Voal- Voalch shkruan duke iu referuar Corriere della Sera-s se një fjë fotograf i burgjeve të regjimit të Sirisë, i arratisur nga Damasku, ka botuar një libër-raport ku ka dokumentuar 11 mijë raste me vrasje e tortura të regjimit të Assad-it. Parisi kërkon fillimin e një hetimi për krime kundër njerëzimit
Kjo foto që shihni është e Rehab Alallawi, 24 vjeç, student i inxhinierisë në Universitetin e Damaskut, i arrestuar në janar të vitit 2013 për pjesmarrje në demonstrata dhe i vrarë më pas prej torturave. Kjo foto është bërë nga fotografi ushtarak me emrin e koduar “Cesar” i cili ka mundur t’i kalojë në Perëndim edhe 45 mijë fotografi të 11 personave të torturuar e vrarë. Në korrik të vitit 2013 ‘Cesar’ arriti të ikë nga Siria, tani jeton nën mbrojtje në një vend në Evropën Veriore.
Diktatori sirian Bashar al Asad prej dje në Francë do t’i nënshtrohet një hetimi gjyqësor për “krime kundër njerëzimit”. Procedura është bazuar në dëshminë e “Cesar”, emri i koduar i fotografit të policisë ushtarake që ka arritur të kalojë në Perëndim katalogun me imazhet e viktimave të represionit. “Gesar” ka tradhtuar regjimin duke sjellë në perëndim imazhet e 45.000 fotove të 11.000 njerëzve të torturuar dhe të vrarë në burgje Assad. Për herë të parë ish-ushtaraku i ka besuar reporterit Garance Le Caisne dhe më pas u mendua të botohej libri që titullohet “Operacioni César” (Stock) – dhe që ka do të dalë në qarkullim më 7 tetor.
Ja një pasazh nga libri:
“Me kolegët e mij formuam një ekip me rreth 12 fotografë, që iu kushtuam çështjes. Thamë midis nesh: «Kur të arrijë dita e Gjykimit do të jemi të detyruar të japim shpjegime: “Cfarë keni bërë në të gjithë ato vite të atij regjimi kriminale? Përse keni mbetur ?”
Komentet