Më 8 shkurt Partia Demokratike do të organizojë protestë kombëtare para Kryeministrisë.
Gazetari Osman Stafa raporton se strukturat e PD janë plotësisht të angazhuara duke pasur në axhendën kryesore tubimin, i cili vjen rreth 100 ditë nga zgjedhjet e 11 majit.
Mësohet se në protestë do të mbahen fjalime, por se ato nuk do të jenë të shumta në numër, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe e aksioneve të ndryshme.
Sa i përket arsyeve për organizimin e protestës, Stafa raporton se ka nisur shpërndarja e broshurave, ku ndër arsyet që opozita të ngrihet kundër mazhorancës, janë renditur korrupsioni, inceneratori i Tiranës, Dosja “5D”, pagat e pensionet e ulëta dhe korrupsioni në tenderat publike.
Arsye tjetër është edhe intervista e dhënë nga ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia, që sipas kryedemorkatit Berisha vërtetoi ato që PD i ka thënë ndër vite. bw