VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

RAMUSH HARADINAJ – EKSTRADIMI IM DO TA NDRYSHONTE BALLKANIN

June 21, 2015
blank

Komentet

blank

Presidentja Vjosa Osmani: Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre

Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.
Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.
Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskiriminimit dhe vazhdojmë përkushtimin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!
blank

Intervista – Ambasadori Hovenier flet bisedimet me Serbinë, Asociacionin, Gazpërçuesin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, mbrëmë ka dhënë intervistën e parë të tij që nga ardhja në Prishtinë, ku ka folur për çështjen e dialogut me Serbinë, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe e gazsjellësin.

Hovenier tha se ardhja e tij në Prishtinë është indikator shtesë se ShBA-ja është e interesuar që dialogu të zhvillohet dhe ripërsëriti qëndrimin se ShBA-ja beson që dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai foli edhe për çështjen e Asociacionit dhe u shpreh se një Republika Srpska në Kosovë s’është e dobishme por ai shtoi se duhet të ketë Asociacion por se në çfarë forme duhet të themelohet i takon qeverisë së Kosovës.

Intervista e plotë:

(RTK): Z. Hovenier, është kënaqësi që ju kemi në emisionin tonë, RTK Prime.

Ambasadori Hovenier (AMB): Ju faleminderit shumë. Jam më se i lumtur që jam këtu.

RTK: Ju faleminderit edhe njëherë. Në ditët e para të punës suaj në Kosovë u takuat me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës? Cilat janë përshtypjet tuaja?

Ambasadori Hovenier: Ishte ditë dhe javë e parë e hatashme.  Së pari, më lejoni të them çfarë nderi është për mua personalisht — dhe për vendin tim – por, për mua që të vij këtu dhe të shërbej si ambasador amerikan në Kosovë. Siç mund ta dini, kam punuar në çështjet e Kosovës përgjatë karrierës dhe u ndjeva edhe i nderuar edhe i privilegjuar që u ktheva në këtë cilësi.

RTK: Ju e njihni Kosovën shumë mirë sepse keni qenë në Konferencën e Paqes në Rambuje dhe pastaj në negociatat për statusin final të Kosovës në Vjenë.  Si e shihni Kosovën pas kaq shumë vitesh?

Ambasadori Hovenier: Ka qenë privilegj. Siç e theksuat edhe ju, kam filluar të punoj në çështjen e Kosovës në fund të 1990-ve. Isha pjesë e delegacionit tonë në Rambuje, kam punuar me Marti Ahtisarin, si dhe kam punuar në çështjen e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Obama-s.  Dhe jam i mahnitur nga gjithë ky përparim. E kam thënë në disa mënyra të ndryshme, përfshirë edhe gjatë dëshmisë para Senatit, kur Senati po e shqyrtonte emërimin tim për të shërbyer si ambasador, që besoj se ajo që populli i Kosovës e ka arritur është e jashtëzakonshme.  Muajin e ardhshëm, Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë dhe unë mendoj se ajo që populli i Kosovës ka arritur në këta 14 vjet është e jashtëzakonshme.  Ka ende punë për të bërë dhe kjo ishte pjesë e bisedave të mia me udhëheqjen gjatë ditëve të para, kur pata rastin që t’i dëgjoj prioritetet e tyre. Më vjen mirë që mund ta them se e ndjej që prioritetet tona janë shumë të përafërta dhe gjërat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë t’i arrijnë me dhe për Kosovën janë të njëjtat gjërat që ata duan ti arrijnë për vendin e tyre.

RTK: A ka ndodhur vërtetë një mrekulli siç e keni thënë, z. ambasador?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se është mrekulli. Nëse mendoni para 20 viteve dhe mendoni për statusin e kësaj pjese të botës dhe mendoni se çka po ndodh tani: një vend që është i pavarur dhe sovran, vend që po punon me mund për të përmirësuar ekonominë për qytetarët e saj, vend që ka krijuar institucione të sundimit të ligjit.  Ju e dini më mirë se unë, nëse i mendoni mundësitë që vetëm para pak viteve dikush i ka pasur për të qenë zyrtar i zbatimit të ligjit, gjykatës apo prokuror…  Shikoni se çka është e mundur tani, e shikoni sistemin e sundimit të ligjit, sistemin e zbatimit të ligjit apo forcat e sigurisë apo organizatat e shoqërisë civile dhe krejt çka kanë arritur.  Mendoj se është mrekulli.  Por, ende ka punë që kjo mrekulli të ecë përpara.  Ka ende punë për ta parë këtë vend gjithnjë e më shumë duke e zënë vendin e saj të merituar si vend sovran dhe i pavarur që ofron shërbime për të gjithë qytetarët e saj.

RTK: Z. ambasador, para se të flasim për çështjet e tjera, dëshiroj t’ju pyes për referendumin në Serbi, i cili nuk u lejua të mbahet në Kosovë. Z. ambasador, përse kërkuat që të lejohet mbajtja e tij në Kosovë?

Ambasadori Hovenier: Siç e kemi thënë publikisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë besojnë që është e përshtatshme që qytetarët me të drejtë vote – në këtë rast në zgjedhjet e Serbisë – të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën për të bërë këtë.  Qartazi, këto janë çështje të ndjeshme në Kosovë dhe për vite, bashkësia ndërkombëtare ka punuar me autoritetet e atëhershme të Kosovës për të ardhur te një aranzhim që do të lejonte votimin në Kosovë të njerëzve me të drejtë vote në Serbi.  Ka pasur paksa keqkuptim se çka njëmend ka bërë Misioni i OSBE-së sepse në të vërtetë ata kanë organizuar apo lehtësuar zgjedhjet, jo vetëm duke i bartur fletëvotimet, por vërtetë duke siguruar mbajtje të rregullt të zgjedhjeve në mënyrë të tillë që ishte e pranueshme për qeverinë e atëhershme të Kosovës.  Megjithëkëtë, qëndrimi i SHBA-së për këtë është i qartë: Kosova është shtet sovran.  Kosova ka të drejtë të caktojë se me çfarë kushtesh mund të mbahen zgjedhjet e vendeve të tjera në territorin e Kosovës.  E kuptojmë dhe e mbështesim këtë. Patëm shpresuar që qeveria e Kosovës të vazhdonte me të njëjtin aranzhim, i cili ne nuk besonim që përbënte kërcënim për sovranitetin e vendit — kjo nuk është kontestuese dhe absolutisht është vërtetuar nga SHBA-ja dhe partnerët tanë — me shpresë që ata njerëz të lejoheshin të ushtronin mundësinë e tyre për të votuar edhe në zgjedhjet serbe.

RTK: Serbia do të mbajë zgjedhje në prill.  Cili do të jetë qëndrimi amerikan nëse kërkohet të lejohet mbajtja e tyre në Kosovë?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se qëndrimi amerikan do të vazhdojë të jetë ai që ka qenë: që do të duam të punojmë me qeverinë e Kosovës për të gjetur mundësinë, të pranueshëm për qeverinë e Kosovës, por që gjithashtu mundëson që individët në Kosovë të mund të votojnë nëse e kanë atë të drejtë.

RTK: Z. ambasador, keni thënë që do t’i përkushtoheni forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.  Si janë marrëdhëniet ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës momentalisht?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se marrëdhëniet ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës momentalisht janë mjaft të mira.  Dua të them, siç e dini më mirë se unë, Kosova është ndoshta vendi më pro-amerikan në këtë pjesë të botës, nëse jo edhe në tërë botën.  Dhe në aspektin personal, kam pranuar vetëm shprehje të mirëseardhjes dhe vlerësimit prej që kam ardhur për të shërbyer si ambasador.  Kemi punë të rëndësishme për të bërë — së bashku.  Shtetet e Bashkuara ndjejnë shumë fuqishëm se procesi që Kosova gjithnjë e më shumë e zë vendin e saj duhet të shkojë përpara.  Qeveria dhe populli i Kosovës pajtohen me këtë.  Ne jemi të përkushtuar për të punuar me partnerët tanë kosovarë që kjo të ndodhë.  E mendoj se kjo gjë është ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverie; kjo gjithashtu është shenjë e mirë për bashkëpunimin tonë.

RTK: Jeni ambasadori i parë i ShBA-së që mori pjesë në ceremoninë për masakrën në Reçak.  Çfarë porosie përçon kjo?

Ambasadori Hovenier: Mendova se ishte e rëndësishme të isha aty. Siç e përmenda në fjalimin tim, e mbaj në mend atë ngjarje mjaft mirë.  Atë kohë isha në misionin e OSBE-së si zyrtari përgjegjës për çështjet e Kosovës dhe për arsye të punës, isha në kontakt të ngushtë me Ëilliam Ëalker, një diplomat amerikan, që atë kohë kryesonte Misionin Verifikues të Kosovës të OSBE-së.  Prandaj, e mbaj në mend shumë mirë edhe ngjarjen edhe tmerrin e ambasadorit Ëalker se çfarë kishte parë.  Kur presidentja Osmani më pyeti nëse do të dëshiroja të merrja pjesë dhe të mbaja fjalim, përgjigja ime ishte e menjëhershme.  Shtetet e Bashkuara besojnë shumë fuqimisht se duhet ta shohim të kaluarën në mënyrë të qartë.  Unë dhe qeveria ime jemi të shqetësuar nga përpjekjet e disave që kërkojnë ta rishikojnë apo denigrojnë historinë, realitetin e asaj çfarë ka ndodhur.  Mendova se ishte çast i rëndësishëm për të vërtetuar si ne e kuptojmë atë çfarë ka ndodhur dhe çka do të thotë ajo.

RTK: Por ju e dini çka thotë udhëheqësia në Serbi për masakrën e Reçakut?

Ambasadori Hovenier: Jam i vetëdijshëm për pikëpamjet e disave, por pikëpamja e Shteteve të Bashkuara për atë çfarë ka ndodhur është e qartë dhe e bazuar në fakte.

RTK: Le të flasim për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse shumë njerëz në Kosovë ardhjen tuaj këtu e shohin si një hap përpara drejt marrëveshjes Kosovë-Serbi.  A është reale që ta shohim ashtu?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se tashmë është bërë shumë punë dhe mendoj se ende mbetet shumë punë për të bërë.  Dhe po, mund ta merrni ardhjen time këtu si indikator shtesë për interesimin e SHBA-së për t’ju ndihmuar partnerëve tanë në Kosovë dhe për t’ju ndihmuar autoriteteve në Serbi për të arritur një marrëveshje për normalizim.  SHBA-ja beson se kjo duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen e ndërsjellë.  Unë do të punoj për këtë. Mendoj se mund të shihni shenja që edhe partnerët tanë evropianë po bëjnë çdo përpjekje në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja për të arritur përparim.

RTK: Po thoni që edhe ju e keni të njëjtin qëllim për procesin e dialogut si BE-ja?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se e kemi pasur të njëjtin qëllim si BE-ja për këtë proces prej fillimit, e ai është që të shohim Kosovën duke e zënë vendin e vet në bashkësinë e vendeve.  Sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, këto çështje nuk janë në pyetje.  Ato janë të vendosura.

RTK: Për ShBA-në?

Ambasadori Hovenier: Do të thosha që këto janë fakte historike.  Kosova është shtet i pavarur.  Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është.  Kosova është shtet sovran.  Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është.  Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë.  Sfida në dialog është që të arrihet një aranzhim i tillë që të arrihet ky normalizim, kjo marrëveshje për normalizim [të marrëdhënieve] dhe siç e thashë, nga pikëpamja e SHBA-së, duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

RTK: Në Kosovë është vështirë që të besohet se mund të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së.  A ka ndonjë gjasë që të ketë Të dërguar të posaçëm të SHBA-ve në këtë proces?

Ambasadori Hovenier: Përgjigja ime për këtë do të ishte që ky është dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me shumë ndihmë nga të tjerët.  Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë aktive dhe në mbështetje të këtij dialogu.  Ne besojmë që është e duhur që lehtësohet nga BE-ja.  Kjo assesi nuk duhet të kuptohet si tërheqje të Amerikës nga roli udhëheqës.  Gjithashtu është pranim i realiteti që trajektorja afatgjatë e Serbisë dhe trajektorja afatgjatë e Kosovës janë në Evropë.  Ne besojmë që është e drejtë që BE-ja është lehtësuese e këtij dialogu meqenëse ka mundësinë që të ofrojë stimujt për të arritur te kjo marrëveshje për normalizim.

RTK: Shumë njerëz thonë se me juve këtu në Kosovë, z. Chris Hill në Beograd, Serbi dhe z. Eskobar për Ballkanin do të shohim dinamikë të re në këtë proces.

Ambasadori Hovenier: Mendoj se është e drejtë të thuhet që do të shihni… ka pasur angazhim të fuqishëm amerikan në të kaluarën, por mendoj gjithashtu mund të thuhet se do të shihni angazhim të fuqishëm amerikan tani.  Do të ishte vështirë të gjesh që di më shumë për këto çështje dhe historikun e këtyre çështjeve se sa Chris Hill-i.  Pres me padurim dhe shpresoj që Senati ta konfirmojë së shpejti.  Edhe unë kam ca përvojë, si dhe natyrisht me Gabe Escobar, i cili është emëruar I dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, keni dikë që ka përvojë të madhe – në rajon dhe si diplomat.  Duam ta çojmë këtë çështje përpara dhe mendoj se kemi qenë të qartë për këtë.

RTK: Por, një çështje e ndërlikuar është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.  Si mund të gjendet zgjidhje për këtë?

Ambasadori Hovenier: Kjo është një pyetje interesante dhe është çështje e pazgjidhur qe sa kohë në këtë bisedë.  Më kujtohet kur u përmend për herë të parë kjo çështje – nga koha e bisedimeve për status nën presidentin Ahtisari – dhe e pata nderin dhe kënaqësinë t’i udhëhiqja negociatat për aranzhimet që do të mbronin komunitetet etnike në Kosovë.  Pra, kjo u përmend për herë të parë atje, kjo ide që të ketë një Asociacion të komunave me shumicë serbe.  Dhe nëse e shqyrtoni Shtojcën 3 të Planit të Ahtisaari, në të ka madje shenja për diçka të tillë, një lloj entiteti të komunave, të cilave iu jepen funksione shumë specifike përmes decentralizimit – më shumë kompetenca sesa që komunat zakonisht kanë për shkak të shqetësimit të disa komuniteteve të caktuara që dëshironin të kenë qeverisje në nivel lokal, që të kenë mundësi për t’u koordinuar, për t’i shkëmbyer praktikat më të mira, për të pasur trajnime të përbashkëta dhe për të shkëmbyer përvojat.  Çështja se çka do të ishte është çështje për qeverinë e Kosovës.  Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive, diçka që… jam i vetëdijshëm për shqetësimet për një Republika Sërpska tjetër.  Askush nuk është i interesuar për këtë.  Kjo nuk i ndihmon Kosovës.  Nuk është e dobishme.  Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit.  Dhe pika e fundit për këtë: Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe.  Siç e thashë ishte element (edhe pse jo me atë emër) në procesin e Ahtisarit dhe pastaj, natyrisht edhe në procesin e Brukselit dhe marrëveshja e Brukselit i referohet specifikisht asaj.  Qeveria ime vazhdon të mendojë – nuk po ju them asgjë të re – që presim që Qeveria e Kosovës t’i përmbahet zotimeve që i ka marrë.  Që do të thotë se ne besojmë se duhet të ketë një Asociacion të komunave me shumicë serbe.  Por, siç e kemi thënë shumë herë, besoj madje edhe kolegu im Matt Palmer ju ka thënë pikërisht në këtë tryezë, ne nuk ju diktojmë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të jetë.  Ky është vendim sovran që duhet ta marrë qeveria e Kosovës. Ka modele të cilat ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovë që të shqyrtojë ato modele dhe ta shqyrtojë atë çështje.

RTK: Z. ambasador, cili është qëndrimi i tanishëm amerikan lidhur me Marrëveshjen e Uashingtonit, e nënshkruar nga ish-kryeministri i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë para ish-presidentit Trump?

Ambasadori Hovenier: Më vjen mirë që pyetët për këtë.  Kjo gjë u shtrua edhe gjatë dëgjimit për konfirmim në Senat kur senatori Johnson e shtroi pak a shumë të njëjtën pyetje dhe më vjen mirë që mund t’ju them atë që i thashë senatorit Johnson: kjo administratë vazhdon ta ketë qëndrimin se Zotimet e Uashingtonit ishin zotime të rëndësishme dhe presim që autoritetet në Prishtinë dhe në Beograd t’i zbatojnë ato sa më shumë që munden.

RTK: Pra, po thoni që kjo marrëveshje duhet të zbatohet?

Ambasadori Hovenier: Po them që Zotimet e Uashingtonit ishin zotime të rëndësishme dhe aty ka gjëra të rëndësishme që duhet të kryhen.  Ka zotime për personat e zhdukur; ka zotime për kalimin e kufirit; ka zotime lidhur me tregtinë ndërkufitare. Ne besojmë se të gjitha këto do të ishin në dobi të Kosovës dhe të Serbisë.

RTK: Kohëve të fundit ka debate të shumta për Ballkanin e Hapur.  Cili është qëndrimi i ShBA-së për këtë projekt?  A duhet Kosova të jetë pjesë e tij?

Ambasadori Hovenier: Pra, kolegu im, Gabriel Escobar, Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, tashmë ka folur publikisht për këtë.  Çka do të them unë është: Kosova është vend i rëndësishëm, por nuk është vendi më i madh, madje as në këtë rajon.  Dhe këshilla jonë për ca kohë ka qenë që çdo lloj aranzhimi që zvogëlon pengesat për tregti dhe lehtëson qarkullimin e lirshëm të mallrave dhe njerëzve është diçka që ia vlen të merret parasysh.  Nuk po i themi tamam Kosovës se cilat aranzhime institucionale janë më të mirat dhe si ta bëjnë këtë më së miri.  Por, i nxisim popullin e Kosovës dhe autoritetet kosovare që të jenë të hapura ndaj aranzhimeve që do të zvogëlonin pengesat në tregti dhe që do të lehtësonin qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve.

RTK: Debati tjetër i madh ka të bëjë me gaz-përçuesin amerikan. A e ka refuzuar Kosova këtë projekt të KSM-së?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se kjo është ndoshta mënyra e gabuar për të karakterizuar atë që ka ndodhur. Ajo që do të thosha është se Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, MCC, ka një mënyrë shumë unike për të përkufizuar programet e saj të ndihmës së huaj.  Hyn në dialog me qeverinë, qeverinë nikoqire kudo që do të punojë dhe së bashku i identifikojnë prioritetet.  Ka afate kohore shumë të rrepta dhe proces shumë të ndërlikuar të miratimit. Dhe në fakt, ende po vazhdon procesi për të përkufizuar atë që quhet „Kompakt” i cili është programi i MCC-së që çon përpara.  Kishte afate mjaft të rrepta kur u shqyrtua gazi si një element i pjesës energjetike të programit „Kompakt” të MCC-së.  Kishte afate kohore mjaft të rrepta për të përcaktuar nëse do të mund të mbështetej apo jo gazi si një element i tij.  Qeveria e Kosovës – e cila me të drejtë po bën një studim mjaft të thellë dhe të kujdesshëm se si mund t’i kalojë më së miri burimet e saj të energjisë nga një sistem që mbështetet në dy termocentrale ndotëse me thëngjill të epokës jugosllave në një strukturë të shekullit XXI për të siguruar energji – qeveria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për rrugën e saj të ardhshme në afatet kohore që kërkon MCC-ja.  Kjo jo domosdoshmërish është dështim.  Jo domosdoshmërish është diçka që po kritikoj.  Thjeshtë është realiteti.  Mezi presim që qeveria e Kosovës të marrë disa vendime përfundimtare për strategjinë e saj energjetike.  Mirëpresim mundësinë që të mund ta mbështesim.  Në ndërkohë, puna e MCC-së duhej të vazhdonte.  Programi „Kompakt” i KSM-së, nëse miratohet, do të përmbajë ndihmë shumë të rëndësishme në mbështetje të infrastrukturës energjetike për Kosovën – për ta ndihmuar Kosovën që të ketë furnizim me energji që është i sigurt, i qëndrueshëm, bashkëkohor, i shek. XXI.

RTK: A e keni diskutuar këtë çështje me kryeministrin Kurti?

Ambasadori Hovenier: E kemi diskutuar strategjinë për energji dhe dëshirën e ShBA-së për ta ndihmuar për disa vendime shumë të vështira.  Për të ndihmuar në pozicionimin e Kosovës në të ardhmen me një furnizim më të mirë të energjisë.

RTK: Z. ambasador, sipas opinionit publik në Kosovë, pritet që përveç grupeve kriminale, lista e zezë e ShBA-së për Kosovën të përfshijë politikanë dhe ish-politikanë.  A janë këto pritje reale?

Ambasadori Hovenier: Pra, mendoj se po i referoheni vendimeve të qeverisë amerikane për të vënë sanksione specifike ndaj individëve të caktuar, përfshirë vendimet e fundit për sanksionimin e individëve të caktuar për shkak të lidhjeve të tyre me krimin e organizuar transnacional.  Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike.  Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të veprimtarisë politike.  I sanksionojmë njerëzit nëse kryejnë vepra, të cilat janë të specifikuara me rregullore ose ligj, që lejojnë vënien e sanksioneve, pra, nëse po destabilizon një sistem politik, nëse je i përfshirë në krim të organizuar transnacional.  Siç e kemi thënë, kushdo që është i përfshirë në krim të organizuar transnacional do të duhej të shqetësohej që do të përballet me sanksione specifike. Gjithashtu duhet të shqetësohet kushdo që sfidon një rend kushtetues të një vendi që e kemi njohur dhe me të cilin punojmë.  Por, njerëzit që i shprehin pikëpamjet politike nuk duhet të shqetësohen.

RTK: Por, çka nëse ka politikanë apo ish-politikanë që janë përfshirë në këtë krim?

Ambasadori Hovenier: Epo, çështja nëse dikush ishte apo jo politikan është e parëndësishme përkitazi me atë nëse sanksionet mund të zbatohen ndaj tyre.  Pra, kushdo që ka qenë i përfshirë në krim të organizuar transnacional në nivel të tillë që plotëson pragun tonë për vendosjen e sanksioneve, duhet të shqetësohet.

RTK: Z. ambasador, të flasim pak për sistemin e drejtësisë. Vetingu pritet të kalojë së shpejti. A do të jetë ShBA-ja partnere në këtë dhe si e vlerësoni këtë proces?

Ambasadori Hovenier: Lidhur me vetingun?

RTK: Vetingun.

Ambasadori Hovenier: Po. Është çështje e ndërlikuar.  Unë do të them vetëm se është e duhur dhe e drejtë që kjo qeveri, si çdo qeveri nëpër botë, të sigurojë që autoritetet gjyqësore janë apolitike dhe nuk angazhohen në aktivitetet që do të ishin në kundërshtim me pritjet e komunitetit të tyre për sjelljen e zyrtarëve të gjyqësorit.  Ka standarde dhe udhëzues ndërkombëtarë për mënyrat më të mira si të bëhet kjo.  Këshilla jonë për qeverinë e Kosovës ka qenë që të shfrytëzojë zyrën e mirë të Këshillit të Venecias dhe të pranojë rekomandimet që i kanë dhënë para se të vazhdojë me veprimet – qofshin rregullative apo legjislative.  Të shfrytëzojnë përvojën, e cila do të sigurojë që korniza e punës dhe veprimet tuaja të përmbushin standardet në bazë të të cilave Kosova do të vlerësohet përderisa ndjek anëtarësimin eventual në BE. 

RTK: Dhe pyetja e fundit: Kosova ka arritur përparim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.  Çka mendoni, sa ka përparuar Kosova në këtë?

Ambasadori Hovenier: Epo, shpresojmë që Kosova do të shkojë shumë përpara për këtë.  Korrupsioni është problem shumë i madh në këtë rajon dhe nëpër botë.  Dhe, Shtetet e Bashkuara, ne e kemi strategjinë tonë – presidenti Biden e ka shpallur strategjinë për luftimin e korrupsionit.  Jemi të përkushtuar për ta luftuar korrupsionin si në Shtetet e Bashkuara, por edhe për t’i ndihmuar partnerët tanë anembanë botës për ta bërë të njëjtën gjë dhe mirëpresim zotimet e kësaj qeverie për tu marrë me këtë problem, i cili, natyrisht assesi nuk është unik për Kosovën.

RTK: Z. ambasador, ju faleminderit shumë për intervistën.

Ambasadori Hovenier: Ishte kënaqësi.  Ju faleminderit.

blank

Dita Ndërkombëtare e Kujtesës, Meta: Të angazhohemi dhe të mos lejojmë kurrë më të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, për mijëra hebrenj që humbën jetën gjatë Holokaustit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta shprehu krenari për kodin e nderit dhe të mikpritjes të Shqipërisë, si i vetmi vend në Europë që strehoi hebrenj.

MESAZHI I METËS
Sot, në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës, nderojmë miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë Holokaustit.
Krenarë për kodin tonë të nderit dhe mikpritjes BESA, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të besimeve të ndryshme, mbrojtën popullin hebre gjatë asaj periudhe të errët.
Duke përkujtuar viktimat e pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, dënuar antisemitizmin, mungesën e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljen e lirive, të drejtave dhe dinjitetin njerëzor, të gjithë duhet të angazhohemi dhe të mos lejojmë KURRË MË të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore.
#ËeRemember #NeverAgain

blank

blank

blank

Borxhi Publik arriti në 80.1% të PBB-së, rekord i tri dekadave

Në parashikimet e reja të Kuadrit Makroekonomik 2023-2025, Ministria e Financave raportoi se borxhi publik i vendit vlerësohet të ketë arritur në 80.1% të PBB-së më 2021, duke shënuar një rekord gjatë periudhës së tranzicionit.

Borxhi në këto nivele u rrit pas emetimit të një Eurobondi me vlerë 650 milionë euro në fund të vitit të kaluar.

Të dhënat nga Kuadri Makro tregojnë se, borxhi publik në vlerë pritet të arrijë mbi 1.34 trilionë leke më një shtese 124 miliardë lekësh (1 miliardë euro) në raport me vitin pandemik 2020. Megjithatë shifrat mund të ndryshojnë në përllogaritjen që do t’i bëhet ecurisë së treguesit në tremujorin e katërt të vitit 2021.

Por sipas shifrave të Kuadrit Makroekonomik, borxhi i ri i formuar këtë vit është mbi 20% e të ardhurave buxhetore të pritshme gjatë vitit 2021.

Me herët gjatë vitit 2021, Banka Botërore lajmëroi se rritja e borxhit publik të vendit në rekorde historike do të ulë aftësinë e qeverisë për të shpenzuar në projekte investimesh apo drejtime të tjera pas vitit 2021.

Qeveria shfrytëzoi fatkeqësitë natyror , tërmetin dhe pandeminë për të rritur borxhin publik me rreth 2 miliardë euro në dy vitet e fundit edhe pjesa më e madhe e tij u përdor për financimin e projekteve që nuk kishin lidhje me fatkeqësitë. Qeveria e hodhi gurin e fundit në drejtim të rritjes së borxhit publik për shpenzime, që nuk kanë lidhje me financimin e pasojave direkte të krizave dhe as me rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë me një akt normativ në qershor të vitit 2021, i cili përveç buxhetit 2021 ndryshoi edhe ligjin organik të buxhetit.

Akti normativ i qeverisë autorizoi rritjen e borxhit nëpërmjet zgjerimit të deficitit buxhetor në 120 miliardë lekë (rreth 1 miliard euro) nga 108 miliardë lekë që ishte në fillim të vitit, duke e çuar totalin e detyrimeve rreth 1,3 triliardë lekë (afërsisht 80% e PBB-së së parashikuar në buxhetin fillestar).

Shtesa në borxh u autorizua nga qeveria për të financuar me borxh disa projekte afatgjata, të tilla si ndërtimi i Unazës së Re, Teatrit Kombëtar dhe Tunelit të Llogorasë ende pa sheshuar efektet direkte të dy krizave të fundit. Për më tepër, zgjerimi i borxhit u bë me akt normativ, duke thyer edhe rregullin fiskal që është përcaktuar në ligjin organik të buxhetit, i cili nuk lejon masa fiskale që rrisin borxhin në përqindje të PBB-së.

Gjatë vitit të fundit, qeveria e ka rritur borxhin publik me ritme më të shpejta se sa rritja ekonomike e vendit. Të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë rritur me ritme më të ulëta se sa borxhi për frymë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar shprehu shqetësim për për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara të cilat rrisin detyrimet e paraportuara./B.Hoxha/MONITOR

blank

Këshilltarët e liderëve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës do të takohen në Berlin

Paris

Këshilltarët e liderëve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës do të takohen sërish pas dy javësh në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, lidhur me krizën në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se këshilltarët e liderëve të vendeve të Formatit të Normandisë (Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës) u takuan në Paris me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrive të Jashtme.

Këshilltarët thanë se Marrëveshjet e Minskut përbëjnë bazën e Formatit të Normandisë dhe se duhet të respektohet pa kushte armëpushimi. Gjithashtu këshilltarët vendosën theksin mbi rëndësinë e intensifikimit të punimeve për të shënuar një përparim të shpejtë në zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut.

Në deklaratë thuhet se këshilltarët kanë rënë dakord që lidhur me krizën në Ukrainë të mblidhen sërish dy javë më pas në Berlin.

blank

SHBA hedh poshtë kërkesat e Rusisë për Ukrainën, përsërit thirrjet për zgjidhje diplomatike

Ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan duke hyrë në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme ruse për të dorëzuar përgjigjen e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s mbi kërkesat ruse për Ukrainën.

VOA

Shtetet e Bashkuara dhe NATO i kanë dhënë përgjigje me shkrim Moskës, në lidhje me këresat e reja të Rusisë për garanci në fushën e sigurisë, pas konsultimeve me partnerët evropianë dhe Ukrainën, në përpjekjet më të reja diplomatike që synojnë të parandalojnë fillimin e një konflikti të armatosur.

Ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan e dorëzoi dokumentin personalisht të mërkurën në Ministrinë e Jashtme të Rusisë. NATO i shpjegoi Rusisë përgjigjet e veta në lidhje me sigurinë evropiane, që zyrtarët thanë se ishin disa faqe të gjata.

Zyrtarët e përshkruajtën përgjigjen si një mënyrë për të trajtuar shqetësimet e Kremlinit duke u dhënë gjithashtu të gjitha palëve një shans për të vazhduar përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës.

“Dokumenti që ne kemi dorëzuar përfshin shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tanë në lidhje me veprimet e Rusisë që minojnë sigurinë, një vlerësim parimor dhe pragmatik të shqetësimeve që ka ngritur Rusia dhe propozimet tona për fushat ku ne mund të jemi në gjendje të gjejmë gjuhën e përbashkët”, u tha gazetarëve Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë një konference për shtyp.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken

“Ne kemi trajtuar mundësinë e masave për transparencë reciproke në lidhje me pozicionimin e forcave në Ukrainë, si dhe masat për të rritur besimin në lidhje me stërvitjet dhe manovrat ushtarake në Evropë”, tha sekretari Blinken. “Ne po veprojmë me përqëndrim dhe forcë të barabartë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të përgatitur një përgjigje të shpejtë dhe të bashkuar ndaj agresionit të mëtejshëm rus.”

Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të shtjellojnë detajet, megjithëse shprehën shpresën se Uashingtoni dhe Moska ende mund të gjenin konsensus dhe madje të bënin përparim në çështje të tilla si kontrolli i armëve që lidhet me pozicionimin e raketave në Evropë.

Kërkesat e Moskës për garanci në fushën e sigurisë përfshijnë një pauzë të zgjerimit të NATO-s drejt lindjes, veçanërisht në Ukrainë dhe Gjeorgji, si dhe një pakësim të trupave të NATO-s në Evropën Lindore.

Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë këto kërkesa dhe kanë kërkuar nga Rusia tërheqjen e forcave të saj nga kufiri me Ukrainën. Uashingtoni gjithashtu i ofroi Moskës mundësi për dialog mbi çështje të ndryshme, duke përfshirë manovrat ushtarake, transparencën në fushën e sigurisë, si dhe pozicionimet e raketave. Rusia ofroi një përgjigje fillestare të kujdesshme ndaj propozimeve me shkrim.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko

Zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko

“Ne do ta lexojmë dhe studiojmë atë”, i tha agjencisë së lajmeve Interfax zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko kur u pyet për dokumentin e NATO-s. “Partnerët tanë studiuan projektin tonë për gati një muaj e gjysmë.”

Në kontrast, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u tha gazetarëve se ekziston një ndjenjë në rritje e urgjencës, duke i bërë thirrje Moskës të “tërheqë forcat e saj nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, të dislokuara atje pa pëlqimin e këtyre vendeve”.

“Ne përballemi me një moment kritik,” tha ai, duke paralajmëruar se Rusia tani ka pozicionuar më shumë se 100,000 trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, me dislokime shtesë tashmë në proces e sipër.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

“Ne shohim gjithashtu më shumë trupa jo vetëm në dhe rreth Ukrainës, por edhe në Bjellorusi, ku Rusia është në procesin e dislokimit të mijëra trupave luftarake, qindra avionëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 dhe sisteme të tjera shumë të avancuara”, shtoi zoti Stoltenberg.

“Ne kemi dëgjuar shqetësimet ruse. Ne kemi dëgjuar gjithashtu thirrjen ruse për një përgjigje me shkrim”, tha ai. “Kjo ka të bëjë me atë nëse ka një vullnet për t’u angazhuar me mirëbesim dhe për të bërë përpjekje për t’u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët.”

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të mërkurën se Kievi nuk kishte kundërshtime ndaj përgjigjes që Shtetet e Bashkuara ia dorëzuan Rusisë, duke pranuar kërcënimin nga grumbullimi i një numri të madh të trupave ruse përgjatë kufijve të vendit të tij, si dhe në territoret ukrainase të pushtuara nga forcat ruse.

blank

Holokausti ndaj hebrejve dhe fatet e shqiptarëve në kampet e shfarosjes, në një ekspozitë

Ilirian Agolli

Në Tiranë, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me dy organizata kulturore, kanë hapur një ekspozitë të veçantë në javën e Holokaustit, kushtuar fateve të shqiptarëve gjatë persekutimit nazist dhe atij komunist.

Organizatorët po ftojnë qindra të rinj të kryeqytetit për të mësuar mbi ngjarjet tragjike të Luftës së Dytë Botërore në familjet shqiptare dhe ato hebreje, të cilat i mbijetuan nazizmit.

Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar po vizitohet nga grupe të rinjsh të gjimnazeve, të cilët dalin prej saj me mbresa të forta, pasi dëgjojnë më shumë detaje mbi ngjarjet tragjike të kombit shqiptar.

Një pjesë pak e njohur është ndëshkimi i shqiptarëve njëlloj si hebrenjtë me trotura, kampe pune dhe krematoriume shfarosjeje.

Shqiptarët shpëtuan mbi 3 mijë e 500 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që disa qindra shqiptarë u vranë nga nazistët në kampin famëkeq të Mathauzenit.

Nxënësit pohojnë se ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore janë katastrofale dhe mjaft të dhimbshme.

“kanë qenë kampe të tmerrshme, kështu si tregohen nga historianët. Atje njerëzit janë trajtuar në mënyrë kriminale e çnjerëzore. Kjo është një histori që nuk duhet të harrohet dhe duhet të kujtohet nga njerëzit për gjurmët e rënda që ka lënë dhe për rrezikun që të mos përsëritet më e njëjta problematikë” – thotë Trista, nxënëse e shkollës “Aleks Buda”.

Në vitet 1943-45 nazistët arrestuan në Shqipëri rreth 530 vetë kryesisht në Vlorë, Durrës e Tiranë dhe i nisën në burgjet e Prishtinës, Zemunit dhe Bajnicës në Jugosllavi dhe më as në kampet e përqëndrimit në Mathauzen.

Atje është një pllakë, ku shkruhet se këtu kanë hyrë 427 shqiptarë, nga të cilët mbijetuan vetëm 24 persona, të cilët pothuaj të gjithë u kthyen në atdhe.

Pjesa më e madhe e këtyre shqiptarëve të pakët që u kthyen nga kampet naziste, përsëri u persekutuan dhe u dënuan nga regjimi komunist.

Albin Pogoni, nxënës i gjimnazit “Ismail Qemali”, thotë se problemi më i madh i brezave të rinj është harresa dhe se shoqëria duhet të nxjerrë mësime nga gabimet e të shkruarës.

“Nga kjo ekspozitë del si mesazh për gjithë shoqërinë shqiptare dhe që gabimet e të shkuarës janë ato që na japin mësimet e të ardhmes. Nëse ne vazhdojmë me të njëjtat filozofi antihumnane dhe me të njëjtat qëndrime që mbajtëm në të shkuarën, atëherë nuk ka për të patur asnjëherë progres. Ne duam progresin dhe mund të ecim përpara vetëm nëse ndryshojmë dhe mësojmë nga gabimet e të shkuarës” – thotë Albini.

Këto ekspozita historike po vizitohen nga të rinjtë e gjimnazeve, ku ata po mësojnë se si

nazizmi dhe komunizmi janë dy ngjarje kulmore totalitare. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, thotë se këto zhvillime duhen studiuar vazhdimisht dhe me detaje, e nuk harruar kurrë dhe kujtesa botëtore i përkushtohet asaj errësire të arsyes njerëzore.

“Dy periudhat kryesore të totalitarizmit duhen përkujtuar dhe studiuar vazhdimisht për të mos mbërritur në atë që thotë Primo Levi dhe më herët Bertold Breht në dy vargjet e fundit të dramës Arturo Ui: Kurrë mos harroni, se barku që e lindi, ende nuk është shterpëzuar” – thotë zoti Koçi.

Drejtuesja e organizatës Destination Management, Albania, Eva Kushova, bashkautore e ekspozitës, krahas Remember.al, thotë se Holokausti i herbrejve nga nazistët ka ndodhur njëkohësisht me krimet dhe masakrat, që ata kanë kryer edhe kundër popujve të tjerë, pa kursyer as shqiptarët, që ishin mbrojtësit më të mëdhenj të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët u garantuan hebrenjve një mbrojtje të pashembullt, thotë ajo, duke sakrifikuar edhe jetët e tyre, pasi u dhanë Besën, ndaj diktaturat nuk duhet të përsëriten më.

“Mësimi që u japim brezave të rinj është që ditaturat nuk duhen përsëritur. Pse jo, të flasim edhe për diktaturën tonë, që ende e kemi tabu. Janë shumë të rinj, përfshi edhe vajzën time adoleshente 16 vjeçe, që unë i flas e i flas dhe ajo ende nuk e kupton se çfarë ka ndidhur në atë sistem, e jo më ta dënojë, e jo më ta mendojnë që të mos e lejojnë të ndodhë më. Gjithçka fillon me kufizim të drejtash dhe mund të përfundojë në diktaturë” – thotë zonja Kushova.

Ekspozita është pjesë e një projekti dyvjeçar të organizatës DMO, studiues të të cilës kanë vizituar shpesh kampet famëkeqe naziste të shfarrojes në Dakau, Mathausen dhe Aushvic, për të ndricuar pjesën shqiptare të asaj tragjedie dhe për të shkruar mbi pasojat e Holokaustit, për të cilin në Shqipëri zhvillohen vazhdimisht ngjarje përkujtimore.

blank

ÇDO INDIFERENCË APO TOLERANCË NDAJ MONSTRAVE TË ENVERIZMIT ËSHTË SHKATRUESE PËR SISTEMIN KU ËSHTË SHOQËRIA SHQIPTARE – Nga BESIM NDREGJONI

Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj  ideologjisë kriminale të komunizmit   në këtë  periudhë kohore  postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit dhe pushtimin e politikës shqiptare  nga enveristat .Enveri ka vdekur , por fryma e enverizmit po njeh rritje në një shoqëri të  traumatizuar nga diktatura 45 vjecare ku nuk u denua nga drejtësia . Mjeku monstër i diktatorit Enver Hoxha Ahmet Kamberi botonte një opinion në gazetën prestigjoze Panorama dje,  dhe në  opinionin e tij helmues ideologjik çfaqte urrejtjen ndaj të pushkatuarve dhe të denuarve nga diktatori Enver Hoxha për ligjin e pafajsisë që ju ka dhënë Parlamenti i vitit 1992 . Ai mjeku mostër kritikonte parlamentin e vitit 1992 sepse ky parlament paska dhënë  pafajsisne të burgosurve dhe të pëndjekurve politikë të regjimit diktatorial. Sipas tij atë pafajsi duhet ta jepte gjykata e enverit që i kishte denuar dhe jo parlamenti që ndryshoi sistemin nga shtet  diktatorial në një shtet demokratik. Mjeku monstër Ahmet Kamberi që nuk skuqet as nuk e vret ndergjegjja   që i ka shërbyer dhe i ka zgjat jetën diktatorit,don ti fshij  krimet e tij që  jane me   shifra marra mendse dhe tragjike për një popull që nuk i kalonte të 1.500.000. i sjellim në vemendje se Gjykata Kushtetuese e Shqipërise jo vetem e ka njohte pafajsine parlamentare por ka detyruar qeverine shqiptare të japi demshperblim per vrasjet dhe denimet e padrejta te regjimit komunistë.  Dhe shqiptarët gjatë  këtij tranzicjoni  e njoftën sistemin e gjykatave në  keto tre dekada se çfar u bë me  pronat e shqiptarve duke jua marr pronarve të  ligjshme dhe duke jua dhënë  enveristëve të tipit Ahmet Kamberi. I cili në një  sistem me ligje demokratike duhej të i mbyllte vitet e jetës  në burg si sherbyes ndaj diktatorit dhe pjesmarës në  krimet e tijë  mostruzoe ndaj popullsise së pafasjshme shqiptare që  e kundërshtuan at diktature që  vrau dhe zhduku pa faj mbi 5000 shqiptare,  dhe sot mba tridhjet vitesh kërkojne eshtrat dhe nuk kan një  varr për të  u qetsuar shpirtrisht familjaret e tyre. Ky moster ska asnje lidhje me profesionin e mjekut se së bashku me ekipin e tij kur i vriste diktatori kundershtaret politike ky shkruante proçes -verbalet sikur ata kan vrare veten. Dhe sot në  moshen e trete i etur dhe ideollogjizuar me vrasjet çfaq urretjen sepse martiret e lirise kan fituar pafajsisnë, megjithse dhe ajo pajfasi gjysmake nuk u solli asgjë familjarve se politika enveriste në  dy partite kryesore është  dominuese dhe as e vret ndërgjegjja se si monstrat enveriste kan privatizuar klinika moderne dhe tani pas pasurimit marramends me sistemin qe erdhi japin leksione uretje për të  penalizuar ata që  sakrifikuan jetën që  Shqiperia të ishte vend me sistem demokratik. I kujtojmë monstrave të  enverizmit të  tipit Ahmet Kamberit e Isuf Kalos se sado të ju përkdhelin partite , ne të  perndjekurit politike shqiptare nuk i harrojme krimet dhe humbjen e e jeteve te familjeve tona, ne ju neverism ju monstrat që  prishin ekulibrat e shoqerise postkomuniste që  po ndërotojme me sakrifica demokracine e brishte shqiptare. Denimi i ideologjisë enveriste sot,  është imperative e kohës. Duke denuar enverizmin dhe enveristat  ne fillojme nje proces shërimi për vendin tonë. Jo vetëm ata monstra  që janë  përgjegjës  direkt për krimet  e kryeme ndaj nesh, por dhe klasa politike mbas 90,  margjinalisht  duhet të ndihet  fajtor  sepse ka  heshtë.  Sot klasa e të  persekutuarve  e ka perbuz hakmarrjen dhe kjo është fitorja jonë morale , por ne nuk mund  të lejomë  enverizmin këtë  murtajë  që po i zen  frymën  demokracisë  duke na u cfaqur  me kostumin e të  drejtave e lirive të njeriut në mbrotje të “xhelatëve”  sepse nuk vepron drejtësia. Denimi i ideologjisë enveriste sot,  është imperative e kohës. I sjellim ne vemendje opinionit statistiken e  45 vjeçare të krimit komunistë në Shqipëri:

Të ekzekutuar për motive politike 5037 burra dhe 450 gra.

Të denuar me burg politikë 28 788 burra dhe 7367 gra

Të internuar për motive politike 59000 familje nga fëmijë deri tek pleqte ne moshë 90 vjecare.

U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11536 familje.

U pushkatuan dhe vdiqën në burgjet politike 64 shtetas të huaj.

U burgosën 1215 burra dhe 38 gra me shtetsi jo shqiptare.

95 shqiptare kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë katolikë 120 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë bektashianë 83 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë mysliman 60 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë ortodoksë 39 veta.

U shkatruan dhe u mbyllen 2169 institucjone fetare.

Xhami 740, kisha e manastire ortodokse 608, kisha e manastire katolike 157, teqe tyrbe 530

Sot mbas tridhjet vite mbi 5000 të pushkatuar u jane zhdukur eshtrat , pati kampe çfaroses Korçë. Burrel, Tepelene, Spaç, Qaf-Bari.

Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm  për një shoqëri demokratike. Rikthimi i syve nga ato krime që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vite, është thirrja për të kuptuar se përveç përpjekjes për dije, na duhet edhe të kthejmë sytë nga njeriu, nga vetja, nga vlerat, që të mos rrëzohemi sërish. Leximi i së djeshmes është njëkohësisht thirrja që të mos dorëzojmë para asnjë oferte lirinë tonë për të besuar, për të folur, për të guxuar.

Besim NDREGJONI

 

blank

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla: 17 vende më lart në indeksin aktual të Transparency International

17 vende më lart në indeksin aktual të Transparency International.
Edhe pse një hap shumë i rëndësishëm dhe shpresëdhënës, ky mbetet vetëm një hap i parë i pasqyrimit ndërkombëtar të sukseseve në betejën kundër korrupsionit, në më pak se një vit qeverisje.
Shumë të tjerë do të pasojnë, sepse beteja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdon me vendosmëri.
Ky është vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shprehur fuqishëm më 14 shkurt.
Mbetet edhe shumë për të bërë që Kosova të arrijë aty ku duhet dhe meriton të jetë.
blank

Kryeministri Albin Kurti: Do të arrijmë që Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni

Zotimi ynë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste. Nga pozita 104 në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni.

blank

Presidentja Vjosa Osmani: Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese.
Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.
Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit.
blank

Më 30 janar promovimi i librit “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë: Kongresisti Joseph J. DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1985-1993,”

VOAL – Më 30 Janar, në ora 1:30pm bëhet promovimi zyrtar i librit, “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë: Kongresisti Joseph J. DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1985-1993,” në RP Prime Steak and Seafood Restaurant, 209 Ramapo Valley Rd, Mahwah, NJ 07430.
Lajmin e bën të ditur autori i librit Faton Bislimi, intelektual i cili ka bashkëpunuar ngushtë me Joseph DioGuardin dhe Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane si dhe kongresistë të tjerë amerikanë të afërt me çështjen e Kosovës.
Në promovim do kemi edhe mysafirë special shumë të rëndësishëm nga Washington, DC!
blank
blank
blank

blank
blank
Send this to a friend