VOAL

VOAL

Shqipëria e parë me sytë e Fred C. Abrahams Nga Gjergj Erebara

March 11, 2016

Komentet

POEMI PËR ÇAMËRINË- Nga ATDHE GECI

Tokë e Çamërisë, tokë e Shqipërisë së lashtë,
e lindur nga gjaku dhe prushi i qëndresës,
nga flakët e zemrës dhe nga gjuha e gjallë,
nga gjaku i derdhur në luftëra dhe beteja,
je bimë e rrënjës pellazge, në tokën ku jeton.

Greqia e sotme të shtyp me këmbë mbi bark,
ushqehet nga fushat tua dhe malet me kullota,
shtrihet gjërë e gjatë mbi tokat tënde me det,
duke mohuar ekzistencën tënde o Çamëri,
ajo të vodhi fustanellën po edhe fjalët shqipe?

Fol, tokë e lashtë e Çamërisë së atdheut, fol!
Çamëri, ku mbeti flamuri pellazg i luftërave?
Si u dogj dorëshkrimi i himnit të Pirro Burrit?
Si ndodhi që, nga shpallja «Shqipëria e re»,
të kryqëzohet me emër të panjohur më parë: Greqi?

Çamëri, ti që linde Zeusin, Pirron, Homerin,
ti që ishe në nivelin më të lartë të shpirtit njerëzor,
ti linde plejada të tëra trimash dhe filozofësh.
Hiq pluhurin e të pavërtetave të Greqisë,
ngrite flamurin kuqezi të Kadmit dhe të Ilirit!…

Nuk harrohen çamët, as Çamëria shqiptare,
nuk harrohen arvanët, as arvanitët e Moresë.
Dua që këto vargje të bëhen udhërrëfyes
për brezat që vijnë, si dëshmi e kujtesës,
se brenda Greqisë gjendet një Shqipëri,
Shqipëria, deri në Prevezë dhe në More!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2026

SKENA TË ABSURDITETIT- Nga ARIF EJUPI

Të krimit, të gozhdimit,
të kërcënimit dhe të linçimit,
të gjakut dhe të varreve,
të tekave dhe të hakmarrjeve,
që prangojnë duar e këmbë,
që na bëjnë të na vijë turp
kur veten shohim në pasqyrë.
.
T’i thërrasim mendjes së turbulluar
e ndërgjegjes së rrënuar,
ta ndërpresim këtë ves të ndytë,
të mos ia nxjerrim njëri-tjetrit sytë!
.
Ç ‘është kjo çmenduri e ky absurditet?
Babai djalin vret e djali nënën,
burri gruan, vëllai vëllain,
shoku shokun, miku mikun.
Jemi çmendur dhe verbëruar,
duke u bërë dorë e zgjatur e armikut!
.
Ves i lig, ves i ndytë!
Nëpër shekuj i kemi nxjerrë
njëri-tjetrit sytë.
Lëmshit të krijuar
asnjëherë nuk i është gjetur filli!
.
Mjaft me vrasje!
Mjaft me varre!
Mjaft me urrejtje, dhunë e hakmarrje!
Të ndërpritet kjo çmenduri,
ky mjerim dhe kjo ngrënie e vetvetes!
.
Arif Ejupi
Gjenevë, 12 tetor 2026

Eugjen Merlika vlerësohet me çmimin e parë të Festivalit “Valë dhe Fjalë” Shëngjin 2026

Intelektuali dhe publicisti i njohur Eugjen Merlika, nip i personalitetit të shquar historik Mustafa Merlika Kruja, nderohet me çmimin e parë të Festivalit “Valë dhe Fjalë” Shëngjin 2026 për librin e tij “Mustafa Kruja- një jetë e dokumentuar në shërbim të kombit”.
Me këtë rast bëhet promovimi i librit të vlerësuar me çmim të parë. Autori i fton për pjesëmarrje të gjithë miqtë:

Te nderuar mike e miq,

Po ju dergoj nje ftese per te qene te pranishem ne rastin e vleresimit me çmimin e pare te te Festivalit “Vale dhe Fjale” Shengjin 2026. Kjo eshte deshira ime, nese ju do te keni mundesi.
Gjithmone nese nuk perben per ju nje sakrifice.
Me shume dashamiresi e respekt Ju falenderoj e ju uroj gjithe te mirat
Eugjeni
Veprimtaria zhvillohet më 16 tetor , ora 13:00. Salla Concilium, UET

NASA zbulon 4 fenomene qiellore në tetor: Nga shirat meteorikë te Hëna e Gjahtarit

 

Tetori sjell një program mbresëlënës ngjarjesh qiellore, duke përfshirë një planet që zhduket, dy shira meteorikë dhe një Hënë të plotë të ndritshme, pikërisht në kohë për Halloween-in. Ndërsa ditët e vjeshtës shkurtohen dhe errësira bie më herët, qielli i natës ofron më shumë mundësi për të vëzhguar disa pamje të jashtëzakonshme astronomike.

NASA ka veçuar katër ngjarje që ia vlen të ndiqen këtë muaj, duke filluar nga zhdukja e përkohshme e Jupiterit pas Hënës deri te yjet që bien, të krijuar nga mbetjet e kometës së Halley-t. Me mbrëmjet e freskëta të vjeshtës dhe pak fat, vëzhguesit e qiellit mund të shijojnë disa prej këtyre dukurive pa pasur nevojë për pajisje të posaçme.

Jupiteri zhduket pas Hënës më 6 tetor

Para lindjes së Diellit, të martën, më 6 tetor, vëzhguesit e qiellit në disa pjesë të Amerikës së Veriut patën mundësinë të dëshmonin një dukuri të pazakontë qiellore, në të cilën një trup qiellor zhduket përkohësisht nga pamja. Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor, kaloi pas gjysmëhënës së hollë dhe mbeti i fshehur për rreth një orë, përpara se të shfaqej përsëri.

Astronomët e quajnë këtë dukuri mbulim hënor. Ajo ndodh kur Hëna kalon drejtpërdrejt midis Tokës dhe një objekti më të largët, duke na e bllokuar përkohësisht pamjen e tij. Pavarësisht emrit që mund të tingëllojë misterioz, mbulimi thjesht i referohet rastit kur një trup qiellor fsheh një tjetër.

Ngjarja mund të vëzhgohej me sy të lirë, megjithëse dylbitë ofronin një pamje më të detajuar. Vëzhguesit që përdornin pajisje optike mund të ndiqnin gjithashtu zhdukjen e disa prej hënave të Jupiterit pas skajit të Hënës dhe rishfaqjen e tyre.

Mundësitë për ta vëzhguar këtë dukuri vareshin nga vendndodhja, pasi mbulimi ishte i dukshëm në disa pjesë të Amerikës së Veriut lindore dhe qendrore. Koha ndryshonte sipas zonës gjeografike, ndërsa ngjarja ndodhte në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 sipas orës verore lindore (EDT) në disa vende.

Shiu meteorik i Drakonidëve arrin kulmin më 8 dhe 9 tetor

Ngjarja e radhës qiellore vjen mbrëmjen e së enjtes, më 8 tetor, kur shiu meteorik i Drakonidëve arrin kulmin. Kushtet e favorshme për vëzhgim nisin rreth orës 21:00 sipas orës verore lindore (EDT), ndërsa dukuria vazhdon deri në orët e para të së premtes, më 9 tetor.

Ndryshe nga shumë shira meteorikë, të cilët vëzhgohen më mirë pas mesnatës, Drakonidët ofrojnë një mundësi të përshtatshme për të parë yje që bien menjëherë pas rënies së natës. Kjo i bën ata veçanërisht tërheqës për vëzhguesit e rastësishëm, të cilët preferojnë të mos qëndrojnë zgjuar deri në agim.

Kushtet këtë vit janë veçanërisht premtuese, sepse Hëna po i afrohet fazës së re. Me pak dritë hënore që ndriçon qiellin, edhe meteorët relativisht të zbehtë duhet të jenë më të lehtë për t’u dalluar.

Shiu meteorik e merr emrin nga Drako, një yjësi që përfaqëson një dragua. Edhe pse emri mund të tingëllojë si diçka e marrë nga një histori horror për Halloween-in, që përfshin një vampir të famshëm, ai në të vërtetë i referohet yjësisë nga e cila duket se vijnë meteorët.

Drakonidët zakonisht përbëjnë një shfaqje modeste, duke prodhuar vetëm disa meteorë të dukshëm në orë. Për të pasur mundësinë më të mirë për t’i dalluar, shkoni në një vend larg dritave të forta të qytetit, lërini sytë të përshtaten me errësirën dhe vëzhgoni qiellin e hapur për të dalluar vijat e shkurtra të dritës.

Shiu meteorik i Orionidëve sjell mbetje nga kometa e Halley-t

Një tjetër mundësi për të parë yje që bien vjen më 21 tetor, kur shiu meteorik i Orionidëve arrin kulmin e tij vjetor.

Këta meteorë kanë një origjinë veçanërisht magjepsëse. Ata janë fragmente të vogla materiali të lëna pas nga kometa e Halley-t gjatë udhëtimeve të saj nëpër sistemin diellor. Kur Toka kalon nëpër këtë gjurmë të lashtë mbetjesh kometare, grimcat hyjnë në atmosferën tonë me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke krijuar vija të ndritshme drite ndërsa digjen.

Për vëzhguesit në zonat periferike, ku ka njëfarë ndriçimi artificial, NASA vlerëson se mund të shihen afërsisht 3 deri në 6 meteorë në orë. Ata që vëzhgojnë nga vende më të errëta mund të shohin disi më shumë.

Orionidët e marrin emrin nga Orioni, yjësia e famshme e gjahtarit, sepse meteorët e tyre duket se rrezatojnë nga ajo pjesë e qiellit. Në Orion ndodhet edhe Betelgeuze, një yll gjigant i kuq supergjigant, i dallueshëm nga pamja e tij e kuqërremtë.

Megjithatë, këtë vit ekziston një pengesë e mundshme për vëzhgimin e kësaj dukurie. Hëna do të jetë në fazën e saj rritëse, pas çerekut të parë, që do të thotë se më shumë se gjysma e sipërfaqes së saj të dukshme do të jetë e ndriçuar. Shkëlqimi i saj mund t’i bëjë disa prej meteorëve më të zbehtë të vështirë për t’u dalluar.

Për fat të mirë, kushtet e vëzhgimit duhet të përmirësohen pasi Hëna të perëndojë, rreth orës 3:00 sipas kohës lokale. Deri atëherë, edhe Orioni do të jetë më lart në qiell, duke krijuar një mundësi më të mirë për të dalluar meteorët gjatë orëve para lindjes së Diellit.

Hëna e Gjahtarit e tetorit ndriçon qiellin e Halloween-it

Ngjarja e fundit e madhe qiellore e tetorit është Hëna e Gjahtarit, e cila arrin fazën e plotë më 26 tetor, sipas Kohës Universale (UT). Për vëzhguesit në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut, Hëna do të duket e plotë mbrëmjen e së dielës, më 25 tetor.

Emri Hëna e Gjahtarit vjen nga traditat që lidhen me ndryshimin e stinës së vjeshtës. Ndërsa të korrat mblidheshin, fushat hapeshin dhe orët e dritës së ditës shkurtoheshin, gjuetarët mund të përfitonin nga drita e fortë e Hënës për të dalluar dhe ndjekur kafshët pas perëndimit të Diellit.

Hëna do të mbetet një element i spikatur i qiellit të natës edhe në ditët pas fazës së saj të plotë. Ndërsa afrohet Halloween-i, ajo do të kalojë gradualisht në fazën zbritëse, pas Hënës së plotë, duke e zvogëluar dalëngadalë pjesën e ndriçuar çdo natë.

Shkëlqimi i saj i vazhdueshëm do të krijojë një sfond të përshtatshëm për mbrëmjet e fundit të tetorit, duke i dhënë një përfundim të paharrueshëm muajit të NASA-s, plot me surpriza dhe mrekulli qiellore./ScienceDaily

Lisat nuk ikën- Poezi të reja nga Ismet TAHIRAJ

 

LIRSHËM MUND TË LËVIZIM

 

Mund të  lirshëm në Plluzhinë e

Ticë  më lashtësi arkeologjike

A po në Rezallë  as ndër varre  s’përmendet

Gjakmarrja  assesi plaga

Dhe Likovcin e UÇK-së tashë u vëhen

emrat e luftëtarëve ,fëmijëve

Dhe në Murgën e moç sa vet bota

Po  nuk  mund të  kalosh rrepësisht  është e ndaluar{

Deviçi   i përgjakur që  e dëgjoi  tërë bota

Aty verdikt  japin popat

Mund  të kalosh   lirshëm Radishën të  Banjë të Runikut

Ku Bozhoviqet  e përtrinjë  sehirin

Në  Kuqicë lëvizë  lirshëm   deri kisha  e jonë ,Kisha e Prekocit

Ligjet  na i vë  rrënja e Zubinpotoku

Po s’guxojmi  t’i prekim  dardhat e Dobrit

Në Mitrovicë , në Veri kismet bëjnë  dekorin

Lirshëm  po lëvizim mund të lëvizim

Nuk   na   pengon maçorri ….

 

NJË SERBE E SERTË

Një serbe e sertë

Siç janë vet serbet e sertë

Hidhi gurë mbi te veten çati

E çakërdisur me gjak ne sy

 

Shau pështymë

Lum jargësh në lendinë.

theu xhamin për mbrenda

As mendja s’ta pret

Nata tha ishte e qetë

Vazhdoi vajtimin sikur derdheshin retë.

Nata ishte futë

Dora ishte sekret.

Tha këtu s’ka kulturë

S’rrohet në miniaturë.

Serbja siç ishte vet

E sertë

Përrallisë e gogësinë

As kush s’ merr më vesh.

Siç vyshket gjethi

I kësaj vjeshte

Baltërave vajtim i saj

Shket

Ujërat i gjirizeve

E veshin me te vetin petk….

KRESHTAT NUK SHUHEN

 -Barikadat-

Luaj  më ,lëviz

Më tutje  , tutje

Se  fryma e re

Po i vret fytyra

Dhe leckamaneve u nderron ngjyrat.

 Po shi i idhët shi

Po bie tinez më rehati

Shkërmoq një  livaadh

Livadh  pak e urtak.

 

Luaj ,shih siç po i sheh

Barikadat    më  hije

Më dheun  prej varreve

Gëlqere na vënë  varrëve.

 

Plepat dikush ditën

Tjetëri natën

I sakatoi

Të përgjakur.

 

Dhe shtohën  kamionet

Më fytyrë lije

Si pela  më zgjebë

Hingëllin buriatë

 

E toka  ku  toka shkelim

Na  njeh frymën

Bekimin e nënave

Dhe varret e të parëve

 

Lisat  nuk ikën

As kreshtat  nuk shuhen

Prej  diellit deri të muzgu

Frymon  fryma e jonë

Sa frymon secili njeri mbi tokë

 

Kamionet bartin qefinin

E pështjell seciln kokë të tyre

Kosovë, ktheja emrin e vet Kosovës, Dardani- Poezi nga ATDHE GECI

Në atdheun  tim  të ndarë dhe të copëtuar
një  ëndërr në ëndërr  shtrihet  dhe zgjatet
një  ëndërr  në ëndërr  i  jep krah shpresës
një  ëndërr  në  ëndërr  i  shtohet flamurit

Kosovë, ktheja emrin e vet Kosovës,
Dardani, gjatë e kemi heshtur këtë emër
gjatë  kemi luftuar të çlirohemi, Kosova
na thërret, t´ia kthejmë emrin në Dardani

S´njoh vetëdije më të lartë se të bashkuar
dhe as realitet më të lartësuar se sa atdhe
tokë dardane  ku  unë  jam  lindur e rritur
me forcën e gjuhës e të  gjakut të këndoj!

Fol  tokë  fishtiane e dardanëve  të Ilirisë
tokë barletiane e naimiane e tërë Atdheut
kohë e së vërtetës së ëndërruar ka ardhur
i dremitur jam, po gjumë nuk  kam në sy!

Iliri e atdheut  nuk  shterron me pranvera
nesër  do  të  ketë stuhi, nëpër të duhet të
kalojmë!Kosovë, ky shkrim më vjen nga
zemra, Kosovë, emri im i dheut, Dardani!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2026

Lëshoma hisen time të Diellit, Vëlla- Nga Isuf B.Bajrami

Lëshoma hisen time të Diellit, vëlla, atë copëz drite që më takon, se unë jam bir i kësaj toke, dhe kjo tokë në zemër më këndon.

Lëshoma një rreze mbi vendlindje, një rreze mbi malin që na rriti, mbi lumin që dikur rridhte i pastër dhe fëmijërinë tonë e përcolli.

Vëlla, a e mban mend atë lumë? Atë ujë të kthjellët si loti, ku ne si fëmijë zhysnim duart dhe nuk dinim ç’ishte largimi?

A e mban mend zërin e tij, kur përplasej mbi gurët e bardhë? Sikur na tregonte një përrallë që vetëm fëmijët dinin ta dëgjonin.

Sot kthehem dhe e shoh me dhimbje.

Therra nëpër brigje, drunj të rrëzuar në shtrat, rrjedha e tij e penguar, dhe uji që kërkon një rrugë mes asaj që ne i kemi bërë.

E pyeta veten:

Ku shkoi lumi im?

Por pastaj e kuptova…

Lumi është aty.

Ne kemi ndryshuar.

Ne ia kemi zënë rrugën.

Ne ia kemi harruar këngën.

Dhe kur nisa ta pastroj, dikush më pyeti:

“Pse po e pastron lumin, vëlla?”

E heshta një çast.

Pastaj pashë ujin dhe m’u kujtua fëmijëria.

Iu kujtuan këmbët e mia të zbathura, zërat tanë mbi breg, verat e gjata, dhe ai ujë që na freskonte kur bota na dukej e madhe.

Dhe thashë:

“Sepse dikur ishte i pastër.”

“Lëre”, më thanë.

“Ka qenë gjithmonë kështu.”

Por jo, vëlla.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kështu e kemi bërë.

Dhe nëse dikur kemi gabuar, pse duhet t’ua lëmë gabimin edhe fëmijëve tanë?

Pse duhet t’u themi:

“Mos e prek lumin, sepse ne nuk e prekëm”?

Pse duhet t’u lëmë një shtrat lumi me therra në vend të një lumi me jetë?

Vëlla, unë nuk dua të luftoj me askënd.

Dua vetëm të hap një rrugë për ujin.

Dua t’i largoj ferrat që ia kanë mbytur brigjet.

Dua t’i heq drunjtë që ia kanë devijuar rrjedhën.

Dua ta dëgjoj përsëri atë këngën e vjetër që më ka mbetur në shpirt.

Sepse lumi nuk kërkon shumë.

Nuk kërkon pasuri.

Nuk kërkon lavdi.

Kërkon vetëm:

Të rrjedhë.

Ashtu si njeriu kërkon të jetojë.

Ashtu si një fëmijë kërkon të rritet.

Ashtu si një vendlindje kërkon të mos harrohet.

Vëlla, mos ma thuaj:

“Pse po merresh me këtë?”

Më thuaj:

“Çfarë mund të bëjmë bashkë?”

Sepse një lumë nuk pastrohet me një dorë të vetme.

As një fshat nuk ringjallet me një zemër të vetme.

Na duhen duart tona.

Na duhen kujtimet tona.

Na duhet guximi për të mos thënë më:

“Kështu ka qenë gjithmonë.”

Sepse e ardhmja nuk ndërtohet duke ruajtur çdo gjë siç e gjetëm.

Ndonjëherë duhet të pastrojmë atë që kemi lënë pas.

Të hapim rrugën e mbyllur.

Të kthejmë ujin në shtratin e vet.

Të mbjellim aty ku kemi prerë.

Të shërojmë aty ku kemi plagosur.

Dhe mbi të gjitha, të mos kemi frikë të bëjmë një të mirë vetëm pse dikush pyet:

“Pse?”

Vëlla, unë e di pse.

Sepse ky lumë është një pjesë e fëmijërisë sime.

Sepse ky ujë ka prekur këmbët e mia.

Sepse këta gurë kanë dëgjuar të qeshurat tona.

Sepse këto brigje mbajnë gjurmët e hapave tanë.

Sepse vendlindja nuk është vetëm një vend në hartë.

Është ajo që të dhemb kur je larg.

Është ajo që të thërret kur askush tjetër nuk të thërret.

Është ajo që ta njeh zërin edhe pasi ke harruar si tingëllon vetë zëri yt.

Prandaj, vëlla, lëshoma hisen time të Diellit.

Mos ma mbyll dritën me fjalët e së kaluarës.

Mos ma mbyll rrugën me “kështu ka qenë”.

Lëre një rreze të bjerë mbi lumin tonë.

Lëre një rreze të hyjë nëpër degët e dendura.

Lëre ujin të marrë frymë.

Lëre lumin të këndojë.

E kur një ditë fëmijët tanë të vijnë këtu, të ulen pranë ujit, të zhysin duart në të dhe të pyesin:

“Kush e bëri lumin përsëri të pastër?”

Ne të mos tregojmë gishtin kah njëri-tjetri.

Le të themi vetëm:

“E bëmë bashkë.”

Dhe atëherë, vëlla, kur lumi të rrjedhë i lirë mes dy brigjeve të tij, kur bari të jetë përsëri i gjelbër, kur zogjtë të zbresin mbi ujë, kur fëmijët të qeshin në breg,

unë do të ulem pranë teje.

Do ta zhys dorën në ujë si dikur.

Dhe ndoshta për një çast do të harrojmë vitet që ikën.

Do të jemi përsëri fëmijë.

Dhe lumi do të na njohë.

Do të na thotë:

“Erdhët më në fund…”

E ne do t’i themi:

“Po, lumë. Erdhëm. Nuk erdhëm vetëm të të shohim. Erdhëm të ta kthejmë lirinë.”

E kur Dielli të bjerë mbi ujë dhe lumi të marrë ngjyrën e arit, do të të them ty, vëlla:

Lëshoma hisen time të Diellit. Jo më shumë se ç’më takon. Vetëm një rreze mbi vendlindjen time, një rreze mbi lumin tim, një rreze mbi kujtimet tona.

Sepse ajo dritë nuk është vetëm e imja.

Është e jona.

Dhe nëse e ndajmë me njëri-tjetrin, nuk pakësohet.

Shtohet.

Vendi i Lekës,07.10.2026

DASHURIA Poezi nga Marina Cvetaeva (8.10.1982-31.08.1941) E shqipëroi Elida Buçpapaj

Zjarr? Uragan? Tërmet?
Le të shkojmë më ngadalë…
Dhimbje e njohur si për sytë pëllëmba
e dorës dhe për buzët
emri i fëmijës tënd…

Mendjelehtësi—mëkat i dashur Poezi nga Marina Cvetaeva (8.10.1982-31.08.1941) E shqipëroi Elida Buçpapaj

Mendjelehtësi—mëkat i dashur

shoku im i dashur i udhëtimit dhe armiku im i dashur!

Ti më spërkate të qeshura në sy

dhe venat me mazurka m’i spërkate.

 

Prej teje mos e ruaja unazën e martesës mësova

për këdo që Jeta do të më martonte!

Të filloja rastësisht nga fundi

dhe të mbaroja ende para fillimit.

 

Të isha si kërcell dhe si çeliku

në jetë ku kaq pak mund të bëjmë …

Të kuroja trishtimin me çokollatë

dhe të dukesha e qeshur në fytyrat e kalimtarëve!

Festivali i Filmit Antikomunist në Washington D.C

MARILYN D. ANDERSON

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpritën këto ditë në Washington D.C., Festivalin e Parë të Filmit Antikomunist, organizuar nga “Victims of Communism Memorial” Foundation. Ngjarje historike kjo e një rëndësi të veçantë për kinematografinë amerikane, ku i gjithë programi synoi të sjellë kujtesën e viktimave të totalitarizmit nga Evropa Lindore deri në Azinë Lindore. Iniciator ishte gazetari amerikan Mark Judge. Festivali ishte konceptuar si një ngjarje përkujtimore dhe edukative për të shfaqur vepra që pasqyrojnë luftën për liri dhe rreziqet e regjimeve totalitare. Programi i festivalit u mbajt nga datat 1 deri 4 tetor 2026, dhe u ndoq nga një audiencë e gjerë e moshave dhe profileve të ndryshme. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Muzeut VOC, i cili ndodhet vetëm dy blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, duke sjellë në vëmendje histori njerëzore, dokumentarë dhe vepra artistike që pasqyrojnë qëndresën ndaj regjimeve totalitare. Pas transmetimeve u hapën panele diskutimi me biseda analitike. Fjalën e hapjes e mbajti Presidenti i “Victims of Communism Memorial Foundation”, Eric Patterson, PH.D., i cili pasi foli mbi misionin e Fondacionit, dhe Muzeut që është ngritur në nderim të viktimave të komunizmit në botë, tha se, “Brezat e rinj sot – kanë më shumë njohuri rreth Holokaustit se sa mbi krimet e komunizmit në botë, ku më shumë se 100 milionë njerëz humbën jetën në mbarë botën nën regjimet komuniste përmes ekzekutimeve, internimeve, urisë së sforcuar dhe punës së detyruar në kampet e përqëndrimit”.  Sipas Dr. Patterson, “Ky Festival ishte një aktivitet unik pasi fokusi i tij ishte përqëndruar tek të vërtetat njerëzore mbuluar nga regjimet totalitare. Përzgjedhja e filmave mbulonte periudha të ndryshme historike dhe zhanre të shumta, duke ofruar një këndvështrim të gjithanshëm mbi përballjen me totalitarizmin, ku satira do të përmbyllte aktivitetin përmes një qasjeje me humor ndaj ideologjive të kohës.

“Në një kohë kur kujtesa kolektive për krimet e totalitarizmit shpesh zbehet – tha ai – ky festival shërben si një kujtesë emocionalisht e fuqishme për miliona jetë të prekura nga regjimet shtypëse”. Përveç Presidentit të Fondacionit Eric Patterson, gjatë paneleve folën ideatori i festivalit gazetari Mark Judge, Drejtori për Komunikim i Muzeut, fotografi Michal Harmata etj… Titujt e filmave kryesorë artistikë që u shfaqën gjatë ditëve të Festivalit ishin, “Pilecki’s Repot”, “Raporti i Pileskit”, “The Killing Fields”, “Fushat e vrasjeve”, “RedDawn”, “Agimi i kuq”, “The Lives of Others”, “Jetët e të tjerëve”, “Hail, Caesar” etj. Pjesë të këtij programi u ndoqën edhe nga disa gra shqiptare që kanë përjetuar persekucionin e egër komunist në Shqipëri.

Filmi “Agimi i kuq”, ishte prodhim amerikan i vitit 1984, realizuar nga regjisori John Milius dhe artistë të njohur të Hollivudit. Ishte një dramë aksion luftarak i periudhës së Luftës së Ftohtë, ndërtuar mbi një histori hipotetike sikur SHBAja pushtohet nga forcat e bllokut komunist. Historia nis papritur në një qytet të vogël rural në Colorado, ku trupat parashutiste sovjetike dhe kubane zbarkojnë direkt mbi oborrin e një shkolle të mesme vendase dhe hapin zjarr, duke shënuar fillimin e Luftës së Tretë Botërore në tokën amerikane. Çfarë tregon se historikisht SHBA, edhe nëpërmjet artit dhe kinematografisë amerikane vazhdimisht kanë bërë përpjekje për rrëzimin e komunizmit në Botë. Edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump i nderon viktimat e komunizmit dhe vazhdimisht ngre zërin me politikat e tij për rrëzimin e komunizmit në vendet totalitare në botë. Duke u ndalur tek data 3 tetor, ajo përkon me rënien e Murit të Berlinit dhe bashkimin e dy gjermanive në vitin 1989. Kohë kur Ronald Regan i tha Gorbaçovit: “Shëmbeni këtë mur”. Me këtë rast mund të përmendim edhe Governatorin e Shtetit të Floridas, Ron DeSantis, i cili ka futur me detyrim nëpër tekstet shkollore literaturë mbi krimet e komunizmit në botë.  Festivali synoi të përdorë fuqinë e ekranit të madh për të edukuar publikun mbi rreziqet e ideologjive totalitare dhe për të vlerësuar sakrificat e lirive e të drejtave të njeriut. Përmes një përzgjedhjeje me filma nga periudha dhe gjini të ndryshme, aty u paraqitën filma dramë, histori reale, filma me aksion, satirë dhe është hera e parë që një institucion i këtij niveli në SHBA krijon një platformë dedikuar posaçërisht kinematografisë antikomuniste.

Zhvillimi i festivalit në zemër të Washington D.C. i dha eventit një vizion ndërkombëtar, duke tërhequr diplomatë, historianë, ish-të persekutuar politikë nga vende të ndryshme të botës, studentë dhe artdashës. Shfaqur në një nga sallat e Muzeut ku brenda tij ndodhet edhe një Galeri me foto dhe piktura të shumta. Përmbajtjen e pikturave, punime të artistit ukrahinas Nikolai Getman, i cili i mbijetoi kampeve të punës së detyruar në Gulag, të jepej mundësia ti njihje nëpërmjet kufjeve me audio udhëzues.

* Washington D.C

/Gazeta Panorama 

Flijimi i Etëhem Haxhiademit nuk është vetëm i djeshëm – Ai vijon edhe sot nga vetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë Nga Robert Martiko

TË PËRPIQESH TË FUTËSH NJË UNIVERS TË TËRË BRENDA NJË KOKRRE ARRE

Absurditeti i madh i një akademie, në mijëvjeçarin e tretë

Flijimi i Etëhem Haxhiademit nuk është vetëm i djeshëm. Ai vijon edhe sot nga vetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Ndërsa studimet akademike shqiptare mbeten të përqendruara kryesisht te dokumenti, biografia, gjuha, historia dhe arkivi, Bota e Ideve mbetet e patrajtuar. Pikërisht ajo Botë që ka qenë një nga forcat e mëdha të zhvillimit të Mendimit perëndimor dhe të ndryshimit të fatit të miliona njerëzve.

Paradoksi i madh është se Haxhiademi punoi pikërisht në këtë terren dhe çuditërisht ja mohojnë. Njeriu përballë fatit, Lirisë, fajit, Përgjegjësisë, së Mirës dhe së Keqes, është një përmasë e tij që nuk pranohet t’i njihet në asnjë mënyrë. Nuk ekziston as dëshira akademike më e vogël për ta njohur.

Në vend që horizonti akademik të zgjerohet për ta përfshirë, bota e Haxhiademit mbahet peng.

Është e mundur të zvogëlohet Haxhiademi vetëm në biografi, dokument dhe histori letrare? Kjo është sikur të përpiqesh të futësh një univers të tërë brenda një kokërr arre.

Është Bota e Ideve ajo që hap rrugën drejt vetë së ardhmes së shoqërisë shqiptare. Mbajtja peng e Mendimit të Haxhiademit brenda kufijve të vjetër, sot në Mijëvjeçarin e Tretë, është një absurditet i vërtetë akademik, kufij që mendimi perëndimor i ka flakur tutje prej shekujsh.

POR ATËHERË LIND NJË PYETJE AKOMA MË E MADHE

Po sikur nesër Skënderbeu të studiohet jo vetëm për betejat, aleancat, dokumentet dhe kronikat, por si një univers idesh mbi Lirinë, Dinjitetin, Përgjegjësinë, pushtetin, zgjedhjen dhe Njeriun? Çfarë do të ndodhë? Do të vazhdojë edhe Skënderbeu gjigant të futet brenda së njëjtës kokërr arre?

Sepse problemi nuk është më Haxhiademi. Problemi është vetë horizonti i kufizuar i Mendimit akademik shqiptar.

 

MË DUKET SE DO TË SHKOJ TË JETOJ ME KAFSHËT Nga Walt WHITMAN Përkthyer nga VASILIKA IFANDI

Më duket se do të shkoj të jetoj me kafshët. Ndalem dhe i vështroj.
Nuk janë të respektuara apo të palumtura.
.
Nuk robtohen, nuk ankohen për gjendjen e tyre,
nuk rrinë zgjuar natën për të qarë për mëkatet e tyre,
nuk më nervozojnë duke folur për detyrimin ndaj Zotit.
.
Asnjëra nuk është e pakënaqur,
asnjëra nuk është çmendur nga mania e pronësisë,
asnjëra nuk gjunjëzohet para tjetrës
apo para llojit të vet që ka jetuar mijëra vjet më parë.
.
.
Walt WHITMAN
.
4 Tetor Dita Botërore e Kafshëve

Send this to a friend