VOAL

VOAL

Selami: I urova Bashës fitoren, do të punoj që PD të bëhet shpresë për shqiptarët

July 23, 2017

Komentet

Nga arqipeshkvi i Shkodrës, te Baba Mondi! Ja përfaqësuesit e komuniteteve fetare që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut

Ndërsa bota përgatitet për ceremoninë e lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku, edhe komunitetet fetare në Shqipëri do të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe shpirtërore dhe historike.

Në një akt uniteti ndërfetar, përfaqësues të lartë të besimeve të ndryshme në vend do të nderojnë Papën. Ceremonia pritet të jetë një moment i veçantë reflektimi, nderimi dhe bashkimi shpirtëror mes besimeve, duke dëshmuar edhe njëherë kulturën e bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar që karakterizon vendin tonë.

KOMUNITETE FETARE QE KANE KONFIRMUAR shkuarjen dhe pjesmarrjen ne Ceremonine e Lamtumires se Atit te Shejte Papa Francesku

Kisha Katolike e Shqiperise:

1- Shtz Arqipeshkvi I Shkodres dhe Pultit -it Imzot Giovanni Peragine

2- Arqipeshkvi Mitropolit Tirane – Durres Imzot Arjan Didaj

Nga Kryegjyshata Botetore Bektashiane :

1-Kryegjyshi Boteror Bektashijve Shejteria e Tije Dede Edmond Brahimaj

2- Ferdinand Samarxhi

Sulmoi fëmijët me spektër autik- Rama trash skandalin: E kam lexuar në literaturën politike

Situata psikologjike e Edi Ramës sa vjen dhe rëndohet.

Sulmet dhe fyerjet krahinore, sulmi ndaj burrave të Dibrës, të cilët i quajti çyrykë, fyerja familjeve shqiptare duke u thënë grave të ndajnë burrat, skandali me fëmijët të cilëve u thoshte më shihni mua lakuriq, u pasua nga një rrëshqitje psiqike edhe më e rëndë, teksa fyeu rëndë personat që vuajnë nga spektri i autizmit.

Mirëpo, në vend të kërkimit të faljes me përulje, Rama ka dalë si lugat mbrëmjen e së martës ka mbrojtur fyerjen që bëri duke thënë se e kishte lexuar në literaturën politike, por po vetë thotë në video që kjo shprehje paska 10-15 vite që nuk përdoret më. Këmbëngulja për të justifikuar skandalin e rëndë, tregon që kryeministri i vendit ka shkalluar, për më tepër tregon se prej 10-15 vitesh nuk ka kapur libër me dorë. Gjë që tregon se fyerja ndaj personave me aftësi ndryshe jo vetëm që nuk përdore në literaturën politike askund, por se Edi Rama deliron dhe ka firuar nga gjendja psikologjike aq shumë se mendon se do bindë ndokënd me justifikimin. sn

E rëndë- Shkallon Rama, tallet me autizmin: Kush nuk më voton mua është…

Gjendja psikologjike e Edi Ramës ka dalë jashtë kontrollit, teksa futemi në gjysmën e dytë të fushatës elektorale. Dje Rama skandalizoi shqiptarët kur u tha fëmijëve futuni në google dhe të shihnin fotot e tij nudo, ndërsa sot ai ka fyer rëndë njerëzit me aftësi ndryshe. Në një deklaratë publike, Rama u shpreh: “Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën domethënë nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, duke përdorur termin “autik” në një kontekst përçmues.

Mënyra sesi kryeministri përdori një term që i referohet një çrregullimi neurozhvillimor si fyerje ndaj kundërshtarëve nuk veçse një nga gafat e shumta të diskursit publik të tij.

Autizmi është një spektër çrregullimesh që prek mënyrën sesi individët komunikojnë, ndërveprojnë dhe perceptojnë botën. Ai nuk është një sëmundje, por një mënyrë ndryshe e të qenit, që kërkon mirëkuptim, përkrahje dhe përfshirje shoqërore.

Përdorimi i termit “autik” si sinonim i paaftësisë politike apo mendore nuk është vetëm etikisht i gabuar, por edhe thellësisht diskriminues. Kjo gjuhë jo vetëm që margjinalizon personat me autizëm dhe familjet e tyre, por thellon edhe më tej stigmatizimin me të cilin ata përballen çdo ditë.

Në një vend që synon të afrohet me vlerat europiane të barazisë dhe përfshirjes, është e papranueshme që vetë kreu i qeverisë të banalizojë e të përdorë në mënyrë fyese një term që lidhet me një grup të ndjeshëm të shoqërisë. Të flasësh për autizmin në këtë mënyrë nuk është metaforë, por është mungesë respekti për mijëra qytetarë që jetojnë me këtë realitet.

Duke quajtur “kënetë” çdo zgjedhje që nuk i përshtatet vizionit të tij, Rama nuk përçmon vetëm kundërshtarët, por edhe vetë vullnetin e lirë të qytetarëve. Në vend që të ndërtojë ura për të afruar njerëzit me njëri-tjetrin dhe me Europën, ai i vë flakën urave që duhej të na çonin atje. Në fund të ditës, nuk është “kënetë” ai që mendon ndryshe, por ai që përdor fjalën si armë për të zhbërë çdo vlerë që e bën një shoqëri të civilizuar.

Në një vend që synon të jetë europian jo vetëm me letra, por edhe me kulturë politike, një deklaratë e tillë nuk duhet të kalojë thjesht si gafë – por si shenjë alarmi.

Deklarata e Rames: 

“Paguajtën lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë.

Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, tha Rama. sn

Cilat janë veprat penale që heton SPAK në fushën e krimeve zgjedhore? Prokuroria e Posaçme sqaron qytetarët edhe se si mund të denoncojnë

SPAK dhe KQZ, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme janë angazhuar si kurrë më parë për krimet zgjedhore. Për këtë qëllim, SPAK ka modeluar një formular online, ku çdonjëri mund të denoncojnë.

SPAK gjithashtu tregon se cilat krimet zgjedhore heton, gjithashtu orienton qytetarët se si mund të bëjnë denoncimet e tyre, qoftë me shkrim, apo mënyra të tjera.

1.Cilat janë krimet zgjedhore të parashikuara në Kodin Penal?

Veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor janë:

Pengimi i subjekteve zgjedhore (Neni 325);

Falsifikimi i materialit zgjedhor (Neni 326);

Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor (Neni 326/a);

Shkelja e fshehtësisë se votimit (neni 327);

Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar (Neni 327/a);

Korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje (Nen. 328, 328/b);

Përdorimi i funksionit publik për qëllime politike (Neni 328/a);

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (Neni 329);

Pengimi i zgjedhësit (Neni 330);

Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve (Neni 330/a);

Shkelja e se drejtës së zgjedhjes (neni 331);

Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit (Neni 331/a);

Shpërdorimi i autoritetit ushtarak ose policor (Nenet. 332, 332/a).

2.A ka SPAK kompetencë për të hetuar krimin zgjedhor?

SPAK ka kompetencë të kufizuar për hetimin e disa veprave penale që lidhen me zgjedhjet, bazuar në:

Kodin Penal;

Kodin e Procedurës Penale;

Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

3.Cilët janë veprat penale kryesore që heton SPAK në mënyrë të drejtpërdrejtë në kuadër të zgjedhjeve?

SPAK ka kompetencë të drejtpërdrejtë për të hetuar:

KORRUPSIONIN AKTIV NË ZGJEDHJE – Neni 328 i Kodit Penal;

Kjo vepër penale përfshin dhënien e të hollave, të mirave materiale, premtime për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim:

marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje;

për të votuar në një mënyrë të caktuar;

për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme; për mbështetjen e një kandidati ose partie politike.

Dënimi: Burgim nga 1 deri në 5 vjet.

4.Kur zgjerohet kompetenca e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore?

SPAK merr kompetencë të zgjeruar kur këto vepra kryen nga:

Zyrtarë të lartë publikë;

Organizatë kriminale;

Grup i strukturuar kriminal;

Bandë e armatosur;

Organizatë terroriste

5.Cilët janë zyrtarët e lartë publik që mund të hetohen nga SPAK nëse kryejnë krim zgjedhor?

SPAK heton çdo vepër penale që lidhet me zgjedhjet nëse kryhet prej funksionarëve të mëposhtëm:

Presidenti i Republikës;

Kryetari i Kuvendit;

Kryeministri;

Anëtar i Këshillit të Ministrave (ministër, zëvendësministër);

Deputet;

Kryetar bashkie;

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë;

Prokurori i Përgjithshëm;

Inspektori i Lartë i Drejtësisë;

Anëtar i KLGJ ose KLP;

Drejtuesit e institucioneve shtetërore qendrore ose të pavarura si:

Drejtorin e Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

6.A e mbikëqyr SPAK financimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore?

SPAK nuk është institucioni përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive politike. Kjo kompetencë i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që kryen hetime administrative bazuar në:

Kodin Zgjedhor (nenet 86- 92/7);

Ligjin nr. 8580, datë  datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike” (neni 15/2).

7.Kur mundet SPAK të hetojë financime të subjekteve politike, përfshi dhe ato gjatë periudhës zgjedhore?

SPAK heton çështjet që lidhen me financimet e subjekteve politike vetëm kur:

Financimet janë të lidhura me krimin e organizuar ose terrorizmin;

Financimet burojnë nga vepra penale me natyrë korruptive, etj.

8.Si mund të denoncohen krimet zgjedhore në SPAK?

Për të denoncuar një krim zgjedhor pranë SPAK, mund të ndiqen këto tre forma:

Kallëzim penal me shkrim:

Ky është një kallëzim që bëhet me shkrim dhe paraqitet në SPAK.  Në këtë rast, kallëzimi duhet të përmbajë informacion të detajuar lidhur me veprën penale të pretenduar, duke përfshirë informacionet e mundshme për autorët dhe provat që mbështesin pretendimet.

Mund të dërgohet nëpërmjet postës.

Kallëzim me gojë para policisë gjyqësore:

Ky lloj kallëzimi bëhet me gojë dhe mund të bëhet drejtpërdrejt para policisë gjyqësore, në qytetin ku pretendohet se është kryer vepra penale. Pas marrjes së kallëzimit penal, policia gjyqësore ka detyrimin të regjistrojë atë dhe të njoftojë menjëherë SPAK për verifikimin dhe çeljen e hetimeve.

Denoncim në platformën e dedikuar në faqen zyrtare të SPAK:

Kjo platformë siguron anonimitetin e denoncuesit dhe lejon edhe ngarkimin e dokumenteve apo materialeve audio/vizive. bw

Berisha në Kukës: Edi Rama, biri i xhelatit të Havzi Nelës, dëboi nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës

Në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Kukës, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se para dy javësh ka dëbuar nga Tirana përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës.

Berisha i kujtoi sërish Edi Ramës, se babai i tij, Kristaq Rama firmosi varjen në litar të poetit kuksian, Havzi Nela.

‘Po aq armik sa i ati i tij që firmoste varjen në litar të birit të pavdekshëm, poetit të madh, heroit të fjalës së lirë, Havzi Nelës, në sheshin e këtij qyteti.

Havzi Nela kishte me veprën e vet 5 mijë vargje kushtuar Kosovës.

Edi Rama, i biri të xhelatit të Havzi Nelës, përzuri nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës, sepse i vuri nofkën e armikut, në një kohë kur SHBA e etiketoi atë rezolutë si një letër e vdekur e pa kuptim’, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush për këtë pritje fantastike.

Për këtë mesazh madhështor që përcillni sonte në mbarë Shqipërinë, në çdo votër, në çdo zemër shqiptare, mesazhin e shpresës, mesazhin e fitores së shkëlqyer të datës 11 maj

Unë vij të paraqes këtu tek ju projektin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, aleancës më të fuqishme që vendi ka njohur gjer sot, që grumbullon 25 parti politikë.

Aleancë, e cila me projektin e saj ka vendosur t’i japë përgjigjen flakë për flakë, më të vendosur, më të sigurt, problemeve madhore me të cilat përballen sot qytetarët shqiptarë.

Është e vështirë që në kohëra të zymta të flasësh për madhështi, por është fatale të harrosh madhështinë mbi të cilën je ngritur.

Kukësi, Hasi, Tropoja, por edhe mbarë Shqipëria, kanë në historinë e tyre, kanë në trashëgiminë e tyre akte ndër më madhështoret.

Kanë në trashëgiminë e tyre pasuri ndër më përralloret.

Kanë realisht potenciale nga më të jashtëzakonshmet për të cilat nuk mund t’i kenë lakmi askujt.

Pra ky projekt i Shqipërisë Madhështore bazohet në një trashëgimi madhështore që kemi ne.

Bazohet në një pasuri të jashtëzakonshme që kemi, në potencialet e mëdha, të cilat ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse t’i shndërrojmë në të mira për qytetarët e Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Shqipërisë.

Miqtë e mi, këtë projekt ne e nisim me shtetin patriotik, me shtetin patriot.

Shteti patriot është shteti i burrave dhe grave që e duan dheun e tyre, e duan vendin e tyre.

Burrave dhe grave që besojnë se dashuria për vendin, për dheun e tyre, për Hasin, Kukësin dhe Tropojën, është Leva e Arkimedit për të shumëfishuar energjitë e tyre.

Për të shumëfishuar besimin, për të bërë të mundur, të pamundurën.

Për të shndërruar këto treva të bekuara në treva të begata për banorët e saj.

Miqtë e mi, askush më shtrenjtë se ju nuk e ka paguar dashurinë për vendin, për Kukësin, për Hasin, për Tropojën, për Shqipërinë.

Por faktikisht atij çmimi i detyrojmë sot ne ekzistencën si komb krenar, komb shqiptar.

Nuk do shkoj të ndalem në histori të shkuara, jo. Por do ndalem vetëm në pranverën e vitit 1999, kur ju burrat dhe gratë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, votrat tuaja u bënë të famshme në gjithë botën për bujarinë. U bënë të famshme në të gjithë botën dhe bënë të dështojë në rrugët, rrugicat e këtij qyteti, e këtyre fshatrave, të këtij qarku, projektet ogurzeza të Slobodan Millosheviçit, i cili mendoi se duke përzënë qindra mijëra shqiptarë, do i çonte ata drejt katastrofës. Në të vërtetë ata i çoi drejt votrave tuaja fisnike dhe i pritët si vëllezër në një akt sublim bashkimi kombëtar.

Miq, e parë në këtë kënd, Edi Rama është po aq armik sa i ati i tij, i Kukësit.

Po aq armik sa i ati i tij që firmoste varjen në litar të birit të pavdekshëm, poetit të madh, heroit të fjalës së lirë, Havzi Nelës, në sheshin e këtij qyteti.

Havzi Nela kishte me veprën e vet 5 mijë vargje kushtuar Kosovës.

Edi Rama, i biri të xhelatit të Havzi Nelës, përzuri nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës, sepse i vuri nofkën e armikut, në një kohë kur SHBA e etiketoi atë rezolutë si një letër e vdekur e pa kuptim.

E vdekur për SHBA, por jo për Vuçiçin dhe argatin e tij në Tiranë, i cili në një akt antikombëtar detyroi delegacionin e Kosovës të largohej nga Tirana. sn

Ndarja e Papa Françeskut nga jeta: Kisha Orthodhokse: Tregoi përkushtim të thellë për të varfrit e të margjinalizuarit

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas lajmit për vdekjen e kreut të Kishës Katolike të Ronës, Papa Françesku.

Përmes një njoftimi zyrtar, Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, teksa shpreh ngushëllimet ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike, shkruan se gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, Ati i Shenjtë, gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit.

‘Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij të sinqerta për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj  Katolike. Sjellim ndër mend fjalët e tij  gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse: “Ecim së bashku si vëllezër në rrugën e mëshirës dhe të dashurisë”, thuhet në reagimin zyrtar të Kishës Orthodokse.

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË 

Tirana, 21.4.2025 

Mbi fjetjen e Papa Françeskut

Duke marrë pjesë në hidhërimin për fjetjen e Papës së Romës, Françeskut, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona ndaj klerit dhe  besimtarëve të Kishës Romano-Katolike.

Gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, ai gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit.

 Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij të sinqerta për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj Katolike. Sjellim ndër mend fjalët e tij  gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse: “Ecim së bashku si vëllezër në rrugën e mëshirës dhe të dashurisë”.

Me shpresën tek Krishti i Ngjallur i Cili: “…do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më as vdekje, as zi, as vajtim, as dhimbje, sepse bota e mëparshme mori fund”  (Zb. 21:4), lutemi që Zoti ynë, Ati i mëshirshëm, t’i japë prehje shpirtit të tij. I përjetshëm kujtimi! sn

“Mik i shqiptarëve” Imzot Arjan Dodaj: Françesku, Papa i revolucionit të butësisë dhe dashurisë së Zotit!

Imzot Arjan Dodaj kryeipeshkv i metropolit të Tiranë-Durrësit, e ka konsideruar të Papa Franceskun si Papa i Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit.

Në një reagim për ndarjen nga jeta të kreut të Vatikanit, Imzot Dodaj shprehet se Papa ishte i dashuruar me popullin shqiptar, ndërsa është lutur që shpirti i tij të vijojë të bekojë kombin tonë.

“Faleminderit i dashur Papa Françesku! Papa i Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit! Papa i dashuruar me popullin tonë shqiptar! Papa jonë nga qielli na beko e vazhdo të na shoqërosh me dashurinë tënde!”, shkruan Dodaj. bw

“Humbëm një mik”, Bujar Spahiu kujton takimin me kreun e Vatikanit: Kishte vlerësim të lartë për Shqipërinë dhe KMSH

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Franceskut mëngjesin e sotëm.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Spahiu ka theksuar ndikimin e madh që Papa Françesku pati në promovimin e dialogut ndërfetar dhe vlerësimin që ai kishte për Shqipërinë dhe Komunitetin Mysliman.

Ai ka kujtuar takimin e veçantë me Papa Franceskun më 6 maj 2022, një takim kokë më kokë, ku diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës dhe paqes mes besimeve. Spahiu gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për komunitetin katolik në Shqipëri dhe për shtetin e Vatikanit.

“Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.
Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiecë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022.
Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.
Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar.
Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik.
I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!”, shkruan Spahiu në një postim në Facebook. bw

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të gjetur ku i kanë çuar paratë e vjedhura, për t’ua kthyer shqiptarëve

Kryedemokrati Sali Berisha premtoi sot nga takimi me fermerët në Elbasan, se me ardhjen e opozitës në pushtet, qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të gjetur paratë e vjedhura të shqiptarëve nga Edi Rama dhe pushtetarët e tij.

‘Do bëjmë gjithçka për të gjetur ku i kanë çuar paratë e vjedhura, ku i kanë investuar, për t’ua kthyer qytetarëve shqiptarë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha: Unë ju tregova ju, se si do të veprojmë ne me buxhetin. Por, u them një gjë tjetër që, para që kemi premtuar, janë absolutisht nën mesataren e atyre që mund të bëjmë. Pse?

Se hajdutëve, do ua marrim paratë ne. Nuk do ndodhë më, kurrë që të zhduken 130 milionë euro djegësi i Tiranës, dhe të mos ekzistojë një tullë aty. 4 ditë më parë u dërguan në gjykatë, pa u gjet një qindarkë, me dënimet qesharake.

E thoshte bukur një gazetare: sikur kanë vjedhur disa pula, sepse ata janë vjedhësit. Sepse ata që u dërguan nuk janë hajdutët.

Jo, nuk mund të prekin ata milionat, kurrë. Ata kishin vënë firmat. Po, milionat e ka marrë Edi Rama me Lubinë.

Tani, ministria ka patur njesinë e mbikqyerjes së punimeve të ndërtimit të djegësit, e cila merrte rrogat për të bërë çdo muaj raportin, se ku, në çfarë faze janë punimet. Dhe nuk ekziston në 6 vite asnjë raport i vetëm.

Po, pse?

Po Lubia e dinte që paratë i merrte Edi Rama. Se po mos të ishte për të, apo për veten e vet, ai do bënte 100 raporte.

Rasport nuk ka, paratë e djegësit u zhdukën, i merrte Edi Rama. Ne jemi besimplotë, se jo vetëm që do mbajmë çdo premtim që bëmë, por në fakt, edhe do i çojmë më përpara. Sepse ne synojmë. Çfarë synojmë? Ne synojmë që shqiptarët që paguhen me rrogat, pensionet dhe mbështetje nga shteti më miër se nga vendet përreth.

Shqipëria është më e pasur se të gjitha vendet përreth. Asnjë vend përreth nuk ka pasuritë e Shqipërisë. në 2013, ne merrnim rroga më të larta, merrnim pensione më të larta. Pra do dalim aty. Nuk do ketë më kryeministër me avion në dispozicion. Jo!

Kryeministri udhëton si qytetarët, me avion të linjave tregtare. Nuk do ketë më ministër që të shpenzojë 10 mijë euro në muaj për lavazh të makinës, ajo lubia.

Ju garantoj që nuk ka sot milioner, as miliarder, që të shpenzojë 10 mijë euro për lavazh të makinës, kurrë.

Kurse ajo. Patjetër, se është… se paratë janë të qytetarëve, nuk janë të tyret. Apo të blejë kopshtin e Edenit 5 milionë euro. As perandori i Japonisë nuk e ka. Kam qenë në atë pallat. Jo, kishte bimë ekzotike të ndryshme, po kopsht Edeni nuk kishte. Nuk ka as Shtëpia e Bardhë, nuk ka as Kancelaria Gjermane. Jo!

Sigurisht, nuk hapet shishja 33 miëj euro, kurrë, ua them unë atë. Dhe një kryeministër, nuk mund ta ketë kurrë atë. Edhe për dhuratë nuk mund ta ketë kurrë, e ndalon ligji.

Edhe në qoftë se ta sjell kush, e ndalon ligji, nuk mund ta marrësh. Ka një kod.

Po këta, nuk kanë asnjë kod, nuk kanë asnjë etikë.

Këta kanë vetëm një moral, të vjedhin, të vjedhin, të vjedhin sa më shumë shqiptarët.

Çfarë ndodh tani?

Tani, 12 vjet asnjë bilanc, 12 vjet nuk është i aftë të regojë, edhe ato pak që janë bërë nuk i ndan dot, se janë bërë me shumë xhunga. Nuk thotë dot më Unaza e Tiranës, se i del me 13 lote. 14 km me 13 lote. Per të vjedhur 13 herë.

Nuk e përmend më tunelin e Llogarasë, se i del me 60 milionë euro vjedhja. E dokumentuar. Nuk e përmend më linjën urbane, sepse ka kushtuar. Ato rrasa guri që i shihni ju, kanë kushtuar 2.3 mld euro. Në një kohë, kur në mënyrë absolute, nga Gjirokastra në Tropojë, kostoja e tyre në të gjithë Shqipërinë, nuk është kurrë më shumë se 300 mln euro. Janë vjedhur 2 mld euro. 12 mld ka administruar ajo që lan makinën me 10 mijë euro në muaj. Merrni çdo ekspert, nuk gjen kurrë më shumë se 1.8 mld të investuara, maksimumi. Tjerat janë të vjedhura.

Po pse?

Kanë vënë çmimin e rrugëve 10-fishin.

Koracia e ndërtonte autostradën, Bjelljosek-Manastir, 17 kilometra të gjerë, me 1.6 milionë euro kilometrin. Kurse, Rruga e Arbrit, 11 milionë euro kilometrin, rruga 10 metra e gjerë. Shkoni shiheni.

Pra, këta janë të inkriminuar shumë thellë. Ndaj dhe, pastrimi i shtëpisë është detyrim madhor. Dhe e vërteta është që, ne do bëjmë gjithçka për të gjetur paratë ku i kanë çuar, ku i kanë investuar, për t’ua kthyer qytetarëve shqiptarë.sn

“Pasaporta europiane, si djegësi i Tiranës”, Berisha për retorikën e Ramës: E kthen fushatën në parodi për të fshehur vjedhjet!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar retorikën e Kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës, duke e krahasuar premtimin për pasaportën europiane me djegësin e Tiranës.

Berisha tha nga Elbasani se Rama po e shndërron fushatën në një “parodi me kënetë, zhapinj dhe hardhuca”, vetëm për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe aferat korruptive të qeverisë.

Ai u zotua për një “pastrim të shtëpisë” dhe rikthim të fondeve të vjedhura te qytetarët, duke bërë thirrje për mobilizim të plotë në çdo lagje dhe familje për të siguruar fitoren në zgjedhje.

“Pastrimi i shtëpisë është pritoritet madhor. Do të bëjmë gjithçka të gjejmë paratë djhe tua kthejmë qytetarëve.

Pasaporta europiane si djegësi i Tiranës.
Do ta transformojë në parodi fushatën me kënetë zhapinj e hardhuca. Ka qëllim vetëm të heqë vëmendjet nga dështimet, mashtrimet dhe vjedhjet. Kam bindjen se çdo nënë e grua. Çdo prind familjen e ka të shenjtë dhe se nuk mund të pajtohet kurrë me këtë mjerim të skajshëm e vjedhje të papërmbajtura, mashtrime të paskrupullta. Ju bëj thirrje më këtë program të trokisni në çdo derë.
Fitoren e kemi në dorën tonë. Kudo gjej një klime dhe optimizëm të mrekullueshëm, por kjo kërkon që me programin të shkojmë tek çdo banor e i njohur”, tha ai. bw

Presidenti Begaj nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Pashka na fton drejt dashurisë dhe mirëkuptimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë me rastin e festës së Pashkës, ku përcolli urimet e tij për të gjithë besimtarët.

“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, shpresë, besim dhe gëzim,” tha Kreu i Shtetit, duke theksuar se kjo ditë është një thirrje për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes njerëzve. “Uroj të gjithë besimtarët për shumë gëzim, begati e paqe në këto Pashkë të gëzuara”, shtoi ai.

Presidenti Begaj pati edhe një mesazh të veçantë për të rinjtë shqiptarë: “Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta, këtu, në vendin e tyre.”

Kremtimit iu bashkua edhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani, i cili përcolli urimin: “Dita e Pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë për të gjithë.” bw

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë sot kremtojnë Pashkët, mesazhi i Kryepeshkop Joanit

Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot festën e Pashkës.

Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.

Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror.

Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme”, tha Kryepeshkopi Joan.sn


Send this to a friend