VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Roli i të ushqyerit në rimëkëmbjen nga sëmundja

By | July 11, 2019

Komentet

Vdes në Shkup nga COVID-19 mjeku specialist Arifikmet Deari nga Tetova

Në Maqedonisë e Veriut ka vdekur mjeku i parë i diagnostikuar me sëmundjen COVID-19. Bëhet fjalë për mjekun specialist Arifikmet Deari nga Tetova.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se Deari para 15 ditëve ishte shtruar në spitalin e Shkupit për shkak të probleme neurologjike, por se i njëjti ka qenë pozitiv edhe me COVID-19.

Maqedonia e Veriut të dielën gjithashtu ka njoftuar edhe për shtatë persona të vdekur nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19 dhe 115 të infektuar.

“Mjeku Deari, i cili kishte vetëm edhe disa muaj deri në pension, është mjeku i parë që ka vdekur nga komplikimet e ka shkaktuara koronavirusi. Shpreh keqardhjen time të thellë për familjen e tij. I bëj thirrje të gjithë punonjësve shëndetësorë që të ruhet dhe mbrohen në vendet e tyre të punë bazuar në protokollet në fuqi, por edhe jashtë institucioneve shëndetësore. I bëjë thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit shëndetësor dhe të gjithë të tjetër”, thuhet në reagimin e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut me koronavirus janë infektuar 540 mjekë apo 9 për qind e të gjithë të infektuarve me koronavirus.

Nga testimi i 66,133 mostrave, të infektuar me koronavirus janë 6,932 persona, prej tyre 334 kanë ndërruar jetë, 3,611 janë ende aktivë, ndërsa 2,987 persona janë shëruar. rel

239 shkencëtarë: Koronavirusi edhe më i rrezikshëm; përhapet nga ajri

Gazeta The New York Times shkruan se një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende të ndryshme do të botojnë në një revistë shkencore javën e ardhshme një letër të hapur drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Shkencëtarët kërkojnë nga OBSH të ndryshojë rekomandimet për koronavirusin, në mënyrë që të shmangen infeksione të reja.

Shkencëtarët thonë se koronavirusi përhapet nga ajri, pra virusi mund të qëndrojë pezull në ajër në mjedise të mbyllura dhe kur dikush thith ajrin me viruse do të infektohet.

Deri tani OBSH i është përmbajtur bindjes se virusi përhapet përmes stërkalave të sekrecioneve nga goja apo hunda që çlirohen nga personi i infektuar gjatë teshtimës apo kollës, por këto stërkala janë të rënda dhe bien shpejt përdhe. Pra nëse një person tjetër qëndron në distancë nuk është në rrezik. Dhe nëse personi i infektuar mban maskë, stërkalat nuk përhapen në ajër.

Por nëse virusi vërtetë përhapet nga ajri, siç shkruan gazeta, me rëndësi të madhe do të jenë masat për ta parandaluar përhapjen. Masat e reja do të përfshijnë vënien e maskave në mjedise të mbyllura, “edhe nëse personat qëndrojnë në distancë larg njëri-tjetrit” dhe se duhet të bëhen të detyrueshme masakat N95 për punonjësit e shëndetësisë pasi këto maska “filtrojnë edhe stërkalat më të vogla të sekrecioneve të përhapura përmes sistemit të frymarrjes nga të sëmurët”.

Po ashtu, sistemet e qarkullimit të ajrit mund të kenë nevojë për modifikime “për të reduktuar në maksimum ajrin e qarkulluar”.

Gazata New York Times shkruan se pas analizimit të emalieve të brendshme të OBSH dhe intervistave me 20 shkencëtarë, përfshirë konsulentë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shfaqet imazhi i një organizate që “megjithë qëllimet e mira, nuk ecën në të njëjtin hap me shkencën”.

The New York Times shkruan se shtimi i numrit të infeksioneve pas rihapjes së bizneseve dhe zyrave “gjithnjë e më shumë” konfirmon atë “që shumë shkencëtarë e kanë thënë prej muajsh: virusi qëndron pezull në ajër në mjedise të mbyllura duke infektuar personat në këto mjedise”. zëri i amerikës

Zvicra regjistron 70 raste të reja 24 orët e fundit

VOAL – Zvicra ka regjistruar 70 raste të tjera koronavirus brenda 24 orësh: Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) e ka bërë të njohur atë në buletinin e saj të përditshëm. Që nga 1 korriku, numri i infeskioneve ditore ka qenë rreth 100 ose më shumë. FOPH raportoi 97 raste të reja të Shtunën, 134 E Premte, 116 E Enjte dhe 137 E Mërkurë. Në total, Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit kanë regjistruar 32.268 raste të konfirmuara që nga fillimi i krizës, përfshirë 617 në shtatë ditët e kaluara. Asnjë vdekje e re nuk u njoftua të Dielën, gjithsej mbetet e fiksuar në 1.686 vdekje./rsi/eb

Dalin masat e reja, kthehet ora policore dhe mbyllen lokalet gjatë natës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja administrative me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19.

Ai ka thënë se qysh në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet sonte do të vendoset që në qytetet ku ka numër të madh të personave të infektuar do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti, raporton Express.

Ai ka thënë se gjithashtu do të reduktohen punëtoret e institucioneve, dhe do të punohet vetëm me staf esencial. Sipas rregullores Hoti ka thënë se do të përcaktohet se çfarë do të nënkuptohet me staf esencial.

“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë kufizimit lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimin ‘merre me vete’. Numri i njerëzve përgjysmohet nëpër autobusë”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe në institucionet shëndetësore do të reduktohen shërbimet jo-esenciale.

“Do të reduktojmë numrin e të punësuarve në institucione vetëm në staf të domosdoshëm. Në institucione shëndetësore, do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë jo-esecenciale që presin”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka treguar se do t’i takojë kryetarët e komunave, që të krijojnë shtabet.

Sa i përket funksionimit të gastronomisë dhe restoranteve, Hoti ka thënë se nga sonte të gjitha lokalet e gastronomisë do të jenë të mbyllura nda ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Ndërkohë ka theksuar se gjatë kohës që do të lejohet puna, do të lejohet vetëm shërbimi në hapësira të hapura dhe take away.

“Sa i përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take away”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu ka treguar se edhe numri i njerëzve që do të shfrytëzojnë trafikun urban do të përgjysmohet.

“Numri i njerëzve që shfrytëzojnë një autobus publik përgjysmohet”, ka thënë Hoti./Express/

Covid-19, del pozitive e dashura e djalit të Trump dhe një anëtar i stafit elektoral

Edhe njëherë Shtëpia e Bardhë vihet nën rrezik nga koronavirusi, kjo pasi të premten u bë publike se një anëtar i stafit të fushatës elektorale të Donald Trump dhe e dashura e djalit të tij Donald Trump Junior, Kimberly Guilfoyle, kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Të dy kanë bërë testimet dhe kanë rezultuar me koronavirus në Dakotën e Jugut, përpara se Trump të mbante fjalim për Ditën e Pavarësisë në malin Rushmore.

Ndërkohë djali i Trump, Trump Junior ka rezultuar negativ.

Lajmi u publikua në ditën kur 7 shtete të Amerikës shënuan një numër rekord rastesh të reja.

Alabama, Alaska, Idaho, Mississippi, North Carolina, South Carolina dhe Tennessee shënuan një rekord rastesh pozitive në një ditë të vetme, në një total prej 53.483 rastesh në mbarë SHBA./ dita

Situata tek Infektivi- Shtohen të shtruarit, por edhe pacientët në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje cdo qytetari: Tregoni kujdes cdo dite me respektimin e rregullave.

Shmangni grumbullimet.

Ruani distancën me njeri-tjetrin.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Ruani higjienen personale dhe kolektive.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.

Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv.

Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe nje here qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura. Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)

Testime totale 28801

Raste pozitive 2893

Raste të shëruara 1657

Raste Aktive 1160

Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 449

Durrës 205

Shkodër 169

Vlorë 119

Lezhë 60

Fier 48

Korçë 36

Kukës 20

Elbasan 16

Berat 16

Gjirokastër 13

Dibër 9

(BalkanËeb)

COVID-19, 8 raste të reja në Berat, mes tyre një mësuese dhe një efektiv. Policia e Beratit në alarm

Sërish raste të reja me koronavirus në Berat. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit janë zbuluar 8 raste të reja, duke e çuar në 16 numrin e rasteve aktive në Berat. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se njëri prej rasteve është një punonjës policie dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e Beratit. Të infektuarit me koronavirus janë 6 meshkuj dhe 2 femra, ata i përkasin moshave nga 32-87 vjeç dhe janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshëm.

Po ashtu bëhet e ditur se një çift të moshuarish, përkatësisht 87 dhe 86-vjeç janë infektuar nga fqinja e tyre, gruaja 45-vjeçare që rezultoi e prekur disa ditë më parë dhe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Infektivit. Ndërkohë, 4 raste janë kontakte të të burgosurit në IEPV-në e Beratit, që u infektua gjatë qëndrimit 3-mujor në banesë për shkak të pandemisë.

Edhe punonjësi i policisë dhe mësuesja e anglishtes, testet e të cilëve rezultuan pozitivë me Covid-19 janë kontakte të rasteve të mëparshme. Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, menjëherë pas konfirmimit të 8 rasteve të reja, janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të tyre, ndërkohë që nuk konfirmohet ende numri i tamponeve të marra sot prej tyre në qytetin e Beratit.

Rasti i sotëm me Covid, që i përket punonjësit të policisë, ka vënë në alarm të gjithë DPV-në Berat por nga ana e DSHP-së konfirmohet se është herët për t’u testuar të gjithë punonjësit e policisë, përveç kontakteve të tij të afërta. Po nga kjo drejtori konfirmohet se ditën e sotme, në bashkëpunim me bashkinë e Beratit, ata do të dezinfektojnë banesa e 8 rasteve të reja që kanë rezultuar sot pozitivë në Berat.

Pogradeci shënon një vatër të re me COVID-19, në Kolonjë nëna infekton djalin

Dy raste të reja i shtohen Pogradecit dhe Bashkisë së Kolonjës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se rasti i Kolonjës bën fjalë për një 30-vjeçar, djali i zonjës që doli pak ditë më parë e infektuar nga ky virus.

Mësohet se të dy, nënë e bir, janë izoluar së bashku ndërsa mjeket epidemiologë po vijojnë punën për shkëputjen e zinxhirit.

Rasti i dytë është shënuar në qytetin e Pogradecit, ndërsa bëhet fjalë për një vatër të re pasi nuk dihet ende se nga është infektuar.

LDK kërkon të kthehen masat pas vdekjeve të fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë. Pas mbledhjes, ka folur ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, raporton Gazeta Express

Abrashi ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së LDK’së është diskutuar për vdekjet e fundit në QKUK, si pasojë e COVID-19.

Ai ka deklaruar se duhet të kthehen masat, derisa ka shtuar se për këtë do të flasë më shumë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

I pyuetur se nëse duhet të japë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, pas ndodhive të fundit, Abrashi ka thënë se një gjë e tillë nuk është diskutuar.

Abrashi ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar edhe për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Nga LDK e kërkojnë dorëheqjen e Armend Zemajt

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19 dhe për rritjen e numrit të vdekjeve në Infektivë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Faecbook, Geci ka thënë se shëndetësia nuk është zanat që di ta punoj Zemaj.

“Alarm. Ministri i Shëndetsis të jap dorheqje të pa revokueshme . nese jo atëhere Avdullah Hoti ta shkarkoj atë . 1. Thjesht nuk e din këtë zanat . Kjo duhet të mbetet nji mësim për të gjithë ata që marrin hygjym në zanate të huaja për të cilat nuk ja kan haberin as në menagjim e as në mjeksi”, ka shkruar Geci./Express/

Rritja e rasteve me COVID-19, apeli i fortë i mjekes onkologe: Virusi ka vdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sjellë në fokus ditën e sotme një mesazhin e mjekes së njohur onkologe Silvana Çeliku.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Çeliku i bëri thirrje qytetarëve që të kujdesen dhe të respektojnë masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ajo thekson se si mjeke onkologe ka luftuar për jetën e shumë pacienteve për vite të tera.

“Jam gëzuar shpesh kur kemi fituar këtë betejë por edhe jam mërzitur shume kur kam patur humbje jete, me këtë virus qenka ndryshe. Ky është një virus me sëmundshmëri shumë të lartë, me vdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme. Shpesh i bej pyetje vetes, me falet mua te vdes nga një grip? Unë them jo, ne nuk dimë shume gjera për këtë virus, por dimë si te mbrohemi. Respektoni rregullat dhe së bashkë të mundohemi edhe një herë ta mposhtim këtë virus”, thotë mjekja e njohur.

Çfarë duhet të bëjmë për të shmangur një pandemi të ardhshme

Besohet se këto hapa mund të ndihmojnë në parandalimin e një pandemive të ngjashme në të ardhmen.

Pjesa më e madhe e evidencave deri më sot sugjerojnë se Covid-19 nisi tek lakuriqët e natës por kaloi tek njerëzit me anë të një bartësi ndërmjetës.

Si përgjigje, një grup prej 25 veterinerësh dhe ekspertë të jetës së egër, të udhëhequr nga Departamenti i Zoologjisë në Universitetin e Cambridge, kanë krijuar një listë me 161 veprime që duhet ndjekur për të ndryshuar mënyrën sesi njerëzit ndërveprojnë me kafshët.

Besohet se këto hapa mund të ndihmojnë në parandalimin e një pandemive të ngjashme në të ardhmen.

Rekomandimet e tyre përfshijnë:

Inkurajimi i fermerëve që t’i mbajnë pulat apo rosat larg njerëzve.

Higjienë më të mirë veterinare dhe standarte më të mira për kafshët në ferma. Rritja e konsumimit të ushqimeve me bazë bimët.