VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shqipëri: Qeveria dhe opozita të nesërmen e protestës

By | April 14, 2019
blank

Komentet

blank

Mediat botërore për kërkesën e Rusisë për heqjen e flamurit të Kosovës në OKB

“Incidenti” i djeshëm në seancën virtuale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku Rusia kërkoi që ministrja Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, raporton Gazeta Express.

Agjencia prestigjioze amerikane e lajmeve Associated Press ka raportuar për ngjarjen e djeshme në Këshill të Sigurimit duke e titulluar lajmin “Rusia provon ta heqë flamurin e Kosovës në OKB, por pa sukses”.

Të njëjtin lajm e ka ripublikuar edhe presigjiozja amerikane ‘The Washington Post’ dhe media franceze ‘France 24’.

blank

blank

blank

 

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së  ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës në prapavijë ose të ndryshojë ambientin.

“Ne nuk jemi kundër përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus.

Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija.

Pas fillimit të seancës, kryediplomatja Donika Gërvalla nuk ka ndryshuar prapavijën dhe flamuri i Kosovës po qëndron sërish prapa saj në ambientin ku ajo po qëndron.

blank

Lajçak e Reeker takohen pas kërkesave për rinisje të dialogut pa vonesa, paralajmërojnë veprime

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë pa vonesa. Këtë e kanë thënë zyrtarë nga Brukseli dhe e ka përsëritur edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në letrën që i ka dërguar kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

E pas këtyre thirrjeve për vazhdim të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, sot janë takuar Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, dhe Ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

 

Lajçak ka thënë se në këtë takim janë koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprimet që do t’i ndërmarrin në të ardhmen, raporton Gazeta Express.

“ Këtë mëngjes pata një takim shumë të vlefshëm me Philip Reeker, Ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë. Është gjithmonë mirë që të krahasojmë mendime, të koordinohemi dhe të pajtohemi për bashkëpunimin tonë BE – ShBA për aktivitetet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor. ”, ka shkruar Lajçak.

blank

Përgjigje dhe sfidë e pa autorizuar nga unë për mundësin Bujar Leskaj drejtuar të mundurit Edi Rama – Nga Ndriçim Kulla

Nuk e prisja nga një kryeministër ish-sportistsi Rama që të më satirizonte për pasionin tim për ushtrimin e një  spori burrëror olimpik, siç është mundja klasike. Si lab kam në gjak pasionin për  mundjen klasike megjithëse lebërit të cilët e kanë ushtruar masivisht këtë sport, rrallë kanë ndjekur një karrierë sportive në të. Me sa duket ka pasur një efekt paradoksal fakti që mundja klasike ka qenë aq  e përhapur te lebërit sa në se thoshe se ishe bërë sportist dhe të pyesnin se me çfarë sporti merresh, kur thoshe se merreshe me mundje klasike të përgjigjeshin: “Po mundës je mi të gjithë ne!”

Dhe pastaj vinte ftesa për të provuar forcat në një ndeshje mundjeje. Burrat lebër e kanë zakon që të ndeshen në mundje klasike edhe kur mblidhen në dreka e darka pasi kanë ngriturdolli përnjëri-tjetrin.Ky duhet të jetë një zakon i lashtë sa vetë ky sport.Mundja si sport është një traditë e vjetër sa njerëzimi. Kjo edhe për arsye sepse mundja është një sport që nuk kërkon asnjë lloj mjeti veç duarve të atyre që ndeshen. Gjithashtu edhe sepse filozofia e mundjes është që ajo të jetë një lloj simulimi i dyluftimit me armë mes burrave. Në mundje matet jo vetëm fuqia bazë e e burrave, ajo fizike, por edhe forca e karakterit të tyre. Madje edhe kalitet karakteri i njeriut. Një ndeshje mundjeje është një test i personalitetit të njeriut, madje e kalit personalitetin e njeriut.

Libri më i vjetër i njerëzimit, “Eposi i Gilgameshit” na thotë se Gilgameshi ia zuri vendin Enkidut si mbret  pasi fitoi ndaj tij në një ndeshje mundjeje. Në Bibël, në Librin e Gjenezës tregohet se Patriarku Jakob bëri mundje me Zotin që iu paraqit si një engjëll. Edhe vetë Zoti e pëlqente mundjen. Zeusi ia zuri vendin të atit, Kronosit, si kryezoti i Olimpit, pasi fitoi me të në një ndeshje mundjeje. Një nga ngjarjet e jetës së Muhamedit, si studiues i jetës të së cilit na hiqet zoti Rama, na tregon se Muhamedi e pëlqente mundjen dhe bënte ndeshje mundjeje. Në moshën 50 vjeç, Muhamedi u sfidua në një ndeshje mundjeje nga një banor i Mekës, i quajtur Ruhan, i cili njihej si një burrë i fuqishëm dhe mundës i njohur. Ky Ruhani nuk e donte Muhamedin dhe donte ta poshtëronte në njëfarë mënyre. Muhamedi e mundi duke e hedhur në tuç. Ruhani i kërkoi një ndeshje të dytë dhe Muhamedi përsëri e hodhi në tuç. Ruhani i kërkoi një ndeshje të tretë dhe Muhamedi përsëri e hodhi në tuç.

“Askush nuk më ka mundur mua deri më sot”, tha Ruhani.

Djalli nuk del që ta pëlqente dhe për këtë arsye me sa duket nuk i pëlqen zotit Rama sepse ai është i linjës së Djallit, jo asaj të Zotit. Kuptohet që Djalli nuk e pëlqen mundjen si sport sepse mundja është një sport i ndershëm, ndërsa Djalli pëlqen hilet, gënjeshtrat. Krishti nuk del që të ketë bërë ndeshje mundjeje dhe kjo kuptohet se ai kishte një karakter tërësisht paqësor dhe nuk pranonte as simulimin e dyluftimit, çfarë është mundja. Por Krishti nuk foli kundër mundjes, ashtu siç foli kundër fajdesë, p.sh.

Historia e njerëzimit na thotë se mundja e quajtur klasike është një sport që i ka bashkuar njerëzit e të gjitha feve, duke përfshirë edhe paganët. Homeri na tregon te “Iliada” se heronjtë në Luftën e Trojës bënin ndeshje mundjeje mes tyre. Marin Barleti na tregon se Skënderbeu që në rini ushtrohej në ndeshjeje mundjeje, madje në librin e tij është një gravurë e famshme që e tregon Heroin Kombëtar në një ndeshje të tillë.

Nuk e kuptoj se përse kryeministri ynë e quan të turpshme për një burrë që të ndeshet në mundje klasike kur është në një festë me disa miq dhe jo një person që tash është dhe kryeministër  del me allate jashtë. Platoni, filozofi i madh i Lashtësisë ka shkruar për mundjen si një sport i vlefshëm për edukimin e njeriut. Filozofi dhe perandori i iluminuar romak Mark Aureli, një i apasionuar pas mundjes, ka thënë: “Arti i të jetuarit është më shumë si mundja se si vallzimi.”

Shumë pak njerëz e dijnë se e famshmja D Day, pra dita e zbarkimit të forcave aleate anglo-amerikane në Francë, në 6 qershor 1944 duhej të shtyhej edhe me një ditë që të përmirësohej moti në kanalin që ndaj Britaninë nga Franca. Por Churchilli, kryeministri britanik, një njohës i mirë i historisë kundërshtoi sepse 7 qershori ishte një ditë që u kujtonte britanikëve diçka që cënonte krenarinë e tyre dhe për më tepër kjo gjë kishte ndodhur në Francë, ku tani do të kryhej zbarkimi më i madh detar në histori.

Në7 qershor 1520 ishte bërë një nga ndeshjet më të famshme të mundjes në historinë e njerëzimit ku u ndeshën mbretërit e dy shteteve të mëdha europiane. Mbreti Fransua I i Francës u ndesh me Mbretin Henri VIII i Anglisë dhe fitoi francezi. Për të keqen e vet, pasi disa vite më vonë Fransua I kur nuk pati ndihmën e anglezit të mërzitur në luftën me perandorin Karli V. Por Fransua I, me karakterin e formuar si ushtrues i sportit të mundjes tha fjalët që kanë mbetur të famshme: “I humbëm të gjitha përveç nderit!”Me siguri ka ndikuar humbja në këtë ndeshje mundjeje e Mbretit Henri VIII që më vonë Dhoma l e Lordëve në Londër mori si këshilltar për edukimin një mundës të famshëm europian.

Historia e SHBA na tregon se një nga sportet kryesore që nisën të ushtrojnë emigrantët europianë që shkuan në Amerikë ishte pikërisht mundja. Madje ata u habitën që edhe te indigjenët vendas ky sport ishte shumë i përhapur.Këtë gjë e kam lexuar në librin e autorit amerikan Frank Salamone “The Native American Identity in Sports” (botimi “Rowman &Littlefield”, 2013)

Ish-kongresmeni amerikan James Leach ka thënë: “Asnjë sport që unë njoh nuk është më i përshtatshëm se mundja që njëkohësisht  të krijojë  te  njeriu si vetëbesimin ashtu dhe modestinë.”

Aktori amerikan Andy Kaufman, një mundë si apasionuar dhe mikui James Belushittonë, të dy patën vdekje të parakohshme (Kaufman vdiq 35 vjeç) kathënë: “Nuk ka dramë më të madhe një ndeshje mundjeje.”

Carl Bert Albert, drejtues (speaker) i Kongresit Amerikan në vitet shtatë dhjetë dhe një i apasionuar pas mundjes kathënë: “Mundja është një sport që ka shndërruar shumë djemnë burra dhe shumë burra në liderë. Dhe është një sport në të cilin mund të jesh gjigant pavarësisht sa i madh je.”

Në se ka ndonjë sport që i bashkon të gjithë sportistët që ushtrojnë sportë që duan forcë fizike, dhe them i bashkon në  kuptimin që e kanë ushtruar brenda grupit të tyre për stërvitje, kjo është mundja. Sepse të gjithë këta janë ndeshur në mundje klasike mes tyre për stërvitje për të forcuar karakterin, por edhe për kënaqësi. Basketbollistët nuk bëjnë përjashtim.

Fakti që Kryeministri Rama e përçmon mundjen klasike, megjithëse i përket një brezi që ka   jetuar në kohën kur ky ishte një sport që i bëhej shumë më tepër publicitet se sot në Shqipëri, tregon se Rama nuk ka qenë vërtet as basketbollist por një basketbollist figurant. Këtë e them edhe sepse Rama kur bën  krahasime nga sporti në fjalimet e tij na flet për futbollin jo për basketbollin, sportin e tij. Edhe fotografi bëri me Ronaldon jo ndonjë basketbollist. Rama i rikthehet basketbollit kur i japin topin në dorë servilët për ta gjuajtur në kosh gjatë përurimit për të disatën herë të ndonjë fushe sportive. Dhe në këto raste Rama gjuan njëzet herë derisa ta futë topin në kosh që pastaj të dalë në television si “Ronaldo” i koshit dhe të postoj fotografinë e radhës siç e ka zakon ai për të krijuar imazhin e  Shqipërisë që ndryshon me fotografitë e tij.

Unë e di që Edi Rama e përçmon mundjen si sport ,se ai me ndeshje mundjeje kupton dhe pëlqen atë ku dy meshkuj mbërthehen seksualisht mes tyre  . Por megjithatë unë e sfidoj ish sportisin Edi Rama, i cili si politikan tallet me sportin, që të bëjë me mua mundësin amator  në një ndeshje mundjeje. Jemi të dy pothuajse të një moshe dhe ai është më i madh në trup se unë. Nuk ka pse të ketë turp sepse në mundje janë ndeshur edhe mbretër të famshëm. Nëse nuk e hedh në tuç unë jap dorëheqjen nga politika. Atij nuk i kërkoj që të japë dorëheqjen. Por i kërkoj vetëm një gjë. Sipas rregullave sportive të bëjmë të dy testin e drogës para ndeshjes dhe ta publikojmë. Ndeshja le të bëhet te  Sheshi i Flamuritnë Vlorë.

Dhe tani kam një fjalë për  të gjithë ata lebër që do të votojnë Ramën dhe partinë e tij në 25 qershor. Duke më fyer mua si mundës ai ka fyer të gjithë para ardhësit e lebërve që e kanë ushtruar në shekuj këtë sport burrëror. Unë nuk e ndjej veten të fyer nga ai si Bujar, por si ushtrues i sportit tradicional lab të mundjes. Çdo lab ka qenë një mundës amator dhe është i tillë akoma dhe sot. Rama më sfidoi vetë tani unë e pres deri më 24 prill që të ndeshemi. Unë e pres si si lab dhe burrë Vlore që jam. Ua kërkoi edhe atyre që do të votojnë për të në Vlorë që t’ ia kërkojnë të vijë të ndeshet. Madje jam gati të pranoj që të vijë bashkë me Taulant Ballën dhe të ndeshem me të dy njëkohësisht. Nëse Rama nuk paraqitet në sfidën të cilën e nxiti vetë, atëherë unë i them sipas zakonit vlonjat dhe lab: “O Edi ule kokën se Vlora (Labëria) ta ashtu…”

Unë di të ndeshem edhe në mundje si burrë lab, di edhe të ngre dolli si burrë lab, di edhe të pasuroj erudicionin tim me lexime librash sic them me modesti se kuptohet edhe nga kjo përgjigje.

Të më fal z.Bujar Leskaj për këtë përgjigje të pa autorizuar publike,  e cila  në fakt është një trillim ironik, që i shkon për shtat të sharave të përditëshme  publike  dhe presioneve të shumta hakëmarrëse, që u bën kryeministri kundërshtarëve të tij në të gjitha drejtimet.

blank

Qeverisë së re i duhet qetësia dhe urtësia politike – Nga Skënder MULLIQI

Nese qeveritë dhe qeveritartë e deridjeshëm nuk e plotësuan misionin e vet, se nuk ishin të interesuar më bërë punë të mira, nuk kan të drejtë , të lëshohen në opstrukcione jo parimore politike ndaj Qeverise premtuese të Albin Kurtit.Ka kaluar koha e fallcifikimeve dhe falcifikatorëve, ka kaluar koha e mistikëve dhe te teorive te gabuara politike.Shumë gjatë nuk është kuptuar nga qytetarët së pushtetet nuk ishin duke punuar mirë. Përgjigjën e duhur e morën me 14 shkurt, por shumë vonë dhe këtë më pasoja politike dhe më pasoja ekonimike për Kosovën. Me pasoja së nuk u kryen shumë punë të rëndësishme për qytetarët dhe as në shtëtndërtim.Dominuan egot dhe plotësimi I dëshirave personale. Qytetarët po i shohin të metat 20 vjeqare të pushteteve të korruptuara që i kishin . Sigurishtë së janë të vetëdijshem dhe mëndojë së duhet ta përkrahin klasën e re politike në pushtet. Përkrahja po , por që pritet edhe realizimi i premtimeve të dhëna .Ministratë dhe zëvëndës ministratë duhet të punojnë ndërshmerisht dhe më pëgjëgjësi të lartë politike . Hapat që ka filluar më i marrë Qeveria kunder dukurive negative , në këtë contest edhe të konfiskimit të pasurive te paligjshme janë shpresëdhnëse, së më në fund proceset do të kthehën për së mbari.Nuk pritet që kjo qeveri qysh në start të bën mrekullira , kur dihet së së sa janë te grumbulluara problemet politike dhe veqmas ato ekonomike gjatë këtyre viteve , të cilat kërkojnë kohë që të zgjedhen. Kaosi dhe komoditeti nuk kan vend , nese vërtetë mendojmë më formuar shtet ligjor, demokratik dhe funksional. Ka ardhur koha që frika dhe pasiguria ti mbetën të së kaluarës . Punët e mira nuk bëhën më nguti , as me eufori , ato planifikohen mirë .Po hymë në një epokë të re , duke lënë ërrësirën mbrapa. Qeverisë së re i duhet qetësia dhe urtësia politike , që të kemi stabilitet shoqëror dhe politike ne vend .Natyrisht së një opozitë parimore është shumë e dobishme sikur në qdo vend tjetër demokratik , por jo edhe opozite destructive . Gjenerata e re është irituar në gardën e vjetër politike e cila nuk u kujdes që të rinjët tanë përspektiven e tyre ta kerkojnë në vendlindje , e jo ate ta kërkojnë duke u larguar nga Kosova e tyre e dashur…

blank

Gërvalla: Kosova, e hapur për epokë të re me Serbinë

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla ka thënë se pavarësisht dëmit të shkaktuar nga Serbia, Kosova mbetet e hapur për dialog me këtë shtet.

Sipas saj, sa më parë që Serbia e pranon realitetin e Kosovës së pavarur, aq më shpejt do të dilet nga situata.

“Ne mbesim të hapur me gjithë dëmin që na ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re”, ka thënë ajo gjatë fjalimit të mbajtur në takimin e radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, ajo ka kërkuar që Serbia të identifikojë kriminelët e luftës dhe t’i ndëshkojë ata.

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Nikolla Sellakoviq ka thënë se pala serbe është gati për dialog, por jo edhe për ultimatime që ka vënë Qeveria e re në Kosovë.

Pas Selakoviq, fjalën e ka marrë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e cila fjalimin e saj e ka nisur me atë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe nuk i është kundërpërgjigjur Selakoviqit për asnjë prej pretendimeve të tij.

Gërvalla ka thënë se për herë të parë në histori të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka ndodhur që njerëzit të votojnë për një parti aq shumë.

Gervalla ka thënë se njerëzit në Kosovë kanë votuar që të çlirohen nga krimi dhe korrupsioni.

Për herë të parë, shumica e njerëzve kanë votuar që të çlirohen nga korrupsioni dhe krimi.

Republika e Kosovës po futet në një histori e re. Jemi në një rrugë për të përmbushur vullnetin e popullit. Jemi në rrugë që ta bëjmë vendin tonë të respektuar dhe të pranuar nga të gjithë, ku sundon ligji dhe demokracia”, ka thënë Gërvalla.

Tutje ajo ka thënë se është e rëndësishme që të kuptohet kualiteti i Qeverisë aktuale dhe synimet që kjo Qeveri ka për të lënë prapa periudhën e keqqeverisjes dhe korrupsionit.

“Është e rëndësishme të kuptohet kualiteti i kësaj Qeverie dhe synimi që ka. Do ta lëmë periudhën e korrupsionit, për të ecur përpara në sundim të ligjit. Në këtë qeveri të re do të gjeni mendje të hapura”, ka thënë Gërvalla tutje.

Donika Gërvalla ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian dhe NATO dhe se si shtet është e interesuar për pajtim me Serbinë.

“Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Këtë mund ta shihni edhe nga prapavija ime.

Ne jemi të hapur dhe s’jemi të frikësuar nga askush. Jemi për t’u pajtuar”, ka shtuar tutje ajo.

Megjithatë është kujdesuar që kritikojë Serbinë që nuk e ka mbajtur përgjegjës askënd për shumë krime të kryera në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Gërvalla ia ka kujtuar Selakoviqit faktin që kryeministri Kurti ka qenë i burgosur nga Serbia, që nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre, dhe se një prej deputeteve më të votuara, Vasfije Krasniqi-Goodman është e mbijetuar e dhunës.

“Asnjë nga serbët për kryerjen e këtyre veprave nuk është mbajtur përgjegjës asnjëherë.

Serbia duhet të dijë se duhet të paguajë për krimet e saj dhe duhet të bëjë përpjekje që të bëhet një vend vërtet i civilizuar”, ka potencuar Gërvalla.

Përveç kësaj, Donika ka përmendur edhe vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvallës.

“Babai im është vrarë nga regjimi i Beogradit në Gjermani”, ka theksuar kryediplomatja.

Ajo në fund ka thënë se pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe Serbia sa më shpejtë që e pranon, do të dalë nga errësira ku gjendet.

“Pavarësia e Kosovës është e kryer. Sa më shpejtë që e pranon Serbia, do të dalë nga errësira në një të ardhme të ndritur.

Të fillojmë një histori të re”, ka thënë ndër të tjera.

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka thënë se ka biseduar si me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ashtu edhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për rëndësinë e vazhdimit të dialogut në mes të të dyja vendeve.

Ai ka thënë se nuk ka formulë për dialog dhe se zgjidhja duhet të burojë nga brenda.

Thirrje për vazhdim të dialogut në mes të të dyja vendeve kanë bërë edhe vendet tjera pjesëmarrëse në takim, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Norvegjinë.
Formimi i institucioneve të reja në Kosovë

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova ka hyrë në epokë të re politike, teksa ka përmendur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt.

Ajo ka thënë se Qeveria e re e Kosovës do të punojë për reforma në drejtësi dhe investime të huaja, dhe luftim të korrupsionit.

Edhe shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka përmendur zgjedhjet në Kosovë duke thënë se ato janë mbajtur në mënyrë të duhur.

Ai ka përmendur faktin se prej kur ka shpërthyer pandemia, Kosova është udhëhequr nga tri qeveri të ndryshme, çka ka rritur edhe më shumë rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në këtë vend.

“Dalja ka qenë e madhe”, ka thënë ai, duke përmendur se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi gjysmën e votave në këtë proces.

Ai ka thënë se Qeveria e Kurtit ka shumë mundësi, ashtu sikurse shumë sfida, duke përmendur premtimet e tij për vende te reja puna, dhe luftim të krimit dhe korrupsionit.

“Hapja e dyerve për të ardhmen kërkon transformim dhe ndryshim të prioriteteve, të cilat reflektohen në fjalë dhe vepra. Ulja e tensioneve po ashtu kërkon që pushteti dhe partitë opozita dëshmojnë aftësitë e tyre për t’u bashkuar në interesa më të gjera”, ka thënë ai.

Mes tjerash, Tanin ka përmendur se Vjosa Osmani është kthyer në gruan e dytë të zgjedhur në krye të pozitës së presidentit të Kosovës.
Përballja e Kosovës me pandeminë

Mes tjerash, Gërvalla ka falënderuar miqtë dhe aleatët e Kosovës për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Refuzimi i Rusisë ndaj flamurit të Kosovës

Në nisje të këtij takimi përfaqësuesi i Rusisë në këtë trup, i ka kërkuar ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvallës, që të mos prezantohet me flamurin e Kosovës në këtë takim.

Ai ka thënë se disa vende anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, andaj ajo nuk mund të prezantohet me këtë simbol.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në këtë takim, ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme kërkesën e Rusisë.

Megjithatë, pas një ndërprerjeje, mbledhja ka vazhduar ashtu siç ka nisur, me flamurin e Kosovës mbrapa Gërvallës.

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Nikolla Sellakoviq, e ka quajtur abuzim takimin në formatin virutal, me shfaqjen e flamurit të Kosovës në takim.

“Abuzimet të tilla janë absolutisht të papranueshme”, ka thënë ai, duke shtuar se një gjë e tillë përbën shkelje të rregullave të Këshillit të Sigurimit.

blank

Gjoba “Becchetti” e shkaktuar nga Edi Rama është sa 10 vjet buxhet shtetëror për gjithë kulturën – Nga Ndriçim Kulla

Shumë njerëz mund të pyesin se ç’ lidhje ka midis masës së gjobës që gjykata ndërkombëtare i vuri shtetit shqiptar për marrëzitë e Kryeministrit Rama  dhe buxhetit shtetëror për kulturën. Lidhja është se në një vend që harxhon kaq pak për kulturën, do të ketë patjetër pushtetarë abuzues që sjellin dëme të tilla me veprimet e tyre. Nëse buxheti vjetor për kulturën do të kishte qenë 120 milionë euro, sa ç’ është masa e gjobës “Becchetti” dhe kjo gjë do të kishte qenë e mundur nëse me taksat e shqiptarëve dhe ndihmat e huaja nuk do të abuzohej sic bëhet, atëherë sot nuk do të kishim pushtetarë që do të bënin shkelje të tilla, sepse nuk do të kishin shans për të qenë në pushtet. Politika e mirë dhe drejtësia i kanë themelet në kulturë. Dhe zhvillimi kulturor do një program si parakusht.



Një nga kritikat e shumta që i bënë qeverisjes të shkurtër në vitin 1924 të kryeministrit më të kulturuar shqiptar të të gjitha kohërave, politikanit me diplomë të Universitetit të Harvardit Fan Noli ishte se përse  çuditërisht nuk kishte dhënë sadopak para për zhvillimin e kulturës në vend. Por Fan Noli e dinte se Shqipëria në vitin 1924 akoma nuk kishte një program të elaboruar për zhvillimin kulturor dhe pa u bërë një i tillë, këto do të ishin para të hedhura kot.Programin për zhvillimin kulturor duhet ta bënin intelektualët më të mençur të kombit. Rilindasit, me kontributin edhe të Fan Nolit, kishin skicuar në linja të përgjithshme një program të tillë por ai nuk ishte bërë akoma.

Kur pas Fan Nolit erdhi Ahmet Zogu, edhe ai, sado që nuk kishte erudicionin e Nolit e kuptonte pak a shumë një gjë të tillë. Prandaj Zogu financoi ata që po punonin për një program të tillë. Këtë gjë na e thotë në kujtimet e tij Petro Marko, i cili ishte armik i Zogut, por megjithatë na tregon sesi është ndodhur në zyrat qeveritare të kohës bashkë me Branko Merxhanin, ku iu është dhënë financim shtetëror për revistën kulturore. Kështu ndodhte edhe me të tjerë. Kështu, qeveritë e Zogut, sado që ishin shumë më pak të iluminuara se qeveria e Nolit bënë atë që duhej të bënin duke financuar përgatitjen e programit të kulturës kombëtare. Këtë gjë në vitet ’20-’30 e bënë kryesisht kolosë të tillë të mendimit shqiptar si Branko Merxhani sidomos por edhe Vangjel Koça, At Anton Harapi etj.

Sigurisht që nuk u hartua një master-plan i kulturës shqiptar, por formulat e Neo-Shqiptarizmës të Merxhanit, që si të thuash përbëjnë boshtin e këtij programi, ato të Vangjel Koçës, një numër shkrimesh të At Anton Harapit, At Zef Valentinit, Mehdi Frashërit, Krist Malokit, Tajar Zavalanit etj., të marra në tërësi formojnë një master-plan të kulturës.

Kur Branko Merxhani iku nga Shqipëria pas pushtimit të vendit në 1939, ai la pas pikërisht boshtin e një programi kulturor të gatshëm të vlefshëm për brezat që do të vinin më pas. Për arsye që kuptohen si qeveritë fashiste ashtu edhe ato komuniste deri në 1991 nuk do ta zbatonin këtë program.Si qeveritë fashiste ashtu edhe ato komuniste zbatuan programe të kulturës së ideologjizuar me ideologjitë përkatëse. Programi kulturor i hartuar nga kolosët e mendimit shqiptar në vitet ’20-’30 mbeti në arkiva, ku zuri pluhur në faqet e periodikëve të asaj kohe. Por megjithatë duhet thënë se edhe në kohën e regjimit komunist në Shqipëri ka pasur disa shkrimtarë të cilit ishin njohës të mendimit shqiptar të viteve ’20-’30, si   Dhimitër Shuteriqi, Jakov Xoxa dhe Dritëro Agolli, njerëz shumë të kulturuar, të cilët pavarësisht se ishin të detyruar që të bënin letërsi të realizmit socialist, e gjetën mënyrën që të futnin në librat e tyre ide të mendimit shqiptar të viteve ’20-’30, qoftë edhe duke i vënë ato në gojën e personazheve. Madje Dritëro Agolli te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” duke bërë satirën e programit kulturor të ideologjizuar të shtetit komunist, nxjerr indirekt në pah vlerat e programit kulturor të viteve ’20-’30.

Sidoqoftë, me gjithë këto përpjekje, Branko Merxhani dhe kolosët e tjerë të mendimit shqiptar të viteve ’20-’30 mbetën të panjohur për disa breza dhe nuk mund të ishte ndryshe. Për regjimin komunist ishte e rëndësishme që kjo periudhë e mendimit shqiptar të mbetej e panjohur, e zhytur në harresë, e varrosur në sarkofagun e censurës shtetërore dhe partiake.Shumë-shumë, kolosët e mendimit shqiptar të viteve ’20-’30 përmendeshin sa për t’ u sharë. Nëse kërkoje leje për t’ i lexuar periodikët e kësaj periudhe në bibliotekë, i kishe vënë vetes damkën e armikut të regjimit. Vetëm aty-këtu kishte disa njerëz të cilët kishin fatin që të kishin nëpër bibliotekat familjare botime të periodikëve të viteve ’20-’30, ose ndonjë që mund t’ i siguronte nga njerëz të besuar, të cilët mund të njiheshin me mendimin shqiptar të kësaj periudhe dhe vecanërisht me programin kulturor që përmenda më lart.

Vepra e rilindasve, ndonëse aty-këtu e cunguar, megjithatë vazhdoi të popullarizohej edhe në kohën e regjimit komunist, dhe të bëhej e njohur për brezat përmes botimeve dhe teksteve shkollore. Kjo për arsye sepse regjimi komunist e shikonte periudhën e Rilindjes sipas teorisë marksiste-leniniste të etapave të zhvillimit, si periudhën e lëvizjes për çlirim kombëtar, pas së cilës vinte lëvizja fshatare (e caktuar në 1914), revolucioni demokratiko-borgjez (i caktuar në 1924) dhe më pas revolucioni komunist. Sipas kësaj formule ideologjike, mendimi shqiptar i viteve ’20-’30 dilte i tepërt dhe quhej “reaksionar” me përjashtim të asaj pjese të tij që shihej si pararendëse e lëvizjes komuniste.

Nëse Rilindja Kombëtare ishte larg në kohë për t’ iu prishur punë komunistëve që e krijuan partinë në 1941, programi i kolosëve të mendimit shqiptar, i hartuar kryesisht në vitet ’30 ishte fare afër në kohë me rritjen e lëvizjes komuniste dhe ardhjen e komunizmit në pushtet, në 1944. Udhëheqësit e regjimit komunist mund ta shpallnin veten si vazhdues të veprës së rilindasve pasi vëllezërit Frashëri kishin vdekur disa dekada para ardhjes së tyre në pushtet. Hasan Tahsini, Jani Vreto, Naum Veqilharxhi, Pashko Vasa kishin vdekur më parë se vëllezërit Frashëri. Ndërsa Branko Merxhani do të ishte gjallë deri në mes të viteve shtatëdhjetë dhe regjimi komunist nuk mund ta shpallte veprën e tij si përparimtare sepse duhet ta ftonte Merxhanin në Shqipëri. Njëlloj si ai, jezuiti Zef Valentini ishte gjallë deri në 1980. Regjimi komunist kishte shpallur si përparimtarë priftërinjtë katolikë Ndre Mjeda dhe Shtjefën Gjeçovi, sepse ata kishin vdekur me kohë, por nuk mund të bënte të njëjtën gjë me Valentinin. Tajar Zavalani ishte gjallë deri në fund të viteve gjashtëdhjetë dhe fliste te Radio Londra kundër regjimit komunist shqiptar, Mehdi Frashëri ishte gjallëderi afër mesit të viteve gjashtëdhjetë, Krist Maloki deri në vitet shtatëdhjetë.At Anton Harapi ishte pushkatuar nga regjimi komunist, prandaj vepra e tij duhej të varrosej.

Duhej menduar që shteti shqiptar pas rënies së komunizmit do të plotësonte detyrimin që kishte për të zhvarrosur trashëgiminë intelektuale të mendimit shqiptar të viteve ’20-’30, me programin kulturor si thelbin e tij. Investimi i vërtetë i shtetit shqiptar për kulturën nuk mund të niste veçse pas vitit 1990, me rënien e komunizmit. Tani ishte e nevojshme që së pari të bëhej i njohur mendimi shqiptar i viteve ’20-’30, me programin kulturor si “gurin” më tëçmuar të tij. Edhe këtu shteti bëri shumë pak. Shteti paskomunist shqiptar, si pushteti qendror ashtu edhe ai vendor harxhonte dhe harxhon akoma edhe sot para për spektakle e koncerte mediokre, por në krahasim me to, e shumta harxhoi veç disa qindarka  për të nxjerrë nga pluhuri i harresës veprën e kolosëve të mendimit shqiptar të viteve ’20-’30.Ndërsa pushteti Edi Ramës si kryeministër gjatë  mandatit 8 vjeçar në qeverisje i thau  fare edhe ato qindarka duke e parë me armqësi këtë lloj kulture.

Pas vitit 1990 disa intelektualë, një ndër të cilët jam edhe unë, i vunë vetes si mision që të nxjerrin nga pluhuri i arkivave programin kulturor të hartuar nga kolosët e mendimit shqiptar të viteve ’20-’30. Shumë nga ata që e nisën këtë përpjekje u tërhoqën, shumë kanë bërë pak dhe me hope, megjithëse nuk i fajësoj sepse secili bën sa të mundë. Unë nuk u tërhoqa dhe i vazhdova përpjekjet si botues dhe si studiues. Shumë njerëz më përgëzojnë se kam bërë shumë, por mua më duket se më ka mbetur edhe shumë për të bërë akoma.

Por kur dëgjoj se shteti shqiptar merr një gjobë 120 milion euro për kapriço të kryeministrit Rama nga gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit për gabime të pushtetarëve (Çështja “Becchetti”) dhe me një llogari të thjeshtë më del se kjo shumë përbën buxhetin e kulturës të qeverisë shqiptare për rreth 10   vjetët e ardhshëm, bëhem shumë pesimist.Eshtë tragjike dhe e vajtueshme sa do vuaj kultura ,trashëgimia historike shqiptare dhe libri shqip në vitet e ardhshëm nga pushtetarë të tillë masakrues  . Dhe kjo bëhet më tragjike kur zotnia  e tij kryeminstër  nuk lë gurë pa lëvizur për të marrë dhe mandatin  tretë.

blank

Kujtim Cekani: Ish të burgosurit politikë kanë shkuar ne ish burgun e Qaf Barit per te vazhduar greven e tyre

Te Burgosurit e Qafë Barit rikthehen tek Burgu i Tyre .
🌑🌑
Foto qe miku im ma dergon nga Qafë Bari ,
Cëfar po ndodh me te perndjekurit politikë ne Shqiperi.
🌑🌑🌑🌑
Nga komunikimi qe kam patur me njerin prej tyre me thone qe greva e tyre ne Tirane u prish me force nga policia dhe
nuk kanë patur asnje mbeshtetje as nga Shoqata e te Perndjekurve apo parti politike ,
Ata kanë shkuar ne ish burgun e Qaf Barit per te vazhduar greven e tyre .
🌑🌑🌑🌑
Foto te derguara live nga grevisti
Agim Kollçaku
blank blank
blank

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan

Investimet nga Kina në disa shtete të Ballkanit Perëndimor nxisin shqetësim në Bashkimin Evropian, për shkak të implikimeve politike, sociale dhe ekonomike, por edhe vendet e rajonit janë të lira që të zgjedhin partnerët e tyre.

Një mesazh të tillë e kanë përsëritur këto ditë në BE, kur janë pyetur lidhur me problemet që ka hasur Mali i Zi për shkak të një kredie të madhe që ka marr nga Kina për ndërtimin e një autostrade.

Në parim, investimet kineze për bllokun evropian nuk do të paraqisnin problem, sikur ato të ishin në përputhje me standardet evropiane, përfshirë edhe rregullat e prokurimit publik, të konkurrencës në treg si dhe respektimit të të drejtave të punëtorëve. Por, shumë kredi nga Kina si dhe projekte të tjera në vendet e rajonit të Ballkanit, nga BE-ja janë parë si përpjekje e Kinës për të përhapur ndikimin e saj ekonomik dhe politik në rajon.

Shembulli më i ri i problemeve me investimet kineze është ai në Mal të Zi. Zëvendëskryeministri në Mal të Zi, Dritan Abazoviq gjatë një vizite në Bruksel, kishte kërkuar ndihmë nga BE-ja për t’ia kthyer kredinë Kinës.

Por në BE tani thonë se “janë të gatshëm të ndihmojnë me programe të ndryshme për stabilitet fiskal”, por jo edhe për të kthyer kreditë që Mali i Zi apo cilido shtet tjetër i rajonit ka marr nga ndonjë partner i tretë.

“BE-ja është e shqetësuar për efektet socio-ekonomike dhe financiare që mund të kenë investimet kineze. Ekziston rreziku nga disbalanca makro-ekonomike dhe varësia nga marrja e borxheve”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Zgjerimit, Ana Pisonero.

Pjesa e autostradës në Mal të Zi, që është duke u ndërtuar me kredinë nga Kina, pritet të lidhë Podgoricën me Kollashinin. Projekti final i autostradës krijon lidhje mes pjesës veriore dhe jugore të këtij shteti.

Kompania kineze CRBC po ndërton pjesën e parë të autostradës dhe banka kineze EXIM, i ka dhënë një hua Malit të Zi në vlerë prej 809 milionë dollarësh, pagimi i së cilës do të fillojë në mesin e këtij viti.

Në 31 mars, ministri i Financave Milojko Spajiç konfirmoi se qeveria po negocionte një hua shtesë me bankën EXIM, në shumën prej 127 milionë eurosh.

Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare, më 2020, Kina ka investuar në Mal të Zi më shumë sesa investimet e përgjithshme të bëra në dekadën e fundit. Investimet kineze më 2020 kapën vlerën prej 71.2 milionë eurosh, ndërkaq që nga viti 2010 totali i investimeve ishte 78 milionë euro.

Në BE, disa herë kanë sqaruar se gatishmëria e tyre për të ndihmuar nuk duhet të kuptohet si gatishmëri për të kthyer borxhin që ndonjë shtet ka marr.

Zëdhënësi tjetër i BE-së, Peter Stano ka rikujtuar se si në Mal të Zi dhe në shumë shtete të tjera të rajonit, blloku evropian jo që është investuesi më i madh, por edhe donatori më i madh i ndihmës financiare si dhe partneri kryesor tregtar.

Stano ka rikujtuar se për investimet në Ballkan, përmes një programi të veçantë, BE-ja ka mobilizuar edhe nëntë miliardë euro. Ideja e këtij programi të Komisionit Evropian është që këto mjete për investime të nxisin edhe investitorë të tjerë potencialë nga Banka Evropiane për Investime, Banka për Rindërtim dhe Zhvillim, por edhe investitorët privatë.

Rasti i ndërtimit të autostradës në Mal të Zi është një shembull se si investimet kineze janë të kushtëzuara. Kredi për këtë projekt ka dhënë banka kineze EXIM, ndërsa projektin është duke e realizuar një kompani kineze. Këtë kredi, për ndërtimin e kësaj autostrade duhet ta kthejë shteti i Malit të Zi.

Si shembull i kundërt, kur investohet me para të BE-së, por nuk kushtëzohet se kush duhet ta kthejë kredinë është projekti për ndërtimin urës mbi gadishullin Pelashac, në bregdetin e Kroacisë. Ky projekt në masë të madhe, apo 85 për qind të vlerës, financohet nga paratë e Bashkimit Evropian, që janë marrë nga fondet për projektet e infrastrukturës dhe zhvillimit rajonal.

Por, projektin për ta ndërtuar këtë urë e ka fituar një kompani nga Kina. Pavarësisht se kjo gjë kishte shkaktuar pakënaqësi në mesin e disa kompanive evropiane, Komisioni Evropian nuk kishte gjetur asnjë dëshmi se në këtë rast ishte shkelur ndonjë rregull i bllokut evropian.

Vetë Bashkimi Evropian, në fund të vitit 2020 kishte arritur një marrëveshje për investime me Kinën. Por, kjo marrëveshje hasi në kritika nga shtetet e BE-së, për shkak se dyshohet se nuk përfshin edhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Kinë, gjë që mendohet se mund të bëjë që kompanitë kineze të kenë një pozitë të privilegjuar në këtë drejtim.

Në Parlamentin Evropian disa herë është shprehur shqetësimi edhe për pasojat e disa investimeve nga Kina në Serbi. Investimi në minierën e Borit ka nxitur shqetësime për mosrepsketimin e standardeve, sa i përket ruajtjes së mjedisit.

Kina ka investuar edhe në projekte të tjera infrastrukturore në Serbi, ku dyshohet se këto projekte janë kontraktuar pa shpallje publike dhe pa pasur mundësi që edhe kompanitë evropiane të konkurrojnë për këto projekte.

Së fundmi, Kina po tenton të rrisë ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit edhe përmes sigurimit të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, që janë prodhuar në këtë shtet. Numrin më të madh të vaksinave, Kina i ka shpërndarë në Serbi, pavarësisht se numri i të vaksinuarve brenda Kinës është më i vogël sesa mesatarja në BE.

Kina po tenton që përmes nismës “Brezi dhe Rruga” të forcojë ekonominë e saj, por edhe të shtrijë ndikimin ekonomik dhe politik në vende të botës. Kjo nismë përfshin projekte prej disa miliarda dollarësh në infrastrukturë. Së fundmi, zyrtarët kinezë kanë thënë se kjo nismë do të zgjerohet edhe në horizonte të reja, siç është diplomacia mjekësore, por edhe ndryshimin e fokusit për në teknologji dhe në ndihmën e huaj.

Që nga viti 2019, BE-ja ka nisur që t’ua tërheqë vërejtjen vendeve të Ballkanit, duke thënë se qëllimi për anëtarësim në bllok “duhet të jetë zgjedhje strategjike, pa dyshim edhe me përkushtim”. Në BE po ashtu nuk është parë me simpati as rritja e ndikimit në rajon të Rusisë dhe Turqisë si edhe e disa shteteve nga Lindja e Mesme, të cilat po ashtu po tentojnë të shtrijnë ndikimin e tyre përmes projekteve të ndryshme.

Përkundër shqetësimeve që ka, BE-ja ka përsëritur qëndrimin se secili shtet sovran ka të drejtë të zgjedhë partnerët dhe investitorët. Por, në anën tjetër, ato shtete, nëse duan që të shënojnë përparim në procesin e integrimit drejt BE-së, duhet të respektojnë standardet e larta të bllokut, përfshirë edhe ato për projektet e mëdha infrastrukturore. rel

blank

Dunat blu të Marsit, planetit të kuq

VOAL – Një det me duna ngjyrëportokalli të skalitur nga erërat e forta që rrethojnë polin verior të Marsit, me një blu koralesh.

Kjo nuk është ngjyra e vërtetë e planetit – sytë tanë në të vërtetë nuk do të shohin askund blu – por është ajo që perceptojnë kamerat termike të sondës Odyssey, të cilat lidhin temperaturat e ndryshme të planetit me ngjyrat.

Dunat portokalli dhe të verdha korrespondojnë me temperatura më të larta, ndërsa zonat blu prekin minus 125 gradë celsius.

Për 20 vjet, sonda Odyssey po rrotullohet rreth planetit, duke filtruar dhe ekzaminuar rrezatimin që e rrethon për dy arsye kryesore. Identifikoni ujin ose akullin dhe kuptoni se në çfarë kushtesh do të nënshtrohen astronautët e ardhshëm që do të arrijnë në Mars. rsi-eb

blank

PSE AGRON GJEKMARKAJ E KA TE SIGURTE KARTONIN E DEPUTETIT? – Nga Zeqir Lushaj

-Per ata qe edhe pertojne me lexue shume faqe,  po ua jap pergjigjen te shkurter qe ne fillim: 
-Eshte i ri ne moshe. -Eshte i shkolluar e i kulturuar me-se-miri, ne Shqiperi e jasht, ne Itali. – Krahas punes si pedagog ne Universitet eshte i afirmuar si publicist dhe analist ne shume gazeta dhe televizjone shqiptare.  -Eshte i nje familje te nderuar shkodrane nga Gryke-Lugjet e Boges por tash sa dekada ne Mal Shengjin, ku Agroni ka lindur e rritur, e ne Ishull-Lezhe ku jetojne me punen e tyre te ndershme prinderit pensioniste -Eshte figure edhe familje e paster tek i cili nuk behet fjale per kurrfare kompromentimi, kriminaliteti as korrupsioni… More, mos harroni se, eshte sternip i Prek Calit te Kelmendit e kusheri i At` Zef Pllumit…
E tani, te nderuar zgjedhes, te majte e te djathte, cka na i duhet me shume se kaq nje deputeti ne Kuvendin e  Popullit mbas tre dekada demokraci…?
-Une nuk kam degjuar se kane pikuar ndonjehere deputet nga qielli! Ata jane mes nesh, djemte e vajzat tona, motrat e vellezerit tane prej me te mireve. Agron Gjekmarkaj eshte njeri prej tyre…-
…!
I larguar ka kohe, mbas shkollimit e puneve te ndryshme, ne kurbet e ne Tirane, tani ai rikthehet me nje qellim fisnik: te beje me shume per njerzit, per vendin  e tij, per atdheun. Kthehet jo per privilegje por per te marre edhe me shume pergjegjesi. E ketu ku Agroni kandidon, pra ne Lezhe, ka disa `´identitete“, si  “Ai, profesori qe flet ne televizor“, “djali i peshkatarit“, “vellai i doktoreshe Domenikes`´ etj.  Babi i Agronit, Nikolle Gjekmarkaj, eshte nje burr i nderuar i Mal Shengjinit ku ka jetuar me dekada, i qytetit te Shengjinit ku ka punuar nje jete, deri ne pension si peshkatar e shume kohe edhe kapiten. Edhe tani si pensionist eshte shembull i punes ne ekonomine e vogel te familjes ne Ishull Lezhe. Mire thone ata qe e njohin nga afer Nikollen “Njeriu qe nuk pushon kurre!“.
Ketu ne qytetin e Shengjinit e rrethine, nuk do ishim realist po te mos e themi se perkrahja e simpatia per Agronin shumefishohet hapur edhe si “eshte vellai i doktorreshe Domenikes more“. Motra e nderuar e Agronit dr Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj) ka 27 vjet mjeke e me dekada drejtore ne Qendren Shendetsore te qytetit. E dashur, e sjellshme, e papertuar, dite e nate ne sherbim te shendetit te komunitetit, ka dite dhe ka mundur ta beje per vete nje opinion te tere.
…I pasionuar mbas dijes Agroni rendi me vite monopateve te ashpra te Malit te Shengjinit, neper gurr e ferra, ne shi, ere e shpesh edhe neper bore per ne shkollen e qytetit… Eshte akoma ajo shtepia sa zbret nga perroi i malit ne Shengjin perball Portit, ku Agroni femij i lente kepucet me balte, nderrohej e turrej te shkolla 8-vjecare…
blank
             Kur flet prof Agron Gjekmarkaj,
                                        (…do kete kundershtime, por… asnje here ofendime)
-…Nxenesi i shembullor e profesori i Lezhes…refugjati  i vuajtur ne rruget e kurbetit, student i shkelqyer ne Universitetet e Italise, profesori i UT e analisti televiziv…, i japin atij te drejten morale te kerkoje edhe me shume pune e pergjegjesi. Agron Gjekmarkaj, eshte njeri me seder, me fytyre, sic thot populli. Nuk din te shaj, nuk din  te ofendoj, nuk din te cenoje nderin  e tjerkujt, veti qe kaq i kemi deshiruar ne at salle te Kuvendit tash 3o vjet!
blank
Prof Agron Gjekmarkaj (djathtas) me autorin e ketij shkrimi
                                             (Hotel Princi, Rana e Hedhur, Shengjin – Lezhe)
 
-Kam nderim per moshat e vjetra, por them se kur kalon te 70 tat, (moshe te ciles i perkas edhe vet), eshte nder te thuash: Kaq dita, kaq munda, kaq bera…, dhe ta dorzosh me nder. Ndryshe, rrezik te merr edhe era, (si presidentin e Amerikes ne shkallet e avjonit), ne ballkon te viles tende kur del te ushqesh pulat! Duhet tu hapim rrugen rinise, brezit te Agronit me shoke e jo tua mbyllim at me ferre!
   Per mua te gjithe partite qe kandidojne per fushaten jane shqiptare dhe me vjen mire qe ne te gjitha ato te jene bijte me te mire te ketij populli.  Atdheu dhe Kombi jane trupi i atij “Rrap madheshtor“, sic shkruante dikur  i Madhi Kadare, (mik i afert – familjar, i intelekltualit  Gjekmarkaj), ndersa partite, te gjitha jane vetem dege te ketij RRAPI. Agron Gjekmarkaj eshte i shartuar ne trung dhe jo ne dege.
…!
 …Jemi ne kohe autostradash o Agron djali i Malsise se Madhe. Kater autostrada pershkojne sot komunitetin e Qarkut ku ju kandidoni: ajo e Kosoves,  per Tirane e per Shkoder, dhe kjo e katerta, e reja qe kalon neper vendlindjen tende, pra neper Mal Shengjin per Velipoje e me tej. Mund te thote ndonje lexues se, -Cfare hyjne autostradat ketu tek shkrimi per kandidatin per deputet. Hyjne hyjne si cke me te. Kohe autostradash dmth se per fat te mire eshte harruar bidoni ne rradhen e vajgurit te lagjes ashtu edhe shishja e qumshtit para dyqanit te kooperatives!! Sot, qytetaret kane kerkesa edhe me te larta, bashkkohore. Deputeti duhet te jete ne ball te luftes per plotsimin e ketyre kerkesave.
“´Me shpejt, me larg, me lart“, ka qene dikur nje parulle sportive. Sot, kjo eshte e duhet te jete me teper nje parulle ose sllogan politik. Eshte kerkese e kohes qe me shume e shohim por edhe do e kerkojme nga Ju- Ju deputetet e rinj te Shqiperise per arritjen e qellimeve te medha te kohes kur synojme Europen e Bashkuar.
Nuk ka shume rendesi “i majt apo i djathte`´. Rendesi ka qe shikimi te jete vetem perpara! Edhe e majta edhe e djathta vetem, mbeten cyryk = sakat, e nese jane e punojne bashke, edhe te dobeta po qene, arrijne te pastrojne fyftyren, qe ne aq shume kemi nevoje.
…Qindra portale, revista, gazeta, kanale televizive e radia…, godasin ne veshet e trurin e lodhur te lexuesit, ndigjuesit, qytetarit votues shqiptar. Dicka si ajo fjala e vjeter e popullit per dasmat se: `´Dy veta martohen e 200 terbohen“. Edhe une sot, nga friga e sterngarkeses se lexuesve nuk po e zgjas shkrimin per Agronin , madje, per ata me te padurueshmit ne lexim, po ua permbledh idene themelore e po ua vendosi ne krye te shkrimit, me korsiv, qe edhe po qene te nxituar nuk kane nevoje te zbresin me poshte ne faqe. Po i pervetsuan (e besuan) keta pak rrjeshta, ata,  do me thone edhe mua PO, e shkojne te kutia e votimit te bindur per te shtuar nje vote ne sigurine e zgjedhjes se Djalit te Malit te Rrencit ne Parlament, (ne Oden e burrave qe nuk ka rre´ kurre!)

Pra: –-Eshte i ri ne moshe. -Eshte i shkolluar e i kulturuar me-se-miri, ne Shqiperi e jasht, ne Itali. – Krahas punes si pedagog ne Universitet eshte i afirmuar si publicist dhe analist ne shume gazeta dhe televizjone shqiptare.  -Eshte i nje familje te nderuar shkodrane nga Gryke-Lugjet e Boges por tash sa dekada ne Mal Shengjin, ku Agroni ka lindur e rritur, e ne Ishull-Lezhe ku jetojne me punen e tyre te ndershme prinderit pensioniste -Eshte figure edhe familje e paster tek i cili nuk behet fjale per kurrfare kompromentimi, kriminaliteti as korrupsioni… More, mos harroni se, eshte sternip i Prek Calit te Kelmendit e kusheri i At` Zef Pllumit…

E tani, te nderuar zgjedhes, te majte e te djathte, cka na i duhet me shume se kaq nje deputeti ne Kuvendin e  Popullit mbas tre dekada demokraci…?

-Une nuk kam degjuar se kane pikuar ndonjehere deputet nga qielli! Ata jane mes nesh, djemte e vajzat tona, motrat e vellezerit tane prej me te mireve. Agron Gjekmarkaj eshte njeri prej tyre…-

blank
Mes dy kraheve, pa hatermbetje, fjala duhet te zere vend ne qender

Per lexuesit qe e kane qef karieren zyrtare, ose me sakt biografine profesionale te personazhit, theksojme si me poshte se, Agron Gjekmarkaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për Gjuhë Letërsi në vitin 1996. Në vitin 2005 diplomohet në specialitetin Teori Letërsie në Fakultetin e Letërsi‐Filozofisë pranë Universitetit “La Sapienza”, në Romë, me vlerësimin “Shkëlqyeshëm”.Aktualisht është Pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës si ligjërues për lëndët: “Histori e Shtypit”, “Histori e qytetërimeve” dhe “Letërsi Italiane”. Pas studimeve universitare nisi të bashkëpunojë me shtypin e shkruar. Që prej vitit 1996 ka punuar si Redaktor i Revistës kulturore “Hylli i Dritës”. Në vitin 1996 ka qenë edhe Kryeredaktor i gazetës “Ora e Shqipërisë”. Më pas nga viti 2004 e në vijim ka bashkëpunuar me disa të përditshme shqiptare si editorialist dhe opinionist dhe që nga viti 2011 vazhdon të jetë editorialist i gazetës “Panorama”. Gjatë viteve 2000‐2005 ka qenë bashkëpunëtor i gazetës “Bota Shqiptare” me seli në Romë si konsulent dhe editiorialist dhe gjatë së njëjtës periudhë ka bashkëpunuar me Radio Vatikanin si konsulent.

Ne periudhën 2005‐2007 ka qenë Këshilltar i Ministrit të Kulturës për politikat kulturore dhe më pas nga 2007 ‐ 2008 drejtoi Drejtorinë e Arteve dhe Letrave pranë Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Tiranë. Në periudhën 2007 ‐ 2010 ka qenë anëtar i jurisë së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë pranë kësaj Ministrie. Në vitet 2006‐2008 ka qenë edhe Anëtar i Këshillit Shkencor të Bibliotekës Kombëtare. Z. Gjekmarkaj ka mbajtur postin e Ndihmësit të Presidentit të Republikës për periudhën 2008 ‐ 2009.

Z.Gjekmarkaj ka marrë pjesë sistematikisht nëpër konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me studimet letrare si dhe ka kryer një sërë botimesh duke përmendur “La letteraura fantastica di Kadare” botuar në vitin 2012, “Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët” në 2009 si dhe një kritikë dhe publicistikë me titullin “Reaksionari” e botuar më 2015. Ai zotëron gjuhën italiane dhe atë angleze.

Jane keto qe thame me larte siguria e Agronit se do jete deputet  ne keto zgjedhje. Dikush, militant apo kundershtar mund te thote se siguria i vjen nga PD-ja dhe numri dy ne listen e Lezhes. Ata mund te kene te drejte ne kendshikimin praktik te tyre, por une kam nje kendshikim tjeter, kendshikimin me qender njeriun, NJERIUN, jashte partiak dhe jashte praktikave teknike te listave.

Edhe nje here pra: …nuk kam degjuar se kane pikuar ndonjehere e ndokund deputet nga qielli! Ata jane mes nesh, djemte e vajzat tona, motrat e vellezerit tane prej me te mireve.

 Agron Gjekmarkaj eshte njeri prej tyre.

Suksese.

-Ekskluzivisht per revisten ZemraShqiptare ne Londer, nga  Lezha e Kastriotit, Prill 2021-

blank

Pse Kosova po i ikë liberalizimit të tregut të energjisë?

Luljeta Krasniqi – Veseli

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë, si një nga kërkesat e Bashkimit Evropian (BE), i nisur vite më parë, nuk ka arritur ende të finalizohet.

Shtyrja e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është duke u bërë që nga viti 2017.

Afati i fundit për liberalizim të tregut të energjisë ishte 31 marsi 2021, por edhe kjo datë është shtyrë me kërkesë edhe të përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, (Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Këshilli i Investitorëve Evropianë si dhe Klubi i Prodhuesve) të cilët thonë se ky proces nuk duhet të ndodhë pa u krijuar kushtet e duhura.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane tha për Radion Evropa e Lirë se derisa në rrethana ideale, liberalizimi i tregut të energjisë do të sillte përfitime për konsumatorët, në rastin e Kosovës kjo nuk mund të ndodhë, pasi që oferta në treg për energji është e kufizuar.

“Pavarësisht që në Kosovë janë të licencuar disa operatorë për furnizim me energji elektrike, vetëm njëri prej tyre ka kapacitet të funksionojë në praktikë si furnizues dhe në rrethana të tilla (treg i liberalizuar energjetik). Kur oferta në treg është e kufizuar, kjo bën që konsumatorët të ballafaqohen me ofertë të kufizuar dhe rrjedhimisht edhe me fuqi më të kufizuar të negocimit të tarifave të energjisë elektrike”, thotë Zeka.

Pa kushte për liberalizim të tregut të energjisë elektrike

Aktualisht Operatori për Furnizim me Energji (KESCO) është furnizues që ka licencë për furnizim me energji elektrike, duke përfshirë obligimin e shërbimit publik të përcaktuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), për të furnizuar konsumatorët me të drejtën e shërbimit universal.

Po ashtu, sipas ZRRE-së në Kosovë janë të licencuar edhe shtatë operatorë për furnizim me energji elektrike.

Por, sipas përfaqësuesve të bizneseve, operatorët e licencuar nuk arrijnë të funksionojnë si furnizues të rregullt në treg.

Në Zyrën e Rregullatorit për Energji thonë se përderisa ato kompani që janë licencuar për të kryer aktivitetin e furnizimit, që të gjithë do të duhej të mund të kryenin këtë funksion.

Adelina Murtezaj-Bajrami zyrtare, për marrëdhënie me publikun në ZRRE, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë indikacion se ata nuk mund të përmbushin funksionin e tyre.

“Ankesat e tyre për të realizuar këtë funksion kanë të bëjnë vetëm me mungesë të kërkesës, pasi që konsumatorët po vazhdojnë të insistojnë të mbesin te furnizuesi i shërbimit universal, me çmime të rregulluara. Po ashtu mungesa e energjisë vendore, mund t’i bëjë jokonkurrentë në treg këta furnizues, për shkak të kostove të tjera që mund të ju shkaktohen nga energjia të cilën do të duhej ta kontraktojnë nga prodhuesit e vendeve të tjera”, thotë Murtezaj-Bajrami.

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe si i tillë, është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi, por me gjithë pasurinë e linjitit, Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Liberalizmi i tregut mund të rrisë çmimet e energjisë

ZRRE-ja vlerëson se situata e pandemisë në vend e cila ka prekur shumë biznese në aspektin ekonomik si dhe koncentrimi i tregut në masë të madhe te një furnizues i vetëm, ka shpërfaqur hezitimin e konsumatorëve për t’iu nënshtruar kushteve të tregut (liberalizimit) , të cilat domosdoshmërish, shton ZRRE-ja, rrisin kostot e blerjes së energjisë.

Arian Zeka nga OEAK tregon se ndërmarrjet në Kosovë kanë raportuar që ofertat që i kanë marrë nga furnitorët, parashohin ngritje të tarifave të energjisë elektrike për 30 deri në 40 për qind.

“Për një kompani që shpenzon energji elektrike një milion euro brenda një viti, po flasim për ndërmarrje prodhuese pasi që ato janë shpenzuese më të mëdha të energjisë elektrike, i bie që brenda një viti duhet do të kenë shpenzime shtesë për energji 300 deri në 400 mijë euro”, thotë Zeka.

Sa kushton energjia elektrike?

Rritja e çmimit të energjisë elektrike rrezikon që një pjesë e madhe e këtyre ndërmarrjeve, sidomos atyre prodhuese, të largohen nga Kosova, thotë Zeka, e që sipas tij, kjo do të ishte në kundërshtim me përpjekjet e Kosovës për nxitje të investime të brendshme e të jashtme, përmirësimin e bazës industriale dhe bilancit tregtar në përgjithësi.

Kosova, sipas Zekës, duhet të angazhohet në sigurimin e kapacitete të reja energjetike.

“Qeveria e Kosovës, të gjitha qeveritë, deri më tani nuk kanë pasur ndonjë plan se si t’i qaset kësaj çështjeje dhe çfarë të bëjë pas dështimit të ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’”, thotë Zeka.

Në mars të vitit të kaluar, kompania amerikane ContourGlobal, e cila ishte përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat, pati njoftuar se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e termocentralit, për arsye se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen.

Liberalizimi i tregut energjetik nuk ka alternativë

Liberalizimi i tregut nënkupton krijimin e kushteve për konsumatorët që të kenë mundësi të zgjedhin furnizuesin e tyre me energji elektrike sipas ofertave që ju përshtaten atyre.

Ky është një proces që duhet të ndodhë, pavarësisht shtyrjeve që janë bërë deri më tani.

Adelina Murtezaj Bajrami nga ZRRE-ja thotë se një pjesë e afateve për procesin e liberalizimit të tregut është arritur, por faza e tanishme ka kaluar afatet e parapara në udhëzuesin për liberalizimin e tregut.

Ajo thotë se janë në pritje që të funksionalizohet bordi i ZRRE-se në mënyrë që të ndërmerren masat e duhura për procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

“Procesi nuk është shtyrë tërësisht sepse e gjithë baza rregullative e kërkuar me ligj ekziston tashmë”, thotë Muretzaj.

ZRRE-ja udhëhiqet nga bordi, që përbëhet prej pesë anëtarësh dhe njëri prej tyre zgjidhet si kryesues. Kryesuesi dhe anëtarët e tjerë të bordit emërohen nga Kuvendi i Kosovës.

Mandati i secilit anëtarë të bordit të ZRRE-së është pesëvjeçarë dhe ata mund të zgjidhen edhe për një mandat të dytë.

Që nga muaji dhjetor i vitit 2020, bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është jofunksional pasi tre nga pesë anëtarëve të bordit u ka skaduar mandati.

Ndryshe, liberalizmi i tregut të energjisë elektrike përfshin konsumatorët e mëdhenj, komercialë si dhe konsumatorët shtëpiakë.

blank

Oficeri i sigurisë Fadil Kajtazi: Shpekulant! – Nga Xhafer LECI

Nga e majta:Xhafer Leci e Fadil Kajtazi,Hotel Kristal-Gjilan,22.09.2017

– Ktheju profesionit tënd, o Fadil Kajtazi, ke hyrë në mal pa sopatë!?
Nuk e kam ditur që jeni kaq i paedukuar, goj-shthurur i vrazhdë dhe i papjekur politikisht?
Më keni ofenduar me dy komente, në mënyrë tinzare, tek profili i mikut tim, Gani Osmani, në Facebook, i cili kishte shpërndarë dy shkrime të mia!
– Them tinzare, sepse, pasi më keni bllokuar-shlyer nga shoqëria në Facebook, pa asnjë arsye dhe, si miq e kolegë që ishim, pa më paralajmëruar…!
Në njerin nga shkrimet e mia keni thënë, kupto-gënjyer, po citoj: “Ky rrene qe eshte djathtist, eshte komunist!” Ndërsa për shkrimin tjetër jeni shprehur edhe më banalisht. Citim: “Ky rruan ve!” Ju fyeni pa asnjë arsye, pa sjellur asnjë dëshmi, pa menduar për mundin,djersën e veprimtarisë time shumë të pastër kombëtare, mbi 5 dekada, e as për moshën time, që kur ka lindur Fadili, unë kam mbaruar shërbimin ushtarak, më 1967 në Beograd! Shkrimet e mia i mbështes me fakte dhe dëshmi të pamohueshme…
– Mua më njohin familjarë,farefis, miqë e shokë në vendlindje dhe, shumë bashkëveprimtarë e mërgimtarë nga koha e ilegales, e deri në ditët e sotme në perëndim. Asnjëherë nuk i kam takuar asnjë grupi ilegal, e as legal komunist.
Edhe sikur të isha komunist,as pak nuk do të turpërohesha, sepse veprimtaria ime është e ndershme dhe pa interesa,kjo ka rëndësi. Vendit i kam dhënë aq sa kam pasur mundësi,por marrë nuk i kam as gjë.
– Fadili, jo vetëm mua, por fyen, pa arsye, edhe personalitete tjera, si për shembull, ish kryeparlamentaren, aktualisht, kryetare e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani, të cilën e quan: “magaricë!”
– Diku, në vitin 2016 kam pas bërë një shkrim, për gjyshin tim, nga nëna, Shaban Ramë Buca, luftëtar i dy luftërave botërore… Dhe, për Babën tim, Osman Leci, luftëtarë i NDSH-së dhe bashkëluftëtar i komandantëve, Mulla Idriz Gjilani e Shefqet Kapedani-Bylykbashi.
Fadili më shkruan dhe tregon se edhe ai, Bucalitë i  paska dajë dhe, caktuam një takim, edhepse jemi vendas, për herë të parë u takuam.
– Këtu poshtë po sjell  komentin orgjinal të mikut tonë, Gani Osmani, profesor, cili demanton me fakte të pamohueshme, ato që shkruan Fadili për mua!

Xhafer Leci

Tungjatjeta dhe përshëndetje, miku im, Gani Osmani!
E lexova komentin Tuaj.
Ju falëmnderit!
Nuk e di kush është ky, Fadil?
Si duket me paska fshirë nga shoqëria, për atë nuk mund e shoh komentin e tij!
Mundësisht dërgoma edhe komentin e tij ta shoh.
Me konsideratë

“Gani Osmani

I nderuar mik, Xhafer Leci  !
Ky njeri quhet Fadil Kajtazi dhe, sa e di unë, ka qenë mik i juaji dhe imi, së paku deri para dy vjetësh. E di se ne të dytë kemi pasur konsiderata për te dhe bashkëshortën e tij.
Si duket ai të paska bllokuar. Pse!?
Mbase e din ti. Nëse jo, ai me siguri e din pse të ka bllokuar dhe pse po flet të pavërteta ndaj teje.
Nga statuset dhe komentet e tij kohëve të fundit edhe vetë kam mbetur tepër zhgënjyer. E kam njohur për tjetër fare në LDK. I kam besuar dhe ndoshta të kujtohet se edhe e përkrahëm, e ndihmuam dhe e votuam Znj. Lirije, në dy legjislacionet e kaluara, të gjashtën dhe të shtatën. Tani, ky daija po na del krejtësisht në anën shkatërruese të LDK-së. Tha për ty po e citoj:
“Ky rrene qe eshte djathtist, eshte komunist!”
Në një koment tjetër u shpreh edhe më banalisht. Citim: “Ky rruan ve!”- tha për ty. Nuk tha asgjë të vërtetë e asgjë më shumë, përveç që e turpëroi vetvehtën para të gjithë atyre që të njohin mirë ty dhe veprimtarinë tënde, mbi gjysëm shekulli, dhe që e njohin Fadilin me sjelljet e shkrimet e tij përçarëse e shkatërruese ndaj LDK-së. Kërkoj falje që nuk prita mendimin tënd, por reagova, ashtu siç do të reagoja ndaj kujtdo, që për interesa të ngushta personale e klanore shkruan publikisht të pavërteta, mbjell insinuata e përpiqet të denigron personalitete, të cilat ai kurrë nuk do të mund t’i arrinë.
Më fal, miku im, Xhafer!
Ti e din se nuk mund t’i duroj këto rrena e të pavërteta.”
Wendlingen, 09.04.2021


RSS
Follow by Email
Twitter
LinkedIn
LinkedIn
Share
Send this to a friend