Protesta e 19-të e studentëve në Tiranë u shndërrua të shtunën në një përballje të fortë me policinë, me kosha mbeturinash në flakë, gurë e bomba molotov, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Qëndresa nisi në mesditë përpara Ministrisë së Arsimit, vijoi me marshimin drejt Kryeministrisë dhe përfundoi me shpërndarjen e protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ku pati përplasje të tjera me forcat e rendit.
Të rinjtë u mblodhën për të 19-ën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë. Mes sloganeve që u dëgjuan në bulevard ishin “Rama, dorëhiqu!” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri!”. Tubimi nisi në mënyrë paqësore, por situata u tensionua pas djegies së disa koshave të mbeturinave dhe hedhjes së gurëve në drejtim të efektivëve të policisë.
Refuzimi i PD-së dhe thirrjet kundër të dyja palëve politike
Një tjetër zhvillim i protestës ishte qëndrimi i studentëve ndaj përpjekjes së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar tubimit. Demokratët nisën marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, por deputetët e PD-së nuk u mirëpritën nga protestuesit, të cilët kërkuan që lëvizja të ruante karakterin e saj të pavarur.
Të rinjtë artikuluan thirrjen “Opozita jemi ne!”, ndërsa në bulevard u dëgjuan edhe slogane kundër të dyja forcave kryesore politike: “Rama në burg, Berisha në burg!”. Studentët u shprehën se nuk duan që protesta të përvetësohet nga partitë dhe se kërkesa e tyre për ndryshim nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike.
Gurë, molotovë dhe autobotët e ujit në veprim
Përplasjet e para u shënuan pranë Ministrisë së Arsimit. Disa protestues hodhën gurë, sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të policisë dhe autobotit të ujit. Disa prej molotovëve përfunduan pranë mjetit të ujëhedhjes, duke shkaktuar shpërthime dhe flakë.
Policia reagoi me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa në terren ishin dislokuar forca të shumta të FNSH-së, Shqiponjave dhe efektivë të tjerë. Për mbarëvajtjen e protestës ishin angazhuar mbi 2 mijë punonjës policie, ndërsa në gatishmëri ishin vendosur edhe autobotë të shumtë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe reshjeve të dendura të shiut, protestuesit nuk u tërhoqën. Ata marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku policia kishte vendosur efektivë për të garantuar sigurinë e godinës, dhe vijuan drejt Kryeministrisë.
Droni lëshon gaz nga ajri, policia ndërhyn me forca të shumta
Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej përpara godinës së Kryeministrisë. Policia përdori autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një nga zhvillimet më të pazakonta ishte përdorimi i një droni të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se lëshonte gaz lotsjellës nga ajri. Gjatë ndërhyrjes, droni u rrëzua mbi protestuesit, ndërsa efektivët u afruan menjëherë në zonë.
Në bulevard u panë autoblinda dhe mjete të shumta policie, përfshirë autobotë të rinj ujëhedhës. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u larguan nga zona e Kryeministrisë drejt rrugëve dhe rrugicave përreth. Edhe në këto zona u raportuan përplasje të tjera, ndërsa policia vijoi ndjekjen e grupeve të protestuesve.
Kështu, dita e 19-të e revoltës studentore u mbyll me një tjetër përshkallëzim të situatës në kryeqytet. Pas gati tri javësh protestash, studentët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qëndrimi i tyre kundër përfshirjes së partive politike mbeti një nga mesazhet kryesore të tubimit. bw
Kurse kjo do hetoje vetem dosjet e opozites… U mbyll edhe dosja e Bankers-it… rri i qete ambasador!
Gazi ”keq”.Por Kush Ishte shkaku????.
Nga zemrimi,Shkelu ligjet,kushtetut a.Mos u jepe
fjala opposites.
Liri democracy kerkon populli!!!!!
Por e pa ”lejshme ”thirrja e gardens nga hitleri ruci .
Si xhandar I thirry”
junta- garda u versus ski kafshet e era ne parliament.
Cdo depute social komuniste kishte nje gardist
“O tempo more” .
Berisha kerkoj fjalen gjeja me e shtrejt e byjnore
ne bote.
Ai ” eshte I moshuare po te kisht ndodh ne amerik
nje shtyrje e till I denonte per
Godtitje e presion qe qimet e kokes nuk e paguanin???
Pastas fjalen kerkoje berishae.por Jane
koministet,me hekure e me zjarr do shtypin
protestusite.
Ne ke mi pare demonstrate ne australi,azi,
afaik amerik,bile ne amerke ka pat ur gaz,tym per.
shume,dhune. Djegje makish dyuqanesh,shtepi
,bllokikm rrugesh,tyme,gaze Sa te duashe.
Por populli eshte i lire te demonstroje.Qendri mi
I Europes dilhet.Heshtja felt se Europa eshte
bashkpuntore me P.s.Pse nuke nderhyri per gjeera
kaqe delikate
Pse Europa sapo rama njftuane per pd.ndihme
U Cuane me kuc e much e naten erdhen ne tirne
e k bene Preston kercnjane pd.
Formalisht duhet Europa ti kishte thene,plotsoje ,
prokurorite dhe gjykatat .shqiperia ska
gjykate kushtetuse,????????
Pose te gjitha I ka beret p.s.?? ngrec,penges, per te
vepruare si te done.
Sot ka ,,”ngodh” drejtesia newer duet varrose.
Ju nderkombtaret mos I hidhni benzine zjarrite.
Rrezik situata esht ”tensionure” del nga Dora.
A nuke e kupton Europa ne shqiperi eshte vendosure
diktatyra komuniste.
Europa e ka sjell diktaturen ne shqiperi.
Mos harmonic komunistat nuke ”dorzohen”
Socialistat Jane ganneshtare,shpifsa,”servile”
Z.Marku Si jurist I beejm thirrje te jape dorheqje
Si juriste mos te shkelin pose mos te shkelin
ligjtest se nje juriste.

Shtojc
Harrove rama e ..”lavdronte”ne koferencen e shtypite prokurorin
llalla qe akoma nuke e ka dorzuare detyre,se Ms Markus nuke u paraqite
Sot me Marr detyren.Me siguri eshtev pendure ????
,Kryeprokurorja ms.Marku kishte pature ”ferkime” me llallen.
Une ase shpres ase besim.
ambasdori
Ambassador I USA Mr.honorable Lu thot : ”Iku prokurori(eshte fjala per .llall
en) qe ”refuzonte ”te HETONTE ”politikanet”
RAMA ESHTE KONFUZE.
Beri c’ beri te largohet