Monedha e argjendit prej 20 frangësh me fytyrën e Roger Federer do të lëshohet në 23 Janar 2020. Janë bërë gati tashmë rreth 55,000 monedha të tilla.
Ëështë hera e parë që Instituti Swissmint ka kushtuar një monedhë në nderim të një personaliteti të gjallë.
Monedha argjendi 20 frangë do të lëshohet në 23 Janar 2020, njoftoi Swissmint në një deklaratë të hënën.
Do të ketë gjithashtu monedhë 30 frankshe e argjendtë me fytyrën e Roger Federer dhe monedhë ari me vlerë 50 franga, që do të jenë gati në majin e 2010.
Monedhat nga njëra në do të paraqesin fytyrën e Roger Federer dhe ana tjetër e monedhave do të ketë motiv tjetër, tha për gazetarët Swissmint.
Ndërmarrja publike që merret me krijimin e monedhës zvicerane zgjodhi të nderonte kampionin e tenisit jo vetëm për shkak të lojës së tij në fushën e tenisit.
Ai është gjithashtu një “ambasadori më i mirë për vendin e tij” për angazhimin e tij shoqëror, veçanërisht përmes fondacionit të tij për të ndihmuar fëmijët duke qenë gjithashtu edhe një ambasador i UNICEF, raporton përsëri Swissmint./Burimi Gazeta 20 minuta Zvicer/ Alfred Papuçiu

Komentet