VOAL

VOAL

Rusia dërgon në Siri sistemet raketore S-300

October 3, 2018
blank

Komentet

blank

Bombardohet sërish territori i Rusisë- Çfarë dimë deri tani për sulmin e ri

Autoritetet ruse thanë se rajoni i Belgorodit në perëndim të vendit është bombarduar. Të paktën tetë persona janë plagosur nga bombardimet në rajonin kufitar me Ukrainën. Guvernatori i rajonit tha se sulmi është kryer nga trupat ukrainase. Por çfarë dihet deri më tani për këtë sulm?

BBC

Ka pasur raportime kontradiktore në lidhje me dhunën në rajonin Belgorod të Rusisë jugperëndimore.

Kanalet e medieve sociale ruse raportuan fillimisht për luftime në pikën kufitare Shebekino herët në mëngjes.

BBC ka parë video nga dy grupe paraushtarake pro-ukrainase që njoftojnë për aksione brenda territorit rus.

Në një video, të shpërndarë nga Korpusi Vullnetar Rus, një person me pajisje ushtarake thotë se luftëtarët e tyre po luftojnë sërish në territorin rus dhe se periferitë e Shebekinos do bëhen sërish të dukshme. Është e paqartë se ku dhe kur janë filmuar këto video.

Pavarësisht kësaj, zyrtarët lokalë kanë mohuar raportimet për një përparim të trupave ukrainase në sektorin Shebekino, duke shtuar se situata mbetet e vështirë dhe se bombardimet po vazhdojnë.

Ne po kërkojmë për pamje në median sociale që mund të hedhin dritë mbi deklaratat kontradiktore dhe do të sjellim përditësimi kur të mundemi. syri.net

blank

Stoltenberg: Të gjithë aleatët e NATO-s janë dakort që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s

Të gjithë aleatët e NATO-s pajtohen që “Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës”, tha të enjten shefi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Të gjithë aleatët bien dakord që dera e NATO-s është e hapur për anëtarët e rinj”, u tha Stoltenberg gazetarëve përpara një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo. “Nuk i takon Moskës të ketë veto kundër zgjerimit të NATO-s”.

Një pjesë e premisave të Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë ishte që të shmangte NATO-n nga zgjerimi pranë kufijve të saj.

Edhe pse Ukraina nuk është anëtare e aleancës dhe NATO ka këmbëngulur se nuk është palë në konflikt, blloku ka luajtur  një rol kritik  në mbështetjen e Kievit, duke dhuruar miliarda ndihma ushtarake dhe mbështetje të tjera.

Të enjten, Stoltenberg tha se detyra më e rëndësishme e NATO-s ishte të sigurojë që Ukraina të mbizotërojë në luftën kundër Rusisë – dhe të parandalojë përhapjen e konfliktit përtej kufijve të Ukrainës. “Kjo është arsyeja pse ne kemi rritur praninë tonë të madhe në linjat lindore në territorin e NATO-s,” tha ai.

Fytyra të reja në NATO: Pranimi i Finlandës në aleancë në fillim të këtij muaji shënoi një ndryshim të madh në peizazhin e sigurisë në Evropën verilindore, më shumë se dyfishuar kufirin e NATO-s me Rusinë.

Mbështetja publike finlandeze për pranimin ra pas pushtimit të Ukrainës dhe gjithashtu rindez thirrjet nga Kievi për t’u bashkuar.

Suedia gjithashtu aplikoi për t’u bashkuar me bllokun menjëherë pasi filloi pushtimi në shkallë të plotë të Rusisë, me mbështetjen e një shumice dërrmuese të anëtarëve të NATO-s – por anëtarësimi i saj deri më tani është penguar nga Turqia dhe Hungaria.

Turqia ka akuzuar Suedinë se strehon anëtarë të grupeve terroriste, gjë që Stokholmi e mohon, ndërsa Hungaria ka pretenduar se Suedia është sjellë armiqësore ndaj qeverisë së saj.

Stoltenberg tha të enjten se së shpejti do të udhëtojë në kryeqytetin turk të Ankarasë për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, megjithëse nuk specifikoi kohën.

“Mesazhi im është se anëtarësimi suedez, anëtarësimi me të drejta të plota në NATO, është i mirë për Suedinë, është i mirë për vendet nordike, është i mirë për Norvegjinë, për rajonin Baltik, por është gjithashtu i mirë për të gjithë NATO-n. “tha ai.  syri.net

blank

‘Hebrejtë kundër Sorosit’- Krijohet organizata që kundërshton ndikimin e megadonatorit majtist

Aktivistët e njohur konservatorë në SHBA kanë shpallur krijimin e organizatës ‘Hebrejtë kundër Sorosit’, një koalicion mes hebrenjve që kundërshtojnë ndikimin në politikë të miliarderit majtist.

Organizata thotë se qëllimi i këtyre aktivistëve të shquar është që të hedhin poshtë nocionin se kritikat ndaj ‘axhendës së ligë të Sorosit janë antisemitike’.

“Hebrenjtë kundër Sorosit do të luftojnë kundër fushatës së shpifjeve nga e majta se kundërshtimi ndaj Sorosit dhe rrjetit të tij të përhapur të organizatave politike është antisemitik,” tha grupi në një deklaratë.

Më tej thuhet se është fakt se Soros financon një pjesë të madhe të të majtës radikale dhe duhet ndalur.

Soros, 92 vjeç, akuzohet nga republikanët dhe konservatorët se ka financuar kauzat e krahut të majtë.

Sipas Fox News, ai ka dhënë mbi 32 miliardë dollarë për këto kauza në 120 vende të botës.

Vitin e kaluar Soros shpenzoi mbi 128 milionë dollarë vetëm për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Po ashtu nga viti 2016 deri në vitin 2020, ai shpenzoi 131 milionë dollarë për të ndikuar në 253 grupe mediatike.

Organizata ‘Hebrenjtë kundër Sorosit’ drejtohet nga Josh Hammer, një redaktor i lartë në revistën ‘Newsweek’ dhe Will Scharf, një ish-prokuror federal që tani konkurron për postin e kryeprokurorit në Missouri.

Një nga projektet kryesore të Sorosit së fundmi ka qenë të financojë prokurorët majtistë në SHBA. Ai ka dhënë të paktën 40 milionë dollarë për ta. Kritikët thonë se prokurorët e mbështetur nga Soros janë treguar të butë me krimin. syri.net

blank

“Po kërcënojnë një aleat”- “The Guardian” për tensionet ne veri: Britanikët janë të shqetësuar për kritikat e SHBA dhe BE ndaj Kurtit

Britanikët janë shprehur të shqetësuar për qëndrimet e SHBA-së dhe Bashkimit Europian ndaj Kosovës. “The Guardian” shkruan se SHBA dhe BE po ‘kërcënon’ një aleat dhe se janë duke vepruar gabim me deklaratat e tyre të dhëna pas tensioneve në veri të Kosovës.

Më tej The Guardian shkruan se diplomatët britanikë janë të frikësuar se përpjekjet e SHBA-së për të fajësuar Kurtin, do të lënë jashtë vëmendjes edhe problemin kryesor të këtyre tensioneve, përfshirë edhe kërkesën e BE-së që Kurti të pranojë një marrëveshje të arritur në vitin 2013, duke i dhënë autonomi gjithë përfshirëse një asociacioni të komunave serbe.

Më tej prestigjiozja britanike citon edhe Mark Dickinson, ish-diplomat britanik në Kosovë, i cili ka kritikuar Lajçakun:

“Cila është koha më e shkurtër për të shpëtuar fytyrën përpara se [i dërguari i BE-së Miroslav] Lajçakut t’i kërkohet nga të gjitha anët për të ‘kaluar më shumë kohë me familjen e tij’? Nuk e kam problem që Kurti (dhe fatkeqësisht Kosova) të fajësohet dhe të ndëshkohet. Mund ta duroj edhe që Vuçiç t’i shpëtojë. Por nëse BE-ja dështon të pranojë se ajo gjithashtu ka kontribuar shumë në këtë fatkeqësi, ne mund të presim që të ketë vetëm përsëritje.”bw

blank

Kreu i Wagner krisje totale me ministrinë ruse të Mbrojtjes, kërkon hetimin e tyre për krime lufte

Udhëheqësi i ushtrisë mercenare Wagner u ka kërkuar autoriteteve ruse të hetojnë zyrtarët në ministrinë e mbrojtjes së vendit të tij.

Yevgeny Prigozhin akuzoi funksionarët e lartë në këtë departament për kryerjen e “krimeve” gjatë “përgatitjes dhe zhvillimit të “operacionit special ushtarak” kundrejt Ukrainës.

Ai ka qenë prej kohësh kritik i ashpër ndaj ministrisë ruse të mbrojtjes, duke përfshirë taktikat e saj dhe trajtimin e furnizimeve me municione.bw

blank

Gruaja që akuzoi Bidenin për sulm seksual kërkon nënshtetësi ruse

Radio Evropa e Lirë

 

Një grua amerikane që e ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për sulm seksual ndaj saj, ka udhëtuar drejt Moskës, ku po kërkon nënshtetësi ruse.

Gjatë një interviste të dhënë për një gazetë shtetërore ruse, Tara Reade, 59 vjeçe, tha se ndihej e sigurt në Rusi dhe se dëshironte të qëndronte atje.

Reade pretendon se Biden e sulmoi atë gjatë kohës kur ajo punonte në zyrën e tij të Kongresit në vitin 1993.

Biden i ka mohuar fuqishëm këto pretendime, duke thënë se “pa asnjë dyshim, kjo nuk ka ndodhur kurrë, kurrë”.

Reade kishte punuar si asistente e Bidenit kur ai ishte senator i Delaëare. Ajo mori vëmendje mediatike në vitin 2020, kur filloi fushata presidenciale e Bidenit, duke pretenduar se ai e kishte sulmuar seksualisht atë në një korridor të Capitol Hill kur ajo ishte 29 vjeçe.

Ajo e akuzoi Bidenin se e kishte shtyrë për muri dhe ia kishte vendosur duart nën këmishën dhe fundin e saj.

“Kur zbrita nga avioni në Moskë, për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë u ndjeva e sigurt dhe u ndjeva e dëgjuar dhe e respektuar”, raportohet të ketë thënë Reade gjatë një interviste me Sputnik, sipas citimit në The Guardian.

Ajo tha se u largua nga SHBA-ja pasi një politikan republikan i kishte thënë se ishte në rrezik fizik.

“Unë do të doja të aplikoja për nënshtetësi ruse, nga presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin… Unë premtoj se do të jem një qytetare e mirë”, tha Reade, duke shtuar se shpresonte ta mbante edhe shtetësinë e saj amerikane.

Reade ishte një nga disa gra që dolën publikisht në vitet 2019 dhe 2020 për ta akuzuar Bidenin për prekje, përqafime ose puthje të papërshtatshme. Ajo tha se kishte paraqitur një ankesë, megjithëse nuk është gjetur asnjë procesverbal për këtë dhe është e paqartë nëse pretendimi i saj është hetuar zyrtarisht.

Një zëdhënës i Bidenit tha se ai besonte se gratë “kanë të drejtë të dëgjohen”, por se incidenti i supozuar “absolutisht nuk ka ndodhur”.

blank

Peskov: Rusia mbështet pa kushte Serbinë dhe serbët e Kosovës

Radio Evropa e Lirë

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia e mbështet popullatën serbe në Kosovë dhe beson se të drejtat dhe interesat e saj duhet të mbrohen, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Ne e mbështesim pa kushte Serbinë dhe serbët… Ne besojmë se duhet të respektohen të gjitha të drejtat dhe interesat legjitime të serbëve të Kosovës”, tha Peskov në adresimin e përditshëm për media, duke shtuar se nuk duhet të ketë vend për “veprime provokuese”.

Rusia edhe përmes një reagimi të mëparshëm kërkoi nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij pasi 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.

“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht të ndalë propagandën e tij të rreme dhe të ndalë së fajësuari për incidentet në Kosovë serbët e dëshpëruar, të cilët po tentojnë të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime dhe lirinë, përmes mjeteve paqësore dhe pa armë”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Rusia, që është aleate e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.

Më 29 maj, protestuesit serbë kundërshtuan kryetarët e rinj serbë dhe kërkuan tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar veprimet e Kosovës dhe kanë cilësuar “hyrje me forcë” shkuarjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që Kosova të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave komunale në veri, si një hap i parë për të shtensionuar situatën.

Serbia ndërkaq ka kërkuar që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga veriu.

Autoritetet në Kosovë kanë mbrojtur vendimin e tyre për të dërguar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, nën përcjelljen e policisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për dhunën në veri më 29 maj ka akuzuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”.

Rusia, e cila ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, është aleate e Serbisë dhe mbështet vazhdimisht veprimet e saj kundër shtetësisë së Kosovës.

blank

‘Shihemi në Hagë’- Senatori Graham sfidon Putinin me një ‘ofertë’

Senatori republikan, Lindsey Graham sfidoi presidentin rus, Vladimir Putin pasi Rusia lëshoi të hënën një urdhër-arresti ndaj tij.

Kremlini lëshoi urdhrin e arrestit pasi Graham e akuzoi Rusinë për krime lufte dhe deklaroi se ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën është ‘shpenzimi më i mirë monetar që ka bërë SHBA ndonjëherë’. Ai i bëri këto komente gjatë një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai tha se do t’i nënshtrohet gjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nëse edhe Rusia bën të njëjtën gjë.

“Këtu është një ofertë për ‘miqtë’ e mi rusë që duan të më arrestojnë dhe gjykojnë pasi thashë se regjimi i Putinit janë kriminelë lufte: Unë do t’i nënshtrohem juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nëse e bëni edhe ju,” tha Graham.

“Ejani dhe prezantoni rastin tuaj. Shihemi në Hagë,” ai shtoi.

Graham deklaroi se ai e konsideron urdhrin e arrestit ‘distinktiv nderi’.

SHBA përllogarit se forcat ruse kanë vrarë rreth 42 mijë civilë ukrainas që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit 2022. Zyrtarët thonë se gjithashtu janë vrarë 50 mijë forca ruse. syri.net

blank

Dikur paralajmëronte sulmet terroriste në Evropë- Kompania izraelite: Grupi Wagner është nisur për në Kosovë

Kompania izraelite “Terror Alarm”, përmes një cicërime në Twitter të hënën mbrëma tha se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”.

Kompania që lëshoi njoftimin është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017.

Sipas “Terror Alarm”, informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram, raporton KP.

Postimin në llogarinë e Twitter, “Terror Alarm” e bëri pas përshkallëzimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, me ç’rast mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.bw

blank

Deputetja britanike: Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Vuçiçi

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka thënë se bandat serbe në veri të Kosovës janë paguar nga Beogradi për të shkaktuar trazira.

Teksa ka shpërndarë artikullin e New York Times për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe lidhjet e tij me krimin, ajo ka thënë se serbët në veri të Kosovës janë edhe duke u armatosur nga Serbia.

“Inkurajoj këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë ta lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosën nga Beogradi”, shkruan ajo. syri.net

blank

Rusia lëshon urdhër-arresti për senatorin Graham pas komenteve për luftën në Ukrainë

VOA/Marrë nga Associated Press

MOSKË (AP) – Ministria e Brendshme e Rusisë lëshoi të hënën një urdhër-arresti për senatorin amerikan Lindsey Graham pas komenteve të tij në lidhje me luftën në Ukrainë.

Në një video të redaktuar të takimit të tij të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy që u publikua nga zyra e udhëheqësit ukrainas, senatori Graham, një republikan nga Karolina e Jugut, vuri në dukje se “rusët po vdesin” dhe e përshkroi ndihmën ushtarake të Shteteve të Bashkuara për vendin si “më të mirën që kemi shpenzuar ndonjëherë”.

Ndërsa senatori Graham duket se i ka bërë komentet në pjesë të ndryshme të bisedës, video e shkurtër nga zyra presidenciale e Ukrainës i vendos ato pranë njëra-tjetrës, duke shkaktuar zemërim në Rusi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov komentoi të dielën duke thënë se “është e vështirë të imagjinohet një turp më i madh për vendin sesa të ketë senatorë të tillë”.

Komisioni Hetimor, agjencia më e lartë e hetimit penal në vend, mori vendim për të hapur një hetim kundër senatorit Graham. Ministria e Brendshme më pas lëshoi një urdhër arresti për të, siç shihet dokumentet zyrtare, të pulikuara të hënën.

Senatori Graham është në mesin e më shumë se 200 anëtarëve amerikanë të Kongresit, të cilëve Moska u ndaloi hyrjen në Rusi vitin e kaluar.

Senatori Graham komentoi në Twitter, duke thënë: “lajmi se angazhimi im ndaj Ukrainës ka shkaktuar zemërimin e regjimit të Putinit, më gëzoi në masë jashtëzakonshme”.

“Unë do të vazhdoj të mbështesë lirinë e Ukrainës derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga territori ukrainas”, shkroi ai në Twitter. “Unë do të mbaj urdhr-arrestin e lëshuar nga qeveria e korruptuar dhe jo morale e Putinit si një simbol nderi”.

blank

Scholz thotë se planifikon të flasë me Putinin “në kohën e duhur”

RFE/RL

Kancelari gjerman Olaf Scholz synon të angazhohet në një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin “në kohën e duhur”, duke sugjeruar mundësinë e rivendosjes së komunikimit pas një përkeqësimi të konsiderueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Telefonata ime e fundit [me Putinin] është zhvilluar goxha kohë më parë”, i tha Scholz gazetës Koelner Stadt-Anzeiger në një intervistë të botuar më 26 maj. “Por unë planifikoj të flas përsëri me të, kur të jetë koha e duhur”.

Udhëheqësit folën për herë të fundit me telefon në fillim të dhjetorit.

Gjatë asaj telefonate një orëshe, Scholz i kërkoi Putinit të tërheqë trupat e Moskës nga Ukraina, ndërsa udhëheqësi rus akuzoi Perëndimin për ndjekjen e politikave “shkatërruese”.

Gjatë një samiti në Japoni më 19 maj, krerët e vendeve të industrializuara të Grupit Shtatë (G7) njoftuan për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë.

G7-ta përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësit e G7-ës thanë në një deklaratë të përbashkët se sanksionet e reja do të ndikojnë në “eksportet e makinerive industriale, mjeteve dhe teknologjive të tjera që Rusia përdor për të rindërtuar makinerinë e saj të luftës”.

Gjermania i ka dhënë Ukrainës 18 tanke Leopard 2, në mënyrë që ta ndihmojë Kievin të përballet me pushtimin rus që nisi vitin e kaluar.


Send this to a friend