(Melodrama e Kishës së Dhërmiut që s’është Kishë)
Tre shekujt e ieroapostolikëve Unitë të Kishës Papale të Romës, që nisën veprimtarinë e tyre në hapësirat shqipfolëse të arvaniteve të Moresë ( Peloponezit ) e më pas në Himarë, deri afer fundit të shek.18, përhapën me veprimtarinë e tyre të përkushtimit, gjurmë dritëruese në popullatat arbërore të Peloponesit e të krahinës së Himarës; frymën e rilindjes evropiane, duke e tretësuar atë në njëtrupësinë e Zotit robin e vet, Njeriun. Vepra e tyre ishte një dritë e re, e panjohur me parë, larg frymës sektare të kishës lindore të Patriarkanës, të indoktrinuar nga fontamentalizmi bizantinoelen, të racizmit teologjik lindor.
Ky mentalitet, mendësi e praktikë sektare dhe përçarëse për sundim e dominim edhe të botës shpirtërore ( religjioze ) të njeriut më të mundshëm siç ishin arbërorët e fjalës, të besës e të besimit të përkushtuar famulist, që konstatuan në mënyrën e komunikimit me arbërit e Ballkanit Perëndimor e të Moresë, i bëri ata që t’u përkushtohen shenjtërisht veprës dritëdhënëse në këta njerëz “të bardhë” në shpirt e në besë,
Shën Thanasi i Dhërmiut është i lidhur tërësisht me këtë mision të këtyre shenjtorëve apostolikë.Edhe në këto ditë, dhërmijasi dhe himarioti janë duke e jetuar dhe u vënë në provë,përballë një hipokrizie e prapaskenizmi besimtarit naiv të krishterë, para të cilave fshihen interesa të tjera e të largëta e kryesisht, për të shuar veprën e apostujve UNITE të zgjimit të ndërgjegjes arbërore të himariotit.
Për fat të keq dhërmijasit kanë mbetur atje ku e lanë hundëtërheqësit e iniciativave revolucionare të avangardistëve partiakë të monizmit.
Shën Thanasi i Dhërmiut ka historinë e vet dhe ai që nuk e di,le ta gjejë e të mesojë. Shën Thanasi i Dhërmiut u sheshua dhe “humbi” nga vet dhërmijasit vlerat e veta, se vet dhërmijasi e rrënoi dhe i mori gurët e shenjtorit për të ndërtuar depon e ujit.
“Ishte koha ”- justifikohemi. Por ishte dhërmijas ( unë, ti, tjetri…) që hodhi fjalën,dha mendimin dhe u bë “vepër”.Ja ku e kemi gurin, ta marrim me karro, por edhe me krahë. Ja ku jemi e ta bëjmë depon.
Pa tjetër që askush nuk mund të thoshte tjetrën. Dhe u bë depoja e ujit. E ndër kohë,kur dhërmijasi merrte gurët e Shën Thanasit dhe bënte depon e ujit, vuniotasi “komunist e partizan” po i mbyllte dyert dhe dritaret e kishave të tij me mur guri të thatë. Dhe kështu mbetën e s’u lagën deri kur vet Zoti i tyre, u dha ditën e rihapjes. Dhe vuniotësit shkuan e u dhanë përsëri dritë kishave të tyre. Ndërsa ne, dhërmijasit,rrënojat ku i kishim katandisur, konkretisht Shën Thanasin e të tjerat, i rindërtuam në “bunkera” sipërfaqësorë dhe i quajtëm “KISHA”, furriqe me pllaka betoni e dy – tre korniza me vizatime shënjtorësh.
Mirëpo, një fjalë e mençur e popullit tonë thotë:”Kur e tund flamurin në shumë erëra, bëhet rreckë”. Dhe këto sajesa e dithirambe revoltarene, janë lojëra të së njëjtës natyrë të atyre kohëve. Shën Thanasi i Dhermiut,Shën Dhimitri po i Dhërmiut, Shën Dhimitri i Palasës sa dhe Shën Dhimitri i Qeparoit, kanë të njëjtën kohë dhe histori.
Në qoftë se dhërmijasit duan të rindërtojnë ,Shën Thanasin, ta rindërtojnë ashtu siç na e la italiani, arbëresh, NILO KATALANO, eshtrat e të cilit ndodhen brenda në “SANCTA SANCTORUM” ( TRYEZËN E SHENJTË ) të Ajodhimës. Autori i këtyre radhëve të këtij shkrimi, është i mendimit që të kontribuohet rindërtimi dinjitoz i kësaj Kishe dhe në altarin episkopal brenda saj ( në të djathtën ) të vendoset Memoriali i Nilo Katalanos, që e ndërtoi dhe u varros brenda saj.
Pra,Niko Katalano e ka vendin në Katedrën Peshkopale të kësaj kishe, brenda se cilës është varrosur trupi i tij.

Komentet