VOAL- Ambasada zvicerane në Ukrainë rihapet pasi ishte mbyllur përkohësisht për dy muaj e gjysmë për shkak të pushtimit rus (që nga 28 shkurti, shërbimet garantoheshin nga Berna, Bukureshti për pjesën konsullore dhe Kishinau në Moldavi për pjesën diplomatike). Pesë anëtarë të stafit do të kthehen në Kiev në ditët e ardhshme, njoftoi vetë Departamenti Federal i Punëve të Jashtme. Stafi vendor do të vazhdojë të punësohet. Vendimi është marrë nga këshilltari përgjegjës federal, presidenti i Konfederatës Ignazio Cassis.
Ky vendim vjen pas një analize të thelluar të situatës së sigurisë në kryeqytetin ukrainas. Konsulentët e Qendrës së Menaxhimit të Krizave dhe ekspertët e Departamentit të Mbrojtjes do të garantojnë sigurinë e personelit dhe në rast të përkeqësimit të situatës duhet të jetë e mundur të largohen shpejt nga vendi.
Prania e ambasadorit zviceran Claude Wild dhe ekipit të tij do të lehtësojë kontaktet me autoritetet ukrainase, një aspekt i rëndësishëm edhe në funksion të Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës që do të mbahet në Lugano më 4 dhe 5 korrik, thuhet në deklaratë.
Javët e fundit janë rihapur edhe përfaqësitë e vendeve të tjera dhe përfaqësues nga mbi 40 shtete janë sërish të pranishëm në Kiev.rsi-eb
Komentet