Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në Foltoren para kryeministrisë, përshëndeti protestuesit e partisë ‘Shqipëria Bëhet’, duke deklaruar se opozita ka nisur ‘betejën përfundimtare’ kundër Edi Ramës.
Në fjalën e tij, Berisha akuzoi Ramën për korrupsion, frikë dhe represion ndaj protestave qytetare, ndërsa u shpreh se largimi i tij nga pushteti do të vijë përmes një mobilizimi masiv të qytetarëve:
‘Kur ne ta zëmë këtë shesh me betimin se nuk do ta lëshojmë pa largimin e tij, ai do ia mbathë’.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Të dashur qytetarë dhe qytetare, të pranishëm sot në këtë shesh, një përshëndetje të përzemërt, vëllazërore.
Të nderuar deputetë të opozitës, drejtues të PD.
Të nderuar protestues të partisë Shqipëria Bëhet.
Sonte, ne mblidhemi për të shpallur para jush këtu, për të shpallur para mbarë shqiptarëve se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve.
Miqtë e mi, parafolësit këtu theksuan se Edi Rama është një hajdut i papërmbajtur, por në të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shterron guximin më shumë është vjedhja.
Ndaj dhe Edi Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë detyrë.
Vetëm një moment, shikoni se ç’bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile. Vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari.
Çdo ditë, me orë të tëra policia, banditët ua heqin çadrat, u heqin tavolinat, u heqin ujin me akte banditeske.
Pse kjo?
Sepse ai është kryefrikacaku i kombit.
Kryehajduti është edhe kryefrikacaku i kombit.
Dhe u garantoj unë se ai është aty, se ai vjedh shqiptarët ditë e natë, nuk ngopet kurrë, e tha bukur Gëzim Sadiku, ai nuk ngopet kurrë.
Ai i bën të gjitha këto vetëm për shkakun tonë, se e lejojmë ne.
U jap ju fjalën e nderit, se kur ta zëmë në këtë shesh, me betimin se nuk e lëshojmë pa largimin e tij, ai do ia mbathë.
Po, po miq.
Komentet