Nga fillimi i vjeshtës njerëzit mund të ballafaqohen me Çrregullim Emocional Sezonal (SAD), me simptoma që përfshijnë ndjenjat e dëshpërimit dhe ankthit.
Por stërvitja e rregullt është parë se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të depresionit deri në 30 për qind, sipas Fondacionit të Shëndetit Mendor. Ushtrimi mund të jetë aq i thjeshtë sa një ecje e shkurtër 10-minutëshe.
Gavin Cowper, ekspert i ushtrimeve ka ndarë disa ushtrime të thjeshta 30-minutëshe përgjatë javës për t’ju ndihmuar në lehtësimin e simptomave të depresionit sezonal.
“Shumë njerëz janë të emocionuar për vjeshtën, por derisa ditët shkurtohen dhe netët rriten, ata me Çrregullime Emocionale Sezonale mund të kenë vështirësi në shëndetin e tyre mendor”, pohoi Cowper.
“Fatmirësisht, ushtrimet e thjeshta 30-minutëshe mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të SAD. Qëndrimi aktiv jo vetëm që përmirëson disponimin tuaj, por gjithashtu rrit vetëvlerësimin tuaj, gjë që mund të ketë një efekt pozitiv në mirëqenien tuaj të përgjithshme”.
Ai ka ndarë disa ushtrime që do t’ju ndihmojnë në këtë aspekt të cilat janë si më poshtë:
Ecja: “Ushtrimi i thjeshtë me ndikim të ulët, si ecja, rrit prodhimin natyral të endorfinës në trup, gjë që ju ndihmon të relaksoheni dhe të përmirësoni disponimin tuaj. Ecja gjithashtu ndihmon në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në tru, duke përmirësuar funksionin njohës dhe duke ju lejuar të mendoni qartë. Për të marrë përfitimet e plota, synoni të ecni 30 minuta çdo ditë. Qëndrimi i qëndrueshëm me këtë ushtrim do të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe do të mbështesë humbjen graduale të peshës, duke rritur mirëqenien tuaj të përgjithshme”.
Joga: “Si një nga ushtrimet më relaksuese, joga është zbuluar se redukton hormonet e stresit në trup ndërsa rrit endorfinën për të nxitur relaksimin dhe reduktimin e ankthit. Praktikimi i jogës forcon lidhjet në trurin tuaj, duke përmirësuar funksionin tuaj njohës, si dhe kohën e reagimit dhe mprehtësinë e përgjithshme mendore. Joga e rregullt mund të nxisë vëmendjen. Mundohuni të bëni 30 minuta joga çdo të dytën ditë, veçanërisht pas një dite stresuese duke u fokusuar në poza të buta ose restauruese për të nxitur relaksimin”.
Pilates: “Praktikimi i pilates mund të përmirësojë disponimin tuaj duke nxitur endorfinë dhe serotonin për të promovuar mirëqenien, si dhe për të rritur nivelet e energjisë dhe për të përmirësuar modelet tuaja të gjumit, duke e bërë më të lehtë menaxhimin e përgjegjësive të përditshme. Pilates fokusohet në lëvizjet e kontrolluara dhe frymëmarrjen e thellë, e cila qetëson sistemin nervor, veçanërisht për ata me çrregullim SAD. Për të marrë rezultatet më të mira, përfshini pilates në rutinën tuaj të stërvitjes 2-3 herë në javë për 30 minuta, veçanërisht para gjumit.
Noti: “Noti redukton stresin duke çliruar endorfinë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, gjë që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe rritjen e funksionit njohës. Në veçanti, noti në ujë të ftohtë mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të depresionit pasi reagimi i trupit ndaj të ftohtit ju ndihmon të përshtateni dhe menaxhoni stresin. Për rezultatet më të mira, bëni 10 deri në 20 xhiro – që zgjasin rreth 30 minuta – 2 deri në 3 herë në javë”.sn
TIRANE
Nëse njerëzit ndihen të lumtur apo edhe të kënaqur me jetën e tyre, kjo vetëm ndihmon shëndetin mendor, por mund edhe të reduktojë rrezikun e atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale.
Një studim i fundit, i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, tregoi se mirëqenia ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
“Gjetjet tona mbështesin një qasje ndaj kujdesit shëndetësor, ku rritja e mirëqenies mendore dhe emocionale të një individi konsiderohet si pjesë integrale e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale,” pohoi autori kryesor i studimit Dr. Wen Sun.
Hulumtimi i drejtuar prej tij analizoi të dhënat e mbi 120 mijë pjesëmarrësve. Rezultatet treguan se personat me nivele më të larta të mirëqenies emocionale kishin një rrezik 44% më të ulët për arterie të bllokuara, 45% më të ulët për hemorragji cerebrale dhe 56% më pak për infarkt.
Studiuesit thonë se njerëzit që ndiheshin më të kënaqur me jetën, niveli i inflamacionit në trup ishte më i vogël. Ata rekomanduan përfshirjen e aktiviteteve fizike dhe menaxhimin e stresit në kujdesin shëndetësor të përditshëm.bw
Mungesa epidemike e ëndrrave është një tregues i disa problemeve shëndetësore të shkaktuara nga mungesa e gjumit.
E gjithë kjo lidhet me fazën REM, e njohur si lëvizja e shpejtë e syve, përgjatë së cilës njeriu ëndërron.
Gjumi i thellë dhe rëndësia e saj
Në këtë fazë, teksa trupi është në proces relaksi dhe qetësie, sytë lëvizin me shpejtësi të madhe.
Në gjumin e thellë truri dhe trupi “marrin veten” nga problemet e ditës dhe bëhen gati për ditën e nesërme, duke u ngarkuar me energji të reja.
Po kështu kjo fazë zë peshë përsa i përket rëndësisë në ëndrrat.
Ëndrrat pengohen nga një sërë faktorësh, siç mund të jetë alkooli.
Alkooli mund t’iu vëjë në gjumë, por ka prirje t’ju dalë pak më shpejt se zakonisht.
Kështu, truri dhe trupi e kapërcejnë fazën REM dhe ëndrrat nuk mund të jenë të pranishme.
Problemet që lindin nga mungesa e gjumit dhe e ëndrrave
Pagjumësia shkakton vështirësi në përqendrim, ankth apo dhe halucinacione.
Mungesa e gjumit mund të shkaktojë disa probleme në shëndet, si për shembull mbipesha, sëmundjet kardiovaskulare dhe humbja e kujtesës.
Ekspertët shprehen se mungesa e ëndrrave dhe gjumit të thellë nxisin reagime inflamatore të ndryshme. Për këtë arsye është e rëndësishme të mos konsumohen substanca të ndryshme përpara fjetjes, siç mund të jetë kafeja, e po kështu mos të ketë ekspozim të tepërt në dritë.
UASHINGTON – Personat që dëshirojnë të dhurojnë veshkën e tyre përballen me një rrezik më të ulët vdekjeje pas operacionit, se ç’mendohej më parë nga mjekët, njoftuan studiuesit të mërkurën.
Studimi përmblodhi të dhënat e dhurimit të veshkave nga persona të gjallë përgjatë 30 viteve dhe zbuloi se deri në vitin 2022, më pak se 1 në çdo 10,000 dhurues vdiq brenda tre muajve nga bërja e operacionit. Qendrat e transplantimeve kanë përdorur deri tani të dhëna më të vjetra – duke përmendur rrezikun e 3 vdekjeve për 10,000 dhurues të gjallë – në materialet ku informohen dhuruesit rreth komplikacioneve kirurgjikale që mund të kenë pasoja vdekjeprurëse.
“Dekada e fundit është bërë shumë më e sigurt në sallën e operacionit për dhuruesit e gjallë”, tha Dr. Dorry Segev, kirurg transplantesh në spitalin e Universitetit të Nju Jorkut “Langone Health” dhe bashkautor i studimit të botuar në revistën JAMA.
Teknikat më të reja kirurgjikale janë arsyeja kryesore, tha Dr. Segev, duke bërë thirrje që të përditësohen udhëzimet për të pasqyruar këto përmirësime të sigurisë – dhe ndoshta për të rritur interesimin për dhurimin e gjallë të organeve.
Ai përmend se sa shpesh marrësit e organit janë më të shqetësuar për rreziqet e mundshme për dhuruesit e tyre, sesa vetë dhuruesit e mundshëm.
“Për ta, kjo është edhe më qetësuese, që t’i lejojnë miqtë ose familjarët të dhurojnë për ta”, tha Dr. Segev.
Mijëra njerëz vdesin çdo vit ndërsa janë ende në pritje për një transplantim organesh. Është e mundur që dhuruesit e gjallë të japin një nga dy veshkat e tyre ose një pjesë të mëlçisë, që është organi i vetëm që ripërtërihet.
Me gati 90 mijë persona në Shtetet e Bashkuara në listën e pritjes për njëë veshkë, gjetja e një dhuruesi të gjallë jo vetëm që shkurton pritjen shumëvjeçare – këto organe gjithashtu mbijetojnë më gjatë se ato nga dhuruesit e vdekur.
Megjithatë vitin e kaluar, vetëm 6,290 nga mbi 27,000 transplantimet e veshkave në SHBA u dhuruan nga donatorë të gjallë, niveli më i lartë që nga periudha përpara pandemisë. Siguria nuk është e vetmja pengesë për dhurimin nga personat e gjallë. I tillë është edhe ndërgjegjësimi, pasi shumë pacientë hezitojnë të pyesin. Dhe megjithëse siguracioni shëndetësor i marrësit mbulon faturat mjekësore, disa donatorë përballen me shpenzime të tilla si udhëtimi, ose pagat e humbura, ndërsa rikuperohen pas transplantimit.
Ekipi i Universitetit të Nju Jorkut analizoi të dhënat në Shtetet e Bashkuara për mbi 164,000 dhurime të veshkave nga persona të gjallë nga viti 1993 deri në vitin 2022 dhe gjeti 36 vdekje pas operacionit. Më të rrezikuarit ishin dhuruesit meshkuj dhe ata me një historik tensioni të lartë të gjakut.
Vetëm pesë nga këto vdekje kanë ndodhur që nga viti 2013. Kjo periudhë përkoi me ndryshimin e procedurave në qendrat e transplantimit në SHBA, duke e bërë heqjen e veshkës me ndërhyrje më të vogël kirurgjikale dhe duke zbatuar një metodë më të mirë për të ndalur hemorragjinë, tha Dr. Segev.
“Me kalimin e kohës, është një operacion i sigurt që është bërë edhe më i sigurt” dhe është e rëndësishme që dhuruesit e mundshëm ta dinë këtë, tha Dr. Amit Tevar i Qendrës Mjekësore të Universitetit të Pitsburgut, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim.
Por ka edhe rreziqe afatgjata për t’u marrë parasysh, theksoi ai – përfshirë nëse veshka e mbetur e një dhuruesi pritet të zgjasë gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tyre.
Rreziku që një dhurues të pësojë më vonë dështim të veshkës është gjithashtu i vogël dhe varet nga faktorë të tillë si obeziteti, tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit dhe historiku i sëmundjeve të veshkave në familje. Faktorët për përllogaritjen e rrezikut i ndihmojnë mjekët të përcaktojnë gjasat e një dhuruesi të mundshëm për komplikacione të mëvonshme në jetë dhe qendrat e transplantimit mund të kenë kritere disi të ndryshme për përshtatshmërinë.
“Nuk ekziston një gjë e tillë si një donator me rrezik të moderuar apo të lartë – ose je i përsosur ose jo”, është mënyra se si Dr. Tevar e merr vendimin për ta pranuar ose për të hequr dorë nga një dhurues i mundshëm.
Mjekët dikur mendonin se të rinjtë në moshë madhore ishin dhuruesi i gjallë ideal. Por Dr. Segev tha se ka një zhvendosje drejt dhuruesve më të vjetër të gjallë, sepse është më e lehtë të parashikohet saktë nëse do t’u mjaftojë veshka që u mbetet.
Nëse një dhurues i gjallë më vonë përjeton dështim të veshkave, atij i jepet përparësi për një transplantim, vuri në dukje Dr. Segev.
Një raport i qeverisë amerikane del në përfundimin se fluori në ujin e pijshëm, në masën mbi dyfishin e kufirit të rekomanduar, ndikon tek një koeficient më i ulët i zgjuarsisë tek fëmijët. Provimi i inteligjencës njihen shkurtimisht si IQ.
Raporti i bazuar në një analizë të hulumtimeve të publikuara më parë, shënon rastin e parë që një agjenci federale ka përcaktuar “me besim të moderuar” se ekziston një lidhje midis niveleve të larta të ekspozimit ndaj fluorit në ujin e pijshëm dhe IQ më të ulët tek fëmijët.
Ndonëse raporti nuk ishte hartuar vetëm për të vlerësuar efektet shëndetësore të fluorit në ujin e pijshëm, rezultati tregon rrezikun e mundshëm neurologjik nga nivelet e larta të fluorit.
Fluori forcon dhëmbët dhe lufton prishjen e tyre duke zëvendësuar mineralet e humbura, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Shteteve të Bashkuara. Shtimi i niveleve të ulëta të fluorit në ujin e pijshëm është konsideruar prej kohësh si një nga arritjet më të mëdha të shëndetit publik të shekullit të kaluar.
Dr. Ashley Malin është hulumtuese në Universitetin e Floridës e cila ka studiuar ndikimin e niveleve të larta të fluorit tek gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre. Ajo thotë se ky është raporti më rigoroz i këtij lloji.
Raporti i shumëpritur, i publikuar të mërkurën, është hartuar nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë, pjesë e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
Raporti që përmbledh studimet e kryera në Kanada, Kinë, Indi, Iran, Pakistan dhe Meksikë, del në përfundimin se pirja e ujit që përmban më shumë se 1.5 miligramë fluor për lirët ka lidhje me koeficientin më të ulët të zgjuarsisë tek fëmijët.
Disa nga studimet e shqyrtuara në raport sugjerojë se fëmijët që kishin ekspozime më të larta ndaj fluorit morën 2 deri 5 pikë më pak në provimin e inteligjencës që njihet si IQ.
Zyrtarët federalë të shëndetësisë rekomanduan në vitin 2015 që uji i pijshëm të kishte një nivel prej 0.7 miligramë fluor për litër. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk duhet tejkaluar kufiri prej 1.5 miligramë fluorin për litër ujë.
Sipas raportit, rreth 0.6% e popullsisë amerikane ose rreth 1.9 milion njerëz konsumojnë ujë me përmbajtje natyrale fluori në masën prej 1.5 miligramë ose më shumë për një litër uji.
“Gjetjet nga ky raport shtrojnë pyetjet se si mund të mbrohen këta njerëz”, thotë hulumtuesja Ashley Malin me Universitetin e Floridës.
Raporti prej 324 faqesh nuk jep konkluzione në lidhje me rreziqet e niveleve më të ulëta të fluorit, duke thënë se nevojiten më shumë studime. Raporti nuk trajton ndikimin e fluorit të tepër tek të rriturit.
Shoqata Amerikane Dentare, e cila e mbështet fluoridimin e ujit, i ka kritikuar variantet e mëparshme të analizës së re dhe hulumtimet e Dr. Ashley Malin. Shoqata tha se ekspertët e saj ende po shqyrtonin raportin.
Fluori është mineral që ekziston natyrshëm në ujë dhe tokë. Rreth 80 vjet më parë, shkencëtarët gjetën se njerëzit që konsumonin ujë me nivele të larta natyrale fluori, gjithashtu kishin dhëmbë më të shëndetshëm, duke nxitur përpjekjet për përdorimin e mineralit për një shëndet më të mirë dentar.
Për herë të dytë në dy vjet, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka deklaruar linë e majmunit emergjencë globale të shëndetit publik. Vendimi i së mërkurës vjen pas një shpërthimi të infeksionit viral në Republikën Demokratike të Kongos që është përhapur në vendet fqinje.
Një komision për emergjencat u takua herët të mërkurën për të këshilluar Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghenreyesus, nëse përhapja e sëmundjes përbën një “emergjencë të shëndetit publik në shkallë botërore”.
Kjo emergjencë përbën nivelin më të lartë të alarmit të OBSH-së dhe synon të përshpejtojë hulumtimet, burimet financiare dhe masat e shëndetit publik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për të frenuar një sëmundje.
“Është e qartë se një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore për të ndaluar përhapjen dhe për të shpëtuar jetë”, tha zoti Tedros.
Lia e majmunit mund të përhapet përmes kontaktit. Zakonisht një sëmundje e lehtë, në disa raste mund të jetë vdekjeprurëse. Lia e majmunit shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe puçrra në trup të mbushura me qelb. Një variant i ri i lisë duket se përhapet më lehtë nëpërmjet kontaktit të ngushtë, përfshirë marrëdhëniet intime. Lia e majmunit është përhapur nga Kongo në vendet fqinje, përfshirë Burundin, Kenian, Ruandën dhe Ugandën.
“Zbulimi dhe përhapja e shpejtë e një varianti të ri të lisë së majmunit në Kongo, zbulimi në vendet fqinje që nuk kishin raportuar më parë raste dhe mundësia e përhapjes së mëtejshme brenda Afrikës dhe më gjerë, është shumë shqetësuese”, tha zoti Tedros.
Ai tha të mërkurën se OBSH-ja kishte autorizuar 1.5 milionë dollarë fonde emergjente dhe planifikon të autorizojë më shumë në ditët në vijim.
Në fillim të kësaj jave, organi më i lartë i shëndetit publik i Afrikës e shpalli linë e majmunit emergjencë për kontinentin, pasi paralajmëroi se infeksioni viral po përhapej në një shkallë alarmante, me më shumë se 17,000 raste të dyshuara dhe më shumë se 500 vdekje këtë vit, kryesisht midis fëmijëve në Kongo.
Lajmet me interesante
-
Xhevahir Spahiu, modern kur ndalohej moda- Esse nga Fatbardh Amursi
October 12, 2024
-
Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim Sabri Raçi- Nga Arif Ejupi
October 10, 2024
-
Shkrimtarja jugkoreane Han Kang fiton Nobelin për Letërsi
-
GAZMENT BARDHI: LETËR PUBLIKE GAZETARIT DHE DREJTORIT TË ABCNEWS SOKOL BALLA
October 15, 2024
-
Taulant Xhaka: I thashë Granitit të mos shkojë në Serbi, s’është e lehtë ruash kontrollin për 90 minuta
October 10, 2024
-
Një djalë nga qyteti- Tregim nga HAMIT TAKA
Lajmet e fundit
-
Efektet çudibërëse të hudhrës…- Nga Dr. ALKET KOROSHI
By voal.ch | October 16, 2024
-
A KA DETYRIM FSHF DHE ARMANDO DUKA TI MBROJË LOJTARËT ME ORIGJINË NGA KOSOVA NGA FYERJET E SERBISË!?- Nga MILAIM NELA
By voal.ch |
-
AKADEMIK IDRIZ AJETI DHE STUDIUESI BEGZAD BALIU- Nga Skënder Karaçica
By voal.ch |
-
SPARTAKU NË URËN E KARDHIQIT- Tregim nga SHKËLQIM HAJNO
By voal.ch |
-
MIGJENI në vargjet e mia – Cikël me poezi nga Përparim Hysi
By voal.ch |
-
Kërkonin ryshfet, në pranga përfundojnë më shumë se 35 policë e doganierë
By voal.ch |
PERSHENDETJE JENA NJI FAMILJE NGA SHKODRA QE KEMI TERRENIN TON ME PELQEN TE MJELLI KET BIM SE KTU TE NEVE DEL ELLE VET PER PA E MJELL KSHTU CI I PERSHTATET VENI SHUM SI MUN BAHET PER KOMUNIKIM ME JU PER MJELLJEN LLE SHITJEN E TIJ ME DERGONI NJI PERGJIGJE NE KET EMEIL FALEMINDERIT
Pershtendtje dua 100 bulba shafrani per experiment si mund te kontaktojme
Përshëndetje!
Jam e interesuar të blej disa bulbe shafran!
Ku mund ti gjej?
pershendetje.
ku muj me shit shafranin?