VOAL

VOAL

“S’ia dhanë trupin e djalit të vdekur”, dhimbja e madhe e Sevasti Qiriazit, mësonjësja e vashave korçare

March 9, 2019
blank

Komentet

blank

Jeta e dramat e një qyteti të lashtë Agim Xh. Dëshnica

 

Pasurimi shkrimit me foto zhvllimesh e shkatërimesh. dhe të historisë ndërtimore.

Çdo shtëpi ka veçantitë e saj. Qindra shtëpi krijojnë një qytet me tërë vlerat dhe historinë e tij. Si gjithmonë trashëgimtarët, pas rrënimesh për shkaqe nga më të ndryshmet, përpiqen të mirëmbajnë vjetërinë e bukur, krahas ndërtimeve moderne në zona të veçanta si vazhdim i jetës në kohë të re.

Historia për qytetet e vdekur është e mjegullt, shpesh e sajuar sipas hamendjeve. Për mrekulli Berati i lashtë, pas dëmtimesh të qëllimshme në vitet e një sistemi të huaj, siç qe socializmi, mundi të mbërrinte në kohët tona, si një dëshmitar i gjallë i ndodhive tragjike, mjerisht vetëm me tri lagje, Mangalemin, Goricën e Kalanë, edhe këto të prekura nga ndërtime të gabuara.

Asnjë popull dhe as një shtet në botë nuk prish monumentet e veta të kulturës, sipas manisë perverse të një njeriu, e thënë ndryshe “prish shtëpi e bëj kasolle.” Nga një revistë italiane mësohet se pasi armët e Luftës së Dytë Botërore heshtën, shumë qytete të rrënuar u ringritën siç kishin qenë më parë. Turistët amerikanë me origjinë nga këto vende, befasoheshin. kur gjenin pallatet klasike, kafet, parqet e rrugët e kohëve të  bukura të rinisë.

Në Shqipëri në mbarim të luftës pas largimit të trupave pushtuese gjermane, kudo u ndie fryma e pesha e një jete të re; për disa e lumtur, ndërsa për shumë vetë e panjohur, joshëse, e dhunshme dhe e frikshme. Të moshuarit ishin më të matur në biseda. Të rinjtë shfletonin libra dhe ëndërronin. Vetëm fëmijët si përherë vraponin pas fluturave në botën e tyre të pastër e të lirë.

Shtatëmbëdhjetë vjet më pas, me një vendim të paqartë të qeverisë, Berati u shpall qytet muze. Muze?-pyesnin shumë vetë të hutuar. Pra, shteti i ri tash e tutje do të kujdesej për mirëmbajtjen e shtëpive të qyteti të njohur për lashtësinë dhe bukuritë e rralla; për Kalanë me dramat tragjike, shtëpitë e bardha e dritaret si mijëra yje mbi lum e urë; për zejtarinë,  ullishtat e fiqtë, xhamitë e kishat, legjendat, këngët dhe bejtexhinjtë. Por ç’ndodhi në të vërtetë? Pas ngritjes së fabrikave, ardhjes nga rrethet e tjerë e nëpunësve dhe punëtorëve, qyteti u mbipopullua dhe mori pamjen e një qendre industriale, siç dihet, pa të ardhme. Si një akt hakmarrës i pakuptimtë, qysh në vitet e para qe rrënimi i Sarajeve të Pashallarëve në qendër të qytetit dhe hedhja në lum e shumë elementëve arkitektonikë. Sot, ashtu të shkallmuara, ato dëshmojnë për hijeshinë e hershme dhe për marrëzinë e diktaturës. Pas vendimit për Muze, qendra e qytetit me sheshe, pazare e një varg dyqanesh u shemb dhe u tjetërsua. Ndërtesa neoklasike e hotel Kollombos u rrafshua për një lulishte.

Edhe Shkolla qytetëse, ku diku afër mbërrinte Felbani (treni) austriak Shkodër-Berat, u hodh për tokë. Xhamitë, medreseja, teqetë e kishat u mbyllën, disa u shembën. Po atë fat patën edhe lagjet e tjera.

Emrat e vjetër me vlerë historike u ndryshuan. Mbijetuan  vetëm përmendorja e Dëshmorëve të Kombit dhe busti i Bab Dud Karbunarës, të përuruar qysh në vitet 30. Kalimtarët, në hyrje të parkut të madh, kundër natyrës së qytetit, haseshin me bustin e Stalinit, kurse heroi ynë kombëtar Skënderbeu, përkujtohej,nga një përkrenare e bardhë, pa kurrfarë vlere artistike, sipër një shkëmbi.

Gjithsesi njëra nga lagjet vijoi të mbronte emrin Murat Çelepi. Ky emër i shqiptarit Kara Murat-Çelepi, mytesarif i Sanxhakut të Vlorës me qendër në Berat, mbeti i pashlyer nga kujtesa, edhe pas vendimit zyrtar “Çlirimi” edhe shpalljes Muze. Flitej nga të gjithë, përdorej nga postierët e policët. Karrocierët e pajtoneve, deri sa u ndaluan, thërrisnin “Hajt! Për Çelepi”. Dikur kjo lagje e mbuluar nga një gjelbërim i dendur, shtrihej nga hyrja e qytetit deri në urën e Gorricës, me shtëpi në shpatin e Kalasë dhe në zonën fushore buzë Osumit.

Ajo kujtohej për disa shkolla, për Kullën e Sahatit, puset e çezmat, xhamitë, teqetë e tyrbet, për parkun plot me lule, për ndërtesat dhe bahçet monumentale që kufizoheshin me fushat e fshatrave në rrethinën e qytetit.

Njëra nga mëhallët e saj, afër lumit e përballë Shpiragut, njihej me emrin Sarajet. S’dihet as sot, sesi ato saraje madhështore të Omer Pashës me rojtarë e shërbyes të shumtë, u përfshinë nga flakët e një zjarri të madh dhe u kthyen në gërmadhë, brenda mureve të lartë. Në atë vend të braktisur me një portë të zymtë, nuk u ndërtua asnjë shtëpi. Askush nuk guxonte ta blinte atë tokë të mbuluar nga hithra e ferra, ku lëvrinin gjarpërinj e hardhuca. Gjyshet shamibardha pëshpëritnin, se atje, kur binte nata, shfaqeshin xhindet e bukura që endeshin si hije poshtë e lartë me veshje të bardha dhe hidhnin valle. Çdo njeri, që besonte rrëfimet me xhinde të gjysheve, nëse kalonte natën nëpër sokak përbri mureve gjysmë të rrënuar, s’kthente sytë anash, por shpejtonte hapat. Edhe emri Sarajet, seç kishte diçka të frikshme.

Në atë mëhallë të pastër me sokakët e gjerë, shtruar me gurë të sheshtë kalonin lehtë e lehtë, kuaj e karroca, biçikleta, vetura dhe kamiona. Një nga sokakët fillonte nga porta e bejlerëve Vokopolas, vijonte përmes shtëpive të mësuesve, tregtarëve dhe zejtarëve të njohur beratas.

Pak më thellë, djathtas, ndodhej shtëpia e Ibrahim Buharasë, më vonë e Vexhi Buharasë. Në fund të një rrugice të vetmuar majtas, lartohej një portë e rëndë me dy kanata druri nën harkun e gurtë. Në çastet kur qe e hapur, dukej një pjesë e shtëpisë së bardhë e të madhe e gjyshit, Sulejman Dëshnica me prejardhje  nga Roshniku. Sipas kujtimeve, ai qe një burrë i pashëm, shtatlartë, me sy e flokë gështenjë, i respektuar nga të gjithë, herë herë i rreptë, por i matur e bujar.

Thuhej, se shtëpia qe themeluar si u tha më lartë, aty nga viti 1780, fare afër Osumit. Shtëpinë e ndante nga Sarajet një mur i lartë e i gjatë me gurë . Në vitin 1880, Sulejmani aso kohe oficer me gradën kapiten, e bleu dhe ngriti një të dytë ngjitur me të parën. Në përfundim të punimeve u ruajt pamja e bardhë beratase me shumë dyer e dritare, në katër anët me dy pjesët bashkë në harmoni të plotë.

Në anën lindore gjyshi u kish falur shërbyesve, që merreshin me punë të ndryshme në shtëpinë e madhe dhe në bahçe, një shtëpi përdhese, me disa kthina, oborr, pus e kopsht. Nga oborri kryesor nëpër dy porta të gjera, shkohej në mjediset, brenda ndërtesës së bardhë që shihte diellin tërë ditën në katër anët.

E freskët në verë, e ngrohtë në dimër. Pjesa e dytë megjithëse e ndërtuar mjeshtëri pak më vonë, e vjetra në krahun e djathtë. qe vepër e shkëlqyer arti. Atje, miqtë kalonin përmes katoit, ku lidhnin kuajt. Pastaj nëpër shkallët e brendshme, ngjiteshin në dhomën e pritjes. Njerëzit e shtëpisë e quanin “dhoma me bojë”. Aty binin në sy tavanet me rombe ngjyra-ngjyra; figura zogjsh, zambakësh e trëndafilash, gdhendur në kanatat e derës, kamareve dhe musandrës.

Në dhomë shkëlqente gjithçka, nga muret, vatra me rasa guri gri dhe daullja e saj e bardhë tek dyshemeja e mbuluar me qilim persian. Llambadarët në tavan dhe disa shandanë shumëdegësh vendosur në dysheme, plotësonin ndriçimin natën, kurse ditën gjashtë dritare me perdet hapur kapnin rrezet e diellit nga lindja e perëndimi.

Në katin dyte ndodheshin, edhe dy hamame, dhoma e zjarrit, (akçillëku apo kuzhina), e ndriçuar nga një baxha konike nën çatinë me katër gërshanëza e strehë të gjera. Në një kënd të saj shihej hambari i drunjtë dhe mokra e gurtë për bluarjen e drithit. Më tej pas një dere kalohej në një mjedis, ku renditeshin furra për të pjekur bukët e tavat, larësja e enëve, robelarësja me një korridor të zgjatur që kthehej në anën jugore për tharjen e teshave.

Hapësira mbi tavan shërbente si depo. Në pjesën e dytë të shtëpisë brenda një dere të gjerë me dy kanata, ngjyrë kafe shtrihej hajati, një korridor i gjatë e i gjerë, i mbuluar me pllaka guri të gdhendura imët. Në të djathtë ndodhej kthina e kafesë me nime për miqtë, ku shërbehej nëpërmjet një dollapi rrotullues të vendosur në murin e hajatit. Kafetë zbrisnin me tabaka nga dhoma e zjarrit nëpër një shkallë të fshehtë me kapak sa nje derë.

Në fund të hajatit hapej një derë tjetër për në odën e freskët gjatë muajve të verës. Majtas përsëri pas një dere, ndodhej qilari i errët e i ftohtë pa asnjë dritare, me  voza druri, shtëmba e qypat e mëdhenj për zahiretë e dimrit. Një shkallë rrethore e brendshme me parmak, të hipte lart në sallonin e gjerë me piktura e katër dyer. E para, për dhomën ku flinte gjyshi, e dyta për dhomën me bojë të miqve, e treta tek e zjarrit, e katërta për dhomën e bibliotekës me nime në krahun jugor plot dritë që përçonte rrezet e diellit përmes tri dritareve të brendshme për në odën e zjarrit. Një zgjidhje e mençur e ustallarëve të panjohur.

Nga oborret dukej kalaja, mali i Gorricës dhe më tej shpesh, kur shkrepte dielli i mëngjesit shfaqej në lartësi madhështor mbi re mali i Tomorit. Në fund të pusit herë pas here shiheshin ngjala që ndaheshin nga tufa në lum, pas shtegtimit të gjatë nga deti i Sargaseve dhe mbërrinin në puset e mëhallës së Sarajeve. Në orë të caktuara dëgjoheshin kambana nga Kulla e Sahatit pranë xhamisë e çezmës dhe zëri i myezinit nga minarja. Në oborr hera herë kryheshin rite fetare. Në raste festash e dasmash dëgjoheshin këngët qytetare beratase të shoqëruara me def e saze. Në ato çaste hareje, kur hëna qe e plotë, dukej sikur zbriste mbi kullat e muret e Kalasë dhe dëgjonte e kënaqur ato këngë të paharruara.

Bahçeja u ngjante oazeve të përrallave arabe, me palma, kopshte, lulishte e zogj. Anës bahçes nxitonte rrjedha e remës, që kthehej më sipër nga lumi me anën e një sfrati me trungje e degë drurësh, më vonë digë betoni. Deri në kohët e vona ai pellg i pastër, ku laheshin të rinjtë, quhej “te trarët.” Dy ledhet e remës i lidhte një urë druri. Pranë saj sillej rrotull me kërkëllima çikriku me kova teneqeje, që hidhte  me gurgullimë ujë në vijën për të vaditur perimet. U bënte mirë, edhe pemëve. Kalimtarët tek kalonin përtej remës deri në kohët e shqetësuara te pasluftës, ndalonin e sodisnin pamjet e pemëve me fruta gjithfarësh, si fiq, kumbulla e rrush i bardhë e i zi në hardhitë, që kacavirreshin në kavakët e lartë; mes tyre arra, lajthi, bajame, mana, ftonjë, shegë, kajsi e zerdeli.

Në një kënd të ngrohtë afër murit dukeshin zgjonjtë e bletëve. Në kohë pranvere e gjatë verës nëpër breg tej remës, vraponin fëmijët e mëhallës me pipëzat e gajdet prej druri të njomë. Disa hidheshin “topçe” në remë dhe ndiqnin rosat. Ato zhyteshin në ujë dhe shfaqeshin larg mbi sipërfaqe. Në freskinë e blerimit, tok me cicërimat e zogjve, ndiheshin edhe xhi-xhi-të e gjinkallave në trungjet pemëve. Bletët, fluturat e pilivesat fluturonin lule më lule. Ndërkohë ndihej mërmërima e uturima nanuritëse e Osumit me ajrin e pastër nga kodrat përtej nën lartësitë e malit Shpirag, që shtrihej si i fjetur nën diell e re.

Gjysh Sulejmani në ditë të kremte priste në atë shtëpi, madje edhe në bahçe nën një qoshk apo verandë të mbuluar, për kafe, drekë a darkë, miq nga qyteti e fshati, zyrtarë, ushtarakë, doktorë, mësues, sherbestarë të feve, si Bab Dud Karbunara, Xhelal Koprencka, Sulo Resuli, Baki Gjebreja, Ibrahim Buharaja dhe shumë të tjerë nga mëhalla, të njohur në gjithë qytetin. Aty, bisedohej edhe për çështje të mëdha, siç qenë hapja e shkollave shqipe dhe ngritja e flamurit në qytet e në Vlorë.

Ç’farë ndodhish ndoqën njëra tjetrën, në rrjedhën e kohës në atë shtëpi të rrallë për nga bukuria, vlerat artistike dhe historia e saj? Mund të tregohen shkurt kështu:

U ndërtua nën pushtimin osman. U gëzua kur lindi djali që do të shquhej më vonë si patriot. Kremtoi në kohën e pavarësisë. U dhunua nga rebelët më 1914, me kërcënime, zënka, sharje e qortime ndaj gjyshit për gjuhën e flamurin shqiptar nga myftiu i Tiranës Musa Qazimi, por nuk u prek. U vlerësua nga albanologët austriak në kohën e Austro-Hungarisë. Festoi në vitin e Kongresit të Lushnjës.

U gëzua më kot në ngjarjet qershorit dhe u braktis nga djali i vetëm i arratisur mal më mal në dhjetorin e shqetësuar dhe mbeti në duart e motrës me të shoqin, telegrafist, i njohur në gjithë prefekturën. Në ato ditë ndodhi diçka e papritur. Një mëngjes trokitën në portën e madhe. Një tog xhandarësh me teneqe vajguri në duar u duk në oborr. Dilni jashtë, thirri kapteri, se kësaj shtëpie do t’i vëmë zjarrin! Për një çast u step, kur pa atë shtëpi aq të bukur. Halla mbylli dyert nga brenda, doli në dritare dhe thirri: po të jeni burra digjeni! Asnjë njeri nuk del nga kjo shtëpi. Kapteri u hutua, edhe më teksa po mbërrin burra e gra nga mëhalla. Me urdhrin e tij xhandarët ngritën teneqetë me vajguri dhe u larguan për të mos u kthyer më.

Në kohën e Luftës italo-greke, në shtëpi me urdhër të Bashkisë u vendosën në katin e parë zyrat e komandës së një reparti ushtarak italianë që kishte fshehur kamionët e luftës me topa e mitraloza në sokakët e lagjes Murat Çelepi. Shpesh herë oficerët dilnin në oborr për të soditur në qiell dyluftimin e ajrorëve anglezë e italianë mbi fushën e Otllakut. Halla e shqetësuar për shtëpinë u fliste oficerëve të hynin brenda. Pasi ikën italianët në qytet erdhën trupat gjermane. Një ditë në oborr u pa një ushtar gjerman pa pushkë e pa helmetë. me kapelën me strehë  në duar. Halla doli e trembur në dritare. Gjermani me duar e kapele bënte shenjë drejt bahçes. U kuptua se lutej për pak kumbulla të një peme rritur vetiu buzë remës, kokrrat e tharta e të cilës njerëzit e shtëpisë nuk i mblidhnin kurrë. Ato piqeshin e binin në remë dhe i merrte me vete rryma e ujit. Merrni, merrni  bëri me shenjë halla. Pas pak ushtari u kthye e tregoi kapelën me pak kumbulla, falënderoi e u largua drejt urës me dërrasa, ku e priste shoku i tij. Një ditë tjetër halla pa një ballist që kishte mundur të ngjitej në një nga kavakët e po shijonte rrushin e verdhë të pjekur për bukuri. O djalë, i bërtiti halla, kjo bahçe ka zot! Hë moj hallo. ia ktheu ballisti, s’u bë kiameti, më shumë se një vesh rrush nuk ha dot. Ja mbarova! Zbriti poshtë dhe duke qeshur kaloi urën e u zhduk.

Kur Shqipëria u çlirua prej “armiqve e tradhtarëve”, siç shkruhet edhe sot nga akademikët e thinjur dhe gazetarët e rinj, erdhën ditë të papara ndonjëherë.

Në kohën e hapjes së tokave të reja, aty nga orët e para të mëngjesit, një zyrtar njoftoi se sipas vendimit të Komitetit të PP dhe Komitetit Ekzekutiv, bahçja qe shtetëzuar për të mbjellë grurë e misër. Halla patriote e luftës, u lodh më kot t’i bindte shefat në Komitet, që pemët të mos priteshin dhe në atë gjendje le t’i mbante ferma e shtetit. Pa kaluar as tri ditë, me përgjegjësin në krye dhjetë punëtorë me sharra e sëpata, u futën në bahçe. Pra, pas pushkatimit e burgosjes së të gjallëve, do të priteshin pa mëshirë edhe pemët e ëmbëla të gjyshit. Përfytyroni për disa çaste rrëzimin e kavakëve të lartë, ku pat hipur ballisti për dy tri vesh rrush, këputjen e dhimbshme dhe harlisjen mbi parcelat e perimeve të hardhive me rrush të verdhë e të zinj; shembjen e zhurmshme të arrës vigane me degë si direkë anijesh e me fletë të blerta; plandosjen e manit të lartë; përmbysjen e pemëve me kumbulla, fiq e fryta gjithfarësh; hedhjen në remë të kumbullës së thartë që kurseu gjermani.

Merreni me mend dhimbjen e hallës dhe fyerjen e rëndë të vëllait nën dhe.

Më pas e kishte radhën tragjedia e shtëpisë së regjistruar nga etnografët si monument kulture. Në oborr u panë disa ustallarë me përgjegjësin e tyre. Mos vallë kishin ardhur për mirëmbajtjen e saj? Përgjegjësi mbante në duar një letër nga Komiteti Ekzekutiv, ku lexohej fjala urdhër, si vendim gjyqi politik nga Komiteti i Partisë së dashur. Halla nuk jetonte më dhe s’mund ta mbronte shtëpinë deri në vetmohim. As trashëgimtarët e saj të pafuqishëm. Dhimbjen me lot e provoi edhe nipi, shkruesi i këtyre radhëve, me punë larg qytetit, i pafuqishëm si të gjithë.

Punëtorët të ngjashëm me xhelatë kohësh barbare, mbanin në duar kazma, lopata, sharra, sëpata, sqeparë, ganxha e qysqi. Sipas vendimit ata rrafshuan një nga shtëpitë më të bukura të lagjes Murat Çelepi tok me historinë saj dhe artin e mjeshtrave të panjohur. Kazma e qysqia shkallmuan muret e gurtë të rrethimit, përmbysën portën e madhe me hark guri; sharra e sëpata shembën tavanet e çatinë e gjerë tok me oxhakët e llambadarët, nimet e shkallët, furrën e qilarin me qypa, hajatin e dhomën e kafesë tok me bibliotekën. Gjithçka me vrull revolucionar. Përse e prishën atë mrekulli bujare? Shkaku nuk u mor vesh kurrë. Mister!

Ndoshta në arkivin e Kino-studios “Shqipëria e Re” ruhet edhe sot një film dokumentar, ku shfaqet ajo shtëpi e bardhë, në të cilën u strehua e sigurt disa ditë e netë, shëndosh e mirë Margarita Tutulani, më vonë rreth tridhjetë hebre dhe ushtarë të sfilitur italianë të arratisur nga kampi gjerman i robërve të luftës.

Disa foto të asaj shtëpie në prag të rrënimit rrëfejnë për hijeshinë e saj edhe në ditët e fundit të jetës. Një etnografe e vonuar në kërkim të veprave monumentale për studime shkencore, ashtu si policët që mbërrijnë disa orë pas krimit, gjeti një rrafsh të pastruar nga mbeturinat e një ndërtese të shkatërruar nga një bombardim në kohë paqeje, edhe heshtje varri.

Tashmë trualli i rrafshuar ka mbetur shkret. Nuk dëgjohen më zërat e një brezi të tërë njerëzish me kulturë që lindën, u rritën, banuan aty e shërbyen në arsim, shëndetësi dhe ekonomi. Pipëzat e gajdet prej druri të njomë të pranverës heshtin. Nuk ndihen as cicërimat e zogjve, as krisma e kaposhit mbi degët e fikut në oborr, as kakarisja e pulave, as xhi-xhi-të e gjinkallave në trungje pemësh, as kërkëllima e çikrikut e llapashitja e krahëve të rosave në remë.

Rema është diku nën themelet e shtëpive pa vlerë. Nuk fluturojnë më bletët e fluturat lule më lule, as pilivesat mbi ujë. Rrezet e ngrohta të diellit e ajri pastër i Shpiragut më kot kërkojnë dritaret varg të shtëpisë së bardhe dhe kurorat e blerta të pemëve.

Askush s’e merr me mend, se ku ndodhej ajo shtëpi zemër gjerë si vetë madhësia e bardhësia e saj. Në atë mëhallë të ngrohtë u rrafshuan, edhe shtëpitë e dijetarit e poetit Vexhi Buharaja, e mësuesve, tregtarëve dhe e zejtarëve të njohur në gjithë qytetin. Edhe shtëpia e vogël me oborr, por e këndshme e pep Avdylit, që mblidhte gjarpërinj në Saraje dhe në remë, për barnatoret, shkollat dhe spitalet. Nuk dëgjohen më, uturima nanuritëse e lumit, as kambana nga Kulla e Sahatit e rrafshuar tok me çezmën, pranë xhamisë në lagjen Murat Çelepi, sipas vendimit zyrtar “Çlirimi”, në qytetin e shpallur MUZE.

Është për të ardhur keq, kur ndonjë nga ish-banorët e asaj mëhalle, që merret me punë arti e me studime të monumenteve të kulturës, i qan hallin Shkodrës e Tiranës për zonat historike, që tashmë pak nga pak po marrin frymë, në një kohë, kur qyteti i vet i lindjes, ka një gjendje të dhimbshme për shkak të shkujdesjes së ish-bashkëpunëtorëve, atij vetë dhe zyrtarëve përgjegjës sot, që mburren me librushkat për turistët. Tashmë në truallin e harruar, shihen vetëm disa shtëpi përdhese. Kalldrëmet e sheshta dhe shtëpitë e mëhallës janë zhdukur.

Pamjet e dikurshme përtej mureve e mbi pemët e bahçes së dhunuar, kanë humbur trishtueshëm. Janë shlyer edhe nga kujtesa. Diku pranë tyrbes së Baba Aliut të shenjtë, prehet gjyshi i urtë. Ai nuk e di seç bëhet me shtëpinë e vet të bukur, ku gëzoi dhe u hidhërua gjatë një pjese të jetës. Edhe hëna, teksa ulet mbi muret e Kalasë, ashtu e zbehtë mallkon e qan. Vetëm mrekullia e Zotit ka shpëtuar nga shfarosja, shegën, mjaltë të ëmbël e plot lëng të fshehur në një kënd muri, që dikur rrethonte  shtëpinë dhe bahçen. Shega qysh nga koha e gjyshit, rrit kokrrat e shëndosha duke dëshmuar, ashtu siç ndodh shpesh pas një masakre barbare, se jeta në atë vend të shenjtë vazhdon. \

blank blank blank blank blank blank blank blank blank

blank

“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”- Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur

Nga Bashkim Trenova

 

Pjesa e parë

SHQIPTARËT SIPAS SERBËVE

(KRIZA LINDORE DHE LUFTËRAT BALLKANIKE) Memorie.al / “Serbët rrjedhin nga sllavët, një numër i madh tribushë që i dhanë jetë popujve sllavë. Mbi origjinat e historisë së sllavëve njohuritë janë modeste dhe jo aq të qarta. Emri i tyre del për herë të parë në shekullin VI pas J. K., kur shkrimtarë bizantinë, fillojnë të flasin për sllavët….”! (Dushan Batakoviç, Milan St. Protiç, Nikola Samarxhiç, Aleksandër Fotiç. Histori e Popullit Serb. L’Age d’Homme. Lausanne. 2005. Fq. 3.)

Sikurse e tregon edhe titulli i këtij vëllimi, analizat, interpretimet dhe komentet që përfshihen në të janë vendosur në një hapësirë kohe të kufizuar: vitet e Krizës Lindore dhe të Luftërave Ballkanike. Janë zgjedhur qëllimisht këto periudha sepse ato, me pasojat e tyre, qëndrojnë në themelet e marrëdhënieve serbo-shqiptare, apo shqiptaro-serbe për të gjitha vitet në vazhdim, deri në ditët tona. Si përjashtim, në pak raste kalohet më parë dhe më pas këtyre viteve, thjesht për të treguar një vazhdimësi strategjie, ambiciesh, praktike dhe llogoresh politike.

Vëllimi paraqet punimet dhe opinionet e 125 politikanëve të lartë serbë, të deputetëve dhe udhëheqësve të partive politike, të akademikëve, të historianëve, të shkrimtarëve dhe të veprimtarëve shoqërorë, të antropologëve, analistëve, gazetarëve, gjeologëve, gjeografëve serbë dhe vetëm serbë. Kjo zgjedhje është e qëllimshme sepse, gjithnjë është mirë të njohësh kundërshtarët, armiqtë, mercenarët dhe argumentet e tyre, njëlloj si edhe ata që u kundërvihen të parëve me realizëm, pragmatizëm apo idealizëm qoftë.

Në vëllim ndeshen dy rryma, (nëse mund të shprehemi kështu), të mendimit politik dhe shoqëror serb për ngjarjet që trajtohen në të. Për përgatitjen e tij janë konsultuar mijëra faqe, janë cituar mbi 100 organe shtypi dhe të medias në përgjithësi si edhe punime e botime, kryesisht serbe apo që u referohen burimeve serbe. Në vendosjen e materialit është ndjekur rendi alfabetik. Përjashtim bën Kapitulli I ku është ndjekur rendi kronologjik.

Për arsye të një shfrytëzimi sa më praktik, materiali, që ekspozohet, është ndarë në katër kapituj. Në tre kapitujt e fundit citohen edhe pjesë nga shtypi i kohës. Në vëllim, si rregull, nuk përfshihen materiale arkivore serbe apo të huaja, as autorë shqiptarë dhe jo serbë. Sigurisht që ky vëllim nuk përfshin tërësinë e botimeve të pa fund të autorëve serbe, që trajtojnë këtë problematikë. Por edhe nuk është qëllim i tij të marrë përsipër ekspozimin e një hapësire, ku autorët shpesh përsëritin njëri tjetrin.

Autori

NË VEND TË PROLOGUT – NJË PROJEKT, DY MEMORANDUME DHE NJË ANALIZË

Projekti ose “Naçertania” e Ilia Garashaninit – politikan, kryeministër i Serbisë gjatë viteve 1852-1853 dhe 1861- 1886:

Serbia duhet të vendoset në radhët e shteteve të tjera europiane, duke krijuar një plan për të ardhmen e saj ose duke hartuar, si të thuash, një politikë të brendshme afatgjatë, parimeve të së cilës duhet t’u përmbahet fort dhe sipas së cilës duhet të udhëhiqet dhe të vendosë pa lëkundje për të gjitha punët e saj.

Lëvizja dhe trazirat midis sllavëve tashmë kanë filluar dhe nuk do të mbarojnë kurrë. Serbia duhet ta kuptojë plotësisht këtë lëvizje dhe rolin apo misionin që do të ketë në të.

Nëse Serbia është e ndërgjegjshme se ç’përfaqson, për pozicionin e saj dhe për popujt rreth saj, ajo do të kuptojë se është ende shumë e vogël, se nuk duhet të qëndrojë në një pozicion të tillë dhe se vetëm në aleancë me popujt e tjerë fqinjë, ajo mund të kryejë detyrat për të ardhmen e saj. Këtu mbështetet plani dhe themeli i politikës së Serbisë, që nuk e kufizon Serbinë me kufijtë e saj të sotëm, por përpiqet t’i bashkojë të gjithë popujt fqinjë serbë.

Nëse Serbia nuk ndjek energjikisht këtë politikë dhe, aq më keq, nëse nuk e pranon, duke dështuar kështu në përgatitjen e një plani të mirë menduar dhe të përshtatshëm për këtë mision, ajo do të tronditet si një anije e vogël nga stuhitë jashtëtokësore derisa në fund do të copëtohet në një shkëmb të madh. Ajo që duam dhe përpiqemi të bëjmë këtu, është të japim një ndihmesë dhe të përgatisim planin e politikës serbe duke respektuar kërkesat e saj natyrore.

Politika e Serbisë

Perandoria Otomane duhet të shpërbëhet dhe kjo shpërbërje mund të ndodhë vetëm në dy mënyra:

ose do të ndahet, ose…
do të rindërtohet sërish nga banorët e saj të krishterë.
Vëzhgime mbi ndarjen e Perandorisë Otomane

…Shteti serb, i cili tashmë ka një fillim të mbarë, por që duhet të përpiqet të zgjerohet dhe forcohet, i ka rrënjët dhe themelet e tij të forta në Perandorinë Serbe të shekujve XIII dhe XIV dhe në historinë e lavdishme dhe të pasur serbe. Nga kjo histori dihet se sundimtarët serbë filluan të merrnin pozicionin që mbante Perandoria Greke (Bizantine) dhe gati ia dolën t’i jepnin fund asaj për të zëvendësuar Perandorinë Romake Lindore të shembur me një Perandori Serbo – Sllave.

Perandori Dushan i Fuqishmi kishte adoptuar, madje, stemën e Perandorisë Greke. Ardhja e turqve në Ballkan e ndërpreu këtë sipërmarrje dhe, për një kohë të gjatë, e pengoi të zhvillohej, por tani që pushteti turk është thyer dhe pothuajse është shkatërruar, e njëjta frymë duhet të veprojë sërish, Serbia të rimarrë të drejtat e saj dhe të vazhdojë sipërmarrjen e ndërprerë.

Prandaj, themelet dhe muret e Perandorisë Serbe, duhet të pastrohen nga të gjitha rrënojat dhe mbeturinat, dhe të zbulohen, në mënyrë që një ndërtesë e re të mund të ndërtohet mbi këto themele të forta dhe të qëndrueshme historike. Një ndërmarrje e tillë do të ketë një rëndësi të paçmueshme dhe do të gëzojë një prestigj të madh, midis të gjitha kombeve dhe kabineteve të tyre; dhe atëherë ne serbët do të dalim para botës si trashëgimtarë të vërtetë të paraardhësve tanë të shquar, duke mos bërë asgjë të re, por duke rivendosur trashëgiminë e tyre.

Kështu, e tashmja jonë nuk do të jetë e shkëputur nga e shkuara, por do të formojë një tërësi të bashkuar, të integruar dhe të rregulluar mirë. Në këtë mënyrë Serbia, kombësia dhe jeta e shtetit të saj, janë nën mbrojtjen e ligjit të shenjtë historik. Aspiratat tona nuk mund të fajësohen si diçka e re dhe e pabazë, si një revolucion apo si një grusht shteti.

Nëse e vlerësojmë ringjalljen e Perandorisë Serbe nga ky këndvështrim, atëherë sllavët e tjerë të jugut do ta kuptojnë lehtësisht këtë ide dhe do ta pranojnë me kënaqësi. Sepse ndoshta në asnjë vend europian kujtimi i së kaluarës historike, nuk është aq i gjallë sa tek sllavët e Turqisë, tek të cilët kujtesa ndaj personazheve dhe ngjarjeve të famshme të historisë së tyre, është e fortë dhe besnike. Prandaj, mund të merret si e sigurt se kjo ndërmarrje, do të pranohet lehtësisht nga populli…!

Serbët ishin të parët, nga të gjithë sllavët në Turqi, që luftuan për lirinë e tyre me burimet dhe forcat e tyre, prandaj ata të parët kanë të drejtën për ta drejtuar më tej këtë ndërmarrje. Edhe tani, në shumë vende dhe në disa kabinete, i paraprihet mendimit se një e ardhme e madhe i pret serbët dhe ky fakt ka tërhequr vëmendjen e gjithë Europës.

Nëse do ta vlerësonim Serbinë si një principatë të thjeshtë, siç është sot, dhe nëse kjo principatë nuk do të jetë bërthama e një perandorie të ardhshme serbe, atëherë bota nuk do të kujdesej për Serbinë më shumë sesa për principatat moldave dhe vllahe ku, nuk është i pranishëm parimi i jetës së pavarur dhe që konsiderohen prej saj vetëm si lavjerrës rusë.

Një shtet i ri serb në jug mund t’i jepte Europës të gjitha siguritë se do të ishte dinjitoz dhe plot jetë, i aftë për të qëndruar midis Austrisë dhe Rusisë. Pozicioni gjeografik i vendit, topografia e tij, bollëku i burimeve natyrore, shpirti luftarak i popullit të tij, ndjenja e tij sublime dhe e zjarrtë kombëtare, origjina e përbashkët dhe e njëjta gjuhë – gjithçka bën fjalë për qëndrueshmërinë dhe të ardhmen e tij premtuese.

Për mjetet me të cilat mund të arrihet qëllimi serb

Mjetet fillestare
Për të përcaktuar se çfarë mund të arrihet dhe si të veprohet, qeveria duhet të dijë kushtet dhe rrethanat e njerëzve, që banojnë në krahinat përreth. Ky është parakushti i parë për të përcaktuar saktësisht mjetet. Prandaj do të jetë e nevojshme, mbi të gjitha, të dërgohen njerëz të gjallë dhe të pa paragjykuar, besnikë ndaj qeverisë, për të vëzhguar kushtet e jetesës të popujve në këto troje.

Në kthim, atyre u duhet kërkuar që të japin raporte të sakta me shkrim. Është veçanërisht e rëndësishme të informohemi për Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë e Veriut. Në të njëjtën kohë, duhet të mësohet saktësisht gjendja në Sllavoni, Kroaci, Dalmaci dhe, natyrisht, këtu përfshihen edhe popujt e Sremit, Banatit dhe Backës.

Këta agjentë duhet të pajisen me udhëzime se si të lëvizin dhe të kalojnë në këto troje. Ata duhet të informohen, ndër të tjera, për vendet dhe njerëzit, të cilëve duhet t’u kushtojnë vëmendje të veçantë. Përveç këtyre udhëzimeve konkrete, atyre duhet t’u jepet një udhëzim i përgjithshëm, i cili do të përmbajë pikat e mëposhtme, që do t’u kërkohet t’i zbatojnë:

Para së gjithash të përcaktojmë marrëdhëniet tona me Bullgarinë

…Shumica e pozicioneve të rëndësishme ushtarake të turqve dhe më shumë se gjysma e ushtrisë së tyre janë aty. Në asnjë vend tjetër europian turku nuk ndihet aq i sigurt dhe më zot se aty.

Bullgarëve u janë hequr të gjitha armët; ata mësuan të nënshtrohen dhe të punojnë – nënshtrimi dhe zelli u bënë natyra e tyre e dytë. Megjithatë, ky vëzhgim nuk duhet të na pengojë të njohim vlerën e tyre të vërtetë dhe as të na bëjë, çka është më e keqja, t’i përçmojmë ata. Është për të ardhur keq që bullgarët, megjithëse janë dega më e madhe e popujve sllavë që jetojnë në Turqi, nuk kanë pothuajse asnjë besim në forcën e tyre, por do të guxonin të provonin të çliroheshin vetëm nën shtytjen e vendeve të huaja [Rusisë].

….Shkurtimisht: Serbia duhet të përpiqet të rrënojë, por vetëm gur pas guri, godinën e shtetit otoman, duke ruajtur materialin e saj të mirë për të ngritur, mbi themelet e forta të Perandorisë së vjetër serbe, një shtet të ri të madh serb. Edhe tani, kur Serbia është ende nën sundimin turk, mund të bëhet puna përgatitore, sepse një veprim i tillë nuk mund të ndërmerret dhe të përfundojë në çastin e fundit.

Për politikën e Serbisë ndaj Bosnjës, Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë së Veriut

Kur i hedhim një vështrim më të afërt topografisë dhe pozitës gjeografike të këtyre trojeve, si dhe traditave ushtarake të banorëve të tyre, mentalitetit dhe mënyrës së tyre të të menduarit, do të arrijmë lehtësisht në përfundimin se, në këtë pjesë të Turqisë, Serbia mund të ushtrojë ndikimin e saj më të madh. Përcaktimi dhe organizimi i vazhdueshëm i këtij ndikimi na duket se është detyra kryesore e politikës serbe në Turqi në kohën e sotme (1844).

Nga këto pika themelore del se nëse do të bëhej një përpjekje për një ndryshim në Bosnje përpara bashkimit të përgjithshëm të Serbisë, një ndryshim i tillë duhet të bëhet vetëm në atë mënyrë që ai të shërbejë si një përgatitje për bashkimin e përgjithshëm të serbëve dhe krahinave të tyre në tërësi. Kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të arritur qëllimet dhe interesat e përbashkëta të të gjithë serbëve. Unë po vendos theksin mbi Serbinë thjesht sepse, vetëm ajo është në gjendje ta përgatisë këtë ndryshim. Duke qenë e detyruar të punojë vazhdimisht për këtë derisa të vijë koha për ta realizuar këtë plan, Serbia do të vazhdojë të përpiqet që ta sjellë këtë moment.

….Serbia në këtë aspekt duhet të kuptojë se ajo është mbrojtësja natyrore e të gjithë sllavëve që jetojnë në Turqi dhe se sllavët e tjerë do t’ia japin këtë të drejtë vetëm kur ajo të marrë përsipër të bëjë dhe të thotë diçka në emër të tyre. Nëse Serbia do t’u jepte fqinjëve të saj shembullin e keq dhe fatkeq se ajo mendon vetëm për veten e saj, pa u kujdesur për hallet apo për përparimin e të tjerëve, dhe se ajo është indiferente ndaj tyre, atëherë ata me siguri do të ndiqnin një shembull të tillë dhe nuk do ta dëgjonin.

….Kontaktet e drejtpërdrejta tregtare me shtetet e huaja përmes Zemunit (Semlin) do të jenë gjithmonë një çështje e dhimbshme. Prandaj, Serbia duhet të sigurojë një rrugë të re tregtare, që do ta lidhë atë me detin dhe do t’i sigurojë një port. Për momentin, rruga e vetme e mundshme është ajo që të çon përmes Shkodrës për në Ulqin. Për këtë punë, qeveria duhet të bëjë hapin e parë duke siguruar dhe caktuar një agjent tregtar në Ulqin…!

….Kjo masë nuk do të ishte më pak e rëndësishme politikisht, pasi agjenti i ri serb do të gjendej në mesin e një popullsie serbe. Situata do të rezultonte në një ndikim më të fortë të Serbisë mbi shqiptarët e veriut dhe të Malit të Zi. Janë këta popuj, që mbajnë çelësat e portave të Bosnjës, Hercegovinës dhe Detit Adriatik. Jemi të sigurt se themelimi dhe krijimi i një agjencie të tillë serbe atje do të kuptohej nga këta popuj si një akt politik me rëndësi të paçmueshme nga ana e Serbisë.

Kështu një bashkim më i ngushtë i banorëve të këtyre krahinave me Serbinë do të ishte një çështje e lehtë…! Karagjorgjeviçi ishte një udhëheqës ushtarak i pajisur natyrshëm me një përvojë të madhe. Por ai nuk mundi të parashikonte rëndësinë ushtarake mbizotëruese që ka Mali i Zi për Serbinë dhe që do ta ketë gjithmonë, sa herë që shtrohet çështja e ndarjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, nga Turqia dhe bashkimi i saj me Serbinë.

Sremi, Backa dhe Banati

Së pari mund të mendohet se Serbia duhet të jetë në marrëdhënie të mira me këto rajone, pasi për nga origjina e tyre, gjuha, feja, ligjet dhe zakonet, ata janë një me serbët e Serbisë…!

Për aleancën me sllavët çekë

Për këta sllavë nuk do të themi shumë për momentin, jo vetëm sepse janë jashtë fushëveprimit të këtij plani, por edhe sepse, për shumëkënd, në pamje të parë do të dukej e parealizueshme. Prandaj, duke kaluar shkurtimisht mbi këtë pikë dhe duke i lënë përparësitë e një aleance të tillë të rrjedhin nga vetë realizimi i këtij plani, ne kufizohemi në rekomandimin se duhet të fillojmë të njohim Serbinë me sllavët e Bohemisë, të Moravisë dhe Sllovakisë dhe ta bëjmë këtë me shumë kujdes dhe mençuri që të mos ngjallim dyshimet e Austrisë.

Memorandumi i Vaso Çubriloviçit

-Politikan, profesor i Universitetit të Beogradit, ministër dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve:

Dëbimi i shqiptarëve

Problemi i shqiptarëve në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore nuk është i ri. Ky problem luajti një rol të madh në jetën tonë në Mesjetë, por mori rëndësi vendimtare veçanërisht nga fundi i shekullit të 17-të, kur masat serbe lanë territoret e dikurshme të Rashkës, migruan në veri dhe në vend të tyre aty u vendosën malësorët shqiptarë. Shqiptarët zbritën pak nga pak nga malet e tyre në fushat pjellore të Metohisë dhe të Kosovës dhe, duke depërtuar në veri, u përhapën drejt Moravës jugore dhe veriore dhe përparuan, nga malet e Sharrit, drejt Pollogut dhe prej andej drejt Vardarit.

Kështu që në shekullin XIX-të u krijua trekëndëshi shqiptar; që i mbështetur në bazën e tij Dibër-Rogoznë, në prejardhjen e tij etnike, depërtoi thellë në trojet tona, arriti në Nish dhe ndau trojet tona të lashta të Rashkës nga Maqedonia dhe Lugina e Vardarit. Ky kënd shqiptar, i populluar nga anarkistë, pengoi në shekullin e kaluar vendosjen e lidhjeve të forta kulturore, arsimore dhe ekonomike midis trojeve tona veriore dhe jugore…! Serbia filloi të rrëmbejë këtë cep shqiptar që në revoltën e parë, duke i përzënë banorët shqiptarë në jug të Jagodinës.

Duke u bazuar në konceptet e gjëra shtetërore të Jovan Ristiçit, Serbia rrëmbeu edhe një pjesë tjetër të këtij rajoni pas pushtimit të Toplicës dhe Kosanicës. Në atë kohë, shqiptarët ishin dëbuar rrënjësisht nga rajonet midis Jastrebcit dhe Moravës Jugore.

I takonte shtetit tonë të sotëm, që nga viti 1918 e deri më sot, të çmontonte pjesën tjetër të trekëndëshit shqiptar. Ai nuk e bëri këtë. Kishte disa arsye, por ne do të përmendim vetëm ato më të rëndësishmet :

Gabimi themelor i autoriteteve kompetente të kohës qëndronte në faktin se, duke harruar se ku ndodheshin, në Ballkanin e trazuar e të përgjakur, kërkonin t’i zgjidhnin çështjet e mëdha etnike me metoda perëndimore…! Ndërsa të gjitha vendet e Ballkanit, që nga viti 1912, e kanë zgjidhur ose janë në vazhdim të zgjidhjes së çështjes së pakicave të tyre kombëtare, me largime të popullsisë, ne ende veprojmë me metodat e ngadalta ose të ngathëta të kolonizimit gradual, rezultatet e të cilave janë negative: statistikat e 18 rretheve që përbëjnë këtë trekëndësh shqiptar, janë dëshmia më e mirë për këtë.
Këto të dhëna statistikore tregojnë se në këto rajone rritja natyrore e popullsisë shqiptare është më e madhe se e jona, përfshirë kolonët (nga viti 1921 deri në vitin 1931, rritja e shqiptarëve ishte 68.060 shpirtra dhe e serbëve 58.745; diferenca është 9.315 në favor të shqiptarëve). Duke marrë parasysh vrazhdësinë e popullsisë shqiptare, rritjen e fortë natyrore të saj si dhe kushtet gjithnjë e më të vështira të kolonizimit sipas metodave të vjetra, ky shpërpjesëtim priret të theksohet gjithnjë e më shumë dhe do të përfundojë duke vënë në pikëpyetje edhe suksesin e vogël, që kemi arritur që nga viti 1918, në fushën e kolonizimit.

Vetë kolonizimi, sipas metodës graduale, nuk u zbatua ashtu siç duhej. Më e keqja është se për një problem kaq të rëndësishëm, ka munguar një plan i caktuar shtetëror, për t’u ndjekur dhe zbatuar nga çdo qeveri dhe çdo regjim…! Në të kaluarën, Serbia e zgjidhte këtë çështje ndryshe:
Karagjeorgjeviçi, Milloshi, Mihailo, Jovan Ristiçi, nuk kishin Ministri të posaçme të Reformës Agrare, as inspektorë të përgjithshëm agrarë, as aparate të shtrenjta, e megjithatë, ata e fshinë elementin e huaj nga Serbia, duke e populluar atë me vendasit e tyre, të cilët shpyllëzuan pyjet e pamasë, duke e kthyer këtë rajon, kaq të ashpër në atë kohë, në Shumadinë e sotme pjellore.

Mijëra familje nuk “kanë zënë rrënjë” në vendet ku janë vendosur që pas luftës. Pikërisht në Kosovë rezultatet ishin më të mira, sidomos në luginën e Llapit, ku vendasit e Toplicës emigruan nga veriu në jug. Këtu u krijuan kolonitë më të vjetra dhe më të qëndrueshme, një përzierje e njerëzve nga rajonet tona të ndryshme. Në rajonin e Drenicës dhe Metohisë nuk kemi pasur sukses…!
Arsyeja kryesore e dështimit të kolonizimit tonë në këto krahina është padyshim se toka më e mirë mbeti në duart e shqiptarëve. E vetmja rrugë e mundshme për të arritur kolonizimin masiv të këtyre rajoneve nga elementët tanë ishte marrja e tokave të shqiptarëve. Pas luftës, në kohën e rebelimeve dhe të veprimeve të komitëve, do të ishte e lehtë të dëboje një pjesë të shqiptarëve drejt Shqipërisë, duke mos legalizuar uzurpimet e tyre dhe duke blerë tokat e tyre. Ne jemi të detyruar të kthehemi këtu te gabimi i rëndë, i konceptimit tonë të pasluftës për të drejtën e posedimit të tokës.
Në vend që të përfitonim nga koncepti që kanë vetë shqiptarët për uzurpimin e tokës nga ana e tyre – të paktë ishin ata që kishin një titull pronësie në kohën e Turqisë dhe, edhe atëherë, e kishin vetëm për tokën e blerë, – ne vetë, në dëm të kombit dhe shtetit tonë, jo vetëm që i legjitimuan këto uzurpime, por, shumë më keq, i familjarizuam shqiptarët me idetë e Europës Perëndimore për pronën private, ide të cilat më parë ishin krejtësisht të huaja për ta. Duke vepruar kështu, ne vetë kemi vënë në duart e tyre këtë armë me të cilën ata do të mbrohen, do të ruajnë tokat e tyre më të mira dhe do të na pengojnë të nacionalizojmë një nga rajonet më të rëndësishme për ne…! Memorie.al

blank

“Ç’më tha Enveri ditën kur u arrestua Koçi Xoxe, dhe si ua dorëzoi dokumentin sekret sovjetikëve”- Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme

Nesti Kerenxhi

“Ndoshta dy vjet më parë, megjithëse kjo nuk ka edhe ndonjë rëndësi të veçantë për çka do të shkruhet me poshtë, në manifestime të ndryshme masive, që zhvilloheshin në vende të ndryshme të Evropës Lindore, me kërkesat për më shumë liri e demokraci, shpalosej madhështore edhe një parullë impresionante: “Proletarë të të gjithë vendeve na falni”! Doemos, lajmet e dhëna në ato vite ishin shpresëdhënëse, tronditëse, veç të tjerash, për këtë parullë të re, tronditëse do të thoja, më bëri shumë përshtypje, e them se për kushtet dhe gjendjen time, ky sllogan i ri, më bëri më shumë kureshtar se çdo lajm tjetër i atyre viteve, për anën e veçantë të tij.

Formimi dhe karriera komuniste e Koçi Xoxes

blank

 

Grupi Komunist i Korçës e zgjodhi pa ngurrim kryetar të tij dhe tashmë dihet se Grupi Komunist i Korçës, nuk e kishte në asnjë periudhë të veprimtarisë së vet, në praktikën e tij terrorin dhe krimin. Kjo praktikë u zbatua kur në krye të PKSH-së ishte Enver Hoxha e, kur Koçi ndodhej në burg. Gjatë Luftës nuk ka asnjë rast të vetëm që të jetë dënuar kush me vdekje, apo që të jetë eliminuar pas shpine me urdhër të Koçi Xoxes, si në ato raste që urdhëronte Enver Hoxha me, Miladin Popoviçin e Dushan Mugoshën.

blank

 

Pas çlirimit të vendit nga okupatorët nazi-fashistë, kurrsesi nuk është bërë asnjë veprim, arrestim, pushkatim, dënim, sekuestrim e kështu me radhë, pa lejen e Byrosë Politike dhe platformës së saj, si dhe pa dijeninë e Enver Hoxhës. Çdo deklarim i kundërt me këto që po them unë, janë shpifje apo mashtrime të qëllimshme. Koçi Xoxe nuk ishte injorant, përkundrazi, ai njihte disa gjuhë të huaja, çka i kishte dhënë këtë mundësi rajoni shumë gjuhë folës, ku ishte lindur e rritur ai deri në moshën 18-19-vjeçare.

blank

 

Ai ishte një nxënës studios i shkëlqyer, çka vërtetohet nga regjistrat shkollore e shumë dokumente të tjera arkivore të kohës.

blank

 

Ai ishte sportist i mrekullueshëm. I qeshur, i dashur dhe i shkueshëm me shokët e të gjitha shtresave; studionte pa u lodhur literaturë marksiste e përparimtare, perfeksionohej në mësimin e gjuhëve të huaja e, sidomos të asaj frënge çka vërtetohet edhe nga praktika zyrtare e korrespondencës me vendet e huaja kur ishte ministër i Brendshëm apo Sekretar Organizativ i PKSH-së, si dhe të tjera fakte si këto i dimë shumë më mirë ne që e kemi njohur në rini e jetuam me të në luftë, në burgje dhe pas lufte në funksione shumë të larta partie dhe qeveritare.

blank

 

Por, po i largohem këtij fakti se do të duket sikur unë po bëj biografinë e Koçi Xoxes, ndërsa qëllimi i këtij shkrimi është krejt tjetër, por në funksion edhe të këtyre shtrembërimeve banale të Enver Hoxhës dhe shumë shokëve dhe shoqeve të tij.

blank

 

Figura e Enver Hoxhës përballë asaj të Koçi Xoxes

blank

 

Në këto kushte, dënimi i Koçi Xoxes, nuk duhet të merret i shkëputur nga dënimet e shumta që u dhanë në vendet e Evropës Lindore, përkundrazi. Nëse kështu, dënimet që iu dhanë atij, duhet të ishin kufizuar vetëm me ato masa që u vendosën në Plenumin e Xl-të të KQ të PPSH-së, pra: përjashtimi i tij nga Byroja Politike, shkarkimi nga detyra e zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme dhe caktimi si ministër i Industrisë e, lënia si anëtar i KQ të PKSH-së.

blank

 

Përse dhe si u hodhën poshtë këto masa? Si u kalua dhe përse në masa të tjera drastike, tej mase të rënda në Kongresin e I-rë të PKSH, në kundërshtim me atë që kishte vendosur Plenumi? Pse iu bënë PKSH mashtrime të tilla rrugaçërore? Gjithsesi këto janë çështje më vete e shumë të rëndësishme dhe për sqarimin e tyre, mendoj se ka ende njerëz të interesuar dhe dokumente autentike që mund të ndihmojnë në zbardhjen e tyre.

Unë mendoj, gjithashtu, se; përcaktimi i saktë i figurës komplekse tepër negative të Enver Hoxhës, do të përcaktojë dhe shumë tipare të tjera pozitive të figurës interesante të Koçi Xoxes. Po iu përmend një fakt, tepër domethënës. Atë ditë që u arrestua Koçi Xoxe, më mori në telefon Enver Hoxha dhe me zë shumë të qetë më tha: “Dëgjo Nesti, sot kemi arrestuar Koçi Xoxen, po ti mos u shqetëso se, kjo nuk ka lidhje me ty”.

Ky lajm doemos mua më befasoi e më tronditi, ndaj nuk mund të mos i thoja Enver Hoxhës: “Shoku Enver, po unë kam qenë zëvendësi i tij dhe nuk di gjë për këtë, pastaj ju po thoni të mos shqetësohem…”! Masat e rënda për mua dhe gruan time do të vijonin më vonë, por unë nuk e kam fjalën atje. Përfytyroni, unë isha ministër i Punëve të Brendshme dhe nuk dija asgjë për këtë arrestim kaq të bujshëm!

Domethënë, Enver Hoxha ishte një diktator, i cili me metoda mesjetare diktonte për çdo gjë. Ai kishte policinë e vet të padukshme dhe me anën e saj godiste befasishëm kur deshte dhe kë person, ose grup personash të deshte. Me gjithë presionet e vazhdueshme dhe përndjekjet e egra, gjithsesi, ka pasur komunistë të ndershëm, të cilët në ato kushte të rënda për PPSH-në dhe vendin tonë, kanë shprehur mendime ndryshe rrymës së shfrenuar të fushatës kundër Koçi Xoxes, si faktet që përmenda pak më sipër dhe kjo dihet më mirë se unë nga shumë shokë të tjerë militantë të partisë e idealistë të saj.

Por le të kthehemi te dënimi dhe eliminimi fizik i tij, i cili nuk mund të merret kurrsesi i shkëputur nga dënimet analoge, që u dhanë me urdhër të Stalinit, në të gjitha vendet e Evropës Lindore.

Josif Broz Tito, guxoi kundër “Zeusit” Stalin

Titizmi u godit si rrymë “regresive antimarksiste e trockiste”, kudo, sepse nuk mund të mos goditej. Së pari, sepse Tito, ishte ai që guxoi i pari t’i bëjë autopsinë personit të Stalinit, e kjo ishte kryesorja, dhe së dyti, sepse ky ishte urdhri, kështu urdhëronte, jo shoku Stalin, por Stalini i Madh. Pse? Sepse J.B.Titoja, ishte i pari që guxoi nga tufa e bindur e vasalëve komunistë kominternistë, që nuk mendonin kurrë me kokën e tyre, por sipas shkopit të dirigjentit, të thyente tabunë e hekurt të autokratizmit e autoritarizmit stalinist.

Ishte ndër të parët, që guxoi të sulmonte kultin prej Zeusi të individit të Stalinit. Në ato vite, kjo lëvizje, kjo rrymë e re e shumë e guximshme e Titos, i ngjau një shpërthimi të madh kozmik, një tërmeti të vërtetë me përmasa kontinentale dhe botërore. Menjëherë pas këtij “tmerri” të jashtëzakonshëm, që ndodhi me denigrimin e figurës “së udhëheqësit të madh të proletariatit botëror”, duheshin marrë masa të tilla tmerri që jo vetëm të llahtariseshin drejtuesit e bindur të Kampit të Socializmit, por edhe çdo anëtar partie i thjeshtë.

Për të vënë në jetë këtë kryqëzatë anti-Tito, “kokat e turkut” u gjetën shumë shpejt, çka nuk ishte e vështirë të gjendeshin disa të tilla, në përbërjen e qeverive autokratike dhe autoritariste ose në gjirin e partive të majta tipike vasale të vendeve të Evropës Lindore. Fat keqët në këtë rast, i caktonte kryeregjisori Stalin, me ndihmën e KGB-së e do të ishin medoemos, ministrat e Punëve të Brendshme të të gjitha vendeve të Evropës Lindore pa përjashtim, si dhe represioni ndaj një sasie marramendëse kuadrosh të devotshëm e besnikësh të komunizmit, të cilët përfunduan në plumb.

Lind pyetja, a pati një urdhër të tillë madhor apo jo? Logjika e sendeve dhe fenomeneve të kohës, ajo e veprimtarisë udhëheqëse dhe e diktatit të Stalinit, praktikisht e pakufizuar edhe jashtë Bashkimit Sovjetik, të dikton të pranosh pa u lëkundur: Po! Për këtë “po”, në vendet Perëndimore ka më shumë se një gjysmë shekulli që po hetohet, gërmohet, studiohet në arkiva të hapura e sekrete. Kërkohet vërtetimi absolut i kësaj “PO” deri më sot dhe një përgjigje të saktë askush nuk e ka gjetur!

Letra sekrete e një vendi Perëndimor, që Enveri ja dorëzoi sovjetikëve

Në atë kohë pra, në vitin 1948, Sigurimi i Shtetit Shqiptar, me anën e një njeriu tonë tepër të besuar, shtiu në dorë një letër, një dokument shumë të rëndësishëm që Ministria e Punëve të Jashtme e një shteti Perëndimor, ia dërgonte legatës së vet në kryeqytetin bullgar në Sofje.

Në atë letër sekrete, kërkohej që të hetohej intensivisht, nëse edhe në Bullgari po punohej e po hetohej për zbulimin e lidhjeve agjenturore të ministrit të Punëve të Brendshme të Bullgarisë, me Jugosllavinë, duke vënë në dukje se një aktivitet i tillë, tashmë po ndodhte me ministrin e Punëve të Brendshëm të Hungarisë, i cili ishte vënë në përpunim. Kopjen e kësaj letre, ia dorëzova menjëherë Enver Hoxhës.

Të nesërmen, këshilltari sovjetik në Ministrinë tonë të Punëve të Brendshme, më kërkon urgjentisht një takim pune si dhe një kopje të këtij dokumenti, madje ai ishte mbushur gjithë zemërim e pakënaqësi ndaj nesh, sepse këtë njoftim kaq të rëndësishëm e kish marrë e para, nëpërmjet rrugëve agjenturore, Ministria e jonë e Punëve të Brendshme dhe menjëherë Enver Hoxha, i cili ja paraqiti të gatshme këtë të dhënë ministrit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë sovjetik në Tiranë.

D.m.th., po merrte njoftim për përmbajtjen e këtij dokumenti me vlera të mëdha e shumë të rëndësishme nga Shqipëria, më parë Ministria e Punëve të Jashtme sovjetike e, më pas KGB-ja, ky organ fuqiplotë, i heshtur e impresionant me reputacion të padiskutueshëm botëror. Përfundimisht, si rezultat i gërmimeve intensive nëpër analet e fëlliqura të shërbimeve inteligjente të shumë vendeve të Botës e, trillimeve të paskrupullta të KGB-ja sovjetike, Lazlo Raiku në Hungari e më parë se ai, Trajço Kostovi në Bullgari, Rudolf Slanski në Çekosllavaki, Koçi Xoxe në Shqipëri, u gjykua e u pushkatua i pari sipas radhës, në këtë proces trullosës si të ishte një reaksion zinxhir bërthamor, në të gjitha vendet e Evropës Lindore.

Sigurisht, pa gjë nuk do të kenë kaluar edhe vendet e tjerë të ashtuquajtura të Demokracive Popullore, si: Lukreciu Patrashkanu e të tjerë në Rumani, Berndt Shtainberger e të tjerë në Republikën Demokratike Gjermane e, kështu me radhë. Vetëm Vladislav Gomulka, pati fatin të mbetet pa u eliminuar fizikisht, sepse më 5 mars 1953 “regjisori i madh”, i këtyre skenarëve makabër, (Stalini), më në fund vdiq në Moskë, në kryeqytetin e vendit të vet të madh…”!

Rehabilitimi i Koçi Xoxes, gjithashtu lidhet logjikisht e krejt natyrshëm me rehabilitimin e të gjithë personave të represuar në vendet e Evropës Lindore. Raiku, Kostovi e Slanski, Patrashkanu, Shtajnbergeri e të tjerë, u rehabilituan mbas analizave dhe rivlerësimeve të figurave që u bënë në këto vende, lidhur me direktivat e Kongresit të XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik e, luftës kundër kultit të individit. Kurse Koçi Xoxe jo!

Ai nuk u rehabilitua! Natyrshëm, lind pyetja: Pse Koçi Xoxe nuk u rehabilitua?! Sepse në Shqipëri, diktatura e Enver Hoxhës nuk u përmbys kurrë. Në një farë mënyre, ideologjia e tij jeton ende edhe sot! Nëse normaliteti i zbatimit të ligjshmërisë do të ishte respektuar në Shqipëri pas eliminimet të “grupit të Koci Xoxes”, çdo gjë do të ishte e justifikuar, por, meqenëse ai vazhdoi edhe më i amplifikuar se më parë, do të thotë se autori i reprezaljeve ishte po ai. Ja, ky ishte përbindëshi Enver Hoxha!

Me sa dihet mirëfilli, nga pëshpëritjet vesh më vesh nga tmerri i shtypjes diktatoriale dhe nga dokumentet zyrtare, presion jo i vogël është ushtruar edhe mbi udhëheqjen e Partisë së Punës të Shqipërisë, nga ana e udhëheqjes sovjetike, për rehabilitimin e Koçi Xoxes e shokëve të tjerë. Veçse, i sigurt është fakti se Nikita Hrushovi, duke rehabilituar plotësisht personalitetin e Titos, punonte që ky rehabilitim të njihej, të legalizohej kudo, në çdo vend ku ai ishte goditur padrejtësisht si rrymë ideologjike e si praktikë shtetërore.

Rehabilitimi i figurës së Titos, donte të thoshte; hedhja poshtë e gjitha akuzave që i ngarkoheshin, doemos midis tyre edhe akuzat që çuan në pushkatimin e ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve të Kampit Socialist.

Kundërshtimi që i bëri kërkesës së rusëve, Enver Hoxha!

Enver Hoxha, për të mbrojtur veten dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk mund t’i pranonte ato këshilla që jepte udhëheqja e lartë sovjetike, ashtu siç nuk pranoi dhe e kundërshtoi me forcë të përbindshme këtë lëvizje, duke shtuar në maksimum terrorin dhe represionin, shantazhin dhe mashtrimin brenda vendit dhe manovrat me ndërkombëtarët. Kështu, është i kuptueshëm edhe qëndrimi i guximshëm i Tuk Jakovës, lidhur me rishikimin e historisë së Shqipërisë, PKSH-së dhe PPSH-së që u analizua në Plenumin e V-të të KQ të PPSH-së në vitin 1955, që e çoi të mrekullueshmin Tuk Jaskova, në dënimin e padrejtë politik me 20 vjet burg, bashkë me guximtarin e pashembullt Bedri Spahiu.

Sa e sa komunistë të tjerë të ndershëm e guximtarë, hodhën në Konferencën e Partisë të Tiranës në vitin 1956, mbi tavolinën e diskutimeve, problemin e rehabilitimit të Koçi Xoxes me shokë? Po diskutime nuk pati, pas Konferencës pati vetëm arrestime. Po ashtu, i kuptueshëm është edhe qëndrimi brilant i Bedri Spahiut në gjyq, për këtë rehabilitim të domosdoshëm. Rehabilitimin e Koci Xoxes, atëhere dhe tani e kërkon koha, sepse ai në fakt, është “Nyja Gordiane” e historisë të PKSH-së, PPSH-së dhe Shqipërisë për kaq vite të lodhshme.

Politologjia, historiografia, sociologjia, diplomacia e të tjera fusha të ndryshme të jetës shqiptare, janë të lidhura drejtpërsëdrejti me zgjidhjen e drejtë të këtij problemi juridik të kancerizuar. Ai,lidhet me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis vendeve fqinjë, rritjen e besimit midis tyre në bazën e koncepteve të reja. Ashtu si edhe në vendet e tjera, çështja e rehabilitimit u bë problem që kërkonte zgjidhje edhe tek ne në Shqipëri, por në të kundërt, u hodh poshtë nën goditjet e pamëshirshme e të egra të proceseve të reja gjyqësore të regjimit të Enver Hoxhës, i cili për të mbajtur pushtetin e tij personal, nuk ndalte përpara asgjëje.

Dua unë apo jo, duan apo nuk duan të zhgënjyerit, duan apo nuk duan demokratët, socialistët apo militantët e çdo rryme politike, duan apo jo enveristët, duan apo jo ekstremistët e djeshëm dhe të sotëm, probleme të tilla që nuk kanë mbetur pak, si peng i së kaluarës dhe i të sotmes; shpejt ose vonë, këto probleme do të analizohen e do të gjejmë zgjidhjen e saktë juridike, morale dhe qytetare medoemos. Historia do ta bëjë edhe këtë detyrë madhore të saj.

Vizita e Enver Hoxhës në Jugosllavi

Kam qenë anëtar i delegacionit qeveritar të kryesuar nga Enver Hoxha, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në Jugosllavi në vitin 1946. Po ashtu, si shumë të tjerë anëtarë të delegacionit, edhe unë kam qenë në delegacion sa për emër e numër, ashtu si edhe gjeneral-major Myslim Peza, kolonel Kristo Themelko, Manush Myftiu, Manol Konomi e shumë shoqërues të tjerë, si; gazetarë, specialistë të ndryshëm, ekonomistë, financierë, inxhinierë, personalitete të artit e të kulturës, historianë, pedagogë etj.

Gjithnjë më ka ardhur pështirë e më vjen krupë edhe sot kur e kujtoj, (më falni për fjalën jo gazetareske dhe pa etikë që po përdor, por s’kam ç’bëj, nuk gjej dot fjalë tjetër ekuivalente), kur më vijnë në kujtesë të ashtuquajturat tregime, ose më mirë të them mashtrime të Enver Hoxhës, mbi atë vizitë zyrtare të nivelit të lartë.

Vizita qe e gjatë në kohë dhe me shtrirje territoriale të gjerë, deri në Kroaci, Slloveni, Serbi, Maqedoni, Beograd etj. Vetëm kohë për të vizituar Kosovën, Enver Hoxha nuk gjeti, sepse plani i detajuar i vizitës në Jugosllavi, ishte përgatitur muaj më parë në Tiranë e Beograd dhe nga servilizmi ndaj Titos se mos ai, mbetej qejfprishur për ndonjë send, nuk kërkoi për të shkuar të vizitonte bashkatdhetarët e vet. Pra, e shiti Kosovën për dy grosh qejf të Titos!

Po një delegacion të madh të kosovarëve, pse nuk kërkoi ta priste në Beograd a kudo? Po një telegram të madh përshëndetës pse nuk ua dërgoi “krye prijësi” i shtetit amë, apo nga frika se mos transmetohej në radio apo botohej në gazetë? Ne, anëtarëve të delegacionit, doemos që na bëri përshtypje shumë të madhe mospërfillja e Kosovës dhe kosovarëve, po a varej gjë nga ne?! Vetëm pëshpërisnim.

Përmasat e gënjeshtrës, mashtrimit e të qëllimit të mbrapshtë për t’i fshehur popullit tonë gjithçka mbi atë vizitë, janë të pakonceptueshme dhe ç´ka e bëjnë këtë tregimtar shumë qesharak në sytë e ndërkombëtarëve, e sidomos të fqinjëve, të cilët e ndiqnin ecurinë e vizitës me shumë interes. Pritjet pompoze dhe lajkat ishin aq të mëdha, sa ne, anëtarëve të delegacionit, na bëri përshtypje të jashtëzakonshme, thua se po bënim ndonjë vizitë në perandorinë e Shahin Shahut të Persisë.

Gjithsesi, ne ishim të prirur të prisnim rezultatet e vizitës “madhështore”. Kur, aty për aty, pa pritur e pa kujtuar, së bashku me Nako Spirun dhe Hysni Kapon, pa njoftimin apo konsultimin më të vogël e më formal me specialistët dhe anëtarët e tjerë të delegacionit, madje pa miratimin paraprak të Byrosë Politike e të Këshillit të Ministrave, Enver Hoxha, nënshkroi vetë të gjitha marrëveshjet, që nga marrëveshja më madhore politiko-juridike, ajo e bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke, e deri te marrëveshja për bashkimin doganor, marrëveshja e paritetit skandaloz monetar, marrëveshja e shoqërive të përbashkëta etj.

Më thoni, ju lutem: ç’i mungonte tjetër këtij vasaliteti total politik e ekonomik? Asgjë! Kurse shpifjet, për të ashtuquajturën Republikë të 7-të të Federatës jugosllave, janë vetëm trillime të Enver Hoxhës, sepse arkitekti i vërtetë i këtyre federatave (sepse ishte parashikuar strukturimi i disa federatave të mëdha sllave) ishte dhe mbeti i madhi Stalin në Moskë.

Por, realizimi i këtyre fantazive të shfrenuara, për ri kompozimin e kufijve të Evropës, pas gjithë atyre sakrificave kolosale aq të mëdha, që bëri bota antifashiste dhe derdhi oqean të tërë gjaku, nuk e lejonin kurrsesi dokumentet, që rregullonin ndërtimin e botës së pas Luftës së Dytë Botërore si: Karta e Atlantikut dhe Dokumentet e Konferencës së Jaltës, si dhe aktet e tjera finale të përfundimit të Luftës.

Pra, pas firmosjes të gjithë atyre akteve zyrtare në Beograd, personalisht nga Enver Hoxha, mungonte vetëm firmosja e akteve finale-formale, shpallja e datës së bashkimit “vëllazëror” të Shqipërisë me Federatën e sllavëve të jugut. Ky ishte mentaliteti oriental prej vasali i Enver Hoxhës. Por, shtetet, të vegjël apo të dobët qofshin, nuk mund të gëlltiten ashtu si i tha Stalini për Shqipërinë Milovan Gjilasit.

Pra, këto janë gjurmët që e kanë “preokupuar” dhe tmerruar vazhdimisht, komandantin tonë bukurosh, Enver Hoxha dhe jo ujku, pra, jo marrëveshjet që kish gatuar e nënshkruar ai vetë me J.B. Titon qysh në vitin 1946, por kolltuku i kreut të vendit.

Nëse do t’i kishte bërë tjetërkush këto akt-marrëveshje, ai do ta kishte cilësuar, patjetër, jo vetëm agjent, por krye agjent, super agjent e një kosh plot me epitete të kësaj natyre, por me siguri, do ta priste edhe asgjësimi fizik, çka për Enver Hoxhën, tashmë ishte gjëja më pa rëndësi, gjëja më e rëndomtë. Ai, eliminimet fizike i mësoi qysh gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ustallarët e tij ballkanikë, i kishte mjeshtra të përsosur.

Bisedat e Enverit me Titon, për vetëvendosjen e Kosovës

Është e turpshme që çështjen e vetëvendosjes së Kosovës, ajo ëndërr aq e përkëdhelur me një dashuri përvëlonjëse për të gjithë popullin shqiptar gjatë LANÇ në Shqipërinë mëmë e në Kosovë, e shtroi në bisedime i pari Titoja dhe jo Enver Hoxha. Kjo është e vërteta. Enver Hoxha, nuk guxonte të bënte një “gabim” të tillë përpara marshallit J.B. Tito. Doemos, Enver Hoxha ishte i parapërgatitur me kohë për atë qëndrim që mbajti në Beograd lidhur me çështjen e të drejtës për vetëvendosje të Kosovës, që në kohën e marrëveshjes së Mukjes.

Por, sidomos kur divizionet tona derdhnin gjakun në Kosovë, Mal të Zi, Sanxhak e në Bosnje, sipas urdhrit të tij si Komandant Suprem. Duhet thënë se për dërgimin e dy divizioneve tona, me moton e ndihmës internacionaliste, nuk ka ndonjë vendim të posaçëm të K.Q. të Partisë apo Qeverisë, por vetëm një kërkesë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave të firmosur nga Tito. Siç duket, për shokun Komandant, dërgimi i forcave të armatosura jashtë territoreve të shtetit, nuk ishte ndonjë çështje e rëndësishme për ta shtruar në Byronë Politike të PKSH-së ose në Qeverinë e Republikës Popullore Demokratike Shqiptare.

Në këtë fushë, historisë bashkëkohore të kombit shqiptar, i del një punë e madhe për sqarimin e qëndrimit të Enver Hoxhës, duke u mbështetur veç të tjerash edhe në materiale e fakte zyrtare të vlefshme e të pavlefshme, që na ka lënë ai vetë në “veprat” e tij të ndritura, letra sekrete e një vendi Perëndimor, që kundërzbulimi shqiptar, shtiu në dorë në Sofje përpara KGB-së dhe si Enver Hoxha, ja dorëzoi ministrit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë sovjetik në Tiranë.

Kush ishte Nesti Kerenxhi?

Nesti Kerenxhi, lind në Korçë, më 5 shtator të vitit 1920 dhe familja e tij është me origjinë nga Vithkuqi, kurse babai i tij, Pilo Kërenxhi, ka qenë shok me Mihal Gramenon dhe Spiro Bellkamenin e, së bashku me ta, ka luftuar për pavarësinë e vendit. Arsimin fillor, plotor dhe Liceun Francez i ka kryer në vendlindje. Me lëvizjen komuniste është lidhur që në vitin 1936-1937, kur zhvillohej Lufta e Spanjës. Në Grupin Komunist të Korçës, është lidhur që në muajin qershor-korrik të vitit 1939. Ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat Grupit Komunist të Korçës, kundër pushtimit fashist. Që me themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, ai është nje nga 200 komunistët e pare te saj.

Me krijimin e qarkorit të partisë dhe atij të rinisë, ka qenë anëtar i tyre. Në vitin 1942, u zgjodh sekretar politik i Komitetit Qarkor të Rinisë. Në Konferencën e Parë të vendit të PKSH-së, në mars 1943, është një nga 6 delegatët e Qarkorit të Korçës. Më pas në mbledhjen kombëtare të rinisë zgjidhet anëtar i KQ të RKSH-së. Me krijimin e Brigadës së IV-ët Sulmuese, caktohet përgjegjës i sektorit politik të brigadës. Me hapjen e kurseve të kuadrove politikë të ushtrisë në Panarit të Korçës, u caktua përgjegjës i shkollës së parë të partisë. Prej këtej niset për të shkuar si përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare pranë Shtabit të Përgjithshëm jugosllav dhe Mareshallit Tito. Në plenumin e 2 të KQ të PKSH-së, rizgjidhet anëtar i KQ të PKSH-së.

Pas çlirimit, caktohet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Mbrojtjes së Popullit (Sigurimit të Shtetit), ku drejtor ishte Koçi Xoxe, me unifikimin e Ministrisë së Brendshme, ministër u emërua gjeneral-lejtnant Koçe Xoxe dhe kolonel Nesti Kerenxhi. Më vonë, Kerenxhi emërohet ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrosë Politike. Pas Kongresit të Parë, ai dhe gruaja e tij, Naxhije Dume, e cila ishte ministre e Arsimit dhe anëtare e KQ të PKSH-së, u përjashtuan nga të gjitha funksionet qeveritare dhe partiake dhe filloi kalvari i gjatë i persekucionit enverist. /Memorie.al

blank

Këte shkrim ia dedikoj mamas time, Valbona Çoku Mirakaj Nga Leon Mirakaj

Asaj e mijra shoqeve e bashkëvuajtësve si ajo të cilat, kaluan mes vështirsive të pafundme por me dinjitet, kalvarin e persekutimit komunist.
Mamas e dhjetra Luba-ve, Natasha-ve e Lana-ve, vajza e zonja qe si ime më, vuajten absurdin e një regjimi kriminal e absurd.
Në foto, mamaja ime ne moshën kur u internua si dhe aktorja e pjesës teatrale,” Luba”.
Vali, Vali !
Vajza e re zgjati kokën nga dritarja. Kishte veshur një fustan që sapo ja kishin qepur. Ishte gati për të shkuar në mbrëmjen e vallëzimit me shoqet.
Në rrugë posht saj, iu bë se pa një zog të madh të zi.
-Kush jeni ? Unë jam Vali
“Luba, Lubaaaaa”!
Jam ulur në platen e teatrit “Kujtim Spahivogli”.
Regjisori, nisi të shpjegojë teknikën e kësaj drame që kish vënë në skenë. Drama titullohej , “Luba” me tekst të Ylljet Aliçkës.
Teknika e dramës, si mbas shpjegimit të tij i qe marrë “borxh” një invenzioni terapeutik të viteve ’70 në Amerikë. Pacientët, kryesisht njerëz që kishin kaluar trauma të forta, i adresonin tek psikoterapeuti e ai, nëpërmjet personave të specializuar, interpretonte para tyre dramën e tyre.
Kjo teknikë, me vonë ishte përvetësuar edhe nga shoqëri teatrore nëpër botë.
Një e tillë po vihej në skenë ndërsa isha në teater me time bij e motrën.
-Kush më kerkon?
-Ti je Vali!?
-Po.
“Mirë-zëri i zogut të zi, që tashmë prej nga dritarja ku vajza e shikonte kishte edhe një kapele në kokë, ishte bërë më i butë.
-Jam i plotfuqishmi i lagjes- duhet të paraqitesh në ora 12 në rajon.
U largua po aq shpejt sa qe dukur në dritare, pa pritur përgjigje.
Vajza pat ngelur e kapur me të dyja duart në parvaz. Nuk kishte kuptuar ende pse e çfarë po ndodhte. Ç’qe ajo thirrje. Madje e harroi në çast. Hodhi sytë nga rruga. Shoqja ende nuk po dukej. U fut brenda .
-Kjo teknikë e re qe kemi adoptuar- vijoi të shpjegonte regjisori, ka të bëjë pra me një terapi, një lloj katarsis që i propozohet publikut nëpërmjet rrëfimit e interpretimit tonë.
Do i lutesha, cilitdo prej jush, që të vinte në skenë, nese ka një histori të rëndësishme për të rrëfyer.
Ta bëjë !
Aktorët tanë do mundohen ta inskenojnë historinë tuaj në bazë të asaj qe ju do rrëfeni.
Heshtje e thellë në sallë.
-Kush ishte ? -i tha gjyshja ulur në një cep të divanit.
Lena !?
Jo, -tha vajza, ndërsa ishte para pasqyrës e po regullonte flokët.
– Jo, i plotfuqishmi i lagjes.
Dora i ngeli mbi flokë e as vete nuk e kuptoi përse.
Ndjeu nje kërcitje të fortë të divanit.
Heshtja vazhdoi disa sekonda.
Me bishtin e syrit, pash time motër e vajzën.
Edhe pse e realizova në çast, pjesa tashmë kishte filluar e gjithshka ishte pjesë e skenarit. Tundimi qe i fortë.
Desha të çohesha.
“Ja, ndoshta ka një person nga salla që do të flasë.
Pra ka diçka për të treguar”.
Nga salla u shkëput një vajzë e re.
Ndjeva një si shkrehje brenda vetes.
Por, edhe një të dytë përreth meje. Salla qe shtendosur.
Vajza e re u ngjit në skenë.
-Si quheni?
-Luba- u përgjigj ajo.
Oborri i rajonit ishte një rremujë e vërtet. Njerëz që vinin e shkonin.
Vajza me fustanin e ri qëndronte ulur në një stol aty.
Askush nuk i qe afruar më.
Kur hyri e u paraqit, polici i dezhurnit e pa gjate nga koka te këmbët e i tha të priste.
Kishte dy orë aty.
Prindërit adoptiv banonin disa orë larg Tirane, se ajo nuk dinte ende nëse ishin lajmëruar nga familja ku aktualisht jetonte. Kushurinj të saj.
Në skenë Luba kish filluar të rrëfente historinë e saj.
Një ruso-ukrainase e martuar me një student shqiptar.
Kish ndjekur atë në kthim e së bashku jetonin diku në Shqipëri.
Kishin një vajzë.
Ai qe inxhinier i zoti e punonte në një minierë të rëndësishme pranë një qyteti të thellë povincë.
Një polic, blu në të zezë, më shumë pinguin se zog i stërmadh i zi, kështu ju duk asaj, u afrua
-Ti je Vali Ç ?
-Po, un jam.
Jeni e internuar në Lushnje. Në degën e brendshme atje, do ju njoftojnë
Stoli ku qe ulur, iu bë prej letre.
Po pse?
Ku duhet të shkoj?
Pse atje?
Une jam nxënëse në vitin e tretë të gjimnazit. Në Lushnje !?
Polici u largua në një si vrimë të vogël të errët, mbrenda rajonit.
Luba rrefeu historinë e saj.
Si ajo e i shoqi ishin dërrmuar pak nga pak prej gjithçkaje që i rrethonte.
E keqja, i kish brejtur ngadalë jeten e sapofilluar.
Smira, injoranca, dëshira për të parë dikë keq si vetja, kish ngjallur gjithë instiktet shtazarake të banorëve të qytezës. Projeksioni i së keqes tek ta, qe palosur mbi normalitetin që çifti e fëmija i tyre, po përpiqeshin të ndërtonin.
Regjimi që si gjithmonë kanalizonte e perfeksiononte këtë të keqe, qe gati si pjesë ekzekutive e kësaj menxyre që po i afrohej çiftit të ri.
Makina ishte një Zil i vjetër rus .
Vajza qe ulur në fund të tij.
Në spondin përballë, nje polic pinte një cigare i përhumbur në mendime.
Për herë të parë asaj dite ndjeu të ftohtë. Flokët, ato që i kish rregulluar aq bukur për mbrëmjen që priste te kalonte, i mërdhinin deri në rrënjë.
Mbas disa orësh ishte në Lushnje, në Degën e Punëve të Brendshme.
Polici kërceu nga makina poshtë e i hapi spondin.
U ul në tokë, por nuk e ndjeu atë nën vete. Ishte krejt e papeshë.
Skenat ndiqnin njëra-tjetrën. Banorët e puntorët e minierës , nën “udhëheqjen e sekretarit te partisë, po kryqëzonin me akuza nga me absurdet, inxhinierin.
Fati i tij tashmë qe një re e zezë pa shi.
E mbarsur me flakë rrufesh të pa ngjyrë e me bubullima, si lehje qensh.
Gjithçka e përcaktuar.
Në gostinë e qenve, secili kish copën e tij të shqyer.
Banorët, inxhinierin e pafat.
Të paaftë te kuptonin pse gjithçka në jetën e tyre qe mbrapsht, urrenin jetën normale të inxhinierit të ri.
Qe me kollaj të shkatërronin atë, se sa të shihnin ku qe faji i mosfunksionimit të asaj tyre.
Aftësia e regjisorit ishte përzgjedhja e aktorëve.
Të gjithë duhet të ishin studentë që sapo kishin mbaruar artin dramatik.
Do isha ndjer komplet në siklet, nëse interpretimi do me vinte nga aktorë tashmë bajat e të mplakur.
E imagjinoja atë që do bënte sekretarin e partisë.
Një rol që kushdi sa herë e kish bërë vite më parë, duke e servirur si modelin e njeriut të ri.
Herë mbas here, ndërsa Luba rrëfente historinë e saj, ndjeja ngashërimin e s’ime bije.
Nuk doja të ktheja kokën.
Ishte radha e saj sot.
Ishte ajo që do donte të ishte në skenë e të rrefente historitë, sa e sa herë të dëgjuara nga gjyshja.
Ulur në tavolinë, qe kryetari i Degës së Punëve të Brendshme. Nje burrë i madh e i paflokë, me dy dhëmbë që i zgjateshin dhunshëm nën buzë.
-Ti je armike e popullit
17 vjeç?
E pastaj!?
Armike je. Armik është yt’at atje në Itali e armike jot’ëm .
Atë do ta shohim, nëse ke bërë a jo. Atë e di partia.
Ti do vesh në internim.
Ashtu eee !?
Ta kishte menduar yt’at e jot’ëm që veprojnë si armiq të egër kundër pushtetit popullor atje.
Ta kishin menduar ata që të lan vetëm. Duhet t’i thuash faleminderit partisë që po të lë një çati mbi kokë.
Po. Do vesh në një kapanon më të tjerë armiq si ti.
Luba tashmë ishte ulur në një karrige. Përballë hetuesi, që me sy çakalli i vështronte gjinjte e kofshët.
Të njëjtin vështrim të uritur të banorëve zomby.
Po i kërkonte një leje të shihte në burg të shoqin. Qe e dërrmuar.
Nuk qe e re për të kjo gjë, por violenca qe e pa krahasueshme.
Gjithsesi vinte nga një vend i kampit socialist, ku burgjet e internimet ishin gjithmonë mbas derës.
Ndërsa kryetrai i Degës i komunikonte që qe e dënuar, me pesë vite internim në kampin e Savrës, në të majtë të saj, si një gjysem hije, ndjeu prezencën e dikujt. Ktheu kokën.
Nje burrë i shëndetshëm me flokë të ngritura sipër si furçë e ashpër, gulçonte. Qafa ju duk e djersirë dhe sytë nën gjysëm errësirën e dhomës edhe më të kuq.
U çua në këmbë në të njëjtën kohë me vajzën e me një shikim të pa ngjyrë i tregoi derën.
Kryetari ndërkohë palosi me shumë kujdes disa fletë, i nënshkroi, i vulosi e në një dosje të lidhur bukur, i sistemoi .
Mori me kujdes në duar dosjen dhe e vuri në sirtarin anash tij.
Kishte kohë që nuk shihte me vajzën.
E hutuar ndoqi me sy dorën e burrit që djersinte në qafë e doli nga dera.
Luba lajmërohet nga rojet e burgut, pjestar të denjë të banorëve të qytetit, se burri i saj kish vdekur në burg.
Salla më dukej si e mpirë.
Ngashërimit të vajzës i qe shtuar edhe ai i s’ime motre.
Duartrokitje në sallë.
Shfaqja mbaroi e aktorët përkuleshin në shenjë falenderimi.
Ime bijë vazhdonte të fshinte lotët.
Mbas saj, një gjuhëtar i shquar, protagonist i “drejtshkrimit 72”, regulloi kapelen mbi kokë e po bëhej gati të dilte nga salla.
Jo shumë ditë më parë i kisha lexuar një intervistë me ditrambe për kohën e diktaturës e për vet diktatorin.
Mbi fustanin e mbremjes kishte hedhur krahëve një triko që në vrap e sipër, gjyshja kish mbërritur t’ia jepte.
I thanë të priste aty.
Do vinte nje karrocë me kuaj e cila çonte bukën ne fshat.
Do hipte te ajo e pastaj me të mbërritur, do paraqitej te kryetari i keshillit të fshatit.
Salla pothuaj qe boshatisur e spektatorët m’u dukën të ngacmuar nga pjesa. Falenderova autorin, të cilin e gjeta te dalja.
E përgëzova.
Si disa të tjerë, autorë e regjisorë, kishte kapur e zhvilluar këtë temë nga e kaluara jonë e tmershme nën diktaturë.
Një gjë për tu lëvduar kjo.
Ajo që nuk e veçonte nga të tjerët, qe zgjedhja e personazheve.
Qenë gjithmonë ish njerez të regjimit, palë me të, ose prodhim i tij, që me dramat e rënies se tyre, krijonin subjekte.
Drama e mijëra shqiptarëve të tjerë, ish kundërshtar të vjetër të regjimit, nuk kishin pothuaj fare qasje në penën e tyre. E kam menduar gjatë këtë gjë.
Ishte një vazhdim i persekutimit nga regjimi e prodhimet e tij kulturore a, diçka tjetër, më e thellë
Jam bindur së fundmi që nuk është vetëm një (retazh) i ish regjimit.
Zgjedhja e një gjenerali bunker, me grua polake, të Lubës ruse, a një të huaj tjetër, brenda këtyre skenarëve, ka diçka tipike shqiptare.
Pikërisht të atyre banorëve që smirëzoheshin a ngacmoheshin në një farë mënyre nga diçka jasht tyre.
Nga një e huaj.
I veti, i ngjashëm me to, nuk i ngacmonte.
I trembte .
Ishte pasqyra ku shiheshin në shëmtinë ku të gjithë kishim përfunduar nën regjim.
Ndaj, më kollaj i huaj.
Më kollaj një i këtyre 45 viteve prodhim. Ata “më mbas”, na kujtojnë lirinë e humbur, qytetarin e humbur, krimin e kryer.
Jo, më kollaj këta të këtyre 45 viteve. Nëse do duhet t’i justifikojmë a t’i sulmojmë në një të ardhme, dimë çfarë duhet t’u themi.
Ishin si ne.
Viktima të asaj që krijuam.
Jo krejt të pafajshëm.
Epilog:
Ajo qe bërë sa një grusht, ulur në karrocën e bukës që po nisej.
Babai, një ish luftëtar i rezistencës antikomuniste, ishte arratisur në Itali me gjithë të ëmën në një histori nga më rokambolesket.
Tipike për t’u treguar nga shkrimtar që do u pëlqente tema e narrativa me të papritura mbas çdo cepi.
E ndjente veten tashmë të braktisur nga gjithçka.
Më të pambrojtur se kurrë.
Ndërsa kuajt ecnin përtueshem në rrugën që e njihnin në memorje tashmë.
Bash në dalje te qytetit, në trotuarin përballë, kish ndaluar burri me qafën kuqe gjithë djers që pa në dhomën e kryetarit të Degës së Brendshme.
Nën dorën e tij të zgjatur e gjithë qime te bardha, qe kapur një vogëlushe, diku te 5-6 vjeç.
Ai eci me vajzën përkrah karrocës për një copë të vogël rruge, pa e kthyer kokën fare.
Vetëm mbas disa metrash, aty kur rruga merrte për të dalë nga qyteti i vogël e ku në të djathë qe një pastiçeri, ktheu kokën nga karroca.
Dukej sikur shihte përtej saj .
Qe vetëm nje moment.
Asaj sytë e tij iu dukën më të kuq e më të lëtyrt.
Me vajzën e vogël përdore, ai u fut në një rrugicë aty pranë. Ajo mendoj duhet të ishte shtëpia e tij.
Ishte 19 Gusht 1961.
Ajo ndjeu prap ftohtë.
Karroca gërrviste rrugën nën trokun e dy kuajve.
Një i kuq e një i zi
Leon Mirakaj
blank

Dosja e plotë e zyrtarit të lartë të FBI të arrestuar: Takimet me Ramën në Tiranë dhe darka Uashington. Me një makinë të parkuar në Nju Jork…

Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme të hënën në darkë pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar.

Ai ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar, ndërsa takimet me Ramën duket se janë organizuar nga një shqiptar tjetër, i cili përshkruhet si “këshilltar joformal” i Ramës.

blank

DOSJA

 

Personi A ishte një shtetas i Shteteve të Bashkuara të natyralizuar, i lindur në Shqipëri dhe banues në Nju Xhersi. Personi A kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

Kompania A ishte një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.

blank

Personi B ishte një shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare e-maili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.

 

***

Duke filluar jo më vonë se gushti 2017, dhe duke vazhduar më pas deri të paktën më 6 maj 2019, në Distriktin e Kolumbisë dhe gjetkë, në një çështje brenda juridiksionit të Degës Ekzekutive të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i pandehuri Charles McGonigal bëri me vetëdije dhe falsifikonte, fshehte dhe mbulonte me dashje faktet materiale me mashtrim, domethënë, McGonigal fshehu vazhdimisht aspekte të marrëdhënies së tij me Personin A që ai kishte për detyrë të zbulonte që krijoi një konflikt aktual dhe të dukshëm interesi midis detyrave të tij zyrtare në FBI, dhe interesat e tij private duke përfshirë atë që McGonigal pranoi më shumë se 225,000 dollarë nga Personi A; udhëtoi me Personin A në Evropë; dhe vendosi marrëdhënie të vazhdueshme me shtetas të huaj të prezantuar me të nga personi A dhe bashkëpunëtorët e personit A.

 

Qëllimi i Skemës

blank

  1. Qëllimi i skemës ishte që i pandehuri McGonigal të fshihte nga FBI-ja dhe nga publiku, informacione materiale, që është, natyra e marrëdhënies së tij me Personin A, për të përfshirë marrjen e të paktën 225,000 dollarëve nga personi A, udhëtimi me personin A në Evropë dhe marrëdhëniet e vazhdueshme me shtetas të huaj të prezantuara me të nga personi A dhe bashkëpunëtorët e personit A, të cilat i pandehuri McGonigal duhej të raportonte dhe të cilat krijuan një konflikt aktual dhe të dukshëm interesi midis detyrave zyrtare të të pandehurit McGonigal dhe interesave të tij private financiare.

Midis shtatorit 2017 dhe qershorit 2018, i pandehuri McGonigal dorëzoi dhe bëri që të dorëzoheshin formularët FD-772 dhe FD-772b që falsifikonin, fshihnin dhe mbulonin marrëdhënien dhe udhëtimin e tij me Personin A. Pra, në të njëjtën kohë me periudhën kohore kur ishin paratë. i pandehuri McGonigal udhëtoi me Personin A në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës në disa raste dhe raportoi në mënyrë të rreme natyrën dhe qëllimin e udhëtimit në FBI në formularët FD-772 dhe FD-772b, duke përfshirë: dështimin për të identifikon Personin A si shoqërues udhëtimi, duke dështuar në identifikimin e vendeve të vizituara, duke karakterizuar në mënyrë të rreme qëllimin e udhëtimit dhe duke raportuar në mënyrë të rreme se nuk do të kishte kontakte të huaja të raportueshme gjatë udhëtimit, pavarësisht se i pandehuri McGonigal kishte ndërmend të takohej dhe takohej me shtetas të huaj, duke përfshirë ndër të tjera Personin B, me të cilin i pandehuri McGonigal kishte një marrëdhënie të vazhdueshme.

Mes të paktën gushtit 2017 dhe shtatorit 2018, i pandehuri McGonigal gjithashtu nuk arriti të zbulonte kontaktet e vazhdueshme me shtetas të huaj duke përdorur formularin FD-981 siç kërkohet.

  1. i pandehuri McGonigal u angazhua në një marrëdhënie financiare private me Personin A që në fakt ose në dukje binte ndesh me detyrat e tij zyrtare të FBI-së. Për shembull, ndër të tjera, i pandehuri McGonigal bëri që FBI-NY të hapte një hetim penal të një shtetasi amerikan, në të cilin Personi A do të shërbente si një burim njerëzor konfidencial, dhe i pandehuri McGonigal u përpoq të organizonte një takim midis personave C dhe D.

Ekzekutimi i skemës

Në vazhdim të skemës për të fshehur natyrën e marrëdhënies së tij me Personin A që i pandehuri McGonigal kishte për detyrë të zbulonte dhe të përmbushte qëllimin e saj, i pandehuri McGonigal kreu dhe shkaktoi kryerjen e veprimeve të mëposhtme, ndër të tjera:

  1. Jo më vonë se gushti 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Personin A dhe pyeti nëse Personi A mund t’i siguronte para atij.
  2. Më 5 shtator 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një formular FD-772 në FBI për udhëtimin e ardhshëm “jozyrtar” në Shqipëri. Paraqitja në mënyrë të gabuar nuk arriti: (a) të identifikonte se Personi A do të ishte një shoqërues udhëtimi, (b) të deklaronte se akomodimi do të sigurohej pa pagesë dhe kush do të paguante për të, (c) të deklaronte se i pandehuri McGonigal do të ishte duke udhëtuar në Kosovë përveç Shqipërisë, dhe (d) të identifikojë çdo kontakt të huaj të pritshëm të raportueshëm, duke përfshirë Personin B, ose ndonjë shtetas tjetër të huaj me të cilin i pandehuri McGonigal kishte një marrëdhënie të vazhdueshme.

Më 7 shtator 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Personin A dhe diskutoi se Personi A po punonte për paratë dhe se Personi A mund t’ia siguronte McGonigalit pak nga pak.

  1. Më datë 7 shtator 2017, i pandehuri McGonigal ka udhëtuar me avion me personin A nga Shtetet e Bashkuara për në Shqipëri, ku gjatë disa ditëve në vijim janë takuar me personin B dhe shtetas të tjerë të huaj. As McGonigal dhe as FBI nuk kanë paguar për strehimin e McGonigal gjatë kohës që ishte në Shqipëri.

Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit. Personi A dhe personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës. i pandehuri McGonigal i ka ofruar Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të personit B.

  1. Në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga Personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar.

Më 10 shtator 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me makinë nga Shqipëria për në Kosovë, së bashku me personin A dhe të tjerë, ku i pandehuri McGonigal u takua me dhe i dha mjetet e FBI-së për një politikan kosovar. Menjëherë pas këtij udhëtimi në Kosovë, i pandehuri McGonigal dhe personi A, duke udhëtuar së bashku, janë kthyer në Shtetet e Bashkuara.

  1. Pas udhëtimit të tij në Shqipëri në shtator, i pandehuri McGonigal mbajti një marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë.
  2. Më 5 tetor 2017, jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në qytetin e Nju Jorkut, i pandehuri McGonigal mori afërsisht 80,000 dollarë nga Personi A. Në vjeshtën e vitit 2017, në rezidencën e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal mori edhe dy herë të tjera para të gatshme nga Personi A, në shumën rreth 80,000 dhe 65,000 dollarë. i pandehuri McGonigal i kishte treguar personit A se paratë do të ktheheshin.
  3. Më 16 tetor 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një FD-772b në lidhje me udhëtimin e tij në shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Parashtresa në mënyrë të gabuar nuk zbuloi se i pandehuri McGonigal ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri dhe me një politikan kosovar në Kosovë dhe mohoi në mënyrë të rreme që i pandehuri McGonigal t’i kishte zbuluar punësimin e tij një shtetasi të huaj jashtë biznesit zyrtar të FBI-së.

Më 15 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një FD-772 për udhëtimin e ardhshëm “zyrtar” në Austri. Paraqitja në mënyrë të gabuar nuk arriti: (a) të identifikonte që Personi A do të ishte shoqërues udhëtimi, (b) të identifikonte se çdo akomodim ose akomodim do të sigurohej pa pagesë ose kush do të paguante për to, (c) deklaronte se i pandehuri McGonigal do të të udhëtojë në Shqipëri përveç Austrisë dhe (d) të identifikojë çdo kontakt të jashtëm të parashikuar të raportueshëm.

  1. Më 17 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me avion për në Austri.
  2. Më 18 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal dhe një prokuror i Departamentit të Drejtësisë intervistuan të njëjtin biznesmen shqiptar dhe politikani i pandehur McGonigal që kishte takuar gjatë udhëtimit të tij në shtator 2017. Personi A mori pjesë në intervistë si përkthyes. Asnjë dokument që autorizonte ose financonte shërbimet e interpretimit nuk iu dorëzua FBI-së nga i pandehuri McGonigal. FBI nuk ka të dhëna zyrtare të intervistës.
  3. Më 18 nëntor 2017, pas intervistimit, i pandehuri McGonigal dhe personi A kanë udhëtuar me avion nga Austria në Shqipëri, ku janë takuar sërish me të njëjtin biznesmen dhe politikan shqiptar, këtë herë pa pjesëmarrjen e prokurorit të Departamentit të Drejtësisë. Biznesmeni dhe politikani shqiptar diskutuan mundësitë e biznesit me – të pandehurin McGonigal dhe Personin A.
  4. Më 19 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal u takua me personin B në Shqipëri për darkë dhe pije.
  5. Më 20 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Kryeministrin e Shqipëria në Shqipëri.
  6. Më 21 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal ka udhëtuar me avion nga Shqipëria për në Austri, dhe më pas u kthye në Shtetet e Bashkuara. As McGonigal, as FBI, nuk paguan strehimin e McGonigal-it ndërsa ai ishte në Shqipëri.
  7. | Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi Departamentin e Drejtësisë, prokurori i përmendur më lart, për një hetim të ri të mundshëm penal që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare e ndryshme nga ajo në të cilën ishte anëtar kryeministri. Një ditë më parë, ai mori informacion nga Personi B në lidhje me qytetarin lobist amerikan.
  8. Në dhjetor 2017, McGonigal darkoi në Uashington, D.C. me personin A dhe Zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe darkuan në Neë York City me Personin A dhe Kryeministrin e Shqipërisë.
  9. Më 4 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion në lidhje me qytetarin amerikan që ishte lobisit dhe e kishte origjinën nga Personi A, dhe ai ia përcolli informacionin një agjenti tjetër special të FBI NY të nesërmen.
  10. Më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal paraqiti një formular FD-772b në lidhje me Udhëtimin e nëntorit në Austri i përmendur më sipër. Parashtresa në mënyrë të gabuar nuk e zbuloi që i pandehuri McGonigal kishte udhëtuar si në Shqipëri ashtu edhe në Austri, ose që ishte takuar me të dy, Personin B ose Kryeministrin e Shqipërisë.
  11. Nga 21 shkurt 2018, deri më 24 shkurt 2018, i pandehuri McGonigal udhëtoi me personin A në Shqipëri, por ai nuk e raportoi udhëtimin në FBI siç kërkohej duke përdorur Format FD-772 ose FD-772b.
  12. Më 26 shkurt 2018, FBI-NY hapi zyrtarisht një hetim penal u përqendrua në lobistin qytetar amerikan me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij. Personi A u identifikua më vonë nga FBI-NY si një burim njerëzor konfidencial që e mbështet hetimin dhe Personi A i dha informacion FBI-NY gjatë hetimit. Personi B më vonë ndihmoi në lehtësimin e një takimi midis FBI-NY dhe dëshmitarëve të vendosur në Evropë duke paguar shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarit.
  13. | Më 4 mars 2018, i pandehuri McGonigal darkoi në Uashington, DC, me, midis të tjerëve, Personin A, Kryeministrin e Shqipërisë dhe një ish-agjent special i FBI-së që punonte në një firmë ndërkombëtare shërbimesh profesionale.
  14. Nga 26 prilli 2018, deri më 2 maj 2018, i pandehuri McGonigal udhëtoi me Personin A në Evropë, përfshirë Shqipërinë, por nuk e raportoi udhëtimin në FBI siç kërkohej duke përdorur format FD-772 ose FD-772b.

47, Më 10 qershor 2018, i pandehuri McGonigal dorëzoi një formular OGE-278 që gabimisht nuk arriti të përfshijë ndonjë informacion në lidhje me rreth 225,000 dollarë që ai kishte marrë nga personi A.

  1. Më 6 maj 2019, rreth nëntë muaj pas daljes në pension nga FBI, i pandehuri McGonigal dorëzoi një formular OGE-278 që në mënyrë të gabuar nuk përfshinte ndonjë informacion rreth tij përafërsisht 225,000 dollarë që ai kishte marrë nga Personi A ose si aktiv ose detyrim.
blank

Përgjimet në burgun e Burrelit- “Kur Xhavit Qesja mësoi se familja Popa u fut në ambasadën italiane në Tiranë, erdhi në qejf dhe me Edip Ohrin e Kiço Ngjelën…”

Memorie.al publikon një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese.

Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit.

Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij.

 

Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Relacion sekret i Punëtorit Operativ të burgut të Burrelit, PIro Nuredini, lidhur me të dhënat biografike të të dënuarit Xhavit Qesja, si dhe pikëpamjet politike e qëndrimin e tij gjatë periudhës që ai vuante dënimin në atë burg dhe marrëdhëniet e raportet që ai mbante me të dënuarit e tjerë

                                                                                                                           Sekret

                                                                                                                  Burrel, më 26.11.1986

                                                                       R E L A C I O N

 

Në vitin 1958 pas Kongresit të XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Konferencës së Partisë të vitit 1957 për Tiranën, Xhaviti duke qenë me studime në Bashkimin Sovjetik, shfaqi pikëpamjet e tij anti-parti, duke e quajtur qëndrimin e Partisë sonë në lidhje me Jugosllavinë e Poloninë, si një qëndrim jo të drejtë.

Për këto gabime, ai thirret nga Moska ku ishte me studime, në Komitetin Qendror të Partisë sonë, u këshillua, u largua nga studimet dhe u transferua në Elbasan, me detyrën e nënkryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Qarkut.

Pas këtyre veprimeve, Xhavit Qesja filloi të propagandojë kundër Partisë dhe vijës së saj politike, duke thënë se në vijën e Partisë sonë ka gabime, por këto gabime nuk njihen nga udhëheqja e saj, mbasi ka frikë se humbet postet që ka.

Qëndrimi i Partisë sonë, vazhdon ai, në marrëdhëniet me Jugosllavinë, nuk është i drejtë…! Partia ka gabime dhe këto janë jo më pak se ato në kohën e Kocit, gjë që faktohet me arrestimet e masat e shumta kundër personave që nuk janë armiq, si p.sh., Tukut, (Jakova. P.N.) Bedriut (Spahiut P.N.) etj.

 

Dënimi i Daliut (Ndreu P.N.), dhe i Lirisë (Gega P.N.) si njerëz agjentë të një shteti të huaj, është një akuzë përkundër Jugosllavisë…!

Njëkohësisht gjatë kësaj periudhe, Xhaviti krijoi lidhje shoqërore me dhe me një sërë elementësh antiparti, si: Agron Frashëri, Angji Faber, Nazmi Batalli, Aleko Kolaci, Xhevdet Petrela, etj.

Përsa sipër në vitin 1957, Xhaviti u muarr në përpunim aktiv 2/A për veprimtari anti-parti dhe në vitin 1958, u internua më Zvërnec të rrethit të Vlorës, ku edhe aty vazhdoi përpunimi i atij 2/A.

Duke qenë se në kampin e internimit në Zvërnec, Xhaviti e intensifikoi veprimtarinë e tij armiqësore duke propaganduar kundër vijës politike të Partisë dhe pushtetit popullor në radhët e të dënuarave, e në radhët e ushtarëve të këtij kampi, në vitin 1967 u arrestua, u dënua me dhjetë vjet heqje lirie, dënim të cilin erdhi për t’a vuajtur në Repartin 321 Burrel, qysh në atë kohë.

 

Gjatë vuajtjes së dënimit në këtë repart, Xhaviti u dënua me dhjetë vjet të tjera heqje lirie, për agjitacion e propagandë armiqësore, të zhvilluar në kushtet e vuajtjes së dënimit.

Gjatë vuajtjes së dënimit në Repartin 321 në Burrel dhe përpunimit që i’u bë Xhavitit, në ngarkim të tij dolën një sërë materialesh të tjera që vërtetonin qenien e tij në një veprimtari të organizuar armiqësore kundër udhëheqjes së Partisë, në bashkëpunim me elementët të tjerë anti-parti, e konkretisht:

“E burgosura Zyme Peza, lidhur me Xhavit Qesen, ka deponuar: Funksionari i Legatës jugosllave, Radevoji Geniç, më ka pyetur se, për çfarë arsye është kthyer nga Moska Xhavit Qesja dhe këtë unë desha ta mësoja. Unë i thashë se nuk di gjë, ndërsa më vonë, unë nuk pata mundësi se u arrestova”.

Në vitin 1961, Xhaviti i ka thënë bashkëpunëtorit “Shkumbini”, kur erdhi Tuk Jakova në Berat, unë isha sekretar i Komitetit të Partisë dhe meqenëse nuk mundja t’i flisja, kufizohesha vetëm me një përshëndetje me buzëqeshje. Kjo të ngelet midis nesh.

– I arrestuari Teme Sejko, në mars të vitit 1961, ndër të tjera ka deponuar: “…Në bisedat me Panajotin (Plaku. P.N.), unë kam sqaruar se në vend ekzistonte një opozitë në kundërshtim me udhëheqjen e Partisë dhe pushtetin, me të cilën ishte i lidhur edhe Panajoti.

– Panajoti më ka përmendur se opozita ishte goditur rëndë pas përjashtimit nga Komiteti Qendror të Tukut dhe Bedriut. Më ka treguar se në këtë punëra bënin pjesë: Hulsi Spoahiu, Tahir Kadareja, Pëllumb Dishnica, Myzafer Spaho, Xhavit Qesja dhe më vonë më ka treguar dhe për Dali Ndreun dhe Liri Gegën…”.

– Arratisjen e Panajot Plakut, Xhaviti e ka konsideruar si një akt trimërie dhe vepër të rëndësishme politike, duke thënë se: Panajoti do të sqaroj Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe do të nxjerr në shesh të palarat e Partisë sonë, etj.

– Bashkëpunëtori “Shkëlzeni” në 1961-in, ka informuar ndër të tjera se: në prag, gjatë dhe pas Kongresit të XXII-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Xhavit Qeses, Pëllumb Dishnicës, Maqo Çomos etj., u ishte ngritur shumë hunda, duke pritur përmbysjen në Shqipëri, aq sa, më 6 nëntor arritën të organizojnë një manifestim për të shprehur entuziazmin për sulmet e Hrushovit kundër PPSH-së, në të cilën foli Xhavit Qesja, duke ngritur gotën për Nikita Sergejeviç Hrushovin…! Xhaviti, Pëllumbi dhe Maqo, vazhdojnë të rrinë bashkë duke biseduar për të treguar se nuk u ka rënë morali, këndojnë këngë etj.

 

Në procesin e datës 16.3.1961, Tahir Demi ndër të tjera ka deponuar: “…Në mars të vitit 1957, Xhavit Qesja është caktuar nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv i K.P të rrethit të Elbasanit. Di që, Xhaviti ditët e para të ardhjes së tij në Elbasan, është takuar me Bedri Spahiun.

Mbasi u lidhën me Bedriun, Xhaviti më ka prurë një letër mua nga Bedriu, në të cilën më shkruante se Xhaviti është njeriu jonë, kështu që me të, mund të bisedoja lirisht. Xhaviti ishte në dijeni që Bedriu dhe Tuku, ishin në lidhje me Panajot Plakun, përkundër udhëheqjes së Partisë. Për lidhjet tona me Zbulimin Grek, nuk kemi biseduar”.

– Bashkëpunëtorit “Pëllumbi”, Xhaviti ndër të tjera i ka folur edhe në këtë mënyrë: “…Urrej shumë, jo vetëm Partinë tonë dhe sistemin socialist, por gjithë sistemin socialist e komunist të aplikuar deri tani në gjithë vendet e botës.

Unë dëshiroj një sistem socialist….të njëllojtë me vendet perëndimore Amerikë, Angli, Francë, Itali etj., ku në ekonomi të lozi rol kryesor fitimi personal…!

Po të shohësh me tendencat vetjake, despotike e aziatike, del figura e Timurlengut të shekullit të XX-të, të veshur me petkun e krye komunistit Stalin, që mbeti në histori si njeriu më barbar…!

Ne flasim për kushtetutën tonë si më e mira në botë, po a e di ti se në Angli nuk ekziston fare kushtetutë dhe në Angli ekzistojnë të gjitha bindjet politike…”?

 

Xhavit Qesja – thotë bashkëpunëtori “Pëllumbi”, po influencon mbi të rinjtë e burgosur….me pikëpamjet e tij antisocialiste e komuniste e properëndimore social-demokrate. Xhaviti me Bedriun, (Spahiu – P.N.), kanë një platformë.

– Ata thonë: më mirë 100 herë janë kriminelët e vendit, për udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit tonë, se sa çizmja e gjakosur e muzhikut rus…! Xhaviti meqenëse studion shumë, ka influencë në të gjithë, me përjashtim të Maqos (Çomo – P.N.), Koços (Tashko- P.N.) e Dilaver (Radëshit-P.N.), të cilët kanë urrejtje të tërbuar për njëri tjetrin. Xhaviti është agjitator i stërholluar, di dhe nuhat tendencat e bashkëbiseduesit dhe e përpunon me marifet…!

– Në bisedat që ka bërë me bashkëpunëtorin “Beni”, pas goditjes së Beqir Ballukut, Xhaviti është shprehur me keqardhje për të, duke thënë ndër të tjera: “…Patjetër ka ngjarë diçka e rëndë me Beqirin.

Beqirin e njoh nga afër nga batalioni Krujë-Ishëm…është babaxhan, i thjeshtë…! Nuk është njeri i komploteve dhe prapaskenave…ndoshta ka vrarë veten! Ka qenë një nga shokët kryesore të udhëheqësit kryesor. Me udhëheqësin kryesor të qeverisë, nuk ka shkuar asnjëherë mirë”.

 

…Udhëheqësi kryesor nuk i beson udhëheqësit të shtetit, por e mban si dorë e fortë. Udhëheqësi kryesor i qeverisë, vetëm përfiton nga kjo, por edhe këtu, pa guxuar të dalë si flamurtar i situatës dhe për këtë ka mësues të mirë dhe dinake të shoqen…etj.

Bashkëpunëtori “Butrinti” në dhjetor të vitit 1981 (Mehmet Shehu, nuk e kishte vrarë veten – P.N.), thotë se: Xhavit Qesja na del se shpresën e ka në faktorin e brendshëm. “Ta ardhmen e shikoj në përparimin e vendit – thotë ai- në Universitetin, në Akademinë, në shkencën teknike, përvetësimi i dijeve shkencore nga rinia, kjo është ëndrra ime, këtu i kam shpresat. Vetëm kjo e atëhere do të bëj revolucion. Rinia do të shikojë e gjykojë me objektivitet edhe gjithë ngjarjet historike.

Në mensë është kërkuar e arrirë, që në emër të moskrijimit të tensioneve e shqetësimeve, të mos bisedohet. Iniciator ka qenë Xhavit Qesja dhe kjo është pranuar. (Xhaviti, duhet të dyshojë për vendosjen e mjeteve të Teknikës Operative në mensë).

Mbas cilësimit të Mehmet Shehut si armik, Xhaviti ka shtuar shumë bisedat dhe miqësinë me Maqo Çomon, Bardhyl Belishovën, Fadil Paçramin, Todi Lubonjën.

 

B – Bashkëpunëtori “I Penduari”, në tetor 1984, informon se të dënuarit antiparti në burgun e Burrelit, janë ndarë në dy grupime. Grupimi kryesor dhe që përfshin shumicën dërmuese, është i atyre që nuk kanë njohur dhe s’njohin të kenë asnjë fajësi dhe se e quajnë veten të dënuar padrejtësisht.

Në këtë grup hyjnë: Maqo Çomo, Bardhyl Belishova, Xhavit Qesja, Gjergj Titani, Fadil Paçrami, Gjin Marku, Todi Lubonja, Sadik Bekteshi, Vaskë Gjino, Arif Hasko, Andon Shehti dhe Abaz Fejzo. Ky është grupi kryesor, por edhe në këtë ka pikëpamje e mendime të ndryshme.

…Një pjesë e këtij grupi është me pikëpamjen se rruga dhe vija që ndjek Partia jonë, s’është e drejtë, është dogmatike, sektare, ose komunizëm aziatik, siç e ka quajtur Xhavit Qesja. Këta janë për një liberalizëm, ose për një “demokraci të vërtetë”. Këtu hyjnë: Todi, Fadili dhe Xhaviti.

I dënuari Hazbi Lamçe, më 10.1.1986, ka denoncuar se Gjergj Titani i ka thënë: “Kam zbuluar një gjë të madhe, se Xhavit Qesja, është spiun i italianëve. Këtë e mësova nga Elami Hadua, i cili më tha që më 1942-in, Elamiu dhe Xhaviti kanë qenë në burg të dy dhe Xhaviti, megjithëse ishte dënuar më shumë se Elamiu, doli shumë shpejt nga burgu, se ati ishte interesuar pranë Mustafa Merlikës, me pare apo me miqësi, nuk e di, por ky në fakt, doli nga burgu.

Nëna e Xhavitit, është motra e Kontit Ferra në Itali dhe nga kjo ne mendojmë se familja e Xhavit Qeses dhe ky vetë, kanë lidhje me italianët edhe nëpërmjet Moisi Popës, i cili në atë kohë ka qenë ambasador në Itali. Pikërisht – vazhdon Gjergji – në momentin që Xhaviti mësoi se familja e Moisi Popës u fut në ambasadën italiane në Tiranë, ky ndryshoi, erdhi në qejf dhe shfaqej entuziast, duke u shoqëruar e biseduar me Edip Ohrin dhe Kiço Ngjelën”.

Vlen të përmendet se kohët e fundit, Xhaviti është shkëputur nga të dënuarit e tjerë anti-parti në burgun e Burrelit dhe pothuaj me të gjithë i ka marrëdhëniet të ftohta, kjo edhe për arsye se Xhaviti është prototipi i tipit skolastik, gjë që për të dënuarit e tjerë, e veçanërisht për Gjergj Titanin, është i bezdisshëm. Xhaviti është mbyllur në guaskën e tij, duke u marrë me përkthime të literaturës së dhënë nga ana jonë.

blank

“Pasi sekretari i partisë i quajti ‘imoralë të degjeneruar’, ai nxori revolen dhe qëlloi në kokë mësuesen e…”- Ngjarja tragjike në Tepelenë që alarmoi Enver Hoxhën

Ishin ditët e fundit për maturantët shkollës “Jani Minga” të Vlorës, të cilët, pasi të përfundonin provimet, do të merrnin diplomën e mësuesisë. Si çdo maturant, edhe Xhevairja, ndjente shqetësimin dhe gëzimin e mbarimit të shkollës dhe shpesh tërhiqej nga shoqëria dhe ëndërronte. “Si do të jetoj pa shoqet e mia? Kemi ndarë gëzimet dhe shqetësimet… kemi ndarë dhe emocionet tona të para duke treguar njëra – tjetrës me një sinqeritet dhe çiltërsi fëmije. Si vallë do jetoj larg tyre?” – mendonte dhe shfletonte fletoren e kujtimeve e cila ende s’kishte përfunduar, por Klodi, Shpresa, Vitoria, Merushja, Penelopi, Nadineja, Hamideja, Pashako, Vangjelia, Elpiniqi…i kishin hedhur ato me shkrim të bukur, ku shprehnin dashurinë e pastër shoqërore dhe shqetësimin se ndonjë herë mund t’i harronte ato. Qëndroi tek faqja e Klodi Kadut, ku ndër të tjera shkruante: “Xhevo, s’besoj se do të më harroni dhe po t’më harroni, po deshët kujtoni shakatë që bënim bashkë…” I lexoi dhe filloi të qeshë nën vete. “E, ku mund të harroj unë jetën katërvjeçare, ku kemi ndarë kohën dhe kafshatën bashkë? O shoqja ime, sa humor më sillje, kurrë s’më lije të mërzitur…”

Xhevahirja u skuq edhe më shumë…! Në ato çaste donte të dilte nga shtëpia dhe të mos kthehej më. Kjo familje i ishte gjendur si të ishte familja e saj, ndaj çdo fjalë që të dilte për të, do ishte një arsye për tu larguar prej tyre. Ata nuk meritonin t’i turpëroje. Një ditë komshia i kishte thënë:

 

– Xhevo, na je bërë si pjesë e familjes dhe ne nuk të largojmë më nga familja jonë…!

blank

– Edhe unë ashtu ndjehem… u falënderoj për këtë.

 

– Edhe Besimi ka vëlla edhe unë, ti shikoji, cili të pëlqen, ne të duam shumë dhe na ke hyrë në zemër.

blank

Ajo ishte skuqur kështu si sot, por me një ndjesi gudulisëse dhe ngazëlluese që të sjell vlerësimi i njerëzve që do e beson. Sa donte të ishte edhe sot kështu! Por sot atë e skuqte turpi dhe ankthi se si do të shmangte inspektorin. Biseda kaloi në të përditshmet, por Xhevua herë – herë s’ishte e përqendruar, bile jepte edhe përgjigje pa lidhje.

 

– Xhevo, nëse ke diçka që të shqetëson, mund të më thuash mua, se Besimi, ka shumë shoqëri dhe të ndihmon…!

 

– Ja, kam merak se mos më heqin nga puna, se nuk e kam diplomën për në gjimnaz…!

blank

– Do t’i them Besimit, mbase nuk është zënë vendi i punës në Komitetin e Rinisë…?! Atje nuk do të kesh shqetësime, se do jesh vartësja e Besimit…!

blank

– Mirë do ishte…!

– Ne e kemi diskutuar edhe para dy ditësh me tim shoq, por ai më tha që; Xhevua nuk më ktheu përgjigje, kur i thashë, ndaj kjo ka mbetur pezull.

– Që nesër jam gati të largohem nga shkolla…!

Në bisedë e sipër bie dera. Meqë komshia ishte shtatzënë, u ngrit Xhevua dhe hapi derën. Ishte Besimi.

– Erdhe o burrë?

– Po, do vija, se mbaroi orari zyrtar…!

– Eja, se sa të patëm në gojë me Xhevon…!

– Sigurisht për të mirë…?!

Të dyja qeshën. Qeshi edhe ai.

Besimi ishte njeri drejtpërdrejtë dhe s’e kishte zakon të thoshte dy herë një gjë, për të kishte dy gjëra: ose po, ose jo dhe mbaronte. Heshtjen e Xhevos për propozimin e tij për në Komitet të Rinisë, e kishte marrë për: “Jo” dhe kështu nuk i kishte thënë më. Flitej që do të vinte një mësuese tjetër nga Berati, por ende vendi ishte i lirë.

– Besim, Xhevua pranon të vijë në Komitet…?!

– Ashtu Xhevo? Unë po prisja të më thoshe një përgjigje…! Nesër do të flas me shokët e Partisë dhe kur të kthehem, do të bisedojmë…!

– Unë po dal, se erdhi shoqja, – tha ajo, ngaqë dëgjoi hapjen e derës së dhomës.

Biseda mes çiftit vazhdoi me entuziazëm.

– Dëgjo burrë, Xhevon do ta marrim për vëllanë tim…!

– E kemi thënë një herë, vëllai im është më i përshtatshëm për Xhevon. Vëllai yt ende është në Universitet…!

– E mirë de, ashtu u bëftë!

Nganjëherë duhet një jetë të ndodhë diçka, nganjëherë diçka misterioze i lëviz gurët e shahut dhe fiton me dy lëvizje. Edhe për Xhevon, vërtet ishte e pa imagjinueshme ngjitja e saj në detyrë, nga mësuese e fillores, direkt në gjimnaz e tashmë në Komitet të Rinisë. Kjo është pak e habitshme për kohën, por e vërtetë. Në çdo kohë e në çdo njeri ndodhin mrekulli dhe kjo vërtet ishte një mrekulli për Xhevon. Ajo e priti emërimin e ri me shumë gëzim, se më në fund do të shpëtonte edhe nga “kontrollet” e Kryeinspektorit.

Puna në komitet ishte sa e bukur, por dhe e vështirë. Pozicioni i saj ishte për organizimin dhe drejtimin e organizatës së rinisë së rrethit në luftë të papajtueshme kundër zakoneve prapanike e besëtytnive fetare dhe kjo kërkonte vërtet guxim dhe vendosmëri, kërkonte oratori dhe aftësi, gjë që asaj nuk i mungonte. Se ç’kishte ajo një gjë që i magjepste njerëzit që në bisedat e para. Kjo gjë ndodh kur shpirti dhe bukuria e njeriut janë në unison dhe Xhevua ishte e bukur në pamje dhe në shpirt.

Si çdo punë, edhe puna në komitet kishte vështirësi. I duhej të kalonte nëpër të gjithë fshatrat e Tepelenës dhe kudo që shkonte (më shumë në këmbë), shoqërohej nga Besimi dhe të dy organizonin takime dhe mbledhje, merrnin edhe pjesë në prishjen e kulteve fetare, gjë që ajo kurrë s’donte ta bënte, por ishte detyra dhe porosia e Partisë, që s’kishte guxim të kthente fjalën njeri, se do të shpallej “Armik i popullit”.

Puna po i jepte mundësinë për t’u takuar me shoqet e saj. Kishte mall. Përherë mendonte që ato e kishin punën të vështirë, se mungonte komunikimi, furnizimi me ushqime dhe mundësia për të ardhur në qytet, por kur shkoi dhe i takoi ato, vërtet u ndje me shumë fat. Me një kohë kaq të shkurtër, ato ishin transformuar dhe përshtatur me ambientin dhe njerëzit, thua se fshatarët kishin ndikuar tek ato e jo ato tek fshatarët! Kjo e çuditi, por nuk u shprehu asgjë. Kur takoi Myzejenin, u derdh në qafë dhe nga malli derdhën lot.

– Do bisedoj me drejtorin e shkollës të japë leje dhe eja në Tepelenë me ne e rri tek dhoma ime këto ditë dhe ktheu të hënën.

– O Zot sa më ka marrë malli…- tha Myzua dhe u hodh përsëri në qafë.

Për fat infermierja kishte ikur në shtëpinë e saj në Berat dhe në dhomë ishin vetëm. Biseduan gjerë e gjatë dhe Xhevua u trishtua shumë kur shoqja e saj tregonte peripecitë në fshat. Dëgjonte dhe më në fund biseda u pre si me thikë. Asnjëra s’po fliste.

– Më thuaj Xhevo si po e kalon këtu. Më vjen mirë që ke arritur deri në Komitet, unë ndjehem krenare për ty.

– Vërtet Myzo, edhe unë nganjëherë nuk e besoj se si ndodhi, por do ta them, se fati po më përkëdhel. Më kanë ndihmuar shumë komshinjtë e mi.

– Vërtet shoku Besim, ishte njeri i mirë.

– Jo vetëm kaq, ata duan të më fejojnë me vëllanë e tij, i cili ka mbaruar mjekësi dhe punon në spital.

– Do me thënë e ke siguruar qytetin, ne kushedi se nga do na bien rrathët, – tha ajo me humor dhe qeshën me të madhe.

Xhevua u përpoq të tregonte për inspektorin, por s’po merrte guxim.

Përsëri biseda ngeci.

– Pa hë, na thuaj ndonjë barsoletë, siç bënim në shkollë…?!

– Shkolla nuk përsëritet më, Myzo, ato biseda, ato të qeshura unë vërtet i paskam harruar…! Po edhe unë kam ato të mijat. Të kujtohet çfarë të kam thënë për profesor… që më ftoi tek dhoma e mandolinës dhe më tha të mbyll derën me çelës?

– Po, më kujtohet…!

– Më ndjekin këto mua, mos vallë unë pa vetëdije u lë të kuptoj njerëzve se jam e pa moralshme?

– Kush e ka thënë këtë? Po të ishe e tillë, Besimi s’do të dëshironte të merrte për vëllanë!?

– Uuu, Myzo, ashtu më ndodhi me inspektorin…- tha ajo dhe i tregoi fije për pe…! – Bëj kujdes me të, se edhe gruaja e Besimit më ka thënë që është shumë i poshtër.

– Unë s’kam lidhje, s’ka pse vjen deri atje, kur mësueset më të bukura i kanë mbajtur në qytet…!

– Edhe ti e bukur je…!

– Por jam me biografi, nuk më afrohen lehtë mua…!

Takimi mes shoqeve është magjik. Shoqja e mirë është më shumë se motër, se ka disa biseda që s’mund t’i bësh me motrën, ashtu krejtësisht hapur. Xhevua me Myzon kishin qenë jo vetëm shoqe klase, por edhe shoqe lagjeje, ishin rritur bashkë. Nëna e Myzos, punonte shumë në bahçen e saj dhe përherë e dërgonte Myzon me çantat plot me perime e fruta, ngaqë ata ishin shumë të varfër, ndaj lidhja mes tyre ishte edhe shoqe, edhe motër dhe asnjëra s’i kishte mbajtur sekrete njëra – tjetrës.

Dy ditët kaluan dhe Myzua u njoh mirë edhe me komshinjtë e Xhevos. Vërtet ishin njerëz të mirë dhe Besimi i tha që do mundohej se mos e afronin me punë, të paktën në një fshat afër qytetit, që të kishte mundësi për çdo javë të vinte tek Xhevua.

Ditët po kalonin si të ishin vite, kaq të ngjeshura me punë dhe aktivitete, saqë s’kishte kohë të qëndronte dhe të sistemonte mendimet. Para disa ditësh, ishte takuar në shtëpinë e Besimit me vëllanë e tij. Nuk folën për fejesën, por mënyra se si rridhte biseda të gjitha fjalët flisnin pa zë për këtë. Nga mënyra se si e shikonte Xhevon, se si bisedonte, kuptohej qartë që të dy ishin dakord për të kaluar jetën bashkë, por largimi për çdo ditë nga qyteti, në të gjitha fshatrat për mbledhje dhe takime me rininë e kishte spostuar këtë gjë për ta bërë fakt të kryer, se do u duhej të shkonin në Vlorë, tek prindërit e saj për të kërkuar dorën. Puna ishte intensive, ku në një fshat, ku në tjetrin dhe ajo ishte me fat që kudo e shoqëronte Besimi.

Një ditë, tek po bisedonte me shoqet e punës, Myzua, dëgjoi njërën nga ato të përkëdhelurat e Partisë që tha:

– Ja edhe vlonjatja e qelbi qytetin…!

– Për kë e ke fjalën? – Pyeti ajo.

– Ja, ajo Xhevua jote…!

– Pse flet ashtu për shoqen time?

– Hë moj se ju vlonjatet ashtu jeni, hiqeni të ndershme, po nga ana tjerët bëni pisllëqe…!

– Moj, e di ti për kë po flet? Ajo është jo shoqja ime, por motra ime!

– Aq më keq atëherë, ajo të ka turpëruar.

– Çfarë ka bërë ajo?

– Bën dashuri me inspektorin?

“O Zot, mos vallë i është dorëzuar atij maskarait? Ç’ke bërë moj çupë!” – mendoi Myzua dhe uli kokën e shqetësuar.

– Hë, pse nuk flet? Apo s’më kundërshton dot. Gjithë rrethi zien për ta! Turp t’i vijë atij se ka dhe dy fëmijë dhe gruan me barrë me binjakë…!

– Për kë inspektor po më thua, për Besimin?

– Atyre u ka plasur cipa fare, bashkë në zyrë, bashkë nëpër fshatra, më duket se dhe në shtëpi bashkë janë, se jetojnë përballë njëri – tjetrit në të njëjtin pallat.

– Mbylle moj gojën, ata janë familje e ndershme dhe Xhevua do fejohet me vëllanë e Besimit…!

– Hahaaaaaa, kështu i mbulojnë pisllëqet njerëzit, po, si mund të bindësh gjithë rrethin tashmë që nuk ka mbetur njeri që s’e di këtë gjë. Sapo shikojnë Besimin, aty do jetë edhe Xhevua jote…!

– Moj do ta qepësh atë gojë ti, apo… – dhe u ngrit e ia përplasi fytyrës me shuplakë.

Shoqet tjera u ngritën dhe i ndanë se ishin mbërthyer për flokësh. Secila u ul me nga një tufë flokësh të njëra – tjetrës në dorë.

Njëra nga shoqet u ngrit dhe lajmëroi drejtorin. Ishte ngjarje e rëndë për kolektivin të rriheshin dy mësues e aq më tepër dy mësuese që duhet të ishin shembull për këdo në fshat.

Erdhi drejtori dhe urdhëroi të nxirreshin nxënësit jashtë dhe të bëhej mbledhja urgjente e Këshillit Pedagogjik. Pas diskutimeve të shumta, “pro” dhe “abstenim”, më në fund drejtori vendosi t’i propozohej Seksionit të Arsimit t’i dërgohej një komunikatë për ngjarjen dhe vendimi të vinte prej andej.

Myzua e dinte fort mirë se në duar të kujt do të binte komunikata dhe priste me ankth përgjigjen dhe s’kaluan as dy ditë, që erdhi vetë kryeinspektori që deklaroi që Besimi dhe Xhevahirja ishin imoralë dhe jo vetëm kaq, ata po përgatiten të arratisen…! Ndaj mësuese Myzejeni si masë paraprake, të transferohet që këtu dhe të shkojë në fshatin më të thellë të rrethit. Kjo do të bëhet qysh sot. Në rast se kjo takohet me Xhevahiren, do të pushohet nga puna.

I gjithë rrethi ziente, vetëm Besimi me Xhevon s’dinin gjë, por ajo që i habiti, qe se nuk i caktonin më bashkë nëpër fshatra dhe shikonin që shoqëria u distancua sikur të shikonin kolerën.

Një ditë sekretari i komitetit të rinisë i thërret në zyrë të dy.

Sapo u rehatuan në karrige, u foli ashpër:

– Çohuni në këmbë? Dashkeni dhe të rrini ulur në zyrën time! Turp t’ju vijë, kemi mbushur gjithë rrethin me fjalë, saqë s’guxoj të dal prej dere. Na vutë vulën e turpit!

– Shoku sekretar, nuk po u kuptojmë, çfarë paskemi bërë ne?

– Si nuk e dini çfarë keni bërë? Sa hipokritë që jeni, por Partia është vigjilente, ju jeni imoralë dhe imoralët Partia i dënon si tradhtar.

– Prapë s’po u kuptoj shoku sekretar, ç’lidhje kemi ne me imoralët?

– Ju vërtet po më çmendni, edhe fëmijët rrugëve qeshin me ju e ju sigurisht as s’i dëgjoni, as s’i shikoni, se u ka verbuar sytë dashuria.

– Çfarë po thoni shoku sekretar, unë Xhevon e kam si motër dhe jo vetëm kaq, por unë do e marr nuse për vëllanë…!

– Aq më keq, dashnoren tënde t’ia ngecësh vëllait…!

– Çfarë po thoni kështu shoku sekretar?! Kjo është akuzë e rëndë dhe krejtësisht pa bazë… ju lutem mos e thoni më, se është keq edhe për mua që kam familje, edhe për Xhevahiren se është vajzë…!

– Unë nuk akuzoj, por po u them atë ç’ka jam i detyruar ta them, jeni të pushuar nga puna dhe nuk do të shpëtoni me kaq, do të përgjigjeni para gjykatës si shpërdorim të detyrës për imoralitet. Ju jeni shpallur armiq të popullit, se armiku të godet me ideologjinë dekadente borgjeze…!

Xhevahirja mbeti pa gojë. Filloi të qante me dënesë.

– Të kishe qarë më parë, shoqja Xhevahire, tani jo loti s’të lan turpin, por edhe deti…!

Ajo shtoi ngashërimin. Atëherë sekretari urdhëroi.

– Shkoni në zyrë dhe bëni gati dokumentet për dorëzim. Nesër do të vijnë zëvendësuesit dhe me ju të merret hetuesia, – mbylli ai bisedën prerazi dhe u ngrit, se kishte kaluar edhe orari zyrtar.

Ata dolën kokë ulur dhe shumë të tronditur dhe duke mos ditur ku të shkonin, hapën derën e zyrës dhe hynë brenda.

Secili ulur në karrigen e tij e ndjenë veten si në karrige elektrike dhe u dukej sikur nga çasti në çast do të shtypej çelësi dhe ata do të vdisnin. Ai e dinte mirë se çfarë i priste, mjaftonte të futeshin në rreth për tu bërë shembull dhe kjo mjaftonte, se rrjeti punonte zinxhir për t’i denigruar dhe krijoheshin aq inskenime, saqë s’kishte avokat në botë t’i mbronte. Drejtësia ishte fjala e Partisë dhe fjala e Partisë ishte ligj. Më mirë të ulej ai çelës, se sa të dilnin para gjyqit të diskreditoheshin në sy të shoqërisë, fare e fisit, familjes…!

Asnjëri nuk fliste. Ajo qante me zë, ai kishte zënë kokën me dy duart dhe përpiqej të lidhte mendimet, por ato bëheshin avull. “O zot!” – psherëtiu ai thellë dhe me zë. Nuk po lidhte dot asnjë mendim, po për çfarë t’i duheshin mendimet? Të fundit e morën vesh ata se çfarë thuhej dhe çfarë luhej në kurrizin e tyre, ose më mirë të thuash, ata morën vesh fundin e tyre me turp, pa bërë asnjë turp.

Kur njeriu dashje pa dashje e kryen një krim, një turp, apo një diçka që ka dëmtuar dikë, e bën dhe pse pendohet që e ka bërë, e pranon dhe kjo është njerëzore, po këta çfarë të pranonin? Që ishin të ndershëm dhe kishin punuar me devotshmëri? Kush do t’i besonte? Kjo do t’i rëndonte dyfish në dënimin e gjyqit. Po, sikur të pranonin, çfarë do të ndodhte? Do mbeteshin të gjallë e të poshtëruar nga cilido. Çfarë të bënin? Kur kryhet një vepër penale, bashkëpunëtorët përpiqen të gjejnë një shteg për të dalë, po ku t’i gjenin shtigjet kur ata s’kishin bërë asgjë?

Besimi nuk guxonte të ngrinte kokën të shikonte Xhevahiren. Por ngashërimi i saj e tmerronte dhe shpirti i dridhej si qengj i therur. Çfarë t’i thoshte? Ai tashmë e kishte vrarë pa dashje, por edhe ai ndjehej i vrarë prej saj e pse ishte gjëja e fundit që mund të ndodhte mes tyre. U gjendën në një rreth të mbyllur ku s’mund të dilnin më.

Koha në raste fatkeqësish bëhet e rëndë, por kur njeriu përjeton raste përtej fatkeqësinë së një krimi të pakryer, koha s’ka kohë më dhe njeriu del jashtë kohe dhe hapësire. Ata ishin dhe s’ishin më në jetë.

Papritur Besmiri u ngrit me vërtik, kur dalloi që nga dritarja kishte rënë nata. “Boboooo… Po tani? Çfarë do të mendojnë tjerët? Po gruaja ime? Si vallë nuk e ndjemë kohën?” – mendoi ai dhe u ngrit. Në vend të shkonte drejt derës, hapi kasafortën, mori pistoletën dhe pa nxjerrë zë, qëlloi mbi Xhevahiren. Pas krismës, pushoi ngashërimi i saj.

Koka i ra mbi tavolinë dhe dokumentet që ishin mbi të u shndërruar lulëkuqe gjaku. Ai nuk shikoi, as gjakun që rridhte nga koka e saj, as trutë që fluturuan në tavan, ai, as pistoletën se shikonte, as mendonte se çfarë kishte bërë, ai vetëm kryente veprime dhe ktheu pistoletën e futi në gojën e tij dhe trutë e tij u bashkuan me të Xhevahires në tavanin e zyrës dhe ra në dysheme mbi pellgun e gjakut të tij.

Zyra s’kishte më njeri, aty ishin vetëm dy viktima të thashethemeve dhe ligësisë së njerëzve pa moral. Njerëzit e pa moralshëm, për të larë fytyrën e tyre të lumosur, hedhin baltë mbi njerëzit e ndershëm dhe duke qenë ligësia instaluar kudo, i ligu bën ligjin dhe dënon të mirin.

Tri ditë e tri net asnjë lajm nga Besmiri dhe Xhevahirja. Qarkullonin fjalë nga më të ndryshmet, nga më të çuditshmet, por ajo që mbizotëronte ishte arratisja e tyre jashtë shtetit. Përveç imoralitetit zhdukja e tyre forcoi opinionet e fjalamanëve dhe me një egërsi të pa imagjinueshme flitej për ta sikur të ishin kriminelë. Gjithë policia u vu në kërkim, gjithë zona u ngrit në alarm, por askund nuk u panë e nuk u gjetën. Atëherë u pezulluan kërkimet dhe në Komitetin e Rinisë shpërtheu një erë shumë e keqe dhe askush s’e kuptonte se nga vinte.

Dy zëvendësuesit kishin ardhur në zyrën e shefit të seksionit dhe u vendos të shqyhej dera që të fillonin punën. Lajmëruan një marangoz dhe me një daltë, zbërtheu bravën dhe dera u hap duke përhapur erën e kufomave. Marangozi u kthye me vërtik dhe shkoi në zyrën e shefit i lemerisur.

– Shoku shef, në zyrë ka ndodhur diçka…!

– Çfarë ka ndodhur?

– Janë vrarë…!

Shefi bashkë me dy zëvendësuesit rendën. Po çfarë të shihnin: dy trupa të karbonizuar dhe zyra ishte kthyer në vend kolere.

Shefi përplasi derën dhe u kthye nxitimthi në zyrën e tij dhe mori në telefon policinë. S’kaluan as tre minuta dhe ia behën në derë një skuadër me policë. Shkuan në zyrë dhe i futën nëpër thasë dhe i nxorën duke i tërhequr zvarrë e duke shëtitur nëpër rrugët e qytetit, duke thirrur: “I gjetëm tradhtarët”, “I gjetëm tradhtarët…”!

I gjithë populli i Tepelenës shikonin dhe dikush pështynte, dikush këpuste fjalë të ndyra e shumëkush kthehej i tmerruar dhe hynin brenda mureve të shtëpisë.

Të nesërmen, disa policë marrin thesin e lerosur dhe të poshtëruar të Xhevaires në “Zuk” dhe e nisin drejt qytetit bregdetar. As thirrën njeri, as i pa njeri, vetëm e nxorën nga makina dhe e hodhën si deng në një baltishtë pranë shtëpisë së saj dhe ikën duke lënë pas kujën dhe gjëmën e familjes së varfër vlonjate.

Lufta kundër zakoneve prapanike e besëtytnive fetare vazhdonte për t’i zëvendësuar ato me hipokrizinë e Njeriut të Ri Komunist…! Memorie.al

blank

Dossier: Arrestohen ish zyrtari i FBI, si dhe miku e këshilltari i Edi Ramës në SHBA -akuzohen për pastrim parash dhe financime ruse

Ish-zyrtari i FBI – Arrestohet miku i Edi Ramës në SHBA, akuzohet për pastrim parash në Nju Jork

Prokurorët e Nju Jorkut thonë se Charles McGonigal, i cili ka mbajtur detyrën e shefit të kundërzbulimit në FBI, ka marrë pagesa nga oligarku rus, Oleg Deripaska, me qëllim hetimin e një oligarku rival rus.

Kështu shkruan  gazeta Nju Jork Times për Charles McGonigal, që në vendin tonë njihet edhe si mik i ngushtë i Edi Ramës.

Në fakt, edhe në Shqipëri, McGonigal kishte nisur një aktivitet biznesi në Shqipëri, i hapur në kohën kur Rama po lobonte në SHBA. Edhe opozita e ka akuzuar Ramën se ka bashkëpunuar me Charles McGonigal dhe se për këtë arsye, kreu i qeverisë shqiptare është vënë nën hetim në Nju Jork nga autoritetet federale.

Artikulli i Nju Jork Times:

Ish-zyrtari i nivelit të lartë të FBI-së, zyrtari është paditur me akuzat se ka komplotuar për të shkelur sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë duke marrë pagesa sekrete nga oligarku rus, Oleg V. Deripaska, në këmbim të hetimit të një oligarku rival, thanë autoritetet të hënën.

Ish-zyrtari, Charles McGonigal, i cili kishte qenë agjenti i posaçëm në krye të divizionit të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, përpara se të dilte në pension në 2018, kishte mbikëqyrur dhe marrë pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, përfshirë Deripaska, tha sot qeveria.

Prokurorët federalë në Manhattan thanë sot se McGonigal, 54 vjeç, ka shkelur sanksionet e SHBA-së duke rënë dakord t’i ofronte shërbime oligarkut rus, i cili vetë u padit vitin e kaluar për akuza për shkelje sanksionesh.

Aktakuza e bërë ditën e sotme në Gjykatën Federale të qarkut në Manhattan akuzon ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal, me një akuzë për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, një akuzë për pastrim parash dhe dy akuza për komplot.

Avokati i McGonigal, Seth D. DuCharme, tha se klienti i tij synon të deklarohet i pafajshëm në paraqitjen e tij në gjykatën federale në Manhattan.

“Charlie i shërbeu Shteteve të Bashkuara me aftësi, në mënyrë efektive, për dekada,” tha avokati DuCharme. “Ne i kemi shqyrtuar nga afër akuzat e bëra nga qeveria dhe presim me padurim të shohim se cilat janë provat mbi të cilat qeveria synon të mbështetet.”

Aktakuza akuzoi gjithashtu një person të dytë, Sergej Shestakov, një ish-diplomat sovjetik dhe rus, i cili më vonë u bë qytetar amerikan dhe punoi si përkthyes rus për gjykatat dhe zyrat qeveritare. Avokati i Shestakov, Bennett M. Epstein, nuk pranoi të komentojë.

Arrestimi i zotit McGonigal tronditi ish-kolegët që punonin ngushtë me të. Ata thanë se ai hetoi kryesisht kundërzbulimin dhe spiunazhin rus gjatë karrierës së tij të gjatë me FBI-në. McGonigal mori gjithashtu detyra jashtëzakonisht të ndjeshme në komunitetin e inteligjencës, duke udhëhequr një ekip të FBI-së i cili hetoi se, pse informatorë të CIA-s në Kinë po arrestoheshin dhe vriteshin.

blank

Kreu i PD – Berisha: Arrestohet në Nju Jork, këshilltari i ngushtë i Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charls Mc Gonigal, i cili ka lidhje të ngushta edhe me Edi Ramën.

‘Të gjitha mediat e mëdha amerikane të Europës dhe botës informojnë me gërma të mëdha në faqe të para se: Arrestohet Charls Mc Gonigal, shefi i konterineleigjencës së FBI për Neë Yorkun, këshilltari i ngushtë i Edi Ramës’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha.

McGonigal është vënë në pranga ditën e sotme, ndërsa prokuroria Federale e Mahnatanit i ka ngritur akuzat zyrtare atë të pastrimit të parave dhe lidhje të dyshuara me Rusinë, për shkak se ish-shefi i kundërzbulimit në FBI, ka marrë pagesa nga një oligark rus, me lidhje të ngushta me Vladimir Putin.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Breaking News!

Edi Rama në hetim!

Të gjitha mediat e mëdha amerikane të Europës dhe botës informojnë me gërma të mëdha në faqe të para se:

Arrestohet Charls Mc Gonigal, shefi i konterineleigjencës së FBI për Neë Yorkun, këshilltari i ngushtë i Edi Ramës.

Ai u kap në flagrancë të merrte para nga një agjent i huaj (rus).

Në shtator të këtij viti mediat amerikane njoftuan se ish drejtori i konterinteligjencës së FBI për Neë Yorkun, Charls Mc Gonigal ishte nën hetim të thellë për lidhje me rusët dhe po kështu juria kishte urdhëruar të hetohej çdo lidhje, pagesë, e-mail, sms, telefonatat e tij me Edi Ramën, mbasi ai kishte shërbyer edhe si këshilltar për Edi Ramën. Pra Edi Rama kishte zgjedhur për keshilltar nje aset rus.

Këtu më poshtë keni shkrimin e Insider të përkthyer nga Lapsi.al dhe një nga kronikat e shtatorit të kaluar për Mc.Gonigal dhe lidhjet e tij me Ramen nga SYRI.net

SHKRIMI I PLOTË

Ekskluzive: Ish-zyrtari i lartë i FBI-së i përfshirë në hetimin Trump-Rusi. Nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë

Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, i cili ishte i përfshirë në hetimin për lidhjet mes fushatës së Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Moskën dhe qeveri të tjera të huaja.

Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës të siguruara nga Insajderi, prokurorët amerikanë mblodhën fshehurazi një juri të madhe. Ajo shqyrtoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën në terren të FBI-së në Neë York.

Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte se çfarë po hetonte juria e madhe. nëse ajo është ende aktive. Por një thirrje dëshmitarësh e marrë nga Insajderi duket se tregon se autoritetet po shqyrtojnë marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të afërt të Oleg Deripaska. Ky është një oligark miliarder rus. Ai ishte në qendër të akuzave se Rusia ka bashkëpunuar me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.

Thirrja, e lëshuar në nëntor, kërkon informacione në lidhje me McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions. Një javë pas lëshimit të thirrjes, një emigrant me origjinë sovjetike i quajtur Sergey Shestakov u thirr nga hetuesit. Ai tha se McGonigal e kishte ndihmuar atë për bashkëpunimin e kompanisë Deripaska dhe Spectrum Risk Solutions.

Në dosje thuhet gjithashtu se McGonigal ndihmoi për lidhjen e tij me Kobre&Kim. Kjo është një firmë ligjore në Nju Jork e specializuar në përfaqësimin e klientëve që po hetohen mbi dyshimet për “mashtrim dhe sjellje të pahijshme”.

Shestakov është identifikuar në panelet televizive si një ish-zyrtar i ministrisë së jashtme sovjetike dhe ish-shef i shtabit të ambasadorit sovjetik në Kombet e Bashkuara. Ai pranoi se kishte dhënë 33 mijë dollarë për ndihmën nga agjenti i FBI.

Nuk ka qenë domosdoshmërisht e paligjshme që McGonigal të punonte në emër të Deripaskës. Mosraportimi i aktiviteteve si lobimi dhe marrëdhëniet me publikun, dënohet 250 mijë dollarë gjobë dhe deri në 5 vjet burg.

Kompania Deripaska u sanksionua nga Departamenti i Thesarit në vitin 2018. U akuzua për lidhje me agjentë të Kremlinit dhe është akuzuar për urdhërimin e vrasjes së një biznesmeni.

“Nëse McGonigal ngatërrohet në ndonjë formë apo formë me Deripaskën. Kjo më duket e pahijshme, për ta thënë me mirësjellje”, – thotë Tim Ëeiner, autori i librit “Armiqtë: Historia e FBI”. As McGonigal dhe as ata me të cilët ai përmendet nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga “Insajder”.

“Kjo nuk është një çështje që ne mund të japim një deklaratë në këtë moment,” – tha një përfaqësues i fimës ligjore Kobre & Kim.

Nuk është e qartë nëse McGonigal është ende fokusi i hetimit të jurisë së madhe, apo thjesht një subjekt, aktivitetet e të cilit janë të lidhura me të. Nuk ka asgjë në dokumentet e gjykatës që të sugjerojë se McGonigal u soll në mënyrë të papërshtatshme gjatë hetimit të FBI-së për fushatën e Trump.

Por materialet e kërkuara për thirrjen e dëshmitarëve ngrenë pikëpyetje nëse një agjent i lartë i FBI-së mund të ketë spiunuar lidhjet që ai ka bërë gjatë viteve të shërbimit të tij publik për përfitime private, një praktikë shumë e zakonshme në Uashington.

Çfarëdo qofshin veprimet e McGonigal. fakti që ai është përfshirë në një hetim të jurisë së madhe është shumë i pazakontë. Sipas një ish-zyrtari të lartë në Departamentin e Drejtësisë, prokurorët pothuajse kurrë nuk i konsiderojnë akuzat kundër dikujt kaq të lartë në FBI. Zyrtari kërkoi të mos identifikohej.

“Është shumë e rrallë që ish-njerëzit e FBI-së, dhe sigurisht ish-njerëz të lartë të FBI-së, të përfundojnë para jurisë së madhe”, – tha zyrtari.

Gjyqi federal i McGonigal është veçanërisht i habitshëm duke pasur parasysh punën e tij në FBI. Para daljes në pension në vitin 2018, McGonigal drejtoi hetimin e ËikiLeaks. Ai arrestoi këshilltaren e sigurisë kombëtare të Bill Clinton, Sandy Berger. Kjo për heqjen e materialeve të klasifikuara nga një dhomë leximi e Arkivit Kombëtar.

Ai drejtoi kërkimin për një spiun kinez brenda CIA-s. Kjo në vitin 2016, kur u shfaqën raporte se Rusia kishte hakuar sistemin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar Demokratik. McGonigal shërbente atëherë si shef i seksionit të krimeve kibernetike në selinë e FBI-së në Uashington.

Në atë cilësi, ai ishte një nga zyrtarët e parë që mësoi se një zyrtar i fushatës së Trump ishte mburrur se rusët kishin dokumente të pista mbi Clinton. Më vonë atë vit, drejtori i FBI-së, James Comey e promovoi për të mbikëqyrur operacionet e kundërzbulimit në Nju Jork.

Sipas fletë-thirrjes së dëshmitarëve, prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës. Por edhe nëse ka marrë ndonjë “pagesë apo dhuratë” nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën. Ai shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013.

Sipas një emaili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Kryeministri po mendonte ta punësonte firmën në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.

Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe.

Asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna.”

Që kur u largua nga FBI, McGonigal ka vazhduar të rrëfejë për eksperiencat në kundërzbulim. Në vitin 2020, ai u shfaq në një panel në Këshillin Atlantik.  Aty dënoi korrupsionin e shërbimeve të sigurisë ruse.

“Ju po shihni një erozion në çdo shtet të së drejtës që lidhet me FSB-në. Do të jetë njëlloj me të pasurit në Shtetet e Bashkuara. FBI-ja duket si një element mashtrues, që vepron me urdhër të ofertuesit më të lartë.”

Profili i McGonigal në LinkedIn thotë se ai është nënkryetari i kompanisë Brookfield Properties. Kjo kompani ka shumë miliarda dollarë pasurish të paluajtshme në Nju Jork. Por ky informacion, me sa duket është i pasaktë.

“Charlie McGonigal nuk është më pjesë e Brookfield”, – tha Andreë Brent, shefi i komunikimit i Brookfield, për Insider. McGonigal u largua nga kompania, shtoi ai, në fillim të janarit. Pikërisht kur dëshmitarët ishin planifikuar të dilnin para jurisë së madhe.

blank

Dokumenti/ Ish-drejtuesi i FBI hetohet për lidhjet ruse, ja kush ishte njeriu që e bashkonte me Ramën

 

Ish drejtuesi i FBI, Charles MCGongal dhe miku i kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, janë vënë nën hetim për lidhjet me Rusinë.

Kështu shkruan prestigjozja amerikane Buisness Insaider. Në artikullin e ëebsaitet amerikan te lajmeve financiare, theksohet se ish kreu i i Kundërzbulimit të FBI-së në SHBA, Charles McGonigal, ka përfunduar në radarët e prokurorëve federalë amerikanë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveri të tjera të huaja, duke përfshire Bosnjë Hercegovinën, Shqipërinë, Kosovën e Malin e  Zi.

Insider thekson se McGonigal ka lidhje me oligarkun miliarder rus, Oleg Deripaska, i njohur si i preferuari i Putinit.

Ndërkohë Inseder ka pulikuar edhe një dokument të lëshuar në nëtorm ku kërkohen të dhëna lidhur me ish drejtuesin e FBI, McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions.

Në këtë dokument, janë të përfshirë edhe emra që duket se kanë punuar për llogari te kryeministrit Rama, si Agron Neza dhe Dorian Ducka.

Në dokument flitet edhe në lidhje me pagesat apo dhuratat të Charles MCGongal, nga Agron Neza, Dorian Ducka, ose çdo person i lidhur me qeverinë shqipare.

Ndërkohë Dorian Ducka nuk  është një emer i panjohur. Ai gjithashtu ka lidhje të afërta me kryeministrin Edi Rama, duke i mundësuar atij takime me zyrtarë të huaj.

Në media ka qarkulluar një foto e Edi Ramës me themeluesin e Facebook, Mark Zuckenber, në takimin e realizuar pikërisht falë Dorian Duckës.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama është takuar me deputetin e CDU/CSU, Mark Hauptmann në 2 tetor 2020 në Shqipëri.

Hauptmann është parë teksa del nga kryeministria i shoqëruar nga një emër i njohur për qeveritarët e sotëm dhe ai është Dorian Ducka, një mik i afërt i kryeministrit Edi Rama, i hasur në jo pak “gosti” të brendshme të socialistëve, ku më i spikaturi prej tyre është Taulant Balla i cili njihet si mik i vjetër i tij.

Mark Hauptmann, që u shfaq në skenën e krizës politike, në Berlin, njihet si miku i sponsorizuar i Taulant Ballës dhe të Dorian Duckës, për llogari të Ramës.

Gjithashtu kujtojmë që Dorian Ducka ka qënë pjesë e qeverisë së Edi Ramës si zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë.

Skandali – Miku i Ramës paguhej nga oligarkët rusë/ Gjykata amerikane urdhëroi hetimin e kryeministrit shqiptar

Lajmi më i bujshëm i minutave të fundit në SHBA është ai se Charles McGonigal, një ish-zyrtar i kundërinteligjencës së FBI në Nju Jork, është arrestuar dhe është vënë nën akuzë për pastrim parash.

Mediat amerikane shkruajnë se McGonigal ka bashkëpunuar me të paktën një oligark të famshëm rus. Bëhet fjalë për oligarkun Oleg Deripaska, i vënë nën sanksione.

Bashkë me McGonigal është arrestuar edhe një diplomat rus, që më vonë u bë shtetas amerikane dhe shërbente si përkthyes për gjykatat amerikane.

Ironia është se McGonigal ka shërbyer si agjent që ka udhëhequr hetimet për lidhjet e ish-presidentit Donald Trump me Rusinë. Por tani është nën akuzë vetë për lidhje me rusët.

Skandali është shumë më i rëndë pasi që kur u raportua se kanë nisur hetimet ndaj McGonigal, mediat theksuan se ai është mik i ngushtë i Edi Ramës, kryeministrit shqiptar, me të cilin kishin tentuar të bëjnë pazare përmes emailit zyrtar të FBI.

Vetë Edi Rama e ka pranuar publikisht se e ka mik të ngushtë ish-zyrtarin e FBI.

“Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im, nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme”, pati deklaruar Rama në shtator të vitit të kaluar.

SYRI TV zbuloi se miku i Ramës, i akuzuar për lidhjet me oligarkët rusë, kishte hapur një kompani në Tiranë.

Ndërkohë, bashkë me McGonigal, nën hetim në SHBA është edhe vetë Edi Rama. Mandatin e gjykatës që tregon se Rama është nën hetim, e pati publikuar kreu i PD, Sali Berisha.

“Gjykatësi urdhëron çdo regjistrim dhe material në posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e mesazheve celulare, e-mailet elektronike, mesazhet zanore, letra, shënime, midis Charles McGonigal për çështjet që vijojnë, përfshi kryeministrin Edi Rama.

Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz i Edi Ramës. Pra, nuk përmendet në Kosovë a Mal të Zi kryeministri, vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri.

Në emailin zyrtar të McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës. Edi Rama i kërkonte mikut të tij, McGonigal t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë,” tha Berisha./lapsi.al; syri.net

blank

“Sapo mësuesja hyri në zyrë, inspektori i arsimit mbylli derën me çelës, iu afrua asaj dhe e kapi për…”- Ngjarja tragjike në Tepelenë që alarmoi shtetin dhe vetë Enver Hoxhën

Pjesa e parë

– Xhevahirja –

blank

 

Ishin ditët e fundit për maturantët shkollës “Jani Minga” të Vlorës, të cilët, pasi të përfundonin provimet, do të merrnin diplomën e mësuesisë. Si çdo maturant, edhe Xhevairja, ndjente shqetësimin dhe gëzimin e mbarimit të shkollës dhe shpesh tërhiqej nga shoqëria dhe ëndërronte. “Si do të jetoj pa shoqet e mia? Kemi ndarë gëzimet dhe shqetësimet… kemi ndarë dhe emocionet tona të para duke treguar njëra – tjetrës me një sinqeritet dhe çiltërsi fëmije.

 

Si vallë do jetoj larg tyre?” – mendonte dhe shfletonte fletoren e kujtimeve e cila ende s’kishte përfunduar, por Klodi, Shpresa, Vitoria, Merushja, Penelopi, Nadineja, Hamideja, Pashako, Vangjelia, Elpiniqi…i kishin hedhur ato me shkrim të bukur, ku shprehnin dashurinë e pastër shoqërore dhe shqetësimin se ndonjë herë mund t’i harronte ato. Qëndroi tek faqja e Klodi Kadut, ku ndër të tjera shkruante: “Xhevo, s’besoj se do të më harroni dhe po t’më harroni, po deshët kujtoni shakatë që bënim bashkë…”! I lexoi dhe filloi të qeshë nën vete. “E, ku mund të harroj unë jetën katërvjeçare, ku kemi ndarë kohën dhe kafshatën bashkë? O shoqja ime, sa humor më sillje, kurrë s’më lije të mërzitur…”

blank

Vazhdoi më tej, tek Shpresa. Filloi të qeshte me zë. Kishte shkruar një ekuacione pasi kishte bërë thjeshtimet kishte përfunduar: Të [4du] . 4a = Të dua”! Me Natashën qeshi edhe më fort kur shkruante: “Në qoftë se gomari do hipi mbi çati, atëherë dhe shoqëria do të prishet…”! Apo Vitorja: “Kur Vollga shpërthen është zor ta kalosh, kur shoqen e don, është zor t’a harrosh…”

blank

– Xhevo, – e ndërpreu një zë.

blank

– Oh, sa më trembe! – ia ktheu ajo në vend të përgjigjej.

blank

– Vërtet e kam zërin si djalë, por si ti jam, vajzë, s’ke pse trembesh nga unë, – foli Myzua, shoqja e saj e ngushtë.

blank

– Po lexoja kujtimet e shoqeve dhe nuk di pse më ngjan, sikur nuk do t’i shikoj më shoqet e mia…?!

blank

– Mali me malin s’takohet, njerëzit takohen…!

– Në bangat e shkollës moj mike, dy emra u gdhendën dikur… – filluan të këndonin të dyja dhe ashtu me dorë në qafë u futën në shkollë.

Ndarja për to ishte shndërruar në ankth. Tek bisedonin një ditë, një shoqja e saj kishte treguar, se kur kishin mbaruar klasën e shtatë, mësuesi kujdestar i kishte mbledhur poshtë një peme dhe u kishte thënë:

– Të dashur nxënës, ngrini kokat lart dhe shikoni këtë pemë.

Nxënësit shikuan me vëmendje se mos ishte ndonjë çerdhe zogu, por asgjë s’panë.

– Çfarë shikoni? – I pyeti mësuesi.

– Asgjë zoti mësues…!

– Shikojeni prapë…!

Përsëri dhe përsëri nxënësit shikuan lart dhe sa herë shikonin, mësuesi u drejtonte të njëjtën pyetje “Çfarë shikoni?”, por nxënësit jepnin të njëjtën përgjigje ” Asgjë zoti mësues!” Atëherë mësuesi u tha:

– Shikojeni edhe një herë këtë pemë!

Të gjithë ngritën përsëri kokat lart, por mësuesi nuk ua bëri më atë pyetje, por u tha:

– Tani shikoni njëri – tjetrin me vëmendje.

Nxënësit shikuan me habi njëri – tjetrin dhe s’po kuptonin se çfarë do të thoshte kjo. Atëherë mësuesi shtoi:

– Mbajeni mend këtë pemë dhe sa herë të kaloni këtej, kujtoni njëri – tjetrin, se kurrë nuk do jeni më në jetë kështu të mbledhur siç jeni sot!

Nga të gjitha bisedat, ky rrëfim i asaj shoqeje, nuk i shkitej nga mendja. Kujtimet shkruhen në zemër, në shpirt, por këto vajza të reja ende shpirtin e kishin si një fletë të bardhë, të pa trazuar, të pa shkelur, ndaj dhe kërkonin të shkruanin gjëra të thjeshta, por që pas vitesh do ishin thesare…!

Ishte viti 1967. Pushimet verore kaluan me mallin për shkollën, për shoqet e shokët, për shakatë e çiltra, për bisedat pafund… dhe më në fund erdhi emërimi.

Duke bërë punën e tyre, “kalecat” e Partisë, u përhap lajmi se 11 vajza nga Vlora, kanë shprehur dëshirën të shkojnë në Veri, për të përhapur dritën e Partisë. Kjo nismë “vullnetare” e kishte bazën tek aksioni: “Lufta kundër zakoneve prapanike dhe besëtytnive fetare”, që kishte pak kohë që kishte shpërthyer në të katër anët e vendit, duke shkatërruar kisha, xhamia, teqe, vakëfe, gjithçka që kishte të bënte me fenë, duke ruajtur vetëm disa nga ato, si “Objekte muzeale”.

Ndër këto 11 vajza ishte edhe Xhevahirja bashkë me Myzejenin, të cilat ishin caktuar në fshatrat e Tropojës.

U trishtua shumë që do të largohej nga shtëpia, por kur mendonte varfërinë e tejskajshme që kishte familja e saj, e cila kishte ardhur para 10 vjetësh nga fshati Mallkeq dhe ishte vendosur në një barangë pranë stadiumit, ngazëllehej, se mendonte që diçka do t’i mbetej nga rroga për ta sjellë në shtëpi, ku ishin 12 veta dhe asnjë në punë, sepse shumica ishin të mitur dhe babai invalid.

Dita e nisjes ishte organizuar si festë. Kishin dalë shokët dhe shoqet t’i përcillnin duke kënduar dhe brohoritur. Ishte një entuziazëm delirant, ashtu si flutura shkon drejt dritës dhe përvëlohet, edhe ato vajza sapodalë nga bangat e shkollës i ndillte e panjohura e treguar me fjalë tutorësh, kur duan të mashtrojnë vajzat e mitura.

U dha urdhri të hipnin në makinën e sapoardhur, e cila ishte një “Skoda” ngjyrë gri dhe të gjitha duke shtyrë njëra – tjetrën hipën në karroceri. Të gjitha shkuan përpara të mbaheshin për spondën, se sapo ishte zbrazur nga dheu e s’kishe si të uleshe.

Makina u nis. Të njëmbëdhjeta ngritën dorën dhe përshëndetën të afërmit duke fshehur lotët. Të mbledhura si zogj pa klloçkë, i pushtoi heshtja dhe filluan të mendojnë pa mend, për vendin se ku do të shkonin. U vinin nëpër mend grimca mendimesh të të afërmve, të cilat kishin lënë brenda tyre gjurmë ankthi. Shoqëruesi i tyre, një anëtar i Seksionit të Arsimit dhe një i Sigurimit, ishin brenda në kabinën e makinës, por kur nuk po i ndjenin vajzat, urdhëruan shoferin të ndalonte.

– Pse nuk këndoni? – U hakërrye ai vajzave që poshtë.

– Mësuese fshatit je, në zemër nxënësit ke… – filluan ato të këndojnë me një zë, në vend që të përgjigjeshin.

– Ja, kështu u do Partia dhe shoku Enver! Ju jeni komisaret e dritës së Partisë! – Tha dhe hyri sërish në kabinë dhe makina u nis.

Rruga deri në Tropojë, ishte e gjatë dhe pjesa më e madhe e saj ishte pa asfalt, ndaj kur kalonte ndonjë makinë para tyre, ato mbyteshin nga tymi i rrugës dhe pak nga pak, po u transformoheshin tiparet aq sa nuk mund t’i dalloje se cila ishte Xhevua, cila Myzua, cila…?! Asnjëra s’kishte orë, por ato dinin që u nisën që shpejt nga Vlora dhe arritën në Tropojë natën. Makina ndaloi dhe u dëgjua zëri i njeriut të Sigurimit të Shtetit.

– Zbrisni! Arritëm në Tropojë!

– Ato zbritën duke dhënë dorën përsëri njëra – tjetrës dhe qëndruan sërish si zogj pa klloçkë.

– Mirëserdhët shoqe! – U dëgjua një zë nëpër errësirë.

– Mirëmbrëma! – Përshëndetën ato me një zë.

– Shoku inspektor, – u kthye ai shoqëruesit të arsimit, – urdhri është anulluar, këto do të shkojnë në Tepelenë, ndaj bëni mirë të vazhdoni udhëtimin që nesër të jeni atje.

Duke ndihmuar sërish njëra – tjetrën, vajzat u ngjitën në karroceri, por tashmë u ulën dhe mbështetën kokat tek njëra – tjetra si të ishin thasë të mbushur. Rruga ishte shumë e vështirë, saqë herë – herë dëgjoheshin klithma ankthi nëpër errësirë. Vendosën të flinin me radhë, njëra të mbahej për spondë dhe tjetra të flinte në prehrin e saj. Por edhe ato që flinin, ashtu nëpër gjumë thërrisnin me tmerr, kur makina binte nëpër gropa.

Gjithë nata kaloi rrugë. Agu i gjeti pranë një kantieri miniere. Makina ndali dhe inspektori urdhëroi të zbrisnin. Vajzat nuk pritën të ndihmonin njëra – tjetrën, por duke u shpërvarur u hodhën njëra pas – tjetrës në tokë.

Nga një lokal – barangë dolën një grumbull minatorësh, të cilët me ato rrobat e pista dhe kokoret me “syrin”, në ballë dukeshin si jashtëtokësorë. Vajzat vlonjate, për një moment shtangën, por kur shikuan njëra – tjetrën, që ishin bërë më keq se minatorët, mblodhën veten dhe u nisën pas inspektorit dhe atij të Sigurimit, të cilët u drejtuan nga lokali.

Aroma e çajit të malit u ngacmoi hundët, e vetmja ndjesi e këndshme në këtë kantier punëtorësh.

– Do hamë mëngjes këtu, – thanë shoqëruesit, – më pas do të shkojmë në qytet, ku na presin shokët e Partisë dhe të Seksionit të Arsimit.

– O shyqyr, se vdiqa për të ngrënë! – Tha Myzua.

– Partia na do të kalitur, jo qaramanë, po s’ke faj ti, fajin e ka origjina jote… – u kthye me të egër ai i Sigurimit.

– Po… – deshi të kundërshtonte ajo, por ndjeu shtrëngimin e krahut nga Xhevahirja dhe s’foli më. Të gjitha u drejtuan nga çezma, lanë duart dhe sytë, fshinë me sa mundën rrobat dhe hynë në lokalin e punëtorëve.

Vajzat hanin me uri ushqimin më të shijshëm të provuar ndonjëherë, thua se s’kishin ngrënë asnjëherë mëngjes me çaj dhe djathë.

– Do nisemi, – foli prerë ai i Sigurimit, – duhet të jemi korrekt me orarin.

– Sigurisht! – Pohoi instruktori dhe dolën.

Pasi zunë vende në karrige, kryeinspektori i Seksionit të Arsimit të Tepelenës, nxori një fletë dhe thirri emrat e vajzave, sikur të ishin në bangat e shkollës. Kur arriti tek emri i Myzejenit, qëndroi dhe e vështroi me vëmendje dhe qarkoi numrin 5 me rreth. Më pas thirri dhe emrat e tjerë duke i vështruar nga koka tek këmbët, sikur do u priste ndonjë kostum dhe kur arriti tek Xhevahirja, lëvizi sytë nga lart – poshtë disa herë e në fund, ia nguli sytë në sy, aq gjatë saqë ajo u ndje keq dhe i uli poshtë dhe mbi fytyrë i ra ngjyra e lulëkuqes.

Inspektori qarkoi edhe emrin e saj dhe foli.

– Sipas orientimeve të Partisë në rreth dhe dëshirës suaj për të shërbyer ku të ketë nevojë Atdheu, kemi menduar t’u ndajmë nëpër fshatra dy e nga dy, ku do të bëheni udhëheqëse të grupeve të edukimit të rinisë me frymën marksiste – leniniste, duke luftuar me zjarr zakonet prapanike e besëtytnitë fetare. Ju do të jeni të parat që do të hidheni në sulm për të çrrënjosur çdo gjë që bije në kundërshtim me ideologjinë komuniste. Dhe lexoi emrat dy nga dy në pesë fshatrat më të thella të Tepelenës, por që asnjëra s’e kishte idenë se nga binin dhe si do shkonin atje. E njëmbëdhjeta ishte Xhevairja. Ai e kundroi edhe një herë vajzën dhe foli:

– I fundit, ose qesh, ose qanë, por ty të ka ndritur fati, se kemi një vend bosh në gjimnaz dhe do të mbajmë këtu në qytet, – tha dhe përsëri ia nguli sytë.

Xhevairja, që si gjithë shoqet e saj, kishte prerë gërshetin e gjatë, dhe kaçurrelat e verdha ishin harbuar mbi ballë, në qafë, mbi sup e në harmoni me sytë e saj të shkruar dhe fytyrën bardhoshe, krijonin një portret vajze lozonjare e shumë tërheqëse, në kundërshtim me karakterin e saj të fortë prej labeje.

– Ju, vajzat që morët emërimin nëpër fshatra, tani mund të shkoni. Sigurisht një pjesë rruge mund ta bëni me makinë, por pjesën më të madhe do ta ngjitni në këmbë, ndërsa ti shoqja Xhevahire, do të sistemohesh në një dhomë tek pallati përballë seksionit, ku për momentin jeton një mamie. Besoj ajo dhomë do t’u mjaftojë.

– Shkojmë, pra, – tha ai dhe u drejtua shoqëruesve, – puna juaj mbaron këtu dhe u dha dorën.

– Të gjithë u ngritën dhe dolën, ndërsa ai thirri Xhevahiren të qëndronte, se do ta shoqëronte tek dhoma.

Ajo u hodh në qafë shoqeve dhe ngashëreu. Asaj u duk vetja më e mjerë e pse ishte në qytet, se nuk do kishte asnjërën shoqe.

– Ulu pak, sa të sistemoj disa dokumenta, – foli ai dhe bëri sikur rregulloi tavolinën e njëkohësisht filloi ta pyeste:

– Keni ndonjë komunist në familje?

– Jo… babanë e kam invalid. Ne jemi shumë fëmijë…!

– Mos u shqetëso, unë do të ndihmoj për çdo gjë, por edhe ti, duhet të më nderosh dhe të më dëgjosh.

– Faleminderit…!

Dolën dhe disa metra më tutje ishte pallati. U ngjitën lart dhe trokitën, por në vend të hapej dera e dhomës, doli komshija, një mesogrua.

– Kë kërkoni shoku…?!

– Kjo shoqja ka ardhur nga Vlora dhe do të strehohet këtu bashkë me mamien.

– Ajo ka shkuar në punë, po le të vijë të rrijë tek unë gjer të vijë ajo.

– Meqë ke ardhur nga larg, pusho sot e nesër në mëngjes, do vish në zyrën time dhe do të prezantoj në shkollë…!

Shpesh befasohemi me surprizat e jetës dhe i ngazëllehemi fatit, por do të ishte më me fat të provoje vetë fatin mes vështirësive, sesa t’i detyrohesh gjithë jetën dikujt për mirësinë që të jep. Asnjëherë nuk mund të bëhen favore pa pasur një paramendim. Jeta është eksplorim, por kur bie drejt dhe në një pozicion që s’të duhet eksplorimi për të gjetur më të mirën e mundshme duke u kacavjerrë me duar dhe me thonj e kur ia del, ndjen atë kënaqësinë e ligjshme, që s’ta jep asnjë shërbim falas i kujtdo qoftë.

Gjithsesi le të themi se vërtet Xhevairja ishte me fat, kur mendon për shoqet e saj që ku do t’i zinte mëngjesi, s’do i zinte darka nëpër fshatra, se pasi mbaronin mësimin, do të drejtonin grupet e edukimit dhe kështu dita e tyre ishte shkollë, fshat, mbledhje… nëpër baltë, shi e borë…!

Ajo ishte edhe më me fat për komshien, e cila kishte dy fëmijë të mrekullueshëm dhe gjatë bisedës që bënë, ajo i tha se ishte shtatzënë me dy binjakë. Ditët kalonin dhe Xhevairja, vërtet e ndjente veten me fat që ishte në qytet, se në një seminar që u zhvillua për të dhënë orientime se si do veprohej në aksionin “Për zhdukjen e zakoneve prapanike dhe besëtytnive fetare”, takoi shoqet dhe si tregonin ato për vështirësitë dhe kushtet e tmerrshme të jetesës në këto fshatra, u ndje fatlume. Edhe komshia, që e priti atë ditë, sillej me të si të ishte mamaja e saj.

I shoqi i saj ishte instruktor në Komitetin e Rinisë së rrethit, njeri jashtëzakonisht i mirë dhe bujar. Tek po bisedonte një natë me të shoqen, ai i tha që Xhevairen ta fejonin me të vëllanë e tij, i cili jetonte me prindërit në lagjen tjetër, por nuk guxonin t’i thonin gjë, ndaj po prisnin momentin e përshtatshëm. Edhe djali, kishte rastisur aty, kur kishte ardhur Xhevairja për vizitë, se pothuaj çdo pasdite ajo, bashkë me maminë, shkonin dhe pinin kafe tek komshinjtë.

Një pasdite, tek po pinin kafenë, Besimi i tha Xhevaires:

– Kërkohet një kuadër në Komitetin e Rinisë që do të ngarkohej me drejtimin e organizatave të rinisë në rreth për aksionin e madh kundër zakoneve prapanike e besëtytnive fetare, ta bisedoj një herë me shokët e Partisë, që të vish ti, se më kanë thënë që je organizatore shumë e mirë.

– Si të dojë Partia, shoku Besim, unë jam gati t’i shërbej kudo qoftë.

Kishin kaluar disa ditë dhe Besimi nuk ia përmendi më ndërrimin e punës, por ajo që e befasoi Xhevahiren, qe ardhja e kryeinspektorit në shkollën e saj dhe bashkë me drejtorin e shkollës i shkuan kontroll.

Ishte e para herë që vinte kontroll nga Seksioni dhe vërtet u ndje disi e emocionuar. Ditarin e kishte bërë në rregull çdo ditë. Ajo kishte një shkrim jashtëzakonisht të bukur dhe vërtet gjatë kontrollit inspektori u mahnit. Mbaroi ora e mësimit dhe inspektori në të dalë i tha:

– Nuk kam kohë të bëj analizën e orës, por eja tek zyra pas mësimit…!

– Mirë, – foli ajo me gjysëm zëri duke vështruar nga drejtori i shkollës.

– Po, po duhet të shkoni, – tha, – se unë s’kam të drejtë të bëj analizën kur në kontroll është një nga seksioni i arsimit… po, ti mos u shqetëso, shumë mirë dole…!

Xhevahirja doli nga shkolla dhe mori rrugën për në zyrën e inspektorit. Ai ishte një burrë rreth të dyzetave, i martuar dhe me dy fëmijë, por që Xhevahirja s’dinte asgjë rreth tij. Që nga dita që kishte ardhur, e kishte ndeshur dy a tri herë në rrugë dhe vetëm e kish përshëndetur pa qëndruar ta takonte, ndërsa ai as që i kishte kthyer përshëndetjen, thua se nuk e kishte parë ndonjëherë.

Trokiti, por askush nuk u përgjigj. Trokiti sërish dhe dera u hap gjysëm dhe u dëgjuar një fije zëri: “Hyr”.

Xhevahirja u kthye në brinjë dhe u fut brenda. Pas saj ndjeu derën që u mbyll me çelës. Instinktivisht u kthye të dilte, por vështrimi i tij e ndali duke i thënë se do të mbaronin shpejt. Si të bënte? Po, çfarë do bënte? Ajo i detyrohej atij për mundësinë e punës, ndaj dhe heshti, por asnjë çast nuk e ngriti kokën për ta vështruar drejt.

– Nxirre bllokun dhe shëno vërejtjet…!

– Po, – foli ajo si zog i trembur.

– Mos mendoni se jeni e zonja të jepni mësim në gjimnaz, por mundësia që të dhashë, duhet justifikuar zyshe…!

– Unë jam munduar t’a justifikoj me punë. Edhe drejtori ka mbetur i kënaqur…!

– Ju kishit një shkrim të bukur, siç jeni edhe vetë…!

– ……………

– Pse nuk e ngre kokën, – foli ai duke u ngritur nga karrigja dhe e zuri për mjekre dhe e ngriti lart derisa sytë u takuan.

Dy palë sy: një palë të egër si ujk i uritur dhe një palë si qengj i trembur. Ajo nuk po kuptonte çfarë po ndodhte, por që diçka e papërballueshme po krijohej, ndaj ajo u ngrit nga korrigja dhe u drejtua nga dera.

– Më duhet të iki shoku inspektor…!

– Sot do të lë të ikësh, por nëse nuk vjen për të ndenjur me mua, kur të vij herën tjetër, dije se ke për të përfunduar përtej shoqeve.

– Të lutem hapeni derën, se u bëra vonë e shqetësohet shoqja e dhomës.

Ai u ngrit dhe rrotulloi çelësin ngadalë dhe kur Xhevahirja po dilte, e zuri prej krahu dhe i tha:

– Ti më pëlqeve sapo të pashë atë ditë. Unë të dhashë një shans… po dite shfrytëzosh atë.

Ajo u përgjigj me heshtje. Minutat u dukën shekuj. Ai rrotullim çelësi i dukej sikur po e mbyllte në qeli. Më në fund dera u hap dhe u ndje e lirë. Vrapoi drejt dhomës së saj, por shoqja ende s’kishte ardhur, ndaj trokiti tek komshia. Donte dikë t’i rrëfehej. Po kujt t’i besonte? Ajo ende ishte ajo vajza e Pedagogjikes, ku shpirtin e kishte të bardhë, pa gjurmë dhembjeje, të virgjër siç ishte edhe vetë. Tronditja qe e madhe dhe s’kishte si t’i shpëtonte syrit të komshies.

– Xhevo, ke ndonjë hall?

– Jo, pse më pyet?

– Se si më dukesh sot…?!

– Jam pak e lodhur, se kisha kontroll nga Seksioni Arsimit…!

– Cili ishte nga ata?

– Kryeinspektori.

– Nuk e tregojnë burrë të mirë…

– Pse?

– Ai të shuan pishën…!

– Si ta kuptoj këtë…?!

– Ka në dorë çdo gjë, ai vendos për çdo gjë në Seksionin e Arsimit… Thonë që edhe i përdor mësueset…! Memorie.al

blank

Katastrofa klimatike dhe efektet pozitive për ishullin më të madh në botë, Groenlanda

Si sfondi më i qetë dhe madhështor i katastrofës klimatike të planetit tonë, peizazhi i Groenlandës është po aq unik sa edhe perspektiva e saj për ndryshimet klimatike.

Ndryshe nga pothuajse kudo tjetër, Grenlanda zyrtarisht e sheh ndryshimin e klimës si një perspektivë pozitive – një që i sjell mundësi këtij vendi të pavarur brenda sferës daneze. Dhe si kombi më pak i populluar në botë në ishullin më të madh që nuk është kontinent, është e lehtë të shihet pse shumë këtu janë të prirur të zbulojnë se çfarë mund të sjellë e ardhmja e ndryshuar.

Ish-kryeministrja Aleqa Hammond dikur pohoi se “greenlandezët janë shumë të mirë për të parë mundësitë e reja. Ne kemi refuzuar të jemi viktimizuar për shkak të ndryshimeve klimatike. . . Do të doja që të mos ndodhte, por është dhe ky është një fakt. Sapo të jetë atje, [ne] kemi detyrimin të [përfitojmë] më të mirën prej tij.”

Kjo është një perspektivë e rrallë dhe unike midis qeverive të botës dhe – siç pritej – nuk është aq e drejtpërdrejtë sa tingëllon.

“Grenlanda është ndoshta i vetmi vend në botë ku mishi është më i lirë se sa sallata ose perimet”, buzëqesh Rasmus Damsgaard Jakobsen, themeluesi dhe menaxheri i Greenlandic Greenhouse, një fermë marule dhe perimesh gjatë gjithë vitit në kryeqytetin e Nuuk, shtëpia e një e katërta e 56,000 qytetarëve të vendit.

Mes shkëlqimit të ndritshëm të purpurt që rrjedh nga “ferma” e tij nëpër mjedisin ndryshe gri dhe të mjerë, Rasmus shëtit nëpër korridoret e ngushta, me ndriçim LED, të grumbulluara lart me marule të pacenuar, dhe radioja tingëllon.

Rreth 300 metra nga dera e tij e përparme, ndërtimi i aeroportit të ri të kryeqytetit, i cili më në fund do të lejojë fluturime direkte ndërkombëtare, bëhet 24/7. Një nga tre aeroportet e reja që po ndërtohen, këto projekte ofrojnë një vështrim të theksit të shtuar të vendit në turizëm dhe infrastrukturë.

Duke vënë në dukje se puna e ndërtimit duket se nuk do të ndalet kurrë, Rasmus beson se do të vijnë ditë më të mira. “Jam dakord që ndryshimi i klimës ka shumë mundësi dhe përfitime për Grenlandën. Ka shumë tokë këtu lart dhe ata nuk e dinë plotësisht se çfarë ka nën shumë akull, kështu që padyshim që mund të bëhet interesante”, tha ai, dhe “turizmi sjell mundësi të mëdha”.

Megjithatë, përvoja e Sarah Woodall në Innovation South Greenland – një kompani turistike që lidh industrinë e financuar nga rrethi i Qaqortoq në Grenlandën jugore – ekspozon shpatën me dy tehe që ndjejnë shumë vendas. “Ka një mori turistësh që vizitojnë Grenlandën për të parë kapakun e akullit të shkrirë përpara se të zhduket përgjithmonë, por nuk mendoj se urgjenca është e nevojshme. Kapaku i akullit është 3 kilometra i trashë, do të na mbijetojë të gjithëve”, thotë ajo. “E keqja është padyshim se sa më shumë turistë që vizitojnë, aq më shumë emetim prodhojnë”.

Më tej në jug, në qytetin e vogël bujqësor të Narsaqit, uji i shkrirë i pandotur nga njerëzimi rrjedh nga akullnajat, duke kaluar shtëpitë shumëngjyrëshe të peizazhit malor. Ajsbergët lëvizin me qetësi rreth gjirit, duke ofruar një kërcitje ose çarje të herëpashershme, në atë që duket si një pamje e kartolinës që ndryshon vazhdimisht – derisa një anije e madhe lundrimi ankorohet një pasdite vonë, duke zbuluar turizëm masiv në qytet për një natë.

Woodall e vendos numrin vjetor në rreth 50,000 vizitorë të anijeve turistike, me 5,000 turistë të tjerë “të bazuar në tokë”. Ajo u bën jehonë vendasve, duke paralajmëruar për rritje të paqëndrueshme të turizmit dhe duke rënkuar për ardhjen e papritur të mijëra njerëzve që bëjnë selfie dhe e trajtojnë qytetin e tyre si një park argëtimi, ndërsa japin pak mbrapa.

“Ne duam të minimizojmë numrin e anijeve për ato brenda AECO (Shoqata e Operatorëve të Ekspeditës së Arctic Cruise), pasi këto janë më të qëndrueshme dhe punojnë më shumë me komunitetet lokale. Shpresojmë për më shumë grupe të vogla që janë kulturalisht të ndjeshme dhe të vetëdijshme”.

Por ndërsa ajsbergët çahen ngadalë, shiu vjen më shpesh dhe sezonet e bujqësisë rriten paksa. Ndryshime të vogla dhe delikate, por me një ndikim të madh këtu në Grenlandë, pasi ishulli më i madh në botë ndjen efektet e planetit tonë në ndryshim katër herë më shpejt se kudo tjetër.

Në Nuuk, Angutimmarik Hansen, fermeri më verior i deleve në Grenlandë, shpjegon enigmën e tij të ndryshimeve klimatike. “Tani ka shumë shi dhe akull. Ne kemi nevojë për më shumë borë, sepse ajo i mban fushat e mia më të ngrohta, duke mbrojtur kullotat poshtë. Me gjithë këtë akull dimrat e kaluar, bari im vdes”, thotë ai. Dhe fushat djerrë, të lagura ose të ngrira do të thotë që Angutimmarik, ashtu si 13 fermerët e tjerë të deleve të Grenlandës, duhet të importojë pjesën më të madhe të ushqimit dhe foragjereve të tij nga jashtë, duke rritur koston për konsumatorët.

Ole Vestergaard nga thertorja e vetme e Grenlandës, Neqi, ofron një kontekst: “Si fermerët dhe Neqi tani marrin subvencione nga qeveria dhe ata bënë një paketë shtesë mbështetëse për fermerët për të ndihmuar me rritjen normale të çmimeve”. Ngrohja globale “nuk është një gjë pozitive për fermerët këtu”, shton ai.

Duke përbërë 90 për qind të ekonomisë së eksportit të Groenlandës, peshkimi është gjithashtu ndër industritë që kanë përjetuar ndryshimet më dramatike gjatë dekadave të fundit.

Kur ujërat rreth Narsaq, pjesë e të ashtuquajturës “dhoma e ushqimit” të vendit, u rritën me vetëm 0.5 gradë Celsius, ajo që në mënyrë karizmatike quhet karkaleca “ari rozë” e Grenlandës u largua nga zona për ujëra më të freskëta më në veri. Tuna dhe skumbri tani kapen rregullisht aty ku dikur shiheshin rrallë, dhe numrat e merlucit janë rritur në qiell rreth Ilulissat, qyteti i tretë më i madh i vendit, pikërisht mbi Rrethin Arktik.

Ndërkohë, në anën tjetër të qytetit të Ilulissat, fushat midis periferive janë shtëpia e qindra qenve të sajë që punojnë, të cilët tani kalojnë verën e zgjatur të lidhur me zinxhirë, duke ulëritur në qiell. Dimrat më të shkurtër dhe më të ngrohtë do të thotë që qentë duhet të bredhin më gjatë dhe më tej për peshkim në akull dhe gjueti gjatë sezonit.

Barinjtë tani kanë pothuajse një muaj shtesë që kopetë e tyre të kullosin, pasi verat janë bërë më të buta dhe më të zbehta. Por Vertergraad thotë se pavarësisht kësaj, numri i deleve dhe qengjit të përpunuara çdo vit ka mbetur i qëndrueshëm për katër vitet e fundit.

Në përgjithësi, është shumë herët për të thënë nëse Grenlanda do të jetë në gjendje të përshtatë industritë e saj dhe të korrë përfitimet që beson se ndryshimi i klimës do të sjellë. Por pavarësisht se çfarë, siç tha ish-kryeministri Hammond, “tronditja do të jetë e thellë”.

Përgatiti: Gazeta Shqiptare 

blank

“Udhëheqësi i lartë i PPSh qëlloi për derra të egër, por saçmet kapën shokun tonë dhe kur e hipëm në makinën e tij…”- Dëshmia e inspektorit të Rezervatit të Velipojës

Rezervati i Velipojës është krijuar që në vitin 1958 dhe ai ka një sipërfaqe prej rreth 800 hektarë. Në të, bimësia dhe shpendët janë në gjendjen e tyre shumë të mirë natyrore. Ky rezervat, ka në brendësinë e tij katër breza pyjore si dhe katër këneta, të cilat janë të lidhura me rrugë tokësore njëra me tjetrën. Nëpërmjet këtij rezervati, me rrugë tokësore midis një pylli të dendur, arrihet në grykëderdhjen e lumit Buna. Kjo pikë, ka një bukuri të rrallë, pasi aty ndodhen tre ishuj, njeri i madh që quhet Ada dhe dy të tjerët që janë më të vegjël. Njeri nga këta, quhet: “Ishulli i Franc Jozefit”. Rezervati nga ana e tij, në pjesën jugore të territorit të tij, kufizohet me Bregun e Detit, nga pjesa perëndimore, kufizohet me lumin Buna, ndërsa në pjesët veriore dhe lindore, kufizohet me tokë.

Mark Shtjefni, inspektor i Policisë Pyjore, flet në një bisede me ne, për funksionimin e rezervatit, një ndër perlat që dikur shijohej për gjueti nga udhëheqja e lartë e PPSH-së dhe sot shërben si park natyral, për t’u kundruar nga pushuesit e turistët, vendas dhe të huaj, të cilët vijnë këtu në çdo stinë të vitit.

Mark, sa kohë ka që është krijuar rezervati këtu në Velipojë dhe si ka funksionuar ai?

Ky ambient ka marrë formë të plotë dhe është krijuar që në vitin 1958. Për këtë, krahas drurëve natyralë të tij, shteti i asaj kohe, ka mbjellë një numër të konsiderueshëm me fidanë pishe, të cilët përbëjnë brezin e parë pas detit. Krahas kësaj, janë marrë masa nga ndërmarrja Pyjore, për kultivimin dhe mirëmbajtjen e drurëve të cilët ishin në gjendje natyrale në këtë vend. Pas kësaj, u vendos që aty të ngrihej një godinë e përkohshme e cila shërbente si rezidencë për kuadrot e PPSH-së, të cilët vinin për pushime dhe për gjueti. Vlen të theksohet se, gjatë atyre viteve, meqenëse Velipoja karakterizohej nga këneta të shumta, ajo ishte një vend i mirë për pasionantët e gjuetisë së kafshëve dhe të shpendëve. Një gjendje e tillë, ka vazhduar deri në fund të viteve ’90-të. Por, megjithëse vendi ynë dhe Velipoja njëkohësisht, ka kaluar periudha të vështira, siç kanë qenë vera e vitit 1991, marsi i vitit 1997, përsëri Rezervati, falë punës sonë, të inspektorëve të Policisë Pyjore, si Prekë Ndoka, i cili ka 30 vite punë në këtë rezervat, ka arritur të mbijetoje në këtë gjendje që është sot. Vetëm godina e Pritjes, siç i kanë thënë dikur, është akoma e shkatërruar, sikur do të tregojë se, çfarë ka hequr ky rezervat në vitin 1997!

A mbani mend ju ndonjë ngjarje nga jeta e kuadrove të udhëheqjes së lartë të PPSh-së së asaj kohe, kur vinin këtu për gjueti?

Po, histori të tilla ka plot, por unë dua të përmend një rast që jo vetëm ishte i veçantë për kohën, por ajo u mbajt e fshehtë dhe bë e njohur në një farë mase, vetëm pas viteve ’90-të, sepse s’guxonte kush ta ngrinte zërin në atë kohë.

Konkretisht, për çfarë bëhet fjalë dhe kur ka ndodhur ajo ngjarje?

Ishte fillimi i viteve ’80-të, kur në Rezervat si zakonisht, kishte ardhur një nga shokët e udhëheqjes së lartë Partisë (PPSh-së), për të gjuajtur derra të egjër.

Kush ishte ai, se tani s’përbën me sekret…?

Jo, çfarë sekreti?! Qirjako Mihali ishte, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Financave, në mos gaboj në atë kohë.

Për këtë punë, ishin të caktuar me kohë disa punonjës të Kooperativës Bujqësore të Velipojës të cilët, kujdeseshin që gjuetia të ishte sa më e mbarë. Pasi në të kundërt, mund të përballeshe me pasoja të rënda për të gjithë ata që punonin në rezervat dhe që mbanin familjet me bukë. Ose thënë më saktë, ekzistonte një frikë e tillë, që gjithçka mund të na ndodhte. Atë ditë që kishte ardhur për gjueti, shoku Qirjako Mihali, si zakonisht ai me çifte në krah dhe njerëzit që e shoqëronin, ishte në pritë të derrit të egër, ndërsa punonjësit e Rezervatit, i ndillnin derrat gjatë gjithë natës për t’ia çuar në pritë shokut Qirjako. Ai sapo shikoj një derr të egër, morri shenjë dhe shkrehu çiften në drejtim të tij. Por, fatkeqësisht, saçmet, në vend që të godisnin derrin, kishin qëlluar njërin nga punonjësit e Rezervatit (P.S.) Pas kësaj, njerëzit u mblodhën me vrap dhe e marrin trupin e mbuluar me gjak të shokut të tyre e, tentojnë ta hipin në makinë për ta dërguar në spital.

Por, në atë moment, ish-anëtari i lartë i udhëheqjes së partisë dhe të shtetit, pra “shoku Qirjako Mihali”, në vend që të shprehte keqardhjen për atë çfarë kishte bërë, u thërret njerëzve: “Çfarë bëni more, se e bëtë pis makinën”

Atëherë njerëzit e frikësuar, e hoqën trupin e P.S. nga makina e tij dhe me anë të një makine tjetër, e dërguan atë menjëherë në spital. Dhe atje, falë punës së mjekëve, Ali Spahia dhe Mark Mirashi, u bë e mundur që punonjësit të Rezervatit, t’i shpëtohej jeta. Ai tashmë gëzon shëndet të mire dhe jeton e punon në Plazh të Velipojës.

Kur para pak kohësh, u shfaq komedia “Në gjueti” (me Sillon), të gjithëve u shkoi mendja te kjo ngjarje. Madje edhe regjisori i kësaj komedie (Koço Devole), kur ka ardhur për vizitë në Velipojë dhe kur e kanë prezantuar me personin real të kësaj ngjarjeje, (P.S.), ai tha: “Unë e kisha me të dëgjuar, por me vjen mirë që, nuk paska qenë e trilluar dhe shumë afër realitetit”.

Cila është gjendja aktuale e Rezervatit sot?

Aktualisht, Rezervati është shpallur “Zonë e Mbrojtur” dhe si e tillë, gëzon mbrojtje të veçantë. Në territorin që përfshin ai, janë katër breza pyjore dhe katër këneta të vogla të cilat, lidhen me rrugë tokësore njëra me tjetrën. E gjithë pasuria natyrore, është ruajtur e paprekur, krejt natyrale, pasi aty nuk ka të drejte të ndërhyje asnjeri, për asnjë lloj arsyeje, sidomos për gjueti, që është kategorikisht e ndaluar. Ndërsa nga jashtë, nuk janë të pakët gjuetarët, sidomos ato nga Italia, të cilët vijnë e gjuajnë nga larg. Këto vijnë, pasi kanë dëgjuar nga djemtë e Velipojës që janë emigrantë në Itali, për resurset e shumta të Velipojës. Kështu këta italianë, nuk përtojnë të vijnë dhe të qëndrojnë me ditë të tëra për t’u kënaqur me një pasion të tyre që, është gjuetia. Por kjo nuk do të thotë se aty nuk ka të drejtë të hyjë njeri. Rezervati është i hapur për të gjithë ata persona të cilët duan që ta vizitojnë atë si turistë, kundrejt disa tarifave simbolike që janë 50 lekë për person, apo 150 lekë, në rast se duan të hyjnë me makinë dhe 1.000 leke minuti, në rast se duan që të filmojnë me video kamera. Aty janë të lirë që të shëtisin të gjithë rezervatin dhe të shijojnë bukuritë e pasuritë natyrore të tij.

Ishulli “perandorak” ku shullehesh udhëheqja e lartë komuniste e PPSH-së!

Ishulli që njihet me emrin e Perandorit “Franc Jozef”, është krijuar nga aluvionet që janë grumbulluar në vendin e fundosjes së një anijeje. Sikurse dihet, Franc Jozefi, ka qenë Perandor i Austro-Hungarisë. Që nga krijimi i tij, ishulli ka shërbyer si pikë pushimi për udhëheqjen e lartë të Partisë së Punës së asaj kohe dhe si i tillë, ai ka shërbyer për 10-15 ditë pushimi dhe gjuetie në vit, ndërkohe që gjatë pjesës tjetër të vitit, ruhej nga ushtarë të Gardës së Republikës. Rezervati me sipërfaqe 800 hektarë, kufizohet në pjesën veriore dhe lindore nga hapësira toke, në pjesën jugore është deti Adriatik, ndërsa në pjesën perëndimore, lumi Buna.

Gjithçka për perlat e Velipojës në Rezervatin natyror

Ky rezervat është krijuar që në vitin 1958 dhe ai ka një sipërfaqe prej rreth 800 hektarë. Në të, bimësia dhe shpendët janë në gjendjen e tyre shumë të mirë natyrore. Ky rezervat, ka në brendësinë e tij katër breza pyjore si dhe katër këneta, të cilat janë të lidhura me rrugë tokësore njëra me tjetrën. Nëpërmjet këtij rezervati, me rrugë tokësore midis një pylli të dendur, arrihet në grykëderdhjen e lumit Buna. Kjo pikë, ka një bukuri të rrallë, pasi aty ndodhen tre ishuj, njeri i madh që quhet Ada dhe dy të tjerët që janë më të vegjël. Njeri nga këta, quhet: “Ishulli i Franc Jozefit”. Rezervati nga ana e tij, në pjesën jugore të territorit të tij, kufizohet me Bregun e Detit, nga pjesa perëndimore, kufizohet me lumin Buna, ndërsa në pjesët veriore dhe lindore, kufizohet me tokë.

Grykëderdhja e Bunës

Lumi Buna, mund të jetë i vetmi i cili derdhjen e tij, e ka në formë Delte natyrale, me tri degë. Dy nga këto degë, i përkasin pjesës malazeze, ndërsa njëra i takon palës sonë. Nëpërmjet derdhjes së lumit Buna, anije të tonazheve të ndryshme, kanë hyrë dikur në të, duke u ngjitur përgjatë rrjedhjes së Bunës, deri në portin e Pulajve. Aty pastaj, ose janë shkarkuar mallrat, ose janë ngarkuar në anije më të vogla të cilat, kane shkuar gjer tek ura e Bunës në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke dërguar mallrat për tregtarët shkodranë. Ndërsa në degët e palës malazeze, ndodhet një ishull, Ada, i cili shërben si pikë pushimi në, një gjendje thuajse natyrale.

Pemët dhe bimësia e rezervatit

Krahas Pishës të mbjellë nga shteti i asaj kohe në linjë natyrale para viteve ’90-të, aty gjenden edhe drurë të ndryshëm, si: Frashër, Bredh, Plep, Verri, Mrinë, Rrenjë (Familja e Lisit) si dhe një numër i madh shkurresh e bimësh të kënetave, etj.

Kafshët që “popullojnë” rezervatin

Derri i Egër

Çakalli

Dhelpra

Lepuri i egër

Shpendët

Krahas Gjelit te egër, i cili është në një numër të vogël, në territorin e Rezervatit të Velipojës, ndodhen dhe bien në sy afro 40 lloje rosash, ku pjesa më e madhe e të cilave, janë shtegtarë, apo migratorë siç quhen tani. Këto vijnë në muajin shtator dhe ikin në fund të marsit të çdo viti./ Memorie.al

blank

Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet: Shokun ma vranë, qenin e kufirit e kishte Mitro K., në Gjirokastër pësova tronditje nervore dhe luaja me minjtë

Nga Arta Çano
I arrestuar në moshën 20-vjeçare, pasi u kap duke tentuar të kalonte kufirin, Luan Berberi nga Berati, pësoi tortura të shumta, duke filluar nga ushtarët, oficerët dhe hetuesit, deri sa e nxorën në gjyq dhe e dënuan me 25 vjet, të cilat do i kishte kryer të plota, nëse nuk do të shembej regjimi komunist në ’91-in. Ai tregon për mundimet e shumta të atyre 7 viteve dhe kujtimet e pashlyera nga biruca ku e mbajtën të izoluar, etj.

Z. Luan, si e kujtoni tentativën tuaj për t’u arratisur?
Unë, Luan Berberi, vuajta 7 vjet në kohën “e atij” (nuk do t’ja përmend as emrin diktatorit Enver Hoxha) dhe habitem si ka mundësi që sot nuk e kthen kokën njeri, nuk do t’ia dijë fare se jam apo s’jam unë si person. Dhe po të flasim nga ana e burgut tim, janë shumë e shumë vuajtje, pavarësisht që unë jam në këtë gjendje sot, jam mirë shyqyr Zotit, Zoti më faltë që po e përmend, por jam mirë!

Në vitin 1984, marrim rrugën nga Berati, i hipim autobusit se kalonin këtej nga Ura e Goricës edhe mbërrin në Përmet, për në Gjirokastër…! E kalojmë aty, ndalojmë afër urës së Kardhiqit, në Virua. Aty, kishim një shok që ishte ushtar. Unë kisha mbaruar shkollën e mesme dhe isha civil. Të dy, edhe Vani që ishte në Rrajcë të Skraparit, ushtar, e kishim bërë muhabetin që nga Berati dhe u nisëm.

Atje, në Virua, pimë nga një gotë verë të vogël, nga një kafe edhe: “do ikim”. “Do ikim”, e vendosëm që këtu ne, po ndenjëm dy-tri ditë, ka qenë një dimër i acartë. Ka qenë në mos gabofsha, 31 mars ‘84. Tri ditë ndenjëm jashtë në brymë, bryma 20 cm. Në të ftohtë, dreq, djall, shi, pastaj ditën e fundit, filloi shiu dhe u nisëm në rrugë. Po ishte 120 e ca kilometra larg kufiri.

Sa veta ishit?
Unë, Pelivan Mjeshova që u vra dhe Adnand Kuka që ka vdekur, rahmet pastë! Të tre. Në këmbë, duke ecur në këmbë, arrijmë në Gjirokastër.

Ju ndaluan për kontroll rrugës?
Nuk na ndaloi njeri. Ndaluan nja dy polica kështu, po si duket ishin të lajmëruar, se këtë s’e marr vesh unë, na ndaluan, s’na thanë gjë. Ata me rroba ushtarake…! –“Po ti, civili”?-më thanë mua.-Unë jam çuni i tezes i X-it, Nandit, Nand Kukës.-E mirë, ikni, ikni! Ajo ishte me qëllim një herë, patjetër ishte me qëllim sepse, policët që aty, letërnjoftim, dreq djall, ca letra që kishin, po ata kishin nja dy letra lejë-kalimi.

Rahmet pastë Vani që u vra, kishte një lejë-kalimi. Nani, ishte ushtar në Urë-Kardhiq quhet ajo, që shikonte avionët kur kalonin kufirin. Dhe kështu ecëm në këmbë, na lanë dhe ata. Filluam në fushat e Jorgucatit, na erdhën nja dy makina civile, po u shtrimë në atë …çfarë kishin mbjellë ata. Ishte asëll a grurë a, kishte vajtur tamam. Aty kuptohej tamam që ata po na ndiqnin. Makina civile ishin.

Në Jorgucat ka pasur post-bllok në kohën e Enverit, nuk lejonin. Quhej vijë kufitare, që aty. Atë e kaluam ne. Deshëm të kalonim lumin. Unë rashë në lumë, me gjithë rroba, ishte ftohtë…kur them bryma ishte gati 20 cm., si dëborë. E kaluam atë, kaluam në Glinë, se s’i mbaj mend ato fshatrat e tjera, arritëm deri në Peshkëpi, fshati i fundit që kishte kufirin që ndahej me grekun. Në Peshkëpi, hasëm me patrullat, por nuk na diktuan. Hapëm klonin, mënyra jonë…!

Mundët ta kalonit klonin?
E hapëm, por si duket ka rënë sinjali andej ose, ishin përgatitur ata. Ne e bëmë një manovër aty, po nuk e di… unë s’isha tekniku. Unë isha 20 vjeç atëherë, axhami. Dhe ishte një gjë e tmerrshme. Na lanë të kalonim. Na kanë lënë me qëllim ata neve, se s’kishte mundësi. Pse na dolën në pritë? E na dolën në pritë në majë të kodrës.
Një oficer, një kapter i vogël, se e mbaj mend emrin e tij…! Mitro Kutra, quhej, ka vdekur ai, ishte me qenin e kufirit. Qeni kaloi aty afër nesh, po s’i duket ishin të llogaritura gjërat që, duhet të vinim atje ku ishin ushtarët dhe ashtu ndodhi.

Sa u afrua nja 15 m. larg, na thane: parullën, kundërparullën, por pastaj flisnin greqisht, jo shqip, me njëri-tjetrin sepse dy ushtarët ishin me uniformën e ushtarëve dhe nuk dalloheshin dot. Aty ka filluar një kasaphanë, me bomba, me dreq, me djall. Bomba…nuk e di çfarë ishin, se unë s’i merrja vesh se s’kisha bërë as ushtri. Ata thonin: parullën, kundërparullën dhe filloi kasaphanë aty.

Ju ç’bëtë në atë kohë?
U afrova afër atij që ka vdekur, shokut tim, moshatarit tim, Nand Kukës dhe…! “Çfarë po bëhet kështu-thashë unë, – se këta po flasin greqisht? Të dorëzohemi se kemi arritur”. Se unë ashtu e dija, të kaloje 6 metra, ke arritur në kufirin grek…! Mosha ime adoleshente në atë kohë, më lejonte që të thosha gjithmonë “shyqyr që ika”, se isha dhe një çikë djalë i hedhur…! “Shyqyr që ikëm”!

E patë si u vra Pelivani?
Pelivani…! Unë nuk e di…! Ishte 20 metër larg meje. Unë di që ata kanë thënë: parullën, kundërparullën dhe kaq di unë, nga ana e tyre, por Pelivani ishte 20 metër larg. Nuk e di, unë e pashë vetëm atje kur më thanë: Puthe!

Ata që flisnin greqisht, ishin shqiptarë?
Po, po…! Ushtarë shqiptarë ishin. Aty e vërtetova unë, se unë i thosha shokut tim: “Ore, hajde dorëzohemi, se kemi ardhur te greku. – “Po s’janë grekë,- më tha mua, – janë shqiptarë”. Ai u bë për rahmet, se po të ishte ai.

Pastaj, çfarë ndodhi me ju?
Aty, nuk kam parë më asgjë, vetëm më kanë çuar tre oficerë me kapele, me spaleta, oficerë ishin ata patjetër, po mua më ka qëlluar në kokë një nga ata, populli civil i fshatit aty…! Në kohën që më ka qëlluar, e kam sharë unë. Ai më shau, unë e shava, bum me qytë në kokë, donte të më vriste, po… se do puthja Pelivanin. –“Puthe”,- tha oficeri. Sa u ula unë, më goditën me qyta nga koka. E kam gjysmën e kokës të çarë nga ata, nga qytat e tyre.

Lëre ç’vajti aty, por që më kanë lidhur me tela me gjemba, nuk kam parë vendin ku kam vajtur. Edhe vendi ku kam vajtur unë, në një pikë, si të them unë, 100 metra poshtë ishte pika kufitare, ku ishin ata ushtarët, 20 ushtarë. I detyronin oficerët, ushtarët me pëllëmba, rresht, 20 ushtarë apo 22, nuk e mbaj mend sesa ishin. Shoku im ishte në një dhomë tjetër, unë isha në një dhomë tjetër. Me pëllëmba, pastaj pas pëllëmbave, me dru të gjatë, 1 metër ishte dhe: bum nga kurrizi! Të 20 ushtarët. Ndoshta ka pasur dhe beratas, se jam beratas vetë. Ata mund ta dinë më mirë.

Ku ju çuan më pas?
Na kanë çuar në Gjirokastër.

Si ju trajtuan?
Atje, ai shefi i Krimeve, çfarë ishte, në Gjirokastër me godiste me karrige, me shqelma, me grushta…! Unë isha i lidhur me tela me gjemba, hynë telat me gjemba në mish që edhe sot e kësaj dite i kam shenjat, megjithatë…çfarë duhet të tregoj unë tani se u bënë gati 40 vjet.

Vazhduan t’ju rrihnin edhe gjatë hetuesisë?
Aty, tmerr! Tmerr…! Mua më ishte mpirë koka një herë. S’dëgjoja më tani…! Grushte…kokës, bam e bam, se isha dhe djalë i ri, isha i shëndetshëm, drejt muhabeti. Më çuan në hetuesi, me grushte, me shqelma, me të tëra…! Si kalama i vogël, unë u mbështolla në një cep atje. Koka e çarë, me fasho nga koka…! Shikoja këta…! Nuk vinte doktori, s’merrja vesh çfarë bëhej. Kam bërë 21 ditë grevë urie. Po deshët pyesni atje në Gjirokastër, 21 ditë grevë urie. Më kanë futur sonda nga hundët, edhe më hidhnin çaj, a…s’di çfarë më hidhnin, çfarë më bënin?! Kalova në fazë të rënduar psikike. S’e di, nuk e di çfarë kam bërë atje.

Sa zgjati hetuesia?
Hetuesia zgjati gati 9 muaj për mua, po katër muaj e gjysmë bëra në Gjirokastër. Një hetuesi e jashtëzakonshme…luaja me minjtë. Gjysmën e bukës ua jepja minjve. Ndoshta nuk ju besohet. Ajo ishte e vërteta. Me minjtë, me mizat, një birucë që gjirokastritët e dinë mirë, biruca numër 2, birucë e vdekjes quhej. Unë sot jam gjallë, shyqyr Zotit! Po të pyesësh atje, kanë vdekur 5-6 veta kush ka bërë hetuesinë atje, në atë birucë që unë sa zgjasja këmbën, ja, kaq ishte. E ku do shëtisje? Vetëm shtroje dyshekun. Në dërrasa.

Kur dolët në gjyq, sa vjet ju dënuan?
U zhvillua gjyqi ushtarak. Unë u dënova me 25 vjet burg. Edhe shoku im u dënua me pushkatim, por i’a falën jetën se, bëheshin kërkesa në atë kohë Kuvendit Popullor…! Kaq ka qenë muhabeti.

Në cilin burg ju çuan?
Në Qafë-Bari. Atje ra dëbora e ’85-ës në mos gabofsha, në janar që ra dy metër e gjysmë, u mbyt komplet kampi.

Keni shkuar pak kohë pas revoltës së majit. Çfarë gjendje gjetët në kampin e Qafë-Barit?
Atje, torturat më të jashtëzakonshme. Atje, në rresht siç rrinin ushtarët, po të lëvizje një çikë kokën, të binte një polic 1 e 30 m. i gjatë edhe 2 metra të ishe, që një pëllëmbë t’i bija unë në moshën që kisha, ta hidhja andej matanë…por megjithatë. Ata të binin, se po të kundërshtoje policin i kishe shtatë ditë birucë, po birucat ishin akull.

Po të flije gjumë, ngrije. Ishe i vdekur. Ose shkoje në infermieri. Atje komandanti i policisë, ishte Mond Caja, mbas Mondit, erdhi Ludovik Cali, më i tmerrshëm njëri nga tjetri. Mond Caja ka marrë statusin politik në Gjermani dhe po të vijë të ballafaqohet, jam i pari që dal ta takoj.

Personalisht, ai nuk ka marrë pjesë, por çonte ushtarët, çonte policët, gardianët, çfarë i thoshin ata në atë kohë. Ishin gardianët, rojet e kampit. Edhe ishin në gatishmëri ata. Vetëm dajak kishte atje ku isha unë. Gjak bëhej. Edhe të vesh sot e kësaj dite në Qafë-Bari, atje është dheu i kuq, vetëm nga gjaku i të burgosurve.

Ju punuat në minierë?
Punova gati një vit në minierë, por për hatër të syve, mora një raport, më thanë “do punosh këtu, atje”, e nuk punova më.

A u takuat me familjarët gjatë gjithë kësaj periudhe?
Kjo është më e rëndësishmja. Në kohën që isha në Gjirokastër, nuk lejonin as rrobat e familjarëve të mi, nuk i qasnin, as ushqim, as dreq, as djall. Nuk lejonin absolutisht.

Po në Qafë-Bari?
Në Qafë-Bari, po, më kanë ardhur, sepse ishte kamp. Po të hyje në birucë nuk t’i qasnin familjarët, absolutisht. Unë kam vajtur në kohën që kanë qenë dy kile ushqim në muaj, çfarëdo lloj: sheqer, oriz apo vezë, çfarë ishte pesha më e lehtë.

E provuat dënimin me birucë në Qafë-Bari?
Po, normale që e kam provuar.

Përse ju futën në birucë?
Po, rregullat, cigarja…! Kishim kuzhinën ne, ku gatuhej me qymyr, jo guri, por nga ata qymyrët që bëheshin si vezë. Edhe gjysma e dhomës ishte me tym, gjysma pa tym. Rregullorja e lexonte: “Duhani, të mos pihet”! Dhe më kanë rrahur, më kanë futur në birucë mua për këtë. –“Pse pi duhan ti? E shikon rregulloren”? -Po, i thashë unë atij, shefit të policisë… – shiko si është…!

Ne uleshim se vinte tymi. Qeshnin policët se e dinin shumë mirë, çfarë po thua? Kafen duhet ta pinim brenda, cigaren në dëborë jashtë. Kishim ca shkallë ne që rrinim dhe ishte xhiroja poshtë, një shesh gati 50 metra, i gjerë 30 metra, që bënin xhiro 500 veta, jo 500, më pak, se gjysmat ishin nëpër punëra. Kështu ka qenë puna jonë.

Kur u liruat nga burgu?
Unë jam liruar në vitin 1991. Nuk e mbaj mend mirë se kanë kaluar gati 40 vjet, por në këto ditë, a mars a prill. Po në mars jam liruar, 29 mars ‘91. Edhe erdha në Berat, vazhdova jetën. Ndenja 7 ditë këtu, ika në Greqi, punova një vit e ca në Greqi, erdha në Shqipëri, fillova 7 vjet këtu në spital, më hoqën, për punë partie. Kaq është historia ime, për punë partie më kanë hequr nga puna. /Memorie.al/


Send this to a friend