Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.
Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.
Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.
Osmani është takuar përgjatë vitit edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, në margjina të samiteve të ndryshme, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së e kanë përjetuar një goditje më herët gjatë vitit për shkak të vendimit të Uashingtonit për të pezulluar për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e ekzekutivit janë parë si sfida për përparim.
Gjatë viteve të fundit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi, apo mbylljen e institucioneve serbe.
Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.
Vetë Kurti ka thënë ditë më parë se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.
E pyetur lidhur me këto deklarata, Ambasada e SHBA-së në Kosovë I ka thënë Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor se synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.
Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.
Ju duhet të veproni drejt bashkimit me pjesën tjetër të atdheut, Kosovën dhe jo të nëshkruani asgjë për përralla. Shikoni grupet e kolonizuesëve dhe bijëve të tyre serbë në Kosovë, ku kërkojnë të jenë me të drejta edhe mbi shumicën e popullit. A po mendobi se të tjerët do kërkojnë të drejtat e juaja kur ju vetë nuk i kërkoni ato. Çka po pritëni më a do t`i kërkoni këto të drejta atëherë kur ju nuk do të ekzistoni më, a. Veproni se Serbia nuk ka për t`iu afruar asnjë të drejtë me qejf as sot e as kurrë. Prej kujt po frikësoheni kur ju jetoni në tokën e shqiptarëve që Serbia e mori me krimet dhe masakrat që Evropa s`i kishte parë kurrë më parë këto krime kaq cnjerëzore. Kërkoni dhe jetësoni kthimin në identitetin që kishit para 1912-ës. Shqiptarë dhe asgjë tjetër. Edhe australianët flasin anglisht, por nuk thonë kurrë se ne jemi anlez, por thonë që jemi australian. Atëherë pse ju në, Sanxhak na dolët boshnjak kur 98 përqind e juaj ishit shqiptarë. Në mbrojtjen tuaj ishte i gjallë në luftë edhe im at, atëherë kur cenohej edhe qeliza e juaj e fundit kombëtare. Në qoftë se luftoni për të drejtat tuaja ato do t`i keni e kundërta do të zhdukeni shumë shpejt. Veproni pa frikë sa nuk është bërë vonë ende.