VOAL

VOAL

Rusia thotë se i ka lëshuar mbi 80 mijë pasaporta për ukrainasit

November 24, 2022
blank

Komentet

blank

Si i rekruton Wagner luftëtarët në burgjet e Siberisë?

Shërbimi rus i REL-it

Një burrë me veshje ushtarake, me një kapelë “fantomë” në kokë dhe me shenja të forcave speciale, më 3 tetor u shfaq në Koloninë ndëshkuese me numër 29, në rajonin minerar rus të Kemerovës.

Gjatë inspektimit, atë mbrëmje, përpara disa qindra të burgosurve të rreshtuar në oborrin e burgut, një burrë i paidentifikuar bëri një ofertë: aplikoni “për një udhëtim në Ukrainë”.

Kështu ka rrëfyer një nga të burgosurit, përmes bisedës telefonike me Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

Rreth 200 persona shprehën interesimin e tyre, tha i burgosuri, i cili bëri një video të ngjarjes, por kërkoi të mos i përmendet emri, nga frika e ndëshkimit nga zyrtarët e burgut.

Por, deri në fund të muajit, megjithatë, interesimi ishte zbehur, tha i burgosuri. Pastaj u shfaqën rekrutuesit nga kompania famëkeqe mercenare Wagner.
“Ata i ndërprenë lidhjet më 26 tetor, siç bëjnë gjithmonë kur vijnë ‘wagneristët”, tha ai, duke aluduar në autoritetet e burgut.

“Pajisjet u rikonfiguruan, kështu që të gjithë mbetën pa asnjë komunikim gjatë atyre ditëve”.

“Dhe ata filluan të shfaqnin filma për Wagnerin”, tha i burgosuri dhe shtoi se një nga filmat ishte “Më i miri në ferr”.

Derisa lufta e Rusisë kundër Ukrainës po hyn në një fazë të re, të pasigurt, autoritetet në Moskë i janë drejtuar sistemit të gjerë të burgjeve të vendit për të plotësuar njësitë e rraskapitura, pas gati dhjetë muajsh në konfliktin e ashpër.

Mobilizimi i rezervistëve ushtarakë, i shpallur më 21 shtator, kishte për qëllim rekrutimin e 300.000 njerëzve, të cilët do të dërgoheshin për të luftuar ose për të mbështetur forcat në Ukrainë.

Besohet se mijëra prej tyre janë tashmë në disa pozicione të vijës së parë: në rajonin Herson, ku trupat ruse u detyruan në fillim të këtij muaji të tërhiqeshin të poshtëruara, si dhe në Donbas, ku luftimet po intensifikohen.

Nuk dihet se cilat janë në përgjithësi humbjet e forcave ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Megjithatë, zyrtarët perëndimorë thonë se numri i ushtarëve të vrarë dhe të plagosur është ndërmjet 80 mijë dhe 90 mijë.

Përveç mobilizimit, zyrtarët u janë drejtuar metodave më pak tradicionale të rritjes së numrit të trupave. Ndër to janë edhe zhvendosja e kufirit të moshës dhe reduktimi i kërkesave të tjera fizike për ushtarët e mobilizuar rishtazi, si dhe rekrutimi i drejtpërdrejtë i vullnetarëve të rinj.

Të paktën, që nga korriku, kjo ka përfshirë kërkimin e rekrutëve në mesin e rreth 470.000 njerëzve në burgjet e Shërbimit federal ndëshkues – korrektues.

Në burgje fushata udhëhiqet nga Grupi Wagner (Wagner Group), kompani private në pronësi të biznesmenit që është i lidhur me Kremlinin, luftëtarët e të cilit, sipas burimeve të besueshme, janë të përfshirë në krime lufte në Siri, Libi dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

“Niveli më i lartë i vetëdijes”

Raportet se Wagner po rekruton të burgosur, u shfaqën për herë të parë gjatë kësaj vere, në zonën e Shën Petersburgut.

Themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i mohoi raportet dhe kërkoi që të fillonte një hetim penal kundër medias Fontanka, e cila raportoi së pari për të.
Rreth një muaji më pas, në një video që qarkulloi në Rusi, Prigozhin shihet duke folur me të burgosurit në burgun e rajonin të lumit Vollga, në Mari El. Prigozhin u premtoi të burgosurve lirim të parakohshëm nga burgu në këmbim të shërbimit të një turni luftarak gjashtëmujor në Ukrainë.

 

Gjatë dy muajve të ardhshëm, nga e gjithë Rusia dolën gjithnjë e më shumë raporte që dokumentonin se si të burgosurit hidheshin në luftime dhe, në disa raste, vdisnin në numër më të madh se forcat e rregullta ruse ose mercenarët e trajnuar profesionalisht.

Portali hulumtues Insajder ka kontrolluar njoftimet për vdekjet, të cilat drejtuesit e Wagner-it dërguan në shtator dhe tetor tek të afërmit dhe të mbijetuarit e të burgosurve që vdiqën duke luftuar në Ukrainë. Faqja e internetit liston më shumë se 500 njerëz të vrarë.

Në këta dy muaj, numri i përgjithshëm i burrave në burgjet ruse është reduktuar për 23.000, sipas portalit informativ Mediazona, i specializuar për çështjet e drejtësisë dhe burgjeve. Ky portal theksoi se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më herët dhe se me siguri është për shkak të numrit të të burgosurve që ka rekrutuar Wagner.

Olga Romanova, aktiviste që drejton organizatën për të drejtat e të burgosurve “Rusia prapa hekurave”, vlerësoi se deri në 50.000 të burgosur mund të jenë rekrutuar për të luftuar në Ukrainë.

Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe sipas burimeve nga burgjet, rekrutuesit e Wagner-it, vetëm gjatë nëntorit ishin në të paktën gjashtë burgje në Siberi dhe në Lindjen e Largët. Për t’u rekrutuar aplikuan disa qindra të burgosur, kryesisht ata që vuanin dënime më të gjata në burgjet e sigurisë maksimale.

E pyetur nga gazetarët, në fillim të këtij muaji, në lidhje me aktivitetet e rekrutimit të Wagner-it, kompania e Prigozhinit publikoi një deklaratë, në të cilën ai u citua të krahasonte të burgosurit me pjesëtarët e elitës.

“Mendoj se të burgosurit e kanë nivelin më të lartë të vetëdijes, shumë më të lartë se elita ruse”, tha Prigozhin, më 11 nëntor, në një postim në Telegram. Ai ka kritikuar ashpër Ministrinë e Mbrojtjes dhe konsiderohet si kundërshtar i anëtarëve më liberalë të qarqeve qeverisëse.

“Për shkak se të burgosurit janë njerëz të zakonshëm, të cilët në ndonjë moment nuk ishin me fat në jetën e tyre – prandaj ata u përgjigjën në mënyrë kaq masive si vullnetarë”.

“Të rrahur rëndë, nuk mund të ecin vetë”

Në Koloninë ndëshkuese me numër 29 të Kemerovës, rreth 100 të burgosur përfundimisht pranuan ofertën e paraqitur nga një delegacion oficerësh të Wagner-it, tha i burgosuri për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

Kushtet për angazhim: amnisti e plotë për krimet e kryera dhe një pagë mujore prej 100.000 rublash (1.585 euro), tha i burgosuri. Kjo është më shumë se paga mesatare në Kemerovë, një rajon industrial dhe i minierave në Siberi, kryesisht depresiv.

Ashtu siç u lehtësuan kërkesat fizike për ushtarët që nuk vijnë nga burgu, rekrutuesit e Wagner-it pranuan vullnetarë mbi moshën 50 vjeç, si dhe ata që vuanin nga HIV-i ose hepatiti.

Fushata e rekrutimit në burgje është e mbuluar kryesisht me fshehtësi dhe ka mërzitur të afërmit që kanë frikë se burrat ose djemtë e tyre në burg, nuk e kuptojnë plotësisht se për çfarë po pajtohen.

Në një objekt tjetër në rajonin e Kemerovës, Kolonia ndëshkuese me numër 37, disa të burgosur raportuan se ishin të lidhur për radiatorë të nxehtë, për orë të tëra, në mënyrë që ndaj tyre të bëhej presion që të paraqiteshin për t’u bashkuar me radhët e mercenarëve. Sipas përllogaritjeve të disa të afërmve, më shumë se 100 të burgosur u larguan nga ai burg në mes të nëntorit, për stërvitje para se të dërgoheshin në luftë.

“Ata që refuzuan janë kthyer sërish në burg, por janë rrahur rëndë, nuk mund të ecin vetë”, tha gruaja e një të burgosuri, e cila gjithashtu kërkoi të mos i publikohet emri.

“Nuk na lejojnë t’i shohim. Nuk po na lejojnë as të flasim me ta”.
Një grua tjetër, Ana, tha se më 5 nëntor humbi kontaktin me bashkëshortin e saj Artyomin, i cili gjithashtu po vuante dënimin në Koloninë 37. Ajo filloi t’u shkruante letra autoriteteve të burgut duke kërkuar përgjigje.

“Pastaj më thirri një burrë nga një numër i panjohur; ai tha se ishte shoku i dhomës i burrit tim në qeli. Ai tha se Artyom gjoja ishte detyruar të nënshkruajë një marrëveshje për të shkuar në luftë. E dërguan me avion ushtarak”, tha ajo.

“Më tha se ndaj Artyomit kanë përdorur shok elektrik dhe e kanë torturuar me ujë. E di që burri im nuk do të dilte kurrë vullnetar për diçka të tillë. I kanë mbetur edhe katër vjet! Çfarë lloj lufte është kjo?”

Në fillim të këtij muaji, portali rajonal i lajmeve Taiga.Info raportoi se të burgosurit në Koloninë ndëshkuese me numër 37, ishin rrahur dhe torturuar për t’i detyruar që t’i bashkohen Wagner-it.

 

Në tetor, ishte hera e fundit kur Svetlana nga qyteti siberian Krasnoyarsk, 600 kilometra në lindje të Kemerovës, e pa ose dëgjoi djalin e saj 38-vjeçar, i cili po vuan një dënim pesë-vjeçar për drogë në Koloninë ndëshkuese me numër 5, në periferi të qytetit.

Zakonisht, tha ajo, me djalin e saj ishin në kontakt të rregullt përmes mesazheve.
Svetlana, e cila kërkoi që mbiemri i saj të mos publikohej për arsye sigurie, më 9 nëntor, tha se ajo u takua me një drejtor burgu, i cili i tha asaj se djali i saj po dërgohej për të luftuar në Ukrainë dhe se ishte angazhuar nga Wagner-i.
Një ditë më pas, djali i saj telefonoi nga një numër i panjohur dhe konfirmoi se kishte aplikuar te Wagner. Ai u transferua në një objekt të ri pranë kufirit me Ukrainën.

Svetlana ishte e indinjuar.

“Mbi çfarë baze i lanë rekrutuesit në burg dhe u dhanë atyre qasje te të burgosurit? Sipas cilit ligj i lëshojnë të burgosurit? Kjo nuk është askund në ligj”, tha ajo për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

“Pse nuk më informuan?”.

Një tjetër i burgosur në Koloninë ndëshkuese me numër 33, në rajonin bregdetar të Paqësorit, Primorje, tha se një numër i konsiderueshëm i të burgosurve u paraqitën të hynin në Wagner.

Në rajonin verior të Jakutias, aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se rekrutuesit e Wagner-it, që nga 14 nëntori, kanë qenë në dy objekte të sigurisë maksimale në jug të kryeqytetit rajonal Jakutska.

Sipas një aktivisti jakutas, i cili foli në kushte anonimiteti, rreth 200 njerëz u regjistruan si vullnetarë. Aktivisti tha gjithashtu se disa të burgosur raportuan se kërcënoheshin me zgjatje të dënimit nëse refuzonin të paraqiteshin vullnetarisht.

Aksionet e rekrutimit nga Wagner-i hasën në rezistencë, në të paktën një institucion. Të afërmit e të burgosurve në Koloninë ndëshkuese me numër 14, në rajonin siberian të Novosibirsk, më 3 nëntor, organizuan një protestë të vogël përpara institucionit, duke kërkuar qasje te të burgosurit që kishin pranuan t’i bashkoheshin Wagner-it.

Përgatiti: Bekim Bislimi
blank

“Poshtë Partia Komuniste Kineze! “Poshtë Xi Jinpingu!”, protestuesit përleshje me policinë

Qindra protestues e policë u përleshën në Shangai të dielën në mbrëmje, ndërsa protestat mbi kufizimet e ashpra të Kinës lidhur me koronavirusin hynë në ditën e tretë dhe u përhapën në disa qytete të tjera të vendit.

Vala e mosbindjes civile nuk është parë në Kinë që nga ardhja në pushtet e presidentit Xi Jinping një dekadë më parë, ndërsa vazhdon të rritet zhgënjimi ndaj politikës së tolerancës zero ndaj koronavirusit, gati tre vjet pas fillimit të pandemisë. Masat kufizuese kundër Covid-19 ndikuar rëndë ekonominë e dytë më të madhe të botës.

“Unë jam këtu sepse e dua vendin tim, por nuk e dua qeverinë time … dua të jem në gjendje të lëviz lirisht, por nuk mundem. Politika jonë mbi COVID-19 është një lojë dhe nuk është e bazuar në shkencë ose realitetin”, tha një protestues në qendrën financiare të quajtur Shaun Xiao.

Protestuesit gjithashtu dolën në rrugë në qytetet e Wuhan dhe Chengdu të dielën, ndërsa studentët në konviktet e shumta universitare në Kinë organizuan protesta gjatë fundjavës.

Në orët e para të së hënës në Pekin, dy grupe protestuesish me një total prej të paktën 1000 njerëzish u mblodhën përgjatë Unazës së Tretë të kryeqytetit kinez pranë lumit Liangma, duke refuzuar të shpërndahen.

“Nuk duam maska, duam liri. Nuk duam teste të Covid-19, duam liri”, thërriste njëri nga grupet e protestuesve.

Protestat janë përhapur në të gjithë Kinën që kur një zjarr vdekjeprurës në një apartament në qytetin veriperëndimor të Urumqit ngriti shumë pikëpyetje mbi masat e ashpra kundër koronavirusit.

Që nga e premtja protestat po mbahen në të gjithë vendin. Protestat në rrugë janë jashtëzakonisht të rralla në Kinë.

Në Shangai demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit kinez Xi Jinping ndërsa nderuan në heshtje viktimat e një zjarri në qytetin Urumqi.

Protestat u shoqëruan me thirrjet “Poshtë Partia Komuniste Kineze! “Poshtë Xi Jinpingu!”

Turmat e njerëzve mbanin në duar fletë të bardha në shenjë proteste kundër censurës dhe bënin thirrje për liri ndërsa mbaheshin nën vëzhgim nga një grup i madh forcash të sigurisë.

Dëshmitarët thanë se gjatë protestës ata dëgjuan gjithashtu thirrje si “Hiqni masat kufizuese në Urumqi, Xinjiang, dhe në të gjithë Kinën!”.

Zjarri i së enjtes që shkaktoi vdekjen e 10 personave në një ndërtesë shumëkatëshe në Urumqi, kryeqyteti i rajonit të Xinjiangut, ka shkaktuar zemërim të gjerë publik. Shumë përdorues të internetit thanë se banorët nuk arritën të shpëtohen në kohë sepse ndërtesa ishte pjesërisht e mbyllur për shkak të masave kundër Covid-19. Zyrtarët e qytetit e kanë mohuar këtë gjë.

Pekini po vazhdon të zbatojë politikën e tolerancës zero ndaj COVID-it, megjithëse pjesa më e madhe e botës i ka hequr masat kufizuese të lidhura me pandemisë dhe po përpiqet të bashkëjetojë me koronavirusin.

“Ju fitoni para dhe nuk e keni përjetuar papunësinë. Po ne çfarë të bëjmë?! Kanë kaluar tashmë tre vite”, thërriste një protestuese.

Ndonëse rastet me COVID në Kinë janë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të botës, në ditët e fundit ato janë rritur në nivele rekord. Autoritetet kineze njoftuan të dielën se një ditë më parë janë regjistruar rreth 40,000 infeksione të reja me Covid-19.bw

blank

Lufta bërthamore, eksperti britanik: Presioni kinez mbi Amerikën dhe Evropën e pengoi Putinin të shtypte butonin e kuq

Pozicioni i Kinës për luftën Rusi-Ukrainë është ende mjaft i çuditshëm. Kina refuzon të dorëzojë armët e saj në Rusi, duke pretenduar se është neutrale. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ministri i jashtëm kinez Wang Yi siguroi homologun e tij rus Sergej Lavrov vetëm disa javë më parë se Pekini mbështet palën ruse dhe bashkimin e popullit rus “nën udhëheqjen e Putinit”. Menjëherë pas kësaj deklarate erdhi një tjetër, në të cilën thuhej se Kina do të thellojë marrëdhëniet me Rusinë në të gjitha nivelet.

Gazetari e historiani britanik Owen Matthew, pretendon se Kina është në zemër të marrëveshjes së dështuar, me miratimin e SHBA. Ai citoi një burim të paidentifikuar nga Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze.

Gjithçka filloi mes deklaratave që për herë të parë bashkuan në një pikë presidentin kinez Xi Jinping dhe Joe Biden, gjë që rrallë ndodh, që bota nuk ka nevojë për një luftë bërthamore.

Ai shkruan se ishte pikërisht frika e luftës bërthamore që e detyroi Pekinin të njohë ofertën e Polonisë për të dhuruar MiG-29 si një mundësi për të nisur sulmet bërthamore.

“U organizua një takim urgjent, midis ish-liderëve evropianë dhe zyrtarëve të lartë, i cili u mbështet nga Kina. Ky grup vepronte në nivel diplomatik, duke komunikuar me Uashingtonin.

Në një nivel më të ulët, funksiononin kanalet e inteligjencës dhe ushtarake që ekzistojnë midis forcave të armatosura ruse dhe kineze. Këto kanale aktivizohen për një qëllim tjetër dhe nëse Rusia fillon të përdorë armë bërthamore, ato duhet të qëndrojnë brenda kufijve të doktrinës ushtarake ruse.

Kështu, Uashingtonit iu tha, përmes grupit diplomatik të sapokrijuar, se nëse SHBA nuk e pranojnë marrëveshjen ose e ndalojnë atë, Kina dhe kanalet ushtarake tashmë të vendosura do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të parandaluar Rusinë nga përdorimi i armëve bërthamore. Kina ka garantuar se gjeneralët kinezë personalisht do të bëjnë çmos për të parandaluar që homologët e tyre rusë të aktivizojnë “butonin e kuq””, shkroi ai.

Eksperti britanik pretendon se Amerika e mori seriozisht pretendimin se dërgimi i luftëtarëve polakë MiG-29 mund të ishte iniciatori i katastrofës.

“Ajo funksionoi. Dhe amerikanët e kuptuan se dërgimi i avionit do të dërgonte situatën shumë larg”, i tha një burim kinez Matthew.

(BalkanWeb)

blank

Protestat ndezin Kinën- Thirrjet e pazakonta për largimin e Xi Jinping

Kina është ndezur nga një seri protestash për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Këto kufizime mendohet se sollën një zjarr në një bllok banesash në Urumqi ku humbën jetën 10 persona. Dyert e banesave ishin të kyçura prej koronavirusit kur shpërtheu zjarri. Por sa e rrezikshme është situata?

Nga Tessa Wong, BBC

Zjarri në Urumqi është një skenar makthi për shumë kinezë, të cilët janë vendosur nën kufizime të forta muajt e fundit- të mbyllur në banesën e dikujt pa asnjë mënyrë për t’u arratisur, sipas disa raportimeve. Autoritetet e kanë kundërshtuar këtë, por kjo nuk e ka ndaluar përhapjen e zemërimit dhe ankthit publik.

Kjo ngjarje është bërë pika e vlimit në mesin e zhgënjimit në rritje. Miliona njerëz janë të lodhur nga tre vite me kufizime të lëvizjes dhe me testime të përditshme anti-Covid. Zemërimi është përhapur në të gjithë cepat e Kinës, nga qytetet e mëdha në rajonet e largëta si Xinjiang dhe Tibet, dhe ka galvanizuar çdo pjesë të shoqërisë, përfshirë studentët e universiteteve, punëtorët e fabrikave dhe qytetarët e thjeshtë.

Ndërsa ky zemërim rritet, protestat kundër masave të Covid janë bërë një pamje gjithnjë e më e zakonshme. Por edhe demonstratat e kësaj fundjave janë të pazakonta në këtë normalitet të ri, si në numrin e tyre, ashtu edhe në kritikat e tyre të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe presidentit Xi Jinping.

Dalja masive në rrugë me thirrje për dorëheqjen e presidentit Xi ishte e paimagjinueshme jo shumë kohë më parë. Pas një proteste dramatike të kohëve të fundit në një urë të Pekinit, që habiti shumëkënd, duket se është vendosur një stekë për shprehjen e mospajtimit në mënyrë më të hapur dhe më të mprehtë.

Të gjithë gjithashtu kanë zgjedhur të valëvisin flamurin kinez dhe të këndojnë himnin kombëtar- tekstet e tij përkrahin idealet revolucionare dhe i nxisin njerëzit që ‘të ngrihen dhe të ngrihen’. Është një shfaqje patriotizmi që mund të lexohet si një shprehje e mprehtë e solidaritetit me çdo qytetar kinez që po vuan në politikën e Xi për zero Covid- dhe një thirrje për veprim.syri.net

blank

Gjermania thërret takimin e G7-ës për të folur për Ukrainën

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, gjatë një konference për media në Kiev. 10 shtator 2022.

RFE/RL

Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të mblidhen javën e ardhshme në Bukuresht të Rumanisë, për të “iniciuar mbështetje të mëtejshme për furnizim me energji elektrike për Ukrainën”.

Kështu tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila i quajti sulmet ajrore ruse në infrastrukturën ukrainase, “krim të patolerueshëm dhe çnjerëzor”.

Ajo tha se presidentit rus, Vladimir Putin, “po i pëlqen të zhysë popullin e Ukrainës në të ftohtë dhe në errësirë me raketat e tij”, por që, sipas saj, ai nuk mund ta zmbrapsë dëshirën e ukrainasve për liri dhe mbështetjen e perëndimit për ta.

Sulmet ajrore ruse goditën Ukrainën, më 23 nëntor, ku shumica e qyteteve mbetën pa energji elektrike, përfshirë Kievin.

Gjithashtu, Rusia po godet rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht.

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

blank

Përfitimet financiare të gjeneralit rus nga minierat siriane

Gjenerali Sergei Surovikin duke u dekoruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për shërbimin e tij në Siri.

Mike Eckel

Gjenerali rus që mbikëqyr luftën kundër Ukrainës ka përfituar nga marrëveshjet luksoze që përfshijnë gruan e tij biznesmene, minierat siriane të fosfatit dhe pagesat e dyshimta nga një biznesmen i lidhur me Kremlinin, thuhet në një hulumtim të ri.

Këto përfundime, të nxjerra nga hetuesit e organizatës të aktivistit të burgosur opozitar, Aleksei Navalny, shfaqin një pamje më të qartë të gjeneralit Sergei Surovikin, që ka komanduar operacionet e Rusisë në Siri në fund të vitit 2010 dhe i cili ka marrë nofkën “Gjenerali Armagedon” për shkak të reputacionit për brutalitetin në Siri.

Presidenti Vladimir Putin më 8 tetor e emëroi Surovikin komandant të përgjithshëm të forcave ruse në Ukrainë, që paraqet një përpjekje nga Kremlini dhe Ministria e Mbrojtjes për të vendosur në binarë përpjekjet e luftës, pas një sërë ngecjesh.

Më 9 nëntor, Surovikin dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftuan për tërheqjen e trupave ruse nga bregu perëndimor i Lumit Dnjepër në rajonin e Hersonit. Kjo ishte humbja e fundit e rusëve në një seri humbjesh në fushëbetejë që kanë trimëruar trupat ukrainase.

Hulumtimi, i publikuar më 10 nëntor, vënë në pak përpjekjet e vazhdueshme të bashkëpunëtorëve të Navalnyt, të cilët kanë çuar përpara projektet e organizatës së Navalnyt edhe pasi ai u burgos vitin e kaluar. Organizata që themeloi ai, Fondacioni Kundër Korrupsionit, ka publikuar disa raporte që synojnë të kuptojnë origjinën e pasurisë dhe pronës së njerëzve të afërt me Putinin. Kjo organizatë u shpall “ekstremiste” nga shteti vitin e kaluar dhe është e ndaluar në Rusi.

Shumica e bashkëpunëtorëve të tij janë detyruar të largohen nga Rusia ose para apo edhe pas pushtimit të Ukrainës që nisi më 24 shkurt.

Në hulumtimin e ri thuhet se Surovikin mund të ketë përfituar financiarisht gjatë dhe pas kohës së komandimit të forcave ruse në Siri, për shkak të një marrëveshjeje të komplikuar ku përfshihet Gennady Timchenko, një biznesmen i lidhur me Kremlinin, që ka bërë miliarda në tregtinë e naftës dhe energjisë përmes kompanisë të quajtur Gunvor.

Bizneset e Timchenkos “janë të lidhura drejtpërdrejt me Putinin”, sipas Departamentit amerikan të Thesarit, dhe “Putin ka investime në Gunvor dhe mund të ketë qasje në fondet e Gunvorit”.

Sipas marrëveshjes, detajet e të cilave janë zbuluar nga hetuesit e Navalnyt, një kompani ndërtimore në pronësi të Timchenkos, e quajtur Stroytransgaz, fitoi qasje në dy operacione të mihjes së fosfatit sirianë pranë Palmirës. Dy vendet ku u bë mihja janë Al-Sharkija dhe Kneifis.

Stroytransgaz nisi të nxjerrë fosfate – që veç tjerash përdoren në plehra artificiale – në verën e vitit 2017, rreth dy vjet pasi Rusia rriti ndërhyrjen e saj ushtarake në Siri për të ndihmuar regjimin e diktatorit Bashar al-Assad.

Në dhjetorin e po atij viti, Surovikin, që mori komandën e përgjegjshme të fushatës ruse në Siri në fillim të vitit 2017, u shfaq në televizionet ruse duke informuar Putinin për çlirimin e Al-Sharkijës dhe Knefisit, teksa Putini bëri një vizitë të paparalajmëruar në Siri.

Pak kohë pas kësaj, Surovikin u largua nga komandimi i fushatës siriane, pasi Putin e emëroi atë komandant të përgjithshëm të forcave ajrore ruse.

Sipas hetuesve të Navalnyt, nëndega e kompanisë Stroytransgaz, e quajtur STG Logistika, në periudhën 2020-2021, pagoi 104 milionë rubla kredi një kompanie që merret me lëndë druri të quajtur Argus SFK. Kjo shumë është rreth 2 milionë dollarë bazuar në kursin e këmbimit të asaj kohe.

Kompania, e cila ka selinë në rajonin rus të Sverdlovskit, është bashkëthemeluar nga gruaja e Surovikinit, së bashku me vajzën e një Aleksandr Misharin, që ka shërbyer si guvernator rajonal.

Për më tepër, sipas hulumtimit, gruaja e shefit ekzekutiv të Stroytransgazit po ashtu i dha kompanisë Argus SFP një kredi prej 25 milionë rublash (rreth 412.000 dollarë).
Ekipi i Navalnyt pretendon se këto kredi kanë shërbyer si pagesë e destinuar për Surovikinin për biznesin e kryer gjatë operacionit sirian.

As Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, as Stroytransgaz, e as kompanitë e tjera të Timichenkos nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

Gennady Timchenko, biznesmen i lidhur me Kremlinin.

Gennady Timchenko, biznesmen i lidhur me Kremlinin.

Gjetjet nga hetuesit e Navalnyt duket se janë bazuar në masë të madhe në të dhënat e kompanisë dhe të dhënat e patundshmërive.

Më herët gjatë këtij muaji, regjistri kombëtar i Rusisë për prona papritur kufizoi qasjen në të dhënat e familjes së ngushtë dhe familjarëve të Surovikinit, duke i cilësuar ato të dhëna si të klasifikuara.

Vetë Navalny u arrestua në Moskë në janar të vitit 2021 me t’u kthyer nga Gjermania, ku ishte trajtuar ndaj ekspozimit ndaj një agjenti nervor të epokës sovjetike, që për pak nuk e vrau. Ai thotë se të dhënat tregojnë se helmimi u krye nga operativët e Shërbimit Federal të Sigurisë që kanë vepruar në emër të Putinit.

Navalny është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të rregullave të lirimit me kusht gjatë udhëtimit të tij jashtë vendit për shërim. Në mars të vitit 2022, ai u dënua me nëntë vjet për një rast tjetër që ka të bëjë me akuza për keqpërdorim fondesh. Ai dhe mbështetësit e tij thonë se akuzat e reja dhe ato të rasteve të mëhershme janë absurde dhe të motivuara politikisht.

Ai aktualisht gjendet në një burg në Rusinë qendrore.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
blank

Rusia thotë se i ka lëshuar mbi 80 mijë pasaporta për ukrainasit

RFE/RL

Moska zyrtare tha të martën se i ka lëshuar më shumë se 80 mijë pasaporta ruse për qytetasit e katër territoreve në Ukrainë që kur presidenti Vladimir Putin shpalli aneksimin e tyre, në shtator.

Në shtator, Rusia i kishte mbajtur të ashtuquajturat referendume në katër rajone të Ukrainës – Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson – dhe tha se qytetarët kishin votuar ‘pro bashkimit me Rusinë’.

“Që nga shtimi i katër rajoneve në Federatën Ruse, në pajtim me ligjin, më shumë se 80 mijë njerëz kanë marrë pasaporta si qytetarë të Federatës Ruse”, tha Valentina Kazakova, zyrtare për emigrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas agjencive të lajmeve në Rusi.

Putini i kishte aneksuar formalisht ato territore në një ceremoni në Kremlin në tetor, edhe pse forcat e tij ushtarake nuk kanë pasur asnjëherë kontroll të plotë mbi ato zona.

Kombet e Bashkuara (OKB) e kritikuan “aneksimin ilegal të tentuar” të tokës ukrainase dhe kërkuan nga komuniteti ndërkombëtar “të mos njihen ndryshimet në kufij të shpallura nga Rusia”.

Që nga atëherë, Rusia ka humbur pjesë të territorit që e kontrollonte më parë në Ukrainë.

Në nëntor, Moska i tërhoqi trupat nga Hersoni, qyteti kryesor në rajonin që mban të njëjtin emër dhe e vetmja kryeqendër rajonale, të cilën e kishte marrë Rusia në ofensivën në Ukrainë.

Nga fillimi i fushatës ushtarake në shkurt, Kremlini i ka lehtësuar procedurat që ua mundësojnë ukrainasve të marrin nënshtetësi ruse dhe i ka lejuar shtetasit me pasaportë ukrainase të jetojnë dhe punojnë në Rusi pa afat të caktuar dhe pa leje pune.

blank

VIDEO- Kapet fort në karrige, pamjet virale që tregojnë se Putini është sëmurë

Disa pamje gjatë takimit të Vladimir Putinit të martën tregonin se presidenti rus dukej në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai shihet teksa mbahet në mënyrë të pazakontë pas karriges me dorën e majtë, ndërkohë që duket se këmbët e tij dridhen.

Pamjet janë regjistruar gjatë takimi që Putini pati të martën me Miguel Díaz-Canel, presidentin e Kubës dhe liderin e partisë komuniste të vendit.

Pavarësisht se paraqitjet e tij publike janë menaxhuar me kujdes në skenë nga propagandistët e Kremlinit, shenjat se Putini, 70 vjeç, po vuan nga probleme shëndetësore kanë qenë të dukshme në shumë raste këtë vit, duke nxitur spekulime dhe thashetheme, shkruan “Daily Mail”.

Putin me fytyrë të fryrë shihet duke buzëqeshur me zell teksa flet me Díaz-Canel përpara një oxhaku mermeri në Moskë.

Dora e tij e majtë shihet e mbështjellë fort rreth krahut të karriges së bardhë ku është ulur, si për të tentuar të stabilizohet.

Dora e djathtë e Putinit duket se po përleshet me diçka, dhe ai troket me këmbët e tij dhe i përzien nëpër tapetin me lule.

blank

Gjykata Supreme vendos kundër referendumit të Skocisë për pavarësi

Njerëz të grumbulluar për të marrë pjesë në tubimin e Pavarësisë në Glasgou të Skocisë, më 2 nëntor 2019.

RFE/RL

Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar konstatoi të mërkurën se Skocia nuk mund të mbajë referendum të dytë për pavarësi, pa lejen e Qeverisë britanike.

Ky vendim e kthen një hap prapa fushatën e Qeverisë skoceze që synonte të largohej nga Mbretëria e Bashkuar.

Në vitin 2014, skocezët nuk pranuan t’i jepnin fund bashkimit më shumë se 300-vjeçar me Anglinë, duke votuar 55% kundër pavarësimit nga Mbretëria e Bashkuar në referendumin e mbajtur në atë kohë.

Mirëpo, aktivistët që kërkojnë pavarësimin besojnë se referendumi do të kishte rezultate të tjera nëse mbahet sërish tani, dy vjet pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, gjë që skocezët e kishin kundërshtuar.

Qeveria gjysmëautonome e Skocisë dëshironte të mbante referendum në tetor të vitit 2023 me pyetjen “A duhet të jetë Skocia vend i pavarur?”

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, lidere e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) që mbështet lëvizjen për pavarësim, kishte bërë të ditur më herët këtë vit se referendumi planifikohej për 19 tetor, por se ai duhet të jetë i ligjshëm dhe të njihet ndërkombëtarisht.

Por Gjykata Supreme konstatoi se nuk është në fuqinë e Parlamentit skocez “të bëjë legjislacion për një referendum për pavarësinë skoceze”.

Qeveria konservatore e Mbretërisë së Bashkuar në Londër ka refuzuar ta pranojë një votim të tillë, duke thënë se përgjigjja e kësaj pyetjeje ishte dhënë në një referendum të vitit 2014.

Anketat sugjerojnë se skocezët mbeten të ndarë në gjysmë lidhur me këtë çështje.

Sipas Aktit të Skocisë të vitit 1998, i cili krijoi Parlamentin skocez dhe ia kaloi atij disa kompetenca nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, të gjitha çështjet që lidhen me Unionin e Mbretërive të Skocisë dhe Anglisë i rezervohen Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

blank

Trazirat dhe protestat në Iran, UNICEF ngre alarmin: 50 fëmijë kanë humbur jetën, situata shqetësuese!

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ka reaguar për situatën në Iran pas protestave dhe trazirave të raportuara.

“50 fëmijë janë humbur jetën në trazirat publike në Iran”, ka raportuar UNICEF.

UNICEF në një deklaratë zyrtare ka bërë me dije se situata është shqetësuese. Kjo vjen pasi trazirat në Iran kanë vazhduar për më shumë se dy muaj.

“Në Iran, UNICEF-i mbetet thellësisht i shqetësuar nga raportet e fëmijëve që vriten, plagosen dhe ndalohen”, thuhet në deklaratë. bw

blank

“Nëse s’ndalohet ikja e të rinjve ‘rënia’ e Shqipërisë do ketë jehonë’, Daily Mail në Cërrik: Qyteti i vogël u kthye në fantazmë pasi ‘truri’ po ikën me gomone në Britani!

“Të rinjtë kanë preferuar të largohen nga vendi drejt Britanisë me gomone, duke e kthyer vendbanimin e tyre në një qytet fantazmë”, kështu shkruan Daily Mail në një artikull kushtuar emigrantëve shqiptarë.

Vëmendjen kësaj radhe duket se e ka marrë Cërriku, për të cilin media britanike shkruan se dekada më parë qendra ishte e mbushur me aktivitete dhe me njerëz.

Artikulli:

I ndërtuar gjatë kohës së komunizmit për të akomoduar punëtorët në një rafineri të re nafte, Cerriku është një qytet i vogël me shtëpi me ngjyra pastel, një orë me makinë në jug të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Fundjava e kaluar shënoi përvjetorin e saj të 70-të, megjithatë askush që takova në këtë komunitet i cili është përballur me një në tkurrje të shpejtë – prej 27,000 njerëzve nuk shfaqte entuziazëm për festimet e planifikuara.

Ashtu si në shumë qytete shqiptare, jeta përqendrohet në një shesh qendror që mban emrin e heroinës kombëtare, Nënë Tereza.

Dekada më parë, kur rafineria ofronte qindra vende pune dhe fushat aty pranë ishin të mbushura me agrume, ky vend grumbullimi ishte i mbushur me aktivitet.

Ishte veçanërisht popullor me të rinjtë, të cilët mblidheshin këtu në orët e vona të pasdites pasi kishin përfunduar turnet e tyre të punës dhe mësimet e shkollës.

 

Kur regjimi komunist ra në vitin 1991, rafineria pasoi shpejt.

Me pak ose aspak investime të qeverisë, në Cërrik nuk ka më asnjë industri. Kur arrita në shesh në muzg, ato pak fytyra që pashë ishin të vjetra dhe të dëshpëruara.

E kërrusur në stallën e saj, Bukurie Hamiti, 63 vjeç, e cila jeton me bashkëshortin dhe pesë anëtarët e familjes në një apartament me dy dhoma, po shiste fara luledielli për të cilat na tregoi se nuk kishte blerës.

“Dikur ishte kaq e zënë në këtë kohë të ditës, por të gjithë janë larguar,” na tha ajo , duke u shprehur se të rinjtë kanë shkuar të gjithë të punojnë dhe jetojnë në Angli.

Duke kaluar në shëtitjen e saj në mbrëmje, Bejaze Dine, 70 vjeç, ndaloi për të më treguar se si çdo anëtar i fundit i familjes së saj , gjashtë fëmijë dhe 11 nipër e mbesa ishin zhvendosur jashtë shtetit, në Gjermani, Greqi dhe Itali (rruga për në Angli ishte shumë të rrezikshme)

“Më mungojnë të gjithë, por nuk mund t’i fajësoj për largimin. Nuk ka asgjë për ta këtu. Në ditët e komunizmit, jeta ishte 100 herë më e mirë,”, u shpreh ajo, duke shtuar: “ Në atë kohë, të gjithë punonin dhe jo gjithçka ishte për paratë.

Dukej sikur brezi i ri i qytetit ishte zhdukur nga ndonjë murtajë që zgjidhte moshën dhe, në një farë mënyre emigrimi është plaga që po shkatërron Cërrikun dhe shumë qytete të tjera shqiptare është migrimi.

Historia pas këtij eksodi të jashtëzakonshëm nuk është aq e drejtpërdrejtë sa duket nga Britania.

Sepse nuk janë më vetëm elementët e dobët të arsimuar, të pakualifikuar (dhe, në disa raste, kriminelë) në Shqipëri që po e braktisin këtë komb. Tani shumë nga të rinjtë më të zgjuar të Shqipërisë po ikin gjithashtu.

Mjekë, mësues, bankierë, avokatë, sipërmarrës; shtresat e mesme të arsimuara që mund ta kthenin Shqipërinë nga një kleptokraci e dështuar në një komb, qytetarët e të cilit do të preferonin të qëndronin dhe të ndërtonin të ardhmen e tyre sesa të rrezikonin jetën e tyre në gomone.

Cerriku i ngjan një qyteze të Klondikës pas arit.

Dyqanet nuk kanë klientë, shtëpitë janë bosh, shkollat ​​kanë aq pak nxënës sa përdoren vetëm një pjesë e vogël e klasave.

Drejtoresha e arsimit vendor Dr Mirela Muçaj tha se numri i nxënësve ka rënë me 272 vitin e kaluar dhe së fundmi dy shkolla janë mbyllur fare.

“Kjo është kryesisht për shkak të emigrimit, kryesisht në Angli, por edhe në Gjermani,” tha ajo, duke pranuar se shpreson që vajza e saj të gjejë punë në Britani kur të diplomohet në inxhinieri kompjuterike.

Të paguar shumë pak dhe të zhgënjyer nga një sistem që bllokon rrugën e tyre për në krye të profesionit të tyre, shumë mësues të rinj po shkojnë gjithashtu për në Angli.

Tani të kthehemi në Tiranë:

Në Tiranë, me zhvillimet e reja mbresëlënëse, blloqe apartamentesh, zyra dhe hotele, restorante elegante dhe dyqane me dizajne (shumë prej të cilave pranohet se janë financuar nga fitimet e pastruara të krimit jashtë shtetit) ikja e trurit është më pak e dukshme.

Studentët me pamje më serioze flasin për kampuset universitare. Megjithatë edhe këtu gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Fakulteti prestigjioz i fizikës i Universitetit të Tiranës dikur nxirrte shkencëtarë me famë botërore, por këtë vit ndjenja e apatisë është e tillë që vetëm dhjetë studentë janë maturantë.

Në shkallët e politeknikut aty pranë, ku sapo ka ndjekur një leksion inxhinieri mekanike, takoj një student 22-vjeçar të masterit të quajtur ‘Xheson’ (për arsye që do të bëhen të dukshme, ai nuk pranon të japë emrin e tij të vërtetë).

Teksa fillon të tregojë historinë e tij, ky i ri duket tipi i personazhit që i duhet Shqipërisë.

Megjithëse ai pranoi se kishte hyrë ilegalisht në Britani në moshën 17-vjeçare, duke punuar gjithë orët për t’i paguar trafikantët 7,500 £ për ta transportuar atë përmes Kanalit , ai qëndroi vetëm disa muaj para se të kuptonte se kishte bërë një gabim të rëndë dhe të vendoste të kthehej në shtëpi.

Megjithatë, si mund të presin pushtetarët e Shqipërisë që të rinjtë të jetojnë një jetë shembullore kur shoqëria që ata kanë krijuar është e mbushur me korrupsion?

E kontrolluar kryesisht nga miqtë e partisë socialiste në pushtet, me kryeministrin e saj populist Edi Rama (një ish-basketbollist profesionist), media shqiptare është jashtëzakonisht e shtrirë kur bëhet fjalë për korrupsionin zyrtar.

Megjithatë, Lindita Cela, një gazetare investigative shqiptare, më thotë se 12 politikanë, përfshirë kryebashkiakë dhe deputetë, ose janë dënuar ose janë hetuar së fundmi për krime që variojnë nga trafiku i drogës deri te vrasjet.

“Kuvendi shqiptar nuk ka pasur kurrë kaq shumë kriminelë”, thotë ajo, duke shtuar: “Në të kaluarën, ata qëndronin në prapavijë. Tani ata janë në qendër të skenës.’

Partitë politike rivale në mënyrë të pashmangshme fajësojnë njëra-tjetrën.

Gjatë intervistës time 90-minutëshe me liderin e opozitës Sali Berisha, 74 vjeç, ai bëri një sërë akuzash kundër Ramës, i cili e rrëzoi atë nga posti i kryeministrit në 2013.

Kryetari i Partisë Demokratike foli për një projekt qeveritar për asgjësimin e mbetjeve, ku nuk u ndërtuan asnjëherë inceneratorë; shkollat ​​dhe rrugët e reja që u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë shumë më tepër se skema të ngjashme në vendet e BE-së, sepse miliona shkojnë në rrugë të gabuar.

“Edi Rama me korrupsion po vjedh kombin dhe është shkatërrues. Kam parë mediat britanike që thonë [emigrimi masiv nga Shqipëria] ka të bëjë me varfërinë. Por . . . varfëria është tërësisht për shkak të vjedhjes së fondeve publike nga qeveria. Tirana është kthyer në djep korrupsioni.

Si rezultat, tha ai,- migrimi po shkatërronte Shqipërinë.

Megjithatë, siç nxitojnë të vënë në dukje deputetët e qeverisë, Berisha nuk është pa skeletet e tij.

Ndërsa atij tashmë i ishte ndaluar hyrja në SHBA, ndalimi u zgjerua kohët e fundit për të përfshirë Britaninë.

Kreu i demokratëve pretendon se akuzat janë falsifikuar për arsye politike.

Sistemi u shuan shpresën të rinjve. Vret shpirtin e tyre.

Kjo është e dukshme nga numri i madh i të rinjve ambiciozë që nisen drejt Britanisë, jo vetëm me gomone, por me anë të vizave studentore dhe të punëtorëve emigrant.

Familjet në mënyrë rutinore heqin nga shkolla djemtë e rinj të zgjuar në moshën 14, 15 ose 16 vjeç dhe i dërgojnë vetëm në Britani, tha ai, duke e ditur se ligji i pengon të rinjtë të dëbohen. Ndërsa punonte për këshillin Brent, ai pa se si ata rrëshqitën përmes rrjetës në kriminalitet.

Nëse kjo ndodh, humbja e Shqipërisë do të ishte fitim i Britanisë. E njëjta gjë mund të thuhet për shumë nga të rinjtë dhe të rejat, iniciative dhe miqësore.

Ata janë shumë larg imazhit stereotipik të emigrantëve shqiptarë, një imazh i nxitur nga pakica e vogël e të padëshiruarve që ngecën në ato gomone të varura.

Megjithatë, sigurisht që rrjedhja e talenteve duhet të ndalohet?

Nëse jo, nuk do të mbetet askush me vullnetin apo zgjuarsinë për të rindërtuar këtë vend të bukur dhe rënia e Shqipërisë do të ketë jehonë në shumë sheshe të tjera bosh.

(BalkanWeb)

blank

Dronët iranianë fluturojnë përtej sanksioneve

VOAL- Moska ka arritur një marrëveshje me Teheranin për të filluar prodhimin e dronëve pa pilot në territorin rus, për të shmangur sanksionet. Kjo u zbulua nga Washington Post, duke cituar informacionin e inteligjencës të parë nga agjencitë e sigurisë të SHBA dhe vendeve të tjera perëndimore. Marrëveshja u finalizua gjatë një takimi në Iran në fillim të nëntorit dhe tani të dy vendet po lëvizin me shpejtësi për të zhvendosur linjën e prodhimit në Rusi dhe për të filluar operacionet brenda disa muajsh.

Marrëveshja, nëse zbatohet plotësisht, përfaqëson një fuqizim të mëtejshëm të aleancës Rusi-Iran që ka ofruar mbështetje thelbësore për fushatën e çalë ushtarake në Ukrainë, sipas gazetës. Që nga gushti, Moska ka përdorur mbi 400 dronë të prodhuar nga Irani kundër infrastrukturës civile të Ukrainës, sipas gazetës amerikane.

WP mori një koment nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Irani dhe Rusia mund të gënjejnë botën, por ata nuk mund t’i fshehin faktet: Teherani po ndihmon në vrasjen e civilëve ukrainas duke furnizuar me armë dhe duke ndihmuar Rusinë në operacionet e saj. Është një tjetër shenjë se sa të izoluar janë Irani dhe Rusia,” tha ai. “SHBA me aleatët dhe partnerët e saj – shtoi ai – po ndjekin të gjitha mjetet për të zbuluar, parandaluar dhe trajtuar furnizimin iranian të këtyre municioneve dhe përdorimin e tyre nga Rusia kundër popullit ukrainas”.rsi-eb


Send this to a friend