Një ndër personat e pranishëm në argëtimin pas ‘mbrojtjes së selisë së PD-së’ ishte edhe Ervin Goxhaj, kryetari i degës së PD në njësinë numër 4 në Tiranë.
Ervin Goxhaj u bë i njohur për publikun gati dy muaj më parë, pasi shkriu një shtab të tërë elektoral vetëm sepse e kishin firmosur në mbështetje të Foltores të Sali Berishës.
Kush është e shkuara e Ervin Goxhajt?
“Mbështetësi i zjarrtë” i Bashës, Ervin Goxhaj është arrestuar vite më parë nga policia e kryeqytetit me akuzë se kishte vjedhur një magazinë cigaresh.
Ngjarje të ndodhur në vitin 2012, ku dy personazhe, ish drejtues të fushatës së Lulzim Bashës, janë prangosur nga policia.
Njoftimi i kohës i policisë:
Policia e Tiranës ka prangosur Ervin Goxhaj dhe Gerti Frexhaj, ky i fundit ish drejtues i fushatës së Bashës në zgjedhjet e 8 majit në Kinostudio. Shpallet në kërkim shtetasi R. Sh.. Të tre personat kanë vjedhur një magazinë në kryeqytet, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra, ky është raportimi që vjen për një ngjarje të vitit 2012.
“Sipas të dhënave nga policia e kryeqytetit janë arrestuar shtetasit Ervin Goxhaj 29 vjeç dhe Gerti Frexhaj, 31 vjeç pasi në datën 26 janar të këtij viti, kanë vjedhur në bashkëpunim me R. Sh. 28 vjeç një magazinë, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Magazina e cila ndodhet në rrugën “5 Maji”, afër tregut Industrial është në pronësi të shtetasit M. Q. Nga verifikimet e kryera nga uniformat blu, rezulton se një nga të dy të arrestuarit, i kanë dhënë magazinën me qera Mekiut.
Ervin Goxhaj dhe Gerti Frexhaj, të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhjen, ndërsa kanë hyrë në magazinë në orët e vona të natës, duke prerë drynin dhe vjedhur materialin i cili ndodhej aty.”-thuhej në njoftimin e Policisë së Tiranës, në vitin 2012.
Komentet