VOAL

VOAL

SHBA po mëson nga Foltorja se me Bashën ka një kalë të ngordhur që nuk i vlejnë as patkojtë – Nga Ndriçim Kulla

October 25, 2021
1 Comments
  • author avatar
    Njazi Xhelo 7 months ago Reply

    Nuk eshte se S.Berisha u kujtua vone per pa aftesite e Bashes.Nga Basha u larguan shume leader te PD dhe Berisha i miratoi ne heshtje.U kujtua kur i hyri flaka ne shtepine e tij personale dhe heshti e heshti kur PD po ndrydhej e shtrydhej ?!

Komentet

Butrinti si diskutim akademik- Nga Akademik Vasil S. Tole

Në hyrje të kësaj fjale do të thosha se kur flitet për Butrintin, kompleksiteti i çështjeve që trajtohen është po aq i madh, sa janë edhe vlerat e tij. Butrinti është njëherazi trashëgimi kulturore, histori, arkeologji, mjedis, turizëm, restaurim, katalogim, inventarizim e trajnim, muze në natyrë, pasuri kombëtare e botërore e UNESCO-s, legjislacion kombëtar e ndërkombëtar, administrim, marrëdhënie me komunitetin etj.

Në këtë paraqitje, nisur edhe nga fakti i diskutimeve dhe debateve të kohëve të fundit për mënyrën e administrimit të Parkut Kombëtar të Butrintit përmes fondacioneve, duke pasur parasysh atë që Hygoi thoshte, se “koha është memece dhe njerëzit në përgjithësi harrojnë shpejt”, dëshiroj të sjell në vëmendjen Tuaj përvojën e deritanishme, mbi 20-vjeçare që shteti shqiptar, institucionet e tij dhe partnerët ndërkombëtarë kanë investuar në miradministrimin e Butrintit, kësaj kryevlere universale.

Askush nuk e mendonte se pas viteve 1990, problematikat që duhej të përballonte trashëgimia kulturore e Shqipërisë do të shumëfishoheshin me shpejtësi marramendëse, që nga nevoja për ruajtje fizike të monumenteve nga dëmtimet e vjedhjet e deri te sfidat që lidheshin me administrimin e saj. Ishte regjistrimi i Butrintit në vitin 1992[1] në “World Heritage List” të UNESCO-s që solli krahas vlerësimit të drejtë si pasuri botërore edhe një kompleksitet elementesh të reja të sjelljes institucionale e ligjore që duheshin implementuar në këtë realitet të ri që po hynte trashëgimia kulturore e vendit tonë.

Regjistrimi në UNESCO i Butrintit solli njëherazi si prestigjin ndërkombëtar për vetë sitin dhe Shqipërinë, por nga ana tjetër kjo nuk u pasua me asnjë reagim ose masë preventive institucionale që t’i përgjigjej në mënyrë adekuate këtij vlerësimi. Qeveritë shqiptare, pa eksperiencën e duhur për t’u përballur me këtë gjë, por dhe të pamësuara me monitorimin ndërkombëtar, si i thonë asaj fjalës “nuk e vunë ujin në zjarr”, që në përputhje me konventën e UNESCO-s “Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore”-1972, konventë e ratifikuar nga Shqipëria më 10 korrik 1989, të merrnin disa masa fillestare, sado modeste, për administrimin dhe ruajtjen e sitit.

Për dijeni, neni 4 dhe 5 i kësaj konvente, e detyronte dhe e detyron shtetin shqiptar që: … të pranojë “detyrimin e mbrojtjes, ruajtjes, prezantimit dhe transmetimit për gjeneratat e ardhshme të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të vendosura në territorin e tij”[2], të “miratojë një politikë të përgjithshme e cila synon që t’i japë trashëgimisë kulturore dhe natyrore një funksion në jetën e komunitetit dhe të integrojë mbrojtjen e kësaj trashëgimie në programe të plota planifikuese”[3], “të organizojë brenda territoreve të tij shërbime, një ose më shumë, për ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore me një staf të duhur që zotëron mjetet për të realizuar funksionet e tyre”[4], “të marrë masat e duhura ligjore, shkencore, teknike, administrative dhe financiare të nevojshme për identifikimin, mbrojtjen, ruajtjen, prezantimin dhe rehabilitimin e kësaj trashëgimie”[5], këto krahas mbështetjes që shteti duhej të jepte për “inkurajimin e kërkimeve shkencore e teknike për të kundërvepruar ndaj rrezikut që kërcënon trashëgiminë e tij kulturore dhe natyrore”[6].

Faktet janë kokëforta dhe na provojnë katërçipërisht se, për sa më sipër, në raport me Butrintin nuk pati asnjë reagim nga shtetit shqiptar. Mungesa e vëmendjes dhe e reagimit, bëri që në vitin 1995 Butrinti të përfshihej në listën e 100 monumenteve më të rrezikuara nga “Fondi Botëror i Monumenteve”. Futja në këto lista është shenja më e qartë se monumenti ka mbetur pa mbështetje financiare dhe masa mbrojtjeje. Edhe dy vjet më pas, deri në vitin 1997, përsëri nuk u hodh ndonjë hap konkret në zbatim të detyrimeve që shteti shqiptar kishte sa i përket respektimit të statusit të lartë që Butrinti kishte në arenën ndërkombëtare. Në pikëpamje të varësisë, Butrinti vazhdonte të ishte monument, pjesë e njësisë administrative të Sarandës që e mbulonte “Atelieja e monumenteve të kulturës” të atij rrethi.  E vetmja veprimtari në Parkun Arkeologjik të Butrintit në periudhën 1994-1997 ishin ekspeditat arkeologjike të kryera rregullisht nga pala angleze, të mbështetura nga Fondacioni Butrinti i krijuar në vitin 1993, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik, por, në ndonjë rast, edhe pa pjesëmarrjen e tij[7].

Ishin ngjarjet e vitit 1997, sidomos vjedhja e disa objekteve në muzeun e Butrintit që bëri që kambanat e alarmit të binin për qeverinë shqiptare, kryesisht e vendosur nën presion nga opinion vendës dhe organizmat ndërkombëtare[8]. Pikërisht, mosmarrja e masave adekuate për administrimin e Butrintit dhe skandali i vjedhjes së objekteve, solli si rezultat që Parku Kombëtar i Butrintit në vitin 1997 të përfshihej në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në rrezik, kjo mbi bazën e vlerësimit që misioni i përbashkët Fondacioni Butrinti-UNESCO-ICOMOS i bëri situatës, Komiteti vendosi ta regjistrojë Butrintin në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, me aprovimin e Qeverisë Shqiptare.

Pas vitit 1997 kemi fillimin e reagimit institucional të shtetit shqiptar në disa aspekte, duke filluar me ato ligjore, administrative e financiare. Qeveria e Shqipërisë, me vendimin nr. 450, datë 1 korrik 1998 “Për administrimin e qytetit antik të Butrintit” hodhi hapin e parë drejt zbatimit të standardeve të administrimit të një siti botëror si Butrinti.

Vendimi në pikën 2 parashikonte ngritjen e “Zyrës së Administrimit dhe koordinimit” të qytetit antik të Butrintit, në varësi të Kryeministrit, me detyra të qarta të përcaktuara në përputhje të plotë me konventën e UNESCO-s. Në pikën 4 të tij krijohej“Bordi i Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit Antik të Butrintit” me përbërje: Ministri i Kulturës-kryetar, anëtarë-Drejtori i IMK-së, Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Kryetari i Komitetit të Zhvillimit të Turizmit dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ky bord i balancuar në nivelin e institucioneve që kishin përgjegjësi direkte për mbarëvajtjen e punëve në Butrint, ngarkohej të miratonte strategjinë e zhvillimit të zonës dhe brenda një muaji të nënshkruante edhe marrëveshjen vjetore mes anëtarëve të tij, e cila pastaj bëhej e detyrueshme për zbatim nga “Zyra e administrimit dhe koordinimit”, e cila kishte në përbërje specialistë nga institucionet e përfaqësuara në bord. Është e para herë që në historinë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë krijohet modeli i administrimit të trashëgimisë kulturore në gjithë kompleksitetin e saj, edhe pse fillimisht vetëm në letër, duke ndarë qartë strukturat administrative me funksione konkrete në terren siç ishte “Zyra e administrimit” me institucionet e natyrës politikbërëse si “Bordi i koordinimit”, kjo referuar rastit Butrinti.

Mbas këtij vendimi, qeveria përmes vendimit nr. 82, datë 2 mars 2000 hodhi hapin tjetër që shpallte“Park Kombëtar në mbrojtje të shtetit të zonës arkeologjike të Butrintit”,me një sipërfaqe prej 25 km2, nën mbrojtjen e shtetit. Për administrimin e Parkut të ri ngarkohej “Zyra e Administrimit”, e ngritur me VKM-në e vitit 1998. Propozimi për zonën arkeologjike në mbrojtje ishte për 29 km2, por Komiteti Kombëtar i Turizmit kishte nënshkruar tri kontrata me investitorët e Italisë së Jugut për të ndërtuar në zonën e propozuar kazino, hotele, fushë golfi etj. Siç shihet, planet për zhvillimin e turizmit ishin më të avancuara sesa planet e mbrojtjes së kësaj zone.

Pavarësisht kësaj, po në qershor të vitit 1999, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me mbështetjen e Fondacionit Butrinti aplikuan konform procedurave të UNESCO-s për të përfshirë edhe zonën e zgjeruar të Butrintit me 29 km2. Ky aplikim u firmos nga ministri i Kulturës, Edi Rama dhe kreu i Komisionit Shqiptar të UNESCO-s, Sefedin Xhemalçe. Pas shumë debateve mes përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës dhe Komitetit Kombëtar të Turizmit, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë vendosi ta paraqesë këtë çështje në Këshillin e Menaxhimit të Territorit të Sarandës. Aty, u diskutua dhe u vendos zhvendosja e çështjes në Këshillin Kombëtar të Menaxhimit të Territorit në Tiranë, të kryesuar nga Kryeministri. Përfundimisht u vendos që ndërtimet nuk do të bëheshin dhe në seancën e 23-të të Komitetit të Kulturës Botërore të mbajtur në Marrakesh, në 29 nëntor- 4 dhjetor, u ra dakord për zgjerimin e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit deri në 29 km2, duke përfshirë në të edhe 4 km2 që u lanë mënjanë për shkak të kontratave të lidhura nga Komiteti i Turizmit me disa kompani të huaja, të cilat u anuluan.

Këtu duhet të kujtoj rolin shumë pozitiv që luajti në atë kohë lordi Rothchild dhe Fondacioni Butrinti në lobimin ndërkombëtar sa i përket shmangies së ndërtimeve nga zonat pranë dhe rreth Butrintit. Mbështetja e Fondacionit Butrinti do të shkonte deri në ofrimin e asistencës ligjore në rast se kjo çështje pas anulimit të kontratave do të shkonte në Gjykatën Ndërkombëtare, gjë që nuk ndodhi.

Hapi konkret për ngritjen dhe funksionimin e “Zyrës së administrimit” të Parkut Kombëtar të Butrintit u ndërmor pas caktimit të drejtorit të kësaj zyre, z. Auron Tare në fund të vitit 1999. Me ngritjen e zyrës dhe më pas edhe të formatimit të Bordit, u krijua modeli i parë serioz i sjelljes institucionale ndaj pasurisë komplekse kulturore dhe mjedisore që ofronte Parku Kombëtar i Butrintit. Në mbështetje të këtij ndryshimi cilësor në administrimin e monumenteve të kulturës, përmes Urdhrit të Ministrit të Kulturës nr. 170, datë 15 prill 2002, bëhej e detyrueshme zbatimi i dispozitave të “Kartës së Përdorimit të Monumenteve Antike të UNESCO-s” në të gjitha monumentet e kulturës së Republikës së Shqipërisë, e sidomos kontributi financiar që duhet të jepnin për përdorimin e parqeve antike shoqatat dhe organizmat, në dobi të ruajtjes së qendrës në rastet kur ato zhvillonin veprimtari në të. (Pika 1, germa c).

Bordi i Parkut Kombëtar të Butrintit u riformatua në përbërjen e tij, kjo sipas parashikimeve të VKM-së nr. 176, datë 3 maj 2002, ku në përbërje të tij u shtua edhe:… “Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme që merrej me UNESCO-n”– kjo pasi UNESCO si dje ashtu edhe sot ndjek me protokolle dhe misione konkrete gjendjen e monumenteve të shpallura si pjesë e “World Heritage List”;“Përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit” për shkak se Butrinti u shpall përmes VKM-së nr. 531, datë 31 tetor 2002 “Për shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit dhe të territorit përreth tij zone natyrore, veçanërisht e mbrojtur, dhe përfshirjen e tij në listën e ligatinave me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si habitate të shpendëve ujore”, detyrim ky që buronte nga konventa Ramsar, konventë e ratifikuar nga Shqipëria më 31 tetor 1995. Vendimi me të drejtë ngarkonte përsëri “Zyrën e Administrimit të Butrintit” që të realizonte menaxhimin e zonës edhe sa i përket mjedisit natyror, pasi mbrojtja mjedisore përfshinte 13.500 hektarë, ku pjesa qendrore prej rreth 1600 hektarësh i përkiste Liqenit të Butrintit, atij që në antikitet njihej me emrin Pelod. Në bord u shtua edhe “Drejtori i Trashëgimisë Kulturore”, detyrë të cilën në atë periudhë e kryeja unë, dhe “ex officio”, nga viti 2002 deri në vitin 2008 u ngarkova edhe si sekretar i “Bordit të Butrintit”.

Me VKM-në nr. 857, datë 19 dhjetor 2003, u aprovua “Rregullore e funksionimit të zyrës së Administrimit dhe koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit”. Në vendim parashikoheshin detyrat e zyrës dhe ato të çdo specialisti në përbërje të saj e deri te përfaqësuesi i Bashkisë Sarandë pranë kësaj zyre (pika 14). Me të drejtë theksohej që “Zyra e administrimit” nuk ndjek qëllime ekonomike (pika 5), një parashikim i domosdoshëm ky për të kuptuar se, më së pari, qëllimi kryesor i përdorimit të monumenteve të kulturës nuk është përfitimi financiar, por diçka tjetër, shumë më e rëndësishme që lidhet me kulturën, identitetin dhe promovimin e vendit, se institucionet përfaqësuese në Bordin e Butrintit përmes buxheteve të tyre kontribuonin për zbatimin e projekteve në park dhe se vetë “Zyra e Administrimit” mund të merrte donacione dhe sponsorizime të ndryshme edhe nga institucione ose organizata të ligjshme, shtetërore ose joshtetërore, kombëtare ose ndërkombëtare (pika 15) etj. Faktet provojnë që me gjithë mungesën e eksperiencës në këtë drejtim, modeli i “Zyrës së administrimit” të PA të Butrintit funksionoi. Parku filloi të miradministrohej që prej ruajtjes fizike te shërbimet për turistët, në mbështetje të komunitetit, në realizimin e projekteve muzeore brenda parkut, stendat dhe guidat, mbështetje për ekspeditat arkeologjike për restaurimin e monumenteve në koordinimin me institucionet e ndryshme që kryenin aktivitet në Butrint etj. Brenda disa vitesh, u shumëfishua si kujdesi, ashtu edhe rritja e të ardhurave nga mirëpërdorimi i aseteve kulturore dhe mjedisore të Butrintit. Një tregues kokëfortë ishte dhe mbetet rritja progresive e numrit të turistëve.

Vendimi i mësipërm është një nga vendimet e para të qeverisë që doli pas aprovimit të ligjit të ri 9048, datë 7 prill 2003 “Për trashëgiminë kulturore”, ligj i hartuar me standardet më të mira të kohës me mbështetjen e UNESCO-s dhe Këshillit të Europës. Ligji krahas shumë arritjeve, si përcaktimi se: “kërkimet, sondazhet, dhe gërmimet arkeologjike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë monopol i shtetit shqiptar”[9], mbrojtja dhe përmendja për herë të parë e trashëgimisë jomateriale, ngritja e “Këshillit kombëtar të restaurimeve”,kufizimi i “Këshillave të Territoreve” për të dhënë leje ndërtimi në zona të shpallura monument kulture dhe ndalimin e ndërtimeve të reja që prekin objektet ekzistuese, futja e praktikës së kredive afatgjata pranë bankave për restaurimin e monumenteve të kulturës me kushte lehtësuese, njohja për të parën herë të gjobave dhe “kundërvajtjeve administrative dhe penale” në fushën e trashëgimisë, garantonte përmes buxhetit të shtetit fondet e duhura për mirëmbajtjen, restaurimin, zbulimin dhe studimin e këtyre vlerave, fonde që shtoheshin edhe nga të ardhurat e përdorimit të tyre, si dhe nga çdo e ardhur tjetër e ligjshme, që sigurohet nga fondacione, organizata dhe institucione, vendëse ose të huaja, shtetërore ose private apo nga persona fizikë ose juridikë. (neni 18). Në fushën e administrimit të monumenteve në grup, ky ligj shenjoi një hap evolucionar përpara, pasi parashikonte që, mbështetur modelit të suksesshëm të Parkut Arkeologjik të Butrintit , brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit të miratoheshin nga Këshilli i Ministrave kufijtë dhe rregulloret e administrimit të parqeve arkeologjike të “Shkodrës, Lezhës, Apolonisë, Bylisit, Amantias, Orikumit, Antigonesë dhe Finiqit”[10]. (neni 53)

Me plot gojën mund të them se skema që aktet ligjore dhe nënligjore ngritën për funksionimin e Parkut Kombëtar të Butrintit përmes ngritjes së Bordit ndërinstitucional, dhe të “Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit”[11], të cilat viheshin në lëvizje dhe konkretizoheshin nga “Marrëveshja vjetore” që hartohej dhe nënshkruhej çdo vit mes tyre, si një dokument ligjor i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, solli si rezultat funksionimin e një modeli administrimi, ku shteti mban dhe duhej të mbante përgjegjësinë kryesore në ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj supervlere, duke qenë i hapur për bashkëpunime me organizata dhe partnerë, vendës dhe të huaj.

Për të konkretizuar mënyrën se si “Marrëveshja” bëhej efikase, sjell në vëmendjen Tuaj se në të parashikohej në formën e një kalendari aktivitetesh gjithçka që institucionet propozonin të organizohej në territorin e Parkut Kombëtar të Butrintit të shoqëruar me buxhetet përkatëse, duke filluar me planet për ekspedita arkeologjike, për restaurime objektesh, aktivitete artistike e turistike, projekte për mbrojtjen e specieve natyrore, bashkëpunime me komunitetin, investime në infrastrukturën akomoduese të parkut, për muzeun dhe stendat informative, për raportet që i dërgoheshin UNESCO-s, ICOMOS pas misioneve e rekomandimeve të tyre e gjithçka tjetër. Pra, buxheti i “Zyrës së Administrimit të PA të Butrintit” ishte një shumatore e buxheteve që institucionet e përfshira në bord implementonin në territorin e Parkut Arkeologjik të Butrintit, këto krahas donacioneve dhe mbështetjeve të tjera që vinin nga rrugë të ligjshme.

Në këto mbështetje përfshihej edhe ajo ndihmë që Fondacioni Butrinti jepte për Parkun në disa drejtime, kryesisht në arkeologji, restaurime, trajnime, botimet etj.  Këtu do të përmend edhe ndihmën për hartimin e “Planit të menaxhimit 2000-2005” si një dokument i rëndësishëm për administrimin e Parkut. Referuar raportit të UNESCO-ICOMOS për Butrintit, tetor 2003: “Si “Plani i Menaxhimit”, ashtu dhe “Plani i Zhvillimit” janë studime të hollësishme dhe japin orientime të qarta për mbrojtjen efektive të sitit  për një periudhë afatmesme”.

Për lehtësimin e këtyre marrëdhënieve, Bordi i Butrintit nënshkruante një marrëveshje mirëkuptimi me Fondacionin Butrinti[12], marrëveshje që kishte objektiva të përbashkët, që provon se ishte një rrugë e duhur dhe e provuar edhe në realitete të tjera. Ajo që dua të theksoj është që, kjo mënyrë organizimi ku shteti dhe institucionet e tij përfaqësohen në BORD dhe mbajnë përgjegjësi për fushat e tyre të veprimit ishte shumë eficiente, gjë që solli një realitet të ri të menaxhimit të trashëgimisë në vendin tonë pas viteve 1990, që rriti në mënyrë të veçantë vlerat e Parkut dhe të trashëgimisë tek të gjithë vizitorët, që përmirësoi ruajtjen e monumenteve dhe administrimin e tyre, që rriti të ardhurat etj., si një model që gradualisht u përhap edhe në parqe e zona të tjera të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Ligji 27 i vitit 2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, neni 172, duket se ofron një tjetër skemë të administrimit të pasurive të trashëgimisë kulturore, kjo përmes “Fondacioneve të posaçme të trashëgimisë kulturore”. Megjithëse ligji parasheh:… administrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore, i cili mund të kryhet edhe nga persona juridikë jofitimprurës, të bashkëthemeluar ndërmjet institucioneve shtetërore, të përfaqësuar nga ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, dhe personave fizikë ose juridikë privatë, vendës apo të huaj” (pika 1), në pikat 7 dhe 8 të po këtij neni flitet për “veprimtari ekonomike” në monumentet e kulturës, të personave juridikë, fondacioneve që themelohen dhe operojnë për këtë qëllim në Republikën e Shqipërisë, gjë të cilën deri më tani nuk e kemi hasur diku. Krijimi për të parën herë i “fondacioneve të posaçme të trashëgimisë kulturore”, që thuhet se ligji e ka marrë nga legjislacioni italian, ende nuk është provuar dhe që duhet parë se si do të funksionojë. Ajo që duhet çmuar me përparësi është fakti se monumentet e kulturës nuk duhen parë kryesisht si mundësi fitimi e për të  bërë biznes, dhe se duhet të mbetet parësor roli qendror i shtetit dhe i institucioneve të tij në administrimin e trashëgimisë kulturore në vend. Çfarëdo organizmi apo bordi të krijohet për administrimin e TK, shteti të ruajë në çdo rast paketën kontrolluese të këtyre organizmave vendimmarrës, duke njohur, respektuar dhe përfaqësuar në to të gjitha fushat e veprimit të atyre ministrive dhe institucioneve publike, që medoemos apo domosdo duhet të përfaqësohen në vendimmarrjen e tij, filluar nga arkeologjia, restaurimi i monumenteve, mjedisi, turizmi e deri te komuniteti i zonës, padyshim duke krijuar mekanizmat e duhur të transparencës për donatorët dhe financuesit e trashëgimisë. Këtu shoh “thembrën e Akilit” të këtij lloj bashkëpunimi, që personalisht do të doja të aplikohej vetëm në kategori të caktuara të monumenteve, kryesisht të atyre që janë në rrezik dhe jo në çdo monument ose grup monumentesh.

Ky vështrim i shkurtër mbi këtë përvojë të menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit deri sot, mendova ta sillja për ju, si një aspekt të atyre ndryshimeve pozitive që ndodhën në administrimin e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.

Shpresoj që kjo përvojë të njihet dhe të merret në konsideratë në të ardhmen.

***

[1] Shih Butrint – UNESCO World Heritage Centre dhe Report of the 16th Session of the Committee

[2] Shih “Përmbledhje e legjislacionit të UNESCO-s”, Tiranë¸ 2007, neni 4 i konventës. Nen i cituar.

[3] Po aty, neni 5,a.

[4] Po aty, neni 5, b.

[5] Po aty, neni 5, d

[6] Po aty, neni 5, c.

[7] Shih “Relacion lidhur me inspektimin e kryer në Parkun Kombëtar të Butrintit nga antarët e Bordit të Butrintit, Vasil S. Tole, Drejtor i Drejtorisë së Trashëgimise Kulturore dhe Z. Fation Peni, sekretar i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s dt. 12-14 Shkurt 2003”, drejtuar znj. Ministre të Kulturës.

[8] Në sesionin e 21-të të Byrosë së Komitetit të Trashëgimisë Botërore u theksua se: Butrinti (Albania): … the Bureau expressed its great concern about the damages caused to Butrinti and the actual conditions of the site in terms of protection, management and conservation. The Bureau requested the Secretariat to undertake a mission to the site as soon as the security situation in Albania permits and to submit a report to the World Heritage Committee at its twenty-first session. This report should include an assessment of the damages to the site and the actual state of conservation, a recommendation whether the Committee should consider the inscription of the site on the List of World Heritage in Danger, as well as proposals for future actions in the framework of the World Heritage Convention and the resolution adopted by the Executive Board of UNESCO at its hundred and fifty-first session which “urges the Director-General, in close co-operation with the competent authorities of the Republic of Albania and in close co-ordination with the other international organizations concerned, to draw up a plan of action for the rehabilitation of educational, cultural and scientific institutions and the restoration of the cultural and architectural heritage in Albania. Shih 21st Session of the Bureau of the World Heritage Committee, 23-28 june 1997 – UNESCO World Heritage Centre

[9] Ligji nr 27 i vitit 2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, neni 133 nuk e përcakton më si të tillë.

[10] Shpallur me VKM nr. 396, datë 31.03.2005 “Për miratimin e kufijve dhe të rregullores së administrimit të Parqeve arkeologjike të Shkodrës, Lezhës, Apolonisë, Bylisit, Amantias, Orikumit, Antigonesë, Finiqit dhe Butrintit”.

[11] Referuar ligjit nr. 27 të vitit 2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, neni 142, këto njihen si “Njësitë e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike

[12] The Butrint Foundation is a charitable trust established to ensure the protection and conservation of the archaeological site of Butrint and its hinterland. To this end the Butrint Foundation: sponsors a research-excavation programme in and around the site of Butrint: seeks funding for the conservation, preservation and management of the monuments and woodland of Butrint; promotes academic and public awareness of the site through publications, conferences, films and lectures; works with government and international agencies towards safeguarding Butrint and its hinterland; supports and seeks funding for research studentships into the history, geography and archaeology of Butrint; supports and seeks funding for scholarships to train young Albanians in the fields of archaeology, history, conservation and restoration.

VIZITA NË SHTËPINË E BARDHË NUK ËSHTË KULMI I PROAMERIKANIZMIT- Nga dr Binak MAXHARRAJ

 

 

/Mos të harrojmë se ne Shtepinë e Bardhë ishin edhe çetnikët antiamerikanë te Serbisë qe kanë vra e prerë shqiptarë

Vizitat ne Amerikë realizohën ne nivele te ndryshme shteterore, si ne Shtepinë e Bardhë, ne Departmente te ndryshme shtetorore, takimet ne Kongres dhe Senat me kongresmen dhe senator të çmuar e dashamir të Kosovës.

Në këto nivele kryeministri ynë Albin Kurti këto ditë pati vizita te ngjeshura gjatë periudhës sa po qendron në vizitë pune në Ametikë.
Në krahasim me Ramush Harajdinaj, i cili poashtu këto ditë e përcolli si hije Albin Kurtin ne Amerikë ishte për pike te qejfit, thjeshtë ne një shetitje krejtesishtë private pa asnjë takim zyrtar. Çuditërisht dhe askush se pyeti pse ishte atje, më parë ate kujat e beri vizitën etj. dhe u këthye në Kosovë ne stilin “shko e eja si Adem Peja”.

Nga ana tjetër kryeministri Albin Kurti pati një turnë pune shumë te ngjeshur gadi ne te gjitha nivelet shteterore, pra ne Demartmente ku edhe vizitat shtetetore konkretizohën me kontrata dhe mareveshje shteterore qe në njerën nga ata ia solli Kosovës mbi 230 milion dollar e shumë mareveshje tjera. Pati vizita puna edhe në Kongresin dhe Senatin Amerikan me Kongresmne të ndryshem por edhe me z. Pelosi udheheqese e Kongresit Amerikan. Kurti u takua edhe me shumë kongresmen e senator,me miq e dashamir të Kosovës qe luftojnë për senbilizimin e çshtjes se Kosovës qe ajo te ecë përpara me njohje të reja.

Por, gojekqinjeve dhe skakavcave te partive te ndryshme po gjuajn kritika se pse kryeministri nuk po prahohet edhe në Shtepin e Bardhë kur dihet se Presdienti Biden është i zënë për se teprmi me punë shteterore e sidmomos ne menaxhimin e krizën ne luften e Rusisë me Ukrahinën dhe shumë çështje tjara shteterore

Po ua përkujtoi këtyre të pa fytyrëve te partive politike si PDK. LDK dhe AAK se kryeministri Albin Kurti është me proamerikan se sa Grenellistet e tipit Hashim Thaçi Kadri Veseli, Isa Mustafa, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, etj., të cilët bënë grushteshtet në shtetin e Kosovës bash me ndihmën e Grenellistve nga Amerika.

Dua te ju them haptas pa kurrfarë hetizimi se hyrja ne Shtetpin e Bardhë nuk do te thotë te jeshë më proamerikan se sa te hysh ne ndonjë Departamën shteteror Amerikan ku do te lidhish dhe firmosësh kontrata dhe mareveshje milionshme për vendin tendë.

E këtë e blëri pikërishtë kryeministr i Kosovës Albin Kurti. Ai ne Amerikë nuk i lejoj vehtes te ndajë asetet e rendesishme shteterore me Serbinë siç bëri Avdullah Hoti më Ujmanin.

Tek e fundit edhe kemba e antiamerikaneve më te përbetuar, të çetnikëve dhe vrastarve te shqiptarve ka hyer ne Shtepin e Bardhë duke e lënë një njollë te keqe.

Pra, po e përserisë edhe një here për gojkëqinjet, për matrapazet, për te korruptuarit, për kritikuesit e pa vend te kryeministrit Albin Kurti i cili me punën e tij ua ka luajtë dheun nenë këmbë për vjedhjet e hajnit e tyre, se nuk është kulmi i proamerikanizmit vizita ne shtepin e Bardhë, kur dihet se te gjitha Demaratmentet e shtetit e kanë rendesinë e njejtë.

Po ua përkujtoi këtyre faqezive te partive politike qe po shtihën si proamerikan të falsifikuar sepse ata ishin qe dje, por edhe pardej u munduan të ia fusin Amerikës thikën pas shpine, bile disa edhe te luaj qoqe me Amerikën. Ja, pra cilët janë proamerikanet, kritikuesit falso te Albin Kurti te cilët edhe sot e kesaj dite bëjnë plane për ndarjën e Kosovës,nuk e kundershtojn Serbin mbrenda Kosovës, nuk e kundeshtojn referendumin dhe zgjedhjet serbe në Kosovë. Këta, pra ne essencë janë me proserbian se sa proamerikan.

Prej nga rrjedh kriza aktuale e demokracisë përfaqësuese – Nga NDRIÇIM KULLA

Le të bëjmë së bashku një ushtrim mendor. Le të provojmë të mendojmë se cila do të ishte demokracia më e mirë për ne dhe do të shihni se do të eliminohet menjëherë përfaqësimi. Për shumë njerëz , demokracia më e mirë është ajo në të cilën përfaqësuesi është identik me të përfaqësuarin. Për kë votojmë? Për atë që garanton ose mendojmë se garanton të bëjë atë që do të bënim edhe ne në vendin e tij. Vetëm se kur përfaqësuesi është identik me të përfaqësuarin atëherë nuk ka më përfaqësim. Rrjedh prej kësaj, kriza aktuale e demokracisë përfaqësuese,   i jep jetë të gjitha degjenerimeve demagogjike dhe populiste. Në këtë kuptim demagog është ai që thotë: “unë jam ti”, sepse arrin të shkatërojë kështu vetë demokracisë përfaqësuese. Pohimi “të delegoj ty se kam besim dhe e di se ajo ç’ka do të bësh, pa më pyetur në çdo moment, do të jetë e mirë”, tashmë është në krizë. Çdo ditë, ne kërkojmë që përfaqësuesi të jetë vetë imazhi ynë, ndaj demokracia përfaqësuese, në formën e saj klasike, është në krizë, pikërisht pse është në krizë ideja jonë për këtë përfaqësim. Duhet ta kuptojmë e ta pranojmë këtë fakt, pasi ai shkon përtej prirjeve të së majtës dhe së djathtës.  Duhet të gjejmë rrënjën e konceptit, ta zhvillojmë atë deri në fund, për të kuptuar pse ka arritur të ngulitet në ndjenjën tone një prirje e tillë. Ne duam ta ushtrojmë pushtetin, jo të jemi burim i pushtetit. Po a është i zgjidhshëm vallë një dramacitet i tillë? Vetëm nëpërmjet shpërndarjes së pushtetit efektiv. Duhet të kujtojmë se individi bashkëkohor nuk mund të “mbahet më në këmbë” sipas procedurave tradicionale të përfaqësimit. Pasi nëse nuk ndjek drejtimin e “delegueshmërisë”, ai do të “harbohet” sipas formulës që sociologët e përkufizojnë   si “shoqëria e pritshmërive” ose e “inflacionit të pyetjeve”. Individi ose e ushtron pushtetin ose nis të pyesë, të kërkojë parreshtur, vazhdimisht si një ortek, si një përmbytje, atë që ka deleguar t’i ushtrojë pushtetin e përfaqësimit. “Pres këtë dhe këtë nga ty, si përfaqësuesi im, duhet ta bësh, çdo çast, çdo rast, sipas interesave të mia”: ja ky është kuptimi i shoqërisë së pritshmërive. I afrohet shumë atij raporti të ngushtë, të ethshëm, gati të frikshëm të militantëve partiakë, që kanë pushtuar për vite të tëra si ortek, si përmbytje çdo post, cep e skutë të administratës sonsonë publike, duke bllokuar çdo rrugë, madje çdo vrimë “oksigjeni” meritokracie. Për këtë arsye, është urgjente të rishikohet i gjithë sistemi politik mbi bazën e një ideje të sovranitetit popullor si vështrim efektiv i pushtetit. Pasi, nëse nuk angazhohen në ushtrimin e pushtetit, individët do të merren me pengimin e ushtrimit të pushtetit, duke penguar kështu dialektikën e përfaqësimit. Është pikërisht kjo që po ndodh. Aleksis de Tokëvil është njëra prej atyre figurave gjeniale që kanë lënë formulime teorike të vlerësuara ende edhe sot nga shkencat politike, sidomos për forcën dhe mënyrën e sjelljes së individit demokratik. Tokëvil e analizon demokracinë nisur nga premisa se “ajo nuk është një formë qeverisje, por një gjendje sociale, që mbart mbi vete zakonet dhe antropologjinë e të qenurit demokrat”.

Në demokraci, antinomia midis lirisë dhe barazisë mund të sjellë mjaft rreziqe. Nëse e këndvështrojmë nga pikëpamja antropologjike, fokusi lokalizohet në konceptin e pasionit për barazinë. E problemi qëndron tek pasioni, sepse individi nuk ngopet kurrë me barazinë, për këtë arsye, shpesh ne nuk jemi të prirur t’i pranojmë diferencat si diçka jo të keqe për demokracisë, por si një resurs i paçmueshëm i saj. Tokëvili shihte tek njeriu një dëshirë të pashpagueshme, që zhvillohej nëpërmjet ndërgjegjies së qenësishme të mos-pranimit se dikush tjetër ka më shumë se ai. Sipas tij, zilia është një pasion lirisht demokratik, ndërsa barazia e kushteve priret të përkthehet në terma të tillë si konformizmi apo “parazitizmi” social. Duke i prizmuar këto parime në realitetin shqiptar do të thoshim se patologjia më e rëndë e demokracisë sonë është se nuk arrin dot t’i pranojë diferencat. Po ta kontekstualizojmë këtë vision nëpër situata të ndryshme të botës shqiptare, do të shohim se brenda saj, përbri “pasionit per barazi” qëndron edhe “pasioni për të zotëruar”, pra “hegjemonia e të pasurit”, një pasion  cili, për fat të keq, nuk kënaqet kurrë. Barazia si ngjashmëri, refuzimi i diferencave dhe lakmia, krijojnë një dimension më vete, një tipologji mbizotëruese të antropologjinë shqiptare të individit, një konfigurim të ri social, një individualizëm të gabuar ose e thënë ndryshe ndividualizëm bir të një demokracie të shtrembër.

Individualizmi, në zanafillë të vet, lind si pasion për lirinë, si orvajtje për ta rritur sovranitetin e njeriut, pra në thelb, pikërisht atë që po përpiqemi të krijojmë si antidot të gjendjes ku e kanë shpënë sot funksionet e keq-zbatuara të demokracisë së partive.   T’i “edukojmë njerëzit me demokracinë”, që nënkupton një mentalitet që zotëron përgjegjshmërinë që demokracia nuk është një kategori apo kontekst social i vetvetishëm, i arritur dhe i pakthyeshëm, por përkundrazi, një terren që duhet kultivuar e zhvilluar me të gjithë fuqinë e saj. Vetëm se kjo nuk është një parrullë, as një reformë, por një process i gjatë, i vështirë, që ka të bëjë me ndryshimin e mentalitetit. Dhe sa herë që kemi të bëjmë me diçka të tillë, gjendemi përballë vlerave e strukturave tradicionale, institucionale, pasi ligjet, mënyrat e të menduarit dhe të ndjerit jo gjithmonë përshtaten mirë dhe shpejt me ndryshimin. Për këtë arsye, duhen gjetur rrugët dhe mjetet e duhura për ta vënë njeriun – sipas një metafore që duket mjaft e goditur për ambjentet sociologjike – “në qëndër të rrethit”. Kjo nënkupton një sforcim të madh e konstant për të rikrijuar atë raport harmonik midis personalitetit njerëzor dhe kulturës së jashtme. Dhe me termin “kulturë” do të kuptonim termin gjerman të “kultur” (një system organik të të mirave të prodhuara nga njeriu në një periudhë të caktuar historike dhe në një vend të caktuar), si prani të vlerave të tilla objektive me “koherencën shpirtërore” dhe me “formimin thelbësor të individit të arritur si pasojë e ndikimit të kulturës”.

Biden: Pushtimi rus në Ukrainë është çështje globale

RFE/RL

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të martën se kriza në Ukrainë është çështje globale, e cila ka rritur rëndësinë e ruajtjes së rendit ndërkombëtar, integritetit territorial dhe sovranitetit.

Komentet e Bidenit në Tokio kanë ardhur një ditë pasi ai ka ofruar mbështetje ushtarake për Tajvanin, ishull që vetëqeveriset, por të cilin Kina e sheh si të sajin.

“Kjo është më shumë sesa çështje evropiane. Është çështje globale”, ka thënë Biden për krizën në Ukrainë, në një takim të zhvilluar mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Indisë dhe Australisë.

Biden ka theksuar se Uashingtoni është me aleatët e saj dhe ka bërë thirrje për një rajon të lirë dhe të hapur të Indo-Paqësorit.

“Ligji ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut duhet të mbrohen gjithmonë, pavarësisht se ku janë shkelur në botë”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka thënë liderëve biznesorë botërorë në Forumin Davos, se bota duhet të shtojë sanksionet kundër Rusisë, për të penguar shtetet tjera nga përdorimi i “forcës brutale” për të arritur qëllimet e tyre.

Bashkimi Evropian pritet të pajtohet për një embargo në importet e naftës ruse “brenda ditësh”, ka thënë Gjermania, teksa Moska ka thënë se lidhjet ekonomike me Kinën do të rriten.

Aktualisht Rusia është izoluar nga Perëndimi për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë.

Një pjesë e 27 vendeve anëtare të bllokut evropian janë tejet të varura nga energjia ruse, duke nxitur kritika nga Kievi se blloku nuk ka vepruar mjaftueshëm shpejt për të ndalur furnizimet.

Hungaria është duke kërkuar investime në energji para se të pajtohet për embargo, duke u përplasur kështu me shtetet e BE-së që kërkojnë miratim të shpejtë të embargos.

BE-ja u ka ofruar 2 miliardë euro shteteve qendrore dhe atyre lindore që nuk kanë furnizimet tjera përveç atyre nga Rusia.

“Do të arrijmë marrëveshje brenda ditësh”, ka thënë ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck, për transmetuesin ZDF.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Kremlini do të fokusohet në krijim të lidhjeve me Kinën, pasi janë shkëputur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

“Nëse Perëndimi dëshiron të ofrojë diçka për rikrijim të lidhjeve, atëherë ne do ta mendojmë seriozisht nëse na duhet diçka e tillë apo jo”, ka thënë ai në një fjalim sipas ministrisë ruse.

“Tani që Perëndimi ka marrë ‘pozicion diktatorial’, lidhjet tona ekonomike me Kinën do të rriten edhe më shumë”.

Pushtimi tremujor rus në Ukrainë, sulmi më i madh në ndonjë shtet evropian prej vitit 1945, ka rezultuar me mbi 6.5 milionë njerëz që kanë ikur nga shteti, ka shndërruar qytetet në gërmadha dhe me sanksione të pashembullta të Perëndimit ndaj Rusisë.

Zelensky ka bërë thirrje që aleatët e Ukrainës t’i bëjnë presion Moskës për këmbim të të burgosurve.

“Këmbimi i njerëzve – është çështje humanitare dhe vendim politik që varet nga mbështetja e shumë shteteve”, ka thënë Zelensky në Forumin Ekonomik Botëror, të mbajtur në Davos të Zvicrës.

“Neve nuk na duhen ushtarët rusë, na duhet ushtarët tanë”, ka thënë Zelensky.

“Ne jemi të gatshëm për këmbim, që prej nesër”.

Luftimet në Donbas

Rusia ka nisur mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, për atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar këtë vend fqinj dhe për të çrrënjosur nacionalistët e rrezikshëm – pretendime që Kievi dhe Perëndimi i kanë parë si arsyetime të rreme për të fituar territor.

Pasi kanë marrë qytetin e Mariupolit javën e kaluar, pas disa muajsh luftime, forcat ruse tani kanë nën kontroll një pjesë të lindjes dhe jugut të Ukrainës.

Ata janë duke tentuar të rrethojnë forcat ukrainase dhe të fitojnë kontrollin e rajonit të Donbasit, ku Moska mbështet forcat separatiste.

Një total prej 12,500 forcave ruse janë duke tentuar të marrin Luhanskun, ka thënë guvernatori rajonal, Serhiy Gaidai përmes Telegramit.

Ukraina është duke hetuar mbi 13,000 krime të dyshuara të luftës, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Rusia e ka mohuar shënjestrimin e civilëve dhe përfshirjen në krime lufte.

Në një varrezë jashtë Mariupolit, Natalya Voloshina, e cila ka humbur djalin e saj 28-vjeçar në luftimet për këtë qytet, ka thënë se shumë prej të vdekurve të këtij rajoni nuk kanë askënd për t’i kujtuar.

“Kush do t’i varrosë ata? Kush do t’iu vendosë një pllakë?” ka pyetur ajo.

“Ata nuk kanë familje”.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Ukrainë: Tre muaj vdekje dhe shkatërrim

VOAL- Lufta në Ukrainë, pas 90 ditësh pushtim rus, hyn të martën në muajin e saj të katërt, ndërsa trupat e Moskës përqendrojnë ofensivën e tyre në xhepin e fundit të rezistencës në rajonin Luhansk të Donbasit.

Pas largimit të forcave ruse nga dy qytetet më të mëdha të vendit, kryeqyteti Kiev nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit dhe më pas Kharkiv në maj, ukrainasit pranuan se kishin “vështirësi” në Donbass, të formuar nga rajonet e Luhanskut dhe Donetsk. “Javët e ardhshme të luftës do të jenë të vështira,” paralajmëroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm televiziv të hënën në mbrëmje.

“Okupatorët rusë po përpiqen të tregojnë se nuk do të braktisin zonat e pushtuara të rajonit të Kharkivit, se nuk do të kthejnë rajonin Kherson në jug, territoret e pushtuara të rajonit Zaporizhzhia dhe Donbass. Ata po përparojnë në më shumë zona. dhe forcimin e pozicioneve të tyre në fusha të tjera”, tha kreu i shtetit ukrainas. Sipas tij, situata është “jashtëzakonisht e vështirë” në Donbas: rusët po përpiqen të “eliminojnë gjithçka që është e gjallë”, akuzoi presidenti.

Moska po fokuson fuqinë e saj të zjarrit pikërisht te ushtarët e Kievit në rajonin e Luhanskut, duke u përpjekur të rrethojnë qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës raportoi gjithashtu se luftime të ashpra po zhvillohen në afërsi, pranë qyteteve Popasna dhe Bakhmut, me sulmuesit që përpiqen të hartojnë një strategji rrethimi.

Në këtë sektor, “armiku ka përmirësuar pozicionin e tij taktik, në territorin e Vasylivka”, shkroi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase të martën në mëngjes, i cili siguron se “aktiviteti më i madh armiqësor” vërehet “afër Lysychansk dhe Severodonetsk”. Ky i fundit bombardohet “24 orë në ditë” nga rusët, të cilët “përdorin taktikën e tokës së djegur dhe shkatërrojnë qëllimisht qytetin”, tha të dielën guvernatori ukrainas i Oblastit të Luhanskut, Sergej Gaidaj.

Fronti jugor duket i qëndrueshëm, edhe nëse ukrainasit pretendojnë përparime në terren. Komanda jugore raportoi të martën një “përparim” të divizioneve të saj “përmes rajonit të Mykolaiv-it në Kherson”, ku u fut rubla ruse. Ai akuzoi “pushtuesit” rusë për vrasjen e civilëve që tentuan të iknin me makina, me rrugë të minuara, bomba dhe ekzekutimin e të mbijetuarve.

Armatime të reja për Kievin, përfshirë raketat kundër anijeve

Nëse Moska rrit presionin në Donbas, Kievi insiston të rifurnizohet me armë dhe në këtë kuptim ka fituar mbështetjen e Perëndimit. Gjatë një takimi virtual të “Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës”, 44 vende diskutuan të hënën për ndihmën ushtarake që do t’i jepet Ukrainës. Njëzet prej tyre janë zotuar të furnizojnë me armë shtesë Kievit dhe të tjerët do të trajnojnë ushtrinë ukrainase, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin.

Dhe në mesin e pajisjeve perëndimore është edhe sistemi raketor anti-anije Harpoon i premtuar nga Danimarka, i cili mund të lejojë Ukrainën të kundërshtojë bllokadën e marinës ruse në portin e Odessa, jetik për eksportet e grurit të vendit, thelbësor për shumë shtete të tjera. Është e mundur që këto raketa mund të arrijnë edhe në Krime, e pushtuar nga Moska në 2014. rsi-eb

Ekspertët mjedisorë flasin për ndërtimet në zonat bregdetare

VOA/Raimond Kola

Ekspertë dhe aktivistë mjedisorë në Shqipëri thonë se po bëhet gjithnjë e më real shqetësimi për ndërtimet në zonën bregdetare pas rishikimit të kufijve të zonave të mbrojtura nga qeveria në janar të këtij viti.

Shqetësimi lidhet me lejet për fshatra dhe resorte turistikë që prekin pasuritë natyrore si në zonën bregdetare të Adriatikut edhe të Jonit.

Qeveria u ka dhënë statusin e investitorit strategjik projekteve me politika që sipas saj nxisin zhvillimin e turizmit dhe thithjen e investimeve, por ekspertët e natyrës thonë se modelet nuk premtojnë mbrojtje të territorit dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Gjiri i Manastirit, pak kilometra larg Sarandës, një plazh gati i paprekur nga ndërtimet ku pushonin qindra pushues çdo ditë në sezonin veror tani po mbyllet për publikun për shkak të punimeve që kanë nisur për një resort turistik.

Pjesa që deri në janar të këtij viti përfshihej në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit u hoq dhe qeveria miratoi lejen për ndërtim në një sipërfaqe prej rreth 53 mijë metrash katrorë, të strukturave akomoduese siç paraqiten në faqen zyrtare të projektit.

Leje të tjera siç tregojnë vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike janë dhënë apo janë në proces miratimi në zonën nga Kanali i Cukës në Kepin e Stillos në skajin më jugor të kufirit me Greqinë për resorte apo fshatra turistikë dhe investitorët po nisin të vënë muret e ndalim -kalimit për publikun.

Siç tregojnë pamjet afër Pemës së Thatë në Ksamil punimet po vazhdojnë në ndërtimin e një fshati tjetër turistik .

Ndërtimet pritet të prekin këtë zonë të bregdetit që në periudhën e komunizmit ruhej me roje kufitare për shkak të afërsisë me brigjet greke të Korfuzit, ku modeli i mbrojtjes së natyrës dallon dukshëm nga territori shqiptar.

“Të gjitha zonat bregdetare shqiptare janë të cënuara nga vendimi i qeverisë shqiptare për rishikimin e kufijtve të zonave të mbrojtura”, thotë profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës Ferdinant Bego.

“Copëza brenda zonave të mbrojtura janë hequr nga territori i zonës së mbrojtur dhe konsiderohen si zona të lira ku mund të ketë zhvillim. Pyetja është si është e mundur që zona të mbrojtura ku ne duam të mbrojmë trashëgiminë natyrore, kapitalin natyror ku mbështetet e sotmja dhe e ardhmja e brezave që duan të jetojnë në këtë vend të cënohen kaq thjesht, me një vendim të paarsyetuar dhe mbi të gjitha të pakonsultuar”.

Ndërsa biologu Aleko Miho thotë se rishikimi i zonave të mbrojtura është një proçes normal por ky i fundit në Shqipëri u bë sipas tij i shpejtuar.

“Rishikimi i zonave të mbrojtura është një nevojë e kohës , sepse zonat e mbrotjura gjithmonë rishikohen. Ne e përshëndetëm në këtë drejtim, por ishikimi i shpejtuar siç u bë nuk ishte në frymën moderne të rishikimit të zonave të mbrojtura. Ajo që u bë, pavarësisht me një grup të kufizuar ekspertësh, që nuk mund të them se ishin të këqinj por koha e tyre e pamjaftueshme, vlerësimi pamjaftueshëm ishte i nxituar”.

Ajo që është më e keqja thotë më tej zoti Miho është se këto zona që hiqen i jepen zhvillimit.

“Atje pastaj justifikohet ndërtimi aeroportit, diku ndërtimi resortit,të cilat jo më mbrojnë por e përkeqësojnë mbrojtjen siçndodh me Nartën, siç ndodhi me Kune Vainin, me Talen në Lezhë , si edhe në Butrintin më tej.”

Vendet europiane kanë legjislacion të fortë për zonat e mbrojtura thotë për Zërin e Amerikës Ferdinant Bego ndërsa në Shqipëri kjo mungon.

“Brenda Bashkimit Evropian ekzistojnë dy direktiva ajo e habitateve dhe ajo për mbrojtjen e shpendëve të cilat bëjnë që çdo lloj investimi, jo vetëm në brendësi por edhe në afërsi të zonave të mbrojtura që janë pjesë e rrjetit “Natyra 2000” siç janë edhe zonat e mbrojtura në Shqipëri pjesë e rrjetit “Emerald” (për vendet kantidate) dhe më pas do bëhen pjesë e rrjetit “Natyra 2000” kur vendi të pranohet në Bashkimin Evropian nuk mundet të bëjnë invstimet dhe as të fillojnë pa vlerësimin mjedisor. Që në fazën e fizibilotetit kur bëhet plani bëhet ajo që quhet vlerësim i posaçëm mjedisor. Ne këtë nuk e kemi futur në legjsilacionin shqiptar akoma .Kjo mungesë ligjore në Shqipëri e bën Ligjin për Investimet Strategjike që të prevalojë mbi interesin për ruajtjen e mjedisit, natryës dhe biodiveristetit dhe çdo lloj investirori ta ketë shumë të lehtë të marrë lejen për të ndërtuar.”

“Jemi shumë vonë kësaj fryme të zhvillimit të zonave bregdetare thotë profesor Aleko Miho i cili është kritik me modelin aktual të fshatrave turistikë që ndërtohen në bregdet. Ndryshe është t`i japësh kredi të buta një fshati që është atje si Borshi psh të zhvillohet , në vend që ai të emigrojë të jetojë atje, të presë turistë, të zhvillojë turizmin familjar, agroturimzin sesa atë ta lësh , ose ti bësh një shesh të bukur se kanë filluar tani ca sheshe të bukura të bëhen në fshat ,dhe të neërtosh në krah të tij një fshat turistik që queht modern. Ai është fshat për të pasurit pasi vështirë se një njeri me të ardhura normale shkon atje në vila të shtrenjta që po ndërtohen”.

Modelet që po krijohen thotë profesori i shkencave të natyrës Ferdinant Bego nuk është në të mirën e zonave të mbrojtura.

“Nuk mundet që Shqipëria të adoptojë modele të tilla që kanë dështuar në vende që kanë bërë gjëra të tilla .Ne nuk mund të kthehemi në modele lavatriçesh betoni me mendimin që po zhvillojmë vendin tonë.”

Ndërsa rishikimi kufijve të zonës bregdetare joniane ka ngjallur shumë debate edhe në zonën e Parkut Divjakë- Karavasta kanë ndodhur ndryshime të kufijve.

Drejtori i Agjensisë së Zonave të Mbrojtura të këtij Parku Ardian Koçi flet për këto ndryshime.

“Ne kishim propozuar që të futeshin brenda kufijve të parkut edhe deltat e lumenjve që u futën pjesërisht, por u hoq një pjesë e tokave bujqësore edhe zona urbane e Divjakës. Unë kam qenë personalisht që të qëndronte pasi do kishim mundësi të kontrollonim edhe pjesën urbane të parkut. Por kemi një zhvillim pozitiv sepse brenda parkut është futur një pjesë e madhe e detit që folezohet nga breshkat detare. Duke e future këtë pjesë brenda zonës qëndrore të Parkut ne kemi mundësi të kontrollojmë edhe peshkimin në këtë zonë.”

Qeveria shqiptare e lidhi vendimin e rishikimit të zonave të mbrojtura në janar të këtij viti me një punë të gjatë në terren për të përditësuar zhvillimet në territor pas ndryshimeve në 30 vitet e fundit.

Qeveria premtoi plane menaxhimi dhe strategji të kordinuara për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura që zënë rreth 21 % të territorit të vendit.

Ish-presidenti Sejdiu kujton zgjedhjet e majit të vitit 1992: Ishte një referendum i dytë

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kujtuar 24 majin e vitit 1992, datë në të cilën u mbajtën “zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale” në vendin tonë. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Sejdiu ka treguar rrethanat në të cilat u zhvilluan këto zgjedhje në të cilat u zgjodh president Ibrahim Rugova.

“Zgjedhjet do të mbahen përkundër kërcënimeve, si dhe dhunës së drejtpërdrejtë të ushtruar ndaj qytetarëve dhe në veçanti ndaj personave që ishin të angazhuar për mirëvajtjen e atij procesi”, tregon Sejdiu.

“Zgjedhjet u organizuan duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të miratuar me 7 Shtator 1990 dhe  në Ligjin mbi Zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale në Republikën e Kosovës. Ishte  një referendum i dytë”, tha ai.

“Zgjedhjet i përcollën vëzhgues të huaj nga SHBA-të, Anglia, Gjermania, Franca, Danimarka, Norvegjia.  Këto zgjedhje, përkundër gjithë pengesave nga pushteti serb, ishin mbuluar shumë mirë nga mediat. Zgjedhjet i kanë përcjellë 82 ekipe, apo gazetarë nga vende të ndryshme. Në këto zgjedhje me votë plebishitare për President të Republikës së Kosovës ishte zgjedhur Dr. Ibrahim Rugova. Kjo ditë do të shënohet edhe si dita e Presidentit të Kosovës”, shtoi ai.

Ish-kreu i LDK’së tregoi edhe angazhimin e tij në këtë proces.

“Dua të nënvizoj se deri me zgjedhjen e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, së bashku edhe me njerëz të tjerë nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës kam qenë i angazhuar për përgatitjen e atij procesi historik për Kosovën. Kuvendi i nëntëdhjetë e dyshit nuk u tubua asnjëherë. Megjithatë me punën në komisione, morri legjitimitetin moral të qytetarëve.  Ishte bërë përpjekja për tu tubuar. Gjithçka ishte bllokuar me ndërhyrjen e policisë serbe”, tha Sejdiu.

Shkrimi i plotë i Sejdiut në Facebook:

Sa herë qe i kthehem viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, përkundër gjithë vështirësive që Kosova i ka pasur në ecjen e vet politike dhe të rezistencës, asnjëherë nuk mund  të harroj njerëzit dhe shumë ngjarje të dy legjislaturave të para gjatë viteve të nëntëdhjeta. Natyrisht se ishte kohë më ndryshe. Me e vështirë pakrahasueshëm me gjithë etapat e mëvonshme.

24 Maji i vitit 1992 është një datë e shënuar në historinë e lëvizjes politike dhe te rezistencës së Kosovës drejt pavarësisë së saj. Atë ditë janë organizuar zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale. Zgjedhjet u organizuan duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të miratuar me 7 Shtator 1990 dhe  në Ligjin mbi Zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale në Republikën e Kosovës. Ishte  një referendum i dytë.

Zgjedhjet do të mbahen përkundër kërcënimeve, si dhe dhunës së drejtpërdrejtë të ushtruar ndaj qytetarëve dhe në veçanti ndaj personave që ishin të angazhuar për mirëvajtjen e atij procesi. Dhjetëra sish ishin arrestuar, një numër jo i vogël ishte maltretuar. Në mesin e tyre ishte kërcënuar edhe Senatori i Belgjikës në atë kohë Ëilli Keepers. Reagimi i tij kishte qenë shumë i ashpër dhe kishte shpalosur gjoksin e vet duke iu drejtuar Policisë serbe “ gjuani tani…”. Ishte ky një guxim i jashtëzakonshëm i tij. Kishte edhe vëzhgues nga jashtë që kishin ardhur për të përcjellë zgjedhjet -Zgjedhjet në Kosovë të para 30 viteve u mbikëqyrën nga 8 grupe vëzhguesish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shtetet evropiane. Konrad Hubers, që i printe Delegacionit të Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, vlerësonte se “ këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën”.

Në ato zgjedhje pat ardhur edhe profesori i njohur danez i të Drejtës ndërkombëtare Erik Siesby. Ai ishte në atë kohë kryetar i Komitetit të Helsinkit për Danimarkën. Në adresimin e tij për media, ai pati deklaruar se “Sot pashë lindjen e një shteti”. Zgjedhjet i përcollën vëzhgues të huaj nga SHBA-të, Anglia, Gjermania, Franca, Danimarka, Norvegjia. 

Këto zgjedhje, përkundër gjithë pengesave nga pushteti serb, ishin mbuluar shumë mirë nga mediat. Zgjedhjet i kanë përcjellë 82 ekipe, apo gazetarë nga vende të ndryshme.

Në këto zgjedhje me votë plebishitare për President të Republikës së Kosovës ishte zgjedhur Dr. Ibrahim Rugova. Kjo ditë do të shënohet edhe si dita e Presidentit të Kosovës.

Në zgjedhjet parlamentare kishin konkurruar 22 subjekte politike dhe kandidatë të pavarur. Pas një gare demokratike plurale, ishin zgjedhur edhe deputetët për Kuvendin e Republikës. Shumica dërmuese ishin të Lidhjes Demokratikë të Kosovës, pastaj kishte deputetë të Partisë Parlamentare të Kosovës, Të Partisë Shqiptare Demokristiane e Kosovës, të Partisë Fshatare të Kosovës, nga Partia e Aksionit Demokratik si dhe kandidatë të pavarur. Ishin lënë edhe 14 vende rezervë për pjesëmarrjen e komuniteteve pakicë, si dhe për deputetë që duhet të zgjidheshin sipas sistemit proporcional (16). Ligji mbi Zgjedhjet parashihte sistemin e kombinuar. Sipas tij 100  deputetë zgjidheshin drejtpërsëdrejti dhe 30 deputetë mbështetur në sistemin proporcional. Kam pasur nderin që të zgjidhem deputet i Kuvendit të Republikës si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dua të nënvizoj se deri me zgjedhjen e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, së bashku edhe me njerëz të tjerë nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës kam qenë i angazhuar për përgatitjen e atij procesi historik për Kosovën.

Kuvendi i nëntëdhjetë e dyshit nuk u tubua asnjëherë. Megjithatë me punën në komisione, morri legjitimitetin moral të qytetarëve.  Ishte bërë përpjekja për tu tubuar. Gjithçka ishte bllokuar me ndërhyrjen e policisë serbe. Lokalet e reja të Medresesë së Kosovës ishin demoluar në tërësi  natën paraprijëse të ditës që pritej ( 23 Qershori 1992).

Karshi kësaj gjendjeje, Presidenti Rugova e kërkonte ecjen e mëtejme pa provokuar konfliktin. Ishte kohe e luftërave të ashpra në Kroaci dhe në Bosnje. Kishte edhe “vullnetmirë” që konfliktin ta sillnin në Kosovë. Presionet ishin të ndryshme dhe prej kaheve të llojllojshme. Bile edhe nga ata që në thelb ishin njerëz të mirë, por “nuk u pritej”. Dashtë e pa dashtë, ishim të përcaktuar që të lëvizim dhe të mos ndalemi.  Profesor Anton Çetta  ishte përgatitur ta marrë barrën e të parit të Kuvendit. Funksionalisht isha i lidhur me te. E mori dergja e rëndë “pa e krye edhe një punë të madhe që na ka mbetur” siç më pat thënë kur e vizitova pak ditë para se Ai të shkojë në paqen e amshueshme në vitin 1995

KALEMI I FLORINJTË I EDIT DURHAMIT PREMTIM I PËRMBUSHUR – Nga VEPROR HASANI

Miss Edit Durham do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve përjetësisht. Nuk ka asnjë arsye për t’u harruar. Mbetet mikja më e mirë e jona. Me shqiptarët u njoh së pari gjatë një udhëtimi që pati në gusht të vitit 1901 në Mal të Zi (Ulqin, Tivar, Shpuzë etj), e prej andej në qytetin e Shkodrës. Më pas u kthye në vendin e saj, ku qëndroi shtrirë për një kohë të gjatë, sepse ishte e sëmurë, por sapo e ndjente veten mirë, ngrihej nga shtrati e nisej drejt shqiptarëve.

Kjo ishte dhe arsyeja që në vitin 1914 shqiptarët vendosën t’i bënin zonjës së nderuar, Edit Durham, një dhuratë të veçantë; një kalem të artë, më të bukurin që mund të gjendej në dyqanet e Europës, pse jo edhe të Amerikës. Çmimi i kalemit, sado i shtrenjtë që të ishte, nuk përbënte shqetësim. Për Miss Durhamin do të kontribuonin gjithë shqiptarët. Dhe këtë gjë e bënin me gjithë shpirt; ndiheshin të nderuar. Problem ishin vetëm ushtritë e huaja që hynin e dilnin si në Shqipëri si në një tokë pa zot, ku vrisnin, prisnin dhe digjnin çfarëdo që u dilte përpara. Nuk ishte kohë e përshtatshme për dhurata, por shqiptarët dëshironin ta bënin këtë gjë sa më parë të ishte e mundur; e kishin me gjithë zemër.

Iniciativa për dhuratën e artë lindi në qytetin e Elbasanit. Nuk qe rastësi, Edit Durham, si me të gjithë shqiptarët, edhe me banorët e Elbasanit, pati miqësi të vërtetë.

Në prill të vitit 1910, kur Mis Durham u kthye sërish në Shkodër, e gatshme për të njohur nga afër jetën ballkanike, qëndroi për tetë ditë edhe në qytetin e Elbasanit, ku takoi shumë njerëz, skicoi portretet e tyre, mblodhi fjalë të urta, këngë të vjetra popullore dhe mori pjesë edhe në një dasmë. Nusja i pëlqeu shumë Durhamit, saqë brenda një kohe të shkurtër i bëri një portret me bojra uji. Nusja që pozoi para Edith Durhamit, lindi një djalë që i vunë emrin Aleks Buda. (Atje ku shkelte zonja e nderuar, lindte mirësia).

Piktura e nuses së Elbasanit ruhet në Institutin Mbretëror të Antropologjisë në Londër, sepse siç dihet, Edit Durham ishte piktore e talentuar. Studimet e para i kreu në Kolegjin e Bedfordit, e më pas për shkak të pasionit për pikturën, u regjistrua në Akademinë Mbretërore të Arteve. Që në moshë të re hapi disa ekspozita në Akademinë Mbretërore dhe në Institutin Mbretëror të Pikturave me bojëra uji. Disa prej tyre ndodhen në Institutin Mbretëror Antropologjik.

Iniciativa e Elbasanit për blerjen e kalemit të artë, u bë e njohur te gazeta“Perlindja e Shqipëniës” prej z. Mit’hat Frashëri nëpërmjet një letre, dërguar redaksisë, ku shkruhej:

“Zoti Drejtor i gazetës “Përlindja e Shqipëniës”, Vlonë.  Lutemi të botoni këto të paka radhë: këtu n’ Elbasan filluam të mbledhim ndihmë nga një metelik (10 para, 5 qindarka) për njeri: duamë të blejmë një kalem të florinjtë që t’ia dhurojmë zonjës Edith Durham si kujtim për shërbimet fisnike që i ka bërë kombit tënë, me shkrimet dhe botimet e saj. Për të rrëfyer këtë mirënjohje të kombit tënë, kemi dashur që edhe ndihma të jetë e popullit, dhe nga ky shkak s’marrim me tepër se 10 para për njeri. Në komisionin që u formua për këtë nënëshkrim (ndihmë) janë zotërinjtë  G. Cilka, Dr. Rushdi beu, Taq Buda dhe unë (Mit’hat Frashëri).

Ndihmat (çek, bankënotë, ose timbra poste të Shqipërisë), bashkë me emrat e ndihmëtorëve, çohen n’ adresë: Taqi Buda, spicer, Elbasan.

Pritni, u lutem, të falat e mija me nder

Midhat Frashëri

Elbasan, 7/20 janar 1914”.

(Perlindja e Shqipëniës 1914, nr. 6, e shtunë 18/31 kallënduer, f. 2)

Botimi i lajmit në gazetë entuziazmoi të gjithë shqiptarët. Më në fund po mbërrinte dita e shumëpritur për t’i shprehur mirënjohejen zonjës së nderuar me një dhuratë simbolike, por që vlente sa gjithë zemrat e shqiptarëve.

Ja çfarë shkruhet te parathënia e librit “Brenga e Ballkanit”:

“Kontributi i Edith Durhamit në jetën politike të Shqipërisë në dy dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX, duke qenë dhe objekt dhe subjekt i ngjarjeve, ka rëndësi, sepse, duke u botuar në kryeqytetet më të mëdha të Evropës do të shërbente, siç edhe shërbeu, si një material burimor dokumentar i klasit të parë për lëxuesin masiv, studiuesit dhe shkencëtarët. është i njohur guximi qytetar i Mis Durhamit në denoncimin e Trajktatit të fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915. Në këtë traktat me indiferencën dhe mospërfilljen e Fuqive të Mëdha mbi tryezën e operacionit vihen shtete e kombe të vogla, të cilave si Shqipëria e cungohen kufijtë për të kënaqur oreksin e fqinjve shovinistë.

Telegrami përshëndetës që i dërgoi Edith Durhami Fan Nolit me rastin e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ngriti peshë zemrat e shqiptarëve për mbrojtjen e fateve të atdheut”

Zonja Edit Durham njihte nga afër pothuajse të gjitha viset e Shqipërisë. Çdo tmerr që pa me sytë e saj, ia rrëfeu botës mbarë. Kështu shkruhej edhe në gazetën “Albania”:

“Shqipëria e gjykuar prej një zonje inglize, që flet më tepër se pesë gjuhë dhe ka parë shumë – shumë vende, ka udhëtuar gjashtë herë në Ballkan. Herën e fundit, udhëtoi nga Monastiri në Shkodër duke shkuar nga Korça, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Tepeleni, Vlora, Berati, Elbasani, Durrësi, Kruja, Oroshi, pa emëruar viset e vogla. Foli me shumë veta, vështroi teqera bektashinjësh, monastire kallojerësh orthodhoksë, famulli priftinjësh katolikë. Edhe ç’pa, ç’vuri re, ç’kuptoi e ç’mendoi, na i thotë në një libër prej 330 faqesh që doli tani shpejt në London”. (Gazeta Albania 1905, nr 1. f 11)

Edit Durahm, gjendej pranë shqiptarëve, sa herë që ata kishin nevojë për të:

“Një lajm zyrtar na dëfton se një çetë albanofilësh i paraqitën qeverisë angleze një protestë kundër veprimit të Serbisë në Shqipëri. Letra është nënshkruar prej më shumë se 25 vetash, ndër të cilët gjendet edhe nënshkrimi i të palodhshmes albanofile. M. E. Durham”. (Hylli i dritës 1921, nr 8. F. 372)

Më 1918, Miss Durham u zgjodh sekretare nderi e Shoqatës Angli-Shqipëri, që kishte si kryetar  Obrej Herbertin. J. Suire, analist i shquar i problemeve ndërkombëtare, që është marrë me problemet e Shqipërisë, shkruan: Lidhja e Kombeve e njohu Shqipërinë edhe në saj të përpjekjeve të kësaj shoqate.”  (J. Suire, Albania – The Rise of kingdom, Londër 1929, fq 281).

Dhe shqiptarët i nderojnë miqtë:

“Këta mprojtës, këta shkrimtarë të ndritshëm, ka detyrë  Atdheu t’i quajë përherë “Miqt’ e Shqypnisë”. Me nderim e simpati do të përmendë emrin e Bopp-it, Hahn-it, Meequard-it, Mayer-it, A Herbert-it, Becker-it, Miss Edith Durham-it, etj., etj. (Hylli i dritës 1922, nr, 3, f.128).

Ndaj edhe kur nëna e zonjës Durham, u nda nga jeta, shqiptarët i shprehën pa vonuar dhimbjen e tyre të thellë: “Na vjen keq që  Zonjëza Edith Durham humbi t’ëmën tani shpejt. Marrim lirinë t’i dërgojmë ngushëllime n’emër të së Përkohëshmes si edhe të shumë Shqiptarëve”.(Gazeta Albania 1906, nr 1, f.5)

Për të gjitha këto, gjithkush priste që blerja e kalemit të artë të ndodhte sa më shpejt. Për çfarë kishte ndodhur, shpjegimet erdhën sërish nga gazeta “Përlindja e Shqipërisë”:

“Z. Midhat Frashërt na dha këto spiegime mbi kalemin e florinjtë që do t’i epetë së dëgjuarës filoshqiptare, Zonjës Edith Durham, dhe për të cilën po mblidhen nga një dhjetësh për njeri.

– Kalemin e porositëm në Amerikë, një kalem të florinjtë që mban mellanin (myreqepin) brënda; do të kustojë afro 1500 grosh dhe në të do të jetë shkruarë: “Zonjës Edith Durham, Shqipëtarët mirënjohës, 1914″.

Gjer më sot, këtu në Vlorë, janë mbledhun 670 dhjetësh, me anë të gazetës “Përlindja e Shqipërisë” të zotërinjëve Cilka, oficer Xhavidit, La Bimbli, Xa Hysejn etj.  Nga Fieri na erthnë 122 dhjetëshe, në Elbasan gjer ditën që dola, d-m-th, dy javë më parë ishin mbledhur 720 dhjetëshe.  Po e shihni se duhen akoma shumë metelikë që të mbushet shuma. Është nevojë që në çdo qytet, si Shkodër, Berat, Durrës etj, etj, si edhe kolonitë shqipëtare t’Amerikës, të Rumanisë, Egjiptit, Bullgarisë, Turqisë, të përpiqenë pak. E kemi thënë se çdo dërgim të hollash duhet të ketë dhe listën e ndihmëtarëve. Adresa për ndihmat është:  Z. Taqi Buda, spicer, Elbasan”.

(Perlindja e Shqipëniës 1914, nr.19, e mërkurë 5/18 mars).

Pra, duhej edhe pak kohë deri sa të plotësohej shuma e duhur që zonja e nderuar, Edit Durham, të merrte dhuratën e artë.

Zoti Drejtor i gazetës Përlindja e Shqipëniës; Vlonë.
Të lutem të botoni këto te paka radhë:  Këtu n’ Elbasan filluamë që të mbledhim ndihmë nga një metelik (10 para, 5 qindarka) për njeri: duamë të blemë një kalem të florinjtë që t’ ia dhurojmë zonjës Edith Durharn, si kujtim për shërbimet fisnike që i ka bërë kombit tënë, me shkrimet dhe botimet e saj. Për të rrëfyere këtë mirënjohje kombi ynë, kemi dashur që dhe ndihma të jetë e popullit, dhe nga ky shkak s’marrim me teprë se 10 para për njeri. Në komisionin që u-formua për këtë nënëshkrim (ndihmë) janë Z. Z. G. Cilka, Dr. Ryshdi bey, Taq Buda dhe unë.

Ndihmatë (çek, banknote, ose timbra poste të Shqipëniës), bashkë me emrat e ndihmëtorëvet, çohen n’ adresë: Toqi Buda, spicer, Elbasan.

Pritni, u lutem, te falat e mija me ndër

Midhat Frashëri

Elbasan 7/20 janar 1914

(Vjet’ i 11, N. 6. E shtunë 18/31 kallënduer 1914, f.2)

 

 

Kalemi i florinjtë, premtim i përmbushur

Vjet shqiptarët mbushën një detyrë kundrejt zonjzës Edith Durham, duke i dhuruar një kalem të florinjtë. Iniciativ e kësaj punë u muar në Elbasan prej komisionit të formuar prej z.z. MFrashëri, G.Cilka, Dr Ryshdi dhe T. Buda. Kalemi kushtoi 10 lira dhe nga çdo shqiptar u muarë vetëm nga 10 para (5 qindarka) që të jëtë me ndihmën e të gjithëve. Në kalemt u shkruan këto fjalë: Zonjës Edith Durham, shqiptarët mirënjohës, 1914.

Është e tepër të themi cila është zonja Durham me qenë se nuk ka shqiptar që të mos e njohë këtë emër të një shkronjëse që ka botuar aq gjëra të vjejtura dhe me aq simati për ne –Kalemi ju dha zonjës Durham kur ishte në Vlorë në gusht 1914 me një letër nga an’ e Komisionit

Kalendari Kombiar 1915, f.192
***

Gjithashtu, historiani Dorian Koçi tregon historinë e jelekut. “Një nga veshjet popullore më të bukura është ajo që ruhet në Bankfield Museum në Halifax, një jelek gruaje i qëndisur me ar, dhuratë e popullit të Beratit në 1918. Për Edit Durham

Ndersa populli i dhe komuna e Shalës gdhenden përjetësisht emrin e saj në gur.

DËMTIMI I SHËNDETIT TË NËNËS SHTATZËNË DHE I FOSHNJES NGA TYMI I DUHANIT – Nga LUTFI ALIA

Efektet dëmtuese të substancave në përbërje të tymit të duhanit janë me pasoja preokupante për shëndetin e nënës shtatzënë dhe foshnjën. Studimet e shumta dëshmojnë se nënat duhanxhije (që tymosin mbi 15 cigare në ditë) në 20 – 30 % të rasteve lindin fëmijë nën peshë (hypotrofë), në 10 % e rasteve lindin fëmijë parakohe (premature) dhe kanë numërin më të madh te femijëve të vdekur në periudhën gjatë dhe paslindjes, krahasuar me nënat që nuk tymosin duhanin.
Në një studim laboratorik të një numëri të madh fëmijësh të porsalindur nga nëna që kishin tymosur duhan gjatë shtatzanisë, Prof Stephen Hecht (Qendra e Kerkimeve të Kancerit – Minnesota) konstatoi se urina e të porsalindurve përmbante një ndër substancat më të rrezikëshme kancerogene nistrosamine 4 (methylnitrosa-mine)-1-3-pyridil-1-butanol (NNAL), si dhe metabolitin nistrosamine 4 (methylnitrosamine)-1-3-pyridil-1-butanone (NNK). Një studim i ngjashëm u krye nga Y. Xia dhe J. Bernert në fëmijë mbi 6 vjeç, në familje me prindër duhanxhi nga rezultoi se fëmijët duke thithur tymin pasiv të duhanit në mjedisin shtëpiak, kishin nivele të larta kotinine dhe nitrosamine 4 (methylnitrosamine)-1-3-pyridil-1-butanone (NNK).
Nga këto të dhëna studimore, nënat shtatzëna e bëjnë foshnjen duhanxhi para se të lindi dhe me probleme shëndetësore. Fëmijët e nënave duhanxhije në 1/3 e rasteve lindin nënpeshë, kanë zhvillim psikofizikë të ngadalshëm dhe të vonuar, sepse nëna ka koncentrim të lartë në gjak të monoksidit të karbonit, i cili duke u lidhur fuqishëm me hemogobinën, pakëson oksigjenimin e indeve të gjithë organeve dhe kur pakësohet oksigjeni rritja dhe zhvillimi i foshnjes nuk kryhen me ritme normale.
Nënat duhanxhije, në qumështin e gjirit kanë përmbajtje të lartë nikotine, sasi e së cilës shtohet në raporte proporcionale me sasinë cigareve që tymosin. Sa më shumë cigare të tymosi nëna, aq më shumë probleme shëndetësore provokon të foshnja latant, që është i wkaituar, qanë shpesh, humb oreksin, prë refuzon të pijë qumështin e gjirit, ka rrahje te shpeshta të zemrës, të vjella dhe dalje diarreike. Nga këto çrregullime zhvillimi psikofizik i fëmijës ngdalësohet.
Një nënë shtatëzënë, në se dëshiron të lindi e të rrisi një fëmijë të shëndetshëm, duhet vendosmërisht të ndërpresi tymosjen e duhanit.
Si theksuam në shkrimet e më parëshme, tymi i duhanit përmbanë mbi 4700 substanca dëmtuese, disa prej tyre si radikalet e lira, katrami, hidrokarburet aromatike policiklike, benzopireni, nitrosamina, polonium, kadmium, butanol, DDT etj, ushtrojnë efekte dëmtuese mbi kromozomet dhe genet, çka në një pjesë nënash ndërlikohen me aborte spontane, që janë më të shpeshtë në nënat duhanxhije, se në ato që nuk tymosin duhanin.
Dua t’iu rikujtoj nënave të reja, se grupi i substancave toksike, irituese dhe inflamatore, lëndon qelizat veshëse të mukozë së mitrës, çka vështirëson, madje dhe e pengon inplantimin e vezës së fekonduar, si dhe zhvillojnë gravidancë ekstrauterine (barra në tubat e mitrës).
Një ndër problemet preokupante, që fatkeqësisht nënvlehtësohet, është tymosja e duhanit nga prindërit në mjediset e shtëpisë dhe në prani të fëmijëve. Studime të shumta kanë vertetuar se fëmijët duke thithur tymin pasiv që qarkullon në mjediset e mbyllura, i marrin të gjitha substancat irituese dhe toksike që çlirohen nga djegia e duhanit e ndonëse janë në sasira më të pakta, ndikojnë në lëndimin e shëndetit të fëmijëve, kësisoj këta fëmijë rrezikojnë të zhvillojnë bronkite akute, bronkopneumoni, rhinite akute, kanë kriza të shpeshta të astmës bronkiale, e shprehur me ecuri më të rëndë e më të zgjatura se sa në fëmijët në familje me prindër që nuk tymosin duhanin. Është vertetuar se këta fëmijë kanë përqëndrime të larta në gjak të kotininës, pra të
metabolitit të çliruar nga shpërbërja e nikotinës gjatë djegies të duhanit.
TYMI I DUHANIT DHE RËNIA E FLOKËVE.

Në të gjitha aspektet e veprimit në organizmin e duhanxhiut, tymi i duhanit është helm dhe si kemi theksuar
përmbanë sasi të madhe radikalesh të lira (1015), që shpërndahen në të gjitha indet, ndër ato dhe në lëkurë dhe
ndërkohë tymi i davaritur gjatë tymosjes shkon dhe i depoziton substancat toksike dhe nikotinën në flokët, fakt
që bëhet i dukshëm në subjektet e thinjur, në të cilët flokët dhe mustaqet marrin ngjyrë kafe të çelët.
Në një studim të kryer në Harvard School of Public Health (USA) ka vertetuar se substancat kimike në përberje të tymit te duhanit të thithur, nxisin shtimin e hormoneve androgene (mashkullore) përfshi DHEA (5-dehidroepiandrosterone, hormon i prodhuar nga gjëndërra mbiveshkore, në gonade dhe në trurin e meshkujve dhe të femrave, i cili në duhanxhinjtë është në vlera 20 % më të larta se në ata që nuk tymosin duhanin), androstenedionin (35 % më i lartë në duhanxhinjë), testosteronin (10 % më i lartë në duhanxhinjë) dhe DHT (dehidrotestosteronin 15 % më i lartë në duhanxhinë), të cilët janë hormonet që krijojnë rënien e flokëve dhe zhvillimin e qerosit. Tymosja e duhanit përshpejton rënien e flokëve në subjektet qerosa androgenë, pra me shkaqe te tjera.

TYMI I DUHANIT DHE PLAKJA E LËKURËS.

Plakja e lekurës nga veprimi i substancave toksike të çiruara nga djegia e duhanit, ishte hamendësuar që në vitin 1856, por konfermën shkencore e dhanë Ippen & Ippen në vitin 1965, të cilët vertetuan modifikimet e lëkurës të fytyrës në duhanxhinjë dhe që përdoren për herë të parë termin “smoker’s face – fytyra e duhanxhiut”. Plakjen e parakohëshme të lëkurës e verifikuan në 80 % të subjekteve që tymosnin duhanin rregullisht dhe për kohë të gjatë.
Në një studim të lëkurës së duhanxhinjëve, të kryer nga Harry Daniel, u vertetua se duhanxhinjtë e grup moshave 40 – 49 vjeç, kishin intensitetin e rrudhave të njetë me subjektet e moshave 50 – 70 vjeç që nuk tymosnin duhanin. Këto modifikime të lëkurës, janë pasojë e ndryshimeve distrofike të epidermës, pakësimit të fibrave elstike në dermë, ngushtime të vazave të gjakut nga veprimi i nikotinës dhe zhvillimin e diskromise, të provokuarta nga radikalet e lira, por dhe nga nikotina. Daniel thekson se plakja e lëkurës nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, është më i pakët se sa plakja e parakohëshme nga tymi i duhanit. Ai konstatoi se fytyra e duhanxhiut kishte më shumë rrudha të imëta e në formë brazdash të thella rreth këndeve të buzëve dhe në këndet e syve, të shoqëruara me gropëzim të çrregullt të faqeve, të shprehura me intensitet shumë më të lartë se në subjektet me të njëtat mosha, por që nuk tymosnin duhanin.
Studiuesit Fenske dhe Smith verifikuan çngjyrosjen e thonjëve të gishtave të dorës dhe mekanizmat e veprimit të nikotinës dhe të katramit në ngjyrosjen në kafe-bezhë të lëkurës të gishtave që mbajne cigaren.

Në pjesët në vazhdim do të trajtohen:

– Tymosja e duhanit nga adoleshentët.
– Kompromiset dhe dilemat e duhanxhiut me duhanin (të tymos, apo të mos tymos duhanin).
– Cigaria elektronike.
– Si të ndërpritet tymosja e duhanit, këshilla, strategjia dhe taktikat praktike.

Video/ Ministria e Ballukut, 12 milionë Euro tender për mirëmbajtjen e rrugëve të Korçës, paraqitet dhe fiton vetëm kompania e vëllait të komandantit të Gardës

Skandal me tenderin 11.7 milionë euro të mirëmbajtjes për katër vite të rrugëve të Rajonit Qendror dhe Juglindor”. Në garën e organizuar nga autoriteti rrugor shqiptar ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila është shpallur fituese me një ofertë sa 99,9% e fondit limit. Kompania fituese është “2T” sh.p.k në pronësi të Dritan Troski dhe Artan Sako, i cili është njëkohësisht edhe administrator. Artan Sako është vëllai i komandantit të gardës të republikës Gramoz Sakos.

Tenderi është shpallur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në 10 mars të këtij viti dhe rezultatet janë shpallur në mes të majit në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Sipas dokumenteve kompania “2T” sh.p.k ka qenë pjesëmarrësja e vetme, duke ofruar vetëm 105 mijë lekë ose rreth 800 euro më pak se fondi limit prej 11,76 milion euro.

Haptas ky tender futet në kategorinë e tenderëve me flamurë të kuq, për shkak se oferta e vetme ishte sa 99,9% e fondit limit. E dyshimtë është se si për një kontratë të tillë prej miliona euro nuk ka pasur konkurrentë të tjerë në garë, edhe pse në Shqipëri ka me dhjetëra kompani të kapaciteteve të tilla.

Jo rrallë herë është folur për marrëveshje të fshehta mes kompanive, të cilat i lënë dorë të lirë njëra-tjetrës përmes skemave të tilla me qëllim ndarjen a parave publike. bw

Gazeta austriake tallet: Në Shqipëri askush nuk dëshiron të bëhet president

Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri është kthyer nga farsë në fyes dhe tallës.

Edhe pse kanë nisur raundet e votimit, asnjë emër nuk është shfaqur publikisht, ndërsa procesi po zhvillohet pa asnjë transparencë.

Teksa opozita e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për një proces mafioz, gazeta e njohur austriake, Kurier është tallur me këtë situatë.

“Askush në Shqipëri nuk do të bëhet president,” është titulli i shkrimit të kësaj gazete.

“Shqipëria e ka ende një president deri më 24 korrik. Në këtë datë i mbaron mandati kreut aktual të shtetit shqiptar, Ilir Meta. Për momentin është jashtëzakonisht e pasigurt se kush do ta pasojë, sepse asnjë parti parlamentare nuk ka propozuar kandidat për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Afati i regjistrimit ishte dje, ditën e diel në ora 16:00.

Sipas procedurës aktuale, Presidenti i Shqipërisë zgjidhet në pesë raunde votimi. Seanca e Kuvendit është caktuar të hënën, kur duhet të zhvillohet edhe votimi i dytë. Për shkak të mosregjistrimit të kandidatëve, ky raund konsiderohet i pasuksesshëm”. syri.net

Butrinti/ Auron Tare: Granoff mendon se për 5 mln USD të dhuruara duhet të marre në kontroll Qendrën e Pasurive Botërore te Unesco, do të mbledhë 22 mln

Nga Auron Tare
“Romanus Proconsul Illyricum”
Z. Michael Granoff, Kryetar i Bordit Egzekutiv te AADF-se ne lidhje me debatin e madh publik mbi te ardhmen e Qendres se Pasurise Boterore te UNESCO ka dhene nje interviste per Zerin e Amerikes. Ne ndihme te ketij debate mund te lexoni disa fakte mbi disa nga pikat e ngritura nga Z Granoff ne kete interviste.
“njerëzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre, por nuk kanë gjithnjë të drejtë për faktet”.

Michael Granof Drejtor Egzekutiv I AADF (interviste VOA 21/Maj/2022)
Faktet për Butrintin janë shumë të thjeshta. Si fillim, Butrinti është në pronësi dhe kontrollohet nga qeveria dhe populli i Shqipërisë. Asgjë nga këto që e po bëjmë nuk e ndryshon pronësinë dhe kontrollin e Butrintit si dhe objektet e trashëgimisë kulturore. (M.G)
FAKT
DHËNIA E TË DREJTAVE TË ADMINISTRIMIT
4.1 Ministria, si përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet kësaj Marrëveshjeje i jep Fondacionit të drejtën ekskluzive dhe detyrimin për administrimin indirekt të Pasurisë Kulturore dhe të të drejtave dhe detyrimeve të tjera të parashikuara në këtë Marrëveshje, në përputhje me Legjislacionin e Zbatueshëm dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit.

Së dyti, njerëzit flasin shpesh për Butrintin si një koncesion. Koncesionet janë një mundësi për të marrë para, pra për të fituar para. Ndërsa ligji për Butrintin është një mundësi nga ne për të dhuruar para. Si rezultat i këtij ligji, ne do të dhurojmë 5 milionë dollarë të tjera. Nuk di shumë njerëz të tjerë, që po përpiqen ta bëjnë këtë. Arsyeja pse na duhej kjo lloj strukture për ta bërë këtë gjë është që ta mbrojmë Butrintin dhe ta mbajmë të pandryshuar. (M.G)
FAKT
Fondacioni Butrinti i themeluar ne 1993 nga Lordi Rothschild dhe Lordi Sainsbury, i cili operoi ne vitet me te vështira te Shqiperise me një kontribut financiar te rendesishem nuk kërkoi kurrë marrjen ne kontroll te Parkut Kombëtar te Butrintit.
Fondacioni Amerikan RPM Nautical Foundation i cili ka kryer kërkimet nen ujore prej 16 vjetësh ne Shqipëri me një donacion mbi 4 milion euro për këto kërkime, nuk ka kërkuar kurrë te marre ne kontroll pjese te territorit ujor Shqiptar.
Me sa duket Z Granoff mendon se per 5 milion usd te dhuruara duhet te marre ne kontroll Qendrën e Pasurive Boterore te Unesco. Ne se Z. Granof mund te na jape nje model amerikan ku donatori kontrollon nje Park Kombetar do ti ishim shume mirënjohës.

Po jap një shembull: disa vite më parë ne instaluam makineri elektronike biletash në Butrint dhe vitin tjetër të ardhurat e fituara nga Butrinti u trefishuan, por kjo s’do të thotë që kanë ardhur tre herë më shumë vizitorë në Butrint. 2/3 e këtyre parave që vinin nga këto bileta dilnin nga Butrinti, nuk qëndronin në Butrint për ta ndihmuar atë. Arsyeja pse ne vendosëm këtë makineri elektronike të biletave ishte që siguroheshim që paratë që vinin në Butrint të përdoreshin për të mirën e tij dhe të qëndronin në Butrint, për të përfituar njerëzit e Shqipërisë dhe projekti. (M.G)
FAKT
Mund t’i konfirmojmë Z Granof se biletaria elektronike u vendos në Butrint në periudhën e Qeverisë Berisha. U përurua nga Ambasadori Amerikan Withers dhe Ministri Aldo Bumçi. Drejtor i Parkut Rajmond Kola sot gazetar i Zërit të Amerikës. Pas zotit Kola u vendos nga Qeveria socialiste zoti Gjergji Mano.
Po e pyes publikisht zotin Granoff, 2/3 e biletave që dilnin (vidheshin) nga Parku i Butrintit duhet të dilnin (vidheshin) ne bashkëpunim me Ministrin Aldo Bumçi dhe Drejtorin Rajmond Kola si dhe Drejtorin pasardhës Gjergji Mano dhe Ministren Kumbaro (bashkëpunëtore e zotit Granof në Planin e Manaxhimit). Duke e falënderuar Zotin Granoff për këtë denoncim publik në Zërin e Amerikës për zyrtarë të Shtetit Shqiptar, Prokuroria e Republikës së Shqipërise duhet të filloje hetim për emrat e mësipërm në të kundërt zoti Granof duhet të provojë se si vidheshin 2/3 e biletave të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Kështu që kur po mendonim se si të vazhdonim ta mbronim këtë zonë të rëndësishme, ne kishim disa kushte se nëse do të dhuronim edhe 5 milionë dollarë të tjera duhet të ishim të sigurt që paratë të mos hynin nga një derë e të dilnin nga dera tjetër. Qëllimi i vetëm i ligjit të ri, i cili nuk është një ligj që zbatohet te fondacioni, por është një ligj i qeverisë shqiptare, ai krijon një strukturë, që mund ta mbështesë dhe të mbrojë Butrintin për një kohë të gjatë. (M.G)
FAKT
Sipas website te AADF Ligjit per Trashegimine Kulturore eshte financuar dhe asistuar juridikisht nga AADF. Ligj i cili i hap rruge administrimit te Trashegimise Kulturore me Fondacione pra qartesisht nje menyre per te krijuar premisen qe Qendra Boterore e UNESCO te administrohet nga nje Fondacion, Fondacion ky i cili çuditërisht themelohet dhe kontrollohet pikërisht nga AADF/Granoff, asistuesi i ndryshimit te Ligjit te Trashegimise Kulturore.
Ky ligj është shumë transparent, ka pasur shumë mbledhje komisionesh parlamentare, marrëveshjet janë shumë transparente dhe ne duam që njerëzit ta kuptojnë se çfarë jemi duke bërë. Ne duam të bëjmë një strukturë shumë të qartë për të krijuar një mjedis ku mund të investojmë dhe dhurojmë sa më shumë para për Butrintin. (M.G)
FAKT
Përfshirja e thellë e një donatori (nëse do të pranojme që AADF është thjesht donator, siç më thanë vetë ata), në menaxhimin e një siti arkeologjik dhe kulturor është më se e papranueshme, qartësisht jo e zakonshme.
2. Komisionimi i një Plani Menaxhimi dhe si pjesë e tij, emërimi i njerëzve tuaj si anëtarë të bordit të tij, është një praktikë tjetër e papranueshme. Këtu përfshihet eksperti që ka përgatitur planin. Sigurisht konflikt interesi.
3. Inicimi i legjislacionit specifik për një lokacion, me organizata donatore të përmendur në ligj – nuk e ka përmbushur kurrë një praktikë të tillë. Mund të shpjegohet vetëm nëse donatori nuk i beson kapacitetit profesional të ekspertëve vendas ose dyshon të gjithë për korrupsion të mundshëm.
Giora Solar, ish Sekretar i Pëergjithshëm i ICOMOS & Getty Conservation Center
Së treti, duhet t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë se këto donacione nuk janë vetëm sipërmarrje tregtare. Paratë do të shkojnë për të ndërtuar një qendër vizitorësh, për të ndërtuar korsi biçikletash dhe rrugë për hiking, për ta bërë këtë zonë pa ndotje mjedisore. (M.G)

Plani i Integruar i Butrintit e ka përcaktuar vite me pare te gjithe konceptin e nje zone ambientale dhe pa impakt ne mjedis. Per kete arsye është paracaktuar çdo ndërhyrje larg qendrës arkeologjike si dhe ndërhyrje minimaliste. Te gjitha shtigjet e hiking, urat mbi kanalet kulluese etj si dhe korsite e biçikletave kane qene funksionale. Mos përdorimi i tyre apo mos promovimi i tyre ka te beje me administrimin e Qendres nga Ministria e Kultures. Pra jo detyrimisht nga kontrolli i donatorit mbi fondet e dhuruara.

Nuk do të ndërtohen apartamente, hotele apo ndonjë gjë e ngjashme dhe është e gjitha e mbështetur në një bazë jofitimprurëse, që do të thotë se paratë që hyjnë në Butrint qëndrojnë në të. Dhe pyetja për njerëzit që janë kundër apo dyshues është: ku mendojnë se duhet të shkojnë këto para. Nëse nuk duhet të qëndrojnë në Butrint, atëherë ku duhet të shkojnë? (M.G)
FAKT
Fakti asnjë specialist shqiptar nuk është konsultuar ne përgatitjen e Planit te Manaxhimit te Butrintit.
Si rrjedhim, Z. Granoff nuk ka asnje ide se cfare duhet te ndodhe me nje koncept te ri modern administrimi. I nderuar Z. Granoff, Butrinti nuk ka nevoje per fonde masive pasi cdo nderhyrje ne kete eco- sistem te brishte do te sillte deme te pa riparueshme. Per kete arsye Butrinti ka nevoje per nje ekip konservues te perditshem i cili mban ne kontroll proceset e konservimit. Nderkohe parate e fituara nga vizitoret jo vetem jane te mjaftueshem per kete proces, por sipas konceptit te atyre qe ju kundershtojne Ju dhe planin Tuaj do te ishin te mjaftueshme per te krijuar nje sistem manaxhimi te te gjithe sistemin zinxhir te trashegimise kulturore te zones perqark Butrintit. (Finiq, Mesopotam, Muri i Demes, Kalivo, Diaporit, Cuka e Ajtoit, Kepi i Stillos, fusha e Vrines, trashegimia nen ujore e keshtu me rradhe)
Ky koncept i nderuar Z. Granof u eksperimentua me shume sukses ne vitin 2003-2005 i mbeshtetur nga dy grante amerikane Colidge Trust Fund dhe National Park Service USA. Pra Butrinti mund te ndihmonte financiarisht edhe qendrat e tjera dhe krijonte nje ekip manaxherial per te gjithe zonen bazuar ne Butrint. Ky eshte koncepti modern i administrimit dhe jo shkëputja e Butrintit nga sistemi zinxhir i trashegimise se zones.
Ky është një koncept shumë i thjeshtë për t’u kuptuar dhe nuk është diçka që ne e kemi menduar dje. Ajo që mund t’iu them unë është se ne kemi punuar në Butrint për rreth 9-10 vjet dhe marrëveshja e parë që kemi nënshkruar për mbrojtjen e Butrintit ka qenë me ish-presidentin Berisha. Marrëveshja që ne kishim thotë se 90% e të ardhurave, që po krijoheshin në Butrint do të qëndronin në Butrint, për të njëjtën arsye që përmendëm më lart. Qeveria Berisha i kuptoi shumë mirë shqetësimet tona. Pra këto që po diskutojmë sot nuk janë arritur kohët e fundit, por ka qenë një përpjekje e vazhdueshme nga fondacioni për të luajtur një rol të përgjegjshëm për të mbrojtur një pjesë kaq të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. (M.G)
Fakt
VKM numer 450/ 1.Korrik.1998, Krijimi i Zyres se Administrimit te Butrintit. Krijimi i Bordit te Butrintit. Te ardhurat e Butrintit qendrojne 100% për Administrimin e Butrintit.
Marrëveshja e nenshkruar nga Ju me Qeverine Berisha qartesisht eshte bere pasi as Ju as keshilltaret tuaj nuk kane marre mundimin te lexojne se cfare eshte bere ne Butrint përpara interesimit tuaj per kete Qender, Pasuri Boterore e UNESCO-s.

Zëri i Amerikës: Kritikët thonë se marrëveshja erdhi pas ndryshimeve në Ligjin shqiptar për Trashëgiminë dhe pas hartimit të Planit të Menaxhimit të Butrintit, i cili u bë nga një kompani e huaj, por u financua nga Fondacioni që ju drejtoni. Si do t’u përgjigjeshit kritikëve për atë që pretendojnë se ju, pasi financuat një plan që propozoi modelin e menaxhimit të Butrintit me një fondacion, tashmë jeni pjesë e tij?

Michael Granoff: Në Butrint si dhe në shumë projekte të tjera ne po përpiqemi të sjellim modele të klasit botëror. Kur po mendonim se si ta mbrojmë Butrintin në mënyrën më të mirë, ne kërkuam nga bota ekspertë dhe njerëz me përvojë, duke mbrojtur dhe zhvilluar zona të tjera kulturore. Butrinti nuk është e vetmja zonë e rëndësishme kulturore për t’u mbrojtur në të gjithë botën dhe nuk është e vetmja për të cilën njerëzit duhet të punonin. Ne gjetëm ekspertët më të mirë dhe punuam me ta për të zhvilluar një program dhe një plan, që më pas duhej të mbështetej nga qeveria, jo nga ne. Ne ia paraqitëm planin qeverisë, e cila kishte gjithë të drejtën që ta pranonte ose ta refuzonte. Ndoshta qeveria kishte planin e vet ose të punonte me dikë tjetër, dhe për sa i përket fondacionit ne nuk kemi ndonjë detyrim që t’i dhurojmë këto para për Butrintin. Ne mund t’i dhuronim këto para diku tjetër. Ne nuk kishim ndonjë detyrim kontraktor, që t’i dhuronim këto para në Butrint. Ne hartuam planin më të mirë për të mbrojtur Butrintin. Ia paraqitëm këtë plan qeverisë. Ajo bëri kërkimet e veta dhe mund t’ju them se ky proces ka zgjatur me vite të tëra, duke u marrë me analiza ligjore, historike e shumë të tjera, për t’u siguruar që është diçka që ia vlen për vendin dhe i takon qeverisë dhe jo Fondacionit nëse duan ta miratojnë planin ose jo. Në fillim të këtij procesi, ligji i parë që u miratua tre ose katër vite më parë ishte unanim, nuk kishte asnjë kundërshtim. (M.G)
FAKT
1. Sipas deputetes se Kuvendit Znj. Ina Zhupa, Ligji për trashëgiminë Kulturore u miratua me 74 vota në Parlament dhe jo unanimisht, fakt ky që duhet marre parasysh.
2. Në kronikat televizive Z. Granof duket qarte ne lozhën e Parlamentit ku ka qendruar per te pare nëse Ligji i sponsorizuar prej tij do te kalonte ne Parlament.
3. Ne websit e AADF pranohet qartësisht se ky Ligj u financua dhe u mbështet juridikisht nga AADF. Juristja qe kreu këtë asistencë në emër të AADF sot është caktuar ne Bordin e AADF. (konflikt interesi)
4. Ligji i hap rruge administrimit të pasurive të Trashëgimisë Kulturore me anë fondacionesh ku ne rastin e Butrintit AADF vet ofrohet si Fondacion që kërkon të marrë në administrim Pasurinë Botërore të Butrintit. (Qartësisht konflikt interesi)
5. Plani i Menaxhimit është hartuar pa asnjë specialist shqiptar të cilët janë përjashtuar në mënyrë ekskluzive nga procesi.
6. Plani i Manaxhimit bie në kundërshtim me një plan tjetër të porositur dhe paguar po nga AADF për te cilin Z Granof nuk jep asnjë shpjegim se përse nuk u bë kurrë publik.

Zëri i Amerikës: Cili do të jetë roli konkret i Fondacionit shqiptaro amerikan në menaxhimin e Butrintit?
Michael Granoff: Gjëja e parë është se ne do të jemi kontribuues i madh kapitali për Butrintin. Ne do të dhurojmë 5 milionë dollarë për Butrintin, e cila bazuar në planin që kemi, është pothuajse dyfishi i shumës që qeveria do të dhurojë.
Fakt
Sipas marrëveshjes, Qeveria e Shqipërisë nuk do te dhuroje 2 milion usd për këtë proces, por do ti jape sipas marrëveshjes te drejten e mbledhjes se biletave dhe te ardhurave dytesore per nje periudhe 10- vjecare.
Pra nese Butrinti mbledh aktualisht 1.2 milion euro (minimalisht dhe sipas te dhenave te sotme 2.2 milion euro ne vit) cdo person me njohuri te thjeshta matematikore e di se ne fakt “Fondacioni Michael Granoff”, do mbledhe minimalisht 12 milion euro, maksimalisht 22 milion usd, plus 2 milion euro qe Butrinti ka sot ne arke. Pra minimalisht do te mbledhe nga Butrinti 3 fishin e asaj qe do te dhuroje maksimalisht 4.4 here me shume.
Ne ndihme te opinionit publik me duhet te sqaroj se AADF eshte krijuar nga AAEF (nje fond biznesi) ne 2009 me nje Mision mjaft specifik “(AAEF) is a non-political, not-for-profit U.S. corporation established pursuant to the Support for East European Democracy Act of 1989 (“SEED ACT”). Its primary purpose is to promote the private sector development of Albania.

In 2009 the AAEF created its legacy organization, the Albanian-American Development Foundation (AADF). The AADF’s mission is to facilitate the development of a sustainable private sector economy and a democratic society in Albania, and to contribute to stability in Southeastern Europe.”

Publiku shqiptar duhet te dije se AAEF eshte koncesionare e pashaportave te shtetasve shqiptare dhe vetem per vitin 2021 sipas revistes Monitor, fitimi neto nga ky koncesion eshte 25 milion usd. Pra Z Granof duhet te theksoje edhe kete fakt per publikun pasi filantropizmi i supozuar ne Butrint eshte nje shume modeste ne krahasim me fitimin koncesionar qe del nga xhepat e shqiptareve.

Pra gjëja e parë që do të bëjmë është që do të jemi dhuruesit më të mëdhenj të Butrintin. Gjëja e dytë që do të bëjmë është që të sigurohemi se projekti të funksionojë në mënyrën e duhur. Do të jemi pjesë e bordit të menaxhimit, por ne nuk kemi në asnjë formë kontroll mbi këtë bord. Qeveria ka kontroll mbi bordin, qeveria emëron anëtarët e bordit dhe zgjedh se kë do të emërojë. Ne nuk kemi asnjë rol në emërimin e anëtarëve të bordit. (M.G)
Fakt
Bordi i Butrintit
Martin Mata BashkeDrejtor i AADF
Aleksander Sarapuli BashkeDrejtor AADF
Prof. Richard Hodges arkeolog anglez i sjelle ne Bord nga AADF
Flonja Tashko Borici, juriste, ndihmese e ceshtjeve jurdike per ligjin e financuar nga AADF
Elva Margariti Ministre e Kultures
Drejtor Egzekutiv Lorenc Bejko 20 vjet asistent i Prof Richard Hodges.

Ne do të ulemi në atë bord që të sigurohemi që të mbrojmë investimin tonë dhe të përpiqemi që Butrinti të ruhet dhe të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo është një gjë që çdo donator i përgjegjshëm do ta bënte. ( M.G)
Fakt
Konventa e Parisit UNESCO 1972, e krijuar nga fryma e dy Presidenteve Amerikan Ted Rusvelt dhe John Kenedy, ben pergjegjes Palen Shtet per te “ruajtur mbrojtur dhe lene ne trashegimi brezave te ardhshem pasurine kulturore” Fondacioni Michael Granoff bie ndesh me frymen e dy presidenteve amerikane qe jane edhe doktrina e pengimit te neo kolonizalizmit ne fushen e Trashegimise Kulturore dhe Parqeve Kombetare.
Pozicioni që ne kemi në çështjen e Butrintit është i njëjtë me ato, që kemi në projektet e tjera. Kjo do të thotë që Butrinti nuk është një përjashtim nga çka është bërë deri tani, por është diçka që çdo donator i përgjegjshëm do të bënte. (M.G)
FAKT
Fondacioni Butrinti 1993 -2009 donatori kryesor i Parkut Kombetar te Butrintit asnje here nuk ishte pjese e Bordit te Administrimit te Butrintit.
Që ky projekt të funksionojë nuk mund të realizohet vetëm. As Fondacioni dhe as qeveria nuk mund ta bëjnë të vetëm, sepse nëse qeveria do ta bënte vetëm nuk do të kishte nevojë për kapitalet tona. Por së bashku ne mund të bëjmë shumë gjëra që asnjëri nga ne nuk mund t’i bënte vetëm. Aspekti tjetër është atraksioni i kapitaleve të huaja. Kjo ishte një pikë e rëndësishme sepse për një kohë të gjatë nuk do të limitohen vetëm me kapitalin që i ka mundësuar Fondacioni, edhe pse ne kemi dhuruar më shumë se 100 miljonë dollarë në Shqipëri, pra një shifër e konsiderueshme, por jo e mjaftueshme me çfarë mund të ofrojë qeveria. Me kalimin e kohës ne duhet të krijojmë partneritete me institucione të tjera financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, UN, me shtete të tjera si Britania që ka interes për të investuar, si dhe organizata të tjera që ndajnë të njëjtat interesa si ne dhe kërkojnë mënyra për t’u përfshirë në projekte, të cilat nuk kanë vetëm synime shumë të mira, por dhe përfitime nga kjo. (M.G)
FAKT
Butrinti ka pasur nje liste shume impresionuese te institucioneve nderkombetare qe kane ndihmuar ne kohe te veshtira. Por per te kuptuar me mire konceptin qe kemi “NE” pala kundershtuese e projektit te Zotit Granof, nga eksperienca ime mund te them se Butrinti nuk ka nevoje per fonde te shumta por per administrim te perditshem te konservimit, ambjentit, turizmit, komuniteteve te zones dhe lagunave.
Nje pjese e mire e ketyre aspekteve jane perjashtuar nga koncepti i Zotit Granof, qartesisht sepse ky koncept nuk ka asnje lidhje dhe asnje interes per te ndihmuar komunitetet perqark. Fakti qe Z Granof eshte i interesuar vetem per zonen A3, pra zonen ku vijne te ardhurat nga biletat tregon se koncepti I Z Granfo nuk ka lidhje me ruajtjen e teresise se Parkut Kombetar si dhe mbrojtjen e peisazheve historike te zonen se mbrojtur.
Pra ajo që të gjithë duam të shikojmë jo vetëm Fondacioni jonë por dhe gjithë investitorët anembanë botës është të shikojnë këtë lloj përgjegjshmërie. Pra nëse fondacioni ynë ndihmon për të ofruar këtë lloj përgjegjshmërie, nuk do të jetë vetëm fakti që projekti do të zhvillohet më mirë por do të tërheqë edhe më shumë njerëz dhe institucione, të cilët do të punojnë me ne, do të kenë mundësi ta zhvillojmë dhe ta përshkallëzojmë këtë projekt në të gjithë vendin. Ky është qëllimi ynë. Nuk duhet të harrohet që ne jemi një organizatë e përheshme, pra ne nuk do të qëndrojmë deri për zgjedhjet e ardhshme unë personalisht kam ardhur në Shqipëi këto 27 vitet e fundit dhe kur flitet për 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro amerikane ndjehem i vjetër duke menduar që për çerekun e kësaj periudhe kam qenë në Shqipëri. Dhe puna jonë sapo ka filluar. Ky fondacion do të vazhdojë të funksionojë edhe kur unë dhe i gjithë stafi të mos jemi pjesë e tij, edhe kur të ketë udhëheqës të rinj politikë. Me shpresën që do të bëjmë një punë të mirë, ky fondacion do të jetë një ndihmë për Shqipërinë, dhe nëse e bëjmë këtë puna e fondacionit tonë do të konsiderohet si një sukses i madh. (M.G)
Fakt
Marrëveshja per Fondacionin e ri te zotit Granof, thekson se kjo marrëveshje eshte e vlefshme vetem per 10 vjet. Ne intervisten e tij z Granoff qartwsisht thekson se do te rrijw nw Butrint per njw kohw shumw te gjatw, pra duke I hequr mundesinw autoritetit shtetwror dhe publik qw tw krijojw njw manaxhim twrwsisht shqiptar
Zëri i Amerikës: Plani i Menaxhimit të Butrintit, që u hartua së fundi, propozonte edhe heqjen e një pjese të zonës bredgetare të Ksamilit nga harta e Parkut Kombëtar të Butrintit (rreth 100-150 hektarë sipas Planit). Por Qeveria shqiptare në janar vendosi të heqë rreth 800 hektarë nga zona e mbrojtur e Parkut dhe në këtë zonë tashmë është miratuar ndërtimi i një resorti. Sipas raporteve të shtypit shqiptar, qeveria është gati për të miratuar resorte të tjerë. A cënohet integriteti i Parkut Kombëtar nga rreziku që zonat natyrore përreth tij të përfshihen nga ndërtime të vrullshme?
Michael Granoff: Unë mund t’u qetësoj që zona, në të cilën ne do të luajmë një rol, nuk ka asnjë veprimtari tregtare dhe nuk do të ketë kurrë veprimtari tregtare, nuk do të ketë asnjë hotel në atë zonë, pra s’do të ketë veprimtari tregtare të asnjë lloji. E vetmja ndërtesë, që ne po planifikojmë të ndërtojmë, është qendra e vizitorëve. Qendra e vizitorëve është çelësi i çdo zone të trashëgimisë kulturore. Pra mund t’iu siguroj që nuk do të ketë asnjë veprimtari tregtare në asnjë nga zonat që ne do të jemi pjesë. (M.G)
Fakt
Z Granof nuk i jep pergjigje pyetjes se Parku Kombetar i Butrintit eshte reduktuar ne teresine e tij me status te mbrojtur dhe planifikohet te reduktohet me tej vecanerisht ne zonen e Kep Stillo, nje vlere e jashte zakonshme e biodiversitetit, arkeologjise nen ujore dhe siperfaqesore. Mund te theme se Ligji dhe Marrveshja e negociuar nga Fondacioni I Michael Granoffit me Shtetin Shqipetar eshte teresisht nje eksperiment, fakt ky I pranuar nga Z Granof ne intervisten e tij televizive. Jo vetem qe ky model bie ndesh me modelet amerikane te manaxhimit te parqeve kombetare por duke qene nje model I panjohur do te bjeri ndesh me legjislacionin kulturor te BE-s. Lind pyetja ne cilin kontinent kerkon te na udheheqe zoti Granoff? Mos valle drejt Atlantides?
Një pikë interesante që është ngritur nga disa njerëz që e kanë parë zonën është mjedisi, i cili falë efekteve të ngrohjes globale, do të kemi një rritje të nivelit të detit, sidomos rreth e qark Butrintit. Një ekspert i arkeologjisë ka bërë një parashikim që në 50 vitet e ardhshme ¼ ose 1/3 e Butrintit do të jetë nën ujë. Par gjëja për të cilën ne duhet të shqetësohemi është rritja e nivelit të detit, që e dëmton këtë zonë. Një nga gjërat që ne mendojmë të bëjmë është t’i sjellim këta ekspertë, që të na ndihmojnë për barrierat natyrale, që mund të ndërtojmë, me qëllim që uji të mos ndikojë në këtë zonë në të ardhmen. ( M.G)
FAKT
Arkeologu ne fjale Prof. Richard Hodges isjelle ne Bordin e “Fondacionit Michael Granoff”, nje arkeolog i periudhes se mesjetes nuk ka asnje studim ne fushen e hidrografise apo bonifikimit te zonave arkeologjike. Si rrjedhim ky arkeolog nuk mund te merret ne konsiderate pa nje studim te specializuar nga specialistet e fushes. Mund ti them zotit Granof se plani i Manaxhimit te Butrintit i dhuruar prej tij Ministres Kumbaro, nuk ka asnje studim per kete ceshtje. Mund te shtoj per dijenine e zotit Granfo se ceshtja e nivelit te ujrave ne Butrint ka qene nje teme e njohur qe nga koha e Perandorit August, Kolonia e te cilit sipas te dhenave arkeologjike ka bere punime bonifikuese ne fushen e Vrines. Mund ti them Zotit Granof se ne periudhen e shtetit komunist, fusha e Vrines eshte teresisht e bonifikuar, shtrati lumit te Pavlles u ndryshua per te shmangur permbytjen e fushave dhe ne hyrje te zones arkeologjike ndodhet stacioni I fuqishem I pompave te hidrovorit. Po I theksoj te gjitha keto ne rastin kur arkeologu apo Bordi I Z Granoff do te kerkojne nje bonifikim te ri me Tender per te shpetuar permbytjen e Butrintit.
Ky është një shembull që tregon se me sa detaje po mendojmë për të ardhmen e Butrintit, dhe duam që kjo zonë të mos ketë prodhim karboni, duam të respektojmë mjedisin rreth Butrintit edhe në të ardhmen. Çfarë ndodh përtej kësaj nuk është pjesë e punës sonë dhe duhet të kujtoni se ne nuk jemi qeveria dhe ne nuk kemi kontroll mbi tokën në këtë vend, siç ne nuk mund të kontrollojmë nëse dikush do të ndërtojë në plazhin e Durrësit. Pra pyetjet që më bëtë për zhvillim tregtar jo në pjesën e Butrintit, ku ne jemi aktivë, është një pyetje shumë e mirë për qeverinë dhe është përgegjësi e qeverisë. Kjo është një pyetje lejitime për zonën e Butrintit, por jo në zonën, në të cilën ne do të jemi aktivë. (Grannof voa)
Fakt
Koncepti i mesiperm tregon qartesisht se Z Granof nuk ka asnje interes dhe deshire qe nepermjet ruajtjes se Butrintit te mbroje peisazhet historike te kesaj zone apo te ndihmoje komunitete përqark ne zhvillim ekonomik nepermjet ruajtjes se trashegimise kulturore. Si nje financier i mire, zoti Granof kerkon te kontrolloje zonen ku prodhohen te ardhura (ashtu si koncesioni i pasaportave) dhe jo detyrimisht te ruaje dhe te mbroje pasurine kombetare kulturore te shqiptareve. Fundi i fundit perse duhet qe Granofi & CO te beje kete gje? Ai eshte nje biznesmen amerikan te cilit per konjuktura politike, klasa jone udheheqese me servilizmin e saj te dukshem e ka bere te mendoje se mund dhe duhet te jete nje prokonsull i pa shpallur ne keto troje. E si per tja kenaqur deri ne fund egon e tij dhe per tu ndier me te vertete si nje “Romanus Proconsul Illyrici” tashme po i japin edhe Buthrotumin antik.


Send this to a friend