaklaseis-Reflektime”- Tri dekada punë në Greqi, piktori vlonjat Librand Dhrami çel ekspozitën në Athinë

Zyra për Interesat e Kosovës në Athinë hap dyert e saj për të mirëpritur ekspozitën e piktorit vlonjat Librand Dhrami, i cili prej afro tridhjetë vitesh jeton e punon në Greqi.

Ekspozita me titull “Antanaklaseis-Reflektime” dhe temë nga antikiteti grek, çelet ditën e enjte, më datë 1 Qershor, në orën 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 5 Qershor.

Në ceremoninë e hapjes, nën kujdesin e drejtuesit të Zyrës së Kosovës, z. Fitim Gllareva, pritet të jenë të pranishem përfaqësues të trupave diplomatikë, oraganizma të ndryshëm, artistë, aktivistë, etj.

Referues mbi artin dhe punën e Dhramit në veçanti do të jetë piktori dhe aktori Kostas Koutsoukanidhis.bw

blank

Më 27 maj 1840 u nda nga jeta violonisti dhe kompozitori i shquar italian Niccolò Paganini

VOAL – Niccolò Paganini ( Nikolo Paganini) lindi në 27 tetor 1782 në Gjenovë, në Liguria. Ai vjen nga një familje me kushte modeste: babai i tij është Antonio Paganini, një njeri që ka një pasion për muzikën dhe që merret me paketim, nëna e tij është Teresa Bocciardo. Gjatë rinisë, babai i tij i dha mësime në mandolinë dhe kitarë. Babai gjithashtu e drejton atë drejt studimit të violinës.

Në fushën muzikore, Nikolo është një vetë-mësues, pasi ai mori mësime nga mësuesit me pak vlerë dhe përgatitje të dobët. Ai vazhdoi studimet e tij për violinë, duke marrë mësime të dhëna nga Giovanni Costa, mjeshtër i Kapelës së Katedrales së Gjenovës, dhe nga Francesco Gnecco, i cili punon si operist.

Më 1795, pasi mori pjesë në koncerte të ndryshme të mbajtura në Katedralen e Gjenovës, ai u nis për në Parma me qëllim të studimeve në shoqërinë e Alessandro Rolla. Ky ia beson djalin Ferdinando Paer-it, i cili, pasi ishte larguar për në Austri, e këshilloi që të drejtohej te Gaspare Ghiretti, një mësues që i dha mësime në kompozicion dhe kontrapunkt.

Gjatë kohës që qëndronte në Parma, ai u sëmur nga pneumonia, kështu që u detyrua të merrte gjak për të kuruar sëmundjen e tij. Në këtë rrethanë, për shkak të kujdesit që duhet të ndjekë, ai është dobësuar fizikisht; ai më pas kaloi një periudhë këndelljeje në Romairone, në shtëpinë atërore. Këtu babai e detyron atë të studiojë violinë për rreth dhjetë ose dymbëdhjetë orë në ditë.

Krijimtaria e Paganinit është e jashtëzakonshme deri në atë pikë sa të jemi në gjendje të riprodhojë me violinë, tingujt e natyrës, zërat e zogjve dhe atë të kafshëve të tjera. Gjatë këtyre viteve ai mbajti koncerte të ndryshme në veri të Italisë dhe falë dhunës së tij krijuese u mirëprit me shumë entuziazëm në Toscana.

Gjashtë vjet më vonë, gjatë qëndrimit në Toskanë, ai luajti në Katedralen e Luccës me rastin e Festës së Kryqit të Shenjtë. Duke u bërë një artist i vlerësuar i koncertit, gjatë të njëjtit vit ai pati kohë t’i përkushtohej studimit më të thelluar të kitarës dhe bujqësisë me gjashtë tela.

Më 1802 ai mori pjesë në koncerte të ndryshme të mbajtura në Livorno dhe nga 1805 deri në 1809 ishte në shërbim në Lucca në oborrin e motrës së Napoleonit, Elena Baciocchi. Në këto vite ai kaloi në Lucca duke i dhënë përsëritje burrit të Elisa Baciocchi, Felice, dhe ai performoi me violinë në koncertet e mbajtura në gjykatë. Falë këtyre shfaqjeve ai gjithashtu filloi përvojën e tij si dirigjent; për të drejtuar veprën: “Martesa e fshehtë e Cimarosa”.

Duke konsideruar angazhimet e gjykatës shumë të rënda, Niccolò Paganini lë Lucca në dy vitet e ardhshme për t’iu përkushtuar plotësisht veprimtarisë koncertale. Në këto dy vjet ai performon kryesisht në Emilia Romagna. Më 1813 qëndroi në Milano, ku arriti të performojë në Teatro della Scala dhe në Caratano Teatro. Një vit më pas ai interpretoi në koncerte të ndryshme në Pavia dhe në Teatrin Carignano në Torino.

Pas kthimit në Gjenova, ai takohet me Angiolina Cavanna me të cilën ka një lidhje dashurie dhe shkon me të në Parma. Gruaja e re mbetet shtatzënë, kështu që detyrohet të kthehet në qytetin Ligurian, ku babai i bashkëjetuesit të saj e denoncon atë për rrëmbim dhe për joshje të një fëmije. Me këtë rast Paganini detyrohet të kalojë një javë në burg.

Në të njëjtin vit ai interpretoi në Gjenova në Teatrin S. Agostino. Pasi performoi, në vitet në vijim, në Teatro della Scala në Milano, në Venecia, Trieste, Torino, Piacenza, në 1818 ai qëndroi në Bolonjë, ku u njoh me Maria Banti, me të cilën pati një lidhje.

Në dy vitet në vijim ai mbajti koncerte në Romë, Napoli dhe Palermo dhe në fillim të viteve 1820 shëndeti i tij u përkeqësua, në fakt, ai kontraktoi sifilizin që shëroi në Milano, ku u transferua. Pas rikuperimit, ai takon këngëtaren Antonia Bianchi me të cilën jeton për disa dhe nga e cila në vitin 1825 ai ka një djalë, Akilin.

Më vonë ai performoi në Napoli, Romë, Firence, Bolonjë, Xhenova, Milano dhe Torino; në 1828 u nis për në Vjenë, ku arriti sukses të madh, deri në atë pikë sa publiku i kërkoi vazhdimisht atij që të përsëriste koncertin e tij.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ai u nda ligjërisht nga partnerja e tij, duke marrë kujdestarinë e djalit të tij.

Në dy vitet në vijim ai mori pjesë në një turne të suksesshëm koncertesh në Gjermani dhe Poloni, ku u takua me Chopin, Schumann, Pontini, Clara Wieck dhe Meyerbeer. Për më tepër, në këtë periudhë, ai u emërua nga mbreti prusian “Master Chapel Court” dhe jetoi me djalin e tij në qytetin gjerman të Frankfurtit.

Një vit më pas Paganini niset për në Paris, ku mban koncerte të shumta. Gjatë kësaj qëndrimi, impresario anglez Laporte i propozon atij të mbajë koncerte në Angli. Deri në vitin 1833 ai mbajti koncerte si në Francë, ashtu edhe në Angli. Pas një skandali në të cilin ai mbetet i përfshirë, për shkak të lidhjes së tij të fshehtë të dashurisë me Charlotte Watson, ai kthehet në Itali.

Qëndron në Parma, ku merr edhe një medalje të artë të monedhur dhe në të njëjtin vit Marquise of Parma Maria Luigia i propozon të bëhet anëtar i komisionit artistik të Teatrit Ducal. Ai gjithashtu supozon rolin e rëndësishëm të mbikëqyrësit të Komisionit, i cili megjithatë largohet herët për shkak të intrigave kundër planeve të tij.

Më 1836 ai fitoi legjitimitetin e djalit të tij nga mbreti Carlo Alberto, pas një praktike të gjatë ligjore. Gjatë këtyre viteve ai mbajti koncerte të shumta në Nice, Marseille, Torino dhe Genoa. Pas një udhëtimi në Paris, shëndeti i tij përkeqësohet pavarësisht se provoi trajtim homeopatik. Pasi kaloi një kohë të shkurtër në Xhenova, ai shkoi në Marsejë, ku shëndeti i tij u përkeqësua më tej.

Niccolò Paganini bëhet afon për shkak të përkeqësimit të sëmundjes së tij, sëmundjes së laringut me origjinë sifilitike: ai vdiq në 27 maj 1840.

Thënia e famshme “Paganini nuk përsëritet” e ka zanafillën në shkurt 1818 në Teatrin Carignano në Torino, kur mbreti Carlo Felice i Savoy, pasi ndoqi një nga koncertet e tij, u  dëgjua lutja e tij për të përsëritur një pjesë. Gjatë koncerteve, Paganini pëlqente të improvizonte shumë dhe energjia që vinte në shfaqjet e tij ishte maksimale, ndonjëherë duke arritur deri tek dëmtimet e rëndësishme të gishtave; me këtë është muzikanti që ia jep përgjigjen e tij mbretit “Paganini nuk përsëritet”. Për këtë përgjigje, leja e Paganini për të realizuar një koncert të tretë të planifikuar, u revokua./Elida Buçpapaj

blank

Bullgaria feston Ditën e Alfabetit, Kulturës e Letërsisë dhe fenomeni bullgar VASSIL STOYEV ekspozon në Shqipëri Nga Rudina Malaj

Me rastin e 24 majit, Ditës së e Alfabetit, Kulturës dhe Letërsisë Bullgare, 110- vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike Bullgari-Shqipërisi dhe 30 vjetorit të Nënshrimit të Traktatit të Miqësisë e Bashkëpunimit midis dy vendeve në Muzeumin Historik Kombëtar u hap ekpozita e piktorit shumë të njohur bullgar Vassil Stoyev. Ne ceremoni mori pjesë edhe Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë z.Ivaylo Kirov!

Në fjalën e tij  Ambasadori i Bullgarisë Shkëlqesia e tij,z.Ivaylo Kirov pasi shprehu falenderimet e tij për të ftuarit theksoi:

“Në këtë ditë përkujtojmë vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodij, të cilët na dhanë germat shkrimin në shekullin e largët të IX-të, si dhe të gjithë ata që në shekujt e mëpashëm dhanë kontribut për letërsinë dhe arsimin bullgar”.

“Këtu dua të kthehem në historinë e përbashkët të popullit bullgar dhe shqiptar, që ka lidhje me festën për të cilën jemi mbledhur sot. Dy dishepujt e vëllezërve Kiril dhe Metodij, Gorazd dhe Angelarij, janë varrosur në territorin e Shqipërisë, në qytetin e Beratit. Për shkak të veprimtarisë së tyre, ata u shpallën shenjtorë nga Kisha Ortodokse. Sot varret e tyre vizitohen nga turistët bullgarë, që vijnë në vendin tuaj të bukur”, thekson ambasadori Kirov.

“E theksoj këtë lidhje historike mes dy popujve, për të vënë në dukje se, këtë vit festojmë edhe dy përvjetorë më të rëndësishëm – 110 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe 30 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit. Ekspozita e sotme është pjesë e aktiviteteve në kuadrin e shënimit të tyre”,vazhdon ai.

“Për më tepër, ju bëj me dije se momentalisht në Sofje, po zhvillohet një koncert festiv i sopranos së madhe Ramona Tulumani, me të cilin Ambasada Shqiptare në Sofje, me idenë e Sh. S. Znj. Donika Hoxha, shënon dy përvjetorët. Le t’i urojmë suksese”shprehet ambasadori.

“Dua të them dhe diçka tjetër, me anëtarësimin e Bullgarisë në BE, alfabeti sllav, alfabeti cirilik, u njoh si alfabeti i tretë zyrtar, së bashku me alfabetin latin dhe atë grek. Lidhur me këtë, po shpreh shpresën time personale, që së shpejti do t’ju mirëpresim, ju , miqtë tanë shqiptarë, si pjesë me të drejta të plota të këtij bashkimi,dhe në fund, por jo më pak me rëndësi, ne e zgjodhëm ekspozitën, artin figurativ si mënyrë të shprehjes, e cila një mishërim, i cili në dekadën e fundit ka qenë shumë i njohur në Shqipëri”thekson në fjalen e tij. fjalen e tij ambasadori Kirov.

“Për këtë arsye iu drejtuam njërit prej artistëve bashkëkohorë bullgarë, më të njohur dhe më të njohur të brezit të tij, zotit Vasil Stoyev. Veprat e tij janë një kulminacion i emocioneve të tij, dhe provokohen nga ngjyrat dhe forma, në një tërësi të unifikuar. Ato kombinojnë parime ,në dukje kontradiktore në një mënyrë unike”,perfundon fjalën e tij ambasadori.

Ndërkohë ekspozita dhe veprat e paraqitura në të, janë vlerësuar dhe nga KritikaShqiptare. Kuratori Artan Shabani, u shpreh me superlativa ,për piktorin e vendit mik bullgar!

“Veprat e Vassil Stoyev i referohen në mënyrë metaforike tiparit piktorik të artistit bullgar. Ato janë të përbëra nga penelata të forta, të cilat na sjellin një jehonë, që vibrojnë me ndjeshmëri të gjitha kromatike. Në pikturat e ekspozuara ndihet disonanca e toneve të forta, që kontribuojnë në formë të dhënë, universit koloristik, ai krijon sintagma imponuese, për të lidhur më pas montimin në një proces të mbërthyer atje të montazhit, kur bashkohen pamje të ndryshme të një skene.”-citon kuratori Artan Shabani.

“Vassil Stoyev e fillon jetën e tij me pikturën figurative, dhe më pas ai fokusohet në çlirimin e punës së tij krijuese, deri në abstraktin e formave, Stoyev i sjell këto imazhe të formuara në telajo, dhe për piktorin ato janë preteksti, për t’i dhënë formë rasteve dhe ngjarjeve që ende nuk janë shfaqur”-shton Shabani.

“Artisti thekson  rëndësinë dhe vlerën simbolike të objekteve ,që synojnë jetën e tyre, të secilit prej nesh. Linja vizionare, dhe njollat ​​plot ngjyra artisti i vendos qëllimisht ,ku gjithçka mund të ndodhë.Qasja e tij ,nuk kërkon të kristalizojë një moment të saktë, por të rikthejë ndjesinë e një takimi hipotetik shikimesh me protagonistin”,shprehet kuratori Artan Shabani.
Vlen te theksohet se kjo ekspozitë u organizua nga Konsullata e Nderit e Republikës së Bullgarisë dhe Ambasada e Republikës së Bullgarisë,në vendin tone,në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar!

 

Ekspozita vetjake e artistit të njohur bullgar Vassil Stoyev,  vjen për herë të parë në sallat e Muzeumit Historik Kombëtar në Tiranë në një mbrëmje gala. Kjo ekspozitë shfaq rreth 40 punime, me rastin e 24 Majit-Ditës së vellezërve të shenjtë KIRIL dhe METODIJ, të arsimit e kulturës bullgare dhe të  letërsisë sllave. Vassil Stoyev, një nga piktorët më të njohur bullgarë viziton Shqiperinë për here të pare. Në një bashkëbisedim shumë miqësor dhe të këndshëm piktori rrëfen ndjesitë edhe përshtypjet e tij në lidhje me Shqipërinë.

—–

Gazetarja:Mirë se erdhët në Tiranë ! Si ju duket Shqipëria?
Vassil Stoyev: Faleminderit! Më ka bërë përshtypje infrastruktura e rrugëve, rrugë të mirëmbajtura, dhe të ndriçuara mire. Shqipëria dhe Tirana më duken shumë interesante. Më pelqeu shumë Muzeu Historik Kombëtar, ku janë ekspozuar veprat e mia! Është një muze prestigjoz. Mesa vura re unë, ketu janë ekpozuar shumë fakte nëpërmjet artit .

Gazetarja; Ndodheni në Tiranë i ftuar nga Ambasada Bullgare,Konsullata e Nderit e Bullgarisë dhe është gjetur pikërisht “Dita e Alfabetit, Kulturës dhe Letërsisë Bullgare”!Dy fjalë për rëndësinë e ngjarjes!
Vassil Stoyev:Kjo është një festë, që bullgarët e festojnë duke shprehur dashurinë për gjuhën e tyre.Unë që kur kam lindur e festoj!

Gazetarja:Meqenëse jemi në Ditën e Alfabetit,Kulturës dhe Literaturës Bullgare a po influencojnë rrjetet sociale negativisht në drejtshkrimin e gjuhës bullgare?
Vassil Stoyev: Jo absolutisht!Bullgarët e vlerësojnë,duan dhe e ruajnë gjuhën e tyre!

GAZETARJA- S’ka flm. As klb
Vassil Stoyev–Jo absolutisht, ka blagodarja ,vsicko dobro (qesh)

Gazetarja: A ka komunitet shqiptar në Bullgari? Cfarë marrëdhëniesh kanë bullgarët dhe shqiptarët ne Bullgari?
Vassil Stoyev: Patjetër që ka. Bullgaria dhe Shqipëria sot festojnë 110 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatke midis dy vendeve tona, Bullgari-Shqipëri,si dhe 30 vjetorin e Nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë e Bashkëpunimit midis dy vendeve!

Gazetarja: Çdo bashkëpunim do të thotë lidhje,  komunikim, partneritet!Artistët zgjidhen gjithnjë,si ndërmjetësit më të mire midis popujve! A jam e saktë?
Vassil Stoyev:Dakort jam! Arti është një gjuhë të cilën e kuptojnë të gjithë, dhe ndikon në emocionet e çdo kujt.Është gjuhë e përbashkëte të gjithëve.Ndikon dhe pranohet vizualisht.Nëse një njeri sheh një pikture ose një vepër arti,kjo gjë ngjall emocione pozitive tek adhuruesit e artit.

Gazetarja:Meqënëse m’u dha shansi t’ju intervistoj dhe e vleresoj qe ju pranuat menjehere, pavarsisht se jeni vasilstoy, fenomeni bullgar i artit pamor, diçka per ju ne veten e pare.
Vassil Stoyev:Patjetër!Unë kam mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve, në Sofie, Bullgari në vitin 1979. Përpara shumë viteve fillova te ekspozoj pikturat e mia në Austri, Francë, gjithashtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar! Kanë qenë pikërisht ekspertët e Shtëpisë “Stobis”një nga tre galeritë më të famshme në botë ,të cilët erdhën në Bullgari dhe nënshkruan një kontratë me Bashkësinë kulturore “Hemus”! U zgjodhën pesë autorë bullgarë, një ndër të cilët isha dhe unë.Të gjithë ne, ekspozuam punët tona në galerinë prestigjoze “Stobis” ,në Londër!

Gazetarja: A do ta vizitoni Shqipërinë sërisht?
Vassil Stoyev: Patjetër kam në plan ta vizitoj sërish Shqipërinë!

Gazetarja:Faleminderit z.Stoyev!
Vassil Stoyev :Ishte kënaqësi!

blank

blank blank

Vasil Stoyev është një piktor bullgar, i lindur në vitin 1950, në Parvomai, Bullgari.

I diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Sofjes në vitin 1979, Vasil Stoyev e filloi karrierën e tij , si piktor duke bërë piktura figurative. Më pas ai u fokusua në ngjyra e cila mori përsipër, pjesët e tij janë të shënuara me ndikime të artit abstrakt, duke paraqitur peizazhe që krijon duke luajtur me ngjyrat dhe me këndvështrime ajrore dhe lineare, të gjitha në një shprehje harmonike.

Pjesët e tij janë ekspozuar në koleksionet e Muzeut Tempra ,për Artin Bashkëkohor, si dhe në koleksione publike në Francë, Belgjikë, Zvicër, Maltë dhe Japoni, si dhe në disa koleksione private.
Lindur në Parvomai, Bullgari në vitin 1950 dhe u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Sofje në vitin 1979. Autor i shumë veprave, të cilat janë vlerësuar me cmime prestigjoze.

ÇMIMET

1995 Çmimi i Dallimit të Klasit të Parë të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Maltë
1997 Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Maltë (Çmimi i dytë)
1998 Çmimi i qytetit Plovdiv për pikturë

EKSPOZITA
Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura në Sofje, Bullgari

Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura Valletta, Maltë
Fondacioni i Artit Tempra, Maltë
Association des Atrs et des Lettres de Nid dAigle, Belgjikë
Air Malta, Zyra Qendrore, Maltë
Muzeu i Artit Modern Mdina, Maltë
Këshilli Bashkiak i Muzeut Tempra Mgarr, Maltë

Dhe koleksione publike në Francë, Belgjikë, Zvicër, Maltë, Japoni, si dhe një numër koleksionistësh nga Bullgaria, Franca, Italia, Gjermania, Zvicra, Britania e Madhe, Hollanda, Danimarka, Greqia, Turqia, Belgjika, Portugalia, SHBA, Japonia , etj.

EKSPOZITA INDIVIDUALE

Sofje – Pallati i Kulturës, Bullgari
Galeria Violetta – Vjenë, Austri
Galeria Aduaz – Graz, Austri
Galeria e Bashkuar e Arteve – Vjenë, Austri
Cornerstone Galleries – Kaliforni, SHBA
Galeria 100, Maltë
Galeria e Arteve Alkent Aktuel – Stamboll, Turqi
Galleria d’Arte, Itali
Galeria Celine Paris, Francë
Galeria Celine Paris, Francë
Galeria Logix Vjenë, Austri
Europ’Art – Gjenevë, Zvicër
Galeria “Geogre Papazov” Plovdiv, Bullgari

EKSPOZITA KOLEKTIVE

Galeria e Hotelit Hilton – Vjenë, Austri
Galerie du Nid d’Aigle – Profondeville, Belgjikë
Konkursi ndërkombëtar për artistë të rinj, Bullgari
Ankandi i Sotheby’s – Londër, MB
Galeria Bernard Felli – Paris, Francë
Tokio, Japoni,Galliardi Gallery-Londër,MB .Chabanian-Galeria
Artexpo – Tokio, Japoni
Galliardi Gallery-Londër, MB
Chabanian – Galeria LeBaron-Annecy, Francë
Uashington DC Banka Botërore SHBA
Muzeu i Artit Modern – Papendreht, Hollandë
Vlen të theksohet se ,kjo ekspozitë u organizua nga Konsullata e Nderit e
Republikës së Bullgarisë dhe Ambasada e Republikës së Bullgarisë,në vendin
tonë,në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar!

blank

Dronët zbulojnë 18 shpella prehistorike të pikturuara në Spanjë, 7000 vite të vjetra!

Disa piktura të lashta të shpellave u zbuluan së fundmi përgjatë bregut të Spanjës nga studiuesit, duke përdorur një teknikë të re pioniere. Duke fluturuar dronët në një terren malor të paarritshëm, studiuesit ishin në gjendje të dallonin pikturat, të cilat me gjasë mbetën të pazbuluara për mijëra vjet (prehistorike), sipas një studimi të botuar në revistën “Lvcentvm”.

Në total, 18 shpella në Alicante, një provincë përgjatë Detit Mesdhe, u eksploruan nëpërmjet dronëve të pajisur me kamera, sipas studimit. Rajoni besohet të ketë qenë një nga zonat kryesore në Gadishullin Iberik i banuar dikur nga njerëzit neolitikë dhe është i mbushur me formacione shkëmbore të paeksploruara që mund të strehojnë art të ruajtur mirë.

blank

Nga shpellat e kontrolluara, dy u gjetën se përmbanin vepra arti parahistorike, thanë studiuesit. Imazhet e papërpunuara u analizuan në Adobe Photoshop, ku motivet mund të shiheshin më qartë pasi të zmadhoheshin. Në fotot e bëra në shpellën e parë, një zgavër e cekët pranë një guroreje, shihen figura të turbullta të vendosura në muret e shkëmbinjve. Me përmasa rreth disa cm në madhësi, figurat besohet se përshkruajnë njerëz dhe kafshë.

Sipas “20 Minutos”, një gazetë spanjolle, pikturat portretizojnë ato që duken të jenë femra harkëtare dhe drerë e dhi, disa prej të cilave janë plagosur nga shigjetat. Vepra e artit besohet të jetë rreth 7000 vjet e vjetër. Në shpellën e dytë, e vendosur në një luginë të thepisur dhe të fshehur nga bimësia e dendur, u gjetën një seri tjetër pikturash, megjithëse ishin në gjendje të keqe për shkak të pranisë së kërpudhave.

Pikturat e reja të gjetura janë disa nga të parat që u zbuluan duke përdorur pajisje ajrore pa pilot, thanë studiuesit. Në të ardhmen, dronët mund të rezultojnë shumë efektivë në kryerjen e shpejtë dhe të sigurt të punës së ngjashme në terren në zona të largëta.dita

blank

Më 22 maj 1907 lindi Laurence Olivier, një nga aktorët më të mirë dramatikë të të gjitha kohërave

VOAL – Laurence Kerr Olivier lindi më 22 maj 1907 në Dorking, Angli. Edhe sot ai mbahet mend si një nga aktorët më të mirë dramatikë të të gjitha kohërave. Eleganca e saj e ka bërë shkollën. I pajisur me një personalitet magnetik dhe një sharm romantik, edhe në jetë Laurence Olivier  (Lorenc Olivier) u njoh si aktori më i madh i kohës së tij: të paharrueshme dhe emblematike janë rolet e tij shekspiriane që kërkonin praninë fizike, energjinë dhe aftësinë për të konkurruar me demonët e tij.

Djali i një pastori anglikan me origjinë huguenote, ai vuri në pah talentet e tij që në fëmijëri: ishte në Jul Cezarin e Shekspirit, në pjesën e Brutusit, kur ishte ende nxënës shkolle dhe ra në sy nga aktorja e madhe Ellen Terry. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, pasi kishte vjedhur disa truke nga Elsie Fogerty, ai luan rolin e Katharine, në “Zbutja e mendjemprehtës”.

Ai bëri debutimin e tij në Londër në 1925, në teatër, në Birmingham Repertory Company nga viti 1926 deri në 1928. Më 1930 dhe 1931 ai vuri në skenë “Jetët private” të Noel Coward, në Londër dhe jashtë shtetit, në Nju Jork. Pasioni i tij për paraqitjet e veprave të Uilliam Shekspirit filloi në vitin 1935: e gjithë karriera e tij do të mbetet e lidhur me autorin anglez.

Nga viti 1937 deri në vitin 1938 ai iu bashkua kompanisë shekspiriane të Old Vic në Londër, duke u bërë drejtor artistik i saj nga 1944 deri më 1949.

Në këtë pikë të karrierës së tij, Laurence Olivier është një aktor i aftë të mbulojë një repertor të gjerë që varion nga tragjedia greke te komeditë, nga teatri i Restaurimit te dramat e autorëve bashkëkohorë.

Filmi i tij i parë madhor daton në vitin 1939, “Wuthering heights”, bazuar në romanin me të njëjtin emër të Emily Bronte. Në vitin 1944, versioni i ekranit të madh të “Henry V” të Shekspirit, të cilin ai e prodhoi, drejtoi dhe interpretoi, fitoi një Oskar të veçantë për rolin e tij të trefishtë: filmi u bë një klasik i kinemasë botërore. Në vitin 1948 ai drejtoi dhe interpretoi përshtatjen filmike të “Hamletit”: filmi fitoi katër Oscar (aktori më i mirë, filmi më i mirë, skenografi dhe kostumet) dhe Luani i Artë në Festivalin e Filmit në Venecia; ndjekur nga “Rikardi III” (1956) dhe “Otello” (1965).

Filma të tjerë përfshijnë “Rebecca, gruaja e parë” (1940, me regji nga mjeshtri Alfred Hitchcock, nga romani i Daphne du Maurier), “Princi dhe kërcimtari” (1957, me Marilyn Monroe), “Të zhvendosurit” (1960) , “Të padyshueshmit” (1972), “Maratona e vogël” (1976, me Dustin Hoffman), “Jezusi i Nazaretit” (nga Franco Zeffirelli, 1977, në rolin e Nikodemit).

Në vitin 1947 u bë kalorës dhe në vitin 1960 baronet. Në vitin 1962 Olivier u bë drejtor i Teatrit Kombëtar të Britanisë së Madhe, detyrë që do ta mbajë deri në vitin 1973. Në vitin 1976 ai mori Oskarin për Arritje të Përjetshme.

Laurence Olivier ishte i martuar me tre aktore: Jill Esmond (nga 1930 në 1940), një martesë katastrofike nga e cila lindi djali i tyre Tarquinio; Vivien Leigh (nga viti 1940 deri në 1960), e famshme për interpretimin e saj të Rossellës në “Gone with the Wind”, me të cilën ajo luajti edhe në ekran dhe në teatër; martesa e tij e tretë ishte me Joan Plowright, në vitin 1961, e cila i lindi tre fëmijë, duke qëndruar pranë tij deri në vdekjen e tij më 11 korrik 1989 në Steyning, Sussex.

Fraza nga Laurence Olivier

Kur më pyesin se cili është sekreti më i madh i suksesit të një aktori, unë përgjigjem: sinqeriteti.

Ndonjëherë e gjej veten në kontakt me njerëz të trishtuar që më pyesin se për çfarë jetoj dhe cila është arsyeja për të jetuar. Përgjigja ‘Puna’ nuk është gjithmonë e mirë. Dhe pastaj unë përgjigjem menjëherë, qoftë edhe pak me ndjeshmëri: ‘Bëhu i dobishëm’. Sikur të mund të besoni në këtë ideal, nëse të gjithë do të mundnin, atëherë askush, nga mbretëresha deri te punëtori më i përulur, nuk do të kishte kurrë ndjenjën se po jetonte për asgjë.

Realizëm nuk do të thotë ta kthesh artin në realitet. Do të thotë të mbartësh realitetin në art; jo vetëm pranoni ngjarjet e jetës, por i lartësoni ato.

Shekspiri, gjëja e vdekshme më afër syve të Zotit.

Nuk ka role të mëdha. Disa janë vetëm pak më të gjata se të tjerët, kjo është e gjitha.

Në thellësi të zemrës sime di vetëm se nuk e kuptoj kur veproj e kur jo ose më mirë të jem edhe më i sinqertë, kur gënjej dhe kur jo.

Çfarë është të vepruarit përveç gënjeshtra dhe çfarë është aktrimi i mirë, por gënjeshtra bindëse?

Njerëzit shpesh më pyesin se cilat janë hobi im, çfarë bëj për argëtim. Unë kurrë nuk mund të mendoj për asgjë. Ndjej shumë faj për idenë për të bërë pushime; dhe ndihem shumë e pakëndshme nëse jam duke bërë diçka që nuk është puna ime. Puna është jetë për mua, është e vetmja arsye për të jetuar; plus kam gjithashtu besimin pothuajse fetar se të jesh i dobishëm është gjithçka./Elida Buçpapaj

blank

Karikatura – ‘Me ty fituam’- Rama dhe Balla falenderojnë Alibeajn e vulës pas misionit të kryer në 14 maj

Mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu ka pasqyruar më së miri marrëveshjen dhe misionin e Enkelejd Alibeajt me Edi Ramën dhe Taulant Ballën për zgjedhjet lokale të 14 majit, me qëllim humbjen e opozitës.

Pasi Rama dhe Balla i dhanë logon, vulën, financimet dhe kohën televizive për të goditur opozitën në 14 maj, tashmë duket se misioni ka përfunduar për Alibeajn, duke dhënë dhe ‘dorëheqjen’ nga kryetar i komanduar ditën e djeshme.

‘Mision i kryer’, shkruan Kapexhiu, duke treguar Ramën dhe Ballën të cilët falenderojnë Alibeajn për ‘fitoren’ e tyre në 14 maj, si dhe vulën e PD-së që nuk i intereson aspak këtij të fundit, duke e lënë në tokë ta pshurri edhe qeni. syri.net

blank

blank

Ç’kërkon Bizanti në Polifoninë Popullore Shqiptare? Nga Zeno Jahaj

 

Prezantimi në UNESCO, Agjenci e OKB-së, i së ashtuquajturës në formë “Isopolifoni Shqiptare”, ka legalizuar, në thelb, gjashtë teza, të cilat pështjellojnë, poshtërojnë e tjetërsojnë identitetin dhe historinë kombëtare shqiptare.

blank

Këto teza janë paraqitur nëpërmjet formularit “UNESCO ENTRY FORM”, që kanë dërguar institucione shtetërore apo institucione fantazmë shqiptare me nënshkrime individuale, ose janë dërguar nga individë, duke anashkaluar / abuzuar institucionet shtetërore shqiptare (shih faqen zyrtare të UNESCO-s, si dhe pas fotografive/videove filmike në linkun: albanian-folk-iso-polyphony-00155 dhe linkun: archives/multimedia/document610).

Për të hedhur dritë mbi përmbajtjen e secilës nga tezat e mësipërme, si dhe mbi zbatimin e procedurave ligjore për dërgim në UNESCO dhe mbi fatin e projekteve lidhur me “mbrojtjen e iso-polifonisë popullore shqiptare”, do të paraqes, në vijim, shkrimet analitike përkatëse. Në shkrimin e sotëm do të përpiqem të hedh dritë mbi vetëm njërën nga tezat e mësipërme: “Iso-Polifonia shqiptare rrjedh nga muzika kishtare bizantine”. Perandoria e Bizantit është një entitet relativisht i vonë historik, lindja e së cilës fillon në vitin 330 të erës sonë. Përkundër, populli shqiptar, jo vetëm që është paraBizantin, por është aq i lashtë, saqë, edhe urrejtësit më të mëdhenj ndaj tij, sadoqë të gërmojnë, nuk do mund të gjejnë dot të dhëna për ta kundërshtuar të vërtetën se ky është një popull nga më të hershmit, në mos më i hershmi, vendës në trojet e veta, jo ardhës.

Në këto troje, ai kultivoi tokën e bagëtitë, pasuritë lëndore të përjetshme që i dha Zoti e koha e, bashkë me to, ndërtoi, mbolli e rriti edhe pasuritë e veta shpirtërore, midis tyre këngën njëzërëshe e shumëzërëshe. Sepse, çdo jetë lëndore e njeriut, e të gjithë popujve, nuk mund të përfytyrohet pa jetën jolëndore, shpirtërore. Ky është ligj universal, sa hyjnor, aq edhe tokësor. Madje, është vërtetuar shkencërisht se njeriu këndon përpara se të flasë dhe se, të kënduarit, shërben si gjendje kalimtare midis vokalizimit primitiv dhe të folurit. Në veprën monumentale “Kush e bëri pyetjen e parë? Origjina e të Kënduarit në Kor, Inteligjencës, Gjuhës dhe të Folurit”, Joseph Jordania, etnomuzikolog i shquar i kohës sonë, fitues i Çmimit “Fumio Koizumi” për etnomuzikologjinë (një alternativë e Çmimit Nobël), shkruan: “Origjina e të kënduarit polifonik është shumë më e thellë dhe është e lidhur me fazat më të hershme të evolucionit njerëzor.

Polifonia ka qenë një pjesë e rëndësishme e sistemit mbrojtës të njerëzve të parë (hominidëve)”. Ky përfundimi shkencor është kaq domethënës, saqë meriton të përsëritet: të kënduarit polifonik është pjesë e rëndësishme e sistemit mbrojtës! Çka do të thotë se kënga, për më tepër ajo shumëzërëshe, iu jep fuqinë shpirtërore njerëzve, grupeve e popujve, për të bashkëplotësuar fuqinë fizike të tyre, për të ndërtuar kështu një ledh mbrojtës ndaj të papriturave apo pabesive të jetës, ngado që mund të vijnë. Muzikologu i shquar gjerman, Curt Sachs, afirmon se polifonia, “e lashtë në vetvete, padyshim ka qenë e njohur të paktën pesëmijë vjet më përpara”.

blank

Ndërsa Jan Ling, Profesor i Muzikologjisë dhe Rektor Universiteti në Suedi, autor i librit “Historia e Muzikës Folklorike të Europës”, afirmon se ideja, sipas së cilës polifonia popullore e merr origjinën nga modelet e artit muzikor, është arkivuar përfundimisht si e pathemeltë. Ndërkohë, studiuesi i shquar shqiptar, Prof. Ramadan Sokoli, ka përcaktuar shkencërisht se “…është shtruar çështja nëse polifonia e siujdhesës ballkanike është me prejardhje të lashtë dhe ka mbijetuar deri në kohën tonë, apo kemi të bëjmë me diçka të ardhur nga vende të largëta! Disa hulumtues e kanë kundruar polifoninë popullore të kësaj siujdhese, si rrjedhojë e ndikimit të liturgjisë bizantine, por ky hamendësim, as është vërtetuar, as është miratuar. Madje, është pohuar e kundërta: huazimet e liturgjisë kishtare nga traditat popullore.

Polifonia popullore shqiptare, e cila shtjellohet në shkallë të gjymta pentatonike, nuk ka ndonjë lidhje morfologjike me literaturën bizantine…”. Po ashtu, prof. Beniamin Kruta ka përcaktuar se “Karakterin autokton të polifonisë shqiptare dhe lidhjet e saj me kulturën muzikore të lashtësisë ilire e provojnë, veç të tjerash, dhe gjurmët e saj të ruajtura në trojet e vjetra ilire… Polifonia shqiptare mbulon një territor të gjerë që shtrihet që nga hapësirat verilindore përreth Strugës… dhe krejt Jugut të Shqipërisë, deri në thellësi të Çamërisë”. Institucionet e Shqipërisë apo individë nga Shqipëria, të cilët legalizuan ndërkombëtarisht të bastarduar në UNESCO “Iso-Polifoninë Shqiptare”, ndoshta as nuk e dinë që Bizanti nuk është komb, që nuk ka komb bizantin, as popull bizantin.

Për rrjedhim, nuk mund të ketë këngë bizantine. Për më tepër, në kohën e Perandorisë Bizantine, trevat shqiptare shtrihen në periferinë më të largët të saj, në krahasim, të themi, me trevat greke apo bullgare. Atëherë, logjika më e thjeshtë do të kërkonte që, sa më të afërt gjeografikisht me Bizantin të ishin popujt apo kombet, aq më shumë duhet të kultivonin polifoninë. Por, ka ndodhur e kundërta. Polifonia Greke “Caravan” ruhet vetëm në zonën e Epirit në Greqinë Veriperëndimore, ndërsa Polifonia Bullgare “Bistritsa Babi”, ruhet vetëm në rajonin Shoplouk, në Bullgarinë perëndimore.

Të dyja, edhe ajo greke, edhe ajo bullgare, janë regjistruar në UNESCO në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jolëndore të Njerëzimit, por me autoritet shkencor dhe dinjitet kombëtar, asnjëra nuk e lidh prejardhjen e vet nga muzika kishtare bizantine. Madje, në prezantimet e tyre, as që përmendet fare termi “kishë”, e jo më kishë bizantine. Ndërkohë, asnjë nga mbi 17 vendet e tjera, të cilat kanë regjistruar polifonitë e tyre në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jolëndore të Njerëzimit, nuk e kërkon origjinën në kishë, por vetëm në popull. Madje, Gjeorgjia, në prezantimin për Këngën Polifonike Gjeorgjiane, shkruan: “Himnet liturgjike Bizantine kanë thithur nga tradita polifonike gjeorgjiane në një masë të tillë saqë këto tradita janë bërë një shprehje e rëndësishme e himneve liturgjike bizantine”.

Për korrektesë dhe respekt, le të referohemi se çfarë është vetë “muzika kishtare bizantine”, e cila, për vlerat e veta, është regjistruar në vitin 2019 në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jolëndore të Njerëzimit. Në prezantimin e saj në faqen zyrtare të UNESCO-s shkruhet, midis të tjerash se muzika kishtare bizantine “…është ekskluzivisht muzikë vokale; ajo është thelbësisht monofonike”, edhe pse e shoqëruar me iso. E qartë si drita e diellit: muzika kishtare bizantine nuk ka asnjë lidhje me dhe asnjë kushtëzim ndaj çfarëdo polifonie popullore. Por, edhe sikur të supozonim se muzika kishtare bizantine është polifoni, prapëseprapë, ajo është polifoni profesionale, e kompozuar posaçërisht për këngë dhe himne në funksion të ceremonive oborrtare e fetare dhe që këndohet nga i njëjti grup i specializuar për këtë qëllim.

Përkundër, polifonia popullore është polifoni tradicionale, që del natyrshëm nga shpirti i bartësve të saj, në çdo kohë e në çdo vend, për të mbajtur gjallë të kaluarën dhe vlerat identitare, trashëgiminë historike e kulturore, për të përjetuar gëzimet e hidhërimet si pjesë të jetës njerëzore. Kësisoj, është absurde që polifonia tradicionale mund të prodhohet prej polifonisë profesionale. E kundërta është e vërtetë. Madje, “Me zgjerimin e Kristianizmit në Europën Mesjetare, u bënë përpjekje për ta mbytur muzikën folklorike popullore, për shkak të shoqërimit të saj me ritet dhe zakonet pagane”. (Britannica Concise Encyclopedia, 2008, pg. 687). Kështu, prezantuesit e tezës se “IsoPolifonia shqiptare rrjedh nga muzika kishtare bizantine”, e kanë paraqitur kombin dhe popullin shqiptar të para-Perandorisë Bizantine si një tufë paranjerëzore.

Sipas kësaj teze, kjo tufë, duhej të shkonte në Bizant, posaçërisht në kishën jokombëtare bizantine, për të mësuar si të këndonte dhe si të kalonte nga gjendja paranjerëzore në gjendje njerëzore. Ky është poshtërim, jo vetëm për popullin e kombin shqiptar, por për çdo popull e komb. Sepse është injorim i së vërtetës absolute se “muzika folklorike është melodia origjinale e njeriut, pasqyra muzikore e botës” (Friedrich Nietzsche). Është fyerje edhe për çdo kimi kombëtare, sepse “Kombi, para së gjithash, është një shpirt, një parim shpirtëror” (Ernest Renan). Shpirti është pjesa thelbësore e të gjitha qenieve të ndjeshme. Muzika, qoftë ajo monofonike apo polifonike, është shprehje e shpirtit njerëzor, akti i parë i komunikimit të njeriut me jetën dhe me botën.

blank

Modeli homerik i transmetimit dhe modeli polifonik shqiptar- Nga Skënder Karriqi

1-Me fuqinë e modelit të parë.

Studiues të huaj, si Rihtman dhe Kaufman, që në vitet ‘50 të shekullit të kaluar kanë hedhur dhe përkrahur tezën e prejardhjes iliro-epirote të të kënduarit shumëzërësh në Ballkan. Në këtë drejtim janë orientuar edhe kërkimet e etnomuzikologëve shqiptare, që me shfaqjen e kësaj teze e deri më sot, por, me gjithë punën e bërë, “origjina dhe kohëlindja e polifonisë mbeten ende një çështje shkencore e hapur.”[1]

Është shkruar për mrekullinë athinase: shkrimin e poemave homerike nga tirani Pisistrat, rreth viteve 600 p.e.s.[2] Padyshim që shkrimi i këtyre poemave qe i tillë, pra një mrekulli. Të shkruara, ato krijime zanafillore të ndërgjegjes estetiko-letrare të Evropës e më gjerë do të lindnin shkrimtarin e, mbi të gjitha, do të lindnin lexuesin, i cili në kushtet e demokracisë athinase  do të ishte gjithnjë e më i pangopur me ushqim të atillë shpirtëror. Nga ana tjetër, që në momentin e shkrimit, tradita orale e eposit homerik fillon e tretet. Por ajo nuk mund të mos  linte gjurmë përgjatë shekujve të funksionimit të saj ashtu, në formë orale. Me fuqinë e modelit të parë, para se të zhdukej dhe të mbetej vetëm hija e shkruar, ajo kishte  kohë bollshëm të krijonte invariantet dhe modele komunikimi në sfondin kulturor ballkanik, të cilat do të ishin jo thjeshtë forma të reja të rezistencës, por të jetesës dhe mbijetesës në kohë dhe në hapësirë të kësaj tradite.

 2-Nga hija e shkruar, tek sistemi i transmetimit

Nga hija e shkruar e eposit homerik, gjithsesi, mund të perceptohet forma dialogjike e tij. Aedi Homer i kërkon Muzës t’i rrëfejë zemërimin e Akil Pelidit, që u bë shkak për vuajtjet dhe mjerimet e akejve në luftë me trojanët. Gjithçka e thënë më pas,  deri tek katalogu i anijeve, përbën rrëfimin e Muzës. Tek katalogu i anijeve përsëri aedi Homer i kërkon Muzës t’i rrëfejë për prijësit dhe fiset  pjesëmarrës në luftë. E përsëri më pas gjithçka përbën rrëfimin e Muzës për prijësit dhe fiset që morën pjesë në luftërat  dhe betejat e përgjakshme me trojanët. Në kuptimin e kësaj marrëdhënieje dialogjike përligjet origjina hyjnore e eposit homerik. Përgjatë  rrëfimit të Muzës aedi Homer ze vendin e paluajtshëm të transmetuesit: ai është thjesht veshi i drejtuar prej nga vjen kënga rrëfimtare e saj: është edhe zëri që transmeton atë rrëfim të kënduar.[3] E thënë ndryshe, në skemën e komunikimit Muza është dhënësi(ja), ndërsa Homeri është marrësi. Por ai nuk është një marrës për vete: ai është marrësi që duhet ta transmetojë këngën rrëfimtare të Muzës, ta përhapë atë. Në këtë rast roli i tij ndryshon: ai tani bëhet dhënës, por jo në një komunikim të atillë dialogjik, ku bashkëfolësit ndërrojnë me njëri-tjetrin vendin e dhënësit dhe marrësit; ai është një dhënës në linjën e transmetimit përhapës të këngës rrëfimtare, që në këtë mënyrë arrin tek marrës të tjerë, të cilët, pasi e marrin, e japin tek të tjerë…e të tjerët tek të tjerë…

Kështu  pra, nga hija e shkruar e eposit homerik mund të rindërtojmë sistemin përhapës të transmetimit epik në periudhën antike arkaike, të përbërë nga marrës-dhënës të shumtë, që transmetojnë mesazhin (këngën rrëfimtare), e përhapin atë vetëm në një kah, i cili fillin e ka tek Muza: ajo është emetuesja e vetme, pra burimi absolut i mesazhit, dhe si e tillë, s’mund të jetë tjetër,veçse dhënës(e). Në këtë sistem përhapës transmetimi, veç emetuesit(es), gjithë të tjerët janë marrës- dhënës të shkallëve të ndyshme të varësisë: Homeri është i  shkallës së parë, pas tij vjen ai i shkallës së dytë, pas tij ai i shkallës së tretë e kështu të nënrenditur, deri tek ai i fundit, me të cilin tansmetimi ka arritur në pikën më të largët të mundshme. Thënë ndryshe, sistemi në fjalë që mund të rindërtojmë nga hija e shkruar e eposit homerik, është “rrjeti transmetues i aedëve shëtitës.” Nuk mund të ndodhte që në këtë hierarki transmetuese të mos bëhej i ditur identiteti i dhënësit sipas shkallës së varësisë. Në momentin që filli nuk të çonte tek Muza nëpërmjet Homerit, mesazhi mbetej jashtë konsiderate për t’u transmetuar dhe dëgjuar, sepse nuk kishte vërtetësi të garantuar. Vetëm Muza e kishte ekskluzivitetin e shqiptimit të së vërtetës për shkak të të qenit të saj lart, sipër, mbi, thënë ndryshe, në transhendencën olimpike; përtej kohës dhe hapësirës së njerëzve, prej nga e kundronte botën e tyre në mënyrë totale.( Për shkak të hyjnorësisë, Muza ndodhet në transhendencën olimpike, dhe për shkak të të qenit në këtë vend ku nuk mund të ishte njeriu, ajo ka mundësi të pakufizuara informimi në kohë dhe hapësirë).

 3-Përbërësit polifonikë, ose zërat

Polifonia shqiptare, si praktikë komunikuese dhe interpretuese artistike, në të dyja variantet e saj: toske dhe labe, e dëshmon veten ngjashëm me eposin homerik në formën orale, pra para se ai të shkruhej nga tirani Pisistrat. Më të konsoliduar atë e gjejmë në strukturat dy, tre dhe katër zërëshe. Struktura dy zërëshe mbart marrëdhënie ndërmjet marrësit dhe pritësit, ajo trezërëshe mbart marrëdhëniet ndërmjet marrësit, pritësit dhe isos, përndryshe grupit mbështetës,  ndërsa katërzërëshja mbart marrëdhëniet ndërmjet marrësit, pritësit hedhësit dhe isos. Prej këtyre strukturave, jo hije të shkruara, por të gjalla, mrekullisht funksionale, mund të hetojmë lidhjet e pamohueshme origjinare të polifonisë shqiptare, me eposin homerik. Përshkrimi analitik i  tyre sipas treguesit numerik të përbërësve është pothuajse në përputhje të plotë me ç’kemi shtjelluar deri tani mbi modelin homerik të transmetimit përhapës të mesazhit, përkatësisht rrëfimit tregimtar.

Dyzërëshi (marrësi dhe pritësi), është struktura më primitive. Si e tillë ajo është më e thjeshta dhe pasardhësja më e afërt e modelit homerik. Marrësi është ai që ia merr këngës. Kuptimi i kësaj shprehjeje sot është sinonim i foljes këndon. Po cila është historia e këtij njësimi sinonimik? Cili është kuptimi i saj i parë? Nga zbërthimi i trajtës së bashkuar ia rezulton se i është trajtë e shkurtër e përemrit vetor, veta e trete, numri njëjës, mashkullore/femërore, rasa dhanore (atij/asaj i merr), ndërsa a është reflektim i trajtës së shkurtër e e të njejtit përemër, por në rasën kallëzore (atë e merr). Ndërkohë që për ne është shumë e qartë se ç’merr ai (ai e merr këngën), nuk është aspak e qartë se kujt i(a) merr këngën. Përgjigjja gramatikore atij/asaj i në këtë rast është thjesht e tillë, pra gramatikore dhe kemi iluzionin se nuk na çon në një kuptim konkret, pasi do të kishim ai(ajo) ia merr kengën këngës (!) Por në fakt, pas trajtës gramatikore atij/asaj i, s’mund të fshihet tjetër veç se Muzës, posedueses  së vetme të këngës, sipas mendësisë mitologjike antike. Edhe pse, ndoshta për arsye të mendësive tabuistike, emri i saj nuk përmendet, ai  në formë eufemistike (asaj i, pra këngës) është i ngurosur me mjetet e gjuhës. Nga sa shtjelluam, tani mund të identifikohet brenda shprehjes ia merr këngës,(këngën) dhënësit(es), që është Muza, marrësi, që është rapsodi ose këngëtari (aedi i  dikurshëm antik) dhe mesazhi, që është kënga.

Përbërësi tjetër strukturor i dyzërëshit është pritësi.Në punimet e fundit që kanë për temë polifoninë shqiptare, ai përcaktohet me termin prerës[4].Përdorimi i këtij termi është i pakuptimtë për nga qëllimi i procesit të komunikimit dhe mënyra se si realizohet ai (pa ndërprerje).Rastet e prerjeve apo ndërprerjeve që mund të vihen re në një transmetim janë rastet e defekteve të kanalit, pra janë anomali, pasi dëmtojnë cilësinë e transmetimit. Në këtë kuptim përdorimi i termit prerës është i pasaktë. Në fakt i ashtuquajturi prerës,është pritësi, pikërisht ai që e pret këngën nga marrës-dhënësi  paraardhës. Në praktikën e ligjërimit muzikor polifonik  termi pritës kuptimësohet në kundërvënie më termin hedhës. Hedhësin si përbërës më vete e shohim tek shtruktura katëzërëshe. Sigurisht, prania e tij ndihet edhe tek dyzërëshi, por rolin e tij aty e kryen pritësi me modulime të herëpashershme të zërit: është detyra e tij që, pasi e ka pritur këngën (mesazhin), ta hedhë atë tek pritës të tjerë.

 4-Isoja hesiodike

Në strukturën trezërëshe përbërës strukturor më vete del edhe isoja. Në fakt, praninë e saj e ndiejmë edhe tek struktura dyzërëshe, por jo më vete: ajo ndihet si iso e fshehur përgjatë zhvillimit melodik të zërave.[5] Daljen më vete të këtij përbërësi mund dhe duhet ta shohim në dritën e të dhënave të traditës epiko-lirike që, një shekull pas Homerit, i atribuohet Hesiodit dhe sidomos përmbledhjes kushtuar grave tokësore që patën lidhje me hyjnitë e Olimpit, titulluar kjo përmbledhje“Katalogu i grave” dhe e paralajmëruar në mbyllje të poemës “Teogonia.” Milijov Sironiq, autor i kapitullit Letësia Antike GrekeHistoria e Letësisë Botërore, botim i Universiteti të Beogradit, shkruan se kjo përmbledhje ka patur pesë libra dhe dy librat e fundit janë përmendur  edhe me emrin “Eeje.” Sipas Sironiqit, kuptimi i këtij emri përkon me formulën që hapte këto këngë (Eeje), që do të thotë çfarë ka qenë. Në eposin Homerik autorësia në fakt  i përkiste Muzës, ndërsa Homeri ishte vetëm transmetuesi, veshi i zgjatur prej nga vinte kënga  dhe zëri human që e përhapte atë. Kurrë Homeri nuk e pati ndjenjën e autorësisë, madje ai kurrë nuk foli për veten ndonjëherë.Hesiodi është i pari autor që flet për veten dhe u këndon muzave, pra i tematizon ato (Teogonia)[6].Në këtë kuptim ai është edhe autori i parë që këndon këngën e vet dhe jo të Muzës, prej së cilës merr  vetëm nxitjen për të kënduar. Ndërsa kënga e Muzës, e ardhur nëpërmjet Homerit, nuk kishte nevojë për dëshmim rreth asaj ç’ka thuhet, për shkak të autoritetit hyjnor të hyjneshës, që shihte dhe dinte gjithçka, kënga e Hesiodit, për shkak se ai ishte njeri dhe jo hyjni, kishte nevojë për dëshmim, nevojë të cilën ai e përmbushte që në fillim me anë të formulës emërore Eeje, pra ç’ka qenë, ose kështu ka qenë. Trajta fonetike “Eeje”e formulës hapëse të këngëve të Hesiodit përkon pothuase plotësisht me trajtën fonetike të isos në polifoninë shqiptare, e cila eshtë një e e gjatë, ku herë pas here futet edhe bashkëtingëllorja  j, duke rezultuar kështu në një e-j-e të gjatë në skajet zanore.Sipas etnomuzikologëve, funksioni i isos është aprovimi, mbështetja e këngës.Sigurisht, aprovimi dhe mbështetja në këtë rast është njëkohësisht edhe dëshmi për ç’ka rrëfehet në këngë.

Katërzërëshi është vërtetë një moment zhvillimi i plotë i polifonisë shqiptare. Para se të vinte deri këtu, ajo duhet ta ketë ndier fort nevojën e një hedhësi më vete. Me hedhësin polifonia shqiptare bëhet më funksionale si mënyrë transmetimi dhe plotëson imazhin muzikor të këtij procesi. Ajo që të tërheq vëmendjen në pikëpamjen funksionale të këtij përbërësi strukturor të polifonisë ka të bëjë me artikulimin pothuajse të sfumuar të fjalëve të këngës dhe notat e larta vibrato (sidomos në variantin lab), çka përkon me modelin e përhapjes valore të zërit. Kjo mënyrë interpretimi përkon me figurën e qëllimit për ta hedhur (transmetuar) sa me larg këngën, praktikisht për ta përhapur sa më larg mesazhin.

5-Kompensimi

Vendimi i tiranit Pisistrat për ta shkruar eposin homerik e ndali atë, e ngriu në formën e një hijeje të shkruar. Akti i tij të kujton procesin optik të fotografimit si moment i ndalimit të kohës. Duke e patur në dhomat e tyre këtë fotografi të shkruar, helenë gjithmonë e më tepër po e harronin formën orale të saj (eposit). Krejt e kundërta ndodhte me fqinjët e tyre historikë, ilirët, të cilët nuk e patën hijen e shkruar të eposit, por nga ana tjetër mungesën e kësaj mrekullie e kompensuan me variantin oral  të teknikës homerike: të marrjes, të pritjes dhe të hedhjes së mesazhit, duke  funksionalizuar muzikalisht edhe përberësin strukturor të isos (element më vete), sipas traditës poetike më të vonë të Hesiodit (i cili këngët për gratë tokësore që paten lidhje me hyjnitë e Olompit i quan Eeje ), për të arritur në një figurë kaq të bukur muzikore të modelit homerik të transmetimit, siç është sot e kaherët polifonia shqiptare.

Mitet e kanë një kuptim të parë. Kur është fjala për mitin e polifonisë shqiptare si këngë perëndie, në këndvështrimin e mësipërm ky mit qartësohet dhe kuptimësohet, duke na çuar drejt origjinave të sigurta dhe lidhjeve gjenetike të mrekullisë shqiptare, polifonisë, me traditën orale të eposit homerik.


[1] Vasil S Tole. Folklori muzikor (isopolofonia dhe monodia). Uegen, Tiranë, 2007.

[2] Aurel Plasari. Letërsia dhe muret.Bota letrare 1/1991.

[3] Arben Haxhiymeri. Esetika 1.IDEART, 2013

[4]Vasil S Tole. Vepër e cituar

[5] Vasil S Tole. Vepër e cituar

[6] Téoggonie d’Hésiode, Paris, 1872.

Marrë nga ExLibris

blank

SHQIPËRI, TI TË VRET! ( Në kujtim të regjisorit Kristaq Mitro)- Nga ROLAND GJOZA

Nuk e di pse Kristaq Mitron fillova ta shikoja nga brenda trupit: zemra, mendja, mushkëritë, veshkat, mëlçia, gjer tek e padukshmja, shpirti. Ishte nje stetoskop hyjnor, pastaj një skaner që vinin prej blusë qiellore dhe maste të fshehtën e sëmundjes së mikut tim. Nuk parandieja asgjë të keqe, asgjë pothuajse. Sepse në atë kohë ishim rrëmbyer të dy nga ëndrra për të bërë film. Ëndrra nuk ka punë me asgjë lëndore, rron jashtë organizmit dhe vëmendjes sonë për çfarëdo lloj sëmundje. Përderisa ëndrra ishte aq e fortë, kishim besimin se na mbronte Zoti. Sa iluzion ka në punën e një artisti. Ai është dhe s’është. Vihet re vetëm kur një punë e tij pëlqehet. I heqin kapelen. Kaq. Pastaj e harrojnë. Ai është i padukshmi midis të dukshmëve që rrojnë natyrshëm pa i kaluar caqet këtej ëndrrës. Ëndrrës së artit që djeg dhe zhurit trupat e të padukshmëve. Po ç’është ajo botë e andej ëndrrës, e blusë qiellore, që s’dihet prej ç’fryme perëndie rron? A besohet po ta pohojmë këtë gjë? Do të na kuptojnë? Jo. Kurrë s’u kuptua. Sa herë jemi penduar për pak kohë dhe jemi ankuar; ç’e patëm këtë fat, si nuk u bëmë elektricistë apo hidraulikë… të gëzonim jetën e thjeshtë! Ç’fuqi duhet për të bërë art të mirëfilltë? Duhet t’iu drejtohemi miteve se realiteti nuk sugjeron asgjë. Madje do të më qeshin po të them se fuqia e Herkulit është fuqia e artit ( por në planin shpirtëror, të kësaj zeje që s’kuptohet. )

Ishte një karrige e qëllimshme, që nxirrej nga poshtë banakut dhe ftohej Kristaqi të ulej në të. Ai, pa e bërë të gjatë, ulej menjëherë dhe, pasi e merrte veten, lëshonte një nga ato batutat e tij që i bënin vajzat të qeshnin. Ishin shitëset e supermarketit italian Conad, ku ai blinte më shpesh ushqime, një oaz i çuditshëm, ku s’kishte beduinë me deve, apo pelegrinë që shkonin në vendin e shenjtë e që ndalonin aty gjatë rrugës, po një regjisor filmi, pa Mekë. Qëkur pa Mekë, pikërisht ai që dikur kërkohej ngulmueshëm të bënte film. Tani s’kërkohet më, po refuzohet. Ç’ka ndryshuar? Shqipëria. Ajo i vret artistët. Pa mëshirë. Edhe atë oaz të vogël, një karrige te Conadi, ajo s’ta jep më. Politikanët e rinj, bijtë e të vjetërve, i shkruajnë vete skenarët, i xhirojnë vetë filmat dhe po ata janë aktorët. Në filmat e tyre ka ujë, në jetë s’ka, në filmat e tyre ka rini të qeshur, në jetë s’ka, sepse ata ikin, ia mbathin nga Shqipëria, në filmat e e tyre ka Europë, po në jete s’ka, në filmat e tyre ka Amerikë, po në jetë s’ka, në filmat e tyre ka bollëk, po në jetë s’ka, të rinjtë ikin, pleqtë vdesin në mizerje.

U deshën katër vjet të shkruhej skenari ( unë jetoja në Amerikë ) dhe takimet tona ishin të rralla. Ai ishte skrupuloz, gjer në manierë, i rishkruante episodet, bënte tekniko – regjisorialin dhe pastaj e prishte. Është artificiale, thoshte, flitet për jetë, jetë të vështirë, është historia e një vajze të re të pafajshme, që dashuron mësuesin e vet dhe e vrasin, e therin në mes të qytetit. Skenari bënte fjalë për një vajze të përjashtuar nga shoqëria, sepse s’kishte asnjë mbështetje, përveç vetvetes. Asnjë ndihmë. Sepse, për më tepër, ishte shumë e bukur. Dhe për këtë arsye lehtësisht e vdekshme. Ai qytet i vogël nuk e duronte të bukurën. Ajo i shndërrohej në armike.

Dhe ne të dy herë e gjenim mirëkuptimin, herë nuk e gjenim. Ai kërkonte të pamundurën në art, atë që ishte iluzion, por jo mundësi. Katër vjet. A është normale kjo? Po. Me Kristaqin, po!
Në art koha nuk është koha reale. Katër vjet mund të jetë dhe një muaj, por edhe një ditë. Përsosmëria nuk njeh kohë. Pra, po flasim për kohën artistike, asnjanësen. Më hyjnoren dhe m të papërfillshmen.

Kristaqi ishte 73 vjeç, kur u rinjohëm pas 15 vjet shkëputjeje, ai në Shqipëri dhe Vienë, unë në Amerikë. I hajthëm, teper i qeshur e i sjellshëm, i thjeshtë gjer në ngasjen për ta ngacmuar, aq e pabesueshme dukej kjo thjeshtësi e tij. Kishte një të ecur prej atleti, gati i ajërt kur nxitonte per të takuar. Por në art ishte i vështirë, kërkues i marrosur. I paqetë. Ky shndërrim ishte dhembja e tij që nuk vërehej prej të dukshmëve të përditshëm. Atë kohë rrinte shumë me Kristaq Dhamon, e priste me padurim kur kthehej nga Amerika. E donte shumë për zgjuarsinë, dijen e gjithanshme kinematografike. Më ka ndihmuar shumë, Roland, më thoshte, më ka mbrojtur. Ai ishte nxitja që unë, pas dy tre dokumentarëve të suksesshëm, të guxoja të mendoja për filmin e parë artistik me metrazh të gjatë. Ashtu pa u kuptuar, krejt natyrshëm, ( ai fshihej pas kësaj lidhjeje ) më sugjeroi të gjeja nje regjisor tjetër, për ta patur më të lehtë. Eh, biografia, gracka e mallkuar. Ai s’donte që unë të bija në atë grackë. Kështu u realizua filmi i parë me Ibrahim Muçën; Dimri i fundit. Të gjithë filmat i bera me të. Ishim miq të ngushtë, plotësonim njëri-tjetrin. Por tani ka ardhur një moment tjetër në jetën time, dua të xhiroj filmin e fundit, të vë firmën time; Kristaq Mitro, një film autor. Kjo është ëndrra ime. Pse e dua kaq shumë këtë film? Ja sepse; sa herë nuk e kam mirë me ndonjë koleg, dëgjoj fjalë; e mo, se filmat i ka bërë Ibrahimi. Kur e kam mirë; e mo, se filmat i ka bërë Kristaqi. Ç’ditë të paharruara kemi kaluar; filmi zinte filmin. Shpejt, filloni filmin tjetër. Nuk kemi kohë. Duhen 14 filma. Është muaji dhjetor. Tek ju e kemi varur shpresën, që të dërgojmë lart lajmin e mirë; u plotësua plani, u bënë 14 filma. Vërtet, ç’ditë kanë qenë ato kur xhironim; Nusja dhe shtetrrethimi, Duaje emrin tënd, Njeriu i mirë, Apasionata, Një djalë dhe një vajzë, Vdekje a liri. Jam mbushur me kujtime, me dhembje, me lumturi, me pengje, mospëlqime, por gjithsesi ndjehem i paplotësuar, pa filmin që dua të bëj vetë. Ja, kjo tema e njeriut, sidomos e gruas, të përjashtuar nga shoqeria, që kërkon ndihmë dhe s’gjen, që shpik ndihmë nga vetvetja, më pëlqen shumë dhe e shoh filmin, e shoh gjer në detaje. S’fle. Më del përpara figura e saj ende e paplotësuar. Kemi ende punë.

Të shkruhet një skenar shtatë herë gjersa t’i mbushet mendja Kristaq Mitros. S’kishte patur fat me skenarin e parë, ( sipas një romani të Flutura Açkës ) tani kishte shpresa të mëdha te skenari i dytë, te Tereza që e therin burrat në mes të qytetit.

ËNDRRA

Sa do të rrish? Dy muaj. Mirë, kemi kohë. Ishte shumë entuziast. Vapë përveluese. Do të shkojmë te Senatori, më thoshte, aty ka kondicioner, është një mjedis i qetë, i pastër, me shumë dritë, si te tregimi i Heminguejt. Senatori është nje hotel luksoz, pranë shtëpisë së tij, atje mblidheshim mëngjeseve dhe mbrëmjeve, pjesën më të madhe të kohes ia kushtonim filmit të ardhshëm. Sa të miratohet, do ta përkthejmë skenarin në anglisht dhe do ta dërgojmë në Euroimazh. Dhe ëndrrat s’kishin fund. “Unë kam një ëndërr” më kujtoheshin fjalët e Martin Luther King.

Dhe buzëqeshja e tij ishte e tjetërllojtë, hapi i tij elastik prej të riu që i ka dalë e drejta e studimit dhe niset për në Universitet. Të gjitha ëndrrat e filmave qenë realizuar, tani priste një triumf të fundit, ndoshta, një Kengë Mjellme, më tepër vetjake, se sa për të tjerët. E quante si plotësim të të gjitha ëndrrave. Ishte ende një vrimë e zezë, një vrimë ozoni qe nxinte. Diçka eterne, si një fiksion emblematik. Zgjohej me të, e kalonte ditën me të, shikonte ëndrra me ëndrrën. Një natë e kaluar me ëndrra për ëndrrën, këtë më tha një ditë me shqetësim. E kishte një dyshim, një si parandjenjë zhgënjyese, sepse e shikonte se ç’bëhej. Më tha një ditë me humor; e di, Roland, ç’thonë për Qendrën e Filmit disa të rinj? Ec shkojme andej nga Kinostudioja se mos bojmë ndonjë dorë pare…
Pjesa më e madhe e filmave të tridhjetë viteve të fundit kishin përfunduar në harresë. Atje provohej dhe dështohej. Me aq pak para që jepej për filmin duhej një talent i madh që ta përballonte atë rrugë drejt Golgotës. Po talentet e vërtetë janë shumë të rrallë dhe prandaj kishte dalë ajo gastrole tallëse. Por unë do të bëj një film të mirë, e ndiej, natyrisht me një mbresë dyshimi që herë më rritet e herë më pakësohet. Ky do të jetë talismani im, filmi i fundit, më thoshte Kristaqi i përfshirë në ëndrrën e tij. Të them të vërtetën, unë nuk besoja kurrsesi, sepse e shikoja me sy të ftohtë gjendjen e Qendrës, zhytur në një mjerim artistik. Duke shtyrë dëshpërimisht diellin e sukseseve, siç largojmë perden për të parë më mirë jashtë, asgjë e re, por veç flluska entuziaste përplot ngjyra që të marrin mendtë. Premiera me zulmë e bujë, salla plot me miq e gazetarë të paguar, darka dehëse, çmime hipotetikë, tek e fundit asgjë e re. Nihilizëm? Jo, realitet. Ku ishim? Atje ku u nis. Përsëri e përseri shikohen filmat e vjetër, megjithe mëkatin ideologjik që i shoqëron mjerueshëm. Aty-këtu ndonjë fushqetë shprese që shuhet shpejt. S’ka para as për filma, as për dokumentarë, as për teatër, as për… por lavdia është e madhe! Me sikur…bëhet, sidoqoftë! Me sikur… ç’zhgënjim! Shikoj çdo natë nga një film të ri te kanali; Film autor. Mjeshtëri e lartë, Roland! Dhe më përmendëte emra regjisorësh që nga Felini, Trajkovski, Vajda, Polanski, Spilbergu, Kubriku… Shkonte çdo ditë te një tregtizë te rruga e Kavajës dhe blinte kaseta me filma. Ishte gëlltitësi më i madh optik dhe lexuesi më i zellshëm i letërsisë së mirë. Njohës i shkëlqyer i teknikës së filmit, provues i krisur i metodave te reja, tejet i suksesshëm si regjisor, filmat e tij shihen gjithmonë, por sot çuditërisht dyert për të mbeten të mbyllura. Dhe për kastën e kineastëve të vjeter, mësuesve të kineastëve të rinj. Është një refuzim elegant duke i mburrur e përgëzuar, por gjithsesi duke i përjashtuar. Sidoqoftë ëndrra është atomike, ajo s’pyet për dyer të mbyllura. Me këtë iluzion përkëdhelës mund të krijosh një jetë të dytë, atë të artistit kokëforte që s’pyet për dyer të mbyllura. Këtë jetë të dytë bënte Kristaq Mitro.

Kushedi sa libra më ka dhuruar; që nga romanet e Bukowskit, Saramagos, Modianosë… e gjer te klasikët e mëdhenj; Hygo, Balzak, Tolstoi, që unë s’i kisha më, se m’i kishin vjedhur. Më ofronte literaturë kinematografike, më shpjegonte sekretet e teknikes se filmit, të regjisurës në përgjithësi, të aktorit, operatorit, rrinte me orë të tëra duke skicuar mjedise dhe personazhe , pastaj i prishte e serish ia niste nga e para. Iluzioni nuk e lodhte, jeta e rraskapiste. Jeta e artistit në një kohë refuzuese.

Shkonte shpesh te libraria Adrion dhe pyeste për librat e rinj. Por një ditë nuk mund të shkonte më. Ishte koha kur vajzat e Conadit i nxirrnin karrigen për t’u ulur. Skenari nuk u pranua. Kjo ishte një goditje për të, goditja e dytë që merrte, pa e pranuar si arsye, por duke e pranuar si realitet, që kurrsesi nuk i pëlqente. Por e mblodhi veten shpejt, dukej sikur nuk u trondit dhe aq shumë. S’kam kohë thoshte, po ma vrasin dhe kohën. Ishte vajza dhe dhëndri i tij, ata që i premtuan t’ia gjenin paratë. Por s’ishte puna vetëm te paratë, duhej të lëvizte nëpër Europë, të gjente shtëpi filmike, partnerë, bashkëpunëtorë, se filmi nuk bëhet vetëm. Pastaj erdhën tërmetet, pandemia, izolimi, që ndikuan fuqishëm dhe në psikikën e tij. Në vitin 2000 m’u ankua për një dhembje të qafës. Ndoshta kam cervikale, më merren pak mendtë, më thoshte me njëlloj frike. Nuk ecte më aq lehtë, nuk e kishte atë buzëqeshje aq vëllazërore. Dhe komunikimit me të në Messenger sikur i erdhi një ngadalësim, njëlloj mungese dëshire. Ishte kapluar nga depresioni, që s’donte kurrsesi ta pranonte. I shmangej të vërtetës, mbyllej në ëndrrën e tij dhe mbyllte deren pas vetes. Donte të ishte fillikat vetëm në endrrën e tij. Sikur u mbyll pak në vetvete, s’jepej, edhe kur unë bëja përpjekje për ta nxjerrë nga ajo gjendje e çuditshme. Dhe ia arrita, ai më pranoi në ëndrrën e tij. Ç’duhej bërë për ta rigjallëruar? E mbaja fort të lidhur pas ëndrrës, i jepja kurajë, se gjithçka ishte e mundshme, se ai s’kishte asgjë serioze, një dhembje cervikaleje dhe aq. Ëndrra. Po ta lija jashtë saj, fillonte kallkanosja e fjalëve. Nuk mund të përmend gjithe atë kohë që kemi komunikuar bashkë, sepse zë shumë vend, por po shkëpus nga Messengeri fillimet e tij me filmin e parë; Dimri i fundit.

MESSENGER, FRAGMENTE.

Unë: S’më the gjë për Dimrin… Si doli film aq i mirë, ku qëndron sekreti?
Ai: Skenari ishte ndërtuar thjeshtë, gratë luajtën veten.
Ndihmoi shumë dëbora dhe të ftohtit e madh.
Unë: Dëbora duket që ka luajtur rol, është parë nga një sy…nga syri yt sikur të ishte një personazh.
Ai: Po.
Une: Ndihmoi dhe muzika e Aleksandër Lalos.
Ai: Po… edhe kërkesa për një aktrim realist deri në “kockë.” Bora hidhej me lopata përpara helikave të ventilatorit.
Une: Keni patur ditë që s’keni xhiruar dot?
Ai: Po, shumë ditë për shkak të mjegullës së madhe. Dhe të natës që vinte shpejt. Në fillim kemi vuajtur shumë me digat ruse… shumë… peshonin nga 100 kg secila… Nuk kishte burrë nëne që i lëvizte. Dhe erdhi Dhamo, na shpëtoi. Na solli tre diga Arifleks, 25 kg njëra. Ishin gjermane, të saponxjerra nga kutia. Të mrekullueshme. Dhe kabllo me trashësinë e gishtit që tërhiqeshin lehtë në dëborë. Ah, sa këshilla praktike më ka dhënë! Mos trego, më thoshte, kur lëviz pikën e xhirimit. Se ke shumë informatorë rreth teje… Gjithashtu më shpetuan dhe këpucët e diversantëve ( kështu i quanim ) që ishin me bateri. Ato… vetëm ato! Në dëborë këmbët e mia ishin valë të ngrohta.
Une: Edhe unë po të mos mbathja këpucë ushtarake, nga ato të zboreve, me kambale, s’do ta kisha të gjatë në Pukë…
Ai: Eliana më thuri me shtiza dy palë çorape leshi. Fusja kartona në gjoks. Pastaj kërkuam ushtarë se kishte ujq. Na sollën dhe një doktor.

Në këtë kohë ai dhe Eliana, e shoqja, nuk kishin shtëpi, e kalonin herë në një hotel, herë në një tjetër; Pensioni, Parku, Vjosa… Dy episode nuk do t’i harroj asnjëherë. Paraja nuk u dilte. Ishte e vështirë të qëndroje gjatë në një hotel. ( Në hotel lindi dhe fëmija e parë ) Ishin dy bohemianë të kinemasë, të ëndrrës, dy varfanjakë që kishin si monedhë të fortë, celuloidin, imazhin. E di ç’bëja Roland, më tregonte Kristaqi, i thoja dezhurnit te RGL-së ( Rojes së Gatishmërisë Luftarake të Kinostudios ) që merrte turnin e natës në gjashtë pasdite; shko fli në shtëpi, se na nxorrën nga hoteli, dua të vijë me Elianën të flejë këtu! S’gjetëm hotel tjetër. Po sikur të ketë vërtet alarm ajror? Po sikur të vijë kontrolli? përgjigjej ai. Ishte frikë e madhe të bëje nga këto prapësi, të thyeje rregullat ushtarake. Mund të pushoheshim të dy nga puna. Dëgjo, i thoja, bëje për mua, për Elianën, ajo është shtatzënë, ku të flemë, në stolat e parkut? Mirë, po në gjashtë të mëngjesit mbathjani, mos t’iu gjejë ai i turnit të parë. Ishte një dhomë e vogël me një shtrat, një tryezë, një telefon dhe një sahat me zile. Na dukej gjë e madhe, kishim gjetur shtëpi.

Dhe episodi tjetër, i paharruar. Për shkak të reformave, Kinostudioja u mbyll. S’mbeti njeri, të gjithë s’dinin ku të fusnin kokën. Pak personel mbeti, por askush s’vinte në punë. Vitet më të errët, ku njerëzit nuk punonin dhe kioskat pushtuan Tiranën. Po kishte shumë entuziazëm. Përditë mitingje, thirrje gjëmimtare; E duam Shqipërinë si Europën. E di Roland, as vetë nuk e besoj tani se si ndodhi, pushimet e verës i kaluam në Kinostudio. Ishim fillikat vetem, unë dhe Eliana. Pa para, të mbytur prej një nostalgjie të hidhur që e humbëm tempullin tonë. Eliana s’ma prishte, e dinte dalldinë time për atë Eldorado ku kisha gjetur arin kinematografik. Arin me të cilin s’blije dot shtëpi, po ëndrra të mëdha. Ajo ishte inxhiniere, po asnjëherë s’ma prishi. E donte artin, më donte mua, e donte dhe ajo atë vend të shenjtë qe më kishte bërë të njohur. Pesëmbëdhjetë ditë në Kinostudion e zbrazët, roje të saj, ku vinin veç zogj, spektator nostalgjikë, se netëve shikonim filma në studion e vogël te kinofikimit, filma me pullë të kuqe, filma të ndaluar. Mbaj mend se aty kam parë “Tetë e gjysmë” dhe “Amarkord” të Felinit, “ Nata” të Antonionit, “Martesë italiane” të De Sikës, “Muzgu i perendive,” të Viskontit, filma të Vajdës, të Kurosavës, të Bondarçukut, Skollomovskit… Hanim pak, se s’kishim, po ngopeshim me filma. Dhe kur ikem ndezem dy qirinj te shkallët e Kinostudios dhe u lutëm për filmin, si për një shpirt. Dhe tani, Roland, unë jam i harruar. Dy herë më kanë refuzuar të bëj film këta pinjojtë e rinj. Mosmirënjohja është gjëja më e keqe në botë, shkruhet në Bibël. Të gjithë kolegët e mi u bënë “Mjeshtër të Mëdhenj,” për mua s’u kujtua njeri. Nuk na duan, iu duket se ylli ynë ka perënduar me kohë. Prandaj jam kaq i mërzitur. Mjeku vienez, kur me bëri operacionin e parë, më tha; e ke nga stresi, nga puna e lodhshme. Po, ai e gjeti, kam qenë maniak, pasi i rishkruaja episodet gjer në hollësine më të marrëzishme, bëja skica për secilin personazh, mjedis… Në fakultet jam shquar si karikaturist, më jepej për pikturë. I kam në shtëpi të gjitha skicat e filmave të mi. Dhe në sheshin e xhirimit e ndieja si harxhohesha trup e shpirt. I ndryshoja gjërat, gjithmonë vija syrin në lupën e kameras për të gjetur pozicionin e duhur. Dhe kufiri i natës dhe ditës u zhduk. Ja, ku mbërrita, te stacioni i shëndetit, të lënë pas dore prej punës. Tani s’mund të udhëtoj më, ndonese autobuzi më pret, por do t’ia dal, filmin do ta bëj! Edhe kur u krye operacioni i dytë ai përsëriste; jam ketër. Si ai eci… Por kjo nuk zgjaste shumë, ai sërish mezi ecte. Viena e magjepste. Sa herë kthehej ai serish thoshte; tani kam ecjen e një kaprolli. Do të merrem me filmin.

Ëndrra e tij. Dhe aty, në atë zonë shpëtuese, e fusja gjithmonë, sepse artisti është shpirt, e harron trupin. Aty donte të mbetej, te ai oaz, ç’mbetej përtej ishte shkretëtirë. E ndiente gjer në kockë perjashtimin, harresën. Roland, Shqipëria më dha lumturinë, tani po më vret! Pse s’duan që unë të bëj film? Unë s’jam ndonjë mediokër, jam profesionist. Sa fillestarë marrin para dhe bëjnë filma të dështuar?

Ç’është ky instinkt i turmës që pa ditur kurrgjë di gjithçka e qe po kthehet në model? Jemi pjesë e një lirie pa cak që është kthyer në të kundërtën e vet. Këtë e thotë dhe Kamy. Qenka sëmundje botërore, por që tek ne bën spikamë të madhe, alarmante. Më duket sikur jetoj në mes të një talljeje dhe të një neverie që më zhbën si identitet, si artist. Apo e kam gabim? Ç’ti thoja? A mund të shikohej ajo fytyre aq e pikëlluar, pa i ulur sytë? Dhe ato çaste unë, i përfshirë nga një tërbim i sinqertë ( me falni per jomodestine ) mendoja se, po të isha drejtor i Qendrës do ta lusja të bënte film dhe sot ai ndoshta do të ishte gjallë. Jo i vdekur para dyerve të mbyllura prej zilisë, poshtërsisë, injorancës. Dhe kush isha unë? Një artist ende gjallë para dyerve të mbyllura. Kudo dyer të mbyllura.

Autobuzi e priste, po ai s’hipte dot, nuk kalonin as dy tri ditë dhe ai i kthehej sërish gjendjes së mëparshme. Mezi ecte. Dhe më në fund, kur ngrihej nga kafeneja, e priste ajo karrigja te Conadi, ajo mirënjohje e vajzave që ia kishin parë filmat dhe e nderonin. Viena nuk po bënte dot gjë, s’po e shëronte, po ai e adhuronte atë gjer në mahnitje. Dëgjoj si bien kambanat, më thoshte, dhe pastaj bie menjëherë muzgu. Ata tinguj kanë aromë. Më kujtohet nëna që bënte kryqin. Vërtet Roland, siç thua dhe ti për Nju Jorkun, aty edhe ajri ka muzikë, ka film.

Viena, operacioni i tretë, ndërhyrja vendimtare. Të pres, i shkruaja, edhe unë mendoj se filmi do të bëhet, por tani le të merremi ca me shëndetin, ç’ti bësh, i dashur mik, jemi prej mishi, jo prej hekuri. Në verë kur te vij atje do te merremi me filmin. Kjo më kishte mbetur, t’i përkedhelja ëndrrën. Vetem keshtu e vija plotësisht në gjendjen e një ekstaze të shpikur, të shndërrimit të ëndrrës në filmin e ardhshëm. Dhe më vinte prej larg kënga e fundit e mjellmës. Por, a do të kishte këngë të fundit? Ai më përgjigjej; po, sa të kthehem bashkë me Elianën do të shkojmë te Kepi i Rodonit ( atje, e bija kishte ndërtuar një resort të mrekullueshem ), është shumë qetësi dhe gatuhet mirë.

Nga data 7 gjer në 24 mars asnjë përgjigje. I shkruaja, po s’më përgjigjej njeri. Diçka parandjeva, por nuk doja ta mbaja mendjen aty. Eliana më ktheu pergjigje; “Përshëndetje, Roland! Ishte fat që nuk u kthyem në Tiranë se një natë përpara Kristaqit i filluan ca dhembje të forta, të padurueshme në të gjithë trupin. Mjeku na tha se ka të bëjë me nervat e trupit. E shtruam me urgjencë në spital. Dhembjet e forta vazhduan nga data 7 deri para dy ditësh. E qetësonin vetëm me morfinë. Nga dhembjet është më mirë, por pësoi hemoragji cerebrale. Po e mbajnë në regjim monitorimi, çdo gjashtë orë i bëjnë tomografi të kokës. Deri tani është jashtë rrezikut.

Por unë këmbëngulja të dija më tepër, vazhduan pyetjet e mia të nesërmen, të pasnesërmen, gjersa më erdhi përgjigjeja tjetër nga Eliana; Kristaqi këto dy ditë është njëlloj. Nesër besoj do t’i bëjnë rezonancën e kokës per të par gjendjen e hemoragjisë. Qëndrimi shtrirë po i shkakton probleme të tjera.Të shpresojmë shërimin e shkaqeve kryesore e pastaj me radhë.

Me vone erdhi lajmi i vdekjes. Kishte ndodhur një hemoragji e dytë të cilën ai nuk e kishte përballuar dot. Në fillim nuk e besova siç ndodh në këto raste kur humb përfundimisht një mik. Dhe ato çaste gati sa nuk thashë me zë; jo, një kirurg i zakonshëm, jo, qoftë dhe primari, duhej nje kirurg artist që të dinte të operonte ëndrrën. Ajo ishte goditur për vdekje!

Ai nuk i dëgjoi kambanat e Vienes kur ranë dhe gjithmonë i kujtonte nënën teksa bënte kryqin dhe lutej, as muzgun nuk e pa, muzgun vienez aq blu dhe të shndritshëm. As Elianën e tij, as vajzat, as… Patjetër në orët e pakta të kthimit të vetëdijes, në atë grimë filmi të ëndrrës, ai e pa filmin e tij të fundit që ia refuzuan. Shqipëri, ti të vret!

blank

(Video) Aleksandër Peçi tregon se tek Gjeneral Gramafoni është censuruar epilogu i filmit – dhe e sjell muzikën për publikun bashkë me opinione rreth saj

 

 

Sikur Maestro Aleksandër Peçi e ka bërë me dije për publikun edhe ne versionin e restauruar te Gjeneral Gramafoni mungon Epilogu i filmit.Maestro Peçi thotë: “Aresyeja eshte censura.Por egzitonte ne RTSH Masteri i muzikes se ketij epilogu dhe per 45 vjet qendronte ne arkivin tim, e pa epublikuar. Publiku nuk e di dhe e digjon sot per here te pare.” Dhe Maestro Peçi tregon: Procesi ish i tille: I ndertova Remzi Lela frazat qe me duheshin dhe sic e degjoni ka luajtur me magjishem e me spactacolar se ne film, dhe e kam alternuar me muziken qe kompozova per kete epilog pra me orkestren simfonike te RTSH me Dir. Ferdinand Deda

Opinione mbi kete epilog

Fatos Qerimaj :Nje krijim shume I bukur me plot emocion dhe koherence.Kjo eshte nje veper domethenese e trashgimnise dhe modernitetit tone kulturor,pa asnje influence intonative dhe estetike te huaj.Origjinaliteti i saj eshte frymezues per çdo krijues dhe interpretues.Urimet me te mira Aleksandër Peçi .

Professor Aleksandër Peçi per eshte shume e veshtire te gjej nje kryeveper te dyte Shqiptare
Remzi Lela Cobani Madh Bujar lako Aleksander Peci
Ne detaje diamanti me i çmuar i musikes shqiptare !!!!!!!
👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏

Se si ma dha ashtu kot

Ilirjana Dema: Perle!
Vera Ibrahimi:  Kam qenë një premierë që nuk mund të harrohet lehtë.Ndaj të njëjtin mendim si herën e parë. Bukur fort

Emanuel Tufa: Kabaja e Gjeneral gramafonit është punimin më i bukur, më hyjnor që është gdhendur në mermerin e folklorit shqiptarë !

Kjo kaba ringjali kujtesën e mjeshtrave të mëdhenj të viteve ’20 …

Remzi Lela ❣️ klarinetist i shkëlqyer ku virtuoziteti dhe sensibiliteti i tij në interpretim bën diferencën nga të gjithë ustallarët e kohës…

Respekte për krijimtarin tuaj z. Aleksandër Peçi

Andrea Nathanaili: Fantastike… por ende se kuptoj se si mund të censurohet!?

Bardhyl Bejo: Aq sa një çadër mund të çensurojë dritën, aq mund të çensurohet edhe muzika dhe krijimtarija juaj e pavdekshme i dashur maestro, e cila tashmë është futur në kujtesën masive të një populli të tërë. Vetëm shëndet të keni dhe gjithmonë vital siç deri tani. “Udha e Shkronjave”. Muzikë thelb. Isha 10 vjeç (1978) dhe kaloja nga Berati në Përmet, kur nga xhamat e autobuzit pamë që po xhirohej saktësisht kjo pamje. Besoj ka qenë korrik.

Enver Shengjergji: Peci me rrenqenthe trupin bashke me mishin Virtuozi Cobani dhe gershetimi i krijimit tuaj brilante Je nderi i ketij Kombi. Te pershendes

Kristi Popa: Kryevepër lot Entuziazëm

Mevlan Shanaj: Dërgoje në çdo orkestër sinfonike si do ti dridhen leqet çdo dirigjenti së bashku me klarinetistët e tij!

Igli Tuga: Fantastikeeee 👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏Nuk ke cfar emocioni te shprehesh.E pa perseritme !!!!! Nuk behen dot bashke te tilla bashkpunime sot e 400 vjet te tjera

Albana Laci: E magjishme… Nje interpretim renqethez… kryeveper e shkruajtur dhe e interpretuar. Faleminderit Zoti Peçi ☺️

Mihal Kuteli: Një krijimtari që jeton e do bashkëjetojë me të gjithë ata ,që e duan dhe kuptojnë muzikën shqiptare. Një përsosmëri e kompozitorit A.Peçi dhe ekzekutimi briland i klarinetistit Çobani.Kënaqësi ta dëgjosh.

Ilir Lame: Kjo e ka emrin MREKULLI, o Maestro Sandri!

Artur Habili: Duke degjuar kete version fantastik Gjenerali i vertete eshte kompozitori i ketij filmi ! Emocion ,persosmeri ! Faleminderit Mjeshter !!

Blerina Shalari: Muzike e shkruar nga nje gjeneral i muzikes Shqiptare. Profesor Peci me inkurajoni te krijoj muzike.. Faleminderit

Bashkim Zahaj: Nje kryeveper muzikore.

Albana Laknori: Oh sa e bukur qenka! Perle! Faleminderit qe e ndan me ne prof.Aleksander! Ky film bashke me muziken hyn ne plejaden e filmave hit shqiptare! 🙏🙏🙏

Zhuliana Jorganxhi :Nje magji e muzikes tende i shtrenjti Sander! E dhimbshme, qe e kane hequr, se me sa kam degjuar. eshte hequr skena e fundit e filmit dhe u krijua ajo me valvitje flamuri, ndoshta gabohem… Te perqafoj fort fam,iljarisht❤❤❤👏👏👏

Artur Ylli Zeqiri: E madhërishme si vlerë dhe si lojë artistike !Të përgëzoj dhe të përqafoj Prof. Sandri

Diana Peçi Avram: Perle!

blank

Mushkonja Kristo Mërtiri sulmon gjigandin Labëria Nga Fitim Çaushi

Në strategjinë e diversionistit Vasil Tole, pas ekspozimit të mashtrimeve dhe spekulimeve të tij me kulturën popullore shqiptare, është bërë ndarja e detyrave: Kristo Mërtirit i jep detyrën për të goditur simpoziumin e Shoqatës “Labëria” për këngën polifonike, sikurse Vasil Gjikës i dha detyrën për të goditur emisionin “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit kurajoz Marin Mema, dy nga veprimtaritë e rëndësishme që demaskuan veprën tinzare të Vasil Toles.

Kristo Mërtiri, ndonse një gazetar i rëndomtë dhe mediokër, që askush nuk mban mend ndonjë shkrim në disa dekada të punës së tij, me një gjuhë që pëfaqëson një njeri të pakulturuar dhe me padituri të theksuara profesionale dhe etike, i shmanget problemit që ka trajtuar enisioni dhe simpoziumi për identitetin e kulturës shqiptare, Polifoninë popullore si “produkt i serenave greke”, dhe fyen rëndë Shoqatën “Labëria”, historikisht dhe aktualisht me kontribute në jetën e kombit shqiptar.

Mërtiri, një fyell që këndon vetëm në vrimën e Vasil Toles, përdor gjuhën e një rrugaçi: “lërini dënglat e ndryshkura personale, fetare e krahinore”! Sikurse shihet, me një demagogji të neveritshme, Mërtiri tenton ta personalizojë problemin: “Dy-tre lakmitarë keqdashës “që ngjallen kur shohin dikë më mirë se veten” dhe tërë jetën e tyre janë përpjekur “t’i venë zile edhe miut”, duke u tundur e shkundur me dekorata kallpe deri te ajo “Nderi i Kombit” (O Zot, i përfytyroni dot këta megalomanë myteberë përkrah….”

Me këtë fjalor ordiner, të rrugëve, bindemi se ky megaloman e ka në gjak rrugaçërinë. Mërtiri nuk ka forcë logjike dhe analizë serioze për dy veprimtarinë kryesore të organizuara për korigjimin e “isopolifoinisë së sirenave greke”, por kërkon ta trajtojë shqetësimin e Shoqatës “Labëria”, si injektim të dy apo tre “lakmitarësh” dhe “ziliqarësh”, që kanë sensibilizuar mijra njerëz, të cilët nuk e kuptojnë dot “isopolifoninë e “prejardhur prej sirenave greke”! Duket qartë se Mërtir gazetaruci e ka ndërgjegjen e errësuar; nga padituria, nga miqësia, apo nga koha kur kanë qenë për trajnim në Athinë, nuk e dimë, por e sqarojmë, se në diskutime për “isopolifoninë” e sirenave greke, Shoqata “Labëria” nuk mund të ketë çështje personale me akademikun Tole dhe me askënd tjetër, ka vetëm çështje parimore me vlera kombëtare.

Mërtiri, për të mbjellë mjergull dhe dyzim tek lexuesit, përdor një pseudoargument: “Nga gjithë ai grup specialistësh që përgatitën dosjen për në UNESCO, përse nuk përmendet asnjë tjetër me emër e mbiemër”? Mërtiri ka rë drejtë, në përgatitjen e dosjes për në UNESCO nuk përmendet asnjë person tjetër veç Vasil Toles. Vetë Tole ka pranuar: “Në vitin 2005, Vasil Tole, si ekspert i etnomuzikologjisë, përgatiti dosjen e isopolifonisë popullore, e cila u shpall nga UNESCO si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”. (Vasil S. Tole, Encikpopedia e Isopolifonisë, f. 320)

Madje Tole, me autorizimet që ka depozituar në dosjen dërguar UNESCO-s, dokumenton autorësinë e tij. (Enciklopedia e isopolifonisë, f. 189). Kemi dy dokumente të Vasil Toles, të cilat e shpartallojnë “mbrojtjen” e bujshme dhe false të mashtruesit Mërtiri. Si mund të krijohen emra solidarë me Vasil Tolen, kur nuk ka patur të tillë? Pikërisht kjo mungesë, duhet ta detyrojë Mërtir sejmenin, t’i kërkojë llogari Tole agait: përse ke përgatitur një dosje i vetëm, për një kulturë popullore që është studiuar për 50 vjet nga një grup studiuesish me në krye Ramadan Sokolin dhe e ke futur fshehtas në UNESCO?

Por këtë s’mund ta bëj Mërtir mercenari, sepse ai vuan nga qafa e lart. Si një pretencioz fals, u kujtua të marri në mbrojtje “përmetarin e mirë”: “Po mbushen 9 vjet që dëshira dhe pasioni gati urrejtës ndaj studiuesit jo dosido në fushën e etnomuzikologjisë, ndaj një përmetari të mirë me themele atdhetarie e kulturore familjare.”

Vasil Tole ka, jo nëntë vjet, sikurse shkruan Kristo Mërtiri nga padituria e tij, por 20 vjet që i është argumentuar diversioni i tij antikombëtar, qysh në vitin 2003, përmes shkrimit të kompozitorit Sokol Shupo; se loja e tij me “isopolifoninë” “filtron përmes kulturës greke”. Me këtë denoncim, pa u botuar ende dy librat e Toles: “Sirenat dhe isopolifonia në Epir” dhe “Pse qajnë kuajt e Akilit”, fytyra e Vasil Toles është damkosur si spekulant dhe mercenar i të huajve, pavarësisht, se cila ambasadë e ndihmon. Argumentimet kundër teorisë greke të Vasil Toles, i ka vazhduar prof. Bardhosh Gaçe në vitin 2008. Pas tyre u futën në këtë kundërshti edhe të tjerë studiues, deri në Simpoziumin e 25 nëntorit 2015, të cilin e organizoi kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencës, Artisti i Merituar Limos Dizdari, i cili e përjetoi futjen e “isopolifonisë” së sirenave greke në UNESCO, si shqetësim të të gjithë kulturës poullore shqiptare, prandaj këtij simpoziumi iu bashkua Shoqata “Labëria”, si dhe 12 Shoqata Kulturore dhe Atdhetare të Jugut të Shqipërisë, sikurse shoqata “Mallakastra”, shoqata e Skraparit, e Përmetit, e Delvinës, e Sarandës etj, dokumentet e të cilave, të firmosura dhe të vulosura, janë dërguar në Ministrinë e Kulturës në vitin 2015.

Pavarësisht këtij realiteti, Mërtir mizantropi përdor figuracione fyese për personalitet e kulturës shqiptare: “herë pas here nga lëndinat mediatike dëgjohet befas si një fyell, xhura, cylë a zile dyjare me zë të cjerrë. Zë që po i kapërcen kufijtë e etikës dhe bën zhurmë përtej istikamit shkencor e profesional”. Me këtë fjalor të rëndomtë rrugaçërie, Mërtiri e ka ulur veten në nivelin kulturor që përfaqëson një mercenar. Në shkrimin e Mërtirit ka një llafazanëri të shfrenuar, fanfarone, mburravece, pretencioze, në sulmet kundër të vërtetës. I ndjeshëm ndaj mashtrimit deri në histerizëm, shtiret sikur kujdeset për thelbin e çeshtjes, por e anashkalon atë. Mërtiri nuk ka kuptuar dhe nuk mund të kuptojë, se problemi ka përmasa shkencore dhe kombëtare dhe si i tillë nuk ka nevojë për trajtim sentimental, e aq më pak për lokalizma, apo besime imagjinare fetare. I çmenduri Kristo Mërtiri, tenton ta trajtojë kritikën ndaj Vasil Toles, si problem besimesh fetare; sikur Tole po “denigrohet” sepse është i fesë orthodokse! Deri këtu arrijnë taktikat dizinformuese të duetit famëkeq Tole – Mërtiri. Mërtiri si një ushtar i keq i Toles, trillon “urrejtje”, dhe aspekte fetare me dashakeqësi, sikur opinione të tilla helmuese, do ta shpëtojnë Vasil Tolen nga përgjegjësia e veprimeve të tij antikombëtare.

Kompozitori Sokol Shupo ka mbaruar studimet në Bukuresht të Rumanisë dhe më vonë është specializuar në Vjenë të Austrisë. A mund të konsiderohet ky personalitet i muzikës si “një zë i çjerrë”, sepse merr në mbrojtje kulturën kombëtare, ndërkohë që edhe pas 20 vjetësh, në datën 5-6 maj 2023, boton një shkrim tepër shkencor në gazetën Panorama kundër teorisë së “isopolifonisë” të Vasil Toles?

Prof. Zhani Ciko ka admirimin e tërë popullit shqiptar jashtë e brenda Shqipërisë, për kontrbutet e mëdha që i ka dhënë Fondit të Artë të Kulturës kombëtare dhe sukseseve që ka arritur në skenat muzikore të Evropës, e së bashku me Prof. Aleksandër Peçin, të vetmin kompozitor me krijimtari të bollshme që na ka mbetur nga e kaluara dhe na përfaqëson denjësisht sot në Europë, organizuan më 6 maj 2023 në Hotel “Rogner”, një lektorium për dhjetë alogjizmat e Vasil Toles në librin “Sirenat dhe isopolifonia në Epir…” duke hedhur poshtë shkencërisht mashtrimet e Vasil Toles, mbi prejardhjen e polifonisë shqiptare nga kënga e sirenave greke.

Nuk po shkruaj për personalitet e tjera si: Prof. Pirro Miso, Mjeshtirn e madh Bajram Lapi, Mjeshtrin e madh Ermir Dizdari, Mjeshtrin e madh dhe prof. Roland Çene etj., sepse Mërtiri, po të fillojë të lexojë pak, do t’i gjej ata në gazetat e ditës. Si nuk i dridhet dora pseudogazetarit dhe mediokrit Mërtiri, kur shkruan për elitën kulturore të kombit, konsiderata për “zëra të çjerrë”?! Të drejtën për të diskutuar pronësinë e saj kulturore, e ka jo vetëm një shoqatë kulturore dhe atdhetare, por edhe çdo qytetar i thjeshtë që e do krijimtarinë shpirtërore të stërgjyshërve të tij, pavarësisht se kundër tyre, Vasil Tole ndërsen larot e tij. Përse Kristo Mërtiri e pranon prejardhjen e polifonisë shqiptare nga sirenat greke? Për çmotive? Përse i shmanget terrenit ku luftohet dhe dizinformon me lloj lloj shpifjesh? Me çmendurinë e tij, Mërtiri ankohet: “Dhe një ditë papritur e pakujtuar del e organizon një “simpozium” fantazmë për…Isopolifoninë. Për mua dhe për mjaft lexues brenda e jashtë Shqipërisë, ata “nismëtarë” janë ca guralecë të pagdhendur nga dalta e ndershmërisë (mbase jo e djallëzisë), që me hobetë llastiqe të vjetëruara duan të “groposin” një Akademik të pamykur në moshën e profesionin e Etnomuzikologut”.

Me këtë nivel të ulët kulturor dhe entusiazëm agresiv ndaj shoqatës Labëria, është derdhur helmi djegës i pabesisë ndaj trashëgimisë shpirtërore të popullit dhe identitetit kombëtar. Këtë diare stilistike, Kristo Mërtiri përpiqet ta paraqesë si manifest të njeriut të revoltuar, ku budallallëkun e ngre në meritë. Egoizmi i neveritshëm i Mërtirit, paraqitet në trajtë të zbukuruar si një flijim për interesa të Vasil Toles dhe poshtërsia bëhet fisnikëri. Kush është ky Krisht, që i paska ardhur fare i papritur simpoziumi i shoqatës “Labëria”?! Duhet t’i merrte leje Shoqata “Lablëria”, këtij rrugaçi për të organizuar veprimtari të saj? Mos duhet t’i marri leje mizantropit Mërtiri, edhe kur Shoqata “Labëria” të organizojë së shpejti konferencën për Polifoninë edhe me përfaqësues të UNESCO-s?! Mizantropi Mërtiri e di fare mirë, se organizatorët e simpoziumit për polifoninë, ishin Kryesia e Shoqatës “Labëria”. A mund të konsiderohen njerëzit e nderuar të kryesisë së shoqatës, si “guralecë me llastiqe të vjetëruara…që donin “groposjen” e Vaso etnomuzikologut, këtij “mali të lartë” që s’pyet për guralecat e Shoqatës “Labëria”!

Kjo është kulmi i mëndjemadhësisë dhe rrugaçërisë! Kristo Mërtiri vendos Vasil Tolen përballë Shoqatës “Labëria”, një person që i ka vjedhur trashëgiminë shpirtërore të stërgjyshërve dhe ia ka kaluar një populli tjetër. Këtë mashtrues Mërtiri e lartëson shumë më tepër se sa mijra njerëz që e pasojnë Shoqatën “Labëria”! Kjo është poshtëruese, jo për anëtarët e Shoqatës “Labëria”, por për vetë Kristo Mërtirin dhe Vasil Tolen. Ç’i duhet Kristo mercenarit, se çfarë veprimtarish ndërmerr Shoqata “Labëria”, “Toskëria”, “Malsia” etj. në zbatim të programeve vjetore?

Larua i Vasos, nuk mjaftohet me kaq, ai fyen edhe intelektualët që e përkrahën Rezolutën e Shoqatës “Labëria” për të bërë ndryshimet në UNESCO: “Dhe u bë një regjistër a listë e gjatë emrash rrokopujë për ta përdorur përfundimisht si disa krehëra fishekësh kallashnikovi nga “97-ata zezonë. Sa për listën “superfletërrufe e monizmit”, nuk dua të besoj ende se janë katandisur “si gurë në hobe”…Por të shpërdorosh tmerrësisht reputacionin e secilit në lista superfletërrufesh si “argument” shterues, nuk është thjesht pabesi, aguridhllëk e as djallëzi foshnjore. … të arrish të futësh në valle e të marrësh si vjedhurazi e osh pas kaq vitesh edhe firmat e mjaft figurave të njohura në emër të shoqatës “Labëria”, (shkrimi i Botuar) më shëmbëlleu si me një ulërimë përmes një shkretëtire morale e pse jo atdhetare…”

Ky është interpretimi idiotesk i gazertarucit Kristo Mërtiri, i cili e trajton problemin parimor, si një “marrjeje osh e vjedhurazi” të miratimit të Rezolutës së Shoqatës “Labëria”, nga profesorë, akademikë, deputetë, muzikantë, etj intelektualë të shquar, si të ishin fëmijë naivë dhe të gënjer nga kryesia e Shoqatës “Labëria”! Sikundër shihet, Kristo Mërtiri prezantohet si një narcist që i buzëqesh vetvetes, i dehur pranon falenderimet e Vasil Toles, duke e ngritur në shkallën e profesorit ekstraordiner, në rolin e kapterit të kavalerisë. Mërtir guximtari, për të zbutur diskretitimin e Vasil Toles, na qenka mjeshtër për të krijuar skena tronditëse mbi ndergjegjen e lexuesve!

Pavarësisht fjalomanisë së rëndë të pseudointelektualit Kristo Mërtiri, seicili ka të drejtën e shenjtë, që kulturën popullore ta trajtojë si vazhdim të studiuesve paraardhës, duke respektuar terminologjinë e përcaktuar prej tyre, si dhe dy kërkesat kryesore që shtron shkenca e etnomuzikologjisë sot në botë: Vendi ku la lindur polifonia dhe koha e lindjes së saj. Këtu duhet të dallojmë metodologjinë serioze nga mënyra jo e ndershme në trajtimin e çështjes, sikurse bën përfaqësuesi i shkencës servile, pseudogazetari Mërtiri, i cili i shmanget konkluzionit antishkencor të Vasil Toles, që e ka përcaktuar vendin e lindjes së Polifonisë popullore te sirenat në Greqi, ndërsa kohën e ka përcaktuar në epokën e Odisesë, kur sirenat i mësonin “isopolifoninë”! Vasil Tole me tezat e tij antikombëtare të huton, sepse edhe vet nuk e di kur ka lindur Polifonia Popullore Shqiptare: ka lindur në epokën e sirenave greke, apo ka lindur në epokën e korit kishtar Bizantin?! Ka lindur nga kënga e sirenave greke, apo ka lindur nga kori kishtar bizantin?!

Pavarësisht vërejtjeve për funksionimin organizativ të Shoqatës “Labëria”, Mërtiri ka edhe cilësinë e mashtrimit dhe me kompetencë ulëret: “nuk gjendet asgjëkundi ajo shprehja e shpifur “që polifonia jonë rrjedh nga muzika bizantine”. Sepse gjithollogët tashmë fryhen e çfryhen si gjela të rinj a të plakur, si namusqarë shqiptarie me kokrra e dokrra “atdhetarie”.

Kristo Mërtirin e ka stëvitur mirë Vasil Tole dhe nuk i ka lënë ndëgjegje të ndriçuar për të lexuar faqen zyrtare të UNESCO-s. Studiuesi i nderuar dr. Zeno Jahaj, oficeri i kulturuar që ka shërbyer në Ambasadën e Shtetit Shqiptar në Athinë e gjetkë, në datën 6 maj 2023, ekspozoi në ekran para 70 intelektualëve në Regner”, vidion e UNESCO-s, të cilën e panë të gjithë të pranishmit e bashkë me të edhe autorin e përgatitjes së saj Vasil S. Tolen dhe lexuan “prejardhjen e “isopolifonisë “ nga kori kishtar bizantin dhe nga sirenat greke”.

Pse mashtron Kristo Mërtirti përmes gazetës Tema dhe Panorama? Përse nuk na sjell një sirenë, të këndojë vetëm një minutë, ndërsa ne jemi gati t’i sjellim dhjetë grupe polifonike për të dhënë disa orë koncert artistik? Këtu do të mbyllej problem pa qenë nevoja e fjalëve. Po, ku ta gjejë Kristo mavria sirenën?! Nëse Vasil Tole do të ishte dikushi në etnomuzikologji, sikurse e konsideron Mërtiri, ai nuk do ta kishte tjetërsuar Polifoninë shqiptare në “isopolifoni”, të korit bizantin dhe sirenave greke, nuk do ta tjetërsonte kulturën kombëtare, identitetin shqiptar dhe të fyente rëndë studiuesit dhe pedagogët e tij që për 50 vjet e kanë konsideruar Polifoni Popullore Shqiptare, që ka lindur në këtë vend dhe nga ky popull.

Duke iu shmangur problemit thelbësor, Mërtiri tjerr “argumente” mbrojtëse: “Përse nuk u ftua asnjë në “simpoziumin” e shoqatës “Labëria” dhe pse u dëgjua vetëm një “këmbanë”? Vasil Tole, meqenëse përherë i ftuar, nuk ka marrë pjesë asnjëherë në diskutime të mashtrimeve të tij, veprim që e përsëriti edhe në simpoziumin e Shoqatës “Labëria”, ku ishte i ftuar ai, Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dhe Ministria e Kulturës Elva Margariti. Ndërsa Gjinushi dhe Ministria Margariti, e kanë pranuar, se u ka shkuar ftesa nga Shoqata “Labëria”, manovratori Tole e mohon atë, për të injektuar tek larot e tij më shumë egërsi.

Ndonse Mërtiri nuk e ka informacionin e duhur, ai është stëvitur për një kundërsulm vulgar; do të shpifë dhe sajojë “urrejtje” e “groposje” ndaj Vasil Toles! Punimet e Simpoziumit të Shoqatës “Labëria” dhe dokumentari “Gjurmë shqiptare”, nuk dëshmuan për asnjë lloj urrejtje ndaj Vasil Toles, sepse nuk u fol fare për Tolen, por për tjetërsimin e Polifonisë shqiptare, dhe prejardhjen e saj nga sirenat greke dhe kori kishtar bizantin. Punimet janë të filmuara dhe cilido bindet, se nuk ka asgjë të urrejtshme në to, përkundrazi, atje u shtruan argumente shkencore në mbrojtje të pronësisë kulturore të kësaj Shoqate dhe të të gjithë kombit.

Një mushkonjë si Mërtiri, mund të pyes veten: përse studiuesit, muzikantët, intelektualët që kritikojnë “isopolifoninë” e Vasil Toles, nuk kritikuan edhe studiues të tjerë të kulturës popullore shqiptare para dhe pas viteve ’90? Ku i ka produktet shkencore Tole që të zilepsen të tjerët pas tij? Nuk ka dyshim, se kemi të bëjmë me një të çmendur, që nëpërmjet epiteteve fyese dhe denigruese, me urdhërin e Vasil Toles, përdor dhunë psikologjike mbi studiuesit serioz të kulturës shpirtërore. Kristo hamuriku u mohon të tjerëve të drejtën për të shfaqur mendimin e tyre mbi veprën e shëmtuar të Vasil Toles, sikur ta kishte polifoninë shqiptare “pronësinë” e tij familiare dhe Vasil Tolen, pjesëtar të familjes së tij!

Toni i Mërtirit prej pazari dhe reklame, është orvatje për ta shitur “diturinë” e tij, ashtu, sikurse nuk është në të vërtetë. Kristo demagogu tërbohet, akuzon, mashtron, duket se tërë jetën ka qenë një kone e verbër, që ka pëplasur turinjtë nëpër njerëz të pushtetshëm, gjunjëzuar tërësisht përpara mecenarizmit. Si njeri krejtësisht shterp, filistini Mërtiri paska kurajon të përgjegjësojë edhe intelektualët e mëdhenj, akadamikë dhe profesorë nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët paskërkan “gabuar” që kanë përkrahur Rezolutën e Shoqatës “Labëria”, e aprovuar nga mbi 300 veta që ishin në sallë.

Prof. Ramadan Sokoli ka konkluduar: ”Polifonia jonë popullore me tipare origjinale, të lashta, ka lindur në vendin tonë nga puna e shumë brezave shqiptarësh.”( “Konferenca kombëtare e studimeve albanologjike. Tiranë 1962, f. 335

Prof. Beniamin Kruta: ”Shtrirja e polifonisë, më shumë e më pak, përkon me ato zona ku është bërë kalimi nga kultura ilire në kulturën e kombësisë shqiptare”.(Polifonia – trashëgim i lashtë kulturor i popullit shqiptar”, Kultura popullore, 2/1982 …f. 467)

Dr. Kosta Loli:”Çdo ditë hyja në mrekullitë e të kënduarit polifonik, Xhevati me shokë këndojnë në mënyrë polifonike…kënga polifonike i ngjan rrapit shekullor”. (Thanas Dino, Xhevat Avdalli – Laver Bariu, f. 60)

Prof. Spiro Shtuni: ”Në një kohë të shkuar, muzika tradicionale polifonike shqiptare duhet të ketë qenë një polifoni dy-zërëshe pa iso… Kohë më vonë, pas tyre, mendojmë se lindi isua, dhe bashkë me të, muzika tradicionale”.(Muzika tradicionale shqiptare. Outskirts press Denver, Colorado, f.152)

Prof. Roland Çene:”Folklori i Gjirokstrës bën pjesë në polifoninë labe…stili polifonik që ka kënduar grupi i Xhevat Avdallit është një ndër stilet tepër të rëndësishme të polifonisë labe…kjo polifoni nuk qëndroi brenda qytetit të Gjirokastrës, doli në Shqipëri e në festivale ndërkombëtare”.(Gazeta Telegraf, 29 janar 2016)

Prof. Hysen Filja: ”Në studimin e këngës polifonike labe do të ishte me interes që, krahas, këngës të interpetuar nga grupe të rinjsh, të ndalemi dhe në grupet e këngëtarëve me moshë të thyer, grupi i Xhevat Avdallit…”(Studime filologjike- 1/1978)

Prof. Moikom Zeqo: ”Vendi më tipik, ku këndohet polifonia është Shqipëria, kjo polifoni është shumë e fuqishme në Jugun e Shqipërisë…është vërtet një mrekulli që e kemi kaq të gjallë dhe ekzistenciale polifoninë e Jugut”.(Th. Dino, vep. e cit. f. 18)

Nuk na mbetet veçse t’i themi Mërtirit të plaçin sytë more gazetar i shtirur dhe pseudointelektual, që merr misione antikombëtare për interesa meskine. Përse Vasil Tole e tjetërsoi polifoninë shqiptare, të cilën e studiuan profesorët tanë?

Mërtiri, ky gazetar dështak, njeri me mëndje të shkurtër, e ndien dobësinë e pseudoargumenteve të tij, paaftësinë e plotë për të mbrojtur një stisje artificiale, prandaj luan me kontradiktat e veta, aq sa i shndëron ato në paradokse të papritura, plot zhurmë, ulërima, disa herë skandaloze dhe rrugaçëri. Lexuesit e kuptojnë mirë edhe personalitetin e diskretituar dhe të lëkundur të Vasil Toles, kuptojnë edhe misionin prej laroje të Kristo Mërtirit dhe motivin e këtij angazhimi idiotik. Nuk legjitimohet gjithë ky agresivitet i Kristo Mërtirit ndaj Shoqatës “Labëria” dhe intelektualëve që e përkrahën Rezolutën e saj, qoftë edhe ndaj iniciatorëve të atij simpoziumi, thjesht për çështje objektiviteti dhe humanizmi ndaj Vasil Toles. Përse Mërtiri nuk ka humanizëm dhe etikë ndaj mijra njerëzve që e përkrahin shoqatën e Labërisë në degët e rretheve? Çdo manovrim tinzar i Kristo Mërtirit, është qartësisht i lexueshëm. Si njeriu me mizën në kësulë, Mërtiri shkruan: “pa më detyruar e urdhëruar askush, pa marrë as lekë, euro e dollar, por zëri im…” Me këtë deklaratë, Mërtiri autodemaskon veten, sepse askush nuk do të dyshonte për shkrim me pagesë të Kristo Mërtirit. Përse gjithë ky agresivitet i Mërtirit ndaj Shoqatës “Labëria”?!

Me këtë vetshërbim, Kristo Mërtiri vuan nga afshi i ethshëm i deklamimit. Velloja mistike e endur me fije spekulative, e njomur me lotë sentimentalizmi dhe nostalgjie për Vasil Tolen, nën palët e saj, fsheh një demagogji neveritëse! Ndonëse Kristo Mërtiri nuk ka deri sot asnjë studim apo botim të nivelit shkencor, ai guxon dhe jep mëndje për shekenën e etnomuzikologjisë dhe mundohet t’i atribuojë Vasil Toles vlera “patriotike dhe atdhetare”, kur pikërisht ato i mungojnë më shumë!

Me gjithë porosinë e Shçedrinit: “Nuk rriten veshët më lart se balli”, pseudogazetari Kristo Mërtiri kërkon t’ia rriti medoemos veshët Vasil Toles dhe vetes, duke rrezikuar për ngjajshmëri tjetër!

Foto arlekini, flet për “madhështorin” Vasil Tole, por nuk na tregon në ç’kuzhinë ushqehet Tole me “isopolifoninë e sirenave greke” dhe pse nuk gjeti kurrë gjuhë të përbashkët me përfaqësuesit më në zë të muzikës shqiptare si Limos Dizdari, Aleksandër Peçi, Zhani Ciko, Sokol Shupo, Pirro Miso, Ermir Dizdari, Bajram Lapi, etj?

Kristo Mërtiri deklaron, se përkrah Timo Mërkurin, Sejmen Gjokolin, Adrian Vehbiun…Me këtë derklaratë Mërtiri damkos injiorancën e tij, sepse timo është ekonmist, Sejmenti inxhinier minierash, Vehbiu nuk dihet përse ka studiuar dhe punuar. Përse Kristo Mërtiri nuk përkrah qoftë edhe një muzikant apo studiues, që ka dhënë vepra për kulturën kombëtare? Strategjia është e qartë, të ndërsehen sa më shumë zhurmues nga sferat e tjera, për të balancuar goditjet që i jep sfera e muzikës dhe etnomuzikologjisë Vasil Toles. Me të vërtetë Vasil Tole është në grahmat e fundit të mashtrimeve dhe falsifikimeve të tij, pavarësiht se mbahet me ndërhyrjet e ndonjë ambasade të huaj dhe mercenarëve të tij. Nuk është fjala se Kristo Mërtirit i ka mbetur këmba në baltë, ai është i zhytur i tëri në të. Me fyerjet dhe injorimet e tij ndaj Shoqatës “Labëria”, Mërtiri e pretendon veten dragua, por s’është veçse një plesht.

Fitim Çaushi


Send this to a friend