VOAL

VOAL

Rrëfimi i pabesueshëm – Historia prekëse e Xherdan Shaqirit: S’kisha para as për stërvitje

June 22, 2018
3 Comments
  • author avatar
    Anonymous 4 years ago Reply

    Ti je i perkryer ti nderove zvicrren nderove qdo shqiptar kudo qe ndodhet ne bot te uroj vetem suksese ne jet te admiroj ne maksimum

  • author avatar
    Ylli Habipi 4 years ago Reply

    Ti je nji idhull me gjak shqiptari vaxhdo jetën tënde atje ku ndjehesh shqiprin se haron kush si ti dhe gjith ne të tjerët në diaspor ,zoti me ty.!!!

  • author avatar

    Asht mallëngjyese biografia e jote,TË ban me lotë kur e lexon sepse asht pjesë e historise së Kosovës që pakkushë Nuk e ka përjetue.Të përshëndes!

Komentet

Leave a Reply to Nazmi Berisha-Dyzi Cancel reply

SELAMI HELSHANI QE DY VITE NË PËRJETËSI, PËRHERË DO TË KUJTOHET VEPRIMTARIA E TIJ -Përgatiti në shenjë nderimi e përkujtimi Abas Fejzullahi

Selami Helshani

Pikërisht dy vite më parë, me 2 Verdhor (Tetor) 2020, familjarët lajmëruan të pikëlluar, për ndarjen nga jeta dhe kalimin në përjetësi të kryefamilarit Selami Helshani, elektro inxhinjer nga Mitrovica.

Lajmi për ndërrimin e jetës dhe kalimin në përjetësi të Selamiut, preku ndjenjate shpirtërore, të familjarëve, farefisit, shokëve dhe bashkëveprimtarëve kudo që ishin !

Tani në përvjetorin e dytë të kalimit në përjetësi të Selami Helshanit, na takon përgjegjësia njerëzore, morale dhe shoqërore, ta kujtojm, nderojm e rikujtojm jo vetem me mall e dashuri por edhe me krenari Jetën dhe veprimtarin atdhetare dhe profesionale të Selamiut, në të gjitha drejtimet.

Për jetën dhe veprimtarinë e Selami Helshanit shkurtimisht do i paraqesim disa të dhëna e dëshmi, por, përfshirjen në tërsi, do ta plotësonte vetem një Monografi.

Lindi më 1944 në Mitrovicë, ku e kreu Shkollimin fillor. pastaj Gjimnazin “Silvira Tomazini“ gjatë vitit shkollor 1964-1965, drejtimin e shkencave natyrore, brezi i dhjetë i maturantëve që kishte 24 nxënës që e kryen maturën, Selami Helshani është i 18-ti sipas numrit rendor në Regjistër. Fakultetin Teknik drejtimin e Elektro-Teknik e kreu në Prishtinë dhe mori diplomën Elektro Inxhinjer. Si student është marrur me veprimtari atdhetare, për të jetësuar lirin dhe pavarësinë e Kosovës nga pushtuesit serbo-sllav.

Menjëherë pas Kundërshtimeve (Demostratave) të vitit 1968, që janë bërë në Prishtinë dhe në tërë Kosovën dhe në viset tjera shqiptare nënë pushtimin Jugosllavë, me Kërkesën gjithëpopullore për Kosovën Republikë, që Kosova të jetë e barabartë në të gjitha drejtimet sikurse Republikatë tjera në Federatën Jugosllave.

Si gjatë Kundërshtimeve (Demostratave) dhe pas ndaljes së tyre me dhunë e terror policor dhe ushtarak, pushteti serb në veçanti në emër të Jugosllavisë, në vazhdimsi hulumtonte dhe bënte përndjekjen e shqiptarëve në përgjithësi e të studentëve dhe intelektualëve në veçanti tue i burgosur, denuar dhe keqtrajtuar përmes proqeseve gjqësore të sajuara që si bazë dhe dëshmi kishin urrejtjen patologjike të pa shëruar ndaj shqiptarëve jo vetem në Kosovë po në tërë hapësirat ku ata gjinden, ku me kohë ishin ndarë shqiptarët nëpër Republikatë tjera qëllimisht për t’i mbikqyrur e sunduar më lehtë.
Arrestimi burgosja dhe dënimi i Selami Helshani në vitin 1969

Selamiu, arrestohet dhe burgoset më 1.XII.1969, Binak Ulaj nga Plava e Malit të Zi më 28-XI-1969 dhe Kadri Osamni nga F. Makresh K.Gjilan më 27.XI-1969, që të tret si grup rëndohen për vepër penale sipas Nenit.118 al.1 të Ligjit Penal për Propogandë armiqësore dhe sipas Aktvendimit të Gjykatës së rrethit në Prishtinë denohen me burg . Binak Ulaj me 1(një) vitë, Selami Helshai me 10 muaj dhe Kadri Osmani me 10 muaj.

Aktgjykimi K.Nr. 9|70 I Gjykatës së rrethit në Prishtinë, pasi që është vërtetuar si e drejtë edhe nga Gjykata Supreme tue hedhur si të pa bazë Ankesen e avokatëve mbrojtës se të dënuarit kanë kryer vepër penale tue shpërnda dhe shumëzuar parolla me përmbajtje armiqësore për rrënimin e rendit shoqëror dhe përçarjen e shkatrrimin e bashkim vëllazërimit mes popujve të jugosllavisë.
Të dhëna janë nxjerrur nga Akt Vendimi i Gjykatës në Emër të Popullit.

Dëshmi një pjesë e nxjerrur nga Aktëgjykimi prej 4 faqësh në gjuhën serbokroate.

Vtevetiu lind pyetja;

Në emër të cilit popull..?

Në emër të popullit shqiptarë jos e jo, pasi që se ka pyetur kush, se ka qenë i pushtuar e robruar nga shovenistet çetnikët serbë, bashkë me malazezët e maqedonasit në veçanti dhe sllavët e tjerë në Jugosllavinë Federale.

Të gjitha proceset gjyqësore kundër shqiptarëve i ka kurdisur dhe udhëhequr Serbia bashkë me malazezët dhe maqesonasit, sipas udhëzimeve, kërkesave urdhëresave, planprogrameve të elaboruara në hollësi e thellësi fillimisht nga KOS (Kisha Ortodokse Serbe) në bashkëpunim dhe veprim me ASHAS ( Akademin e Shkencave dhe Arteve Serbe) me AU (Akademin Ushtarake)…

Vend me rëndësi në këtë veprimtari kriminale për shfarosjen e popullit shqiptarë zen kryeçetniku dhe Akademiku serb Vaso Qubrilloviçi, (Васо Чубриловић) Ivo Andriq ( Иво Андрић) dhe iça e viça të tjerë jo vetëm për t’i dënuar e keqtrajtuar shqiptarët por edhe për shfarosjen e tyre në masë, dëshmojnë elaboratet e tyre si dhe sjelljet dhe veprimet e kryekasapit Sllobodan Millosheviqit që pothuajse të njejten politikë në bashkëpunim me Rusinë po e vazhdon edhe sot e kësaj dite Serbia që ende lëmohet e përkdhelet nga BE edhe pse në vazhdimsi kërcënon, paraqet kushte e kushtëzime dhe si ka ndalur e si ndal veprimet për ta çrregulluar Kosovën përmes KOS dhe ardhacakëve në Mitrovicë që veprojnë kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj sipas udhëzimeve dhe përkrahjes nga Serbia nënë udhëheqjen e saj që s’dallon asgjë nga udhëheqja e kryekriminelit Sllobodan Millosheviqit i cili ka qenë në Gjykatën e Hagës i rënduar për krime kundër njerëzimit.
VEPRIMTARIA ATDHETARE E SELAMI HELSHANIT

Selami Helshani pasi ka mbajtur burgun në vitin 1969-1970 sipas Akt Vendimit të Gjykatës së Rethit në Prishtinë, vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme, ka vazhduar veprimtarinë e tij për jetësimin e Kosovës Republikë, në bashkëpunim të ngushtë me minatorët e Xeherorës së Kombinatit Trepça dhe udhëheqësin e saj.

Selami Helshani (1944-2020)

Selami Helshani me virtyte të larta njerëzore karakterizohej me qetësinë dhe urtësin e tij vërtetë mahnitëse. Në organizimin Sindikal me shumë sukses ka kryer detyren e sekretarit të BSP të xehtarëve të Trepçës dhe ishte për lakmi puna e tij në hartimin dhe përpilimin e regjistrave për kategorit skamnore të mija minatorëve të larguar me dhunë nga puna nga pushtuesi serb, ka ruajtur dhe mirëmbajtur dokumentacionin për pranimin dhe shpërndamjen e ndihmave nga do që kanë ardhur për minatorët

Ishte anëtar dhe veprimtar i dalluar i LDK-së nderonte dhe vlersonte shumë Dr. Ibrahim Rugovën kryetarin e parë dhe historik të Republikës së Kosovës kjo dëshmon edhe nga vizitat që i ka ba përmes fotografive.

Bashkëpunimi im me Salami Helshanin ka qenë i vazhdueshëm që nga largimi i minatorëve me dhunë nga vendet e punës dhe lindja e nevojës për t’i ndihmuar minatorët skamnor përmes ndihmave nga Prizreni me rrethinë fillimisht përmes grumbullimit të ndihmave dhe përmes organizimit të BSP të Prizrenit dhe në veçanti me aksionin gjithëpopullor „Familja ndihmon familjen“FNF“ që jetësimin praktikë e ka nga Prizreni në Lagjen Tusus. Pikërisht ky aksion që më vonë u shëndërruar në Shoqatë ka lidhur miqësin e ndërsjellt që nga viti 1990 dhe ajo ka vazhduar deri me kalimin e tij në përjetësi ku ka lënë shumë mbresa dhe kujtime të pa harruar.

Gjatë përpillimit të regjistrave të minatorëve skamnor dhe organizimin e ndihmave shpeshëherë në shtëpinë e Salami Helshanit , bashkë kemi punuar deri vonë pas mesnate ku Zonja e shtëpisë bashkëshortja e Selamit Hana, me mikëpritje e bujari na shërbente me ushqim siç thuhet bukë krip e zemër (po vërtetë s’kanë munguar edhe ndonjëherë pije freskuese fryte dhe ëmbëlsira). Kështu von rrinte pa fjetur shpesh edhe vajza e tyre e mrekullueshme Fatbardha „Bardha“.

Andaj kjo mirëpritje bujare na bënte që të punoojm deri vonë pas mesnate dhe të përballojm lodhjen e pagjumsinë. Selamiu bashkë me familjen dëshmuan se me punë e përgjegjësi, mikëpritje e bujari ju kanë përgjegjur thënies për bamirësi në vijim:

“BAMIRËSIA ËSHTË THESARI I VETËM, QË SHTOHET TUE NDA ME TË TJERËT”

 

Fillimisht përmes “FNF” në mënyrë të drejtpërdrejt dhe afatgjate u mbuluan familjet skamnore të xehtarëve të Trepçës të rrezikura nga URIA dhe pastaj u ndihmuan edhe familjet tjera skamnore të mbetura pa të ardhura dhe pa punë nga familjet në gjendje më të mirë ekonomike në Kosovë dhe nga kurbeti.

Shtrirja e veprimtarisë “FNF” krhahs Pajtimit të Gjaqeve përfshiu tërëa viset shqiptare pa lënë anash edhe ndihmen e madhe nga kurbetçarët kudo jashtë atdheut.

Deri në pranveren e vitit 1993 nga të dhënat e paraqitura në mbledhjen e mbajtur në xhami në Lupç të Podojevës, nga të dhënat e paraqitura prej veprimtarëve nga terreni sipas komunave, ndihmoheshin mbi 8500 familje skamnore nga po aq familje me gjendje të mirë ekonomike në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo muaj me shumën e caktuar dhe në mënyrë afatgjate. Mirpo në Qershor të vitit 2021 bshkëveprimtari i nderuar Halil Ahmeti nga Gjakova gjatë bisedes më njoftoi se i kanë shpëtuar dokumentacioni gjatë luftës lidhur me ndihmat përmes SH.“FNF“ dhe mi përcjelli të dhënat për 763 familje që s’janë të përfshiranë të dhënat e viti 1993 andaj me këto të dhëna kanë qenë të ndihmuara 9263 famile.

Jnaë ndihmuar familjet skamnore për çdo muaj secila, s’paku me 150 Marka Gjermane sipas Fletdëshmisë apo gjithsejtë rreth 1 miljon e gjysmë Marak për çdo muaj për të gjitha familjet e ndihmuara skamnore…

Organizimet bëheshin në secilen komunë dhe përgjegjësit që vepronin në terren merrnin dokumentacionin përkatës, këshilla e udhëzime nga Këshilli Qendror i “FNF”.

Të dhënat e sipërshënuara kanë të bëjnë me veprimtarinë atdhetare të Selami Helshanit shkurtimisht, për ta nderuar e kujtuar jetën dhe veprimtarinë e këtij veprimtari falë pak e punë shumë.

Me një thjeshtësi e zemërgjërsi i tejkalonte pengesat që paraqiteshin gjatë punës, qoft nga rrethanat e jashtëzakonshme që kishte krijuar armiku serb në çdo drejtim, qoft edhe nga ata që lavdroheshin me fjalë e punë s’bënin tue u përpjekur që me fjalë të mbulojnë papunësinë dhe papërgjegjësinë e tyre..!

Fjalët janë tëpakta për të përfshi të gjithë veprimtarinë e tij në këtë dyvjetor të kalimit të tij në përjetësi, andaj për të plotësuar me të dhëna e dëshmi veprimtarinë e tij bamirëse dhe atdhetare do të ishte detyrë dhe përgjegjësi e secilit bashkëveprimtar dhe bashkëpunëtor po edhe familjarë e shoqëri të japin ndihmesen në këtë drejtim për ta bërë një Monografi për jetën dhe veprimtarinë e tij.

A ishte vrasja e Shqiponja Isufit një femicid? – Hetimet kanë nxjerrë paqartësi –

 

A ishte vrasje e Shqiponja Isufit një femicid ? – Hetimet kanë nxjerrë paqartësi –

Vrasje në Bergdietikon. Gjendet e pajetë në banjë 41-vjeçarja – A ishte femicide?

Një grua u gjet e pajetë në banjën e banesës së saj në Bergdietikon të dielën në mëngjes. Prokurori publik i Aargaut supozon një vrasje. Një i dyshuar është arrestuar të hënën.

Rreshtat e mësipërm janë kryetitujt e zviceranes argoviatoday.ch ku shkruhet se gjetja e pajetë e Shqiponja Isufit në banjë krijonte përshtypjen e një femicidi, por që në titull gazeta pyet: A ishte një femicid ?

“Të dielën në mëngjes”, shkruhet në argoviatoday.ch, “qendra e thirrjeve emergjente kantonale mori një mesazh se një grua ishte mbyllur në banjën e saj dhe nuk po u përgjigjej thirrjeve të anëtarëve të familjes. Këtë e ka bërë të ditur të enjten prokuroria e lartë publike në kantonin Aargau. Punonjësit e shpëtimit, të cilët mbërritën me shpejtësi, mundën të thyenin derën, por e vetmja gjë që u konstatua ishte se gruaja kishte vdekur.

Siç shkruan “Tagesanzeiger”, viktima mësohet se është ekonomistja 41-vjeçare Shqiponja Isufi. Shqiptarja kosovare mësohet se ka qenë viktimë e një femicidi të supozuar që bëri bujë në diasporën shqiptare. Hetimet që janë nisur kanë nxjerrë paqartësi rreth situatës, shkruan prokurori publik. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm. I dyshuari është arrestuar.

I dyshuari, bashkëshorti i saj është arrestuar

Nga rezultatet e hetimeve është arrestuar një 47-vjeçar zviceran.

Sipas “Tagesanzeiger”, autori i dyshuar mësohet se është bashkëshorti i së ndjerës Isufi. Bashkëshorti i saj është një shqiptar maqedonas i natyralizuar në Zvicër më shumë se 20 vjet më parë. Ai më parë e përshkroi gruan e tij në një revistë si një “grua familjare”. Po ashtu e shokuar kishte mbetur gruaja që pastronte shtëpinë e çiftit, sipas së cilës raportet e çiftit kishin qenë shumë të mira. Ndërsa prokuroria publike në Baden, në lidhje me krimin ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar në gjykatën e masave të detyrueshme që i dyshuari të mbahet në paraburgim. Është prezumimi i pafajësisë deri në zbulimin e vërtetë. Rrethanat e sakta të veprës janë ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vazhdim. /voal.ch

E ndjera Shqiponja Isufi ishte edhe e angazhuar në biznesin familjar

voal.ch – Të djelën që shkoi lajmi i ndarjes nga jeta të ekonomistes Shqiponja Isufi tronditi gjithë diasporën në Zvicër për shkakun se ishte një person publik i suksesshëm.

Shqiponja Isufi ishte e bija e Qamil Isufit, që drejton shoqatën e rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicër.

Familja Isufi drejtonte biznesin DriniBrand GmbH

Në faqen e firmës lexojmë si më poshtë:

Angazhimi dhe inovacioni kanë formësuar historinë e DriniBrand GmbH që nga themelimi i saj në vitin 2002. Arsyeja për këtë është shpirti vigjilent sipërmarrës i takon themeluesit të kompanisë,

Falë iniciativës së tij të vazhdueshme, DriniBrand GmbH tani është një kompani që operon në tri fusha të ndryshme biznesi. Me hyrjen si partnere të vajzës Shqiponja Isufi, DriniBrand GmbH është kthyer në një biznes familjar.

DriniBrand GmbH u themelua në vitin 2002 nga Qamil Isufi dhe Thomas Bienz dhe ndërtoi importin e çajit të zi të cilësisë së lartë nën markën Drini. Në shitje me shumicë, mbi 150 tonë çaj Drini janë shitur në Zvicër dhe Kosovë në vitin 2009, me vëllim që rritet çdo vit.

Fusha e dytë e veprimtarisë u zhvillua nga veprimtaria e mëparshme e Qamil Isufit. Si një kompani transporti me një eksperiencë dekadash. Duke qenë se ai vendos zemrën dhe shpirtin e tij në planifikimin dhe kryerjen e çdo lëvizjeje, kërkesa për shërbime të lëvizjes është vazhdimisht në rritje.

Në selinë e firmës në Rothenburg, DriniBrand GmbH ka krijuar një zonë të tretë të fortë biznesi me shitjen e dollapëve dhe mobiljeve të prodhimit zviceran. Falë marrëveshjeve me fabrika të njohura të mobiljeve, shitjet direkte janë zgjeruar vazhdimisht në përputhje me rrethanat çdo vit.

Qamil Isufi është përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e të gjitha lëvizjeve të kryera nga DriniBrand GmbH. Ai mbikëqyr shitjen e mobiljeve të prodhimit zviceran dhe – nëse dëshiron – montimin e tyre në vendin e klientit. Ai mbështet logjistikën e tregtisë së çajit të Drinit.

Kadrije Isufi është përgjegjëse për administrim dhe kontabilitet. Ajo është gjithashtu shpirti i mirë i DriniBrand GmbH. Ajo mbështet familjen e saj dhe kompaninë kudo që është e nevojshme.

Shqiponja Isufi ishte përgjegjëse për blerjen dhe shitjen e DriniTees. Lansimi i produkteve të reja të çajit dhe marketingu janë gjithashtu ndër detyrat e saj kryesore. Ajo ishte përgjegjëse për politikën e shpërndarjes. Ajo ishte gjithashtu e përfshirë në përgatitjen e llogarive.”/voal.ch

Intervista- Shqiponja Isufi: “Pas çdo gruaje të fortë qëndron një familje edhe më e fortë” (Intervistë e botuar më 1 korrik 2020)

bussinestag.li

– Business Day – Forumi Ekonomik për Gratë

1 korrik 2020

Auditja Shqiponja Isufi është partnere në Grant Thornton Switzerland/Lihtenstein që nga fundi i vitit 2019. Në një intervistë, ajo flet për karrierën, lidhjet familjare dhe fishekzjarrët e 1 gushtit.

Zonja Isufi, si i keni përjetuar muajt e fundit?

Shqiponja Isufi: Ka qenë një situatë e paprecedentë për të gjithë ne. Sfida ishte se ne duhej të zbatonim rekomandimet dhe direktivat e Këshillit Federal shumë shpejt në organizatat tona. Por falë bashkëpunimit të mirë të të gjithë të përfshirëve, ne arritëm ta përvetësojmë mirë këtë herë. Duke qenë se edhe shkollat ​​ishin të mbyllura për disa javë, burri im mori përsipër kujdesin e dy djemve tanë në shtëpi. Kështu që ndikimi i mbylljes ose bllokimit ishte i kufizuar për mua personalisht.

Tremujori i parë i vitit 2020 ka përfunduar dhe për shumë kompani ka përfunduar edhe tremujori i parë i vitit financiar. Përgatitja e raportit përkatës këtë herë duhet të jetë çdo gjë tjetër veçse “business as usual”.

Ndikimi i koronës ishte vetëm pjesërisht në tremujorin e parë, d.m.th. Marsi ishte përgjithësisht një muaj më i keq për kompanitë në sektorët e prekur, shumica e të cilave kanë më pak marrëdhënie biznesi në Zvicër ose ndërkombëtarisht me vendet e prekura aziatike. Në varësi të performancës në janar dhe shkurt, ndikimi ishte ende i menaxhueshëm. Mendoj se përgatitja e raporteve gjashtëmujore më tepër reflekton efektin afatshkurtër të koronës. Shumë industri kanë porosi afatgjata, d.m.th. për kompani të tilla, efektet e para nuk do të jenë të dukshme deri në tremujorin e katërt më të hershëm dhe sigurisht në vitet në vijim. Pasojat do të jenë individuale në varësi të kompanisë, sepse varet nga ndikimi aktual i bllokimit mbi to. Auditorët duhet të sigurojnë që dëshmitë e mjaftueshme të auditimit të jenë të disponueshme përpara se të lëshohet certifikata e auditorit. Ne do të duhet të shohim nga afër falimentimet.

Ju keni punuar në selinë e KPMG Zvicër në Zyrih nga viti 2011 deri në vitin 2019 dhe keni qenë partner në Grant Thornton që nga fundi i vitit 2019. Si ndodhi kjo?

Kam kaluar një kohë mësimore, dinamike dhe të suksesshme në KPMG. Kur hapi tjetër në karrierën time u bë i dukshëm, mora një ofertë interesante nga Grant Thornton gjatë këtij procesi, të cilën nuk mund ta refuzoja. Më pëlqen të përballem me sfida të reja dhe në Grant Thornton më është dhënë mundësia të zhvillohem në një drejtim tjetër dhe të marr një departament.

Në edicionin “NZZ Folio”, shkurt 2018, “Tri femra bëjnë karrierë”, nuk ju pëlqen ideja e rolit si modele kosovare.

E shoh si një rastësi të lumtur që u portretizova si një nga tre gratë. Unë njoh shumë gra (dhe burra) të përkushtuara dhe të suksesshme me prejardhje emigrimi që meritojnë të prezantohen. Zvicra është bërë shtëpi për shumë sekondas të rinj. Shumica prej tyre duan të shfrytëzojnë mundësitë e tyre këtu dhe të ndihmojnë në formimin e së ardhmes si pjesë aktive e këtij kombi multietnik të quajtur Zvicër.

Ju nuk e përshkruani karrierën tuaj si “fatin tuaj të madh”, por familjen tuaj, një bashkëshort dhe dy fëmijë të shëndetshëm.

Jam shumë e lumtur që trajnimet, angazhimi dhe arritjet e mia janë shpërblyer me një karrierë të përshtatshme. Megjithatë, familja ime është lumturia ime. Të kesh një familje të shëndetshme dhe mbështetëse nuk vjen natyrshëm. Pas çdo gruaje të fortë qëndron një familje edhe më e fortë! Nuk mendoj se do të kisha bërë një karrierë të tillë pa këtë mbështetje.

Çfarë do të thotë suksesi për ju?

Për mua sukses do të thotë kur i kam arritur qëllimet e mia, qofshin të vogla apo të mëdha, dhe ndihem e ekuilibruar dhe e lumtur për këtë. Suksesi më ka ardhur edhe në jetë kur jam e lirë apo autonome dhe merrem vetëm me temat që dua të bëj vetë.

Në vitin 1990, në moshën nëntë vjeçare erdhët në Emmen, ku prindërit tuaj u detyruan të iknin nga Gjilani. Cilat kujtime janë ende të pranishme?

Si fëmijë, unë dhe motra ime kemi pasur një fëmijëri të mirë në Gjilan, pavarësisht situatës së rëndë politike. Por mungesa e prindërve në këtë moshë të re lë gjurmë që thjesht nuk mund të fshihen. Kur u nisëm me makinë për në Zvicër, më kujtohet se më lanë përshtypje fishekzjarret në Lucernë. Ishte 1 gusht 1990 dhe sigurisht tani e di që Konfederata Zvicerane po feston betimin e saj Rütli në atë datë. Por në atë kohë, babai im na tha se fishekzjarret po dilnin për kënaqësinë tonë.

Ju flisni gjermanisht, shqip, anglisht dhe frëngjisht. Cila gjuhë është më e afërt me ju? Në cilën ëndërroni?

Edhe pse shqipja dhe gjermanishtja janë gjuhët e mia amtare, unë mund të shprehem shumë më mirë në gjermanisht. Kur bëhet fjalë për shkëmbimin ndërpersonal privatisht, p.sh. me fëmijët e mi flas shqip. Të dyja gjuhët më prekin emocionalisht, kam ëndërruar në të dyja.

Përveç punës tuaj në Grant Thornton, ju jepni mësim dhe leksione në Universitetin e St. Gallen dhe në Expert Suisse …

Kam dhënë mësim gjatë doktoraturës në Universitetin e St. Gallenit dhe më vonë kam marrë kërkesa për të punuar si pedagoge në fushën e auditimit. Unë gjithashtu kam dhënë mësim në Expert Suisse që kur kam përfunduar trajnimin tim për auditim. Më duket se mësimdhënia është një pasurim i madh. Ju mësoni më shumë vetë dhe qëndroni teknikisht të përditësuar. E kombinoj atë me punën time në Grant Thornton në një mënyrë të tillë që i kufizoj aktivitetet e mia të mësimdhënies në periudhën midis qershorit dhe nëntorit. Kështu që gjatë “sezonit të ngarkuar” si auditor, jam plotësisht pranë klientëve dhe ekipit tim.

… dhe janë pjesë e biznesit familjar, shitësi me shumicë i çajit Drini-Brand GmbH.

Si fëmijë i një familjeje sipërmarrëse, në mënyrë të pashmangshme përfshihesh në biznesin familjar. Sidomos në fillim kam dhënë kontributin tim në zhvillimin e biznesit me shumicë. Për momentin jam më shumë në prapavijë, por sigurisht që jam në dispozicion si konsulente.

Në ditën e 13-të të punës për gratë me temën “Rrugët frymëzuese të jetës – me pasion dhe përkushtim drejt suksesit” më 20 tetor në Vaduz do të jeni një folëse e ftuar dhe do të zhvilloni një seminar. Çfarë mund të presin mysafirët e seminarit?

Do të performoj së bashku me Viktoria Steger. Ne jemi entuziastë për “Sipërmarrjen femërore” dhe kështu quhet punëtoria jonë. Viktoria Steger ka shkruar një studim midis brezave mbi femrat sipërmarrëse dhe ofron njohuri interesante në intervistat e saj me sipërmarrëset femra. Unë sjell perspektivën e Shefit të Auditimit në Grant Thornton dhe gjithashtu jap njohuri mbi rolin tim si bashkëpronare e biznesit tonë familjar.

Një pyetje anësore: Më 20 maj, komisioni gjyqësor i Këshillit Kombëtar dhe Këshillit të Shteteve hapën procedurat e shkarkimit të prokurorit zviceran Michael Lauber. Mendimi juaj për këtë rast?

Për mendimin tim, pozicioni i prokurorit federal është aq i ekspozuar saqë integriteti i këtij personi duhet të jetë përtej çdo dyshimi. Z. Lauber mund të jetë sjellë ligjërisht në mënyrë korrekte në takimet me presidentin e FIFA-s, Infantino, por mund të mos ketë ndodhur kështu. Humbja e besimit në integritetin e personit të tij është e pariparueshme. Në vend të tij unë do të kisha dhënë dorëheqjen. Nuk kam dijeni për detaje të tjera për këtë rast.

Parashikimi juaj për situatën ekonomike evropiane deri në fund të vitit?

Bllokimi shkaktoi një tronditje të madhe të tregut të jashtëm si në Zvicër ashtu edhe në Evropë. Për shkak të paketave të shumta të shpëtimit financiar nga shtetet, efektet në ekonomi dhe tregun e punës do të ndjehen vetëm me vonesë. Sidoqoftë, duhet të shohim nga afër se cilat humbje, falimentime, etj. janë në të vërtetë për shkak të krizës së koronës ose cilat kompani po e përdorin këtë vetëm si një justifikim për dështimin e tyre. Në çdo rast, ne kemi ende nevojë për mbështetjen e shtetit, bankave dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, të gjitha kompanive private./Elida Buçpapaj

«Hinter jeder starken Frau steht eine noch stärkere Familie» – Businesstag – Das Wirtschaftsforum für Frauen

01.07.2020

Die Wirtschaftsprüferin Shqiponja Isufi ist seit Ende 2019 Partnerin bei Grant Thornton Schweiz/Liechtenstein. Im Interview spricht sie über Karriere, Familienzusammenhalt und das 1.-August-Feuerwerk.

Frau Isufi, wie haben Sie die vergangenen Monate erlebt?

Shqiponja Isufi: Für uns alle war es eine nie dagewesene Situation. Die Herausforderung war, dass wir die bundesrätlichen Empfehlungen und Weisungen sehr rasch in unseren Organisationen umsetzen mussten. Doch dank der guten Zusammenarbeit aller Beteiligter haben wir diese Zeit gut meistern können. Da auch die Schulen einige Wochen geschlossen wurden, übernahm mein Mann die Betreuung unserer beiden Söhne zu Hause. Somit hielt sich der Shutdown- bzw. Lockdown-Impact für mich persönlich in Grenzen.

Das erste Quartal 2020 ist beendet und für viele Unternehmen damit auch das erste Quartal des Geschäftsjahrs. Die Erstellung des entsprechenden Berichts dürfte diesmal alles andere als «business as usual» sein. 

Der Corona-Impact lag nur teilweise im ersten Quartal, d. h. für Unternehmen der betroffenen Branchen, die mehrheitlich in der Schweiz bzw. international weniger mit den betroffenen asiatischen Ländern Geschäftsbeziehungen pflegen, ist in der Regel der Monat März schlechter ausgefallen. Je nachdem, wie die Performance im Januar und Februar ausfiel, war der Impact noch überschaubar. Ich denke, dass die Erstellung der Halbjahresberichte den kurzfristigen Coronaeffekt eher widerspiegelt. Viele Branchen haben langfristige Aufträge, d. h. bei solchen Unternehmen werden erste Auswirkungen frühestens im vierten Quartal sichtbar und dann natürlich in den Folgejahren. Die Folgen für die Abschlüsse werden je nach Unternehmen individuell sein, denn es kommt drauf an, welchen tatsächlichen Impact der Lockdown für diese gehabt hat. Für die Prüfer muss sichergestellt sein, dass genügend Prüf­evidenz vorhanden ist, bevor das Revisionsstellentestat abgegeben werden kann. Bei Konkursen werden wir genau hinschauen müssen.

Von 2011 bis 2019 am Hauptsitz der KPMG Schweiz in Zürich tätig, sind Sie seit Ende 2019 Partner bei Grant Thornton. Wie kam’s?

Bei KPMG hatte ich eine lehrreiche, dynamische und erfolgreiche Zeit. Als sich dann auch der nächste Karriereschritt abzeichnete, erhielt ich während dieses Prozesses ein interessantes Angebot von Grant Thornton, das ich nicht ablehnen konnte. Ich liebe es, neue Herausforderungen anzupacken, und bei Grant Thornton erhielt ich die Möglichkeit, mich noch in eine andere Richtung zu entwickeln und eine Abteilung zu übernehmen.

Im «NZZ Folio», Ausgabe Februar 2018, «Drei Frauen machen Karriere», behagt Ihnen die Vorstellung von der Rolle als Vorzeige-Kosovarin wenig.

Dass ich als eine von drei Frauen porträtiert worden bin, sehe ich als glücklichen Zufall. Ich kenne viele engagierte und erfolgreiche Frauen (und auch Männer) mit Migrationshintergrund, welche es genauso verdient hätten, vorgestellt zu werden. Für viele junge Secondos ist die Schweiz zur Heimat geworden. Die meisten von ihnen wollen hier ihre Chancen nutzen und als aktiver Teil dieser multiethnischen Nation namens Schweiz die Zukunft mitgestalten.

Als ihr «grosses Glück» bezeichnen Sie nicht die Karriere, sondern ihre Familie, einen Ehemann und zwei gesunde Kinder.

Ich bin sehr froh darüber, dass meine Ausbildungen, mein Engagement und meine Leistungen mit einer entsprechenden Karriere belohnt worden sind. Dennoch ist für mich die Familie mein Glück. Eine gesunde und unterstützende Familie zu haben, ist nicht selbstverständlich. Hinter jeder starken Frau steht eine noch stärkere Familie! Ich glaube kaum, dass ich ohne diese Unterstützung einen solchen Werdegang gemacht hätte.

Was bedeutet für Sie Erfolg?

Erfolg bedeutet für mich, wenn ich meine Ziele, egal ob kleine oder grosse, erreicht habe und ich mich dabei ausgeglichen und glücklich fühle. Erfolg hat sich für mich im Leben auch dann eingestellt, wenn ich frei respektive autonom bin und ich mich lediglich mit den Themen auseinandersetze, welche ich selber möchte.

1990 kamen Sie im Alter von neun Jahren nach Emmen, wohin bereits ihre Eltern aus Gjilan flüchten mussten. Welche Erinnerungen sind noch präsent?

Als Kind hatten meine Schwester und ich in Gjilan trotz schwierigster politischer Lage eine schöne Kindheit. Doch das Fehlen der Eltern in diesem jungen Alter hinterlässt Spuren, welche man nicht einfach wegwischen kann. Als wir dann in die Schweiz gefahren sind, erinnere ich mich, dass ich vom Feuerwerk in Luzern beeindruckt war. Es war der 1. August 1990 und mittlerweile weiss ich natürlich, dass die Eidgenossenschaft an diesem Datum ihren Rütlischwur feiert. Doch damals erzählte uns mein Vater, dass das Feuerwerk zu unserer Freude gezündet werde.

Sie sprechen Deutsch, Albanisch, Englisch und Französisch. Welche Sprache ist Ihnen am nächsten? In welcher träumen Sie?

Obwohl Albanisch und Deutsch meine Muttersprachen sind, kann ich mich auf Deutsch viel besser ausdrücken. Wenn es um den zwischenmenschlichen Austausch im Privaten geht, z. B. mit meinen Kindern, spreche ich Albanisch. Beide Sprachen berühren mich emotional, geträumt habe ich schon in beiden.

Neben Ihrem Engagement bei Grant Thornton üben Sie eine Lehr- und Dozententätigkeit an der Universität St. Gallen und bei Expert Suisse aus … 

Ich unterrichtete während meiner Promotion an der Universität St. Gallen und erhielt später Anfragen, als Lehrbeauftragte im Bereich der Wirtschaftsprüfung tätig zu sein. Seit Abschluss der Wirtschaftsprüfer-Ausbildung unterrichte ich auch bei der Expert Suisse. Ich empfinde das Unterrichten als grosse Bereicherung. Man lernt selbst dazu und bleibt fachlich up to date. Mit meiner Aufgabe bei Grant Thornton kombiniere ich es so, dass ich meine Lehrtätigkeiten auf die Zeit zwischen Juni und November begrenze. So bin ich während der «busy season» als Wirtschaftsprüferin vollumfänglich für meine Kunden und mein Team da.

… und sind im Familienbetrieb, dem Teegrosshandel Drini-Brand GmbH, eingebunden.

Als Kind einer Unternehmerfamilie ist man zwangsläufig im Familienbusiness involviert. Ich habe insbesondere am Anfang meinen Beitrag beim Aufbau des Grosshandelsbusiness geleistet. Aktuell bin ich eher im Hintergrund, stehe aber natürlich als Beraterin zur Verfügung.

Am 13. Businesstag für Frauen zum Thema «Inspirierende Lebenswege – mit Leidenschaft und Engagement zum Erfolg» am 20. Oktober in Vaduz sind Sie Talkgast und führen einen Workshop durch. Was dürfen die Gäste des Workshops erwarten?

Ich werde den Auftritt gemeinsam mit Viktoria Steger bestreiten. Wir begeistern uns für «Female Entrepreneurship» und so lautet auch unser Workshop. Viktoria Steger hat eine generationsübergreifende Studie über Unternehmensgründerinnen verfasst und gibt interessante Einblicke in ihre Interviews mit Unternehmerinnen. Ich bringe die Sichtweise als Leiterin der Audit-Abteilung bei Grant Thornton ein und gebe auch Einblicke hinsichtlich meiner Funktion als Mitinhaberin unseres Familienunternehmens.

Eine Frage am Rande: Die Gerichtskommission von National- und Ständerat hat am 20. Mai ein Amtsenthebungsverfahren gegen den Schweizer Bundesanwalt Michael Lauber eröffnet. Ihre Meinung zu diesem Fall?

Meiner Meinung nach ist die Position des Bundesanwaltes dermassen exponiert, dass die Integrität dieser Person über jeden Zweifel erhaben sein müsste. Herr Lauber mag sich zwar bei den Treffen mit Fifa-Präsident Infantino juristisch korrekt verhalten haben, dennoch hätte es so nicht ablaufen dürfen. Der Vertrauensverlust hinsichtlich der Integrität seiner Person ist nicht wiedergutzumachen. An seiner Stelle hätte ich meinen Rücktritt erklärt. Weitere Details zu diesem Fall entziehen sich meiner Kenntnis.

Ihre Prognose für die europaweite Wirtschaftslage bis Ende des Jahres?

Der Lockdown hat sowohl in der Schweiz wie auch in Europa einen grossen externen Marktschock verursacht. Durch die vielen finanziellen Rettungspakete der Staaten werden die Auswirkungen auf die Wirtschaft und den Arbeitsmarkt jedoch erst mit Verzögerung spürbar sein. Dennoch müssen wir genau hinschauen, welche Verluste, Konkurse etc. tatsächlich der Coronakrise geschuldet sind bzw. welche Firmen dies nur als Vorwand für ihr Scheitern nehmen. Jedenfalls benötigen wir auch weiterhin die Unterstützung des Staates, der Banken und nicht zuletzt aller privater Unternehmungen.

businesstag.li

U gjet e pajetë në shtëpi, detaje nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Zvicër, dëshmia e pastrueses

Mediat zvicerane kanë sjellë detaje për rastin e vdekjes së ekonomistes nga Kosova, Shqiponja Isufi, në banesën e saj në Zvicër.

Ajo u gjet e pajetë në banjën e banesës së saj mëngjesin e së dielës. Prokurori publik dyshon për një vrasje.
Ndërkohë që një i dyshuar është arrestuar të hënën e kësaj jave.

Shqiponja u gjet në një apartament në Bergdietikon AG të dielën në mëngjes, sipas policisë së kantonit Aargau. Gruaja thuhet se ishte mbyllur në banjën e shtëpisë së saj dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të anëtarëve të familjes.

Kur pastruesja shkoi me makinë në shtëpinë e çiftit për të pastruar ambientet e brendshme si zakonisht, ajo mezi iu besoi syve. Ajo pa vulën e policisë në derë, më pas mori vesh për vrasjen e saj. “Zoti im, e pamundur. Të dy (çifti) raportet i kanë pasur gjithmonë shumë mirë bashkë”, tha ajo.

Ajo ishte ende e habitur me rastin: “Është shumë e trishtueshme që diçka e tillë ka ndodhur”.

Punonjësit e shpëtimit, të cilët mbërritën shpejt, mundën të thyenin derën, por gjetën të vdekur gruan. Hetimet që filluan më pas zbuluan mungesë qartësie rreth situatës së konstatuar. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm.

Si rezultat i hetimeve është arrestuar një zviceran (47) i afërm i së ndjerës. Në lidhje me krimin e dhunshëm, prokuroria publike në Baden ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar në gjykatën e masave të detyrueshme që i dyshuari të mbahet në paraburgim.

I arrestuari mësohet se është bashkëshorti i shqiptares nga Kosova. Ajo punoi për një organizatë ndërkombëtare auditimi dhe konsulence dhe kishte një pozicion si mësimdhënëse në një universitet zviceran.

Rrethanat e sakta dhe sfondi i veprës janë ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vazhdim që po kryhen nga prokurori publik i Badenit dhe policia kantonale e Aargaut.bw

Në përkujtim të Shqiponja Isufit: Na le të gjithëve në errësirë, për t’iu bashkuar parajsës përgjithmonë, Shqiponja jonë!

Më 25 shtator 2022, u shua përjetësisht ylli më i ndritur i familjes Isufi. Bashkë me të, u shuan edhe zemrat e gjithë familjes dhe shoqërisë që patën fatin ta kenë pranë e ta kenë pjesë të jetës plot 41 vite. 41 vite janë pak, por këto vite të Shqiponjës sollën arritje të cilat vështirë mund të arrihen në një jetë shekulli.

Shqiponja u lind në mesin e flakëve të vitit 1981, në një familje atdhedashëse, të përndjekur politik, të cilët u detyruan ta lënë vendlindjen për të vazhduar jetën dhe veprimtarinë e tyre në Zvicër. Duke qenë 9 vite larg babait të saj, Qamilit, fëmijëria e saj nuk ishte aspak e lehtë. Këtë më së miri e tregon vetë ajo në një intervistë të vitit 2020 për gazetën zvicrane ‘Businesstag – Das Wirtschaftsforum für Frauen’, duke thënë se ”mungesa e prindërve në këtë moshë të re lë gjurmë që thjeshtë nuk mund të fshihen”. Pavarësisht rrethanave të vështira të Kosovës së okupuar, Shqiponja dhe familja e ngushtë i bashkohen babait në Zvicër, duke nisur kështu një rrugëtim të ri jetësor.

Të flasësh për karrierën dhe arritjet profesionale të Shqiponjës, nuk mjaftojnë këta rreshta, e as mijëra rreshta të tjerë. Sukseset e jashtëzakonshme e përcollën Shqiponjën qysh nga shkollimi i hershëm. Sa i përket rrugëtimit të saj universitar, Shqiponja mbaroi studimet me nderime të larta (magna cum laude) në Universitetin e Zyrihut (UZH) në drejtimin e administrimit të bizneseve me fokus në auditim. Në vitin 2010, Shqiponja merr titullin Doktor Shkence me nderimet më të larta (summa cum laude) në Universitetin e Zyrihut. Gjatë studimeve, Shqiponja fillon edhe angazhimin e saj si asistente në fushën e hulumtimit në universitetin e njëjtë. Arritjet e saj nuk ndalen, ku karriera i merr kthesë tjetër duke filluar detyrën si udhëheqëse në Audit Training and Audit Committee Institute në kompaninë KPMG, e njohur si një nga firmat më të suksesshme të auditimit në Zvicër. Në këtë periudhë, Shqiponja fillon detyrën si profesoreshë në Universitetin St. Gallen të Zvicrës, ku ligjëron në fushën e auditimit për nivelin bachelor si dhe asiston mbikqyrjen e studentëve të doktoratës. Më tutje, ajo arrin të marrë diplomë federale nga Shoqata e Ekspertëve të Kontabilitetit, Taksave dhe Fiduciarëve EXPERTSuisse. Që nga viti 2019, Shqiponja u emërua Partner në Grant Thornton, një ndër organizatat më të rëndësishme në botë në fushën e auditimit. Në krye të karrierës, Shqiponja ishte udhëheqëse e Industrisë, Shërbimeve dhe Institucioneve të Auditit në Zvicër/Head of the Service Line Audit Industry, Services and Institutions in Switzerland.

Një përmbledhje e shkurtër, për një jetë plot arritjesh. Kështu njihej Shqiponja, si në Kosovë ashtu edhe në Zvicër, për arritjen e majave më të larta të suksesit. Ndërkaq, për ata që e njohën nga afër, Shqiponja ishte vajzë e edukuar, e sjellshme, e arsyeshme, luftarake dhe e dashur për të gjithë. Nuk kishte si të ishte ndryshe, vajza e Qamilit dhe Kadrijës, motra e Dafinës dhe Kushtrimit, familje që njihet në Kosovë e në mërgatë për zemërgjerësinë dhe humanizmin e tyre në çdo kohë.

Shqiponjë, ti ishe modeli më i mirë i një gruaje për të gjithë familjen dhe shoqërinë. Ishe nënë e përkushtuar dhe bashkëshorte e denjë. Ti le shumë gjurmë mbrapa, por më së shumti le gjurmë në zemrat e familjes tënde. Ikja jote në moshë kaq të hershme është një humbje që nuk përshkruhet dot me fjalë e as me lot. Humbëm ne, humbi shoqëria, humbi mbarë populli shqiptar e zviceran.
Deri në frymën tonë të fundit, do të të duam e do të të kujtojmë, më e dashura, më e shtrenjta, Shqiponja jonë!

Familja Isufi

365 ditë autistë – Ata heshtin që t’i shohim, që t’i dëgjojmë dhe që t’i kuptojmë ne Nga Mirela Duka Xoxi

Libër për autizmin – Titulli 365 ditë autistë – Nga  Mirela Duka Xoxi

 

PROLOGU I LIBRIT

 

 

Çdo qenie, në këtë univers, është e ndryshme nga mënyra e të qenit. Të gjithë jetojmë në një realitet dhe jemi gjithnjë në lëvizje. Lëvizja jonë kufizohet nga mjedisi ku jetojmë, nga faktorët gjeografikë, klimatikë e socialë. Ajo kufizohet edhe nga faktorët e të qenit ndryshe. Dhe gjatë kësaj lëvizjeje, ne në vazhdimësi kërkojmë hapësirë për të qenë sa më komod. Kërkojmë t’i përmbushim jo vetëm nevojat tona fizike e biologjike por edhe ato shpirtërore- psikologjike dhe social-kulturore. Dhe në këtë lëvizje tonën të pandërprerë, ne kërkojmë vëmendjen e njerëzve, praninë, kujdesin, ngrohtësinë dhe dashurinë e atyre që na rrethojnë. Kështu, ne vazhdimisht kërkojmë një buzëqeshje, një fjalë të sinqertë, një kompliment dashamirës, të cilat mund të ndryshojnë gjendjen tonë emocionale dhe jetës sonë mund t’i japin më shumë kuptim, përmbajtje. Kështu, në këtë lëvizje të përhershme ne kërkojmë lirinë. Lirinë fizike dhe atë psikologjike, shpirtërore. Pra, kemi nevojë të marrim frymë lirshëm e të themi: “Ky jam unë me gjithë vlerat e të metat e mia”. Kemi nevojë për forcë e për mbështetje që t’i bëjmë rezistencë gjithçkaje të pakëndshme që jeta na përplas. Ndaj asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi, nuk duhet t’i humbim shpresat, edhe kur qielli na bie mbi kokë.

Kur shohim që fëmija, pjesë e shpirtit tonë, është i shqetësuar, vuan, ka dhimbje, ka frikë, ne duhet të mendojmë: përse? Çfarë e tremb? Ai e di që mjedisi ekziston, por nuk mund ta prekë atë, nuk mund ta mbërthejë me doçkat e tij, nuk mund ta lëvizë. Pra ai, në të vërtetë, nuk di ç’është realiteti. Nuk di si ta ndryshojë atë. Nuk mund ta shprehë me fjalë atë që sheh dhe e ndjen. Por megjithatë edhe ai është fëmijë, fëmijë si gjithë të tjerët. Veçse ai (në rastin tonë) është ndryshe nga të tjerët, nga shumica. Pra, ai është i ndryshëm nga mënyra e të qenit dhe nga mënyra e të shprehurit. Ndaj si i tillë, ai është një univers sa i ngjashëm po aq edhe i ndryshëm.

Në këtë libër kam sjellë fragmente, copëza të shkurtra të jetës së pesë fëmijëve me autizëm, Albanit, Glories, Heidit, Ivanit, Samuelit, me të cilët pata fatin të punoj e t’u qëndroj pranë plot një vit, në një shkollë për fëmijë me aftësi të kufizuara në Zvicër. Ata janë të moshës dymbëdhjetë deri katërmbëdhjetë vjeç dhe bëjnë pjesë në grupin e njerëzve me autizëm të rëndë. Sa herë jam pranë këtyre fëmijëve mendoj nënat e tyre. Jam vetë nënë. Ëndërroj të ardhmen e fëmijëve të mi plot dritë. Ndërsa ëndrrat e tyre për fëmijët autistë janë kaq të thjeshta, njerëzore. Të mund të flasin gjuhën e nënës së pari ndërsa nënat duhet të mësojnë gjuhën e fëmijëve të tyre… Pothuaj e pamundur… Ato nëna, që i ndjekin ëndrrat e tyre me sakrifica të përditshme dhe të jashtëzakonshme, i kalojnë kufijtë e legjendës….

Autizmi, legjenda enigmë e ditëve tona.

Gjatë këtij rrëfimi ju do të mund të konstatoni se sa të ndryshëm e të ngjashëm janë këta fëmijë. Të ngjashëm e “të njëjtë” i bën sëmundja, që i ka prekur dhe dashuria pa kushte që ato rrezatojnë pa mbarim në këmbim të asgjëje. Të ndryshëm i bën raporti i secilit veç e veç me sëmundjen, manifestimi i saj dhe reagimi i çdonjërit prej tyre në situata të ndryshme. Ata pra, edhe pse janë në të njëjtat rrethana, në të njëjtën botë, janë po aq një botë më vete, krejt e veçantë. Të veçantë i bën reagimi, manifestimi i emocioneve nga më të ndryshmet si hareja e gëzimi, kënaqësia e lumturia, dashuria, shqetësimi e hidhërimi, mërzia e dëshpërimi, dhembja e pikëllimi. Secili prej tyre ato i ndjen, i manifeston dhe i shpreh në mënyrë të ndryshme, në mënyrën e vet. Disa prej tyre duke i shpërfaqur këto emocione, dalin tërësisht nga vetja e tyre.

Ndërkaq të tjerë, kur janë të përfshirë nga këto përjetime, mbyllen tërësisht në botën e tyre, në vetvete. Por të gjithë këta fëmijë janë pjesë e kësaj botës sonë. Dhe varësisht nga vendi që kanë në këtë univers dhe hapësira që u është krijuar, ata edhe i shprehin shqetësimet, përjetimet, nevojat, dëshirat. Kështu, disa nga këta fëmijë, që janë pjesë e këtij kori-jetë, këndojnë me zë të lartë, ndërkaq të tjerët me zë të ulët.

Ndaj këta fëmijë (ndonëse të veçantë) janë pjesë e këtij kori të përbashkët. Kur shprehin preokupimet, shqetësimet, dëshirat disa prej tyre vetëm belbëzojnë, të tjerë çirren e ulërasin dhe disa të tjerë vetëm rrahin duart me lëvizje të parreshtura. Shumë të tjerë heshtin.

Ata heshtin që t’i shohim, që t’i dëgjojmë dhe që t’i kuptojmë ne.

 

 

Një shqiptar, hero në Zvicër: Shpëton një të ri nga 20 huliganë që e rrahën dhe i vunë flakën

Një shqiptar papritmas është bërë hero në Zvicër. Teksa priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëng ndezës.

Ishte gati mesnatë, por Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut nuk e kishte frikë terrin e as grupin prej 20 huliganësh.

“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën., citon Koha.net.

Agron Ajeti ishte për vizitë në familjen e tij në Zvicër. “Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar. Viktima është dërguar në spital me djegie dhe mavijosje.

MËSUESIA SI MISION – NJË LIBËR ME VLERA PËR FIGURA TË SHQUARA TË SHKOLLËS SHQIPE Nga Nexhmije Mehmetaj

Mozaiku shpirtëror, kulturor e kombëtar i diasporës së re shqiptare të Gjermanisë, mësimi i gjuhës shqipe, shkolla shqipe e mësimit plotësues e ngjeshur me veprimtari të pasur, e përfaqësuar me mësues të shquara të kombit.

– Shkolla e parë shqipe në Gjermani që ka hapur dyert e saj qysh në vitin 1975 siç e kërkoi koha por, shënoi suksese të reja në vitin 1990 kur bëhet shkollë shqipe e pavarur, tregoi rëndësinë historike që kishte në atë fazë arsimi shqiptar kishte pavarësinë e tij në përmbajtje dhe në administrim, drejtohet nga vetë shqiptarët. Ky zotim u mor nga Këshilli i Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjermani.

– Përpjekjet e mësuesve shqiptarë e veprimtarëve të shumtë që ditë e natë kanë punuar, për të hapur shkolla shqipe të mësimit plotësues, për të ngritur ndërgjegjen kombëtare, për të mbijetuar shqipja, për të krijuar kushte elementare për të mësuar gjuhën e nënës, shkrimin dhe leximin, për të kultivuar kulturën dhe identitetin tonë kombëtar dhe për të mbjell dashurinë ndaj kombit dhe atdheut.

– Në mesin e shumë mësimdhënësve e mësimdhënëseve, të cilët e të cilat me përkushtimin e tyre janë shndërruar në bartës kryesor të proceseve të rëndësishme të shkollave shqipe në Gjermani u shquan me kontributin e tyre mësuesi Rifat Hamiti dhe mësuesja Nexhmije Hamiti u bënë zëdhënës të denjë të shkollës shqipe në Dyseldorf (Landi i Renanisë Veriore – Vestfalisë, Gjermani) ku punuan mbi tri dekada (1989) deri në pension (2017) përbëjnë subjektin e Monografisë “MËSUESIA SI MISION “ i autorit Nuhi Gashi, botuar në korrik 2022, nga shtëpia botuese “Lena Grafik” Prishtinë dhe na është shpërndarë falas.

“MËSUESIA SI MISION “ një vepër publicistiko-historike

Me gjithë pohimin modest të autorit se me këtë libër nuk pretendon të thotë më tepër se sa i takon një publicistike, në ketë monografi 206 faqesh shpalosen shumë fletë të analeve shekullore të Kosovës dhe ngulimi shqiptar në Gjermani.

Librin mund ta quajmë një kronikë, por ai njëherë është burim i gjerë informacioni për botën shqiptare në Gjermani, është një shtysë për të nxitur hulumtime të mëtejshme historike e kulturore, është një start për të nisur një ndërmarrje të re studimi e zbulimi e pse jo edhe një alarm kushtrimi për institucionalizimin e shkollave shqipe, për fëmijët tanë.

Librin “MËSUESIA SI MISON” e përshkon si një meteor krenaria kombëtare.

Autorit që i vlon në gjak ndjenja atdhetare, i vjen keq që shqiptarët çdo ditë e më tepër po humbin gjuhën amtare pasurinë më të shtrenjtë kombëtare, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve janë lënë krejtësisht pas dore nga institucionet shtetërore shqiptare.

“MËSUESIA SI MISION “ Monografi kushtuar mësuesit Rifat Hamiti dhe mësueses Nexhmije Hamiti, kontributi i tyre.

Por vepra e këtij autori nga Kosova, nuk duhet harruar se është e lidhur ngushtë me emrin e Rifat Hamitit dhe bashkëshortes së tij Nexhmije Hamitit.

Me një stil konciz autori përshkruan meritat e mësuesit Rifat, si në atdhe po ashtu në Gjermani sidomos prej vitit 1990 kur shkolla shqipe u shkëput nga ndikimi sllav, drejtues i Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues që ngrihej si institucion i organizuar me formë dhe përmbajtje kombëtare, për të çelur një rrugë të re, për të arritur një qëllim, për të shërbyer si model. Aftësitë përgjithësuese të mësuesit Rifat pasqyrohen me tekstet shkollore (bashkautor) që ka botuar në dobi të shkollave shqipe, me pjesëmarrje aktive, me kumtesat dhe diskutimet në seminaret e përvitshme verore të organizuara nga ministritë e Arsimit të Kosovës e të Shqipërisë. Bashkautor i fletoreve tematike që u udhëhoq nga Prof. Dr. Dr. Basil, Schader. Fjala është për tekstet e miratuara dhe botuara nga MASHT i Kosovës, me të cilat punojnë mësimdhënësit e shkollave me mësim plotësues të gjuhës amtare në diasporë.

Nexhmije Hamiti, mësuese gjimnazi në atdhe po ashtu prej tre dekadash në Gjermani, me e veprimet e saj shembullore ka motivuar me qindra fëmijë të jenë pjesë e mësimit shqip dhe integrimit. Në vitet ‘90 shquhet nder femrat e rralla në krye të aktiviteteve për organizimin e shkollës shqipe.

Duke lexuar për veprimtaritë e tyre, mua si lexuese më duket se dëgjoj refrenin e një elegjie qortuese: “Mos e mbyllni shkollën shqipe”?… “Pse nuk shkojnë fëmijët në shkollën shqipe?”.. “Pse të mbesin shkollat shqipe si relikte.”..” Ku janë Ministritë shqiptare?”….

Pak fjalë për autorin

Prof Nuhi Gashi, ka qenë koordinator i Shkollave Shqipe, pranë MASHT së Kosovës. Është një nga veprimtarët më të përkushtuar për Shkollat Shqipe të Mësimit Plotësues që ka bërë emër, në saje të punës së tij pasiononte, ndërgjegjes atdhetare e profesionale dhe disa nga drejtimet kryesore janë:

⦁ Në ngritjen, koordinimin, konsolidimin e shkollave shqipe në diasporë, punë që ka ndjekur me kompetencë dhe preokupim të veçantë.

⦁ Në punën e madhe që ka bërë në themelimin dhe për përgatitjen e Seminareve kombëtare, për ngritjen profesionale të mësimdhënësve të mësimit plotësues. Këto seminare u kthyen në kuvende të gjera të rëndësishme të përgjithësimit të përvojës së fituar në këto institucione, duke u bërë vatra të vlerta të njohjes së mësuesve, të shkëmbimit të përvojës midis tyre, të zgjerimit të horizonteve për fushat që përmban pedagogjia e shkollave të mësimit plotësues. Njëkohësisht, për ndihmesën e çmuar në mbledhjen dhe përpunimin e këtyre materialeve, duke realizuar botimin e vëllimeve të veçanta nga këto seminare, të cilat përbënin vlera dokumentare, social- pedagogjike, për përvojat më të mira të këtyre shkollave.

⦁ Kontributi, ndihma e çmuar e hartimit në bashkautorësi të dokumentit të MASHT të Kosovës, KURRIKULA E SHKOLLËS SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES NË DIASPORË (Prishtinë, 2007).

⦁ Si dhe i dokumentit të njësuar kurrikular kombëtar ( Shqipëri-Kosovë ) KURRIKULA E MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE DHE TË KULTURËS SHQIPTARE NË DIASPORË DHE NË MËRGATË (MASHT e Kosovës-MARS e Shqipërisë, Tiranë-Prishtinë, 2018. Po ashtu, këtë dokument e përgatiti për shtyp dhe u botua në vitin 2020).

⦁ Ai është bashkë drejtues i projektit madhor “Tekstet mësimore për shkollat në diasporë “ për tre nivelet, përfshinë19 fletore tematike (2009-2012) i zhvilluar me mbështetjen profesionale e buxhetore nga Instituti IPE i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut – Zvicër.

Kjo monografi ka një vlerë të madhe kombëtare, sepse shërben si model për të vazhduar me studime të tilla për figurat e shkollave tjera shqiptare në diasporë, ku tingëllon ende e ëmbël fjala shqipe, ku trashëgohet porosia e fjalës së urtë shqiptare, ku ruhet krenaria shqiptare.

Gjenevë, 10. 09.2022 Nexhmije Mehmetaj

Ruajtja e gjuhës shqipe detyrë parësore e shkollës dhe e prindërve Nga Nexhmije Mehmetaj

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) ” Naim Frashëri “ e nisi veprimtarinë e saj pikërisht duke pasur si shtyllë kryesore të programit dhe statutit të saj ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Duke pasur në gjirin e saj mësimdhënës/e, prindër, intelektual të përkushtuar, ka arritur më së miri ta kryej dhe të vazhdojë misionin e saj mbi 30 vjeçar.

Synimi i këtij misioni është që çdo fëmijë shqiptar të mësoj gjuhën amtare, të ruaj traditën dhe kulturën e prindërve të tij në shkollën ku mëson, gjatë shkollimit të tij krahas gjuhëve të shtetit zviceran.

Shkolla në gjirin e saj përfshin fëmijët e moshave 6 -16 vjeç të ndarë në tri cikle, shkollimi zgjat nëntë vjet, në përputhje me sistemin mësimor të shkollës zvicerane. Mësimi mbahet një herë në javë, gjatë ditëve të lira kur fëmijët nuk kanë mësim ose pas mësimit të detyrueshëm.

Mësimi zhvillohet me Plan – program dhe me tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, duke zënë kështu një kapitull të rëndësishëm në historinë e kulturës dhe arsimit shqiptar.

Viti i ri shkollor (2022/2023) për fëmijët që duan të mësojnë se si shkruhet e lexohet në gjuhën shqipe tani më ka filluar në shumë kantone. Si çdo vit, nxënës, mësues, prindër, miq e dashamirës mblidhen tok dhe me ambicie për fryte të mëtejshme nxitin pjesëmarrjen e fëmijëve në ketë cikël të përvitshëm mësimor. Rritje të numrit të nxënësve kanë disa kantone shënuar si Gjeneva, Cyrihu, Berni, Vaudi, Arau etje.

Shqetësimet për më shumë nxënës në shkollat shqipe bëhen çdo vit e më tepër të dukshme. Kjo edhe si pasojë e mos organizimit të Këshillave Kantonale të LAPSH, në disa kantone nuk ka fare as kryesi. Aty ku ka organizim të mirë të mësues – prindër shkolla funksionon më mirë dhe ka numër të shtuar të nxënësve.

Nxënësit shqiptarë, që nuk ndjekin këto shkolla, por vetëm shkollat e huaja, po e humbasin nga dita në ditë shkathtësinë e të folurit rrjedhshëm në gjuhën amtare. Pa dashur të bëjmë përgjithësime, por rastet kur gjuha e huaj ka zënë vendin e parë dhe janë të shumta rastet kur shohim shqiptarë të arsimuar, të integruar mirë në shoqërinë zvicerane por, fatkeqësisht nuk dinë gjuhën shqipe.

LAPSH u bën thirrje prindërve: dërgoni fëmijët në shkollën shqipe të mësimit plotësues! Vendi ku më së miri mësohet gjuha është shkolla. LAPSH është midis ndryshimit dhe vazhdimësisë. Është fokusuar në drejtim të modernizimit të sistemit tonë arsimor dhe përdorimit sa më të gjerë të teknologjisë së informacionit duke i kthyer shkollat e mësimit plotësues në mjedis të përshtatshme dhe miqësore. Vështirësia e regjistrimit të nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe tani është zgjedhur përmes teknologjisë dixhitale shih në kantonin e Gjenevës. www.lapshgeneve.com

Mësimi i gjuhës shqipe është i rëndësishëm dhe u vjen në ndihmë fëmijëve në shumë aspekte gjuhësore si:

⦁ Në mësimin plotësues shqip fëmijët përvetësojnë drejtshqiptimin e tingujve që i ka shqipja e nuk i kanë disa gjuhë tjera.

⦁ Pasurojnë fjalorin me fjalë të reja, përvetësojnë strukturën gramatikore, të folurit bëhet më i kuptueshëm dhe i lehtë me prindër dhe rrethin familjar.

⦁ Fëmijët arrijnë aftësi të mira në shkrim – lexim në gjuhën amtare.

⦁ Gjuha e fëmijëve një gjuhë e folur nga prindërit arrin të bëhet një gjuhë e shkruar.

⦁ Gjuha dialektore e folur nga prindërit kalon në procesin e ngritjes në gjuhë standarde.

⦁ Njohuritë e mira të shqipes dhe një gjuhe të dytë fëmijët krijojnë një dygjuhësi të lehtë shqip dhe një gjuhë tjetër.

⦁ Në shkollë fëmijët për veç njohurive gjuhësore, mësojnë letërsi shqipe, histori kombëtare, gjeografi të trojeve shqiptare, kulturë muzikore dhe figurative.

Pedagogu dhe albanologu zviceran Prof dr dr Basil Shader duke folur për “Rëndësinë e mësimit plotësues në zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe të suksesit shkollor“ , nder të tjera ka vënë në dukje se : “…, mësimi plotësues forcon jo vetëm themelet në gjuhën amtare, por e mbështet gjithashtu integrimin (apo socializmin) shkollor në një kuptim më të gjerë” ). Po ashtu shpjegon:

“Arsyen e këtij efekti e shohim në faktin se mësimi plotësues i përkrah nxënësit jo vetëm në gjuhën dhe kulturën shqipe, por edhe në kompetenca kyçe, si teknika e të punuarit apo strategji të të mësuarit “ ). Vazhdon ”Nxënësit që e ndjekin mësimin plotësues shqip, arrijnë nota (pak) më të mira edhe në lëndën “gjuha gjermane”. Notat e nxënësve që shkojnë në mësimin plotësues shqip, mesatarisht kanë notë më të larta sesa ato të nxënësve që nuk e ndjekin atë mësim. Shihet se nga mbështetja e kompetencave gjuhësore në gjuhën amtare del edhe një efekt a transfer pozitiv për sa i përket mësimit të gjermanishtes.”

LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër beson se në diasporën shqiptare është e nevojshme të bëhet zëri ynë një forcë e madhe për të arritur qëllimet tona…një jetë më të mirë, të barabartë, një shkollim më të mirë për fëmijët tanë, ku të qenit shqiptar është krenari, ku arsimi dygjuhësh të mbi zotërojë!

Gjenevë, 02.09.2022 Nexhmije Mehmetaj

,

 

​Sportisti i vogël nga Truda e Prishtinës: ‘Nuk mund të jetoj pa lojën e futbollit’ – Fotoreportazh nga Skënder Karaçica

Aron Shala është nga fshati Trudë të Prishtinës, që tash sa vjet jeton me prindërit në shtetin e Zvicrës. Aroni e ka për pasion lojën e futbollit dhe nuk ngurron të thotë me gjuhën e sportistit: Nuk mund të jetoj pa lojën e futbollit!
 
Talentin dhe pasionin për lojën e futbollit, sportisti i vogël nga Truda e Prishtinës tashti po e kurorëzon në Klubin FC Biberist, i cili e ka një traditë të gjatë të lojës së bukur të futbollit qysh nga viti 1908.
​FC Biberist ku me uniformën e sportistit të vogël shqiptar nga Kosova, Aron Shala bën gara në fushën e fubollit me 22 skuadra të nivelit të juniorëve të rinj dhe në klubin më të madh në tërë kantonin e Solothurnit në Zvicër
Në pushimet e verës në Kosovë, futbollsiti i vogël Aron Shala në Trudë të Prishtinës gjithnjë fliste para moshatorëve të vet për lojën e futbollit dhe, përmes fotografive të shumta në fushën e sportit, ai rrëfente pasionin e tij se krahas notave të mira në mësime, lojën e futbollit e ka pjesë të rritës së tij.
Në shkrimin tonë për shtypin e kohës dhe rubrikën e sportit, po dërgojmë shumë fotografi që flasin shumë se si Aron Shala shkëlqen në fushën e futbollit në të gjitha kantonet e shtetit të Zvicrës.
Aron Shala, kur të rritët do të luajë për Kosovën e tij…!
Skënder Karaçica

Send this to a friend