VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SOMMARUGA SUCHT AN WIENER UNTERSTÜTZUNG FÜR DIALOG MIT EU

By | May 6, 2015

Komentet

Dick Marty ligjëratë për të drejtat e njeriut në Universitetin e Gjenevës

Në kuadrin e javës të të drejtave të njeriut, nga 11 deri më 15 nëntor, në Universitetin e Gjenevës do të mbajë një ligjëratë Dick Marty, që është edhe Doktor Honoris Causa i këtij universiteti.

Në ftesën e përgatitur nga ky Universitet, është shkëputur një prononcim i Dick Marty për të drejtat e njeriut si më poshtë:

“Ne kemi ditur gjithmonë se si ta dallojmë atë që është e mirë nga ajo që është e keqe. Për shekuj kemi shkruar tekste të mrekullueshme për respektimin e dinjitetit njerëzor. E megjithatë! Djep i qytetërimit tonë, Mesdheu është bërë varreza për mijëra fatkeqësi, nën indiferentizmin e më të pasurve. Të drejtat e njeriut nuk mund të reduktohen në një katalog të të drejtave subjektive, pretendime individuale, ato kanë kuptim vetëm nëse shoqërohen nga një politikë, një mjedis, një kulturë dhe një projekt shoqëror dhe ekonomik që siguron respekt për dinjitetin e personit në një frymë solidariteti. Të drejtat e shpallura nga tekstet e mëdha ndërkombëtare kanë kuptim vetëm nëse ato janë efektive dhe nuk janë të rezervuara për një rreth të privilegjuar. E drejta e shprehjes, për shembull, ka pak ose aspak hapësirë ​​nëse popullsia lihet në errësirë, nëse informacioni është prerogativë e disa grupeve ekonomike. Në fakt, nuk mund të ketë të drejta themelore pa drejtësi të vërtetë në kuptimin më të gjerë të termit. Por një botë më e drejtë kërkon një angazhim të përhershëm, një mobilizim kundër indiferencës dhe, po, gjithashtu një rezistencë aktive kundër ligjeve të padrejta “.

Dick Marty është një politikan i respektuar me një karrierë mbresëlënëse, studiues në Institutin Max Planck për të Drejtën Ndërkombëtare Penale dhe Kriminologji, më pas radhazi, prokuror në kantonin e Tiçinos, Këshilltar Shtetëror dhe Anëtar i Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai kryesoi Komisionin për të Drejtat e Njeriut, për të cilin kreu anketime të ndryshme me rezultate marramendëse që e bënë atë të njohur në skenën ndërkombëtare. Një njeri i angazhuar me bindje të formuara, ai ka marrë çmime dhe vlerësime të shumta në Zvicër dhe jashtë saj, përfshirë një doktoratë nderi nga Universiteti ynë, shkruhet në ftesën e përgatitur nga Universiteti i Gjenevës me këtë rast.

Ndërkohë Z.Dick Marty, është edhe përpilues i raportit mbi trafikimin e  organeve gjatë luftës në Kosovë 1998-’99 nga ana e UÇK-së.

Për cilindo që është interesuar, ligjëratën e tij Z.Dick Marty do ta mbajë të martën më 12 Nëntor 2019 në orën 18:00 në Uni Dufour/ Auditori U600/ Rue du Général Dufour 24 1204 Genève. Jeni të mirëpritur.

Mardi 12 novembre 2019 | 18h30
Uni Dufour | Auditoire U600
Rue du Général Dufour 24
1204 Genève

 

 

 

Në Lozanë arrin Plaku gjigant i Krishtlindjeve

VOAL – Ka mbërritur nëpërmjet liqenit i shoqëruar nga drerët e tij dhe, prej 20 nëntorit, do të jetë në qendër të tregut të Krishtlindjeve në Lozanë. Bëhet fjalë për Plakun e Krishtlindjeve dhjetë metra të gjatë të bërë plotësisht nga druri.

Ai arriti në Vaud falë bashkëpunimit me “Le fabuleux Village des flottins” të Évian-les-Bains. Qyteti francez është i famshëm për këto instalime që gjallërojnë Krishtlindjet. Në traditë ato janë bërë nga degë që gjenden në plazhe.

ATS

Ekspertët zviceranë hedhin poshtë konstatimet e institucioneve kosovare për rastin “Astrit Dehari” Nga Bardhyl Mahmuti

Në bazë të raportit të autopsisë të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (me numër reference IML: MA16-286, të datës 7 nëntor 2016), “vdekja e Astrit Deharit ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike nga bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga një mjet me konsistencë solide (i fortë) dhe se shkaktimi i vdekjes mund të shpjegohet me ndaljen e menjëhershme të punës së zemrës” (në tekstin e autopsisë: ndaljen “reflektore të punës së zemrës”).

Krahas diagnozave, që përkufizohen si shkaktarë të vdekjes, ekipi mjeko-ligjor që kreu autopsinë në Kosovë interpreton lëndimet që ka pasur Astrit Dehari. Në pjesën e titulluar: “Shkaqet dhe mekanizmi i vdekjes”, ky ekip përmend vetëm lëndimet që ishin përshkruar në pikën 1 dhe 2 të raportit të autopsisë dhe i përkufizon si dëmtime, që me “besueshmëri janë dëmtime të vetëshkaktuara”.

Në pikat 1 dhe 2 të raportit të lartpërmendur të autopsisë përshkruhen vetëm lëndimet në anën e djathtë të qafës dhe në pjesën e poshtme të brendshme të parakrahut  të dorës së  majtë dhe përkufizohen si “dëmtime (gërvishtje) sipërfaqësore të lëkurës”.

Duke u mbështetur në këtë raport, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, më 18 nëntor 2016, në një konferencë të jashtëzakonshme deklaroi: “Nga dëshmitë e siguruara deri më tani, nuk është dhënë asnjë dyshim i mundshëm për ndonjë përleshje fizike apo probleme në mes të paraburgosurve dhe oficerëve me tani të ndjerin Dehari. Nuk është gjetur asnjë provë apo dëshmi e mundshme se ka ndonjë ndërhyrje me faktor të jashtëm që rezulton në lëndimin apo dëmtimin fizik të të ndjerit Astrit Deharit. Të gjitha provat dhe ekzaminimet demonstrojnë se ky rast ishte vetëvrasje”. Për t’u dukur bindës në punën “profesionale” që kanë bërë, Sylë Hoxha saktëson se “gjatë procesit hetimor janë marrë në pyetje 17 persona, nga të cilët janë ri-marrë në pyetje katër prej tyre dhe janë ekzaminuar të gjitha dëshmitë e sekuestruara nga vendi i ngjarjes”.

Ekspertët mjeko-ligjorë zviceranë analizuan procesverbalet e hetuesisë, raportin e lartpërmendur të autopsisë, rezultatet e punës së Agjencisë së Kosovës për Forenzikë dhe të dhënat për aspektet fizike, psikologjike dhe sociale, që kanë të bëjnë me vdekjen e Astrit Deharit.

Në pjesën e mësipërme, që u publikua si pjesa e parë e këtij shkrimi, u përmendën pasaktësi të shumta që përmban raporti i autopsisë së lartpërmendur lidhur me lëndimet që shihen në ekzaminimin e jashtëm, por edhe një numër lëndimesh që nuk përmenden fare në këtë raport.

Sa u përket plagëve sipërfaqësore, për të cilën ekspertët mjeko-ligjorë të Kosovës deklarojnë me “besueshmëri” se “janë dëmtime të vetëshkaktuara”, ekspertët zviceranë kanë dyshimet e tyre dhe vijnë në këtë përfundim: “Plagët sipërfaqësore, të vërejtura në pjesën anësore të qafës, në anën e djathtë, si dhe në kyçin e majtë, janë pasoja të shkaktuara nga goditjet me një mjet të mprehtë dhe, sipas vendit ku ndodhen, fillimisht mund të mendohet se kemi të bëjmë me lëndime të kryera kundër vetvetes. Duke u nisur nga fakti i karakterit sipërfaqësor i këtyre plagëve dhe nga fakti se z. Astrit Dehari kishte njohuri mjekësore, vështirë se mund të besohet që këto lëndime të jenë shkaktuar nga autori, me qëllim që të shkaktojë vetëvrasjen”.

Në këtë kontekst, ekspertët zviceranë jo vetëm që nuk përjashtojnë ndërhyrjen e “faktorit të jashtëm” në shkaktimin e lëndimeve të tilla, por, përkundrazi, ata mbështesin domosdoshmërinë e ndriçimit të “hipotezës nëse këto lëndime janë shkaktuar nga një person tjetër, me qëllim të maskimit të krimit”. Përjashtimi i hipotezës për përfshirjen e personave të tjerë në këtë krim nuk mund të bëhet në mënyrën siç është vepruar, pa asnjë fakt, nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha. Një hipotezë e tillë duhet të përjashtohet vetëm nëse me fakte të pakontestueshme dëshmohet që persona të tjerë nuk kanë qenë të përfshirë në procesin fatal.

Sa u përket mënyrës se si është vepruar gjatë hetuesisë, gjatë autopsisë dhe gjatë punës së Agjencisë së Kosovës për Forenzikë me rastin “Astrit Dehari”,ekspertët zviceranë bëjnë vërejtje të shumta.

Vërejtje thelbësore bëhet rreth pretendimeve të Prokurorisë së Prizrenit, për gjoja profesionalizmin që kanë treguar “gjatë procesit hetimor, kur janë marrë në pyetje 17 persona”.

Duke u mbështetur në materialet që u janë dorëzuar nga autoritetet e Kosovës, ekspertët zviceranë tërheqin vëmendjen në faktin se 12 ditë pas vdekjes së Astrit Deharit, “më 17 nëntor 2016, njësia forenzike e Kosovës ka bërë fotografimin e Naser Makollit, të Frrok Berishës dhe të Adonis Gashit, tre të burgosurve që ishin në të njëjtën dhomë me Astrit Deharin. Ata janë fotografuar lakuriqë dhe nuk janë vërejtur lëndime, gjurmë apo shenja që mund të ngjallin dyshime”. Lidhur me konstatimet e policisë, se “të burgosurit e lartpërmendur nuk kishin lëndime në datën e fotografimit”, ekspertët zviceranë theksojnë: “Megjithatë, duhet të vihet re se ky afat është shumë i gjatë dhe se gjurmët eventuale ose lëndimet ndërkohë kanë mundur të zhduken”.

Vërejtja e dytë bëhet lidhur me shenjat e gishtërinjve që janë gjetur në shishen plastike, në një enë për vlimin e ujit dhe një orë dore.

Në bazë të raportit daktiloskopik të Agjencisë së Kosovës për  Forenzikë, në shishen plastike, në një enën për vlimin e ujit dhe në orën e Astrit Deharit janë gjetur gjurmë jo të plota të gishtërinjve, të cilat ishin të pamjaftueshme për t’i përdorur në procesin e identifikimin të personave, të cilëve u përkitnin këto gjurmë.

Shishja plastike (“bouteille en plastique” në frëngjisht), me të cilën pretendohet se është mbytur Astrit Dehari, përmendet me dhjetëra herë dhe është e përkthyer saktë. Në paragrafin, ku ekspertët zviceranë vënë në pah çështjen e gjurmëve jo të plota të gishtërinjve,  “bouteille en plastique”, është përkthyer “kuti prej plastike”!!! Është e pabesueshme që “bouteille en plastique” (“shishja plastike”), e përkthyer saktësisht me dhjetëra herë, rastësisht të jetë përkthyer gabimisht, pikërisht në kontekstin kur flitet për gjurmë gishtërinjsh në shishen plastike, që dëshmitarët e kishin parë në gojën e Astrit Deharit. Kam bindjen e plotë se heqja e fjalës “shishe” dhe zëvendësimi i saj me fjalën “kuti” nuk është e rastësishëm. Përkundrazi, kemi të bëjmë me ndryshim të qëllimshëm, për të fshehur në “kuti” shishen bashkë me gjurmët e saj.

Ndërsa sa i përket faktit, që Agjencia e Kosovës për  Forenzikë “nuk ka identifikuar asnjë përzierje gjurmësh gjenetike gjatë analizave të sendeve të ndryshme dhe të rrobave të Astrit Deharit”, ekspertët zviceranë e cilësojnë si “të habitshme”, sepse nuk është e besueshme të arrihet tek ato rezultate “në rastet kur kemi 4 individë në një dhomë”. Prandaj, ata shprehin gatishmërinë e tyre “për analiza gjenetike shtesë”.

Vërejtja e mësipërme është një goditje e rëndë për procesin e hetimeve në rastin “Astrit Dehari”. Sidomos kur kemi të bëjmë me zbatimin e metodave shkencore për ndriçimin e krimit.

Përkthimi në gjuhën shqipe i kësaj vërejtjeje ia zvogëlon rëndësinë që i japin ekspertë zviceranë. Në vend të “përzierje gjurmësh gjenetike” (“mélange de traces génétiques” në frëngjisht), që nënkupton përzierje të dy apo më shumë ADN-ve, analizimi i së cilave mundëson identifikimin e personave që kanë qenë pranë njëri-tjetrit, në tekstin shqip është përkthyer si “përzierje e gjurmëve digjitale”. Nuk besoj të jetë i rastësishëm as përkthimi i kësaj vërejtjeje, për vetë faktin se paragrafi paraprak në raportin e ekspertizës zvicerane lidhet pikërisht me gjurmët e gishtërinjve (“Des empreintes digjitales”, në frëngjisht). Edhe ata që nuk e njohin gjuhën frënge, mund ta vërejnë se nuk janë të njëjtat gjëra “mélange de traces génétiques” dhe “des empreintes digjitales”. Lënia e gjurmëve gjenetike është rezultat i vendosjes së qelizave në një send, gjatë kontaktit të individit me atë send, kurse përzierja gjenetike është kur me këtë send kanë pasur kontakte edhe individë të tjerë. Për këtë arsye, për ekspertët zviceranë është e habitshme si ka mundur të ndodhë, që në sendet e lartpërmendura të mos ketë gjurmë gjenetike të personave të tjerë, që kanë qenë në të njëjtën dhomë me Astrit Deharin. Një gjë e tillë nuk është e mundur, pos nëse dikush i ka fshirë qëllimisht!

Në raportin shtesë të datës 9 shtator 2019 (me numër reference: EI190001 TF/SG/jb, V/ref. PPN/I nr. 461/16), Njësia Romande e Mjekësisë Forenzike të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë trajton analizën gjenetike që është bërë në Kosovë.

Ekspertiza zvicerane bën një numër të madh vërejtjesh lidhur me mënyrën se si është vepruar gjatë analizës gjenetike të sendeve “të skenës së krimit”.

Vërejtja kryesore bëhet për shkak të faktit, se nuk janë analizuar të gjitha sendet që duhej të analizoheshin e që janë thelbësore për ndriçimin e rastit. Pse u kufizuan analizat gjenetike në Kosovë, kryesisht në sendet që kanë pasur gjurmë gjaku dhe nuk është analizuar trikoja e Astrit Deharit apo fletorja ku Astrit Dehari mbante ditarin e vet, e cila u gjet në dysheme afër krevatit të Naser Makollit? Për çfarë arsyeje ekspertët e Kosovës nuk e saktësojnë vendin nga ku janë marrë mostrat e analizave? Nuk është e parëndësishme të dihet nëse mostra është marrë nga fundi i shishes, që ka qenë e futur në gojën e Astrit Deharit, nga ku rezultati i analizave domosdoshmërish do të rezultojë pozitivisht me ADN të Astrit Deharit, apo në pjesën e sipërme të shishes, ku ka mundur të ketë gjurmë gjenetike të ndonjë personi tjetër…

Për çfarë arsyeje janë hequr një numër mostrash nga lista e mostrave të analizuara në Kosovë? Ku humbi mostra me numër 20 dhe pse u hoq nga lista e mostrave që mbajnë numrat nga 1-21? E njëjta gjë vlen edhe për serinë e mostrave 14.1-14.4, ku mungojnë mostrat 14.2 dhe 14.3, pa u dhënë asnjë shpjegim. Cilat ishin rezultatet e tyre? Kush i hoqi thonjtë e duarve të Astrit Deharit nga zarfet? Edhe nëse pranohet hipoteza, se thonjtë janë shfrytëzuar gjatë analizave të bëra nga Agjencia Kosovare e Forenzikës, prapëseprapë një çështje mbetet e dyshimtë: pse zarfet u dërguan bosh në Zvicër?

Nga mungesat e shumta që e përshkojnë punën e ekspertëve të Kosovë në rastin konkret, ekspertiza zvicerane përmend vetëm një shembull për ilustrim: “Agjencia e Kosovës për Forenzikë nuk i ka analizuar mostrat që janë marrë nga ora e Astrit Deharit, që, sipas tyre, përmbanin shumë pak ADN. Nga mostra që kemi marrë prej të njëjtës orë, ne kemi mundur të nxjerrim profilin e ADN-së së një burri të panjohur,i emëruar H1. Ky rezultat lë të nënkuptohet se, sigurisht mund të nxirren profile të ADN-së edhe nga gjurmët e tjera që nuk janë analizuar nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Analiza të tilla mund të bëhen edhe nga ADN-ja, që tanimë janë nxjerrë nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë ose nga mostrat që ka realizuar Qendra Universitare Romande e Mjekësisë Ligjore në Lozanë, për aq kohë sa ruhet materiali”.

Ekspertët zviceranë hedhin poshtë interpretimin e plagëve sipërfaqësore, të shkaktuara nga goditjet me një mjet të mprehtë në pjesën anësore të qafës, në anën e djathtë dhe të kyçit të majtë, si “dëmtime të vetëshkaktuara”, që i kanë paraprirë “vetëvrasjes me zënie fryme”. Ata theksojnë se në literaturën shkencore, që ka të bëjë me vetëvrasjet, “asnjëherë nuk është përshkruar vetëvrasja komplekse, që implikon një zënie fryme të llojit “smothering”, të cilit t’i ketë paraprirë përdorimi i një objekti të mprehtë”.

 

Duke u mbështetur në analizat e veta, ekipi mjeko-ligjor zviceran erdhi në përfundimet, se “një numër lëndimesh të konstatuara mbi trupin e z. Astrit Dehari nuk janë përshkruar nga mjekët ligjorë të Kosovës, që kanë kryer autopsinë apo edhe nga të tjerë, dhe nuk janë marrë parasysh në konkluzionet përfundimtare të raportit të autopsisë:

Lëndimet e shkaktuara me mjete jo të mprehta janë gjetur në nivelin e pjesës anësore të fytyrës, në anën e djathtë, dhe në pjesën anësore të qafës, në anën e djathtë, në parakrahun e djathtë dhe të shuplakës së djathtë, të cilat mund të jenë shkaktuar nga goditjet me mjete të forta, nga shtrëngime të qafës ose nga mbërthime të dorës. Duke pasur parasysh vendin ku ndodhen këto lëndime, ekipi mjeko-ligjor zviceran nuk beson që kanë ndodhur aksidentalisht. Ndërkaq, përpjekjet e ekspertëve të Kosovës i shpjegojnë si lëndime të shkaktuara gjatë bartjes së trupit të Astrit Deharit, veprimeve mjekësore për ta kthyer në jetë apo “konvulsioneve” që shoqërojnë bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes, por që nuk duken bindëse. Prandaj, ekspertiza zvicerane nxjerr konkluzionin, se rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari janë shumë të dyshimta, për shkak të ndërhyrjes së një personi tjetër në procesin fatal.

 

Në cilat fakte mbështet ekipi mjeko-ligjor zviceran për të hedhur poshtë diagnozat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe të  kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha? Pse Astrit Dehari nuk ka bërë vetëvrasje? Ku janë kundërthëniet e diagnozave të ekipit mjeko-ligjor të Kosovës dhe të prokurorit Sylë Hoxha? Të gjitha këto çështje do të trajtohen në pjesën që vijon

Një selfie buzë Tamizit nga kampionët e tenisit

VOAL – Nga e diela ata do të luftojnë në fushë për titullin e mjeshtrit të tenisit të vitit 2019, por ndërkohë Roger Federer, Rafa Nadal, Novak Djokovic dhe pjesëmarrësit e tjerë në finale të ATP në Londër kanë përfituar nga ajo për një udhëtim të bukur në Tamiz. Gjatë ngjarjes promovuese nuk mund të mungonte selfie klasike: marrë për rastin nga Aleksandër Zverev, i cili preu pak jashtë kornizës Stefanos Tsitsipas (shiko foton e artikullit), fotografia u ndryshua më vonë në të pastër.

“Fshehja e raportit zviceran për 4 muaj”, Prokuroria s’reagon ndaj pretendimeve të Bardhyl Mahmutit

Publicisti Bardhyl Mahmuti ka prezantuar disa dëshmi nëpërmjet të cilave thekson se një pjesë e ekspertizës për rastin e Astrit Deharit është përcjellë në Kosovë, më datë 14 qershor, ndërkohë që dokumentit të përkthyer në gjuhën shqipe i është vënë data 14 shtator. Për këtë ai i është drejtuar me një letër publike edhe kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, duke thënë se raporti është mbajtur fshehtë 4 muaj. Mirëpo, Prokuroria Speciale nuk ka treguar nëse do të zhvillojë hetime në këtë pjesë. Një përgjigje për këtë ka pasur edhe Prokuroria e Prizrenit, shkruan Gazeta Express.

GazetaEXPRESS

Veprimtari i njohur shqiptar, dikur përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bardhyl Mahmuti, ka hedhur disa dyshime mbi rastin e hetimeve për mënyrën e vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, që ndërroi jetë në rrethana të dyshimta tre vjet më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Pas ardhjes së ekspertizës nga Lozana e Zvicrës ku kërkoheshin hetime të reja, për të zbardhur vdekjen e Deharit, Mahmuti ka publikuar disa reagime, përfshirë këtu edhe një letër drejtuar kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai pretendon se raporti i ekspertizës zvicerane për rastin e Astrit Deharit u mbajt fshehtë për katër muaj nga organet e Kosovës.

Mahmuti thotë se në bazë të ekspertizës që u është bërë materialeve të dorëzuara nga Prokuroria Themelore, një pjesë e raportit u dorëzua në Kosovë me datë 14 qershor, e shton se për katër muaj i njëjti u mbajt i fshehur në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

“Raporti i ekspertizës i datës 19 qershor u fsheh 4 muaj nga dikush në prokurorinë themelore të Prizrenit. As familja, as avokati i palës civile dhe as opinioni publik që ka ndjekur me shqetësim zhvillimet lidhur më këtë çështje nuk u vu në dijeni të përmbajtjes së këtij raporti. Rreth 3 muaj më vonë, më 9 SHTATOR 2019, instituti i lartpërmendur i qendrës universitare të Zvicrës dorëzoi ekspertizën shtesë prej 14 faqesh, me numër reference: EI190001 TF/SG/jb, V/ref. PPN/I nr. 461/16”, shton ai, derisa bën të ditur se sipas tij është ndryshuar edhe data e këtij raporti nga 14 qershor më 14 shtator.

“Ftoj publikisht Prokurorin e Shtetit, z. Aleksandër Lumezi dhe Ushtruesin e Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Afrim Shefkiu që në përputhje me kompetencat dhe autorizimet kushtetuese dhe ligjore të fillojnë hetimet e menjëhershme dhe të merren masat e parapara me ligj për autorët e këtij falsifikimi”, ka thënë i njëjti.

Për pretendimet e Mahmutit, Gazeta Express ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala. Shala ka deklaruar se për pranimin e raportit tashmë janë deklaruar e se duhet t’u referohemi komunikatës së lëshuar për këtë temë.

Më 17 tetor kryeprokurori Shala pati dalë me një konferencë për media ku kishte bërë të ditur se ka arritur në Kosovë ekspertiza për rastin Dehari.

“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, kishte thënë ai.

Për datën e arritjes së kësaj ekspertiza nga prokuroria ishin arsyetuar duke përcjellë për media një fotografi të zarfit që brenda kishte raportin e dërguar nga Lozana.

Për të njëjtën vonesë të publikimit të ekspertizës institucionet i kishin akuzuar publikisht edhe prindërit e Astrit Deharit.

Në Prokurorinë Speciale nuk kanë pranuar që të komentojnë pretendimet e Mahmutit. Të njëjtët deklarojnë se nuk kanë dalë ende me aktvendim për nisje të hetimeve, pasi që fillimisht duhet të analizohen mirë të gjitha të dhënat që i kanë.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, në anën tjetër ka thënë për Express se i përkrahin qëndrimet e Bardhyl Mahmutit.

“Sa i përket qëndrimeve të z.Bardhyl Mahmuti të cilat kanë të bëjnë me dallimet në gjuhën frënge dhe gjuhën shqipe, ndër të tjera edhe në datat e përpilimit të ekspertizës në rastin e vrasjes së Astrit Deharit unë si avokat i familjes Dehari në tërësi e përkrahi letrën publike të dërguar nga ana e tij te prokurori i shtetit Aleksandër Lumezi dhe te prokurori i rastit Afrim Shefkiu”, thotë Gashi.

I njëjti shton se shtyllat më të rëndësishme të shtetit të Kosovës do të duhej që të hetojnë pretendimet e Bardhyl Mahmutit. Familja Dehari për punën e vonesës së ekspertizës janë drejtuar edhe te prokurori i shtetit dhe në Ministri të Drejtësisë.

“Normalisht që prokuroria duhet të dalë me një qëndrim të saj për këto dallime që lehtësisht vërehen në gjuhën bazike që është përpiluar raporti, atë frënge dhe në gjuhën shqipe”, thotë ai.

Gazeta Express ka raportuar me 21 tetor se ekspertiza e plotë për rastin e Astrit Deharit ka arritur në Kosovë para datës 20 shtator, por, që e njëjta u publikua vetëm pasi që në vend përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Hetimet për rastin Deharit me vendim të kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit do të zhvillohen në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

OECD: Zvicra të rrisë moshën e pensionit në 67 vjeç

VOAL – OECD, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, rekomandon që Zvicra gradualisht të rrisë moshën e pensionit në 67 vjeç për burra dhe gra. Do të ishte gjithashtu e rëndësishme të ulet niveli minimal i përcaktuar me ligjin për pensionet profesionale për pleqërinë, të mbijetuarit dhe paaftësinë për shtyllën e dytë.

Sidoqoftë, raporti i paraqitur të hënën në Bernë tregon se Konfederata vazhdon të gëzojë një standard të lartë jetese, se prodhimi i brendshëm bruto për frymë është i treti në botë, se politika financiare është e qëndrueshme dhe se borxhi është shumë i ulët.

Dokumenti gjithashtu parashtron parashikimet në lidhje me performancën e produktit të brendshëm bruto zviceran, i cili këtë vit duhet të rritet vetëm me 0.8% në vend të 1% të parashikuar në fillim. Një përkeqësim – shpjegohet – për shkak të përkeqësimit të tensioneve tregtare dhe të një ngadalësimi më të përgjithshëm të ekonomisë kontinentale. Progresi në vitin 2020 gjithashtu duhet të jetë më i ulët se sa pritej, duke u ulur nga 1.5 në 1.4%.
ATS

Në kantonin zviceran të Valesë – relikuari i parë i Shekullit XXI

VOAL – Relikuari, i bërë nga një student i Shkollës së Artit dhe Dizajnit në Gjenevë, përmban një rrip të mantelit të Shën Luigjit, dhuruar disa vjet më parë nga një bamirës që dëshironte të mbetet anonim. Sendi është në argjend dhe përfaqëson një kuti të mbuluar nga një vello dhe zbukuruar me një zambak. Do të mbahet në thesarin e manastirit të Shën Mauricës, në Valé, i cili me 1.500 vitet e tij të historisë është më i vjetri në Evropën Perëndimore dhe i cili tashmë mban disa nga reliktet më të bukura evropiane, kryeveprat e vërteta të argjendarisë. rsi

KËNGA E RRUGICAVE – Poezi nga FABIO PUSTERLA – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Ishin rrugicat

humbur në barin e livadheve,

humbur në këneta ose mes gurëve.

Ishin pak ngjyra

të zbërdhylta mes gurëve.

Ishte dega e thyer

që gjuante si një hark, dhe fieri

në njëfarë vendi përkulej mbi një pellg.

Ishin shenja të zbehta të hapave tanë.

 

Ishin, poshtë gurëve, gozhda, una zjarri,

një merimangë, ishin teha të mprehur, peizazhe kalldrëmesh.

Ishte një fytyrë e njohur

tek zvarritej pluhurit, që hapat

e kthenin prapa.

Humbur në ditët e shkuara

ishin fushat e zeza.

 

Banka Kombëtare e Zvicrës me një fitim prej 51.5 miliardë franga midis janarit dhe shtatorit

VOAL – Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) njoftoi të enjten se kishte bërë një fitim prej 51.5 miliardë franga midis janarit dhe shtatorit, kryesisht për shkak të një ambienti të favorshëm të aksioneve.

Fitimi i pozicioneve në valutë arriti në 42.7 miliardë, ai në pozicionet në franga në 1.7, ndërsa në rezervat e arit u regjistrua një fitim kapitali prej 7.3 miliardë.

Rezultati, siç kujtohet në shënim, në thelb varet nga performanca e tregut të verdhë të metaleve, tregut të këmbimit dhe tregut të kapitalit, me rrjedhojë luhatjesh të mëdha. Parashikimet për vitin e plotë janë pra të vështira.
ATS

NZZ: Perëndimi po e fut Ballkanin në duart e Rusisë dhe Turqisë

E përditshmja zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” ka publikuar një analizë për ndikimin në rritje nga Rusia, Kina dhe Turqia në Ballkan. Bashkimi Evropian më nuk ofron perspektivën e bindshme për zgjerimin e Ballkanit. Kjo zvogëlon ndikimin e Perëndimit kurse forcon pjesëmarrjen e shteteve tjera, shkruan e përditshmja zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, transmeton lajmi.net.

“Vetëm një javë pasi Bashkimi Evropian për shkak të vetos së Francës refuzoi fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në Moskë nënshkroi marrëveshjen mes Serbisë dhe Unionit Ekonomik të Euroazisë për tregëti të lirë”, shkruan “NZZ”.

E përditshmja zvicerane e përmend këtë fakt në fillim të analizës së publikuar për ndikimin e dobësuar të BE-së në Ballkan dhe pjesëmarrjes më të madhe të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në rajon.

Autori i tekstit, Folker Pabst ka konstatuar se nuk ka dyshim se “BE dhe Perëndimi janë duke humbur besimin dhe mundësinë e ndikimit në Ballkan” dhe se me këtë është hapur rrugë për ndikim më të madh nga Rusia, Kina dhe Turqia.

“NZZ” përkujton se Rusia është mbi të gjitha më e popullarizuar tek ortodoksët dhe ajo paraqitet si “mbrojtëse e vlerave konzervative dhe kundërshtare shumëvjeçare e Perëndimit”.

Kurse, Turqia është e lidhur me myslimanët sa që kompania Turkish Airlines ka lidhje më të mira me rajonin se cilado kompani vjetër e linjave ajrore dhe se Kina merr pjesë kryesisht si investitor, transmeton lajmi.net.

“Ndikimi i forcuar i atyre shteteve brenda vetes fsheh rrezikun real ndaj Ballkanit. Moska lufton kundër forcimit të ndikimit të perëndimit në atë rajon, sidomos ndikimit nga NATO. Rusia është e vendosur mirë për të instrumentalizuar linjat ndarëse historike dhe paqëndrueshmërinë në rajon.

Në një farë kuptimi, Ankaraja po eksporton konceptin e saj për sundimin e ligjit dhe po kërkon gjithnjë e më shumë ndihmë në ndjekjen penale të kundërshtarëve të qeverisë së saj. Projektet kryesore të financuara nga Kina, të cilat shpesh ndihmohen nga korrupsioni, kanë potencialin për të minuar sundimin e ligjit”, shkruan më tej “NZZ”.

Megjithatë, autori i analizës së publikuar nga “NZZ” nuk beson që vendet e Ballkanit ka të ngjarë të kthehen në Moskë ose Ankara, duke vënë në dukje se tregtia e tyre e jashtme me Rusinë është vetëm gjashtë përqind, ndërsa tregtia me Bashkimin Evropian është 73.5 përqind: që pjesa dërrmuese e popullsisë aspirojnë për një mënyrë jetese perëndimore, shihet gjithashtu në faktin se njerëzit nga këto vende po lëvizin në Perëndim, e jo në Rusi; që edhe në Serbi, e prirur tradicionalisht në Rusi është 45 përqind e popullsisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe vetëm 17 përqind për anëtarësim në Bashkimin Euroaziatik ku mbizotëron Rusia.

Gazeta zvicerane tregon gjithashtu se Moska, Ankaraja dhe Pekini nuk veprojnë së bashku por kanë interesa të ndryshme në Ballkan.

“Por, megjithëse nuk përballet me konkurrencë serioze nga Lindja, Perëndimi po humbet në Ballkan, dhe bashkë me të ato pjesë të popullatës lokale që do të donin të modernizonin dhe demokratizonin vendet e tyre. Për të ardhmen, do të jetë edhe më e vështirë të avancohen vlera të tilla si sundimi i ligjit, demokracia dhe një ekonomi liberale e tregut, dhe kështu të kontribuoni në stabilizimin afatgjatë të rajonit më të prirur ndaj konflikteve evropiane”.

Zvicra kujton 100 vjetorin e Dinastisë Knie, familjes cirk

VOAL – Dinastia Knie ka arritur moshën njëqind vjeç. Një synim historik, ai i familjes cirk, i cili gjithashtu do të festohet me një film dokumentar të prodhuar nga PRG. Falë kësaj pune, do të ritregohen ngjarjet dhe piketat e Knies, e cila me këtë rast ka përgatitur edhe një turne të organizuar shkëlqyeshëm.

Tifozët zviceranë mund të shijojnë shfaqjet e vëna në skenë.  Sekreti i suksesit të tyre, shpjegoi Fredy Junior Knie: “Ne kemi respektuar gjithmonë publikun, i cili kurrë nuk duhet të zhgënjehet. Thelbesore është që gjithmonë të ruhet cilësia më e lartë”.

Hekurudhat Federale Zvicerane: Do të jemi të përpikët si në kohët tona më të mira

VOAL – Hekurudhat Federale Zvicerane kanë vendosur të reagojnë me energji dhe në disa plane për të korrigjuar problemet operacionale që kanë kufizuar efikasitetin e tyre për ca kohë, duke përmirësuar, veçanërisht, planifikimin e shërbimeve dhe projekteve të ndërtimit.

Ish drejtimi, që nga ndryshimi i kohës deri në dhjetor, do të ndërhyjë në forcimin e rezervave të personelit dhe të mjeteve lëvizëse dhe duke vepruar në impiante dhe tabela. Në këtë fushë të fundit, do të zbatohet parimi, sipas të cilit treni i parë do të jetë i gatshëm së pari, duke shmangur kështu që një vonesë të shtohet vonë.

Kjo është faza e parë e programit “Pëpikmëria ndaj klientit 2.0”. Edhe pse kjo është përmirësuar vazhdimisht në kohët e fundit dhe është në një nivel të përkryeshmërisë evropiane, në disa raste nuk konsiderohet adekuat nga vetë kompania si për trafikun rajonal ashtu edhe për rrugët individuale. ats