Jared Maples, Drejtor i Zyrës për Sigurinë Kombëtare dhe Gatishmërinë në shtetin New Jersey duke dëshmuar në një nënkomision të Kongresit më 26 shtator 2019
Marrë nga Reuters
UASHINGTON – Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë paralajmëruar se ekstremistë të dhunshëm vendas përbëjnë kërcënim për zgjedhjet presidenciale të muajit tjetër, ndërsa një zyrtar paralajmëron madje për ekzistencën e përbashkët të tensioneve në rritje politike, trazirave civile dhe fushatave të huaja të dezinformimit.
Dokumenta të FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) thonë se kërcënimi nga ekstremistë vendas ndaj objektivave të lidhura me zgjedhjet pritet të rritet ndërsa afrohen zgjedhjet e 3 nëntorit.
Këto paralajmërime janë bërë deri më tani brenda institucioneve. Por, zyra e sigurisë kombëtare në Nju Xhersi ndërmori hapin e pazakontë për të theksuar publikisht këtë kërcënim në një raport në faqen e saj në internet javën e kaluar.
“Është një përzierje diabolike që nuk ka ndodhur në historinë amerikane. Nëse ka ndodhur, ka qenë dekada më parë, në mos shekuj”, tha Jared Maples, drejtor i Zyrës së Sigurisë Kombëtare dhe Gatishmërisë në New Jersey, e cila publikoi këtë vlerësim të nivel të rrezikut.
Protestat mbarëkombëtare të muajve të fundit për drejtësinë racore dhe ushtrimin e tepruar të dhunës nga policia, kanë qenë përgjithësisht paqësore, por disa prej tyre u pasuan nga përplasje të dhunshme, ndër të tjera edhe mes fraksioneve ekstremiste nga e majta dhe nga e djathta.
Shtetet e Bashkuara po përballen me pandeminë e koronavirusit, papunësinë e lartë dhe zgjedhje të debatueshme presidenciale në një klimë të polarizuar politike.
Presidenti Donald Trump refuzoi javën e kaluar të angazhohej për një transferim paqësor të pushtetit, nëse humbet zgjedhjet përballë rivalit demokrat Joe Biden. Presidenti Trump është përpjekur të hedhë dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve për shkak të shqetësimeve të tij për votimin nëpërmjet postës, të inkurajuar nga demokratët gjatë pandemisë së koronavirusit.
Rastet e dokumentuara të manipulimit të votave me postë janë jashtëzakonisht të rralla dhe ekspertët zgjedhorë thonë se do të ishte pothuajse e pamundur që aktorët e huaj të çrregullonin një proces zgjedhor duke dërguar me postë vota false.
Sipas një personi të njohur me përmbajtjen, një dokument i brendshëm i FBI-së paralajmëroi kohët e fundit se ekstremistët vendas të ideologjive të ndryshme kishte gjasa të përbënin rrezik në rritje për objektivat qeveritare dhe ato të lidhura me zgjedhjet, ndërsa afron data e zgjedhjeve. Dokumenti u raportua fillimisht nga Yahoo News.
Një zëdhënëse e FBI-së tha se agjencia “vazhdimisht ndan informacionin me agjencitë partnere të zbatimit të ligjit me qëllim që t’i ndihmojë të mbrojnë komunitetet të cilave u shërbejnë”, por nuk pranoi të komentojë për dokumentin në fjalë.
Një memorandum i Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) i datës 17 gusht thotë se ekstremistët e motivuar ideologjikisht dhe aktorë të tjerë “mund të mobilizoheshin me shpejtësi” për t’u angazhuar në akte dhune për zgjedhjet. Dokumenti, gjithashtu i raportuar fillimisht nga Yahoo News, u konfirmua nga agjensia e lajmeve Reuters nga një person që ishte në dijeni.
Dokumenti thotë se supremacistë të bardhë të vetmuar dhe grupe të tjera me “ideologji të personalizuara” përbëjnë rrezikun më të madh për dhunë vdekjeprurëse.
Një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare solli në vëmendje deklaratat e bëra në shtatornga Sekretari në detyrë Chad Wolf, ku ai u shpreh se departamenti “ka ndërmarrë masa të pashembullta për të trajtuar të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm, duke përfshirë konkretisht kërcënimin nga sulmues të vetmuar dhe nga grupe të vogla”.
Në qendër të vëmendjes
Presidenti Trump dhe zyrtarët më të lartë nuk kanë theksuar deri më tani publikisht ndonjë rrezik për zgjedhjet nga grupe të dhunshme ekstremiste.
Zyrtarë të administratës Trump kanë vënë në dukje anarkistët e krahut të majtë dhe anti-fashistët gjatë protestave në verë kundër ushtrimit të tepruar të dhunës nga policia dhe kundër racizmit. Por, të dhënat e gjykatave federale ofrojnë pak evidencë se të arrestuarit për akte të dhunshme aderonin në grupe të së majtës së skajshme.
Javën e kaluar, dy zyrtarët më të lartë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare pranuan megjithatë gjatë seancave dëgjimore të Kongresit, se supremacistët e bardhë përbënin rrezikun më vdjekjeprurës të brendshëm për Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të fundit.
Drejtori i FBI-së Christopher Wray tha gjatë seancave dëgjimore të Kongresit në fillim të këtij muaji se agjencia e tij po kryente hetime ndaj ekstremistëve të dhunshëm të brendshëm, përfshirë supremacistët e bardhë dhe grupet antifashiste. Ai tha se pjesa më e madhe e hetimeve ishin për grupet supremaciste të bardha.
Supremacia e bardhë, antisemitizmi, rrymat kundër qeverisë dhe ideologjitë e lidhura me to, kishin të bënin me 77 përqind të 454 vrasjeve të dyshuara ekstremiste në vend gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të përpiluara nga Lidhja Anti-Shpifje, një organizatë kundër urrejtjes me seli në qytetin Nju Jork, e prezantuar në një nga seancat dëgjimore të kongresit javën e kaluar.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Ullyot i tha agjensisë së lajmeve Reuters se përparësia më e lartë e Presidentit Trump është “mbrojtja e Shteteve të Bashkuara nga të gjitha kërcënimet, të huaja dhe të brendshme”, kur u pyet nëse presidenti e kishte përmendur publikisht këtë kërcënim zgjedhor.
Zoti Maples, drejtori i sigurisë kombëtare në Nju Xhersi, tha se agjencia e tij nuk publikoi një vlerësim të kërcënimit parazgjedhor në 2016, por se kjo ishte e nevojshme kësaj here.
“Ne duam që aleatët dhe njerëzit tanë në të gjithë shtetin të pranojnë se duhet të mendojmë për këtë”, tha ai.
Raporti i shtetit Nju Xhersi përshkruan tre skenarë të mundshëm për zgjedhjet e nëntorit: një rezultat i shpejtë i zgjedhjeve; një proces i zgjatur ku përcaktimi i një fituesi merr muaj; dhe një betejë ligjore që përfundimisht shkon në Gjykatën e Lartë.
Secili prej skenarëve mund të çojë në dhunë ekstremiste, me mundësinë e konfrontimeve vdekjeprurëse midis protestuesve dhe dhunës me objektiv oficerët e policisë, përfundon vlerësimi.
Raporti i agjencisë thotë se ekstremistët me siguri do të jenë “anarkistë, antiqeveritarë dhe të motivuar nga raca”, por nuk thotë se cilat grupe paraqesin kërcënimin më të madh.
Kërcënimi ekstremist i brendshëm ka qenë gjithmonë i pranishëm, por po merr më shumë vëmendje këtë vit, thotë Mike Sena, president i Shoqatës Kombëtare të Qendrës së Fuzionit, e cila përfaqëson qendrat koordinuese të drejtuara nga shteti me personel të sigurisë publike nga agjensi federale, shtetërore dhe lokale, të cilët monitorojnë kërcënimet dhe lehtësojnë shkëmbimin e informacionit.
“Ne gjithmonë kemi patur kërcënime gjatë cikleve zgjedhore kombëtare nga ekstremistët e dhunshëm, duke përfshirë organizatat terroriste”, tha ai. “Me ngjarjet aktuale, kjo është më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes.”
Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington, një organizatë studimore dypartiake, tha në një raport të qershorit se rezultati i zgjedhjeve mund të nxisë dhunë nga e djathta ekstreme ose e majta ekstreme.
“Nëse Presidenti Trump humb zgjedhjet, disa ekstremistë mund të përdorin dhunë sepse ata besojnë – sado gabim – se kishte manipulim, ose se zgjedhja e kandidatit demokrat Joe Biden do të dëmtojë objektivat e tyre ekstremiste”, thotë raporti. “Në anën tjetër, disa në ekstremin e majtë mund të përdorin terrorizmin nëse Presidenti Trump zgjidhet përsëri”. zëri i amerikës
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti, Donald Trump, u zgjodhën kandidat për president nga partitë e tyre përkatëse të mërkurën, pasi shënuan fitore vendimtare në zgjedhjet paraprake, duke e hapur rrugën për përsëritjen e një përballjeje mes tyre në zgjedhjet e nëntorit.
Rezultati i garave paraprake të martën në shtetet si, Xhorxhia, Misisipi dhe Uashington, nuk ka qenë asnjëherë në dyshim. As demokratik Biden, e as republikani Trump, nuk u përballën me kundërshtarë të fortë.
Fitoret në zgjedhjet paraprake ua mundësojnë atyre numrin e mjaftueshëm të delegatëve të nevojshëm për t’u zgjedhur zyrtarisht kandidat për president në konventat nacionale në verë.
Tani nuk ka më dyshim se në zgjedhjet e nëntorit Biden dhe Trump do të përballen përsëri. Por, rruga e tyre përpara nuk do të jetë e lehtë. Biden, 81 vjeç, është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara, derisa Trump, 77 vjeç, përballet me katër raste penale.
Përsëritja e përballjes mes tyre – e para mes dy presidentëve amerikanë prej vitit 1912 – mund t’i thellojë ndarjet politike dhe kulturore gjatë tetë muajve të ardhshëm, raporton Associated Press.
Biden e festoi nominimin përmes një komunikate, në të cilën e cilësoi Trumpin si kërcënim serioz për demokracinë.
Trumpi, tha Biden, është “duke e udhëhequr një fushatë shpagimi, hakmarrjeje dhe inati, e cila e kërcënon Amerikën”.
Ndërsa Trump, në një video të postuar në rrjetet sociale, e festoi atë që e quajti “një fitore të madhe”.
“Por, tani, ne duhet t’i kthehemi punës, sepse e kemi presidentin më të keq në histori të vendit tonë”, tha Trump për Bidenin.
“Nuk do të humbim kohë për të festuar. Do të festojmë pas tetë muajve, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet”, shtoi ai.
As Trump, e as Biden nuk e kanë të lehtë rrugën përpara.
Trumpi përballet me katër raste penale, përfshirë për tentimin për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i humbi, si dhe për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara.
Ai përballet edhe me pyetje rreth planeve politike dhe marrëdhënieve me disa prej diktatorëve më të rrezikshëm në botë. Trumpi u takua privatisht të premten me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili ka përmbysur demokracinë në vendin e vet.
Biden, i cili do t’i mbushte 86 vjet në fund të mandatit të ardhshëm, po punon për ta garantuar një elektorat skeptik se ai është ende i aftë mendërisht dhe fizikisht për të lulëzuar në punën më të rëndësishme në botë.
Ai përballet me mosmarrëveshje brenda bazës së partisë së tij, ku ka pakenaqësi që ai nuk ka bërë më shumë për ta ndalur luftën e Izraelit kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA – në Gazë. Aktivistët dhe liderët fetarë në Uashington i nxitën demokratët të votojnë “i pavendosur” si shenjë zemërimi.REL
Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin “të gjitha mjetet në dispozicionin tonë” për të tejkaluar Kinën, tha Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Rich Verma të hënën (11 mars) ndërsa administrata Biden zbuloi kërkesën e saj buxhetore për vitin fiskal 2025.
“Së pari, ne duhet të përdorim të gjitha mjetet në dispozicionin tonë për të tejkaluar Kinën kudo që të jetë e mundur. Kërkesa e FY25 do të na lejojë të vazhdojmë të investojmë në themelet e forcës sonë në shtëpi, të lidhur me partnerët me ide të njëjta për të forcuar interesat tona të përbashkëta dhe për të adresuar problemet sfidat e paraqitura nga PRC”, theksoi ai.
Kërkesa përfshin 4 miliardë dollarë gjatë pesë viteve në financim të detyrueshëm për këtë qëllim, duke përfshirë 2 miliardë dollarë për të krijuar një fond të ri ndërkombëtar të infrastrukturës që ofron një alternativë të besueshme dhe të besueshme për financimin e infrastrukturës kineze, tha Verma.
“Është e domosdoshme për sigurinë tonë kombëtare që ne të kemi gjithashtu financim të detyrueshëm dhe të besueshëm për të tejkaluar Kinën. Dhe kjo është arsyeja pse kërkesa përfshin gjithashtu 4 miliardë dollarë gjatë pesë viteve në financim të detyrueshëm për t’i mundësuar Shteteve të Bashkuara të investojnë në mënyra të reja për të konkurruar Kinën”, shtoi ai.bw
Agjencitë amerikane të zbulimit thanë të hënën se SHBA përballet me një “rend botëror gjithnjë e më të brishtë”, të tensionuar nga konkurrenca e fuqive të mëdha, sfidat ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale.
Këto përfundime janë pjesë e një raporti të përvitshëm nga drejtuesit e këtyre agjencive, që u paraqitën në një seancë të Senatit amerikan.
“Një Kinë ambicioze por e trazuar, një Rusi konfrontuese, disa fuqi rajonale, si Irani, dhe aktorë joshtetërorë po sfidojnë rregullat e vjetra të sistemit ndërkombëtar, si dhe epërsinë e Shteteve të Bashkuara brenda tij,” thuhet në raportin vjetor të agjencisë për kërcënimet botërore që mbulon zhvillimet e vitit 2023.
“Sulmi i HAMAS-it kundër Izraelit në tetor 2023 dhe fushata ushtarake e Izraelit si kundërpërgjigje në Gazë ka rritur tensionet në të gjithë rajonin, ndërsa faktorët që veprojnë në emër të Iranit dhe partnerët e tij veprojnë kundër SHBA-së dhe Izraelit, si në mbështetje të HAMAS-it ashtu edhe për të bërë presion ndaj Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport.
Drejtorja e Zbulimit Kombëtar amerikan, Avril Haines tha para Senatit se është “vështirë të imagjinohet se si mund ta mbajë Ukraina territorin e rifituar, pa ndihmë të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara”.
Ajo tha gjithashtu se ka pasur një rrije masive të sulmeve kibernetike në vitin 2023, 74 për qind më shumë se në vitin 2022.
“Gjatë dekadës së fundit, një gërryrje e demokracisë në mbarë botën, sfidat në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me aleatët dhe sfidat ndaj normave ndërkombëtare e kanë bërë më të vështirë për SHBA-në dhe aleatët e saj të trajtojë çështjet globale, duke krijuar më shumë mundësi për qeveritë dhe grupet e papërgjegjshme që të veprojnë me pandëshkueshmëri”, thuhet në raport.
Raporti detajon kërcënimet në pjesë të ndryshme të botës.
Ballkani Perëndimor
Lidhur me Ballkanin Perëndimor, në raport thuhet se ky rajon “ndoshta do të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024”.
“Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të acarojnë tensionet për avantazhin e tyre politik dhe aktorët e jashtëm do të nxisin dhe shfrytëzojë dallimet etnike. për të zgjeruar ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal, ose për të penguar integrimin e mëtejshëm të Ballkanit në BE ose në institucionet euroatlantike”, thuhet në raport.
Aty përmenden si shembuj ngjarjet në Banjskë në shtator, ku “përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare shkaktuan vdekje dhe plagosje, përfshirë lëndimet e paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023”, si edhe veprimet provokuese të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
Presidenti amerikan nënshkroi faturën prej 467.5 miliardë dollarësh në kohë për të shmangur mbylljen e shumë agjencive kryesore federale
VOAL_ Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh prej 460 miliardë dollarësh në ligj të shtunën, të miratuar nga Senati, në kohë për të shmangur mbylljen e shumë agjencive kryesore federale. Ligjvënësit tani janë gati në gjysmë të rrugës për të përfunduar punën e tyre për ndarjet buxhetore për vitin buxhetor 2024.
Masa përmban gjashtë fatura vjetore të shpenzimeve dhe kishte kaluar tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve. Në nënshkrimin e ligjit, Biden falënderoi liderët dhe negociatorët e të dyja palëve në të dyja dhomat për punën e tyre, për të cilën Shtëpia e Bardhë tha se do t’i lejojë agjencitë të “vazhdojnë operacionet e tyre normale”.
Ndërkohë, ligjvënësit po negociojnë një paketë të dytë prej gjashtë projektligjesh, duke përfshirë mbrojtjen, në një përpjekje për të financuar plotësisht të gjitha agjencitë federale deri në afatin e 22 marsit.rsi-eb
UASHINGTON – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se është në dorë të Hamasit të bjerë dakord për arritjen e një armëpushimi që do të lejonte futjen e një sasie më të madhe të ndihmave humanitare në Gazë dhe t’i hapte rrugë bisedimeve për një “zgjidhje të qëndrueshme” konfliktit.
Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për mospajtimin rreth një marrëveshjeje e cila do të kërkonte nga grupi militant të lirojë disa nga pengjet që ende i mban në këmbim të një armëpushimi 40 ditësh. Të burgosurit palestinezë në Izrael po ashtu do të liroheshin.
Para takimit me Ministrin e jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, Sekretari Blinken ende po nxiste palët për arritjen e një armëpushimi.
“Çështja është Hamasi. Çështja është a do të vendosë Hamasi që të ketë apo jo armëpushim për të mirën e të gjithëve,” deklaroi zoti Blinken.
“Topi është në fushën e tyre. Ne po punojmë me intensitet dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë ata.”
Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se mbi 30,000 palestinezë janë vrarë që kur Izraeli e filloi fushatën ushtarake si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor në pjesën jugore të Izraelit, gjatë të cilit Izraeli thotë se u vranë 1,200 njerëz dhe u rrëmbyen 253 të tjerë.
Presidenti Joe Biden vlerësoi ‘guximin’ e Nikki Haley-t për të sfiduar Donald Trump pasi ajo u largua nga fushata presidenciale republikane, ndërsa pati edhe një thirrje për votuesit e saj republikanë.
“Duhet shumë guxim për të kandiduar për President, kjo është veçanërisht e vërtetë në Partinë Republikane të sotme, ku kaq pak guxojnë të flasin të vërtetën për Donald Trump. Nikki Haley ishte e gatshme të fliste të vërtetën për Trump”, tha ai në një deklaratë.
“Donald Trump e bëri të qartë se nuk i do mbështetësit e Nikki Haley. Dua të jem i qartë: ka një vend për ta në fushatën time”, shtoi ai. Shumë nga votuesit e Haley e përshkruan mbështetjen e tyre për të si një votë më shumë kundër Donald Trump, të cilën ekipi i rizgjedhjes së Biden e sheh si një mundësi për t’i fituar ata.
Haley, në fjalët e saj të mërkurën duke njoftuar daljen e saj nga gara presidenciale tha se ish-presidenti duhet të fitojë mbështetjen e saj dhe të votuesve të saj. “Tani i takon Donald Trump-it të fitojë votat e atyre në partinë tonë dhe përtej saj, të cilët nuk e mbështetën atë. Dhe shpresoj që ai ta bëjë këtë”, tha ajo.
Haley fitoi vetëm dy shtete gjatë fushatës së saj paraprake, por mori mbështetje nga votuesit e pavarur dhe ata republikanë të moderuar të zhgënjyer me Trump.bw
Pas debaklit të “Super të Martës”, ish-ambasadorja braktis sfidën, por paralajmëron manjatin: “Duhet të fitosh votat e mia”
VOAL- Nikki Haley tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë. Është konfirmimi i lajmit të qarkulluar në orët e fundit pas humbjes së tij të qartë në “Super të Martën”. Në një fjalim të mbajtur të martën në shtetin e saj të Karolinës së Jugut, ish-ambasadorja e OKB-së njoftoi se “tani është koha për t’u larguar”. Por fillimisht ai shpjegoi arsyen e garës së tij kundër Donald Trump: “Kam nisur fushatën time për presidencën sepse e dua vendin tim dhe një javë më parë nëna ime, emigrante, votoi për vajzën e saj”.
Prandaj, Haley braktis sfidën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por nuk bën asnjë miratim. Republikania nuk ka deklaruar ende mbështetjen e saj për Donald Trumpin, por, duke cituar Margaret Thatcher, paralajmëroi: “Ai duhet të fitojë votat e mia”.
Numri i delegatëve të fituar nga 52-vjeçarja në fakt ka shkuar në 89, falë fitores në Vermont. Ende në një distancë anësore nga Trumpi, i cili arriti në 995.rsi-eb
Sipas mediave, kandidati republikan do të braktisë garën për Shtëpinë e Bardhë – Rruga është e qartë për Donald Trumpin
VOAL- Nikki Haley – pas humbjes së madhe të pësuar Super të Martën, në të cilën ajo fitoi vetëm në Vermont, por u mund nga Donald Trumpi në 14 shtetet e tjera të kërkuara – po përgatitet të shpallë pezullimin e fushatës së saj dhe për rrjedhojë tërheqjen e saj nga gara për në Shtëpinë e Bardhë. Mediat amerikane e presin atë. Njoftimi duhet të bëhet gjatë një konference për shtyp në Charleston, Karolina e Jugut, ku ajo ishte guvernator. Takimi është caktuar për në orën 10:00 me orën lokale, 16:00 me orën tonë.
Kështu, Donald Trumpi do të mbetet i vetëm në garën për nominimin republikan, i cili tashmë është pothuajse matematikisht i tij: në dritën e rezultateve të zgjedhjeve të së martës, ai ka marrë tashmë pak më shumë se 1,000 nga 1,215 delegatët e kërkuar. Prandaj, ai do të jetë në gjendje të fokusohet tani e tutje në revanshin e nëntorit me presidentin në largim Joe Biden.
Haley – sipas burimeve pranë saj – nuk do t’i japë “miratimin” e saj Trumpit, por përkundrazi do ta inkurajojë atë të punojë për të mbledhur mbështetjen e asaj pakice të moderuar të Partisë Republikane që kishte parë një alternativë të besueshme tek ajo.
Guvernatorja 52-vjeçare e OKB-së nuk dukej kurrë në gjendje të kërcënonte suksesin përfundimtar të manjatit, por fitoret që ajo arriti të dielën në Distriktin e Kolumbisë (ai i kryeqytetit Uashington) dhe të martën në Vermont janë të parat e fituara nga një grua në Historinë e zgjedhjeve paraprake republikane. Pavarësisht vështirësive fillestare në mbledhjen e fondeve të nevojshme, fushata e saj zgjati më shumë se ajo e Mike Pence, Tim Scott dhe madje edhe guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili në prag të zgjedhjeve paraprake konsiderohej rivali kryesor i Trumpit.rsi-eb
Vendimi i pritur mbërrin pak orë përpara “Super Martës” dhe do të shërbejë si precedent për të gjitha apelimet e tjera në pritje në shtete të ndryshme.
VOAL- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara konfirmon përshtatshmërinë e Donald Trumpit në Kolorado, një nga 15 shtetet që do të votojnë nesër të martën Super. Gjyqtarët mbështetën ankesën e ish-presidentit për vendimin e Gjykatës së Lartë të shtetit për ta ndaluar atë për rolin e tij në sulmin në Kapitol Hill sipas Amendamentit të 14-të, i cili ndalon zyrtarët e përfshirë në kryengritje kundër Kushtetutës të mbajnë poste publike.
Vendimi do të shërbejë gjithashtu si një precedent për të gjitha ankesat e tjera në pritje në shtetet e tjera.
Pa cilësuar veprimet e presidentit republikan, i cili ishte në detyrë më 6 janar 2021 kur ndodhi sulmi, nëntë gjyqtarët vendosën se vetëm Kongresi, dhe jo një shtet, ka fuqinë për të hequr një kandidat nga fleta e zgjedhjeve presidenciale. Gjykata e Lartë ka një shumicë prej gjashtë gjyqtarësh konservatorë kundrejt tre gjyqtarëve progresivë.
Trumpi: Një fitore e madhe për Amerikën
“Një fitore e madhe për Amerikën!!!”. Me këto fjalë Donald Trumpi u gëzua në rrjetin e tij, Truth Social, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e një gjykate të Kolorados që e shpalli atë të papërshtatshëm për veprimet e tij gjatë sulmit në Kapitol.rsi-eb
Agjentët e FBI-së kontrolluan shtëpinë e një këshilltareje të lartë politike të kryebashkiakut Eric Adams herët të enjten, njoftoi televizioni lokal “News 12”.
Byroja Federale e Hetimeve, e cila zakonisht nuk flet publikisht rreth hetimeve në vazhdim, nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me bastisjen nga dhjetëra agjentë të shtëpisë së këshilltares Winnie Greco në Bronx.
Në nëntor, Byroja Federale e Hetimeve i konfiskoi kryetarit të bashkisë pajisjet elektronike dhe bastisi shtëpinë e drejtueses për mbledhjen e fondeve të fushatës së zotit Adams në vitin 2021.
FBI-ja po zhvillon një hetim penal lidhur me dyshimet se ekipi i fushatës zgjedhore të zotit Adams komplotoi me një kompani ndërtimi në Brooklyn dhe qeverinë turke për të siguruar donacione në rrugë të paligjshme, sipas njoftimeve të gazetës New York Times.
Zonja Greco nuk mund të kontaktohej për koment ndërsa nuk është e qartë nëse ajo ka një avokat. Sipas bashkisë, ajo është me leje që nga e enjtja.
Ajo ka punuar me kryebashkiakun dhe ka kryer veprimtari vullnetare prej shumë vitesh. Ajo ka drejtuar fushatën për mbledhje fondesh në të kaluarën dhe aktualisht shërben si këshilltare e kryebashkiakut për çështje aziatike.
Një deklaratë e publikuar nga zëdhënësi i kryetarit të bashkisë përsërit citimet e mëparshme se ndaj zotit Adams nuk është ngritur asnjë akuzë. Ndaj askujt nuk janë ngritur akuza federale lidhur me mbledhjen e fondeve për fushatën e kryebashkiakut.
“Administrata jonë do ta respektojë gjithmonë ligjin dhe presim që të gjithë punonjësit tanë t’u përmbahen udhëzimeve më të rrepta të etikes”, thuhet në deklaratë. “Siç jemi shprehur edhe më parë, ne nuk komentojmë rreth çështjeve që janë nën shqyrtim, por do të bashkëpunojmë plotësisht me çdo proces në vazhdim”.
FBI-ja gjithashtu kontrolloi dy prona të tjera të enjten, përfshirë një shtëpi të dytë që i përkiste zonjës Greco, njoftoi gazeta New York Times, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar.
Vendimi u mor në bazë të Amendamentit të 14, i cili ndalon çdo politikan që “ka marrë pjesë ose ka nxitur një kryengritje” të kandidojë.
VOAL- Zgjedhjet paraprake në shtetin amerikan të Illinois do të mbahen më 19 mars, por meqenëse votimi i hershëm tashmë ka filluar, gjyqtarja Tracie R. Porter, demokrate, ka vendosur që Donald Trumpi mund të qëndrojë në garë vetëm deri të premten, nesër, duke i dhënë kështu atij mundësia e ankimimit.
Vendimi u mor në bazë të Amendamentit të 14, i cili ndalon çdo politikan që “ka marrë pjesë ose ka nxitur një kryengritje” të kandidojë.
Avokatët e Donald Trumpit kanë hedhur poshtë vendimin e gjyqtares së shtetit të Midwestit të SHBA-së për përjashtimin e ish-presidentit nga zgjedhjet paraprake në shtet si “jokushtetues” dhe padyshim kanë njoftuar se do të apelojnë.rsi-eb
Ruth Levy Gottesman (e lindur më 1930) është një pedagoge amerikane. Levy Gottesman është kryetare e bordit të besuar të Kolegjit të Mjekësisë Albert Einstein (AECOM) në Bronx, Nju Jork, një profesore për një kohë të gjatë atje. Në shkurt 2024, ajo dhuroi 1 miliard dollarë për AECOM për të siguruar që shkollimi do të ishte pa pagesë në përjetësi për të gjithë studentët e ardhshëm. Ishte dhurata më e madhe që i ishte bërë ndonjë shkolle mjekësore në SHBA.
E lindur Ruth Levy, Gottesman u regjistrua në Kolegjin Mount Holyoke në 1948 dhe përfundoi diplomën e saj bachelor në Kolegjin Barnard. Ajo fitoi një diplomë master në edukimin zhvillimor dhe një doktoraturë në edukimin në njohjen njerëzore dhe të mësuarit në fushën e psikologjisë arsimore, të dyja nga Kolegji i Mësuesve, Universiteti i Kolumbias.
Në vitin 1968, Gottesman iu bashkua Kolegjit të Mjekësisë Albert Einstein (AECOM) në Qendrën e Vlerësimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve (CERC), ku ajo zhvilloi procedura të shqyrtimit, vlerësimit dhe trajtimit për njerëzit me aftësi të kufizuara në të mësuar. Në vitin 1992, ajo themeloi Programin e Shkrim-leximit të të Rriturve në CERC, dhe në 1998, ndihmoi në themelimin e Qendrës Fisher Landau për trajtimin në të mësuar. Ajo është profesoreshë emerita në Departamentin e Pediatrisë (Mjekësia Zhvillimore) dhe kryetare e bordit të besuar në AECOM.
Gottesman iu bashkua bordit të besuar të AECOM në 2002 dhe shërbeu si kryetare e bordit nga 2007 deri në 2014.Pas vdekjes së pasuesit të saj si kryetar, Roger W. Einiger, në vitin 2020, ajo u bë sërish kryetare. Ajo ka qenë gjithashtu anëtare e bordit të besuar të Sistemit Shëndetësor Montefiore që nga viti 2007. Spitali kryesor Montefiore shërben si spital mësimor për Kolegjin Mjekësor Ajnshtajn.
Jeta personale
Ajo u martua me David Gottesman në vitin 1950. Ata u takuan në vitin 1948 përpara se ajo të fillonte studimet e saj në Kolegjin Mount Holyoke dhe martesa e tyre zgjati për 72 vjet deri në vdekjen e tij në 2022. Së bashku ata patën tre fëmijë. Ata jetonin në Rye, Nju Jork. Forbes vlerësoi pasurinë e Davidit në 3 miliardë dollarë në kohën e vdekjes së tij.
Filantropia
Me bashkëshortin e saj David, ajo dhuroi 25 milionë dollarë për AECOM në vitin 2008, e cila u përdor për të themeluar Institutin Ruth L. dhe David S. Gottesman për Kërkimin e Qelizave Staminale dhe Mjekësisë Rigjeneruese, Qendrën e Aftësive Klinike Ruth L. Gottesman dhe Studiuesin e Fakultetit në Epigjenetika në AECOM.
Kur Davidi vdiq në vitin 2022, ai i la trashëgim Ruthit një portofol aksionesh në Berkshire Hathaway, me udhëzimet që ajo ta përdorte atë sipas dëshirës. Duke dashur të mbështesë arsimin, Gottesman njoftoi një dhuratë prej 1 miliard dollarësh për AECOM në shkurt 2024 për të ofruar shkollim falas për të gjithë studentët e AECOM në përjetësi.
Komentet