Ka reaguar Reporters Sans Frontiere pas deklaratave të kryeministrit Rama për ta mbyllur ose privatizuar RTSH përmes Pavol Szalai, drejtor i Zyrës së RSF në Pragë si më poshtë:
“🇦🇱 Jemi të alarmuar nga propozimet e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të mbyllur ose privatizuar median publike, duke kërcënuar se nuk do ta financojë RTSH Radio Televizioni Shqiptar derisa të “meritojë” paratë e shqiptarëve.
RTSH është në krizë të thellë, por duhet të mbrohet nga ndikimi politik dhe të reformohet sipas standardeve evropiane.
Në nëntor 2024, Reporterët pa Kufij (RSF) publikuan me Këshillin e Medias Shqiptare një plan të detajuar politikash për të siguruar të drejtën e shqiptarëve për informacion. Si rezultat i një konsultimi të plotë me komunitetin e pavarur të medias shqiptare dhe duke cituar standardet evropiane, dokumenti bëri një propozim për RTSH-në:
“Vendosni mbrojtje më të forta për pavarësinë editoriale dhe financiare të medias së shërbimit publik (RTSH), duke përfshirë edhe sigurimin e një buxheti shumëvjeçar dhe të qëndrueshëm dhe një procedure të pavarur për emërimin e Drejtorit Ekzekutiv të RTSH-së dhe të Anëtarëve të Komitetit Drejtues.”
Kjo është e vetmja rrugë ➡️ .“