VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Sopranoja me famë botërore Inva Mula: Në atë Gala mungonin Edit Mihali, Zana Turku, Lili Cingu, Marjana Leka, Xhovana Doko etj.

By | September 22, 2021
blank

Komentet

blank

‘Ndihma e Zotit, pushka e Hotit’- Reagimi epik i Berishës për deklaratat e Bashës

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj nga Dibra, nga vendi i tij i origjinës, Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë tha se ai është Bashë dhe Hot dhe di të bëjë edhe gjëra të tjera.

“Tani del e thotë se jam edhe Bashë, edhe Hot. Prisni, prisni. Nuk po ua tregoj këtu, nuk po e them se… do ua them.

Para dy muajsh, bëmë një muhabet me të. I them unë: Lul, mos u përziej në këtë punë, nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, e kam çuar në gjykatë. I them: Lul, hotjanët e kanë një shprehje: ndihma e Zotit, pushka e Hotit.

Kjo çfarë do të thotë, ndihma e Zotit, pena ime. Kjo është e vërteta. Tani ky thotë kështu. Edhe Bashët, edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe pushkës, burra të betejës dhe fitimtarë. Ti zotëri numëron vetëm humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara. Kjo është e vërteta.

Për të mos thënë atë tjetrën, se si te Bashët, edhe te Hotët, në çdo familje, besëpreri është … e dini vetë, nuk po flas.

Ndaj le të bashkohemi ne me të gjithë ata që kanë themeluar këtë parti, me ata që kanë vënë themelet e kësaj qeverisje, kësaj epoke, me të gjithë ata që në vitin 1997 qëndruan ndaj rebelimit komunist dhe bënë që të fitojmë në vitin 2005, me të gjithë ata që këto 8 vite derdhën lumenj djerse, por që nuk patën fatin të kenë një udhëheqje. Me të tjerë që duan të bashkohen dhe të ngrihemi në këmbë dhe të bëhemi gati për një përballje të fuqishme me Edi Ramën. Edi Rama nuk ikën me slogane, Edi Rama dhe PD nuk fiton pse thotë ky apo ai ambasador se ju mbështes. PD nuk fiton me votat që kontrollon Edi Rama, por fiton kur t’i tregojë vendin Edi Ramës,” tha Berisha.

blank

Zbardhet raporti i KE për zgjerimin: Shqipëria problem sulmet verbale, kërcënimet ndaj gazetarëve dhe fushatat e shpifjes

Komisioni Evropian të martën (19 tetor) prezanton Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit. Paketa e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, pritet të konstatojë vetëm një përparim të kufizuar të këtyre vendeve drejt përmbushjes së kritereve për integrim në Bashkimin Evropian.

Dokumenti do të paraqitet më vonë pasdite nga Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi – autor i paketës. Paketa do të mbulojë gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) si dhe Turqia. Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë nisur procesin e negociatave të pranimit, me Malin e Zi që ka hapur të gjithë kapitujt në këtë proces. Turqia po negocion gjithashtu anëtarësimin në BE, megjithëse në marrëdhënie të tendosura me institucionet e Brukselit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të hapjes së negociatave. Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë në fund të listës sepse janë të vetmet vende që kanë perspektivë evropiane, por ende nuk kanë statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE.

KE publikon këtë raport një herë në vit dhe tregon situatën në të gjitha fushat kryesore, ku reformat janë të nevojshme që këto vende të përparojnë në procesin e integrimit evropian.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një dokument, që si në vitet e mëparshme, paraqet një pamje gri të situatës, veçanërisht në fushat kryesore, siç është sundimi i ligjit. Progresi në këtë fushë është vendimtar për secilin vend për të bërë përparim në procesin e pranimit.

Këto raporte pritet të miratohen të martën nga Kolegji i Komisionerëve dhe të prezantohen para deputetëve të Parlamentit Evropian, nga Oliver Varhelyi, komisionari për zgjerim i BE-së.

KE: Kosova, pak progres në shumë fusha
Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje të tjera substanciale në “zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara” të arritura në kuadër të dialogut me Serbinë dhe të “kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Komisioni Evropian në Raportin e Progresit.

Sipas KE-së, një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugën e tyre drejt BE-së.

Raporti tha se jostabiliteti politik dhe pandemia ndikuan në përparimin sa i përket zbatimit të agjendës së reformave evropiane të Kosovës, që sipas dokumentit ka qenë i kufizuar.

Prandaj Komisioni Evropian u bën thirrje institucioneve të Kosovës që t’i qasen me prioritet zbatimit të agjendës së evropiane.

Raporti i Progresit për Kosovën thekson jostabilitetin politik në Kosovë. Aty përmendet edhe zgjedhjet parlamentare të shkurtit dhe formimi i Qeverisë së Kosovës në muajin mars, por theksohet se në pjesën më të madhe të periudhës që përfshin ky raport, ka pasur një “atmosferë polarizuese politike”.

KE-ja po ashtu vë theksin te situata në veri të Kosovës, sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes dhe thuhet se situata në këtë pjesë është ende sfiduese.

 

Bashkimi Evropian thotë se Kosova ka disa nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit, por që janë në fazë të hershme.

“Gjatë periudhës së raportimit, është bërë përparim i kufizuar, përfshirë edhe hetimet dhe gjykimi i rasteve të nivelit të lartë”, thekson KE-ja. Po ashtu, në luftën kundër krimit të organizuar thuhet se është bërë përparim i kufizuar.

Komisioni Evropian, megjithatë tha se Kosova ka bërë përparim në luftën kundër terrorizmit, “veçanërisht në rehabilitimin dhe riintegrimit të luftëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre”.

Megjithatë, Komisioni Evropian ka kritika për sistemin gjyqësor, pasi administrimi i drejtësisë vlerësohet se vazhdon të jetë “i ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve politike”. Si pikë pozitive është parë Strategjia për Sundimin e Ligjit dhje Planin e Veprimit, që u miratua në gusht të vitit 2021.

Por, synimet e Kosovës për të bërë vetting në gjyqësor vetëm një herë është parë me “shqetësim” nga KE-ja.

Në raport po ashtu flitet për përparimin që ka bërë Kosova sa i përket përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së investimeve në energjinë e ripërtërishme, por “burimet e energjisë me bazë në qymyr vazhdojnë të jenë shqetësuese”.

KE-ja sërish ka thënë se reforma në administratën publike është urgjente.

Serbia kritikohet për luftën kundër krimet e korrupsionit
Në raportin për Serbinë, pos vlerësimeve për kapitujt që analizon Komisioni, vend ka zënë edhe dialogu për normalizimin e raporteve me Kosovën.

“Sa i përket normalizimit të raporteve me Kosovën, dialogu i lehtësuar nga BE-ja ka vazhduar me takimet në nivel të lartë më 15 qershor dhe 19 korrik të vitit 2021 si dhe tri takime të kryenegociatorëve. Gjatë periudhës që përfshin raporti, të dyja palët kanë emëruar kryenegociatorët e ri dhe ekipet negociuese” thuhet në raport.

“Serbia duhet të bëjë përpjekje tjera domethënëse për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga e kaluara dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin gjithëpërfshirës, ligjërisht obligues të raporteve me Kosovën”, shtohet në raport.

Sa i përket raporteve me vendet fqinje thuhet se “Serbia në përgjithësi ka vazhduar të jetë e përkushtuar për bashkëpunim me vendet fqinje nga procesi i zgjerimit dhe vendet e Bashkimit Evropian”. Për raportet me Malin e Zi thuhet se kanë qenë të tensionuara.

Serbia ka shënuar vetëm “përparim të kufizuar” në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Problem është theksuar sidomos numri i vogël i dënimeve përfundimtare dhe konfiskimit të pasurisë për personat e përfshirë në krim të organizuar.

Komisioni Evropian në këtë raport të progresit shprehet i shqetësuar edhe për vazhdimin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe në përgjithësi me gjendjen e lirisë së shprehjes.

Raporti i Progresit konstaton se sjellja e Serbisë në përshtatje të qëndrimeve me BE-në në politikën e jashtme mbetet e pandryshuar.

“Një numër veprimesh të Serbisë kanë shkuar kundër qëndrimeve të BE-së në politikën e jashtme. Ne vitin 2020 përshtatja e Serbisë me deklaratat relevante të Përfaqësuesit të lartë në emër të BE-së dhe vendimet e Këshillit ka qenë 56 për qind, por është rritur në vitin 2021 në 61 për qind”, thuhet në raport.

Serbia e ka statusin e vendit kandidat nga viti 2012, ka nisur negociatat e anëtarësimit në vitin 2014, por deri tash ka hapur vetëm 18 nga gjithsej 35 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht vetëm dy. Në kapitullin 25 për Serbinë është vendosur edhe kushti për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve me Kosovën.

Edhe në këtë raport përsëritet se “dinamika e përgjithshme e negociatave do ta vazhdojë të varet në veçanti nga dinamika e reformave në sundimin e ligjit dhe normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovën.

Shqipëria bën përparim në gjyqësor
Shqipëria ka shënuar përparim të mirë në fushën gjyqësore teksa ka vazhduar zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse gjyqësore, theksohet në Raportin e Progresit.

Një prej arritjeve kryesore në gjyqësor konsiderohet emërimi i tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, që i ka mundësuar të ketë kuorumin prej gjashtë gjyqtarëve në mënyrë që të mbajë mbledhje.

Sa i përket vetting-ut, raporti thekson se 62 për qind e rasteve që u janë nënshtruar vetting-ut kanë rezultuar ose në shkarkim apo largim nga puna.

KE-ja thotë se Shqipëria ka shënuar përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar rezultate të mira në këtë drejtim.

Megjithatë, kritika ka sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

“Tensionet ndërmjet aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë pandemisë COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në raport.

KE-ja po ashtu vë në pah se numri i azilkërkuesve në BE nga Shqipëria ka rënë për 66 për qind më 2020 krahasuar me vitin 2019, përkatësisht nga 20,415 në 6,935 azilkërkues.

KE: Maqedonia e Veriut e përkushtuar për ta forcuar sundimin e ligjit
Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Komisioni Evropian thotë se Shkupi ka vazhduar përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit përmes disa politikave kyçe dhe ligjeve. KE-ja vlerëson se kur kanë qenë në pyetje ligjet e lidhura me BE-në, ato kanë kaluar në parlament edhe me mbështetjen e opozitës.

Sa i përket administratës publike – që në të kaluarën ka qenë një prej kritikave kyçe të BE-së – KE-ja thotë se është bërë përparim në finalizimin e rishikimit funksional në administratën publike, por duhet bërë më shumë punë, veçanërisht në punësimin e njerëzve në administratë në bazë të meritave dhe jo për shkak të nepotizmit apo ndikimeve politike.

Përparim është shënuar edhe në gjyqësi ku përmendet zbatimi i strategjisë së gjyqësorit, duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Progres po ashtu thuhet se është shënuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe luftimit të terrorizmit, megjithatë kërkohet ende të punohet në këtë drejtim.

Maqedonia e Veriut, si shtet që po pret të nisë bisedimet me BE-në, në raport thuhet se këtë vit ka bërë përparim sa i përket sektorit të energjisë, veçanërisht në zbatimin e agjendës së gjelbër për të cilën, shtetet e Ballkanit Perëndimor u pajtuan gjatë Samitit të Sofjes në dhjetor të vitit 2020.

Shqetësime për tensionet politike në Mal të Zi
Në pjesën për Malin e Zi në Raportin e Progresit, vend kyç zënë tensionet dhe mosbesimi ndërmjet aktorëve politikë. KE-ja thotë se polarizimi ndërmjet shumicës dhe opozitës ka qenë prezentë gjatë tërë vitit 2020 u intensifikua më shumë pas zgjedhjeve.

“Mungesa e angazhimit konstruktiv të të gjithë aktorëve parlamentarë ka parandaluar që të ketë dialog politik, duke e polarizuar edhe më tej spektrin politik”, thuhet në raport, ku përmendet edhe bojkotimi i seancave parlamentare të deputetëve të shumicës më 2021.

Raporti thekson se Parlamenti në Mal të Zi duhet të dëshmojë se është i përkushtuar në agjendën e reformave evropiane.

Po ashtu, raporti thekson se ky shtet ka bërë pak përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe theksohet se nuk është shënuar përparim sa i përket reformave kyçe gjyqësore.

Periudha kohore të cilën e mbulon ky raport përfshin vitin 2020 dhe pjesën e këtij viti deri në verë. Kësaj radhe për të gjitha shtetet raporti flet edhe për përballjen me pandeminë dhe me pasojat ekonomike që i ka shkaktuar ajo.

Po ashtu përmend në mënyrë të veçantë për secilin shtet edhe ndihmën që e ka dhënë Bashkimi Evropian në këtë drejtim.

Nga të gjitha shtetet e rajonit, Komisioni Evropian do të kërkojë që të bëhen më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, dhe fokus të veçantë në sundimin e ligjit.

Pasi integrimi në BE konsiderohet si synim strategjik, Bashkimi Evropian nga të gjitha shtetet e përfshira në këtë paketë kërkon që të mbështesin edhe qëndrimet evropiane në politikën e jashtme.

Komisioni Evropian, sipas drafteve të raporteve që do të miratohen të martën, do të përsërisë qëndrimin e shprehur edhe më herët se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Po ashtu do të ritheksojë se qëndron edhe prapa rekomandimit që për Kosovën të liberalizohen vizat, një çështje e cila tash e një kohë të gjatë është në duart e Këshillit të BE-së ku nuk është arritur kompromis mes vendeve anëtare që të merret ky vendim.

Mjaft kritik pritet të jetë edhe raporti për Bosnje e Hercegovinën, vend ky ku po vazhdon kriza politike. Po ashtu do të përmendet edhe kriza në Mal të Zi si dhe tensionimi i raporteve të këtij shteti me Serbinë.

Komisioni Evropian kësaj radhe në këto raporte flet edhe për avancimin e vendeve të rajonit drejt politikave të BE-së në fushën e ruajtjes së mjedisit, energjisë dhe disa fusha tjera./REL

blank

Video- “Çfarë vaksinimi, hap rrugën”, tensione te “Filologjiku”, studentët përplasen me policinë në hyrje të fakultetit

TIRANË

Kanë nisur tensionet në fakultetet e Universitetit të Tiranës, për shkak të kontrolleve që po iu bëhen studentëve në hyrje të çdo fakultetit për vaksinën ose testin anti-Covid.

Siç shihet në video, studentët janë përplasur me policinë në hyrje të Fakultetit të Filologjisë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në auditorë pa vaksinën anti-Covid ose test PCR.

Studentët janë revoltuar nga ky vendim dhe, siç e tregojnë pamjet, ata përplasen me policët, duke iu kërkuar që t’i lejojnë të hyjnë brenda. Në video dëgjohen studentët, që thonë “Çfarë vaksinimi, hape rrugën për studentët”. bw

blank

Kosova i ofron SHBA-së mundësinë e krijimit të një baze të përhershme ushtarake

RFE/RL

Kosova i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Ky propozim, në emër të Qeverisë së Kosovës, është dhënë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili në Pentagon zhvilloi takim me nënsekretarin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl.


Sipas një njoftimi për media, ministri Mehaj ka thënë se krijimi i një baze të tillë do t’i kontribuonte “shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan”.

Kampi Bondsteel në Ferizaj është kampi më i madh ushtarak që SHBA-ja ka në Kosovë.

Ndërkaq, nënsekretari Kahl, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ka rikonfirmuar përkrahjen e SHBA-së për Kosovën drejt integrimeve euroatlantike, “duke theksuar se vizioni i presidentit amerikan, Joe Biden për integrimin e Ballkanit Perëndimor, në BE, mbetet në agjendën prioritare”.

Po ashtu, Mehaj dhe Kahl kanë biseduar edhe për punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, teksa nënsekretari Kahl ka premtuar se përkrahja e shtetit të tij për FSK-në do të jetë e vazhdueshme.

Të dy e kanë vlerësuar lart partneritetin në misionin e parë paqeruajtës të FSK-së në Kuvajt dhe pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjen e forcave të NATO-s “Defender- Europe’21”.

Kosova, në bashkëpunim me forcat amerikane, dërgoi në mars në Kuvajt një kontingjent të FSK-së, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force.

blank

Qytetarët një orë mes shiut e të ftohtit kundër rritjes së çmimeve, paralajmërojnë sërish protestë në Tiranë

Ka përfunduar protesta përballë kryeministrisë. Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarët u bënë bashkë për të kërkuar uljen e produkteve të shportës, naftës dhe gazit.

Adriatik Lapaj, një nga personat që ka bërë thirrje në rrjete sociale për protestën, tha se një sukses të parë e kanë, pasi kryeministri lajmëroi se nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.

Ai shtoi më tej, se do të jenë në sheshe deri sa të dëgjohen kërkesat e tyre.

“Kryeministri reflektoi për energjinë elektrike, por kjo nuk mjafton. Sot jemi dhe për çmimin e bukës, ushqimit të shportës, karburanteve, por edhe për të ngritur zërin për meritokraci, për drejtësi sociale dhe për të kërkuar që në këtë vend të marrë fund tranzicioni i stërzgjatur ku ndahen në dy kampe shqiptarët. Çdo qytetar që e ndjen se duhet të protestojë, le ta bëj atë. Misioni që duhet të kemi është që qytetarët të reagojnë për veten e tyre.

Nuk themi dot se sa sukses do të ketë kjo, por një sukses të parë e kemi, energjia elektrike nuk do të rritet për familjarët dhe bizneset. Se sa sukses do të ketë, nuk e di, por në dorë kam përpjekjen time të sinqertë. Qytetarët marrin këtë mësim të madh dhe politika t’i vendosë gishtin kokës”, tha Lapaj.

Në mesin e protestuesve ishte dhe aktori i humorit Florian Binaj. Ai i bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen në shesh, sepse kauza që ata po mbrojnë është e të gjithëve.

“Eja protesto. I bëj thirrje artistëve, eja protestoni për qytetarët sepse s’iu biejnë ndjekësit në Instagram. Të gjithë e duam Shqipërinë si Evropa, po vetëm naftën kemi si Evropa. Hajde të mblidhemi të bëjmë këtë vend dhe të mos ecim të gjithë me atë shprehjen ‘shyqyr na dhjeu zogu të na ecë mbarë’”, tha Binaj.

Aktivisti, Ervin Goci, tha se duhet të dalin çdo ditë në shesh e të protestojnë, derisa problematika të zgjidhet.

“Ne kuptojmë që duhet të ketë një ditë dhe datë, por protesta do të vazhdojë, me intensitet, do të vazhdojë çdo ditë sepse protesta është i vetmi mjet që ne kemi, të cilin na kanë lënë dhe ne mund të themi fjalën tonë. Po të shohësh me kujdes, dritaret e kryeministrisë janë të mbyllura dhe kjo tregon që s’duan të na dëgjojnë. Problemi është që kriza nuk është prodhuar në Milano, në Londër, por është këtu brenda. Le ta marrim sikur do të kemi energji. Kryeministri e tha këtë, por problemi është që biznesi, një pjesë e popullsisë do e paguajë më shpejt. Nuk është e vërtetë që do të rritet për ata dhe s’do të rritet për Ne.

Ne po bëjmë luftë sepse kjo është krizë. Ne kërkojmë transparencë, ku janë kompanitë publike sot? Kompanitë publike kanë tre vite pa shpallur bilancet. Pse ata kanë harxhuar javët e fundit 500 mln lekë për larje xhamash për makinat. Duhet transparencë, masa emergjente. Këtu nuk jemi leksion dhe s’jemi për hyrje dhe dalje, por duhet të protestojmë sepse situata është rëndë. Nëse nuk ndërgjegjësohemi do e mbajmë mbi kurriz këtë për vite”, tha Goci.

Një tjetër protestues, tha se shqiptarët janë bërë bashkë për të drejtat e tyre dhe do të protestojnë
derisa të normalizohet situata e çmimeve.

“Janë dhe kushtet atmosferike që kanë ndikuar, por plur është dhe herët. Shpresoj që të bashkohen. Një ndër pikat që mendojmë që u reflektua është çmimi i energjisë elektrike. Ne protestojmë për ushqimet e shportës që janë rritur të gjitha.

Për nivelin e çmimit të karburanteve. Këto janë pikat kryesore që ndikojnë në jetën e çdo shqiptari. Ja kur jemi sot në orën 17:00 dhe këto do të vijojnë deri në atë pikë, kur do të plotësohen pikat tona”, tha protestuesi.

Një tjetër i pranishëm në shesh, listoi tre kërkesat e tyre. Ai tha se e para ka të bëjë me uljen e çmimit të ushqimeve, energjisë dhe naftën e gazin natyror. Ai kërkoi nga qeveria që të hiqet TVSH-ja 20% për produktet e shportës, pasi është më e larta në rajon dhe dëmton xhepin e shqiptarëve.

“Ne kishim tre kërkesa. Një kishte të bënte me ushqimet, energjinë, naftën dhe gazin. Kryeministri reflektoi për pikën e dytë, por nuk ka thënë asgjë për ushqimet tjera që janë rritur, buka, qumështi dhe veza. Maqedonia e ka 5% taksën për ushqimet, Kosova 10% dhe vetëm ne e kemi 20%. Duhet të reflektojnë në këtë drejtim”, përfundoi protestuesi.

blank

(Video) Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane takohet me Senatorin Bob Menendez

Senatori Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-ve, është njeriu të cilit i raporton edhe Sekretari i Shtetit Blinken!
Ai flet për kauzën tonë me sinqeritet dhe dashamirësi, dhe direkt si rezultat i punës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane! Kosovën nga “zajednica” e “ndarja” mund ta shpëtojë veç Amerika! E Amerikën me Kosovën e ka mishëru dhe e ndërlidhë më shumë e më fort se gjithëkush tjetër vec Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen e Joe DioGuardit e Shirley Cloyes. Kur liderë kongresionalë si Menendez besojnë dhe përkrahin kauzën tonë, ne fitojmë! Kështu fituam luftën kur kishim Senatorët McCain e Biden që përkrahnin intervenimin ushtarak amerikan në Kosovë; kështu fituam pavarësinë kur kishim Kongresistët Lantos e Hyde që nuk ndaleshin duke i bërë presion Shtëpisë së Bardhë deri sa Presidenti Bush tha “mjaft është mjaft, Kosova do jetë e pavarur!” Ka edhe shumë burra e gra në Capitol Hill që kanë qenë e janë gardianë të kauzës sonë të drejtë–krejt kjo fjalë Ligës Qytetare, DioGuardit, dhe mërgatës sonë në SHBA që përkrahën lobin tonë tash e mbi tri dekada rresht! Faton Bislimi
Më poshtë po ju sjellim mesazhin e Presidentit të LQSHA Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështjet e Ballkanit

Të nderuar miq e përkrahës,

Më 26 shtator, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti një takim të rendësishëm në Mahwah, New Jersey, me Senatorin Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit. Pjesëmarrësit e shumtë në këtë takim ishin të impresionuar me substancën e prezentimit mbi cështjet më me rendësi për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, dhe Camëri. Senatori Menendez ishte i po të njejtit mendim me udhëheqësit dhe përkrahësit e Ligës Qytetare në lidhje me atë se cka është me interes për SHBA-të dhe Evropën në konfliktin e pazgjidhur në mes të Serbisë dhe Kosovës, ndërhyrjen e Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, dhe përplasjen në mes regjimeve demokratike dhe atyre autoritariane në botë.

Ju lutemi, klikoni këtu për të pare një video të shkurtër nga kjo ngjarje në të cilën janë përfshirë fjalët hyrëse të Kryetarit të LQSHA-së Joe DioGuardi dhe këshilltarës për Cështje të Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi, si dhe fjala kryesore e Senatorit Menendez. Më vonë gjatë javës, do t’ju përcjellim edhe një video tjetër që mbulon pjesën e diskutimti të hapur me pyetje e përgjigje nga ky takim.

Kjo ngjarje jashtëzakonisht e suksesshme me Senatorin Menendez ishte vetëmse vazhdimësi e punës që Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e ka bërë për mbi tridhjetë vitet e shkuara për të ndikuar tek Senati dhe Kongresi Amerikan, respektivisht tek Komitetet për Punë të Jashtme, për të sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Evropën juglindore. Refuzimi i vazhdueshëm i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës e bënë imperative vazhdimin e punës së Ligës Qytetare me liderët kongresionalë. Andaj, ju lutem vazhdoni të përkrahni Ligën Qytetare dhe kërkoni nga miqët e familjarët tuaj ta bëjnë një gjë të tillë duke u bërë anëtarë të Ligës përmes linkun të dhënë më poshtë.

Gjithe te mirat,

blank                                   blank
Shirley Cloyes DioGuardi                        Joe DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit          Presidenti

 

blank

Protestë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe produkteve të shportës

Qindra qytetarë kanë dalë pasditen e sotme në protestë, kundër rritjes së çmimit të energjisë, por edhe rritjes së çmimit të produkteve të tjera në vend, duke nisur nga buka.

Qytetarët kanë organizuar pasditen e sotme një protestë të thirrur në rrjetet sociale, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krizën e re dhe rritjen e çmimit të energjisë. Me pankarta në duar qytetarët kundërshtojnë këtë duke kërkuar uljen e çmimeve të produkteve të shportës përfshirë edhe atë të ilaçeve.

“Edhe buka edhe uji edhe të gjitha. Jam i sëmurë dhe ilaçet jo që nuk na i japin por duhet të paguajmë, pa asnjë rimbursim. I kanë shtrenjtuar çmimet e ilaçeve. I kanë ngritur çmimet në maksimum”, thotë një qytetar.

“Është rrit buka. Ku janë pensionet? Sa do i rrisi qeveria çmimet? Ministri nuk e kishte problem fare që ishin rrit. Ishte shumë i lumtur. Lumturia vjen me lekët e drogës. Për çfarë u lumturove? Për rritjen e çmimeve? Poshte diktatura. Bandidë nuk janë shqiptarët që kapen me drogë por qeveritarët që i përdorin për punët e tyre”- tha një e moshuar.

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj i është bashkuar protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Kryeministrisë, ku qytetarët kundërshtojnë paralajmërimin e qeverisë për rritje të çmimit të energjisë dhe të karburantit.

Ai theksoi se në këtë bulevard duhet të ishin më shumë qytetarë.

“Jemi të gjithë këtu për atë pabarazi. Kur është qeveria këtu? Jemi për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të rrisin fëmijët. Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha Binaj, ndërkohë që në dorë mbante një pankartë me mbishkrimin ‘Nusr-Edi jetesa’, shoqëruar me një fotomontazh ku shihej kryeministri Rama, të cilin e himiton shpesh herë në rolet e tij.

Gazetari Enton Abilekaj, në një intervistë në Syri Tv, live nga protesta përpara Kryeministrisë, foli për faktin se qeveria ka vendosur të rrisë çmimet së fundmi.

Abilekaj thekson se nuk ka krizë të mirfilltë, duke shtuar se qeveria kujdeset vetëm për oligarkët e vet.

“Energjia prodhohet këtu e pak eksportohet. Ne nuk kemi krizë të mirfilltë. Për mos të lejuar që të ndodhë kjo gjë, duhet të protestojmë. Qeveria ndihmon bizneset e mëdha.  Shqiptarët janë duke u grabitur dhe vjedhja është në kurriz të qytetarëve.

Sot ka pasur një trafik kafshëror e trafiku është krijuar nga Erjon Veliaj dhe miqtë e Edi Ramës. Nuk ka rëndësi se kush e ka organizuar protestën, edhe PD ta organizonte, fundja është demonstratë e qytetarëve”, deklaroi Abilekaj.

Protestës qytetare përpara Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve i është bashkuar dhe eksperti i ekonomisë, Pano Soko. 

Ai u shpreh se qeveria e do popullin të varfër për ta kontrolluar, ndërsa shtoi se rritja e çmimeve po bëhet për të mbuluar vjedhjet.

“Çmimet i rrisin për të mbuluar vjedhjet e tyre. Duan të rrisin çmimin e energjisë sepse humbjet janë katastrofike dhe ku do t’i gjejnë lekët, duke na i marrë ne. Këta e vrasin mendjen për rritjen e ccmimeve për ushqimet, për vajin, ata s’e dinë fare, sepse ata nuk shkojnë në dyqan? Ky s’ka shkuar kurrë në dyqan që të ketë parë çmimet, asnjëherë, sepse ka qenë ministër, ka qenë kjryetar bashkie, është kryeministër. Këta i duan njerëzit të varfër që të t’i kontrollojnë, sepse po u bëtë të pasur, nuk ju kontrollojnë dot. prandaj duhet të bëhemi bashkë“, u shpreh Soko.

blank

VIDEO- Avioni sportiv në Kelmend, kryeplaku Vata: Në zonë nuk kultivohen bimë medicinale

Rikthehen avionët e kanabist në veri të vendit. Avioni i dyshimtë e pa shenja identifikuese u ul në orën 9 të mëngjesit dhe në tentativë për t’u ringritur pas 30 minutave u përplas me pishat. Piloti dhe një tjetër person i parë nga banorët e zonës kanë braktisur avionin. Zona e Kelmendit ku u rrëzua avioni ka qenë në fokus të policisë si hapësirë ku kultivohet kanabis

Nga Syri TV

Një avion i vogël bëri ulje të detyruar në zonën e Vërmoshit në Shkodër. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Avioni sportiv, dyshohet se ka pasur dy persona në bord, pilotin dhe pasagjerin. Të dy shtetasit ende nuk janë identifikuar, pasi siç raportuan burime nga banorë të zonës, menjëherë sapo avioni është ulur, një mjet fouristradë është afruar dhe ka marrë dy personat të cilët ndodheshin në avion.

Avioni nuk kishte shenja dalluese, madje gjurmët e tij nuk janë kapur as nga radari. Banorë të zonës raportuan se për herë të parë, avioni ishte parë të fluturonte në zonë rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Dyshimet janë se avioni mund të përdorej nga bandat e trafikut të drogës. Por ky version nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga policia. Megjithatë brenda avionit u gjetën bimë, të cilat gjithashtu ende nuk janë identifikuar nëse janë narkotike apo medicinale.

Në një lidhje telefonike për Syri Telelvizion, Kryeplaku i fshatit Kelmend, Prek Vata deklaroi se nuk kishte dijeni nëse bëhej fjalë për trafik droge. Sipas tij, as versioni i transportit të bimëve medicinale nuk ka shumë bazë, pasi në zonë nuk ka kultivues të tyre.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Malsisë së Madhe, Tonin Marinaj u shpreh se piloti dhe pasagjeri u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Edhe Marinaj nuk dha detaje nëse rënia e avionit lidhej me trafikun e drogës.

Ulja e këtij avioni në zonën e Kelmendit, rikthen dhe njëherë në kujtesë ngjarjet e disa viteve më parë, ku avioni sportiv u përdorën nga bandat e trafikut të drogës për transportin e kanabisit.

blank

Global Initiative Network: ‘Mafia shqiptare kontrollon shtetin’

Raporti i fundit i Global Initiative Network mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit, godet rëndë Shqipërinë.

Raporti thekson se grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar në një masë të tillë, sa korruptojnë lehtësisht drejtuesit më të lartë të policisë dhe gjyqësorit.

Grupet kriminale shqiptare kanë qasje pragmatiste, duke shfrytëzuar çdo mundësi për përfitim. Ata janë shumë të dhunshëm, por bashkëpunojnë mirë me zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit, si dhe me aktorë të huaj, veçanërisht me mafian siçiliane, si dhe me grupet kriminale turke.

Më tej, raporti i Global Initiative Network, thekson faktin se grupet kriminale në Shqipëri, kanë ndikim në politikë duke blerë vota dhe orientuar zgjedhjet, ndërsa politika dhe policia u ofron mbrojtje , madje dhe poste në administratën publike.

Grupet shqiptare bashkëpunojnë me aktorët politikë në vend dhe janë në gjendje të ndikojnë në zgjedhje duke orientuar votat në një drejtim ose në një tjetër. Aktorët e përfshirë në shtet shfaqen shumë në peizazhin kriminal të vendit. Raportohet se anëtarët e grupeve kriminale janë emëruar në pozicione piolitike në nivele të ndryshme brenda apartit shtetëror. Rrjetet kriminale janë ngulitur shumë në strukturat e nivelit lokal dhe rajonal, bashkëpunojnë me policinë dhe kanë mbrojtje politike.

Raporti tregon gjithashtu se grupet kriminale shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun ndërkombëtar të drogave të forta, duke konkurruar tashmë me grupet kriminale europiane.

Shqipëria është një vend kyç tranzit për heroinën si dhe kokainën e trafikuar nga Amerika Latine. Grupet kriminale shqiptare gjithashtu luajnë rol qëndror në tregjet e heroinës dhe kokainës në Evropë. Grupet e stilit mafioz kanë krijuar shoqata me kartelet e Amerikës së Jugut dhe Ndrangheta, duke i lejuar ata të importojnë sasi të mëdha të kokainës me cilësi të lartë dhe me çmime konkurruese.

Raporti tregon gjithashtu se shteti është kapur nga krimi, ku organizatat kriminale jo vetëm që nuk luftohen nga institucionet, por përfitojnë tendera publik.

Kapja e shtetit ka zvogëluar aftësinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar. Në përgjithësi, Shqipëria ka një kuadër ligjor mjaft të fuqishëm për të adresuar krimin e organizuar. Megjithatë, zbatimi i këtij kuadri ligjor shpesh dështon.

Gjithashtu, raporti prek edhe disa tema të tjera, siç është pastrimi i parave të pista të krimit në sektor të ndryshëm të ekonomisë, si dhe kthimi i Shqipërisë në vend tranzit për emigrantët klandestinë, të cilët kërkojnë të shkojnë në vendet e bashkimit europian.

blank

Nis largimi i barrikadave në Jarinjë dhe Bërnjak

Krenare Cubolli, Arton Konushevci, Shkëlqim Hysenaj

Të shtunën, më 2 tetor, ka nisur zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në afërsi të këtyre dy pikave kufitare janë parë pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ekipet e Radios Evropa e Lirë në të dyja këto pika, kanë raportuar se serbët lokalë, të cilët kanë bllokuar rrugën tash e sa ditë, kanë ndezur kamionët e tyre dhe pritet të largohen nga këto hapësira.

Deri në orën 08:00, njëra korsi e rrugës në Jarinjë është liruar nga protestuesit. Ata kanë nisur t’i mbledhin gjësendet e tyre dhe pritet të largohen bashkë me kamionët.

Edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është gati për t’u larguar.

Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.

Këtë masë, Serbia e zbaton për makinat me regjistrim të Republikës së Kosovës tash e sa vjet.

KFOR-i në Jarinjë dhe Bërnjak 

KFOR-i në Jarinjë dhe Bërnjak

  • Arben Hoti
  • Ibrahim Berisha

Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Më 2 tetor pritet të zhbllokohen këto dy pika kufitare, të cilat kanë qenë të mbushura me kamionë dhe mjete tjera, si shenjë pakënqësie e serbëve lokalë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për masë reciprocitetit në targat e makinave. Përmes një marrëveshjeje të arritur më 30 shtator mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian është paraprë zhbllokimi I pikave kufitare dhe një zgjidhje e përkohshme për targat.

Por, delegacionet e këtyre dy shteteve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.

Sipas marrëveshjes:

  • Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.
  • Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
  • Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

blank

Infografikë

Pikat kufitare ku takohen Kosova dhe Serbia

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë shprehur të kënaqur me atë që kanë arritur delegacionet e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të enjten, 30 shtator se tani fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet, ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë po atë ditë se për shtetin e tij “është e rëndësishme” që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 1 tetor se Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjen për targat.

“Kosova ka qenë e gatshme qysh moti. Kosova ka rreth 300 mijë stikersa (v.j. letra ngjitëse), kur po them 300 mijë stikersa po mendoj 300 mijë pako, për arsye se një pako i ka katër stikers, kaq sa nevojiten për secilën veturë për të mbuluar shenjat e shtetësisë dhe simbolet. Dhe këto mjaftojnë për të mbuluar qarkullimin gjashtëmujor ndërkufitar. Edhe marrëveshja e përkohshme ka një afat prej gjashtë muajsh, kështu që pala jonë është komplet e përgatitur”, ka thënë ai.

SHBA e BE mirëpritën marrëveshjen për shtensionim të situatës

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas J.Giacobbe ka thënë të enjten se arritja e kësaj marrëveshjeje dëshmon se riangazhimi në dialog sjell përfitime për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.

“Lajm i mirë nga Brukseli – një shembull sesi riangazhimi në dialog mund të ketë përfitime reale dhe të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët. Faleminderit i dërguari Lajçak për ndërmjetësimin dhe partnerëve në Kosovë dhe Serbi për vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter, më 30 shtator.

Ndërsa zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, i cili njëherësh është i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Kosova ka pasur të drejtë të vendosë reciprocitetin, por Uashingtoni është befasuar me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi.

“Kosova ka të drejtë në reciprocitet dhe kjo ka qenë e ditur. Por u zumë shumë në befasi me mënyrën e zbatimit. Por këtë e prisnim që të ndodhë në një moment. Jemi të lumtur që siguruam uljen e tensioneve”, ka thënë ai duke shtuar se duhet gjetur zgjidhje afatgjate për çështjen e targave.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se pas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia duhet t’i rikthehen dialogut për normalizimin e raporteve.

“Kosova dhe Serbia tani duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Borrell.

Zëdhënësja e NATO-s, ka thënë Oana Lungescu se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, “do të luajë rol themelor, për të siguruar zbatimin efektiv” të marrëveshjes.

Disa punonjës në institucionet e Serbisë, të cilat funksionojnë në Kosovë, kanë konfirmuar ditë më parë për Radion Evropa e Lirë se ata janë “të detyruar” që me radhë të marrin pjesë në bllokimin e pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ata kanë deklaruar se autoritetet lokale po u kërkojnë ta bëjnë këtë gjë, por kanë kërkuar që identiteti i tyre të mos zbulohet.

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, kryetarët e komunave janë nga Lista Serbe, partia kryesore e formuar me mbështetjen e Beogradit zyrtar më 2013.

Nga subjektet politike serbe, kjo parti është e vetmja e përfaqësuar në institucionet qendrore të Kosovës.

blank

‘Kam qarë për ty’- Mbyllet Foltorja e Shkodrës, shihni këto foto befasuese nga takimi

Mes entuziazmit të jashtëzakonshëm është mbyllur edhe Foltorja e Shkodrës.

Takimi nisi dhe u mbyll me një prani masive të njerëzve, që e ndoqën forumin jo vetëm në sallë, por edhe jashtë nga ekranet. Edhe pas mbarimit të takimit, qytetarët e shumtë nuk e lëshuan ish kryeministrin Sali Berisha që të largohej.

Një prej qytetarëve të pranishëm e ngriti sallën peshë pasi deklaroi se ka qarë kur ish-kryeministrin e përjashtuan nga PD.

“Unë vritem për ty,” tha qytetari i prekur, ndërsa salla e priti me brohoritje.

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

“Kur kam marrë vesh atë natë që të ka thënë nuk je në PD, kam qa si me qen fëmijë. Jam një ndër ata demokratë që akoma kam flamurin e PD. Prandaj mblidh Kuvendin Kombëtar. Dhe ta provojë Lulzim Basha nëse rri në selinë e Partisë Demokratike. Një ndër ata po ta bëj me be në fëmijë, do të vritem unë për ty. Se po ta them me shpirt. Më ka ardhur tre herë mikrobusi në shpi dhe kam bërë 30 ditë burg për këtë maskarenj. Për tradhtarin Lulzim Basha. Na thonin por nuk e besuam që është tradhtar. Thonim që e keni inat. Jam edhe ai personi që ke nxjerrë tek statusi Rama ik. Edhe bërtas përditë poshtë Edi Rama edhe me e dit që me vrasin. Jam demokrat dhe nuk jam shit e nuk jam ble kurrë. Vijnë njerëzit e bëjnë si me qen 100 kg.”  tha qytetari. 

blank

Berisha në Shkodër: Për Ramën veriu i Shqipërisë nuk ekziston

Teksa prisnin mbërritjen e ish-kryeministrit Sali Berisha pranë kinema ‘Milenium’, qytetarët shkodranë dhe mbështetës demokratë shprehen se mbështesin lëvizjen e liderit historik të PD. 

Për gazetarin e Syri Tv, Ermal Rizani, një qytetar shkodran u shpreh se Lulzim Basha është i larguar tashmë nga drejtimi i PD, ndërsa bëri thirrje që demokratët të bashkohen për të larguar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij i ka sjellë mjaft dëme vendit.

“Nuk është problem të heqësh Lulzim Bashën, se ai i hequr është dhe i mbaruar, por duhet hequr krimineli, hajduti dhe mashtruesi Edi Rama. E kuptoni kush na drejton sot, një palaço, një i pafytyrë që di vetëm të vjedhë. S’i ka bërë asnjhë të mirë këtij vendi në 8 vite. Basha është i mbaruar“, u shpreh ai.

Sali Berisha u prit me entuziazëm nga qytetarë dhe mbështetës në Bushat, po njësoj siç është pritur edhe në katër foltoret e para. Berisha nisi në 16 shtator në Tiranë ‘Foltoren’ me demokratët, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, dhe vijoi më pas në Fier, Vlorë, Durrës dhe sot në bastionin e demokratëve, në kryeqendrën e veriut, Shkodër.

Ish-kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” e mbajtur në Shkodër, deklaroi se për Ramën, veriu i Shqipërisë nuk ekziston.

Berisha thekson se Rama 18-fishoi tenderat sekretë dhe po ashtu arrestoi njerëz, vetëm pse nuk paguajnë dot energjinë elektrike.

“Rama i dha përparësi hegjemonisë serbe në Ballkan. Rama 18-fishoi tenderat sekrete. Rama nis mandatin e tretë se opozita kaloi nga dështimi në dështim. Nëse sot ai nis mandatin e tretë, përgjegjësitë bien mbi PD-në. PD nuk qe e zonja, nuk fitoi në asnjë nismë përpos se në dekriminalizim. Dua t’ju them që hiqni dorë nga marrëveshjet pa marrë mendimin e forumeve të PD.

Për Ramën, veriu i Shqipërisë nuk ekziston, se ka kryer arrestime njësoj si në vitet 1945-1946, për dritat, që në të gjithë botën janë çështje civile. Nuk mundesh që qytetarin ta lësh pa mundësi që të paguajë dot dritat dhe pastaj ta arrestosh pse nuk paguan për rrymën, kjo është absurde”, u shpreh Berisha.

Lideri historik i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Shkodra se çdo marrëveshje e PD me PS duhet të kalojë përmes Këshillit Kombëtar.

“Opozita nuk fitoi në asnjë nismë përveç procesit të dekriminalizimit.

Po marrim një moment: keni dëgjuar që po bëjnë ndryshime kushtetuese. Po më thoni mua ju, nga cila marrëveshje me Edi Ramën ka fituar PD-ja?

Asnjërën prej tyre, të gjitha i ka fituar Edi Rama.

Ndaj unë dua t’u them hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim paraprak nga Këshilli Kombëtar i PD.

Partia ka forumet. Nga marrëveshja në marrëveshje kemi shkuar nga disfata në disfatë,” tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në Foltoren e Shkodrës edhe te manipulimi i votave më 25 prill. Berisha tha se PD i humbi zgjedhjet, por nuk arriti të dokumentojë dhe ta ngrejë këtë problem te ndërkombëtarët.

“Kryetari harroi votën tuaj, harroi votën e qytetarëve dhe filloi të merrej me karrigen e tij. Më vend që të merrej me votën e qytetarëve, merrej me votën e tij.

Edi Rama na mori votën, pengu i tij na tradhtoi. Kapitulloi. Nuk mbrojti votën.

Në 2001-shin na ndodhi një gjë e tillë. Ne nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në klub Fatos Klosin duke shpërndarë një qese. Dhe unë i çoj fjalë që fotot do të dalin.

Ne ndërmorrëm me të drejtë një veprim ndërkombëtar në të gjitha institucionet. Arritëm që Parlamenti Europian të shprehet se parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar. Arritëm që të vendosim Fatos Nanon nën sanksione.

Çfarë arritëm këtë herë? Zero. Asnjë ndryshim raporti.

Tani del e thotë se po krijoj një komision hetimor. Për çfarë? Ti duhet të shkoje në OSBE, në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian. Tani që ke filluar negociatat me të, po i bën furqe. Ky problem është fund e krye tradhti ndaj shqiptarëve,” tha Berisha.

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë kundër komisionit hetimor të propozuar nga opozita për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, të cilat ajo i quan një masakër elektorale.

Sipas Berisha, opozita duhet t’i denonconte parregullsitë e zgjedhjeve në institucionet dhe kancelaritë ndërkombëtare, ndërsa propozimin për komision parlamentar e konsideroi si lëvizje për të gënjyer njerëzit.

“Ish-kryetari i PD-së doli dhe foli për masakrën zgjedhore, personalisht ua them Edi Rama abuzoi me votën më shumë se 30 vite, por ua them prapë me bindjen më të thellë, zgjedhjet nuk i fitoi PD. Në darkën e 25 prillit, dolën sondazhe, çfarë tregonin, vetëm 19% e atyre që kishin votuar PD-në, kishin votuar Bashën. Ishim pa udhëheqje.
Të nesërmen më erdhi njeriu i tij më i afërt, më tha çfarë thua me këtë. I tregova videon në të cilën dilte se vetëm 19% e votuesve kanë votuar për kryetarin e partisë. I kisha thënë në mënyrë të përsëritur, mos e bazoni fushatën tek kryetari. Natyrisht ia thanë atij, që ai na tha se ky ishte shkaku dhe ai ishte shkaku. Pas kësaj zotëria deklaroi masakrën zgjedhore. E thirra i them shiko, është detyra më jetike që ne t’ua faktojmë komuniteti ndërkombëtar”.

“Tani del dhe thotë po krijoj komision hetimor. Po çfarë komisioni, për të gënjyer njerëzit? Për çfarë duhet? Ti duhet të shkojë në OSBE, BE, kancelari të thoje si i mori zgjedhjet. Tani që ke nisur negociatat me të po i bën furça atij. Ndaj ky fenomen është fund e krye tradhti ndaj jush dhe ndaj shqiptarëve. Në mbrojtje të peng-kryetarit është vërsulur propaganda e qeverisë. Përpiqen të paraqesin variante, por e vërteta është se pengu është i pashpresë”, deklaroi Berisha.

Gjatë foltores me demokratët e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një episod të largët nga zgjedhjet e vitit 2001. Berisha thotë se 20 vite më parë një demokrat e kapi ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi, dhe i tha që po të hapte gojën në zgjedhje do t’i dilnin të gjitha fotot. Sipas Berishës, duke ndërmarrë veprime ndërkombëtare u arrit që të shprehej Parlamenti Evropian kundër qeverisë së Fatos Nanos.

“Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë, nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje ta dish mirë që të gjitha fotot do të dalin. Në fakt po. Dhe ndërmorëm me të drejtë një veprim ndërkombëtar me dokumenta. Çfarë arritëm? Arritëm që Parlamenti Europian të shprehej se Parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar. U vunë sanksione ndaj Fatos Nanos”, tha Berisha.

Nga Foltorja e Shkodrës, Sali Berisha iu përgjigj interesimit të shumë qytetarëve se përse ai e solli Lulzim Bashën në krye të PD. Berisha e mohoi këtë gjë.

“Nuk e kam sjellë unë. Unë dhashë dorëheqjen. Humba zgjedhjet, i thashë vetes sime, shqiptarët zgjodhën një kontratë tjetër, jo kontratën që paraqita unë. Tani hape rrugën të vijnë të tjerë. Unë e mbylla kapitullin tim.

Atë verë, pas 26 qershorit janë paraqitur vetëm dy vetë për të kandiduar, Lulzim Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi. Nuk i kam kërkuar në mënyrë absolute që të kandidojë askujt. Ai fitoi garën për faktin se ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kishte këtë avantazh,” tha Berisha.

“Përgjegjësia ime qëndron në mbështetjen publike që i kam dhënë atij. Nuk e mohoj këtë. Në zyrën time, Lulzim Bashës i kam thënë çdo gjë që keni pasur ju, mosaprovimet tuaja. Pa hezitim. I kam kërkuar dorëheqje në vitin 2017, më tha nuk e jap,” tha Berisha.

Sipas tij, PD duhet t’i rikthehet profilit të saj si parti konservatore.

“Ka një filozofi kjo parti. Dhe kjo parti ka dinjitetin njerëzor, dinjitetin kombëtar. Kjo parti u gjend në një moment të paimagjinueshëm. Kur u kërkua që një anëtar i saj të mos hyjë në parlament. Kryetar mori vendim pa pyetur asnjë forum. Faktikisht kryetari shkelmoi sovranitetin e partisë. Sovraniteti është që të shprehësh lirshëm mendimet tua dhe t’i çosh në votim ato. Askush nuk mund të të diktojë ty. Një parti që nuk është sovrane nuk fiton kurrë zgjedhjet. Dinjiteti njerëzor është dinjitet. Por nëse na nëpërkëmb në këtë mënyrë, faktikisht ke shpallur armiqësi, sepse njerëzit e lirë nuk e durojnë këtë kurrë”.

“Nga lufta largohet veç ai largohet”, deklaroi lideri historik demokrat Sali Berisha nga Shkodra, ku u prit me brohoritje.

“Vendosa të kthehem, të vazhdoj me fuqi të shumëfishuar mbrojtjen e interesit publik, mbrojtjen e interesit kombëtar. Ky ishte një motiv po kaq i madh, po kaq i rëndësishëm për të bërë gjithçka bashkë me ju, për të ngritur në këmbë PD-në, për ta çuar atë drejt fitores,” tha Berisha.

“Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka së bashku. Së pari, që ju të zgjidhni njerëzit që u besoni më shumë. Do bëjmë gjithçka që vota juaj të dalë në dritën e diellit. Të mos lozë kush me votën tuaj.

Kur Lulzim Basha kandidoi për kryetar bashkie, doli problemi i votave të hedhura gabim në kutitë e tjera. Por ato në çdo kod ndërkombëtar ato janë pranuar si vota të vlefshme. Më erdhën një përfaqësi e lartë e më thanë të ndërpresim numërimin. U thashë se kur shqiptarët të mos mund të numërojnë votën e tyre, nuk ka më pavarësi. Të paktën sa të jem unë këtu, u thashë. Do numërojnë votat me pesë kamera. Dhe të dalë kush të thotë se njëra është e pavlefshme. Votat u numëruan dhe nuk më shkoi mendja që të luaja me votën e lirë.

Prandaj do kthej votën e lirë. Do hapemi me emigracionin dhe diasporën. Do strukturohemi me shtyllat tona pa asnjë diskutim. Në piedestal të përndjekurit, pronarët dhe të gjitha vlerat tjera të shoqërisë. Do ngrihemi në këmbë dhe do ecim të sigurt të fitores.

Lumenjtë e gënjeshtrave të Edi Ramës do i shkrijmë si brymën para diellit. Do të ngjallim shpresë në çdo zemër dhe vatër shqiptare. Por kjo kërkon nga të gjithë që t’i themi vetes çdo ditë: të ndryshojë, të ndryshojë, të ndryshojë.

Fillimi ynë i ri është rruga drejt fitores,” tha Berisha.

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend