Kënga e cila erdhi për fansat në fillim të muajit korrik, ka kryesuar top listat britanike në zhanrin “dance” të muzikës, gjersa vazhdon të jetë shumë e dëgjuar si këngë në të gjitha platformat.

Më shumë se sa muzika, i shumë pëlqyer nga fansat ishte edhe klipi, në të cilin artistja shqiptare u shfaq si gjithnjë e mrekullueshme dhe me shumë stil. Ora ka publikuar së fundmi në YouTube një video nga prapaskenat e xhirimeve, duke treguar se si ka shkuar gjithçka gjatë filmimeve që janë kryer në Los Angeles.

blank