Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi mbledhjen e radhës ku në rend te ditës ishte shqyrtimi i listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare i 8 subjekteve politike, mes tyre PS, FRD dhe Partisë Komuniste.
Tre anëtarët e opozitës braktisën sot mbledhjen e KQZ, ku po shqyrtoheshin listat të kandidatëve për deputetë. Largimi nga mbledhja erdhi pas rrëzimit me votë nga katër anëtarët e mazhorancës të propozimit të nënkryetarit të KQZ, Hysen Osmanaj, për shtyrjen me 24 orë të shqyrtimit të listave të 5 partive.
“Unë them që 5 parti: Aleanca Demokratike, Aleanca Demokristiane, Aleanca Arbnore Kombëtare, Fryma e Re Demokratike dhe Partia Komuniste e Shqipërisë, të merren në shqyrtim nesër, ka afat dhe të shtyhet 24 orë.
Osmanaj tha gjatë mbledhjes se “materialet na kanë ardhur në orën 16:00 dje ose më vonë, më rezultojnë se kanë parregullsi të mëdha. Propozoj që 5 parti të mos i kalojmë sot. Të kalojmë partitë që nuk kanë lista mbështetëse, Partinë Socialiste, Partinë Kristian Demokrate, Aleancën Popullore për Drejtësi dhe Partinë Socialdemokrate. Kemi 48 orë afat, pra kemi afat edhe nesër për ti verifikuar”.
Rendi i dites
1- Për miratimin e listave shumemёrore të Partisë Aleanca Demokratike, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017.
2- Për miratimin e listave shumemёrore të Partisë Socialdemokrate, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017.
3- Për miratimin e listave shumemёrore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017.
4- Për miratimin e listave shumemёrore të Partisë Aleanca Demokristiane, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017.
5- Për miratimin e listave shumemёrore të Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017.
6- Për miratimin e listave shumemёrore të Partisë Aleanca Popullore për Drejtësi, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017.
7- Për miratimin e listave shumemёrore të Partisë Fryma e Re Demokratike, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017.
8- Për miratimin e listave shumemёrore të Partisë Komuniste të Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017.
9- Për miratimin e listave shumemёrore të Partisë Kristian Demokrate, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017.
Komentet