Përdoruesit e mediave sociale kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për dëmtimin e sulmuesit të Liverpulit, Mohamed Salah mbrëmjen e djeshme, ne finalen e Ligës së Kampionëve, i cili rrezikon ta mbajë jashtë Botërorit 2018.
“Dëmtimi i Salah është serioz, tashmë gjendet në spital për t’iu nënshtruar testeve. Ndoshta shpatulla, ndoshta klavikula, njëra prej të dyjave i është nxjerrë nga vendi. Botërori për të tashmë është në rrezik serioz”, tha trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në fjalën e mbajtur pas ndeshjes finale të Kievit.
Egjipi i Salah eshte ne grupin A bashke me Rusine e ndeshja mes tyre pritet te luhet më 19 qershor, shkruajne mediat ruse.
E per demtimin e tij, cka e nxjerr jashte kesaj ndeshje me rendesi per Egjiptin, po fajesohet Rusia.
Tifozet përdorues te mediave sociale kane postuar shume reagime në Twitter me teoritë e tyre të konspiracionit se presidenti rus Vladimir Putin është sipas tyre përgjegjës për demtimin e yllit të Egjiptit, duke rritur kështu shanset që Rusia të përparojë në ndeshjet e grupeve.
Përsa i përket kreut, Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina kampione e botës në vendin e dytë dhe Franca në të tretin.
ZVICER – Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion në klasifikimin e FIFA për muajin janar. Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e parë për vitin 2026 me kuqezinjtë që e nisin vitin në të njëjtin pozicion siç e mbyllën edhe 2025, në vendin e 63-të me 1401.07 pikë të grumbulluar
Ajo që është ngjitur dhe ka fituar sërish pozicione është pikërisht përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e nisin vitin 2026 në vendin e 79-të, një shkallë më lart në krahasim me klasifikimin e publikuar në fund të vitit 2025 me skuadrën e drejtuar nga Franco Foda që shkon në 1308.84 pikë
Sigurisht që Kupa e Afrikës e mbyllur këtë të dielë ka ndikuar jo pak në klasifikimin e parë të FIFA për këtë vit, me dy skuadrat finaliste që kanë bërë shumë shumë progres duke ngjitur shkallë në këtë renditje.
Kështu Maroku edhe pse humbi në finale e sheh veten mes 10 ekipeve më të mira të botës duke u pozicionuar në vendin e 8-të, një ngjitje me 3 vende në krahasim me muajin e kaluar.
Ndërsa skuadra kampione e Afrikës, Senegali fitoi 5 vende dhe ngjitet në vendin e 12-të, një pozicionim që zbret Italinë në vendin e 13-të.
Përsa i përket kreut, Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina kampione e botës në vendin e dytë dhe Franca në të tretin.
Taulant Xhaka është rikthyer të flasë për Kombëtaren shqiptare. Ish-mesfushori i kuqezinjve tregoi për kanalin e FSHF-së se Qazim Laçi është lojtari që i ngjan atij. Po ashtu nuk e fshehu besimin e madh që ka te fitorja ndaj Polonisë.
– Taulant, kur e shikon sot fanellën kuqezi. Çfare ndjen realisht? Jo si futbollist, por si njeri.
Jam fans i Shqipërisë, i skuadrës. Nder dhe besoj që është fanella më e bukur në botë.
– A ka debutim më të bukur se ai i yti, kundër Portugalisë me fitore? Si e kujton atë ndeshje, na i përshkruan dot emocionet?
Me shumë emocione, ka qenë debutimi im me Kombëtaren me fitore. Ka qenë si ëndërr, nuk e kam kuptuar shumë por pas fitores, e kam kuptuar dhe e gjithë familja ka qenë krenare me mua.
– A ke një moment me Kombëtaren që nuk e ke treguar kurrë?
Jo nuk ka pasur momente specifike. Të lumtura kam pasur shumë ,të trishtuar për ndeshjen kundër Serbisë.
– Ti ke qenë gjithmonë një lojtar i karakterit të fortë. Çfare sakrifice personale ke bërë për Kombëtaren që pak e dinë?
S’kam bërë sakrifica të madhe por gjithmonë e kam dhënë maksimumin. Kisha vdekur për këtë fanellë.
– Çfarë do të thotë për ty të mbash peshën e përgjegjësisë në fushë, sidomos në ndeshje vendimtare?
Normal që ke përgjegjësi shumë, duhet të jesh lider dhe duhet t’i mbash lojtarët e rinj afër vetes.
Kombëtarja aktuale dhe play-off-i
– Si e sheh Kombëtaren sot, krahasuar me vitet kur ti ishe pjesë aktive e saj?
Kanë ecur shumë përpara. Janë lojtarë shumë të rinj, me shumë talent. Është shumë më mirë tani se përpara.
– A shikon ndonjë lojtar të Kombëtares aktuale që ju ngjan juve?
Qazim Laçi. Ka edhe numrin tim, 14 siç e kam pasur unë kur kam qenë pjesë e Kombëtares.
– A mendon se ky grup ka mentalitetin e duhur për të përballuar presionin e play-off-eve?
Po absolutisht. Çdo lojtar luan në ekipet e tyre, kanë kualitet. Besoj që mund t’ia dalin.
Tifozët
– Sa e rëndësishme është mbështetja e tifozëve shqiptarë në momente kyçe dhe çfare mesazhi ke për ta sot?
Tifozët janë shumë të rëndësishëm se na kanë përkrahur gjithmonë. Janë lojtari i 12-të për ne.
Mesazhet e Taulantit
– Taulant Xhaka në një fjali për Shqipërinë dhe fanellën kuqezi.
Është nder dhe krenari.
– Nëse sot do ishe në dhomën e zhveshjes para ndeshjes së parë kundër Polonisë në fazën play-off, çfarë do t’i thoje ekipit?
Jepni maksimumin. Luani si gjithmonë me zemër dhe fitorja vjen automatikisht.
“Është një ndjenjë e pabesueshme. Për mua është një nder i madh ta fitoj këtë trofe. Pas gjashtë muajve të fundit, me dëmtime dhe momente të vështira, kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë”.
BELGJIKE – Pas një viti të mrekullueshëm te Club Brugge, ku edhe kompletoi kalimin te Milani, mesfushori shqiptaro-zviceran Ardon Jashari e ka fituar edhe “Këpucën e Artë” në Belgjikë që i jepet lojtarit më të mirë të vitit.
Ai mposhti ish-bashkëlojtarët e tij, Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, të cilët konsideroheshin favoritët kryesorë para nisjes së votimit. Ky çmim është i veçantë, pasi Jashari arriti të grumbullojë pikë vetëm në një raund votimi.
Transferimi i tij veror te Milani e bëri të pamundur marrjen e votave të mëtejshme, por paraqitjet e tij në gjysmën e parë të vitit 2025 rezultuan vendimtare.
Pas atij lëndimi serioz, ky trofe ka një domethënie edhe më të madhe për Jasharin. “Është një ndjenjë e pabesueshme. Për mua është një nder i madh ta fitoj këtë trofe. Pas gjashtë muajve të fundit, me dëmtime dhe momente të vështira, kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë.
Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme në Belgjikë. Kur e shoh pas, nuk do ta harroj kurrë Belgjikën. Ajo është bërë vërtet një shtëpi e dytë për mua”.
Futbollisti që përfaqëson Zvicrën udhëtoi posaçërisht për të marrë çmimin. Pas një ndeshjeje kundër Fiorentinës, ai hipi menjëherë në avion drejt Ostendës.
“Pata 15 minuta kohë pas ndeshjes. Këtu pata pesë minuta pushim dhe më pas dola direkt në skenë”. Takimi me ish-bashkëlojtarët e tij e preku dukshëm Jasharin. Ai foli për një pritje shumë të ngrohtë dhe theksoi respektin dhe vlerësimin që ende ndjen për lojtarët dhe stafin e Club Brugge.
“Sapo të kem pak kohë, dua të bëj një festë të vogël atje. Jam rritur si lojtar dhe si njeri. Ky trofe, ky vend dhe ky klub e bëjnë historinë time edhe më të veçantë”, nënvizoi ai.
Vedat Muriqi po kalon një edicion të shkëlqyer në La Liga. Sot realizoi golin e radhës në favor të Majorkës, ndërsa brazoi 1 me 1 sfidën ndaj Rajo Vajekanos.
Ishte minuta e 30-të e ndeshjes, kur Muriqi dërgoi topin në rrjetë. Sulmuesi i Kosovës numëron 11 gola në kampion, më tepër ka shënuar vetëm Kilian Mbape te Reali.
Nga minuta e parë për Majorkën luan edhe Marash Kumbulla, që përfitoi nga mungesat për t’u kthyer titullar pas një kohe të gjatë.
Në anën tjetër Ivan Balliu u aktivizua për Vajekanon në minutën e 38-të. Mbrojtësi i Kombëtares mori vendin e Ratiut.
Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja do të mirëpresin Kupën e Botës pas disa muajsh. Situata nuk është aspak e mirë, pasi arrestimi i presidentit venezuelian Maduro nga SHBA ka sjellë një klimë të papërshtatshme.
Të rejat e fundit kanë ndezur kambanat e alarmit brenda FIFA-s në lidhje me vendin që do mbajë Meksika në Kupës e Botës. Një detaj tjetër që duhet marrë në konsideratë janë fjalët e Presidentit të SHBA-së Donald Trump rreth kapjes së Nicolas Maduro në Venezuelë, çka lë shumë hije pas.
Presidenti i SHBA-së ka komentuar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer diplomatike me Claudia Sheinbaum, presidenten e Meksikës, por theksoi se ky vend mbetet problematik për shkak të drogës. “Diçka do të duhet të bëhet me Meksikën”, tha Donald Trump, i cili në disa raste ka përmendur mundësinë e ndërhyrjeve ushtarake në tokën meksikane në disa zona. Vlen të theksohet se Meksika nuk ka mbështetur ndërhyrjen e SHBA në Venezuelë. bw
Talenti shqiptar, Flavio Sulejmani po kalon një moment të artë te skuadra e të rinjve të Lacios, teksa në 16 ndeshje në kampionat ka arritur të realizojë plot 7 gola, duke u shndërruar kështu në një lider te skuadra kryeqytetase.
Në duelin e fundit ndaj Fiorentinës, që përfundoi me shifrat 2 me 2, Sulejmani, arriti të rrëmbente skenën me dopietë, duke shënuar dy herë në minutat 5 dhe 16.
Në 18 javë, kryeqytetasit e Lacios, kanë siguruar vetëm 20 pikë, duke u renditur në vendin e 17-të, ndërkohë që Fiorentina mban vendin e dytë me 31 pikë, një më pak se kryesuesit e Çezenës. Panorama
Thomas Strakosha kaloi një vit pozitiv te AEK, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e rezultateve të mira. Faqja e specializuar e statistikave “Transfermarkt” ka publikuar së fundmi listën e portierëve që kanë regjistruar më shumë ndeshje pa pësuar gol në vitin 2025.
Portieri kuqezi Strakosha e sheh veten në vendin e katërt në Europë. Ai ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje, nga 44 sfida të luajtura. 3 vendet e para mbahen nga Trubin, Donnarumma dhe zvicerani Kobel.bw
Armando Broja, duket se ka lënë pas makthin e dëmtimeve dhe po rigjen shkëlqimin e munguar te skuadra e Bërnlit në Premier Ligë.
Jo vetëm kaq, teksa pas shumë kohësh ylli shqiptar ka mundur të përfshihet edhe në formacionin më të mirë të javës në Premier League.
Faqja e specializuar e statistikave “WhoScored” e ka përfshirë Brojën në formacionin ideal në javën që lamë pas në Premier League, teksa është vlerësuar me notën 7.45, pas asistit të regjistruar në duelin ndaj Njukastëll. Në formacionin më të mirë të javës, Broja, formon repartin ofensiv së bashku me Uisa.
Goditja e Rei Manajt që shkundi rrjetën në minutën e fundit të pjesës së parë në ndeshjen Serbi-Shqipëri është me gjasë momenti më sportiv i vitit, që do të mbahet mend gjatë mes ndjekësve të futbollit. Përveçse shënoi fitoren në atë që mund të konsiderohet si një prej përplasjeve më të nxehta sportive të Kombëtares, goli i Manajt i hapi rrugën Shqipërisë për të garuar për herë të parë në fazën e “play-off”-it për një vend në Kampionatin Botëror SHBA-Meksikë-Kanada në vitin 2026. “Goli më i rëndësishëm i jetës,” tha Manaj pas fitores, e cila nxori në festë me mijëra tifozë në rrugët e Tiranës, Prishtinës dhe dhjetra qyteteve të tjera.
Në “play-off” ndodhet edhe Kosova. Kjo e fundit e siguroi vendin pas dy fitoreve surprizë kundër Suedisë dhe fitores jashtë fushe kundër Sllovenisë, një tjetër ekipi ballkanas. Federata më e re në Europë, që iu njoh e drejta për të garuar si ekip kombëtar në garat e UEFA-s e FIFA-s vetëm në vitin 2016, ka ecur shpejt, duke qenë një nga surprizat e eliminatoreve. Ndryshe nga Shqipëria, suksesi i së cilës lidhet kryesisht me lojtarë të rritur jashtë vendit, Kosova ka rritur nivelin e kampionatit vendas me ekipe si Ballkani dhe Drita që kanë arritur kualifikime historike në garat europiane. Kjo e fundit, së bashku me Shkëndijën e Tetovës, janë ende në garë për titullin e Ligës së Konferencës së UEFA-s (Conference League), pasi kaluan fazën e grupeve dhe presin ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë.
Futbolli i femrave po ashtu arriti rezultate të mira në 2025. Kombëtarja shqiptare për herë të parë mbërriti në fazën “play-off” të kualifikueseve për Europianin dhe doli e para në grupin e saj në Nations League, duke u ngjitur në Ligën B. Kampionati vendas vijon të dominohet nga Vllaznia dhe Megi Doçi, që vijon të thyejë rekorde.
Fitoret në futboll, sporti me më shumë ndjekës, nuk janë të vetmet. Huazimi i atletëve nga Rusia, e përjashtuar prej garave ndërkombëtare për shkak të pushtimit të Ukrainës, e ka vendosur për herë të parë Shqipërinë në podium në mundje. Chermen Valiev u shpall fillimisht kampion Europe në Bratislavë dhe më pas arriti në finalen e Kampionatit Botëror të Mundjes, ku mori medaljen e argjendtë. Ai nuk ishte i vetëm: Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev po ashtu u ngjitën në podium. Abakarov siguroi medalje të bronztë në Kampionatin Europian të Mundjes dhe Dudaev dominoi turneun Grand Prix në Spanjë, duke e vendosur Shqipërinë si një fuqi të re botërore në mundje të lirë.
Skiatorja 19-vjeçare e lindur në Itali, por që garon për Shqipërinë, Lara Colturi, bëri historinë gjatë vitit 2025. Foto: Facebook.
Skiatorja 19-vjeçare e lindur në Itali, por që garon për Shqipërinë, Lara Colturi, bëri historinë gjatë vitit 2025. Vajza e artë e skive dominoi Kampionatin Botëror për të Rinj (Junior World Ski Championships) të mbajtur në Itali në shkurt 2025, ndërsa konfirmoi klasin e saj edhe në Kupën e Botës, duke u renditur rregullisht në mes të më të mirave, një arritje e paimagjinueshme më parë për flamurin kuqezi në sportet dimërore. Këtë sezon, Colturi është ngjitur tre herë në podium, duke marrë një vend të dytë historik në Finlandë përkrah numrit 1 në botë, Mikaela Shiffrin. Në kampionatin botëror, i cili vazhdon, Colturi renditet e 6-ta dhe është më e reja mes skiatoreve që renditen në 10 vendet e para.
Skitë sollën fitore historike edhe për ekipin e Lojërave Olimpike Speciale. Skiatorët nga Shqipëria, Elizon Kacanja dhe Stela Salla, fituan 2 medalje të arta në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore “Torino 2025”, duke shkruar historinë për Shqipërinë në debutimin e saj në këto lojëra dimërore. Ekipi në total siguroi 8 medalje, me Vanesa Doçin medalje ari në “Snowshoeing” dhe Joanis Myrtollari e Joel Gërmënjin me medalje bronzi.
Peshëngritja, një prej sporteve ku Shqipëria ka pasur gjithmonë fitues, pati sërish një vit të suksesshëm. Veç medaljeve të pritshme prej Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, dy peshëngritës të rinj janë ngjitur në skenë. Enkilejda Carja, nga Durrësi, vendosi rekorde të reja, duke fituar medalje në disa gara ndërkombëtare për të rinj. Carja, veçanërisht, shkëlqeu me tre medalje të arta në Europianin e të Rinjve në Greqi, ndërsa në Botërorin e mbajtur në Lima mori një medalje të artë dhe një të argjendtë. Ertjan Kofsha, i cili garon për moshat nën 23 vjeç, u ngjit po ashtu në podium me një medalje të argjendtë dhe një të bronztë në Kampionatin Europian.
Mbretëreshat e xhudos, atletet e trajnerit Toni Kuka në Kosovë, vazhdojnë të mbledhin “ar”. Distria Krasniqi ishte makineri fitoresh gjatë gjithë vitit 2025, duke koleksionuar medalje nga Parisi në Zagreb, e paprekshme në kategorinë e saj. Por skena po i lë vend edhe Laura Fazliut, e cila me argjendin në Lojërat Botërore Universitare tregoi se është gati për sfidat olimpike. Akil dhe Nora Gjakova po ashtu sollën medalje nga kampionate prestigjioze.
Në ringun e boksit, Donjeta Sadiku konfirmoi se është boksierja më e mirë në rajon, duke fituar të artën në turneun e fortë “Feliks Stamm” në Poloni, një fitore që erdhi pas përballjeve me kampionet e botës.
Në atletikë, Luiza Gega, kampione e Europës në 3 mijë metra në gusht 2022, solli medalje të reja në vitin 2025, kur fitoi vendin e parë në garën e 5 mijë metrave në Kampionatin Europian të Kategorisë së Tretë të zhvilluar në Sofje. Në krah të saj, Franko Burraj dhe David Nikolli treguan se atletika shqiptare po rritet, me medalje të arta në garat ekipore dhe individuale në Europë.
Sportet e lojërave me dorë, volejbolli dhe basketbolli, mbeten larg arritjeve të rëndësishme; megjithatë, kampionatet lokale kanë tërhequr më shumë interes dhe ka një rivalitet të rritur. Liga Unike në basketboll, një kampionat i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, vijon të dominohet nga ekipet e Kosovës. Ndërkohë, në ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, një kampionat po ashtu i përbashkët mes dy vendeve, garat janë fituar kryesisht nga ekipet e Shqipërisë për të dy gjinitë.
Volejbolli i vajzave, për shkak të historisë, mbetet një nga garat me më shumë rivalitet dhe ndjekës, por në 2025 gara u “ndot” për shkak të sulmeve diskriminuese ndaj volejbollistes braziliane Nayara Ferreira. Kjo e fundit u pezullua nga gara pas kërkesave paragjykuese për test të gjinisë. Pavarësisht protestave të ekipit të Dinamos, për të cilin ajo luante, Ferreira nuk u kthye në fushë dhe është larguar nga Shqipëria.
2025 qe një vit i mirë edhe për organizimin. Në vend u zhvilluan për herë të parë disa etapa të garës çiklistike Giro d’Italia. Ndërkohë veç kampionateve të ndryshme të sporteve individuale të sallave, si peshëngritja, mundja e të ngjashme, të cilët kanë një traditë organizimi në Shqipëri, në vend u zhvillua për herë të parë Kampionati Europian i Futbollit U17, i cili u fitua nga Portugalia.
Mes këtyre sukseseve në fushë, pistë dhe podiume, viti 2025 shënoi edhe një humbje të madhe për kujtesën sportive kombëtare, ndarjen nga jeta të Ismet Bellovës, zërit legjendar që për dekada me radhë ishte ura lidhëse mes stadiumit dhe shtëpive të shqiptarëve. Bellova, i cili u shua në moshën 91-vjeçare, mbylli një epokë të artë të gazetarisë sportive. Ai la pas një trashëgimi që shërben si frymëzim për brezat e rinj të atletëve dhe komentatorëve./reporter.al
Burnley do të përballet me Newcastle, në kuadër të kampionatit anglez. Në këtë takim, pritet të jetë titullar Armando Broja.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, tekniku i Burnley, Parker me gjasë do t’i besojë sërish sulmuesit kuqezi. Broja, i cili shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Bournemouth, luajti nga minuta e parë në sfidën ndaj Everton. bw
Tension dhe skena kaotike u regjistruan në Serbi pas përfundimit të një ndeshjeje kikboksi për titullin botëror profesionist të WKU në kategorinë -67 kg, mes atletit grek Yiannis Tsoukalas dhe serbit Vahid Kitsara. Ngjarja ndodhi në qytetin e Novi Pazarit dhe përfundoi me një përleshje të gjerë brenda dhe rreth ringut.
Sipas raportimeve të mediave serbe, menjëherë pas përfundimit të duelit, disa persona nga ekipi i sportistit vendas hynë në ring dhe sulmuan Tsoukalasin, duke shkaktuar një situatë të pakontrollueshme. Incidenti u përshkallëzua shpejt, ndërsa dhjetëra persona pushtuan zonën e ndeshjes, duke çuar në një përleshje masive.
Organizatorët nuk arritën të rivendosin rendin, ndërsa burimet lokale raportojnë se mungesa e personelit të mjaftueshëm të sigurisë ishte një nga arsyet kryesore pse situata doli jashtë kontrollit.
Pas incidentit, Yiannis Tsoukalas u transportua në një spital në Beograd për kontrolle mjekësore parandaluese. Sipas mediave, ai iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme dhe, pasi u konstatua se nuk kishte pësuar lëndime serioze, u lirua nga spitali dhe u kthye më pas në Greqi. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në botën e sportit, duke ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë në eventet ndërkombëtare të kikboksit. bw
Që nga aksidenti dramatik në Meribel në dhjetor të vitit 2013, Mikael Shumaker është mbrojtur nga një mur i pakalueshëm privatësie. Me dëshirën e familjes, nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar dhe asnjë buletin mjekësor publik. Vetëm një rreth jashtëzakonisht i ngushtë njerëzish të besuar ka pasur akses në rezidencën e ish-pilotit të Ferrarit, mes tyre Zhan Tod, Luka Badoer dhe menaxherja historike Sabin Kehm.
Megjithatë, një emër i papritur krijon një lidhje interesante mes legjendës së Formula 1 dhe të tashmes së tenisit botëror: Laila Hasanoviç. Sipas “Daily Mail”, partnerja aktuale e Janik Siner është një nga shumë pak personat në botë që i njeh kushtet reale shëndetësore të ishkampionit gjerman. Para se të lidhej me tenistin italian, modelja daneze kishte pasur një lidhje të rëndësishme me Mik Shumakerin, djalin e Mikaelit.
Gjatë asaj periudhe, Laila fitoi besimin e plotë të familjes Shumaker dhe veçanërisht të Korinës, duke përfituar një privilegj të rezervuar për shumë pak njerëz: hyrjen në shtëpinë e familjes dhe takimin me Mikael Shumaker. Një sekret i madh dhe një respekt absolut për privatësinë, të cilin Laila Hasanoviç vazhdon ta ruajë me diskrecion të plotë, pavarësisht përfundimit të marrëdhënies së saj me Mik Shumakerin.
Komentet