VOAL

VOAL

Studiuesja e suksesshme Shqiptaro-Kanadeze Florida Doci i drejton Letër të Hapur kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau: Ndihem besimthyer që Ju përqafoni dhe lavdëroni Edi Ramën!

February 15, 2020
7 Comments
  • author avatar
    Linda 6 years ago Reply

    Te lumte Florida nje bravo te madhe sikur te ishin te gjithe te rinjte si ty qe jetojne ne kete realitet do ishim ndryshe por na drejtojne drogaxhinjte

  • author avatar
    voal.ch 6 years ago Reply

    Dear Sylvia,
    “Besimi im në udhëheqjen tuaj është thyer, dhe më vjen turp që ju vendosët të përqafoheni dhe të lavdëroni Edi Ramën” is equal with “my trust in your leadership has been broken, and I am ashamed that you chose to hug and praise a bully like Mr. Edi Rama.”
    Best regards
    Elida Buçpapaj
    Editor
    voal.ch

  • author avatar
    Eshref Ymeri 6 years ago Reply

    Ju, Zonja Florida, jeni një intelektuale e shquar mes atyre intelektualeve të pakta, si zonja e nderuar Elida Buçpapaj , që rrezatoni një brumosje të shkëlqyer atdhetarie. Po ta dija adresë-e-mail-in tuaj, do t’ju shkruara më gjatë.
    Ju përshëndes dhe ju shtrëngoj dorën fort pë leksionin e shkëlqyer që i keni dhënë kryeministrit kanadez Justin Trudeau, i cili, me qëndrimin aq dashamirës që paska mbajtur ndaj Edi Ramës, dëshmon se ose është naiv, ose ka horizont të pamjaftueshëm për vlerësimin e udhëheqësve të huaj, çka nuk i falet për postin që mban.
    Me shumë respekt dhe mirënjohje.
    Eshref Ymeri

  • author avatar
    Anonymous 6 years ago Reply

    Do zoti te kete njerze shqiptare si ju qe i dalin zote ketij vendi qe me Edi Kristaq Ramen na e shperfytyruan ne arenen nderkombetre Shqiperin dhe shqiptarwt.Truri dhe mendja e ndritur eshte larguar dhe po largohet dhe ne Shqiperi po rrine Te pa mundurit dhe po sundon Edushet .Te pershendes dhe pres si juve te ket shum qe ti dalin zote vendit te tyre.Shume rrespekte. Rrustem Peka.

  • author avatar
    Njo 6 years ago Reply

    Shumë reagim me vënd dhe i duhur.Bota duhet të njihet me kryekriminelet e shtetit dhe t’i pezulloj e deri t’i bllokoj ata gjithandej.Nuk duhet lejuar më që nje regjim komunist diktaturial të përseritet.Kete po e benë Rama & CO të PS.
    Një zonje si Florida ka kurajon te reagoje aq fuqishem per Kryeministrin Kanadaz pa asnjë dyshim sepse ata nuk vrasin nuk denojne per keso lloj letrash te hapura, por i marrin shumë per konsiderate.
    Florida do merr edhe oergjigje ne Kryeministri Kanadez, sepse ata e kanë kultur pune keto qeshtje…

  • author avatar
    ardi 6 years ago Reply

    Vetem keshtu nuk i ndihmohet Shqiperis, Rama nuk shan ne gjuhen e huaj, nese je patriote eja ne vendin tende dhe luftoje Ramen.Kjo zonja thuaja se Kanada nuk i ka perfaqesueset e saje ne Tirane dhe nuk ka informacionet se cka behet atje,.Po si ka mundesi qe te gjithe po ja dhen perkrahjen Rames e kam fjalen nga arena nderkombetare…kjo zonje duhet te stuijoj per veti dhe mos te na e merr ftyren ne arenen nderkombetare….e turpeshme, nese mendojem qe keshtu do ta ndihmojm shqiperin… o milet po ejani ta shajme te gjithe.

  • author avatar
    Xho 6 years ago Reply

    Me vjen keq qe merr persiper te ndotesh dhe ate pak prezantim dinjitoz qe i behet Shqiperise nepermjet Z.Rama neper bote
    Ne perceptimet e tua te shprehura ne leter per ate qe ben Rama ne politiken e dites ne vend jane te gjitha sajesa opozitare
    Z.Rama menaxhoi ne menyre heroike te gjithe situaten post termet!
    Mundi te sjelli ne Shqiperi nje fond te konsiderueshem donacionesh per zhvillimin e vendit .
    Nese ndjehesh ndopak atdhetare na ler te kemi shprese per me.te.miren ne kete vend.
    Ne ketu do te jetojme ne shpresen per nje te neserme.me.te mire kurse ju minimalisht mos u sforconi te fyeni perfaqesuesin e zgjedhur te vendit tend

Komentet

Emigrimi po boshatis vendin! OKB ngre alarmin: Shqipëria mes vendeve me rënien më të madhe të rinisë në botë

Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e para në botë sa i takon tkurrjes së numrit të të rinjve, së paku deri në vitin 2050.

Situata alarmante u pasqyra në një dokument të fundit për të rinjtë nga Divizioni i Popullsisë në Kombet e Bashkuara, në të cilin thuhet se Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç nga 2025-2050.

Në vitin 2000, Shqipëria numëronte mbi gjysmë milion të rinj (544 mijë), ndërsa pas dy dekadash e gjysmë, kjo shifër do të arrijë në vetëm 195 mijë, duke vënë në dilemë ekzistencën ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Kombet e Bashkuara vërejnë se në 225 vende të botës, Shqipëria klasifikohet e treta pas Kinës dhe Ukrainës për tkurrjen e numrit të të rinjve në tri dekadat në vijim.

Krahasimi global e nxjerr Shqipërinë në një pozitë më të rëndë se edhe Japonia apo Italia, simbolet botërore të plakjes. Ndërsa Japonia po humbet vetëm 28% të rinisë së saj, Shqipëria po e bën këtë me një ritëm pothuajse dy herë më të shpejtë, duke djegur etapa demografike që kombeve të tjera u kanë marrë shekuj, sipas të dhënave OKB-së.

Përkeqësimi bëhet edhe më agresiv për shkak se të rinjtë do të bëhen një grup shumë i vogël në raport me popullsinë totale. Në vitin 2000, Shqipëria kryesonte Europën për popullsinë e re në moshë, ku 15-24-vjeçarët zinin 17.2% të popullsisë totale.

Në vitin 2025, ata zunë vetëm 13,6%, ndërsa në vitin 2050 pritet të jenë vetëm 11.3%, sipas projeksioneve të OKB-së. Kjo rënie e vendos Shqipërinë në zonën e kuqe të vendeve që po konsumojnë të ardhmen përpara se ajo të mbërrijë.

Popullsi-1-Ecuria-e-grupmoshes-15-24-vjec-2001-2025-ne-nr-1233

Studimet kombëtare kanë verifikuar se tkurrja e numrit të të rinjve ka emigrimin si faktor themelor, që më pas ngushton bazën e lindjeve për dekadat në vijim.

Profesor Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh studion fenomenet demografike dhe emigrimin në vendin tonë, këto ditë publikoi një kërkim rreth prirjeve aktuale të emigrimit.

Z. Gëdeshi thotë se tendencat e reja tregojnë se, Shqipëria ka kaluar, nga një emigrim masiv i motivuar nga mbijetesa drejt një emigrimi gjithnjë e më selektiv dhe strukturor, i cili po prek në mënyrë disproporcionale të rinjtë dhe shtresat më të arsimuara të popullsisë.

Pasojat e këtij modeli të ri emigrimi, tha ai, po reflektohen në tkurrjen dhe plakjen e popullsisë, në mungesat në rritje të fuqisë punëtore, veçanërisht asaj të kualifikuar, në frenimin e konsumit dhe në thellimin e një sërë problemesh sociale.

“Emigrojnë kryesisht të rinjtë. Janë dy grupe. Janë një pjesë që sapo përfundojnë shkollën e mesme, shkojnë për studime. Ata shkojnë në Gjermani dhe Itali.

Ndërsa ata që mbarojnë universitetin shkojnë në Gjermani. Këta që janë 18 vjeç e sipër shkojnë për studime universitare dhe për të mos u kthyer, ndërsa këta që përfundojnë universitetin këtu marrin diplomat dhe ikin. Ky është një fenomen”, – është shprehur te “Studimi i prirjeve aktuale të migrimit në Shqipëri” të zotit Gëdeshi, Mirela, pedagoge në Vlorë.

Emigrimi i të rinjve

“Emigrojnë kryesisht të rinjtë. Janë dy grupe. Janë një pjesë që sapo përfundojnë shkollën e mesme, shkojnë për studime. Ata shkojnë në Gjermani dhe Itali. Ndërsa ata që mbarojnë universitetin shkojnë në Gjermani. Këta që janë 18 vjeç e sipër shkojnë për studime universitare dhe për të mos u kthyer, ndërsa këta që përfundojnë universitetin këtu marrin diplomat dhe ikin. Ky është një fenomen”

Ndërsa shumë vende në Europë po mbajnë balancën përmes politikave të tërheqjes së emigrantëve, Shqipëria po luan ende rolin e donatorit të burimeve njerëzore.

Shqetësimi që shtrohet nuk është më se si do të rritet ekonomia, por si do të mbijetojë vendi ynë, i cili deri në vitin 2050 do të ketë humbur gjysmën e të rinjve të sotëm, duke bërë që Shqipëria të përballet me provën më të vështirë të historisë së saj moderne.

Nëse trendi nuk përmbyset me masa urgjente, viti 2050 do ta gjejë Shqipërinë me shkolla të zbrazura, biznese pa punëtorë dhe një shoqëri që numëron ditët e fundit të vitalitetit të saj.

Më keq se rajoni dhe Europa

Shqipëria kryeson listën globale për rënien e numrit të të rinjve, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor si Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut po tkurren me shpejtësi, ndonëse më pak se Shqipëria.

Sipas të dhënave të OKB-së, Kosova do të ketë tkurrjen më të fortë të të rinjve në rajon pas Shqipërisë, me rreth 40% ndërmjet 2025 dhe 2050, Bosnja me 35%, Maqedonia e Veriut me 34% dhe Serbia, me një ritëm më të ulët 23%.

Shqipëria po pëson një lloj shkretimi të moshës së re që nuk gjen paralele në rajon. Ndërsa vende si Serbia apo Bosnja kanë nisur të plaken dekada më parë, ritmi me të cilin rinia shqiptare po tkurret është unik. Ne po humbasim avantazhin tonë konkurrues më të madh, duke u shndërruar në një vend që po zbrazet më shpejt se Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Në raport me Europën, kontrasti bëhet edhe më i dhimbshëm, pasi Shqipëria po plaket me shpejtësinë e vendeve më të pasura të kontinentit, por pa pasur bazën e tyre ekonomike apo sistemet e tyre të mbrojtjes sociale.

Ndërsa vendet europiane po arrijnë të ruajnë qëndrueshmërinë demografike falë politikave të mirëfillta sociale dhe tërheqjes së emigrantëve, Shqipëria ka hyrë në dekadën e katërt që po shërben si furnizuesi kryesor i këtyre vendeve me emigrantë të rinj.

Krahasimi tregon se ne jemi në një rrugëtim të kundërt me pjesën tjetër të botës së zhvilluar; ndërsa ata po menaxhojnë tranzicionin, Shqipëria po përballet me një kolaps të mirëfilltë të moshës 15-24 vjeç.

Nëse e shohim këtë ecuri në hartën e Europës Lindore, Shqipëria po ndjek skenarin më dramatik, pasi ndryshe nga vende të tilla si Polonia, ne nuk po arrijmë të krijojmë kushtet që ky brez të qëndrojë apo të kthehet.

Popullsi-2-Popullsia-15-24-vjec-ne-te-popullsise-se-pergjithshme-1233

Të rinj ka, por zgjedhin të emigrojnë

Z. Gëdeshi tha se hulumtimi i fundit ka treguar se, gjatë dekadës së tretë dhe të katërt të tranzicionit, krahas faktorëve ekonomikë, të cilët janë më të zbutur, janë shfaqur edhe dy grupe të reja motivesh, faktorët arsimorë, të lidhur si me arsimimin e fëmijëve ashtu edhe me vetëzhvillimin e të rriturve, dhe perceptimi i përhapur i “mungesës së perspektivës në Shqipëri”.

Eksperti vërejti se është rritur pakënaqësia ndaj korrupsionit, zhgënjimi nga mungesa e meritokracisë dhe transparencës, besimi tek institucionet është në nivele të ulëta, cilësia e shërbimeve dhe infrastrukturës është e dobët, si dhe faktorë të tjerë të ngjashëm.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se 49.7% e shtetasve shqiptarë në gjendjen civile jetonin jashtë vendit duke u dominuar nga moshat e reja. Të dhënat zyrtare referojnë se grupmosha 0-14 vjeç është rreth 18% e diasporës, të rinjtë ose grupmosha 15-29 vjeç përfaqësojnë rreth 24%, grupmosha aktive (15-64 vjeç) përfaqëson rreth 77% dhe grupmosha mbi 65 vjeç është rreth 5%.

Ndërsa popullsia vendase paraqet zhvillime krejt të kundërta, ku dominon mosha mbi 55 vjeç.

Z. Gëdeshi tha se studimet tregojnë për emigrim të vazhdueshëm edhe në vijim, pasi prirjet janë të larta. Ai tha se emigrimi, kryesisht i të rinjve të arsimuar dhe të kualifikuar drejt vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian pritet të vijojë.

Sipas tij kombinimi i intensitetit të lartë të emigrimit gjatë 35 vjetëve, kthimi i pakët i emigrantëve dhe norma aktuale e ulët e fertilitetit kanë çuar në një zvogëlim absolut të popullsisë shqiptare dhe sidomos të grupmoshave të reja.

Në Censin e 2011, grupmosha 15 deri në 29 vjeç përfaqësonte 25.2% të popullsisë, ndërsa në Censin e 2023 arriti në 17.9% ose 7.3 pikë përqindje më pak.

Rrjedhimisht, edhe në kushtet e një emigrimi potencial të lartë (d.m.th. një pjesë e madhe e shqiptarëve që deklarojnë synimin për të emigruar), kapaciteti demografik i Shqipërisë për të prodhuar emigrantë do të zvogëlohet në perspektivë nga reduktimi i popullsisë.

Gëzimi, pedagog në Universitetin e Elbasanit, thotë për studimin e zotit Gëdeshi se “kur largohet një pjesë e madhe e popullsisë, pjesa që mbetet është ajo që ose nuk ka mundësi ose nuk do të emigrojë.

Rrjedhimisht emigrimi fillon të pakësohet, por jo të shmanget. Për shembull, kur i pyet studentët në auditor ose nxënësit e shkollave të mesme, nëse duan të emigrojnë, ata e shprehin këtë dëshirë…”

Diaspora-e-re-dhe-popullsi-banuese-sipas-grupmoshes-1233-1024x426

Arsyet e largimit pas rënies së komunizmit

Ndryshe nga e kaluara, kur emigrimi nxitej kryesisht nga varfëria dhe përpjekja për mbijetesë, sot emigrimi është rezultat i ndërveprimit të shumë faktorëve, thotë z. Gëdeshi.

Faktori arsimor lidhet me studentët që kërkojnë arsim universitar më cilësor jashtë vendit, profesionistët, si mjekët e rinj, që shkojnë jashtë për specializim, si dhe prindërit e shqetësuar për arsimimin e fëmijëve të tyre.

“Veçanërisht domethënëse në intervista ishin rrëfimet që zgjeronin kategorinë ‘të tjera’, pakënaqësia ndaj korrupsionit, mungesa e meritokracisë dhe transparencës, niveli i ulët i besimit te qeveria dhe institucionet, cilësia e dobët e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe faktorë të ngjashëm” që po largojnë të rinjtë nga vendi.

Besmiri, një i ri 26-vjeçar me arsim të mesëm nga Tropoja, vendosi të largohej vitin e kaluar drejt Gjermanisë. Me arsim të mesëm dhe me kualifikime në agjencitë shtetërore profesionale, ai nuk mund të sistemohej në Tiranë.

Me pagë jo më shumë 50 mijë lekë në muaj, ai nuk mundi të përballojë qiranë e lartë dhe kostot e jetesës në kryeqytet. Tani ka siguruar një kontratë pune dhe po mendon të tërheqë drejt Gjermanisë edhe dy bashkëmoshatarë që ende jetojnë në Tropojë.

“Shkaku kryesor i emigrimit është mungesa e perspektivës. Është një çështje ekonomike dhe sociale; të rinjtë nuk ndihen mirë sepse sistemi nuk funksionon si duhet. Mungesa e perspektivës është faktor vendimtar.

Këtu mungesa e meritokracisë ka rol të rëndësishëm. Për mendimin tim, aspekti ekonomik lidhet ngushtë me mungesën e meritokracisë dhe me korrupsionin. Këto janë të ndërthurura: është e vështirë të fillosh diçka nëse nuk ke lidhje partiake. Është pothuajse e pamundur”, shprehet për studimin e zotit Gëdeshi, Altini, student në Vlorë.

“Nëse më parë faktorët shtytës të emigrimit kanë qenë kryesisht ekonomikë, sot e shoh mentalitetin si arsye kryesore. Po rritemi me idenë se ‘këtu nuk bëhet’ dhe se duhet të largohemi jashtë, sepse atje i kemi gjërat më të lehta”, shprehet Flora, studente në Shkodër.

Të rinjtë që kanë nivel të lartë arsimor dhe duan të integrohen në tregun e punës nuk munden sepse nuk kanë profesionet e lidhura me pretendimet e tyre ose me shkollën që kanë bërë. Punët janë shofer, kamerier, pastrues, shofer për të shpërndarë ushqimet, kuzhinier, etj., u shpreh, Majlinda, eksperte ekonomie në Tiranë.

“Struktura e ekonomisë ka rëndësi. Ku do të punojnë inxhinierët. Nuk ka një raport midis zhvillimit të tyre dhe pritshmërive. Është një raport i zhdrejtë. Dhe kjo bën që të rinjtë të ikin”, tha Teuta, pedagoge në Vlorë.

“Në Gjirokastër ka shumë vende pune, por kryesisht në shërbime. Në shërbime, vendet e punës janë për recepsionist, kamerier, banakier, etj. Por të rinjtë duan punë sipas profesionit”, tha për studimin e zotit Gëdeshi, Fredi, biznesmen në Gjirokastër.

Anketa të realizuara nga Regional Cooperation Council (RCC) për periudhën 2021-2023 tregojnë se emigrimi potencial në Shqipëri luhatet ndërmjet 42 dhe 49%, duke e renditur vendin të dytin në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa një anketë e realizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert në vitin 2024 tregon se 35.5% e të rinjve shqiptarë shprehin një dëshirë “të fortë” ose “shumë të fortë” për të emigruar.

Genti, një student nga Elbasani, shprehet se, “Tetë në dhjetë nga shokët e mi mendojnë si unë, domethënë të emigrojnë. Disa mendojnë të vazhdojnë shkollimin jashtë, si unë që dua të shkoj për studime masteri, dhe pastaj të qëndrojnë. Të tjerë kanë profesione, si infermierë dhe mund të fillojnë menjëherë punën jashtë”.

Ndryshimi i profilit të emigrantëve, drejt të rinjve dhe individëve me nivel më të lartë arsimimi, mbështetet nga një numër i konsiderueshëm anketimesh dhe studimesh të realizuara gjatë viteve të fundit.

Pasojat

Pasoja më e menjëhershme dhe më dërrmuese është thyerja e skemës së pensioneve, ku pakësimi i të rinjve nga 544 mijë në vetëm 195 mijë në 2050 do të thotë se barra për të mbajtur të moshuarit do të bjerë mbi supet e një numri gjithnjë e më të vogël punëtorësh.

Ky raport i përmbysur do të detyrojë shtetin, ose të rrisë në mënyrë drastike taksat mbi punën, duke dekurajuar edhe më tej ata pak të rinj që mbeten, ose të shkurtojë përfitimet për të moshuarit, duke rritur varfërinë në këtë moshë.

Në një treg pune që po tkurret me shpejtësi, sektorët strategjikë si turizmi, bujqësia dhe teknologjia do të përballen me një krizë akute për krah pune dhe inovacion, pasi energjia dhe idetë e reja që sjell grupmosha 15-24 vjeç do të jenë në deficit kritik.

Ekspertët e ekonomisë lajmërojnë se bizneset shqiptare do të gjenden përballë një zgjedhjeje të vështirë. Të rrisin pagat në nivele të papërballueshme për të mbajtur punonjësit, ose të mbyllin aktivitetet për mungesë stafi, gjë që do të çonte në stanjacion ekonomik afatgjatë.

Vakumi do të detyrojë Shqipërinë të ndryshojë politikat e saj të migracionit, duke u kthyer nga një vend që eksporton njerëz në një vend që duhet të importojë punëtorë nga kultura të largëta për të mbajtur gjallë shërbimet bazë, fenomen që tashmë ka nisur.

Ky ndryshim do të sjellë sfida të mëdha të integrimit social dhe do të tjetërsojë strukturën tradicionale të shoqërisë sonë. Mungesa e të rinjve do të sjellë më pak konsum, më pak investime në arsim, duke e kthyer Shqipërinë në një ekonomi statike që nuk ka forcën e brendshme për t’u rritur apo për t’u përshtatur me zhvillimet globale.

Për më tepër, pasoja sociale e këtij procesi është zbrazja e zonave rurale dhe periferike, ku shkollat do të mbyllen dhe qytetet e vogla po kthehen në bujtina ku jetojnë vetëm të moshuarit.

Ky çekuilibër do të rrisë presionin mbi kryeqytetin, por edhe Tirana do ta ndiejë peshën e një popullsie që plaket, ku kostot e sistemit shëndetësor do të trefishohen për shkak të sëmundjeve kronike që shoqërojnë moshën e thyer.

Investimet e Huaja Direkte do të shmangen, pasi asnjë korporatë e madhe nuk investon në një vend ku nuk ka një bazë të rinjsh të trajnuar dhe ku tregu i brendshëm po zvogëlohet çdo ditë.

Në planin politik, pesha e votuesve të moshuar do të diktojë agjendat kombëtare, duke u fokusuar më shumë te mbrojtja sociale sesa te zhvillimi dhe e ardhmja, gjë që do ta mbajë Shqipërinë në një rreth vicioz të mungesës së progresit.

Pa një brez të ri që trashëgon kulturën, traditat dhe gjuhën, ekzistenca jonë si komb do të vihet në pikëpyetje, jo nga faktorë të jashtëm, por nga një vetëvrasje e ngadaltë demografike./MONITOR

“Jemi nisur dhjetra makina nga Londra për protestën” – Aktivisti: Shumë të tjerë janë nisur me avionë, kërkojmë një qeveri normale

Më 20 qershor në Tiranë do të mbahet një protestë madhështore mbarëkombëtare.

Ashtu si ç ishte njoftuar edhe në ditët e kaluara një grup shqiptarësh janë nisur me makina nga Anglia në shenjë proteste për t’u bashkuar nesër para Kryeministrisë.

Aktivisti Bledar Meti denoncoi në programin e pasdites në News 24, përballë Ola Brukos se në pikat e kalimit kufitar do të përdoret alibia e mungesës së internetit për të penguar hyrjen e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Meti deklaroi se për të shmangur vonesat protestuesit janë ndarë në grupe dhe do të hyjnë në Shqipëri nga pika doganore të ndryshme.

“Jemi ndarë në tre grupe, kemi informacione se dogana në Muriqan do të na sjellë pengesa.

Një grup po vjen nga Hani i Hotit, 25 makina janë ndarë nga Serbia dhe do të vijnë nga Kosova.

Qeveria aktuale është gati për të përdorur të gjitha metodat për të mbajtur pushtetin.

Do të marshojmë drejt Shkodrës, nëse hasim pengesa do të bëjmë presion.

Kemi informacion se do të përdoret alibia se s’ka internet.

Sakrifica jonë është për një atdhe normal që qeveriset nga një qeveri normale.

Nëse ne kalojmë pa pengesa jemi 190 makina të gjithë bashkë.

Ky është një udhëtim simbolik sepse pjesa më e madhe ka ardhur me avion, kjo është një protestë dhe po i themi shoqërisë që jemi me ju”.

Duam të ndryshojmë Kodin Elektoral dhe të kemi një sistem nga proporcional rajonal në kombëtar, në Parlament të çojmë njerëz të moralshëm.

Duhet numërim votash elektronik dhe jo me komisione bipartizane.

Të ulet numri i të punësuarve në administratë”, deklaroi aktivisti.

“S’ka gjë më patriotike se sa kur ajka e kombit shpreh gatishmërinë për ripërtëritjen demokratike të vendit”- Akademikët nga diaspora në krah të protestuesve, Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas deklaratës së 123 akademikëve dhe studiuesve shqiptarë të diasporës që kanë shprehur mbështetje për protestat qytetare dhe kërkesën për një “Shqipëri të re”.

Sipas Bushatit, angazhimi i elitës akademike shqiptare jashtë vendit përbën një akt të rëndësishëm përgjegjësie qytetare dhe patriotike, duke theksuar rolin e diasporës në proceset e ndryshimit demokratik në vend.

“Ajka e kombit në diasporë shpreh gatishmërinë për ripërtëritjen demokratike dhe për një model të ri politik, ekonomik dhe social për vendin”, u shpreh ai.

Bushati theksoi se Shqipëria ka nevojë për një “patriotizëm të ri” që vendos në qendër demokracinë, të drejtat e qytetarëve, mundësitë e barabarta dhe një ekonomi të bazuar në dije dhe zhvillim. Sipas tij, procesi i ndryshimit demokratik nuk është individual, por një përpjekje kolektive që kërkon organizim, ide dhe angazhim të vazhdueshëm.

“Beteja për ripërtëritjen demokratike të vendit nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe as përpjekje e një personi të vetëm. Ajo kërkon strategji, përqendrim forcash, etikë dhe guxim. Atdheu ynë ka nevojë për një shkundje”, deklaroi Bushati. Reagimi i tij vjen pas publikimit të një deklarate të nënshkruar nga 123 akademikë, profesorë dhe studiues shqiptarë nga vende të ndryshme si Gjermania, Britania e Madhe, SHBA, Zvicra, Italia dhe të tjera, të cilët shprehën mbështetje për protestat dhe kërkesën për ndryshime në vend. bw

“Të gjithë bashkë ia dalim” Mesazh nga Diaspora: Autokolonë nga Londra drejt Shqipërisë për protestën e 20 qershorit

Autokolona pritet të mbërrijë në Shkodër të premten në mbrëmje ose të shtunën në mëngjes. Sipas njoftimit, në Shkodër do të vendoset një banderolë e madhe që do të shoqërojë autokolonën deri në zonën e Laprakës në Tiranë. Më pas, pjesëmarrësit do të vazhdojnë në këmbë drejt Kryeministrisë për të marrë pjesë në protestën që po mbahet prej disa ditësh në vend.

 

TIRANË- Një grup qytetarësh shqiptarë nga diaspora kanë njoftuar organizimin e një autokolone me automjete që do të udhëtojë nga Londra drejt Shqipërisë, me synimin për të qenë të pranishëm në protestën e planifikuar të shtunën, më 20 qershor 2026, në orën 18:00.

Sipas organizatorëve, nisja do të bëhet nga Londra në drejtim të Belgjikës, ku fillimisht autokolona do të përbëhet nga 45 automjete. Gjatë rrugëtimit, autokolonës pritet t’i bashkohen edhe shqiptarë me automjetet e tyre nga Belgjika, Gjermania, Zvicra, Italia, Austria dhe vende të tjera evropiane.

Autokolona pritet të mbërrijë në Shkodër të premten në mbrëmje ose të shtunën në mëngjes. Sipas njoftimit, në Shkodër do të vendoset një banderolë e madhe që do të shoqërojë autokolonën deri në zonën e Laprakës në Tiranë. Më pas, pjesëmarrësit do të vazhdojnë në këmbë drejt Kryeministrisë për të marrë pjesë në protestën që po mbahet prej disa ditësh në vend.

Organizatorët kanë bërë thirrje për shpërndarjen e këtij njoftimi në të gjitha komunitetet shqiptare në diasporë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe mobilizimit qytetar. Në fund, mesazhi mbyllet me thirrjen: Të gjithë bashkë ia dalim. Sot më shumë, nesër edhe më shumë. Forca Shqipëria ime!

Njoftimi: 

Mesazh nga diaspora. Pershendetje te gjitha grupeve! Nga Londra po nis nje udhetim me makina te diaspores ne drejtim te atdheut, me qellim qe te jene prezent diten e shtune ne oren 18:00. Intinerari do te jete si me poshte:

Nisja nga Londra ne drejtim te Belgjikes, ku fillimisht do jene 45 makina. Autokolones do t‘i bashkengjiten me makina qytetaret e Belgjikes, Gjermanise, Zvicres, Italise, Austrise dhe te tjere. Arritja e autokolones mendohet te jete ne Shkoder te premten ne darke ose te shtunen ne mengjes. Ne Shkoder do te jete nje banderole e madhe qe do te shoqeroje autokolonen deri ne Tirane (Laprake), pastaj nga aty qytetaret e diaspores do nisen ne kembe ne drejtim te Kryeminstrise per te qene prezent me daten 20.06.26 ne proteste.

Teksti i banderoles: Edi Rama – Jep doreheqjen deri me 21 qershor 2026 (Ata qe bejne te pamundur revolucionin paqesor, do ta bejne te pashmangshem revolucionin e dhunshem. Kjo foto kerkon shperndarje ne gjithe diasporen. Te gjith bashk ia dalim. Sot shumë, neser më shumë. Forcaaa shqiperia imee./Dosja.al

 

 

FOTOT + VIDEO- “Artistëve ua mbushëm xhepat, të shitur”- Diaspora me banderolën gjigante, shpalos 6 kërkesat: Nga dorëheqja dhe qeveria teknike, te Kodi Zgjedhor

Një nga protestuesit i ardhur nga Italia, teksa shprehu mbështetjen e tij për këtë revoltë qytetare në ditën e saj të 14-të, shpalosi edhe disa banderola të mëdha ku kishte renditur thirrjet për ndërkombëtarët dhe kërkesat për qeverinë.

 

Protestuesit nga diaspora kanë shpalosur një banderolë gjigante para Kryeministrisë ku kanë parashtruar gjashtë kërkesa.

pamje dron protesta

Ata kërkojnë dorëheqje imediate, arrestim dhe konfiskim pasurish, qeveri teknike dhe kërkesa të tjera drejtuar edhe ndërkombëtarëve.

marshimi sot bashkia

Ndër të tjera ai renditi 6 pikat kryesore:

-Dorëheqje imediate

-Burg dhe konfiskim

-Ndryshim të Kodit Zgjedhor

-Qeveri teknike

-Fillim të demokracisë

-Monitorim dhe audit ndërkombëtar

shqiptari proteste

Gjithashtu ai vuri në qendër të vëmendjes dhe kritikës artistët, duke u shprehur se kur ata bëjnë koncerte, ata u gjenden gjithmonë duke “ua mbushur xhepat”, kurse tani tradhtojnë protestën si “të shitur”. gsh

protestuesi per mediat

 

marshimi te bashkia

 

marshimi sheshi i mbushur

 

marshimi sheshi plot sot

 

marshimi bulevard sot1

 

marshimi sot bulevardi

 

marshimi bulevardi kryesor

Revolta e shqiptarëve kundër Ramës kalon kufijtë- Diaspora në protesta kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Protestat e shqiptarëve kanë kaluar kufijtë e vendit, duke u shtrirë në qytete të ndryshme të Europës dhe Amerikës së Veriut.

Revolta e nisur në Tiranë ka gjetur mbështetje të gjerë edhe në diasporë, ku shqiptarët po organizojnë tubime të njëpasnjëshme në solidaritet me protestuesit në Shqipëri.

Organizatorët kanë njoftuar se këtë të diel, më 14 qershor, shqiptarët jashtë vendit do të protestojnë njëkohësisht në 17 qytete të mëdha, duke përcjellë të njëjtin mesazh dhe kërkesë politike: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Sipas njoftimeve të publikuara nga grupet organizatore, tubime janë paralajmëruar në disa prej qendrave më të rëndësishme të diasporës shqiptare, përfshirë:

-New York (SHBA)

-Chicago (SHBA)

-Boston (SHBA)

-Michigan (SHBA)

-Toronto (Kanada)

-Gjermani

Në Europë, protestat do të zhvillohen në disa qytete të rëndësishme të Gjermanisë, si:

-Berlin

-Mynih

-Këln

-Stuttgart

-Itali

-Greqi

Tubime janë paralajmëruar gjithashtu në:

-Athinë (Greqi)

-Gjenova (Itali)

-Faenza (Itali)

-Vendet e Bashkimit Europian dhe Skandinavia

Ndërkohë, organizatorët bëjnë me dije se manifestime solidariteti do të mbahen edhe në vende të tjera të Bashkimi Europian dhe në shtetet e rajonit skandinav.

Sipas tyre, pjesëmarrja e diasporës synon të tregojë se pakënaqësia ndaj situatës politike në Shqipëri nuk kufizohet vetëm brenda vendit, por reflektohet edhe te komunitetet shqiptare që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve. Protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë mobilizimin derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigje nga institucionet shqiptare. bw

Mijëra shqiptarë në protestë në Australi: Rama jepe dorëheqjen

Mijëra Shqiptarët në Melbourn, Australi kanë dalë sot në protestë, duke iu bashkuar valës së protestave që prej disa ditësh po zhvillohen në Shqipëri dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit. Protestuesit në Australi kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se situata politike në vend kërkon ndryshim të menjëhershëm institucional.

Protestat kanë hyrë në ditën e 14-të radhazi në Shqipëri, me tubime të vazhdueshme në disa qytete dhe në diasporë, ku qytetarët po kërkojnë përgjegjësi politike për qeverisjen aktuale dhe hapjen e një rruge të re zgjedhore.

Ndërkohë, sot është paralajmëruar zhvillimi i protestës së 14-të radhazi kundër qeverisë, me thirrjen kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar. Tubimi pritet të mbahet në orën 18:00 në Sheshi Skënderbej, ku organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga qytetarët në të gjithë vendin dhe nga rrethet.

 

Pas protestës së djeshme në kryeqytet, thirrjet kundër qeverisë ishin të forta si “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kërkesat kryesore të protestuesve

Sipas deklarimeve të bëra nga pjesëmarrësit në protestë, kërkesat kryesore të artikuluara gjatë tubimeve janë:

Dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, të cilin protestuesit e konsiderojnë si favorizues për interesa të caktuara dhe dëmtues për pasuritë publike

Anulimi i “Paketës së Maleve”, e cila sipas tyre rrezikon zonat natyrore me rëndësi të veçantë

Heqja e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, me argumentin se dobësojnë mbrojtjen e mjedisit

Rishikimi i ligjit për trashëgiminë kulturore, për të shmangur dëmtimin e monumenteve dhe vlerave historike

Mbrojtja e pasurive publike dhe natyrore, si kërkesë e përgjithshme e protestave

Votat e diasporës, “përcaktuese” në formimin e institucioneve të reja

Valbona Bytyqi

Votat ende të panumëruara të diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, pritet të kenë peshë më të madhe dhe të jenë përcaktuese në formimin e institucioneve të reja të Kosovës, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), 104 mijë e 480 votues ishin regjistruar për të votuar përmes postës, ndërsa në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në mbarë botën kanë votuar 22 mijë e 414 persona.

Por, për të kuptuar numrin e saktë të votave nga jashtë vendit, duhet që fillimisht ato të verifikohen, proces që nisi pasditen e së martës.

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i madh i votave që pritet të konfirmohen si të vlefshme – që ai vlerëson se mund të jenë mbi 100 mijë – do të kenë ndikim “tejet domethënës” në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht në ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës prej 120 karrigesh.

“Nëse i marrim parasysh trendët e viti 2025, përkatësisht ato të dhjetorit, dhe duke supozuar që Lëvizja Vetëvendosje do të performonte njëjtë, ky subjekt mund të shkojë deri në 53 mandate, që nënkupton një rritje prej pesë mandatesh, që në suaza normale do t’i merrte dy nga Partia Demokratike e Kosovës, dy nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por gjithmonë në varësi të performancës së vetë këtyre subjekteve politike”, thotë Cakolli.

Në bazë të rezultateve preliminare – ku përfshihen vetëm votat e rregullta – Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.95 për qind të votave apo 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës 21.14 për qind të votave apo 24 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 17.60 për qind të votave apo 20 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – subjekt që së voni ka vendosur të njihet si Aleanca – ka fituar 7.16 për qind të votave apo tetë mandate.

Ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve preliminare

Cakolli nga KDI thotë se në fund, numri i mandateve në Kuvend do të përcaktojë se “kush do të ketë gjasat më të mëdha” për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve, pra 61.

Po sipas Kushtetutës, posti i kryekuvendarit i takon partisë që del e para në zgjedhje, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, pas konstituimit të Kuvendit, këtij subjekti i takon që të propozojë i pari mandatarin për Qeverinë. Akti më i lartë juridik i shtetit parasheh që në rastin e ekzekutivit, stafeta mund t’i kalojë edhe partive të tjera, në rast se fituesi i zgjedhjeve s’arrin të bëjë shumicën. Por, kjo mbetet në diskrecionin e presidentit, në rastin aktual të ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovë, Albulena Haxhiu, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në legjislaturën paraprake, të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, LVV-ja siguroi 57 ulëse në Kuvend dhe me mbështetjen e tetë deputetëve nga komunitetet joshumicë, arriti të siguronte shumicën parlamentare dhe duke formuar Qeverinë.

Nga 120 vendet në Kuvend, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë: dhjetë për komunitetet joserbe dhe dhjetë për komunitetin serb. Sa i përket dhjetë vendeve për komunitetin serb, bazuar në rezultatet e deritanishme, Lista Serbe do të fitojë nëntë prej tyre dhe një ulëse do ta ketë Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

“Duke e ditur që subjektet nga radhët e komuniteteve pritet të përfaqësohen me numër identik të mandateve, e mbase edhe të deputetëve në legjislaturën e re, kjo nënkupton që do të jenë deri në dy deputetë në kuadër të komuniteteve joserbe, të cilët mund të kenë ndikim në përcaktimin se a do të kemi institucione apo jo”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Ndikimi i votave nga jashtë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, sipas Cakollit, kësaj radhe është rritur edhe për shkak të daljes së ulët në zgjedhje në Kosovë.

Më 7 qershor, pjesëmarrja ishte 37.02 për qind – apo 725 mijë e 488 votues – më e ulët se zgjedhjet e dhjetorit, kur votuan 906 mijë e 754 persona apo 45.36 për qind e trupit votues.

Lidhur me ndikimin që pritet të kenë votat nga diaspora, pajtohet edhe Lirim Krasniqi, drejtor në organizatën joqeveritare “Germin”, që merret me çështje të diasporës.

“Pesha e votave nga jashtë në rezultatin përfundimtar mund të jetë ndër më të lartat deri më tani në historinë zgjedhore të Kosovës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Duke bërë krahasimin me votimet paraprake, Krasniqi thotë se kësaj radhe pritet që të ketë më shumë vota nga jashtë.

“Duke u bazuar në përvojën e zgjedhjeve të kaluara dhe në numrin e lartë të votuesve të regjistruar për votim me postë, mund të pritet që numri total i votave me postë të jetë rreth 80 mijë, dhe totali i votave nga jashtë Kosovës të kalojë mbi 100 mijë”, thotë ai.

Në zgjedhjet e 7 qershorit u shënua numri më i lartë i votuesve të regjistruar për votim nga jashtë vendit, me mbi 132 mijë aplikime.

Pas përfshirjes së votave të diasporës, Cakolli pret që përqindja e përgjithshme e pjesëmarrjes në zgjedhje të jetë rreth 41 për qind.

“Trendët tregojnë që kemi një interesim të shtuar të votuesve në diasporë e një rënie të interesimit [për të votuar] te votuesit në Kosovë”.

Sipas Cakollit, nëse trendi i uljes së pjesëmarrjes në votimet në Kosovë vazhdon edhe në të ardhmen, e rritet ai i atyre që jetojnë jashtë vendimit, ndikimi i votave nga diaspora mund të jetë edhe më i madh.

“Pra, në dhjetor ka qenë dy-tre [ulëse], derisa tani jemi te kalkulimi te e pesta. Nëse vijohet me një trend të tillë, [ndikimi i votave nga diaspora] mund të rritet edhe më shumë në të ardhmen”, thotë Cakolli.

Përderisa votat e rregullta brenda vendit – që rëndom numërohen në klasa menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve – u numëruan brenda pak orësh gjatë së dielës – autoritetet zgjedhore tani duhet të numërojnë edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, përveç atyre nga diaspora.

KQZ planifikon që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 26 qershor dhe t’i certifikojë më 6 korrik, por këto afate janë vetëm planifikime, pasi do të varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët lidhur me procesin.

Lea Ypi mbështet protestat për largimin e Ramës: S’kam parë një aktivizëm të tillë qytetar që nga rënia e komunizmit. Ndryshe nga opozita, ata rezistojnë dhe këmbëngulin se shteti është i tyre!

Shkrimtarja e njohur me famë ndërkombëtare Lea Ypi ka reaguar për protestat masive në Tiranë të cilat vijojnë në ditën e 9-të, me kërkesë të vetme, largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

 

Në një artikull për The Guardian, Ypi shprehet se nuk e ka parë një lëvizje të tillë qytetare që nga ndryshimet politike të 1990.

“Ky është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar, të cilin nuk e kisha parë që nga rënia e komunizmit”, shprehet ajo.

“Është prekëse t’i shohësh teksa këndojnë, vallëzojnë, pastrojnë rrugët pas protestave dhe u japin lule policëve. Ndryshe nga opozita e vjetër, ata nuk po heqin dorë nga shteti, por po këmbëngulin se ai u përket atyre”, vijon ajo.

Lea Ypi: Ky është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar, të cilin nuk e kisha parë që nga rënia e komunizmit, dhe dukshmëria e tij ndërkombëtare pa dyshim është ndihmuar nga vëmendja mediatike ndaj familjes Trump. Por pse pikërisht tani? Opozita u përpoq për vite me radhë, pa sukses, të mobilizonte publikun kundër, siç thuhej, “korrupsionit”. Janë ndezur zjarre në Parlament dhe janë hedhur kokteje molotov ndaj ndërtesave qeveritare. Por, në rastin e Kushnerit, opozita është në një linjë me qeverinë. Ndoshta kjo është ajo që u dha mundësi mijëra të rinjve të dalin në rrugë: bindja se mosbindja e tyre nuk do të përvetësohet nga askush. Është prekëse t’i shohësh teksa këndojnë, vallëzojnë, pastrojnë rrugët pas protestave dhe u japin lule policëve. Ndryshe nga opozita e vjetër, ata nuk po heqin dorë nga shteti, por po këmbëngulin se ai u përket atyre.

 

Shkrimi i plotë

“Kështu e gjetëm. Ne notuam deri në ishull, bëmë një shëtitje zbathur deri në majë dhe thjesht u mahnitëm. Dhe gjatë shumë viteve, zhvilluam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të tij”.

Nëse gruaja që ndante dëshirën e saj për të përmirësuar një ishull të huaj do të kishte zbritur nga një varkë kontrabandistësh, ëndrra e saj do të ishte shkatërruar në një nga ato qendrat e paraburgimit të emigrantëve që qeveria shqiptare ka ndërtuar së fundmi me Italinë.

Por varka në fjalë ishte një jaht multimiliona dollarësh dhe gruaja që ecte zbathur deri në majë ishte Ivanka Trump. Realizimi i ëndrrës kërkonte vetëm thirrjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama, dhe ofrimin vullnetar të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, dhe një prej kompanive të tij për të shndërruar një zonë të mbrojtur të jetës së egër në pasuri të paluajtshme luksoze.

Qeveria shqiptare këmbëngul se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Por as nuk e ka fshehur entuziazmin. Kush mund ta fajësojë? Pas dekadash tranzicioni nga komunizmi në kapitalizëm dhe negociatave të zgjatura të pranimit në BE, Shqipëria ka humbur më shumë se 1.2 milion qytetarë të saj për shkak të migrimit. Ajo ka nivele të ulëta prodhimi, një sektor bujqësor që ka nevojë urgjente për modernizim dhe një sektor të arsimit të lartë në krizë që nga privatizimi i universiteteve të viteve 1990.

Pa kapital industrial, financiar apo njerëzor për të ofruar në tregun global, e vetmja gjë që ka mbetur për t’u shitur është natyra. Edhe turizmi, i cili kohët e fundit është në rritje, ka kërkuar një fushatë të përbashkët qeveritare për të përmirësuar imazhin e vendit.

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit janë të lehta për t’u kërkuar, por të kushtueshme dhe të vështira për t’u realizuar. Nën globalizimin konkurrues, pasuritë e paluajtshme dhe turizmi luksoz gjenerojnë rritje më të shpejtë, edhe nëse ato rrisin pabarazinë dhe shterojnë burimet natyrore. Modelet që ofrohen janë ato që vendet më të pasura i provuan 30 vjet më parë dhe tani pendohen.

Shqiptarët e dinë se spekulimi me pasuri të paluajtshme pa mbështetje shtetërore do të thotë që qytetarët e zakonshëm do të kenë vështirësi të blejnë një apartament ose të paguajnë qiranë. Ata e dinë se turizmi luksoz do të thotë që pushimet në vendin tuaj do të bëhen një privilegj për pak veta. Pa sindikata për të cilat mund të flitet dhe një lëvizje punëtore që shfaqet vetëm në pamjet e epokës komuniste të paradave të 1 Majit, kushtet e punës janë aq shfrytëzuese saqë vetëm ata nga vende edhe më të dëshpëruara janë të gatshëm të marrin punët që lindin.

Shqiptarët thjesht paketojnë gjërat e tyre dhe shpërngulen në vende të tjera, të përballur me abuzim dhe ksenofobi. Ata mbajnë kokën ulur, duke e ditur se është çmimi që duhet të paguajnë për një të ardhme për fëmijët e tyre.

Në maj 2025, Partia Socialiste në pushtet fitoi zgjedhjet për herë të katërt. Me afërsisht 44%, pjesëmarrja ishte në një nivel historikisht të ulët, pavarësisht zgjerimit të votës për shqiptarët e diasporës për herë të parë. Nuk pati asnjë manifest zgjedhor, asnjë debat parimor me opozitën (lideri i së cilës, Sali Berisha, u shfaq kryesisht i përshkruar si një buf në mediat sociale qeveritare). Në një vend ku më shumë se 90% e qytetarëve mbështesin integrimin evropian, mjaftoi të mbusheshin tabela reklamuese me fotografi të pasaportave evropiane dhe të shkruhej me një datë të vetme: anëtarësimi deri në vitin 2030.

Kjo është ana tjetër e integrimit evropian: kritika ndaj qeverisë bëhet kundërshtim ndaj vetë Evropës. Nuk ka zgjedhje midis vizioneve konkurruese të shoqërisë, vetëm midis menaxherëve të ndryshëm të së njëjtës trajektore të pashmangshme. Me politikën e reduktuar në sundim teknokratik, e vetmja lente përmes së cilës mund të lexohet konflikti politik është “korrupsioni”: sikur shoqëritë postkomuniste ta mbanin atë në gjak, sikur problemi të ishin shkeljet individuale dhe jo vetë rregullat.

Për shumë vite, shqiptarët e pranuan këtë me të njëjtin fatalizëm që pranon një fatkeqësi natyrore. Tani, të rinjtë po kundërshtojnë. Protestat aktuale përfshijnë një ligj të kohëve të fundit mbi investimet strategjike, i cili përforcon kapjen oligarkike të shtetit. Kjo u përshkallëzua kur makineritë e rënda u zhvendosën në një ligatinë bregdetare të mbrojtur dhe një video virale tregoi roje private sigurie duke rrahur një protestues, ndërsa policia shtetërore qëndronte pranë.

Një brez i mësuar të mendonte se pyetjet e vetme janë se sa shpejt të ndërtohet infrastruktura për turizmin, sa shpejt të integrohet në BE, sa me efikasitet të tërhiqen investimet, tani pyet: a duhet të jetë kështu? A duhet të jetë demokracia sundimi i një grushti super të pasurish?

Është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar që nuk e kisha parë që nga rënia e komunizmit, dukshmëria ndërkombëtare e të cilit pa dyshim ndihmohet nga vëmendja e medias ndaj familjes Trump.

Por pse tani? Opozita u përpoq më kot për vite me radhë të mobilizonte publikun kundër, e pra, “korrupsionit”. Zjarre janë ndezur në Parlament dhe kokteje molotov janë hedhur në ndërtesat qeveritare. Por, në rastin e Kushner, opozita është në një mendje me qeverinë. Ndoshta kjo është ajo që i mundësoi mijëra të rinjve të vërshonin rrugëve: siguria se mosbindja nuk do të kapet. Është prekëse t’i shohësh ata duke kënduar, kërcyer, duke pastruar rrugën pas protestave dhe duke u dhënë lule policisë. Ndryshe nga opozita e vjetër, ata nuk po heqin dorë nga shteti, por këmbëngulin se ai u përket atyre.

Në vitet e fundit, përgjigja ndaj heqjes së të drejtës politike në Evropën postkomuniste ka qenë rritja e lëvizjeve ksenofobike. Vetëm e djathta ekstreme korri përfitimet e protestave kundër sistemit. Rasti i Shqipërisë vërteton se një lloj tjetër mobilizimi është i mundur. Larg nacionalizmit regresiv apo nostalgjisë, thirrja e vetme e lëvizjes për t’u mbledhur, “Shqipëria nuk është në shitje”, pasqyron diçka që qeveria socialiste ka harruar: se vetërespekti është parakushti për t’u respektuar nga të tjerët, dhe se një popull i gatshëm të shesë shpirtin e tij për investim do të zbulojë, në fund, se shpirti ishte e vetmja gjë me vlerë që kishte.

Ka diçka të admirueshme dhe të brishtë në lidhje me një lëvizje pa udhëheqës, pa program, pa infrastrukturë për ta mbështetur atë në planin afatgjatë. Lëvizjet pa udhëheqës janë më të vështira për t’u kooptuar, por më të lehta për t’u infiltruar dhe shpërndarë. Për të qenë efektive, ato duhet të kalojnë nga rezistenca në propozim, duke gjetur unitetin politik të shtypur duke u mbledhur rreth një kauze të vetme.

Megjithatë, për sa kohë që politika demokratike kapet nga pakica e pasur, politikanët vijnë e shkojnë, gjyqet kundër korrupsionit kënaqin dëshirën për të ndëshkuar dhe aktivizmi qytetar jep iluzionin e ndryshimit. Një nga një, shoqëritë e gjejnë veten në të njëjtat paradokse të zhvillimit kapitalist. Sfida nuk është vetëm se si të zëvendësohen individët, por si të ndërtohet një sistem i ri.

Megjithatë, për një herë, Shqipëria nuk ka nevojë të arrijë Evropën – ajo mund të udhëheqë. Një brez i gatshëm të mobilizohet për një model alternativ zhvillimi, një që refuzon kapjen oligarkike dhe lidh mbrojtjen e mjedisit me legjitimitetin demokratik, nuk duhet të ketë frikë, por të festohet. Në vend që të bëhet “si pjesa tjetër e Evropës”, siç thoshte slogani i vjetër, Shqipëria mund t’i japë kontinentit të vjetër një mësim për vetërespektin.

Kudo ku ka shqiptarë! Nga Europa në SHBA, protesta masive kundër Edi Ramës

Protesta janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar largimin e Ramës.

 

EUROPË– Vala e protestave kundër Kryeministrit Edi Rama ka kapërcyar kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë edhe në disa qytete të Europës dhe SHBA-së. Pas protestës së parë në fshatin Zvërnec, që u zhvillua kundër projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës, shqiptarët e diasporës janë mobilizuar në mbështetje të këtyre protestave.

Protesta janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar largimin e Ramës.

Edhe në diasporë, shqiptarët kanë mbajtur fjalime, duke kërkuar largimin integritet kombëtar, ruajtjen e pronës trashëgimi natyrore, zhbërjen e ligjeve klienteliste që i cenojnë pasuritë shqiptare dhe mbajtjen e përgjegjësive.

Disa nga pankartat më pikante në këto tubime kanë qenë: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Qeveri e re”, “O pallosh jep dorëheqjen sa më parë”,”Revolucion”, “Kur populli proteston fillon zhvillimi”, “Qeveri e re”, “A je shqipe, a je pulë”, “Top Channel e kapëm lajmin”, “Erdhëm vetë në edicionin qëndror”, “Milionero mos të kapi sikleti”, “Ramëëë, pije kosin”.

Në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytetarët kanë prezantuar edhe pesë kërkesa që i kanë cilësuar si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:

1. Dorëheqjen e qeverisë;

2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;

3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;

4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Protestuesit kanë theksuar se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

Mërgata voton në përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet parlamentare të Kosovës

Shtetas të Kosovës duke votuar në një nga përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës, 6 qershor.

Radio Evropa e Lirë

Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po votojnë të shtunën fizikisht në përfaqësi diplomatike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Mbi 27.000 shtetas të Kosovës me të drejtë vote janë regjistruar për të votuar në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës në 18 shtete të ndryshme të botës.

Në të gjitha këto përfaqësi është duke u zhvilluar votimi, tha të shtunën zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media në Prishtinë.

Deri në orën 13:00 kanë votuar 38.97 për qind apo 10.804 votues, bëri të ditur Elezi.

Vendvotimet në përfaqësi diplomatike dhe konsullore do të jenë të hapur prej orës 07:00 deri në ora 19:00, sipas kohës lokale në vendet përkatëse.

Ky numër votuesit është vetëm një pjesë e një rekordi prej mbi 110.000 votuesve nga mërgata që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Votimi po zhvillohet në vende si Gjermani, Zvicër, SHBA, Kanada, Itali, Francë, Britani e Madhe, Belgjikë, Suedi, Austri, Norvegji, Slloveni, Danimarkë, Turqi, Kroaci, Holandë, Hungari, Çeki etj.

Votimi në përfaqësi diplomatike ishte mundësuar për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të 2025, ndërsa më herët kishte qenë i mundur vetëm votimi përmes postës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në fillim të prillit.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025.

Protestë edhe në Londër, shqiptarët e diasporës kundër qeverisë Rama

Ndërsa protesta të diasporës shqiptare po zhvillohen paralelisht në disa qytete të Europës dhe Amerikës së Veriut, edhe Londra është bërë pjesë e kësaj vale reagimi kundër politikave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Qindra shqiptarë janë mbledhur në kryeqytetin britanik me flamuj kombëtarë dhe pankarta, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për qeverinë.

Tubimi në Londër po zhvillohet në të njëjtën kohë me protesta të ngjashme në qytete të tjera ku jeton një komunitet i madh shqiptar, duke treguar se pakënaqësia ndaj situatës në Shqipëri po shprehet edhe jashtë vendit.


Send this to a friend