VOAL

VOAL

Referendumi i Katalonias, Barcelona zhvillon ndeshje pa tifozë

October 1, 2017

Komentet

Xhaka “fiku” Interin, Klinsman e ngre mesfushorin shqiptar në qiellin e shtatë

Bajer Leverkusen mposhti të martën 1-0 Interin në Ligën e Kampionëve. Goli i Nordi Mukiele në minutën e fundit të ndeshjes i dha tri pikë “Aspirinave”, duke bërë që italianët të pësojnë humbjen e parë pas gjashtë ndeshjeve në këtë turne. Nëse lëmë pas Mukiele, që si autori i golit të vetëm u shpall lojtari i ndeshjes, një rol kyç në mesin e fushës për gjermanët kishte edhe Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar “fiku” rivalët me performancën e tij dhe sipas “SofaScore” me notën 7.9 është futbollisti i dytë më i vlerësuar i takimit.

 

Xhaka bëri 113 prekje, ndërsa nga 104 pasime ai kompletoi 98, me 94 përqind saktësi. Ai kishte katër topa të gjatë të saktë, ndërsa fitoi katër nga katër duele. Mesfushori shqiptar kishte edhe dy pasime kyçe dhe një ndërhyrje të saktë. Pas ndeshjes Graniti tha se duhet të punojnë për të marrë të tjera pikë. “Të gjithë duhet të punojmë shumë deri në Krishtlindje. Ne kemi nevojë për pikë, nëse luajmë në mënyrë kaq të kontrolluar, fitojmë ndeshje. Ndaj Interit ishim totalisht dominuese. Është fakt që ata nuk e goditën në asnjë rast portën tonë”, tha Xhaka. Bajer Leverkusen grumbullon 13 pikë në renditje.

VLERËSIMI NGA KLINSMAN – Ndërkohë legjenda gjermane, Jyrgen Klinsman, e ka lavdëruar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka. Klinsman deklaroi se Xhaka jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes është lider. Kështu ka raportuar të martën për “Bild”. 60-vjeçari ka shtuar se Xhaka është prej futbollistëve kryesor te skuadra e Bajer Leverkusenit. “Kur vjen puna për të udhëhequr ekipin, askush nuk është si Granit Xhaka.

Ai është lideri, futbollisti kryesor në dhomat e zhveshjes. Pa dyshim edhe Florian Virc po bëhet një futbollist gjerman i jashtëzakonshëm”, ka thënë Klinsman. Xhaka është duke e kaluar edicionin e dytë te skuadra e drejtuar nga trajneri Ksabi Alonso. 32-vjeçari në sezonin e parë me klubin gjerman e fitoi titullin e kampionit në Bundesligë, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, sikurse ishte finalist edhe në Ligën e Europës. Graniti është i lidhur me “Aspirinat” deri në verën e vitit 2028.

PANORAMASPORT.AL

Lajm i trishtë! Tronditet sporti shqiptar, futbollisti Erjon Morina ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

Futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina, ka ndërruar jetë pasi për më shumë se një muaj ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.


-640-0-1730062320ximg-5069-609

Lajmin e hidhur për vdekjen e 22-vjeçarit e ka dhënë babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ylli babit ike ne qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojme te ngrysur me kujtimet me te bukura per ty! Do jesh ylli qe do na ndriç gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina.4

Në fund të tetorit, Morina kishte mbetur i shtrirë në fushë gjatë stërvitjeve me Vushtrrinë. Më parë kishte luajtur edhe te Prishtina e Drenica.

PANORAMASPORT.AL

FIFA i jep Arabisë Saudite arritjen më të madhe në sporte, Kupën e Botës 2034

VOA Marrë nga Associated Press

FIFA ka konfirmuar se Arabia Saudite do të jetë organizatore e Kupës së Botës 2034. Kjo është arritja më e fundit e mbretërisë së pasur në naftë, e cila ka bërë shpenzime masive për sportet të nxitura nga Princi i kurorës Mohammed bin Salman.

Vendimi vjen pas një periudhe 15-mujore përgjithësisht jotransparente, gjatë të cilës presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e orientoi procesin drejt Arabisë Saudite pa një vend tjetër kandidat dhe pa pranuar pyetje.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut vendimi do të vendosë në rrezik jetët e punëtorëve emigrantë. FIFA dhe zyrtarët sauditë thonë se organizimi i kupës 2034 do të përshpejtojë ndryshimin, duke sjellë ndër të tjera edhe më shumë liri dhe të drejta për gratë.

Spanja, Portugalia dhe Maroku do të jenë mikpritës të përbashkëta të turneut të vitit 2030, ka konfirmuar FIFA. Tre ndeshje në turneun e vitit 2030 do të zhvillohen gjithashtu në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguai për të shënuar 100 vjetorin e kompeticionit.

Mikpritësit për të dy Kupat e Botës u konfirmuan në takimin e jashtëzakonshëm të Kongresit të FIFA-s. Të 211 vendet anëtare të FIFA-s u përfaqësuan në takim përmes një takimi në internet të organizuar nga zoti Infantino në Zyrih.

Vendimi për t’i dhënë Arabisë Saudite, Kupën e Botës 2034 pritet të sjellë gati një dekadë vëmendje të shtuar ndaj ligjeve saudite të punës dhe trajtimin e punëtorëve, përgjithësisht nga Azia Jugore, që nevojiten për të ndërtuar dhe përmirësuar 15 stadiume, së bashku me hotele dhe rrjete transporti, përpara mbajtjes së kupës me 104 ndeshje.

Një prej stadiumeve është planifikuar të jetë 350 metra mbi nivelin e tokës në Neom – një qytet modern që nuk ekziston ende – dhe një tjetër që do të ketë emrin e princit të kurorës, është projektuar të ndërtohet në një kodër 200 metra të lartë pranë Riadit.

Gjatë procesit, FIFA pranoi një shqyrtim të kufizuar të gjendjes së të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, që u kritikua gjerësisht këtë vit në Kombet e Bashkuara.

Aktivistët dhe grupet e të drejtave të njeriut saudite dhe ndërkombëtare e paralajmëruan FIFA-n se nuk ka nxjerrë mësime nga përgatitjet shumë të kritikuara të Katarit për të organizuar Kupën e Botës 2022.

Mbretëria planifikon të shpenzojë dhjetëra miliarda dollarë për projekte të lidhura me Kupën e Botës, në kuadrin e projektit të gjerë të princit të kurorës, Vizioni 2030, që synon të modernizojë shoqërinë dhe ekonominë saudite. Në thelb të projektit janë shpenzimet për sportet nga Fondi për Investimet Publike prej 900 miliardë dollarësh, të mbikëqyrur nga princi. Kritikët e kanë quajtur një “pastrim nëpërmjet sporteve” të reputacionit të mbretërisë saudite.

Princi ka ngritur lidhje të afërta pune me zotin Infantino që nga viti 2017, duke zgjedhur përafrimin në vend të konfrontimit, siç ndodhi gjatë projektit të debatueshëm të golfit LIV.

Rezultati për Arabinë Saudite dhe FIFA-n ishte përparimi pa pengesa drejt miratimit të organizimit të Kupës së Botës 2034, me kundërshti të pakëta nga zyrtarët e futbollit dhe përgjithësisht nga lojëtaret e futbollit për gratë. Investimet e vazhdueshme saudite për futbollin ndërkombëtar pritet të rriten.

FIFA krijoi një kategori të re më të lartë sponsorësh për Kupën e Botës, për firmën shtetërore të hidrokarbureve Aramco. Gjithashtu, financimet saudite pritet të mbështesin Kupën e Botës 2025 në Shtetet e Bashkuara, një projekt në të cilin është përfshirë personalisht zoti Infantino.

CONCACAF, një konfederatë për futbollin në Amerikën Veriore, nënshkroi një kontratë disavjeçare me Fondin saudit të Investimeve Publike. Stadiumet saudite mirëpresin organizimin e lojërave për Italinë dhe Spanjën për kampionatin Super Cup, si dhe gati 50 federata anëtare të FIFA-s kanë nënshkruar marrëveshje me federatat saudite.

Klubet saudite të futbollit, në pronësi të Fondit të Investimeve Publike, kanë bërë shpenzime të mëdha gjatë dy viteve të fundit për blerjen dhe pagesat e lojëtarëve si Cristiano Ronaldo, Neymar, Karim Benzema dhe Sadio Mane, duke futur kështu qindra miliona dollarë në futbollin evropian.

Kjo influencë ka qenë thelbësore gjatë bisedimeve për të rënë dakort se në cilët muaj do të zhvillohet Kupa e Botës 2034. Periudha nëntor-dhjetor që u shfrytëzua nga Katari në vitin 2022 për të shmangur të nxehtin ekstrem të verës, komplikohet për vitin 2034 nga muaji i shenjtë i Ramazanit që vazhdon deri në mesin e dhjetorit. Gjithashtu, në atë periudhë Riadi pritet të organizojë edhe Lojërat Aziatike.

Një opsion i mundshëm dhe ndoshta më i përshtatshëm për klubet dhe kampionatet evropiane do të ishte janari 2034, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se nuk shikon probleme për shkak të afërsisë me mbajtjen në shkurt 2034 të Lojërave Dimërore Olimpike në Salt Lake City, Utah, të Shteteve të Bashkuara. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka arritur dhe një marrëveshje të rëndësishme komerciale me Arabinë Saudite për organizimin e Lojërave të reja Olimpike Esports.

Makthi mori fund, debutoi me Everton, Broja: Moment i veçantë për mua

6 muaj pa prekur fushën me këmbë në një ndeshje zyrtare në Premier League ishin një përjetësi për Armando Brojën. Merr fund makthi për “bomberin” kuqezi, me Brojën që bëri debutimin zyrtar me fanellën e Everton në sfidën kundër Wolves.

Armando Broja u hodh në fushë në minutën e 83-të pasi Everton kishte mbyllur llogaritë me “ujqërit” teksa kryesonte 4-0. Brojës i mjaftuan pak minuta në fushë për të treguar të gjithë potencialin e tij shpërthyes.

Në përfundim të ndeshjes, Broja mori duartrokitjen e tifozëve dhe të gjithë lojtarëve të Everton, ndërsa sulmuesi kuqezi nuk e fshehu gëzimin për rikthimin e tij në fushë pas një pauze kaq të gjatë:

“Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje tifozëve të Evertonit. Faleminderit shumë që erdhët në ndeshjen time sot, jam i lumtur që u riktheva nga dëmtimi dhe të jem në fushë, është një moment shumë i veçantë për mua. Jam shumë i lumtur për rikthimin, ishte një fitore e mrekullueshme. Do jemi sërish të shtunën dhe ju presim ndaj Liverpulit. Faleminderit shumë që erdhët, do të thotë shumë”, u shpreh Broja.

Jo vetëm fitorja 4-0, trajneri Sean Dyche u shfaq i kënaqur edhe për rikthimin e Armando Brojës: “Në thjesht dëshironim ta përfshinim në lojë. Ai ka pritur një kohë të gjatë, ka punuar shumë, shumë fort”, u shpreh trajneri i Everton.bw

Shkurte Fejza, e mërzitur për ndalimin e ‘Mora Fjalë’ në stadium, Cana: S’ka gjë që e ndalon, me apo pa muzikë

Kënga “Mora Fjalë”, e cila mori përmasa të mëdha në zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë pas kualifikimit historik të Shqipërisë në Europinin e Gjermanisë, është ndaluar që të këndohet sërish në stadium.

Në prag të sfidave me Republikën Çeke dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve, kënga e artistet Shkurte Fejzaj nuk u hap në ambientet e “Arenës Kombëtare”, teksa Tifozët Kuq e Zi u shprehën se u ishte komunikuar që mos ta këndonin.

E ftuar në “Shqipëria Live”, artistja e njohur e quajti këtë vendim të pakuptimtë, pasi qëllimi i asaj kënge është për një figurë historike për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Unë jam ndier shumë e nderuar që më kanë ftuar të këndoj në stadium dhe ka qenë një përjetim i jashtëzakonshëm. Por kënga që është e ndaluar ose e mohuar, për mua është diçka e pakuptimtë. Më dhemb sepse kjo këngë është për një figurë të shenjët që ka Kosova dhe konsiderohet një figurë e shenjtë dhe për Shqipërinë. Kjo këngë mori përmasa nga stadiumi”, tha artistja.

Për këtë situatë, komentoi dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i cili u shpreh se ky vendim nuk do t’i ndalojë tifozët që ta këndojnë.

“E lexova pak në rrjete. Nuk është se kam pasur një vëmendje të madhe, por është një fat që e kemi një Shkurte Fejzaj që për ne në Kosovë është një figurë e veçantë. Sa i përket pjesës së këngës, të them të drejtën nuk jam shumë brenda ngjarjes, por një gjë është e sigurt: të mos i japim aspekt negativ. Kënga do këndohet nëpër shkolla, nëpër stadiume dhe kur këndojnë tifozët, nuk është askush që mund t’i ndalë. Nuk e shoh që të mbahet si polemikë. Sa i përket këngës “Mora fjalë”, është këngë e popullit tonë, e sakrificave dhe kur këndohet në stadium, nuk ka asgjë që e ndalon, me muzikë apo pa muzikë në sfond”, tha Cana. sn

Dueli Tyson-Paul, anuloi rikthimin e Klitschko-s në ring, ja prapaskenat e bujshme sipas “Daily Mail”

Wladimir Klitschko ka qenë në prag të rikthimit në ringu. Sipas “Daily Mail”, 48-vjeçari ka dashur të sfidojë kampionin e botës në IBF, Daniel Dubois në Riad më 22 shkurt.

Negociatat për një duel mes ukrainasit dhe britanikut u ndërprenë këtë javë edhe si pasojë e “farsës” mes Pol dhe Tajson.

Klitschko kishte përgatitur rikthimin e tij pas 7 vitesh nga takimi i tij i fundit, por negociatat dështuan sepse organizatorët sauditë (me në krye manjatit Turki Al-Sheikh) i druheshin përsëritjes të një farse siç ishte dueli mes Pol dhe Tajson. bw

Granit Xhaka zbulon në fushën e blertë se do të bëhet baba!

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka shënuar golin e pestë në ndeshjen ndaj Heidenheimit.

Festimin e golit e bëri në një mënyrë shumë të veçantë, duke treguar se do të bëhet sërish baba.

Xhaka futi topin nën fanellë duke imituar barkun e një gruaje shtatzënë dhe thithi gishtin e madh të dorës.

Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita do të bëhen prindër për herë të tretë. Çifti ka dy vajza.

 

 

Skandal në kikboks, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar

Një skandal ndodhi në turneun e kikboksit që u mbajt në Cetinjë të Malit të Zi

Arbitri në ring Fegja Trbonja goditi me trofe në fytyrë trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti.

Kjo për shkak se ai u fut në ring duke shprehur pakënaqësinë dhe bërë me gjeste në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.

Sigurimi më pas ndërhyri dhe e përcolli nga arena trajnerin kosovar dhe kikboksierin e tij. E gjithë ngjarja është filmuar dhe tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.

 

Flamuri shqiptar valvitet për herë të parë në podiumin e një kampionati botëror skish

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror, Lara Colturi, ka siguruar një arritje historike.

Italiania që garon për flamurin “kuqezi” në Botërorin e Skive, arriti një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në këtë garë të rëndësishme sportive.

Flamuri shqiptar valvitet për herë të parë në podiumin e një kampionati botëror skish. sn

Nations League- Kosova mëson kundërshtarin në Play-Off, shanse reale për t’u ngjitur në Ligën B

Në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s po hidhet shorti për ndeshjet e ‘play off’-it në Ligën e Kombeve.

‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025. Pjesë e këtij shorti është edhe Kosova e cila u rendit në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, pas Rumanisë.

Dardanët kanë mundësi të ngjiten në Ligën B me anë të ‘play-off’-it, ku do të ndeshet me njërin nga shtetet që përfunduan në vendin e tretë në grupet e Ligës B.

LIVE SHORTI

LIGA B/C
Kosovë-Islandë
Bullgari-Irlandë
Armeni-Gjeorgji
Sllovaki-Slloveni
Vazo 1 –
 Slloveni, Gjeorgji, Islandë, Irlandë
Vazo 2 – Sllovaki, Kosovë, Bullgari, Armeni

LIGA C/D
Gjibraltar-Letoni
Malta-Luksemburg
Vazo 1 –
 Letoni, Luksemburg
Vazo 2 – Maltë, Gjibraltar

LIGA A/B
Vazo 1 –
 Skoci, Serbi, Hungari, Belgjikë
Vazo 2 – Greqi, Austri, Turqi, Ukrainë

ÇEREKFINALE
Vazo 1 –
 Spanjë, Gjermani, Portugali, Francë
Vazo 2 – Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci

“Betejë kundër racizmit dhe diskriminimit”, Federata e Kosovës: Vendimi i UEFA-s tregon se vepruam si duhet, kemi prova të mjaftueshme për CAS

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar në Website-n zyrtar, pas humbjes së ndeshjes 3-0 në tavolinë ndaj Rumanisë. FFK shkruan se pavarësisht vendimit të UEFA-s, ekzistojnë provat e mjaftueshme që çështja të fitohet në CAS.

REAGIMI I FFK:

Sot, pas ankesës sonë të bazuar në fakte për përdorimin e thirrjeve raciste, ksenofobe dhe gjuhës së urrejtjes nga tifozët rumun gjatë ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, UEFA ka marrë vendimin për të dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë prej 128,000 eurosh dhe një ndeshje pa shikues.

Për FFK-në dhe lojtarët e Kombëtares tonë ky vendim është një konfirmim i arsyeshmërisë së veprimeve tona kundër thirrjeve raciste dhe mesazheve provokative politike kundër Kosovës. Për këtë, Rumania është dënuar me një vlerë totale prej 80,000 eurove. Ky vendim arsyeton në plotni veprimet tona, dhe jemi krenarë që Kombëtarja jonë e vlerësoi saktë situatën kur vendosi të lërë fushën në shenjë proteste ndaj këtyre thirrjeve raciste, mesazheve provokuese politike dhe sjelljeve të tjera diskriminuese. Ky vendim konfirmon se Kosova ka ngritur një standard të ri për mbrojtjen e dinjitetit dhe respektit në futbollin ndërkombëtar.

Pavarësisht kësaj, ne nuk jemi dakord me vendimin për t’i hequr Kosovës tri pikë në tavolinë dhe për ta shpallur rezultatin 3-0 në favor të Rumanisë. Për këtë vendim, FFK do të bëjë ankesa dhe do të apelojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, duke vazhduar të mbrojë të drejtën dhe integritetin e Kombëtares sonë.

FFK tashmë ka dorëzuar një kërkesë formale për të marrë vendimin e plotë nga UEFA, për të patur qasje të plotë në të gjitha detajet dhe arsyetimet ligjore që kanë çuar në këtë vendim dhe pas pranimit të vendimit të plotë, ne do të përdorim çdo shkallë tjetër të apelimit që kemi në dispozicion për të kundërshtuar heqjen e pikëve, e cila nuk reflekton drejtësinë dhe nuk pasqyron përpjekjet tona për të mbrojtur vlerat sportive.

Ky rast nuk është thjesht një sfidë për futbollin kosovar, por një betejë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format e tij. Lojtarët tanë treguan një guxim të jashtëzakonshëm dhe qëndrim shembullor duke refuzuar të luajnë në kushte të padenja, dhe ky vendim i UEFA-s është një dëshmi e qartë që gjuha e urrejtjes, racizmi dhe mesazhet provokuese politike nuk kanë vend në futboll.

FFK mbetet e përkushtuar të mbrojë interesat e lojtarëve dhe të komunitetit tonë sportiv, duke vendosur standarde të reja për drejtësi dhe respekt në sport. Ne falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit të na bashkohen në këtë betejë për barazi dhe dinjitet. bw

“Jo Europian me Serbinë, mos harroni masakrat”, mesazhi i Tifozave Kuqezi me pankarta në “Stadiumin Kombëtar”

Organizimi i Kampionatit Europian të Futbollit U21 më 2027 nga Shqipëria dhe Serbia ka sjellë reagimin e radhës të Tifozave Kuqezi, që nëpërmjet pankartave në ndeshjen ndaj Ukrainës, dhanë mesazhe të rëndësishme në “Arenën Kombëtare”.

Tifozat Kuqezi e cilësojnë këtë bashkëpunim si të papranueshëm, duke kujtuar masakrat e bëra në Kosovë.

Postimi:

Mbrëmë, jo për të përmbyllur, por për të vazhduar edhe më, me reagime ndaj organizimit të përbashkët me shkijet të EURO’27 për kategorinë U-21.

Si një reagim ndaj FSHF-së si bashkëorganizatore dhe mbrojtëse e madhe e idesë së këtij bashkëpunimi, kemi shkruar disa nga të bëmat e shkijeve ndaj popullit shqiptar që konsiderojmë se janë të mjaftueshme, që bashkëpunime të tilla të konsiderohen TRADHTI.

– 15 mijë të vrarë vetëm në luftën e fundit dhe dhjetëra mijëra të vrarë e masakruar nëpër histori.
– 20 mijë gra shqiptare të dhunuara
– 1 milion shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre
– 650 shkolla të shkatërruara
– 30 masakra të kryera mbi civilë shqiptarë të pambrojtur për më pak se 6 muaj.
– 14.10.2014, kur një stadium i tërë në prani të gjithë krerëve shtetëror këndonte për vrasjen e shqiptarëve në kor. Këto thirrje vazhdojnë edhe sot në çdo ndeshje të tyre.
– Afrim Bunjaku, heroi më i ri, i cili u vra nga shkijet pak kohë më parë
– Përparim Thaçi, futbollist, i cili u vra nga shkijet në luftën e fundit

Këto ishin vetëm disa nga pankartat tona që u shfaqën në këtë ndeshje, por jo për të përmbyllur ciklin e reagimeve nga ana e jonë në lidhje me këtë organizim të turpshëm.

Reagimet tona, do të vijojnë, e do të radikalizon deri në dhënien fund të kësaj marrëzie që në emër të kozmopolitizmit po fyhen viktimat dhe e kaluara jonë e dhimbshme. bw


Send this to a friend