VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Siri – “Kështu torturon dhe vret Assad-i” – Parisi kërkon hapjen e hetimeve për krime kundër njerëzimit

October 1, 2015
blank

Komentet

blank

Kundërshtari i Kremlinit Navalnyj: “Ndaj Putinit duhen të gjitha këto masa ekstreme”

Në letrat drejtuar revistës amerikane “Time”, Nalvalnyj kritikon politikën e Perendimit ndaj Rusisë Perëndimore.

——-

Kundërshtari i burgosur i Kremlinit Alexei Navalnyj ka paralajmëruar Perëndimin që të mos i bëjë lëshime presidentit rus Vladimir Putin në konfliktin në Ukrainë.

“Perëndimi vazhdon të bjerë në grackat e Putinit”, shkruan lideri i opozitës në disa letra nga kampi i burgut për revistën amerikane Time.

Revista e ktheu në një kopertinë, siç u bë e njohur të mërkurën.

“Në vend që të injorojë këtë marrëzi, SHBA pranon axhendën e Putinit dhe nxiton të organizojë disa takime. Njësoj si një nxënës i frikësuar, viktimë e bullizmit nga një gjimnazist,” shpjegoi Navalnyj në intervistën me shkrim.

Për muaj të tërë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë akuzuar Rusinë për planifikimin e një sulmi ndaj Ukrainës. Rusia e refuzon këtë. Tashmë ka pasur disa takime të nivelit të lartë mbi kërkesat e Moskës ndaj Perëndimit për garanci të detyrueshme të sigurisë.

Frika e Putinit nga ndryshimi i pushtetit

Sipas mendimit të Navalnyj, shefi i Kremlinit Putin i frikësohet më pak NATO-s sesa kufijve të Rusisë, por më tepër i frikësohet ndryshimit të pushtetit. “Për të konsoliduar vendin dhe elitat, Putinit vazhdimisht i duhen të gjitha këto masa ekstreme, të gjitha këto luftëra – reale, virtuale, hibride apo thjesht konfrontime në prag të luftës”.

Navalny tha se lidhja e kërcënimit të sanksioneve perëndimore në rast të një pushtimi të Ukrainës është pjesë e strategjisë së Putinit për të shmangur bërjen e objektivit të masave ndëshkuese personale. Ai sugjeroi që SHBA-ja të bëjë presion ndaj Rusisë nga jashtë dhe mbështetësit e tij në Rusi të bëjnë presion ndaj Kremlinit nga brenda. Sipas Navalnyj, kjo mund të ndajë elitat rreth Putinit.

Kundërshtari më i ashpër i presidentit rus është i burgosur  në një kamp burgu në Pokrov, rreth 100 kilometra në lindje të Moskës. Navalnyj u arrestua një vit më parë pasi u trajtua pas një sulmi me agjentin e luftës kimike që quhet Novichok në një aeroport të Moskës.

Në intervistë, 45-vjeçari shprehu admirimin e tij për ish-kancelaren Angela Merkel, e cila e kishte vizituar në Spitalin Universitar Charité në Berlin: “Angela Merkel më mahniti me njohuritë e saj për detajet më të vogla, si për rastin tim, ashtu edhe për Rusinë në tërësi.”/faz.net/Elida Buçpapaj

 

blank

Katër femrat që po përgatiten të shkelin në Hënë: Ky është ekipi i ri i astronautëve të NASA

NASA ka prezantuar numrin e ri të astronautëve, disa prej të cilëve një ditë mund të ecin në sipërfaqen e Hënës apo edhe të Marsit. 10 astronautë të trajnuar – gjashtë burra dhe katër gra – hyjnë në programin e astronautëve të agjencisë hapësinore në një periudhë emocionuese për eksplorimin e hapësirës.

Ka plane për të dërguar njerëzit përsëri për të ecur në Hënë në një mision që mund të jetë vetëm katër vjet larg si dhe synime afatgjata të dërgimit të astronautëve në Mars.

Gjysma e numrit të ri të astronautëve janë pilotë ushtarakë, ndërsa mes tyre është një mjek, një ekspert robotike, një kirurg, një bioinxhinier dhe – në një lajm emocionues për fansat e filmit Armageddon – një specialist shpimi.

Astronautët u prezantuan në bazën e NASA-s në Hjuston të dielën, baza e Kontrollit të Misionit dhe trupës së astronautëve.

“Sot ne mirëpresim 10 eksplorues të rinj, 10 anëtarë të gjeneratës Artemis, klasës kandidate për astronautët e NASA-s 2021,” tha administratori i NASA-s Bill Nelson.

“I vetëm, çdo kandidat ka ‘aftësitë e duhura’, por së bashku ata përfaqësojnë besimin e vendit tonë: E pluribus unum.

Çfarë do të thotë ‘aftësitë e duhura”?

Misionet hapësinore kërkojnë vite planifikimi, qindra apo edhe mijëra punëtorë mbështetës për t’i realizuar ato dhe investime të mëdha parash në teknologji. Me gjithë atë përgatitje, ata që në të vërtetë arrijnë të bëjnë udhëtimin në hapësirë ​​duhet të zgjidhen me shumë kujdes. NASA, ashtu si Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), ka një listë të rreptë të kërkesave nga astronautët e mundshëm.

Për t’u futur në programin e astronautëve të NASA-s, përveç të qenit shtetas amerikan, ju nevojiten sa vijon:

Një diplomë master në një fushë si inxhinieria, biologjia, fizika, shkenca kompjuterike ose matematika

Së paku dy vjet përvojë profesionale përkatëse pas diplomimit

Të paktën 1000 orë pilotim të një avioni reaktiv

Për të kaluar një ekzaminim rigoroz mjekësor

Ndërsa sa më sipër mund të duket e vështirë, procesi i përzgjedhjes për këta fitues duhej të eliminonte rreth 12,000 aplikime.

NASA ka pranuar 360 njerëz në trupin e saj të astronautëve që nga Mercury Seven në vitin 1959. Përzgjedhja e mëparshme e astronautëve ishte në 2017.

Kush janë astronautët e rinj?

NASA planifikon të dërgojë femrën e parë në Hënë si pjesë e programit të saj të ardhshëm Artemis.

Katër nga trupa e re janë gra, kështu që ka një shans të mirë që një prej tyre mund të ecë në sipërfaqen hënore brenda pak vitesh.

Christina Birch, 35 vjeçe, tashmë ka bërë emër si një çikliste profesioniste e garave. Por ajo po ndërron biçikletat me anije kozmike, me diploma në matematikë dhe biofizikë molekulare, si dhe një doktoraturë në inxhinieri biologjike.

Nichole Ayers, 32 vjeçe, është një majore në Forcën Ajrore të SHBA, me një diplomë master në matematikë llogaritëse dhe të aplikuar. Ajo ka më shumë se 200 orë luftimi dhe më shumë se 1150 orë kohë totale fluturimi në avionë luftarakë. Në vitin 2019, ajo drejtoi formacionin e parë të aeroplanit F-22, i përbërë nga femra në luftime.

Deniz Burnham, 36 vjeçe, është një togere në Marinën e SHBA. Ajo ka përvojë në industrinë e energjisë, duke menaxhuar projektet e shpimit në vend në të gjithë Amerikën e Veriut.

Jessica Ëittner, 38 vjeçe, është një komandante togere në Marinën e SHBA. Ajo ka një master në inxhinierinë e hapësirës ajrore dhe ka shërbyer si pilote luftarake.

blank

Afganistan, vritet aktivistia e të drejtave të grave Frozan Safi dhe tre gra të tjera

Aktivistja 29-vjeçare dhe lektorja e ekonomisë Frozan Safi u qëllua për vdekje në Afganistan. Plumbat ia kihisn shkatërruar fytyrën.

Ajo është mbrojtësja e parë e të drejtave të grave, raporton The Guardian, që vritet që kur talebanët u kthyen në pushtet gushtin e kaluar.

Frozan Safi ishte zhdukur prej rreth dy javësh.

Trupi i Frozan Safit, i cili u zhduk më 20 tetor, u identifikua në një morg në qytetin Mazar-i-Sharif në veri të Afganistanit.

“E kemi njohur nga rrobat. Plumbat ia kanë shkatërruar fytyrën”, tha motra e Safit, Rita, e cila është mjeke.

“Kishte plagë plumbash në të gjithë trupin, nuk numëroheshin, në kokë, zemër, gjoks, veshka dhe këmbë.”

Unaza e saj e fejesës dhe çanta nuk ishin aty, shtoi Rita siç raporton The Guardian.

Një zëdhënës i talebanëve, Qari Sayed Khosti, tha se katër gra u gjetën të vdekura në një shtëpi në Mazar-i-Sharif, Afganistan, mes tyre edhe aktivistja Frozan Safi dhe se dy të dyshuar u arrestuan.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se gratë ishin “të ftuara në shtëpi nga të dyshuarit”./ansa.it/eb

blank

“Jam ulur dhe po i pres”, kryebashkiakja e parë femër rrëqeth me fjalët: Talebanët po vijnë të më vrasin, askush s’më ndihmon dot

Novelistja dhe publicistja turko-britanike, Elif Shafak ka publikuar në rrjete sociale, fjalët rrëqethëse të zonjës Zarifa Ghafari, kryebashkiakes së parë femër në Afganistan, tanimë që i gjithë shteti është në duar të talebanëve.

“Jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time. Ata do të vijnë për njerëz si unë, të më vrasin”, janë fjalët zemërthyese të Zarifa Ghafarit.

 “Fjalë rrëqethëse nga kryebashkiakja e parë femër e guximshme Zarifa Ghafari. Gjithçka duket e parëndësishme pranë britmave të grave afgane”, shkruan në Twitter novelistja Elif Shafak.

 

blank

blank

Reagime të menjëherëshme kundër diktatorit Lukashenko: Kompanitë pezullojnë fluturimet, embargoja ajrore mbi Bjellorusi në një foto

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë, gjatë samitit në Bruksel. Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së.

Menjëherë pas vendimit të BE-së, linjat ajrore kanë ndërprerë fluturimet duke shkaktuar “bllokim trafiku”.

“Europa në veprim”, ishte ky mesazhi i postuar në Twitter sot nga Presidenti i Këshillit Europian, me një foto të embargos të kompanive ajrore të BE-së.

Fotoja tregon “bllokimin e trafikut”  në hapësirat ajrore rreth Bjellorusisë, pasi kompanitë ajrore pezulluan njëra pas tjetrës fluturimet, pas vendimit të BE-së për vendosjen e  sanksioneve  të reja ndaj Aleksandër Lukashenkos.

Rikujtojmë se autoritetet bjelloruse urdhëruan uljen një avioni civil në të cilin udhëtonte një gazetar i opozitës. Ata kanë aktivizuar një avion ushtarak për të ndjekur avionin civil, i cili ishte nisur nga Athina për në Vilnius me 23 maj, pas alarmit për një bombë që në fund rezultoi i rremë.

Pas uljes së avionit, policia ka arrestuar Raman Pratasevich, 26 vjeç, aktivist opozitar dhe gazetar, i cili përballet me akuza në Bjellorusi, për të cilat mund të dënohet me 15 vite burg./Twitter

blank

Maneskins fitojnë Eurosong 2021 por Gjon’s Tears fiton çmimin e Jurisë dhe vendin e tretë Nga Elida Buçpapaj

voal.ch – E fituan Eurosong 2021 Maneskins.

Italia fitoi edicionin e 65-të. Pas 31 vjetësh e çojnë trofenë e fitores në Itali.

ka qenë Toto Cutugno që ka fituar çmimin e parë në vitin 1990 me këngën Insieme: 1992 dhe sivjet në kohë pandemie është grupi Maneskins.

E dyta ishte francezja Barbara Pravi me origjinë iraniane dhe serbe që u paraqit me një interpretim të jashtëzakonshëm, mund të themi më të mirin.

I treti i vërteti ishte 22-vjeçari zviceran me origjinë shqiptare Gjon’s Tears.

Gjon’s Tears ishte e papritura e këtij konkurimi, paçka se me një performancë të shkëlqyer nuk parashikohej të dilte në krye sipas shkrimeve të botuara në shtyp, që nxirrnin fitues Francën dhe Italinë.

Ishte një e papritur e bukur edhe për vetë Zvicrën.

Në 65 edicione, Zvicra ka fituar 8 çmime.

Por duhet të  kujtojmë se ky festival e nisi rrugëtimin pikërisht në Zvicër. Edicioni i parë i Eurovision është mbajtur në Teatrin Kursal më 24 maj 1956, në Lugano të Zvicrës.

Zvicerania Lys Assia ka fituar çmimin e parë me këngën Refrain. Më 1988 po Zvicra ka fituar vendin e parë me Ne partez pas sans moi kënduar nga Celine Dion.

Zvicra po ashtu ka fituar dy çmime të dyta dhe me trofenë e John’s Tears me këngën “Tout L’Univers” është i katërti çmim i tretë.

Zviceranët me origjinë shqiptare gjithmonë e më tepër po tregojnë në Zvicër se janë potenciale të fuqishme jo vetëm në sport por edhe në art.

Grupi italian Maneskin, me këngën “Zitti e buoni”, fituan në mesnatën midis të shtunës dhe të djelës  edicionin e 65-të të konkursit të këngës Eurovision.

Gjon’s Tears u paraqit me këngën “Tout L’Univers”. Duke marrë vlerësimin e jurisë teknike ishte në krye dhe kandidati kryesor për ta fituar Eurovision 2021.

Grupi Maneskin ishte i katërti në listën e pjesëshme të fituesëve.

Përmbysjen e rezultatit e solli televotimi i publikut që e nxori Italinë në krye, Barbara Pravi të dytën dhe Gjon’s Tears në vendin e tretë.

Edhe një herë u nxor në pah pabarazia e shtetit të madh ndaj shtetit të vogël

“Rock’n’roll nuk vdes kurrë”. Do të thoshte Damiano, lideri i grupit Maneskin (tashmë fituesit e Festivalit të Sanremo-s).

Në performancën përfundimtare, me trofeun në dorë, grupi e këndoi përsëri këngën, këtë herë pa censuruar fjalët e këqija që ishin hequr siç kërkohej nga rregulloret.

Teksti i këngës “Zitti e buoni” u vlerësua edhe si teksti më i mirë në festival.

Eurosong 2021 u organizua në Ahoy Arena në Roterdam, para një publiku të vogël, pasi u anulua vitin e kaluar, për shkak të pandemisë.

Gjithsej 26 vende garuan në finale, e cila u zhvillua para rreth 3500 spektatorëve.

Gjon’s Tears që del nga ky festival më i vlerësuari ka marrë pjesë  në versionin francez të talent show “The Voice”.

Ai duhet të kishte përfaqësuar tashmë Zvicrën në Eurosong vitin e kaluar me Répondez-moi, por Eurosong 2020  ishte anulluar, pikërisht, për shkak të koronavirusit./Elida Buçpapaj

blank

Tel Avivi në dy pamje: 1909 dhe 2021

voal.ch – Tel Avivi në dy pamje: 1909 dhe 2021
Në vitin 1909 një grup i vogël hebrenjsh vendosën të themelonin qytetin Tel Aviv. Kjo është pamja. Një fushë e shkretë.
Pas gati 112 vjetësh, në vitin 2021, pamja është e tillë.
Krahasimi nuk ka nevojë për koment./IzraeliSot
blank blank
blank
blank

Ekonomistët: Ngrohja globale mund të kushtojë 30 trilionë dollarë në vit deri në vitin 2075

Rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Instituti i Politikave të Universitetit të New York-ut me 738 ekonomistë që jetojnë në vende të ndryshme dhe që janë ekspertë në fushën e ndryshimit të klimës u publikuan me punimin e titulluar “Konsensusi Ekonomik në Ndryshimin e Klimës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas studimit të fundit të zhvilluar në vitin 2015 u rritën shqetësimet e ekonomistëve në lidhje me kostot e ndryshimit të klimës.

Rreth 74 për qind e ekonomistëve të anketuar thanë se kërkohet veprim urgjent dhe efektiv për të zvogëluar emetimet. Ndërsa 89 për qind e ekonomistëve theksuan se ndryshimi i klimës do të përkeqësojë pabarazinë në të ardhurat mes vendeve dhe 70 për qind deklaruan se me ngrohjen e planetit do të rritet pabarazia brenda vendeve.

Sipas studimit, 76 për qind e pjesëmarrësve parashikuan se ndryshimi i klimës do të ndikojë negativisht në ritmin e rritjes së ekonomisë globale si dhe në dëmtimin e saj ekonomik.

Ekonomistët ranë dakord se dëmi i parashikuar ekonomik i shkaktuar nga ndryshimi i klimës do të arrijë në 1.7 trilionë dollarë në vit deri në vitin 2025 dhe rreth 30 trilionë dollarë në vit deri në vitin 2075.

Rreth 70 për qind e ekonomistëve pjesëmarrës në hulumtim theksuan se përfitimet e arritjes së synimit neto të emetimit zero deri kah mesi i shekullit do të ishin më shumë se kostoja e kërkuar për të arritur këtë objektiv.

Rezultatet tregojnë se 65 për qind e pjesëmarrësve parashikuan që kostot e para në teknologjitë e energjisë së erës dhe energjisë diellore në vitet e fundit do të ulen në mënyrë të ngjashme edhe në teknologjitë e tjera të energjisë së pastër.

Drejtori i Strategjisë i Institutit të Politikave të Universitetit të New York-ut, Derek Syvlan tha se shumica e ekonomistëve mbështesin uljen e shpejtë të emisioneve, “Gjithashtu ekonomistët janë optimistë për rënien e vazhdueshme të kostove të teknologjive themelore. Ekziston një konsensus i qartë midis këtyre ekspertëve se ruajtja e ‘status quo’-së do të kushtojë shumë më tepër sesa transformimi i energjisë në shkallë të gjerë”.

blank

Përkundër pandemisë, japonezët shijojnë lulëzimin e qershive

Tokio

Ahmet Furkan Mercan

Artistët japonezë i kanë kushtuar mijëra vargje dhe piktura lules së qershisë (sakura) dhe një numër festivalesh pranverore janë organizuar për nder të saj. Ajo është një nga simbolet e rëndësishme të kulturës japoneze, shkruan Anadolu Agnecy (AA).

Pavarësisht masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), qytetarët vërshuan parqet për të parë gjethet e luleve të hapura në fund të marsit dhe në fillim të prillit. Rrugët e Tokios tashmë kanë marrë ngjyra të bukura.

Të shikosh lulen e qershisë është një zakon japonez që përfshin njerëz të të gjitha brezave. Çdo vit, një numër i madh i turistëve vendas dhe të huaj kalojnë pjesën më të madhe të kohës në parqe duke u përpjekur të bëjnë fotografitë më të bukura të lules së qershisë, e cila është paralajmëruese e pranverës dhe simbol i bukurisë së përsosur në vendin ku lind dielli.

Rituali përfshin këndimin e këngëve të veçanta dhe shijimin e ushqimeve tradicionale.

Këtë vit, megjithatë, situata është disi më ndryshe për shkak të koronavirusit dhe masave që po zbatohen në gjithë botën për të luftuar përhapjen e infeksionit. Në Japoni, regjistrohet një numër më i vogël i njerëzve të infektuar, por ndikimi i COVID-19 ndihet.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila u fut në rajone të ndryshme të vendit në periudhën janar-mars, u hoq plotësisht në fillim të javës.

Megjithatë, autoritetet paralajmëruan qytetarët se nuk ka aktivitete ose ngjarje në parqet ku ndodhen pemët sakura.

Duke përfituar nga heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, japonezët nuk hoqën dorë nga tradita e tyre dhe shkuan për të parë këto lule.​​​​​​​

blank

Bllokimi i Kanalit të Suezit i kushton 10 miliardë dollarë në ditë tregtisë botërore

VOAL – Kanali i Suezit, një nga rrugët më të rëndësishme ujore në botë, është bllokuar për katër ditë për shkak të transportuesit gjigant të kontejnerëve Ever Given, i plazhur në një nga anët e tij. Operacionet për zhbllokimin e tij po provojnë të jenë shumë të vështira dhe pritet që bllokada mund të zgjasë edhe javë, me pasoja shqetësuese në tregtinë botërore, për një kosto të vlerësuar prej 10 miliardë dollarë në ditë.

Tashmë ka pasur një bllokim trafiku prej gati 200 anijesh. Shkak është anija e klasës “megaship” 400 metra e gjatë dhe gati 60 metra e gjerë e cila të martën në mëngjes, në mes të një stuhi rëre, u përplas në pjesën jugore të kanalit, duke e vendosur veten anash dhe duke e penguar atë plotësisht.

Navigimi është deklaruar “përkohësisht i pezulluar” nga Autoriteti që menaxhon kanalin dhe do të mbetet i tillë derisa ngarkesa që mban flamurin Panamez dhe të operohet nga një kompani Tajvaneze të rivendoset.

Pronari i anijeve japoneze Shoei Kisen Kaisha, pronari i Ever Given, paralajmëroi se ata kanë “vështirësi ekstreme” në lirimin e tij dhe pranoi se ai nuk e di sa kohë do të duhet për ta çliruar nga rërat. Për të lëvizur këtë “balenë të rëndë me plazh”, mund të duhen deri në “ditë ose javë”, shpjegoi kreu i Smit Salvage, një kompani Hollandeze e specializuar në këtë lloj operacioni që ka marrë pjesë, ndër të tjera, në heqjen e të dy rrënojat e Costa Concordia përpara Isola del Giglio dhe asaj të nëndetëses bërthamore ruse Kursk.

Smit Salvage ka dërguar një ekip teknikësh në Suez dhe Autoriteti i Kanalit të Suezit ka theksuar se po ndërhyn me dy pastrues, katër ekskavatorë dhe nëntë “mjete tërheqje gjigante”.

Kanali Suez është një rrugë e shkurtër tërheqëse për të sjellë mallra nga Azia në Evropë dhe anasjelltas pa pasur nevojë të shkoni rreth Afrikës dhe të zgjasni udhëtimin me dy javë: rreth 30% e kontejnerëve në të gjithë botën kalojnë nëpër të (pothuajse 19,000 anije vitin e kaluar) dhe rreth 12% të tregtisë botërore, kryesisht naftë (mesatarisht 1.74 milion fuçi në ditë vitin e kaluar) dhe grurë. /ats-eb

blank

Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 në Tokio dhe 3 provinca

Qeveria e Japonisë të dielën në mbrëmje do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme mbi COVID-19 në Tokio dhe provincat e saj fqinje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga e mori vendimin pasi dëgjoi pikëpamjet e ekspertëve. Ai theksoi se kufizimet e aplikuara deri më tani kanë dhënë “rezultate të mira”.

Gjendja e jashtëzakonshme që nga janari në kryeqytetin Tokio si dhe në Kanagawa, Saitama dhe Chiba do të përfundojë të dielën në mbrëmje.

Është gjendja e dyta e vendosur nga autoritetet japoneze për të ndaluar përhapjen e virusit. Gjendja e parë e jashtëzakonshme e Japonisë u shpall më 7 prill të vitit të kaluar.

Që nga fillimi i shpërthimit, vendi ka raportuar 452.147 raste me COVID-19, përfshirë 8.750 vdekje dhe 429.742 rikuperime, tregojnë shifrat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”.

blank

SHBA u shpërndan vaksina fqinjëve

Shtetet e Bashkuara do të ndajnë katër milionë vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit për fqinjët e tyre, Kanadanë dhe Meksikën, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Kjo është hera e parë që SHBA-ja furnizon direkt me vaksina një vend tjetër.

Kanadaja dhe Meksika e kanë miratuar AstraZenecën, por SHBA-ja jo.

Megjithatë, SHBA-ja ka rezerva të kësaj vaksine.

Duke bërë publik planin e shpërndarjes, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se 2.5 milionë vaksina do të shkojnë në Meksikë dhe 1.5 milion në Kanada.

SHBA-ja ka 7 milionë doza të AstraZenecës.

“Nëse kemi teprica, ne do t’i ndajmë ato me pjesën tjetër të botës”, ka thënë javën e kaluar presidenti amerikan, Joe Biden.

Në bazë të marrëveshjes, Kanadaja dhe Meksika duhet t’ia kthejnë SHBA-së çdo dozë që u tepron.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, mbi 12 për qind e amerikanëve tashmë janë vaksinuar.

Tri vaksinat kundër koronavirusit, të miratuara në SHBA, janë: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.

Biden ka thënë se deri më 1 maj, secili amerikan mbi 16 vjeç do të mund të marrë vaksinën.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë nga koronavirusi.

Mbi 29.6 milionë njerëz atje janë infektuar dhe afro 540,000 kanë humbur jetën. rel


blank
blank
Send this to a friend