VOAL

VOAL

SHBA: pilula për abortin në farmaci

January 4, 2023
blank

Komentet

blank

Një i verbër rifiton shikimin

Autotransplantimi: rasti i parë në botë- në Molinette në Torino

VOAL- Ai ishte totalisht i verbër për shkak të dy patologjive të ndryshme, por pjesërisht e rikuperoi shikimin falë autotransplantimit të të gjithë sipërfaqes së syrit (kornea, pjesë e sklerës dhe konjuktivës) nga njëri sy.

Operacioni u krye nga profesor Michele Reibaldi dhe profesor Vincenzo Sarnicola, një nga ekspertët kryesorë në botë në kirurgjinë e kornesë, në një pacient 83-vjeçar në spitalin Molinette në Torino. Dhe është e para në botë.

I moshuari kishte humbur shikimin në syrin e tij të majtë prej 30 vitesh për shkak të verbërisë së pakthyeshme të retinës dhe në 10 vitet e fundit kishte rënë edhe në syrin e djathtë për shkak të një sëmundjeje të rrallë.

Transplantimi nga syri i majtë, i parikuperueshëm nga pikëpamja funksionale, por me një sipërfaqe të mirë okulare, e lejoi atë të shihte përsëri. rsi-eb

blank

Covid, SHBA deklasifikojnë dokumentet

VOAL- Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka votuar unanimisht për të deklasifikuar informacionin e “inteligjencës” mbi origjinën e Covid-it, sipas raporteve të mediave amerikane. Masa, e miratuar tashmë nga Senati javën e kaluar, tani duhet të nënshkruhet nga Joe Biden.

Komuniteti i “inteligjencës” amerikane mbetet i ndarë për këtë çështje, me FBI që pretendon se virusi e ka origjinën nga një gabim në laboratorin e Wuhan.

Një përfundim, ai i FBI-së, i cili u arrit edhe nga një raport i Departamentit të Energjisë, i zbuluar pak ditë më parë nga “Wall Street Journal”, ndërsa për agjencitë e tjera amerikane, Covid kishte origjinë natyrale, një kërcim nga kafsha. tek njeriu që mund të ketë ndodhur pikërisht në tregun Wuhan, 40 kilometra larg laboratorit. Për ndarjen brenda komunitetit të inteligjencës, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby u detyrua të specifikojë se nuk ka konsensus për këtë temë në administratën amerikane. rsi-eb

blank

Zbulimi amerikan: “Sindroma e Havanës” nuk ka lidhje me qeveritë kundërshtare

VOA/Marrë nga Associated Press

Agjencitë amerikane të zbulimit nuk kanë gjetur lidhje mes shteteve kundërshtare dhe sulmeve të ashtuquajtura “Sindroma e Havanës”. Personeli amerikan jashtë Shteteve të Bashkuara ka raportuar disa qindra raste të problemeve shëndetësore, kryesisht në tru, përfshirë trauma, ankth dhe depresion.

Raporti i publikuar të mërkurën nga zyrtarë të zbulimit amerikan hedh dyshime mbi akuzat e mëhershme se Rusia apo një vend tjetër mund të fshihen pas një fushate globale për të ngacmuar ose sulmuar amerikanët duke përdorur një lloj forme energjie të kontrolluar.

Shumica e rasteve të hetuara duket se kanë shkaqe të ndryshme, që nga faktorët mjedisorë e deri tek sëmundjet e padiagnostikuara, thanë zyrtarët, të cilët u shprehën se nuk kanë gjetur një shpjegim të vetëm për shumicën ose të gjitha rastet e raportuara.

Zyrtarët e zbulimit thonë se ka prova që vendet e huaja nuk ishin të përfshira.

Në disa raste, Shtetet e Bashkuara zbuluan konfuzion mes qeverive kundrështare në lidhje me pretendimet dhe dyshimet se “Sindroma e Havanës” ishte një komplot amerikan. Hetuesit nuk gjetën “asnjë provë të besueshme” se ndonjë vend kundërshtar kishte një armë që mund të shkaktonte simptomat e raportuara ose një pajisje dëgjimi që mund të lëndonte pa dashje njerëzit.

Administrata e Presidentit Biden ka qënë nën trysni për të reaguar ndaj rasteve të quajtura “Sindromi i Havanës” nga punonjës të qeverisë amerikane që kanë raportuar lëndime, avokatët e tyre si dhe ligjvënës amerikanë.

Presidenti Joe Biden nënshkroi vitin e kaluar ligjin “HAVANA” i cili siguron kompensim për individët që mendohet se kishin pësuar lëndime të cilat qeveria i cilëson si “incidente jonormale shëndetësore”.

Mark Zaid, një avokat për më shumë se njëzet individë që kanë raportuar lëndime, tha se vlerësimit të ri i mungonte transparenca duke mos u dhënë përgjigje pyetjeve kryesore.

“Derisa të hiqen perdet e fshehtësisë dhe të bëhen të disponueshme analizat që çuan në këto konkluzione dhe t’i nënshtrohen shqyrtimeve të duhura, përfundimet e supozuara janë të pavlefshme”, tha ai përmes një deklarate. “Por dëmi që i ka shkaktuar moralit të viktimave, kryesisht duke shmangur dështimin e qeverisë për të vlerësuar të gjitha provat, është real dhe duhet dënuar”.

Dy zyrtarë me njohuri për raportin informuan gazetarët të mërkurën në kushte anonimiteti, në bazë të rregullave të vendosura nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Hetuesit shqyrtuan rreth 1500 raste në 96 shtete. Shumë prej rasteve, thanë zyrtarët, kanë lidhje me shpjegime të tjera të mundshme si sëmundje, mosfunksionimi i sistemit të ajrimit dhe ventilimit, ose valë elektromagnetike nga pajisjet kompjutetike.

blank

Shefi i FBI-së: Shumë mundësi që koronavirusi doli nga laboratori

RFE/RL

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, ka thënë se byroja beson që koronavirusi e ka origjinën në një “laborator të kontrolluar të Qeverisë kineze”.

“FBI-ja tash e një kohë vlerëson që origjina e pandemisë, besohet shumë, që është rezultat i një incidenti në laborator”, ka thënë ai për Fox News.

Ky është konfirmimi i parë publik i FBI-së për origjinën e koronavirusit.

Kina e ka hedhur poshtë mundësinë e daljes së virusit nga laboratori në Vuhan, duke e konsideruar këtë akuzë si shpifëse.

Komentet e Wrayt kanë ardhur një ditë pasi ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, i ka bërë thirrje këtij shteti që të jetë më “i sinqertë” për origjinën e koronavirusit.

Përgjatë intervistës, Wray ka thënë se Kina “ka bërë gjithçka që ka mundur për të penguar” përpjekjet e identifikimit të burimit të pandemisë globale.

“Dhe kjo përbën fatkeqësi për secilin”, ka thënë ai.

Disa studime sugjerojnë se virusi mund të ketë kaluar nga kafshët te njerëzit, në një treg të kafshëve në Vuhan të Kinës.

Ky treg është vetëm 40 minuta larg laboratorit të njohur botërisht për viruset, i cili në të kaluarën ka kryer kërkime për koronaviruset.

Qeveria kineze ende nuk i ka komentuar deklaratat e shefit të FBI-së, mirëpo të hënën i ka hedhur poshtë raportimet se Departamenti amerikan i Energjisë ka ardhur në përfundim, “ndonëse me besim të vogël”, se virusi ka dalë nga laboratori.

Hetimet e Organizatës së Botërore të Shëndetësisë janë kritikuar ashpër për mënyrën si janë kryer – si pasojë e kufizimeve kineze – dhe shefi i këtij institucioni ka kërkuar hetim të ri, me arsyetimin se “të gjitha hipotezat mbesin të hapura dhe duhet bërë studime të mëtejme”.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

blank

Raporti: Pandemia e COVID-19 u shkaktua nga një aksident laboratorik në Kinë

Një aksident laboratori në Kinë që shkaktoi një rrjedhje ka të ngjarë të jetë shkaku i pandemisë së koronavirusit. Kështu thuhet në një raport të Wall Street Journal, i cili citon një raport të klasifikuar nga Departamenti Amerikan i Energjisë.

Sipas gazetës, raporti iu dha Shtëpisë së Bardhë dhe anëtarëve kryesorë të Kongresit dhe bazohet në informacione të reja.

Deri kohët e fundit, Departamenti Amerikan i Energjisë ishte i pasigurt se si u përhap koronavirusi, dhe ky raport gjithashtu sqaron se departamenti arrin në këtë përfundim pa shumë siguri. Sipas raportit, katër agjenci të tjera në SHBA vlerësojnë se koronavirusi mund të jetë përhapur përmes transmetimit natyror, ndërsa dy të tjera mbeten të pavendosura.bw

blank

Substancat halucinogjene: Së shpejti një biznes miliarda dollarësh për trajtimin e depresionit

VOA/Aron Ranen

Ekspertët parashikojnë që substancat psikodelike, apo substancat që shkaktojnë halucinacione, mund të shndërrohen në një industri miliarda dollarëshe për trajtimin e depresionit dhe traumës, pasi provat fillestare klinike që janë kryer në Shtetet e Bashkuara kanë ofruar rezultate premtuese.

E ardhmja e psikodelikëve në psikiatri apo substancave që shkaktojnë halucinacion, mund të shihet në zemër të Manhatanit, në qendrën e mirëqenies ‘Nushama’. Këtu, nën drejtimin e një mjeku, ketamina, një psikodelik i ligjshëm, u jepet pacientëve me doza të larta, për afërsisht 60 minuta. Cassandra, 40 vjeç, thotë se përfitimet që ka patur nga ky trajtim, janë më të mëdha sesa nga terapitë tradicionale.

“Do të thoja se është shumë më efektive. Duke pasur parasysh që unë kam qenë në terapi për të paktën 20 vite rresht. Kam 13 muaj në Nushama dhe në këta 13 muaj, kam bërë më shumë përparim sesa në 20 vjet”, thotë ajo.

Në ‘Nushama’ përpara trajtimit me ketaminë kryhet një vizitë mjekësore, por disa ekspertë mendojnë se në qendra të tilla, nuk ka mbikëqyrje të mjaftueshme psikiatrike.

“Ekzsiston mundësia e rrezikut prej tyre. Ka qendra që nuk ofrojnë mbikqyrjen psikiatrike të nevojshme. Shumë trajtime kryhen nga anestezistë dhe specialistë të tjerë që nuk janë psikiatër”, thotë doktor David Hellerstein, Profesor i Psikiatrisë, në universitetin e Kolumbias.

Zoti Hellerstein ka qenë pjesë e një studimi klinik të miratuar së fundmi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, i cili përfshiu 34 pacientë që vuanin nga depresioni. Ata u trajtuan me ‘psilokibin psikodelike’ një substancë që rrjedh nga kërpudhat halucinogjene.

“Dha rezultate për një numër të konsiderueshëm njerëzish, por jo për shumicën e tyre. Rreth 30 ose 40% u bënë më mirë dhe kryesisht vazhduan kështu”, thotë doktor Hellerstein.

Por ai mendon se ka shumë arsye për suksesin e këtyre provave.

“Duket sikur ka një efekt, pavarësisht nëse është një efekt psikologjik, si nxitja e një përvoje shpirtërore apo mistike. Hipoteza tjetër është se funksionon në riorganizimin e rrjeteve të trurit dhe në fakt ristrukturimin e trurit dhe inkurajimin e asaj që quhet neurogjenezë, që nënkupton prodhimin e qelizave të reja të trurit”, thotë doktor Hellerstein.

Por a mund të ketë kjo një ndikim në të ardhmen e psikiatrisë?

“Unë nuk e shoh këtë si fundin e psikiatrisë, unë e shoh këtë si një lloj substance, që do t’i shtohet paketës sonë të mjeteve që na ndihmojnë në këtë drejtim. Por mendoj gjithashtu se ka rreziqe që duhet realisht të studiohen, për t’u siguruar që ka njerëz nuk do të lëndoheshin apo do të vritesh duke marrë këto lloj barnash”, thotë doktor Hellerstein.

Tregu i substanca halucinogjene ka marrë shumë vëmendje.

“Ajo që shohim është se gjatë tre viteve të fundit janë investuar mbi një miliardë dollarë në kompani që merren me këto substanca”, thotë Elemer Piros, ekspert i Bioteknologjisë.

Zoti Piros beson se ky është vetëm fillimi i një industrie të re farmaceutike.

“Shitjet për barnat e miratuara mund të arrijnë mbi një miliard dollarë, të cilat mund të rriten gjatë pesë viteve të ardhshme ose në fillim të viteve 2030, në 10 miliardë dollarë”.

Dhe këto substanca duket se mund të ndihmojnë me miliona vetë në kushtet kur sipas Universitetit Johns Hopkins afërsisht 10% e amerikanëve në moshë të rritur, 18 vjeç e lart, vuajnë nga një formë e depresionit.

blank

Në treg domate turke dhe greke! Vjet u importuan 10 mijë ton perime më shumë

Rreth 1600 tonë perime të freskëta janë eksportuar vetëm nga rajoni i Fierit në 3-mujorin e parë të vitit 2020, kundrejt 1180 tonëve perime që u eksportuan në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Shqipëria shënoi rekord eksportesh bujqësore, sipas ministrisë së Bujqësisë vendi ynë ka eksportuar fruta dhe perime 15.6% më tepër se një vit më parë.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se kemi eksportuar 18 mijë ton më shumë. Por nga ana tjetër ministria e bujqësisë nuk ka treguar se njëkohësisht në vendin ton është rritur dhe sasia e perimeve të importuar me 10 mijë ton.  Top Channel bëri një vëzhgim në dyqanet e fruta-perimeve të kryeqytetit ku vihet re se tezgat janë të mbushura me domate që si origjinë kanë Turqinë dhe Greqinë.

“Kemi domate të vendit, greke dhe turke. Për momentin më të mirat janë domatet greke ato janë më cilësoret“, thotë një tregtar.

“Kemi domate turke, greke, italiane dhe shqiptare. Një kilogram domate vendi është 150 lekë ndërsa domatja e importit kushton 200-220 lekë. Gjatë gjithë vitit kemi domate importi dhe vendi”, shprehet një tjetër.

“Domatet i kemi të jashtë, këto këtu i kemi italiane. Më e mirë sot për sot është domatja greke por çmimi është më i lartë për këtë arsye nuk e kam marrë”, shpjegon një tregtar.

Fermeri nga fshati Petovë e Fierit, në një sipërfaqe toke prej 7 dynymësh ka zgjedhur që të kultivojë dy kultura të ndryshme bujqësore si domate dhe speca. Edhe pse bujku kujdeset të nxjerrë në treg një produkt cilësore, përsëri rastet e dështimit nuk kanë munguar dhe fajin për këtë e ka tregu i padrejtë.

“Kjo është mbjellë në datën 17-20 gusht mënyra e të ushqyerit është vetëm me plehra dhe lëndë organike. Trajtimi i lulërisë (pjalmimi) bëhet vetëm me bletë, pjekja bëhet biologjike dhe cilësia e domates është ekstra. Kemi dalë mirë, por ka raste edhe që kemi dështuar nga prodhimet që vijnë nga jashtë sepse ndonjëherë futen shumë shpejt.

Kur është sasia e tepërt e prodhimit malli i jashtëm nuk futet, kur pakësohet shumë malli i vendit atëherë kemi tregun e jashtëm. detyrimisht pastaj do shitet me një çmim më të ulët kjo e jona. Dhe ta krahasohesh me domaten e jashtme është shumë herë më e mirë”, thotë fermeri Haki Lika.

Mungesa e tregut shumë herë e ka detyruar fermerin shqiptarë që prodhimin bujqësorë ta hedhë në kanal.

Burimi: Top Channel

blank

Doni të gatuani më mirë? Këto janë 4 mjetet që duhet t’i keni patjetër në kuzhinë

Sigurohuni që të keni këto 4 mjete thelbësore për ta bërë procesin tuaj të gatimit më të lehtë dhe të bukur.

Dëshironi të jeni një kuzhinier më i mirë? Sigurohuni që të keni këto 4 mjete thelbësore për ta bërë procesin tuaj të gatimit më të lehtë dhe të bukur.

Nuk ka nevojë të bëni ndryshime të mëdha, por herën tjetër kur do të blini një paisje, sigurohuni të mbani mend se çfarë ju mungon dhe a ju shërben vërtetë në kuzhinën tuaj.

Në këtë artikull dhe do t’ju japim 4 sugjerime me të cilat mund të përgatisni receta të shijshme duke mos shpenzuar shumë.

Një thikë e mrehtë

Nuk ka shumë nevojë që ta shpejgojmë rëndësinë e saj, pasi më siguri sa herë që gatuani ju hyn në punë më shumë se një herë. Mos shpenzoni shumë për të, por zgjidhni një thikë ose një set thikash të mirë për t’i pasur në kuzhinën tuaj. Përveçse do të prisni me saktësi mishin, filetot, perimet apo gjithçka tjetër keni më pak rrezik edhe të lëndoheni nga lëvizjet e sofcuara.

Dërrasë Prerje

Dërrasat e prerjes janë të domosdoshme në kuzhinë. Ato mund t’i përdorni për mishin, perimet, erëzat dhe frutat, pra praktikisht për çdo përbërës të një recete. Megjithëse e këshillueshme është të mbani një dërrasë mishi dhe një për fruta perime, është e rëndësishme që të keni të paktën një. Zgjidhni një material bambuje e cili është i lehtë, rezistent dhe jo shumë i shtrenjtë.

Kullesa

Mund ta përdorni për të kulluar makaronat, për të shpëlarë fasulet e konservuara, për të bërë djathë kos, për të hequr farat e manave nga salcat e manaferrave ose kulisat, për të kulluar barishtet dhe erëzat nga salcat, për të hequr perimet e zbutura nga uji i vluar, për të situr përbërësit e thatë dhe madje për të bërë lëng agrumeshato  vijnë në madhësi të ndryshme dhe mund të vendosen në dollap për të kursyer hapësirë.

Tigan i thellë

Mund ta përdorni në disa receta, siç është supa, gjellët, makaronat apo skuqja. Një tigan i thellë që nuk ngjit është një domsodoshmëri në kuzhinë. Zgjidhni një material guri ose qeramike për të gatuar në mënyrë të sigurtë dhe plot shije.

blank

Mollët Shqiptare – Më natyralet dhe më të pastrat në rajon

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nëse është mollë shqiptare, akoma më mirë.

Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh.

Dy zonat që mbahen për prodhimin më të lartë të mollëve në vendin tonë janë Korça dhe Dibra.

AgroWeb.org raporton se varietetet që prodhohen më së shumti në Shqipëri janë dy derivatet e Red Delicious, Red Chief dhe Starking.

Të dyja janë të referuara lokalisht si “Starking” madje përbëjnë 52% të pemëve drurëve frutorë, plus mollët e varietetit Golden Delicious që përbëjnë 42%.

Shumica e përbërësve antioksidantë gjenden tek lëkura e mollës. Ndaj këshillohet konsumimi i mollëve, të cilat kanë më pak pesticide dhe kimikate.

Por me rëndësi është fakti që falë klimës së zonave ku rriten mollët shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, spërkatja me pesticide është 10 herë më e ulët se vendet e tjera prodhuese të mollëve në Ballkan dhe 15 herë më e ulët se në vendet e Evropës Qendrore.

Karakteristikat e kultivarëve të mollëve të tokave shqiptare drejtohen nga cilësia dhe qëndrueshmëria ndaj insekteve dhe sëmundjeve, por ndihmesë jep edhe përbërja e tokave.

Nëse kërkon mbrojtje totale, bli mollët tradicionale shqiptare në treg, por lëri për pak minuta në një enë me uthull ose sodë buke dhe ujë si zgjidhje që ndihmojnë në largimin përfundimtar të pesticideve dhe baktereve.

Cilat janë vlerat shëndetësore të mollës?

Mbron trurin

Mollët mbrojnë qelizat bazë të sistemit nervor nga neurotoksinat dhe ulin ndjeshëm rrezikun e çrregullimeve mendore, siç është edhe sëmundja e Alzheimerit .

Ul rrezikun ndaj Ishemisë

Studimet kanë treguar që konsumimi i mollës ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru.

Kundër Diabetit

Duke konsumuar tre mollë në ditë, krah rrushit dhe boronicës ul me 7 përqind rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Roli që ka molla në këtë rast është rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, molla ndihmon sistemin tretës të përthithë më pak glukozë.

Ajo gjithashtu stimulon qelizat beta të pankreasit të prodhojnë insulinë natyrale.

Lufton tumoret

Molla ka përbërës të mrekullueshëm që mund të reduktojnë rreziqet nga kanceri.

Në disa studime të publikuara nga Planta Medica shkruhej se mollët, sidomos ato jeshile, janë efektive në luftën kundër kancerin e zorrës së trashë, kancerit të lëkurës dhe kancerit të mushkërive.

Mbron zemrën

Mollët ulin rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, për shkak të përbërësve të lartë antioksidantë.

Lëngu i mollës mund të jetë i shijshëm, me vitamina dhe antioksidantë, por magjia qëndron tek fruti i plotë. Vetëm ai të ofron një tufë me fibra dhe vlera ushqimore ashtu siç ka dashur nëna natyrë.

Ata që kanë kujdes për peshën duhet të konsumojnë një mollë të plotë para çdo vakti. Kështu marrin 15% më pak kalori.

AgroWeb.org të tregon që mushkëritë funksionojnë më mirë nëse konsumon mollë. Kjo për shkak të flavonoidëve që gjenden në frut të cilat ulin rrezukun ndaj atakut në zemër.

A e dini?

Molla është në fakt një ‘kushërirë’ e trëndafilit. Ky frut i shijshëm së bashku me pjeshkët, qershitë dhe luleshtrydhet janë të gjithë pjesë e familjes bimore Rosacea apo Trëndafilore.

blank

Si po depërton mikroplastika në ushqimin që hamë?

RFE/RL

BBC

Ndotja nga plastika është një nga trashëgimitë më karakteristike të jetesës sonë moderne, por tani kjo ndotje është aq e përhapur saqë po depërton edhe deri te frutat dhe perimet që konsumojmë, gjatë procesit të tyre të rritjes.

Grimcat mikroplastike e kanë infiltruar çdo pjesë të planetit. Ato janë gjetur të fundosura në Detin e ngrirë Antarktik, brenda organeve të kafshëve që jetojnë në llogoret më të thella oqeanike dhe në ujin e pijshëm kudo nëpër botë. Ndotje nga plastika është evidentuar në plazhet e ishujve të largët dhe të pabanuar dhe shfaqet edhe në mostrat e ujit detar në të gjithë planetin. Një studim vlerësoi se ka rreth 24.4 trilion fragmente mikroplastike në shtresat e sipërme të oqeaneve të botës.

Por ato nuk ndodhen vetëm në ujë – ato janë të përhapura gjerësisht edhe në tokë dhe madje mund të përfundojnë edhe në ushqimin që hamë. Padashur, ne mund të konsumojmë fragmente të vogla plastike me pothuajse çdo kafshatë.

Në vitin 2022, analiza nga Grupi i Punës për Ambientin, një organizatë jofitimprurëse mjedisore, zbuloi se llumi i ujërave të zeza ka kontaminuar pothuajse 20 milionë hektarë tokë bujqësore në SHBA me substanca perfluoroalkile dhe polifluoroalkile (PFAS), të njohura edhe si “kimikate të përhershme”, të cilat zakonisht gjenden në produktet plastike dhe nuk shpërbëhen në kushte normale mjedisore.

Llumi i ujërave të zeza është nënprodukti që mbetet pas pastrimit të ujërave të zeza brenda një vendbanimi. Meqenëse asgjësimi kushton shtrenjtë dhe ajo substancë është e pasur me lëndë ushqyese, llumi përdoret zakonisht si pleh organik në SHBA dhe Evropë. Në Evropë, kjo ndodh pjesërisht për shkak të direktivave të BE-së që promovojnë metodat më të gjelbra për menaxhimin e mbeturinave. Rreth 8-10 milionë tonë llum i ujërave të zeza prodhohen çdo vit në Evropë dhe afërsisht 40 për qind shpërndahet në tokat bujqësore.

Për shkak të kësaj praktike, toka bujqësore në Evropë mund të jetë rezervuari më i madh global i mikroplastikës, sipas një studimi nga Universiteti i Cardiff-it. Kjo do të thotë se nga 31.000 deri në 42.000 ton mikroplastikë, ose 86 trilion deri në 710 trilion grimca mikroplastike, e ndotin tokën bujqësore në Evropë çdo vit.

Studiuesit zbuluan se deri në 650 milionë grimca mikroplastike, me përmasa midis 1mm dhe 5mm hynin çdo ditë në një impiant për trajtimin e ujërave të zeza në Uellsin jugor, në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjitha këto grimca përfundonin në llumrat e ujërave të zeza, duke përbërë afërsisht 1 për qind të peshës totale, në vend që të largoheshin me ujin e pastër.

Sasia e mikroplastikës që përfundon në tokat bujqësore “me gjasë është e nënvlerësuar”, thotë Catherine Wilson, një nga bashkautoret e studimit dhe zëvendësdrejtoreshë e Qendrës së Kërkimeve Hidro-Mjedisore në Universitetin e Cardiff-it.

“Mikroplastikë gjen kudo dhe [shpesh] aq të vogël sa nuk mund ta shohim”.

Për më tepër, mikroplastika qëndron aty për një kohë të gjatë. Një studim i fundit nga shkencëtarët në Univesitetin Phillips në Marburg të Gjermanisë gjeti mikroplastika deri në thellësi prej 90 centimetrash në dheun e dy fushave agrikulturore – ku për herë të fundit ishte përdorur llumi i ujërave të zeza para 34 vjetëve. Lërimi i tokës kishte bërë që mikroplastikat të shpërndaheshin edhe në zonat ku nuk ishte përdorur llumi i ujërave të zeza.

Përqendrimi i mikroplastikave në tokat bujqësore në Evropë është i ngjashëm me sasinë e gjetur në ujërat sipërfaqësore oqeanike, thotë James Lofty, autori kryesor i studimit të publikuar nga Universiteti i Cardiff-it.

Britania e Madhe është ndër vendet me përqendrimin më të madh të mikroplastikës në Evropë, pasi që rreth 500-1.000 grimca mikroplastike shpërndahen në tokë bujqësore çdo vit, sipas studimit të bërë nga Wilson dhe Lofty.

Përveçse ka krijuar rezerva të mëdha të mikroplastikës në tokë, praktika e përdorimit të llumit të ujërave të zeza për plehërim po e përkeqëson krizën me praninë e plastikës në oqeanet tona, shton Lofty. Kjo pasi që, në fund, ato mikroplastika përfundojnë në rrugët ujore sepse shiu e pastron shtresën e epërme të tokës. “Një burim i madh i ndotjes [nga plastika] në lumenjtë dhe oqeanet tona vjen nga rrjedhjet e tilla”, thotë ai.

Një studim i kryer në Ontario të Kanadasë gjeti se 99 për qind e grimcave mikroplastike shpërndahen në vende të tjera, jashtë vendit ku llumi i ujërave të zeza ishte përdorur fillimisht.

Ndotja e mjedisit

Megjithatë, para se t’i largojë shiu, mikroplastikat mund të lëshojnë kimikate toksike në tokë. Ato jo vetëm që prodhohen nga kimikate potencialisht të dëmshme që mund të lirohen në ambient gjatë shpërbërjes së tyre, por mikroplastikat mund edhe të thithin substanca të tjera toksike, duke ua mundësuar atyre kështu ndotjen e tokave bujqësore, sipas Loftyt.

 

Një raport i Agjencisë britanike të Ambientit tha se mbetjet e ujërave të zeza të destinuara për tokat bujqësore angleze ishin të kontaminuara me ndotës si dioksina dhe hidrokarbure aromatike policiklike në “nivele që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut”.

Një eksperiment i vitit 2020 nga Mary Berth Kirkham, agronome nga Universiteti i Kansasit, zbuloi se plastika shërben për marrjen e kimikateve toksike, si kadmiumi, nga bimët. “Në zonat ku në tokë kishte kadmium dhe plastikë, gjethet e grurit që rritej aty kishin shumë më shumë kadmium sesa në bimët që rriteshin në zonat pa plastikë në tokë”, kishte thënë Kirkham në kohën e studimit.

Hulumtimet tregojnë gjithashtu se mikroplastika mund ta pengojë rritjen e krimbave të tokës dhe të bëjë që ata të humbin peshë. Arsyet për humbjen e peshës nuk janë zbuluar ende plotësisht, por një teori është se mikroplastika mund ta pengojë traktin tretës të krimbave të tokës, duke kufizuar aftësinë e tyre për të thithur lëndë ushqyese dhe duke e kufizuar kështu rritjen e tyre. Kjo ka një ndikim negativ edhe në ambientin më të gjerë, thonë studiuesit, pasi krimbat e tokës luajnë një rol jetik në ruajtjen e shëndetit të tokës. Aktiviteti i tyre ajros tokën, parandalon erozionin, përmirëson kullimin e ujit dhe riciklon lëndët ushqyese.

Grimcat e plastikës mund të ndotin edhe drejtpërdrejt produktet ushqimore. Një studim i vitit 2020 gjeti mikroplastikë dhe nanoplastikë në fruta dhe perime të shitura në supermarkete, si dhe në prodhimet e shitura nga shitësit vendas në Sicili të Italisë. Mollët ishin pemët më të kontaminuara, ndërsa karotat kishin nivelet më të larta të mikroplastikës nga perimet e testuara.

Sipas hulumtimit nga Willie Peijnenburg, profesor i toksikologjisë mjedisore dhe biodiversitetit në Universitetin Leiden në Holandë, produktet thithin grimcat nanoplastike – fragmente të vogla, rreth 100 deri në 1.000 herë më të vogla se një qelizë gjaku e njeriut – nga uji dhe toka përreth rrënjëve të tyre.

Analiza dëshmoi se sasia më e madhe e plastikës u grumbullua nga rrënjët e bimëve, ndërsa vetëm një sasi shumë e vogël udhëtonte deri në lastarë.

“Përqendrimet në gjethe janë shumë nën 1 për qind”, thotë Peijnenburg. Për perimet me gjethe si marulet dhe lakrat, përqendrimet e plastikës ka të ngjarë të jenë relativisht të ulëta, por për perimet me rrënjë si karotat, rrepkat dhe rrepat, rreziku i konsumimit të mikroplastikës është më i madh, paralajmëron ai.

Te perimet që frutin e kanë në rrënjë, rreziku i konsumimit të mikroplastikës është më i madh

Te perimet që frutin e kanë në rrënjë, rreziku i konsumimit të mikroplastikës është më i madh

Një studim tjetër nga Peijnenburg dhe kolegët e tij gjeti se në marule dhe grurë, sasia e mikroplastikës ishte dhjetë herë më e ulët sesa në tokën përreth. “Ne zbuluam se vetëm grimcat më të vogla merren nga bimët dhe ato të mëdha jo”, thotë Peijnenburg.

Kjo është qetësuese, shton Peijnenburg. Megjithatë, një pjesë e madhe e grimcave mikroplastike degradohen ngadalë dhe shpërbëhen në nanogrimca, duke shtuar kështu një “burim të mirë për thithjen e [plastikës] nga bimët”, shton ai.

Marrja e grimcave plastike nuk dukej se pengonte rritjen e produkteve ushqimore, sipas hulumtimit të Peijnenburgut. Por, se çfarë efekti ka kjo prani e plastikës në ushqim për shëndetin tonë është më pak e qartë.

Nevojiten studime të mëtejshme për ta qartësuar këtë, thotë Peijnenburg, veçanërisht pasi problemi vetëm do të bëhet më i madh.

“Do të duhen dekada përpara se plastika të hiqet plotësisht nga mjedisi”, thotë ai. “Edhe nëse rreziku nuk është aktualisht shumë i madh, nuk është ide e mirë të kemi kimikate të përhershme [në tokën bujqësore]. Ato do të grumbullohen dhe më pas mund të paraqesin rrezik”.

Sipas një studimi, sasia e mikroplastikës në grurë ishte dhjetë herë më e ulët sesa në tokën përreth.

Sipas një studimi, sasia e mikroplastikës në grurë ishte dhjetë herë më e ulët sesa në tokën përreth.

Ndikimi në shëndet

Përderisa efekti i gëlltitjes së plastikës për shëndetin e njeriut nuk është ende plotësisht i qartë, tashmë ka disa studime që sugjerojnë se një gjë e tillë mund të jetë e dëmshme. Studimet tregojnë se kimikatet e përdorura gjatë prodhimit të plastikës mund të dëmtojnë sistemin endokrin dhe hormonet që rregullojnë rritjen dhe zhvillimin tonë.

Kimikatet e gjetura në plastikë thuhet se kanë lidhje me një sërë problemesh të tjera shëndetësore, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe zhvillimin e dobët të fetusit.

Gëlltitja e një sasie të madhe të mikroplastikës mund të shkaktojë edhe dëmtime qelizore që mund të çojnë në inflamacion dhe reaksione alergjike, sipas analizave nga studiuesit në Universitetin e Hull-it në Mbretërinë e Bashkuar.

Studiuesit analizuan 17 studime të publikuara më herët të cilat studionin ndikimin toksikologjik të mikroplastikës në qelizat njerëzore. Ky studim krahasonte sasinë e mikroplastikës që shkaktonte dëme në qeliza, sipas testeve laboratorike, me sasinë e mikroplastikës që konsumohet nga njerëzit përmes ujit të pijshëm, ushqimeve të detit dhe kripës. Ai zbuloi se sasitë që konsumoheshin u afroheshin atyre që mund të shkaktonin vdekjen e qelizave, por gjithashtu mund të shkaktonin reagime të sistemit imunitar, si reaksionet alergjike, dëmtimin e mureve qelizore dhe stresin oksidativ.

“Hulumtimi ynë tregon se ne po gëlltisim mikroplastikë në nivele që përputhen me efektet e dëmshme në qeliza”, thotë Evangelos Danopoulos, autor kryesor i studimit nga Shkolla Mjekësore Hull York. “Ne e dimë se mikroplastika mund të kalojë barrierat e qelizave dhe gjithashtu t’i thyejë ato. Ne e dimë se ato gjithashtu mund të shkaktojnë stres oksidativ në qeliza, që përbën fillimin e dëmtimit të indeve”.

Nëse e dimë se llumi është i ndotur me mikroplastikë dhe se bimët kanë aftësinë t’i nxjerrin ato nga toka, a duhet ta përdorim atë si pleh?”

Ekzistojnë dy teori se si mikroplastika çon në shkatërrimin e qelizave, thotë Danopoulos. Skajet e tyre të mprehta mund të çajnë murin qelizor ose kimikatet në mikroplastikë mund të dëmtojnë qelizën, thotë ai. Studimi zbuloi se mikroplastika me formë të çrregullt kishte më shumë gjasa të shkaktonte vdekjen e qelizave.

“Ajo që ne tani duhet ta kuptojmë është se sa mikroplastikë gjendet në trupin tonë dhe çfarë lloj madhësie dhe forme e mikroplastikës arrin ta kalojë barrierën qelizore”, thotë Danopoulos. Nëse plastika do të grumbullohej në nivelet në të cilat ato mund të bëhen të dëmshme përgjatë një periudhe kohore, kjo mund të përbëjë rrezik edhe më të madh për shëndetin e njeriut.

Por, edhe pa këto përgjigje, Danopoulos ngrit pyetjen nëse nevojitet më shumë kujdes për t’u siguruar që mikroplastika të mos hyjë në zinxhirin ushqimor. “Nëse e dimë se llumi është i ndotur me mikroplastikë dhe se bimët kanë aftësinë t’i nxjerrin ato nga toka, a duhet ta përdorim atë si pleh?”, pyet ai.

Ndalimi i llumit të ujërave të zeza

Përhapja e llumit në tokat bujqësore është e ndaluar në Holandë që nga viti 1995. Holanda fillimisht nisi ta djegë llumin për ta asgjësuar, por pastaj filloi ta eksportojë atë në Mbretërinë e Bashkuar, ku u përdor si pleh për tokat bujqësore, pas problemeve që u shfaqën në një fabrikë djegieje në Amsterdam.

Zvicra e ndaloi përdorimin e llumit të ujërave të zeza si pleh në vitin 2003, sepse ai “përfshin një gamë të tërë substancash të dëmshme dhe organizmash patogjenë të prodhuar nga industria dhe familjet private”.

Frutat e patates që rriten në tokë.

Frutat e patates që rriten në tokë.

Shteti amerikan, Maine, e ndaloi gjithashtu këtë praktikë në prill të vitit 2022, pasi autoritetet mjedisore gjetën nivele të larta PFAS në tokën bujqësore, prodhimet ushqimore dhe në ujë. Nivele të larta të PFAS-it u zbuluan edhe në gjakun e fermerëve. Ndotja e përhapur gjerësisht detyroi disa ferma të mbylleshin.

Ligji i ri i shtetit Maine ndalon aplikimin, shitjen dhe shpërndarjen e plehut që përmban llum të ujërave të zeza, por nuk e ndalon eksportimin e tij.

Por, një ndalim i plotë i përdorimit të llumit të ujërave të zeza si pleh nuk është domosdo zgjidhja më e mirë, thotë Wilson nga Universiteti i Cardiff-it. Në vend të kësaj, një gjë e tillë mund të nxisë fermerët të përdorin më shumë plehra azotike sintetike, të bëra nga gazi natyror, thotë ajo.

“[Me llumrat e ujërave të zeza], ne po përdorim një mbetje në një mënyrë efikase në vend që të prodhojmë plehra të pafund të karburantit fosil”, thotë Wilson. Mbetjet organike në llum gjithashtu ndihmojnë në rikthimin e karbonit në tokë dhe e pasurojnë atë me lëndë ushqyese si fosfori dhe azoti, i cili parandalon degradimin e tokës, thotë ajo.

“Ne duhet të përcaktojmë sasinë e mikroplastikës në llumrat e ujërave të zeza në mënyrë që të mund të [përcaktojmë] se ku janë pikat e nxehta dhe të fillojmë ta menaxhojmë atë”, thotë Wilson. Në vendet me nivele të larta të mikroplastikës, llumi i ujërave të zeza mund të digjet për të gjeneruar energji në vend që të përdoret si pleh, sugjeron ajo.

Një mënyrë për të parandaluar ndotjen e tokës bujqësore është rikuperimi i yndyrave dhe vajit (të cilat përmbajnë nivele të larta mikroplastike) në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza dhe përdorimi i këtij “llumi sipërfaqësor” si biokarburant, në vend që të përzihet me llum të ujërave të zeza, thonë Wilson dhe kolegët e saj.

Disa vende evropiane, si Italia dhe Greqia, hedhin llumrat e ujërave të zeza në vendgrumbullime të caktuara. Por, studiuesit paralajmërojnë se ekziston rreziku i rrjedhjes së mikroplastikës në mjedis nga këto vende dhe kështu mund të ndotet toka dhe ujërat përreth.

Kultura e karotës, fruti i së cilës rritet në tokë.

Kultura e karotës, fruti i së cilës rritet në tokë.

Wilson dhe Danopoulos thonë se nevojiten shumë më tepër studime për të përcaktuar sasinë e mikroplastikës në tokën bujqësore dhe ndikimet e mundshme mjedisore dhe shëndetësore.

“Mikroplastika tani është në prag të kalimit nga një kontaminues në një ndotës”, thotë Danopoulos. “Një ndotës është diçka që gjendet aty ku nuk duhet të jetë.

Mikroplastika nuk duhet të jetë në ujin dhe tokën tonë. Nëse vërtetojmë [se ato kanë] efekte negative, kjo do t’i bënte ato një ndotës dhe [ne] do të duhej të sjellim legjislacion dhe rregullore për këtë”.

Përgatiti: Doruntina Baftiu
blank

A ndikon mungesa e Vitaminës D tek tensioni i lartë i gjakut?

Mungesa e vitaminës D mund të lidhet me sëmundjet e zemrës dhe me një rrezik të shtuar në rritjen e presionit të gjakut.

Tashmë dihet se mungesa e vitaminës D dobëson kockat, por kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës roli që mund të luajë vitamina D mbetet i paqartë.

Mungesa e vitaminës D mund të lidhet me sëmundjet e zemrës dhe me një rrezik të shtuar në rritjen e presionit të gjakut (hipertensioni).

Sidoqoftë është shumë herët për të thënë nëse mungesa e vitaminës D shkakton presion të lartë të gjakut ose nëse suplementet e vitaminës D mund të kenë ndonjë rol në trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Nevojiten ende shumë kërkimë për këtë.

Ajo që mbetet e sigurtë është se vitamina D është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Mjekët këshillojnë që një person nga mosha 19 deri në 70 vjeç duhet të marrë rreth 15 mikrogramë vitaminë D në ditë, ndërsa një i moshuar mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojë rreth 20 mikrogramë në ditë.

Por disa mjekë ngrenë pyetjen nëse këto nivele janë të mjaftueshme dhe mendojnë se marrja e një doze më të lartë do të ndihmonte më shumë njerëz.

Por shkencëtarë të fushës së mjekësisë rekomandojnë që të rriturit të shmangin marrjen e më shumë se 15 mikrogramëve në ditë, pasi mund të ketë efekte toksike.

Nëse shqetësoheni se jeni duke marrë më pak ose më shumë vitaminë D, kontaktoni mjekun tuaj. Ai mund t’iu rekomandojë një test për të kontrolluar nivelin e vitaminës D në gjak.

Kontrolli për mungesën e vitaminës D është i rëndësishëm edhe tek njerëzit me lëkurë të errët.

Lëkura e errët ka nivele më të larta të melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë lëkurës.

Sa më shumë melaninë të keni, aq më e vështirë është për lëkurën tuaj të prodhojë vitaminë D nga rrezet e diellit.

Njerëzit që mund të përfitojnë nga testimi për vitaminën D në gjak janë:

-Njerëzit të cilët nuk kalojnë shumë kohë në diell.

-Të moshuarit.

-Njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, që kanë vështirësi në përthithjen e vitaminës D./AgroWeb.org

blank

Çfarë duhet të dini për gripin sezonal – Këshillat e rëndësishme

Ekspertët e ISHP e cilësojnë këtë situatë si normale për stinën në të cilën ndodhemi, duke marrë parasysh edhe uljen e madhe të temperaturave.

Sezoni i gripit dhe të ftohurave ka filluar dhe përpara se të ikë duket se do të shpërndahet mirë në të gjithë territorin.

Këtë e konfirmon edhe Instituti i Shëndetit Publik ku thuhet se gripi po qarkullon edhe në Shqipëri si në të gjithë Evropën.

Konkretisht bëhet fjalë për virusin A/H1 i cili në vendin tonë është në rritje dhe për momentin cilësohet me një intensitet mesatar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, janë rregjistruar rreth 11 mijë raste me simptoma të këtij lloj gripi vetëm gjatë ditëve e orëve të fundit.

Ekspertët e ISHP e cilësojnë këtë situatë si normale për stinën në të cilën ndodhemi, duke marrë parasysh edhe uljen e madhe të temperaturave.

Gjithësesi ata japin disa këshilla për të gjithë përsonat e prekur ose jo nga gripi për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë.

Si të veproni

Nëse nuk jeni prekur ende nga gripi, bëni mirë që të kujdeseni për higjenën e trupit tuaj.

Kjo do të mbajë bakteret dhe viruset larg jush.

Ekspertët këshillojnë të;

– Lani duart rregullisht

– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme

– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz

– Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja.

– Ajrosini vazhdimisht ambientet ku rrini.

Nëse jeni të sëmurë

Në rastet kur jeni prekur nga gripi bëni kujdes që të mos rëndoni gjendjen në të cilën ndodheni.

Për të qenë sa më të sigurt mjafton të ndiqni këshillat si më poshtë.

Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.

– Konsumoni ushqime të ngrohta

– Pini sa më shumë lëngje

– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

Për më shumë informacion rreth kujdesit dhe parandalimit të viruseve gripale shikoni infografikën e mëposhtëme;

blank

/AgroWeb.org


Send this to a friend