Prof. Dr. Kapllan Resuli Faslli Haliti, viz. S.Kamberi,
Midis Faslli Halitit e Kapllan Resulit, lidhur me shkrimin:
REHABILITIMI I ENVERISTËVE, BOTUAR NË GAZEËN “KRITIKA” , 5.I.2016
Nuk e kam librin e Dashnor Kaloçit KADARE I DENONCUAR, që duket se është botuar në kuadrin e satanizimit tim me 2015 përmes mediave shqiptare të Shqipërisë dhe të diasporës shqiptare. Çdo nderim për ata që, jo vetëm nuk e gëlltitën atë kokërr ulliri e nuk u solidarizuan me atë fushatë, por – ashtu si ditën e si patën mundësi – edhe iu kundërvunë përmes komenteve dhe botimeve të veçanta, bile edhe përmes dy intervistave, që m’u bënë përmes mediave të diasporës shqiptare në Ballkan e në SHBA.
PROF. DR. KAPLLAN RESULI, AKADEMIK
Në këtë fushatë kundër meje më tërhoqi vemendjen artikulli me titull “Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit”, botuar nga redaksia e sajtit GAZETAKRITIKA.net, dt. 29.XI.2015, linku www.gazetakritika.net/Forumi/?itemid=8066, material ky i postuar nga Faslli Haliti, që thotë se e riboton nga libri i përmendur i D. Kaloçit. E theksojmë se ky sajt pretendon që pranon për publikim “vetëm shkrimet që nuk janë botuar”. Kështu, shkrimin e Suad Sulejmanagës, ku ai citon artikullin tim “Faslli Halliti ka qenë dhe është agjent i Sigurimit”, i botuar në veprën time E VËRTETA NDRIT SI DIELLI, Ulqin 2014, nuk ia botuan. Carta canta!
Në hyrjen e atij Kapitulli (XXI) të ribotuar bëhët fjalë për përplasjen e Faslli Halitit me drejtuesin e Rrethit letrar të Lushnjës Hasan Çobani (në vitin 1973 !), dhe pretendohet se „Në atë takim letrarësh (Të vitit 1973 !), Faslli Haliti është vënë në bankon e të akuzuarëve, njësoj si në një gjyq politik dhe kjo gjë duket qartë edhe nga shënimet që ka mbajtur Sekretari i Parë Rrapi Gjermeni. Por ky demaskim publik dhe këto sulme ndaj letrarit të ri Faslli Haliti, nuk ishin të vetmet, pasi dy tre vjet më parë (sic!), shkrimtari Kapllan Resuli (emigrant politik, i ardhur në Shqipëri nga Jugosllavia, në atë kohë mësues në fshatrat e Lushnjes), kishte shkruar një artikull të gjatë kundër tij si person (Faslliut), dhe gjithë krijimtarisë letrare, të cilin e dërgon për botim në gazetën “Zëri i Popullit”. Bashkë me Resulin, në atë artikull që nuk dihet se përse nuk u botua kurrë, kanë firmosur si bashkëautorë dhe Spiro Dinaku, (nënpunës), Hysen Kurti, (punëtor)…..“
Kjo hyrje ka edhe dy moto:
Kapllan Resuli, shkimtar
Spiro Dinaku, nëpunës
Hysen Kurti, punëtor
Pra – ato fjalë pretendohet se i paskam shkruar unë.
Interesant: nga letra “ime” inekzistuese (nga e cila Faslliu nuk ka pësuar agjë të keqe dhe, për deri sa është inekzistuese, as që ka patur si të pësonte gjë prej gjëje !), kësaj paskvile i kanë vënë dy moto, kurse nga letrat dhe artikujt ekzistues (për shkak të cilëve Faslliu na qenka “pushuar nga puna dhe internuar”, pretendohet se për pak kanë qenë edhe “duke e arrestuar”!), nuk e paskan gjetur të arsyeshme të vënë asnjë moto! Pse vallë?!
E gjithë paskvila [megjithqë pretendon se kemi të bëjmë me një DOKUMENT, “që publikohet në këtë pjesë të librit (Kapitulli XXI, që) është shkrimi i Kapllan Resulit (dhe dy personave të tjerë) që u dërgua për botim te “Zëri i Popullit”, diku nga viti 1970, në të cilin merrej në analizë dhe kritikohej ashpër poeti Faslli Haliti për poemën “Dielli dhe rrëkerat”…”] – nuk është asgjë tjetër, por një ritregim, një përçapje e përçartje e autorit të librit rreth letrës “sime”. Po, ç’është e vërteta, për t’u hedhur hi syve naivëve, atyre që besojnë çdo gjë që botohet, ajo fillon me disa fjalë për përplasjen e Faslliut me Hasan Çobanin, e jo me mua. Dhe ndërsa letra e H.Çobanit (ekzistuese dhe e botuar!) as nuk citohet, se jo më edhe të ribotohet e të analizohet, letra “ime” inekzistuese botohet dhe analizohet hollësisht, aq hollësisht e aq gjat, sa që një faqe e tërë e çarçafit ZËRI I POPULLIT , botimi i atëherëshëm(!), si zor ta zëjë. Që ta besoni këtë mrekulli: me që origjinali i letrës paska “hubur”, D.Kaloçi na thotë se na e paskan gjetur “kopjen” e saj, të bërë nga Ilo Kodra, shefi i kabinetit të Ramiz Alisë, apo Ibrahim Uruçi, sekretar i organizatës bazë të partisë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, të ruajtur në “Arkivin Qëndror të Shtetit. Fondi 14. Ap. Komitetit Qëndror të PPSH-SË, (Struktura) Dosija 308. Viti 1973”. Dhe ja, kjo “kopje” e akuzave “të mija” kundër “kolegut” Faslli, zë gadi gjithë paskvilën, me çka na bëhet tejet e qartë se pse botohet kjo paskvilë.
Dhe ndërsa që në fillim na thuhet se na paraqesin Kapitullin XXI të librit të D.Kaloçit, brenda këtij kapitulli na paraqitet e përtypur-mblaçitur-thukur edhe lënda e kapitujve XXII, XXIII, XXIV dhe XXV.
E kam thënë dhe po e përsëris: asnjëfarë letre, as vetëm dhe as në bashkëpunim me askend, nuk kam shkruar dhe nuk i kam dërguar as gazetës ZËRI I POPULLIT dhe as ndonjë organi tjetër të shtypit apo joshtypit, as kundër Faslli Halitit dhe as kundër askujt tjetër, KURRË. Unë, që i kam bërë letra Enver Hoxhës (Dhe çfarë letRash?! Me PIČKA VAM MATERINA FAŠISTIČKA BAGRO !) dhe këto letra, sapo më është dhënë rasti, jo vetëm që i kam lexuar publikisht e me zë më të lartë, edhe përmes mikrofonit të Radio-Televizioneve, por edhe i kam botuar, shqip e në përkthimin e tyre në gjuhë të huaja; unë që kam botuar deri tani tre libra të tërë kundër Ismail Kadaresë dhe libra të veçantë kundër titistëve dhe enveristëve, po ta kisha shkruar unë edhe atë letër kundër Faslli Halitit, nuk kam pse ta mohoj dhe nuk do ta mohoja KURRË, ashtu siç nuk e mohoj se kam milituar dhe militoj sot e kësaj dite për pushtetin popullor, për socializëm e komunizëm !!!
E megjithë këtë, urdhëroni provat:
1.- Botuesi i shpifjes se unë e paskam bërë atë letër, e pranon se ajo letër nuk ekzistoka, se gjoja “paska humbur”. Pse ka humbur? Se po të jetë shkruar letra me dorë, ajo dorë do të ishte ja e imja, ja e njërit nga ata dy të tjerët. E po të jetë shkruar me makinë shkrimi, ajo makinë duhet të ishte e imja, që sot më nuk ekziston dhe nuk mund të përdoret për të bërë falsifikime, siç i kanë bërë këta tipusa më 1970, kur më arrestuan dhe kur ua vërtetova para gjyqit se e kishin përdorur makinën time për të falsifikuar letra, gjoja të shkruara nga unë.
2.- Për Spiro Dinakun kam dëgjuar se ekzistonte në Lushnje, por kurrë me të një fjalë të vetme s’e kam shkëmbyer. Për Hysen Kurtin tani po marr vesh emrin e tij. Si është e mundur që unë të hartoj një letër me këta të panjohur, e jo me shkrimtarin Gazmend Kongoli, shok i imi nga Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, i cili e ka drejtuar me 1969 diskutimin e librit SOT dhe i ka aprovuar kritikat, që i janë bërë Faslliut në atë diskutim, bashkë me sekretarin e Partisë Sami Gega, siç pretendohet nga Faslliu?! Si është e mundur që unë të hartoj atë letër me njerëz të panjohur, që ndoshta as nuk kanë marrë pjesë në atë diskutim?! Edhenë paçin marrë, nuk kanë diskutuar(!), kurse baxhanakun tim Mihal Kosta, që ka diskutuar, nuk e paskam ftuar të bashkëpunonte në hartimin e asaj letre?! E si atë dhe sa e sa shokë, miq e dashamirë që kisha në Lushnje, prej të cilëve disa më kanë ardhur prapa edhe në burg! Apo jo Kurt Kola?! Apo jo Njazi Bylykbashi ?!
Përse nuk pyetet Spiro Dinaku dhe Hysen Kurti si qëndron puna e asaj letre?! Duket se Spiro Dinakun dhe Hysen Kurtin i kanë vënë si suautorë se më nuk janë gjall dhe nga varri nuk do të protestojnë.
As S.Dinaku dhe as H.Kurti nuk di që të jenë marrë me shkrime. Apo janë marrë?! Ku janë shkrimet e tyre?! A kamundësi që ata të kenë debutuar për herë të parë në letërsi me atë letër?! Dhe ku kanë dashur të debutojnë?! Në faqet e gazetës ZËRIIPOPULLIT, në majen e Olimpit, ku as unë, autor i afirmuar, jo në atë kohë, por as sot e kësaj dite, as pas shpalljes së “demokracisë”, jo vetëm që s’më kanë botuar asgjë, por as që më ka shkuar mendja që të botoja atje, me që e dija se cilët ishin ata që botonin në atë gazetë! Më mir se unë, do të thoja se këtë gjë, e dinte Spiro Dinaku.
Po shihni edhe një mrekulli në këtë paskvilë: Spiro Dinaku na paska edhe një emër të dytë – Gjergj Pinderi. Pindarike janë edhe shpifjet e intrigat e kësaj paskvile!
3.- A ka mundësi që ne, “autorët” e asaj të ashtuquajtur letër, të mos kemi ruajtur kopjen për vete?! Arshivën time ma kanë grabitur ata të SIGURIMIT. Urdhëroni e kërkojeni atje! Po ta gjeni, më sillni edhe mua një kopje, se jam i gatshëm ta botoj pa asnjë hezitim. Poashtu mund të kontrolloni edhe banesat e S.Dinakut dhe të H.Kurtit (Po qe se ekziston – edhe të Gjergj Pinderit!), se – kush e di – ndoshta mund ta gjeni edhe atje.
4.-Këtë letër të famëshme, që paska luajtur një rol kaq të rëndësishëm në jetën e kaq shum njerërzve, personaliteteve, bile edhe të Shqipërisë, si ka mudësi që deri tani askush nuk e ka zënë me gojë?! As vetë Faslli Haliti, që – mbasi kam dalë nga burgu – nuk është hera e parë që po ma lakon emrin në aspektin negativ, së bashku me enveristët e demaskuar?! As Ismail Kadare, që s’ka lënë gjë pa sajuar, pa shpifur e thënë kundër meje?! Bile as SIGURIMI, as në hetuesi dhe as para gjyqit, që ma kurdisën në Tiranë me 1971 ?! Emrin e Ismail Kadaresë ma ka zënë me gojë personalisht Fane Boshnjaku, aty para gjyqit, si anëtarë i trupit gjykues, që m’u kërcënua pse e kisha kritikuar Ismail Kadarenë. Se, të kritikohet Ismail Kadareja na paska qenë krim!
KR. Interesant, emrin e Faslliut kurrë askund nuk ma kanë zënë me gojë, as në hetuesi dhe as para gjyqit, aq më pak në dokumentacionet. E pra, edhe pa atë letër inekzistuese, ata e dinin se unë kam pasë shoqëri shum të ngusht me Faslliun, shum më të ngusht se me disa që m’i kanë nxjerrë edhe si dëshmitarë të akt-akuzës.
FH. Atëherë ku e gjete atë nofkën agjent i sigurimit? Mos e ke bërë opsesion?
KR. Në qofshin enveristët komunista të vertetë, e jo në thonjëza, ç’kanë kundër meje?!
FH. ( Po ti KR, ç’ke kundër meje, ç’të kam bërë unë, mos të futa gjë unë në burg ty?)
KR. 12.- Diskutimi i vëllimit “SOT” i Faslli Halitit është bërë diku në pranëverë të vitit 1969.
H. ( Po. Saktë) kurse unë, pas më shumë se një viti, më 03 nëntor 1970, jam arrestuar. Tani shihni se çfarë shkruan ky falsifikator:
KR. “Halitin, i cili vetëm për ato sulme që u bënë ndaj tij, u hoq nga arsimi dhe përfundoi për gati dhjetë vjet me rradhë si punëtor i thjeshtë me kazëm e lopatë në bujqësi dhe ndërrmarjen komunale të qytetit të Lushnjes.
FH. ( Jo pas diskutimit letrar të librit tim “Sot”, nuk pësova asnjë lloj ndëshkimi. Mbeta mësues vizatimi deri në prill 1973 )
KR. Për kritikat letrare që i kemi bërë lidhur me vëllimin SOT, Faslliu jo vetëm që nuk u hoq nga arsimi e nuk përfundoi “në kazëm e lopatë”, por edhe u shpërblye,
FH. Ky s’shte shpërblim, por vlerësim nga juria e konkursit për librin “Sot”) . Kapllan Resuli, harrove, atëherë nuk jepeshin shpërblime materiale për çmimet e konkurseve, por shpërblim moral, honorific. Ti këtë e di mirë! Mua atëherë më dhanë një album fotografik për 15- vjetorin e Çlirimit të atdheut..
KR. Shikoni gazetën TELEGAF, ku me dorën e tij ka shkruar se pikërisht në vitin 1969, pikërisht për vëllimin SOT, atë e kanë pranuar anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Bile, po atë vit, po për vëllimin SOT, i është dhënë (ai pretendon se “është nderuar”) edhe Çmimi III „ në konkursin e madh kombëtar të shpallur me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Atdheut tone“.
FH. Po. M’u dha Çmimi III kombëtar për vëllimin “SOT” dhe u gëzova shumë, z. Kapllan.
Këto gjëra z. Kaloçi i di shum mirë, se – jo vetëm që i ka lexuar në intervistën e Faslliut në TELEGRAF – por edhe në paskvilën që po ia komentoj, ai edhe vetë e pranon se për vëllimin SOT i është dhënë çmimi kombëtar.
KR. Edhe t’i jepet çmimi kombëtar, edhe të ndiqet e të persekutohet – është absurditet të mendohet.
FH. Pse qenka absurditet të mendohet, përkundrazi është menduar me llogjikë:Çmimi m’u dha pë kualitet artistike, kurse persekutimi apo dënimi m’u dha për gabime ideologjike e politike në poemën Dielli dhe rrëkerat. Ti i burgosuri politikë e thua këtë, kundër një të persekutuari ideologjik e politik. Unë përkulem përpara martirizimit tend, por revoltohem me ty Kapllanin e sotëm që për 25 vite ruan e ushqen ende urrejtje për martirizimin që nuk e ke nga unë. Si ia mohon ti vuajtjet tjetri që i hoqën penën dhe penelin dhe e u çua në orizore për të hapur kavalle orizi, kanale, duke më detyruar të bëja 24 km. në ditë vajtje dhe ardhje në kooperativë, 4 vjet rresht me biçikletë, në diell, erë, shi dhe borë)
KR. Pas vëllimit SOT Faslliu është dërguar në Tiranë edhe për të ndjekur studimet, jo me bursë të thjeshtë si studentët e tjerë, por me rrogë të plotë, siç dërgoheshin vetëm anëtarët e partisë.
FH. Kjo që thua ti Kapllan është mishelë gënjeshtreje dhe shpifjeje. Studimet universitare unë i kam bërë të me korrespondencë, domethën pa shkëputje nga puna si mësues dhe jo si anëtarët e partisë, sepse unë nuk isha anëtar partie.
KR. Më vonë do ta bëjnë edhe deputet në të ashtuquajturin Kuvend Popullor. Në një shkrim e kam gjetur edhe si anëtar të Komitetit Qëndror të PPSH-ës.
FH. Jo, më vonë, do ta bëjnë deputet, por do të kandidojë e bëhet deputet. Rrëmo Kapllan Resuli, rrëmo se, mbase më gjen edhe si mbret, perandor, sekretar i pare i KQPPSH. Pse s’thua ti qe paske qenë markusi im, jo me rrogë të thjeshtë por me rrogë të plotë mollopupe.
KR. Shihni biografinë e tij në TELEGRAF, ku edhe vetë ai e pranon se ka qenë deputet në Kuvendin Popullor, se në vitin 1993 i është dhënë edhe Çmimi ndërkombëtar, më 2010 i kanë dhënë edhe Çmimin Kurora e Partisë (më falni, desha të them Kurora e Poezisë!).
FH. Përçmoje ti, përçmoje: Çmimi Kurora e poezisë që më akordoi Korça, më gëzoi shumë sepse ma dorëzoi poeti lirik Skënder Rusi. Po më gëzon gjithashtu që Kapllan Resuli e paska ndjekur me imtësi, çdo vlerësim letrar timin, por aime, me xhelozi të tepruar, provinciale. TURP!
KR. Faslliun e kanë përfshirë në të gjitha antologjirat enveriste, në gjuhën shqipe e në gjuhë të huaja.
FH. Po. Në gjuhë të huaja jam përfshirë. Je i saktë. Dhe më kanë përkthyer e përfshirë në antologjitë e huaja, poetët e persekutuar: Gëzim Hajdari, Ferdinand Laholli, Bajame Hoxha (Çeliku). Por edhe Niko Kcalidha, Robert Lsie etj. Kurse persa i përket përfshirjes në antogjitë enveriste nuk jam përfshirë. Më vjen keq, por nuk je i saktë Kapllan Resuli akademiku. Flas për antologjitë serioze që përdoren në shkolla.
KR. Faslliu: Është dekoruar edhe me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit III, pastaj të klasit I, si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. Së fundi është shpallur edhe Mik i qytetit të Durrësit dhe “Qytetar Nderi” i Lushnjës.
FH. Po, është e vërtetë. Urdhrin Naim “Frashëri” të klasit III, e kam marrë nga presidenti Alia, kurse Urdhrin Naim “Frashëri” i klasit I, Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. Dhe urdhrin “Mjeshtër i Madh”, ma kanë dhënë: Presidenti Berisha, Presidenti Moisiu dhe Presideti Bamir Topi për performance time si poet, shkrimtar, përkthyes dhe jo si agjent i sigurimit, siç më EPITETONI ti Z. Kpplan Resuli AKADEMIKU
KR. Rrapi Gjermeni, në takimin e letrarëve pas arrestimit tim, na e paska vënë Faslli Halitin “në bankon e të akuzuarëve, njësoj si në një gjyq politik”.
FH. Nuk je i saktë z. Kapllan. Rrapi Gjermëni, më vuri “në bankon e të akuzuarëve, njësoj si në një gjyq politik”, jo pas arrestimit tend, por në shkurt të vitit 1973. Sa për dijeni, Z. Kapllan, ai nuk ishte njësoj si një gjyq politik, por ishte një autodafe mesjetare, ku sekretari i pare ishte inkuizitori. Po ti Kappllan nuk ke dhimbje për vuajtjet e të tjerëve, sepse nuk të ka lënë e nuk të lë ende ndjenja dhe vesi i mobbing . Por në vuajtjet e tua, unë besoja se ti do ta kishe ndjerë në kurrizin tënd edhe dhimbjen time. Kështu shpresoja unë, por u zhgënjeva. Ti m’u turre përsëri si atëherë vetëm e vetëm se erdhi dita që njerëz të interesuar për të vërtetat tona, shkojnë dhe hapin arkivat, pa të pyetu ty e pa më pyetur mua. Dhe nëse kërkon të drejtë tënde, shko e gjeje me ata që kanë në dorë dhe pohimin dhe mohimin e të drejtave. Po ti m’u hodhe me egërsi duke shfryer me patologji bishe kundër meje që guxova të ngrija zërin kundër padrejtësisë. Të bëhem përsëri unë viktimë e mendjes tënde të ekscentrike. Do të kishe me nder të heshtjen, pasi ndjesën tënde nuk do ta tdoja kurrë. Një here më terrorizuat, por iku ajo kohë që të luani me fatin tim. Atëherë si lukuni bishash m’u turret që unë të mos ngrija kokën nëpërmjet produktit më fisnik:
poezisë sime. Sot Po bëni çmos të ma ulni kokën që ma ngriti koha e re nëpërmjet produktit më të zi: shpifjeve. Agjent i sigurimit unë? Nuk thotë kot populli, «i qeshuri të qesh». Zbërtheje këtë shprehje metaforike të popullit. Unë jam bardhësia e bores majëmalit, ku korbat nuk e ndotit dot.
Të dy jemi 80-vjeçarë në vend që të përqafoheshim, t’u gëzheshim sukseseve, filluam të kafshohemi.
KR. Kur është shkruar e botuar ajo vjershë nga Faslli Haliti (1973), kur është diskutuar e kritikuar, ky Kapllan i kishte bërë tri vite burg në Burrel. Mos ndoshta ia kam bërë atë kritikë të ashpër poemës „Dielli dhe rrëkerat“ nga qelija e burgut të Burrelit?!
FH. Jo, Kapllan, po e them vetë unë autori se kritikën për poemën “Dielli dhe rrëkerat”, nuk e ke shkruar as ti e as 10-të gjimnazistët. Kritika për poemën “Dielli dhe rrëkerat” ishte prodhim i Komitetit të Partisë, personalisht i Rrapi Gjermënit, ndihmuar nga shkrimtarët beniaminë të komitetit të partisë Gazmen Kongoli, Hasan Çobani, dhe kritiku Razi Brahimi. Në radhë të parë ajo nuk ishte një kritikë, por njëaktakuzë që të fuste nëburg. Në radhë të dytë ajo nuk ishte një kritikë e shhkruar nga gjimnazistët, por një kritikë qartësishT apokrife e Rrapi Gjermanit si hakmarrje kundër poezisë sime «Djali i sekretarit»
FH.Po, Kapllan. E saktë. Emri i Kadaresë nuk ekziaton në librin sot sepse në ato vite asnjë libër nuk vihej as emir i redaktorit as emir i recenzentit. Redaktor i librit “SOT” ka qenë Donika Omari, kurse Kadareja ishte recenzenti.
KR. 19.- Në librin tim E VËRTETA NDRIT SI DIELLI keni artikullin tim “Faslli Haliti ka qenë dhe mbetet agjent i Sigurimit“ (fq. 92). Aty, ndër të tjera, kam thënë: Po gjithë ato nderime e çmime që ia paskan bërë, mos ia kemi bërë ne – antienveristët, apo ia känë bërë personalisht enveristët dhe enveristët e konvertuar në “antienverista”, Sali Berisha me kolegët e tijë?! Interesant, si antienverist jam i njohur unë, e jo Faslli Haliti.
FH. Pse shefi i Sigurimit të Shtetit, Kadri Hasbiu ke qenë ti dje në diktaturë dhe , kryetar i Komisionit të Verifikimit të Pastërtisë së figurave, Nazif Bezhani je sot, po ti, në demokrac?. Mire thotë populli i qeshuri të qesh. Nuk ka më i qeshur se ti infantili Kapllan akademiku. Ç’të mbjellësh do të korrësh kapllan. Urrejtja nuk çon kalli. Ajo është degë shterpe, forgjere. Shpifja nuk është krijim, por shterim. Vazhdo shterohu…
KR. Po gjithë ato nderime e çmime që ia paskan bërë, mos ia kemi bërë ne – antienveristët, apo ia känë bërë personalisht enveristët dhe enveristët e konvertuar në “antienverista”, Sali Berisha me kolegët e tijë?! Interesant, si antienverist jam i njohur unë, e jo Faslli Haliti.
FH. Kjo është vërtet interesante Kpllan Resuli, po poezinë panegjerike për Enver Hoxhën në revistën “Ylli”, afërsisht në vitet 1966 apo ’67, kush e ka shkruar?, antienveristi Kapllan Resul akademiku apo unë enveristi Faslli Haliti?
KR.. Po Fatbardh Rustemi, i biri i majorit të SIGURIMIT, që i qenka drejtuar me shkrim gazetës DRITA në mbrojtje të Faslliut, si i është drejtua? Si përfaqësueses antiparti e antikomuniste, apo si përfaqësueses së partisë, të komunizmit?! Rishëm kemi këmbëngulje se Faslliu na paska qenë me partinë e komunizmin!…Botimi i veprave të reja, nderimet, shpërblimet, përse i janë bërë Faslli Halitit? Për veprat e tija e qëndrimet antiparti, antikomuniste, apo për vijimin e tij në rrugën e Partisë e të „komunizmit“?! Si deputet në Kuvendin e Shqipërisë kend ka përfaqësuar ai, „komunizmin“, apo antikomunizmin ?!
FH. Po me Fatbar Rustemin pse gërricesh? Ah po ti po rikthen epokën e lavdishme të Luftës së Klasave. Vazhdo, vazhdo…, por do të hasësh në tigra.
KR. Deklaratat e tija (FH) kundër Kapllanit në shërbim të kujt janë? A nuk janë në shërbim të enverizmit?!
FH. Kpllan Resuli, unë nuk kam bërë qoftë edhe një deklaratë kundër teje. Më cito së paku një nga deklaratat e mia kundër teje. Për ty kam thënë vetëm ato që the ti në diskutimin e librit “SOT” dhe pikërisht se: midis diskutantëve shkrimtari KR u çua në këmbë, ngriti lart librin «SOT» dhe tha në mënyrën eksplicite : e shikoni këtë libër? Ky është një libër reaksionar, Po jo Faslliu. Të kujtohet, e thashë saktë, z. Kapllan? Siç e sheh, as emrin uk ta kam permendur, por vetëm inicialet: K.R.
KR. Shqiptarë, jurekomandoj që ta shikoni dosien e Faslliut,se mos ndoshta në koperativë, ku pretendon se na e paskan internuar, mos ka bërë stazhin e partisë, meqë të dënuarit për gabime ideologjike në krijimtari nuk dërgoheshin përkonvaleshencë ideologjike nëpër kooperativa, por internoheshin në sektorë pune nëpër baltat e Myzeqesë?!
FH. Kapllan Resuli, mos e harxho frymën kot. Dosja e Faslli Halitit është hapur e parë dy here, në vitet 1996 dhe 1997 nga komisioni i verifikimit të pastërtisë së figures së kandidatit për deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dy herët dola jo vetëm i pastër, por fare qelibar. Dokumenti im i pastërtisë së figurës sime si kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë është firmosur në të dy rastet e verifikimit, nga Presidenti Sali Berisha.
KR. Nëpër kooperativa, si Faslliu (Në qoftë se e kanë internuar pas „Diellit dhe rrëkerave“!), dërgoheshin vetëm njerëzit e partisë, që – duke u shtirur si të internuar, si të persekutuar – provokonin viktimat e SIGURIMI-t.
FH. Me ty nuk bisedohet o Kapllan Resul akademiku, pa lë pastaj të dialogosh. Ja po them edhe unë fjalët e Jezu Krishtit: Lere o Zot se s’di se ç’thotë!
Kjo është e vërteta e librit të Dashnor Kaloçit KADARE I DENONCUAR, me të cilin enveristët i janë përgjegjur librit tim E VËRTETA NDRIT SI DIELLI, po edhe i kanë berë jehonë fushatës së tyre, që shpëthyen këtë vit, 2015, për risatanizimin tim.
Ç’e do që të gjitha u janë kthyer dhe do t’u kthehen si bumerang.
Marrë nga Blogu i gazettes «Kritika»- Ushington.
Botuar më 5 janar 2016
Komentet