Ish-kandidati për postin e Avokatit të Popullit, Besim Ndregjoni, ka hedhur akuza të forta ndaj situatës politike në Shqipëri, gjatë një interviste në studion e News24, duke e cilësuar vendin si një “diktaturë me petkun e demokracisë” dhe duke shprehur zhgënjim të thellë ndaj klasës politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike.
Sipas Ndregjonit, tensionet dhe rrëmujat politike nuk janë shkaktuar nga opozita, por janë rezultat i një sistemi ku vullneti i qytetarëve shpërfillet. Ai deklaroi se institucionet janë vënë në shërbim të pushtetit, ndërsa drejtësia funksionon vetëm formalisht. “Të drejtat dhe liritë e njeriut dhunohen, shqiptarët kanë kaluar në depresion për shkak të kësaj krize dhe kësaj klase politike”, u shpreh ai, duke shtuar se frika dhe dhuna përdoren si mekanizma qeverisjeje.
Ndregjoni akuzoi se në vend të ndërtimit të një shteti të së drejtës, po ndërtohet një shtet kriminal. Ai iu referua deklarimeve të drejtësisë, sipas të cilave AKSHI është cilësuar si një institucion kriminal, si dhe rasteve të mëparshme në Bashkinë e Tiranës, ku, sipas tij, janë evidentuar struktura të ngjashme kriminale. Sipas Ndregjonit, edhe policia është vënë në funksion të krimit, duke e bërë të pamundur të flitet për një shoqëri të qetë dhe të sigurt.
Në analizën e tij politike, Ndregjoni theksoi se në Shqipëri nuk ekziston më ndarja tradicionale mes së majtës dhe së djathtës. “Fatkeqësisht, sot nuk ka të majtë dhe të djathtë, por ka banda”, deklaroi ai, duke shtuar se klasa politike e viteve ’90 ka dështuar plotësisht dhe u ka servirur shqiptarëve dy forca politike jo demokratike, në shërbim të pushtetit dhe imituese të modeleve diktatoriale.
Ndregjoni shprehu zhgënjim të thellë edhe ndaj Partisë Demokratike, për të cilën tha se nuk po tregon identitet politik dhe po ndjek një linjë populiste. Ai e cilësoi si “turp kombëtar” procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke theksuar se PD duhej të tregonte mirënjohje ndaj antikomunistëve shqiptarë. Sipas tij, përzgjedhja e kandidatëve ndër vite ka treguar pazare politike mes forcave kryesore.
Ai kujtoi se në vitin 2001, Partia Socialiste emëroi si Avokat të Popullit një ish-drejtues të Ministrisë së Brendshme të diktaturës, i cili më pas u miratua edhe nga PD për një mandat të dytë, ndërsa në vitin 2011 u dha mandati për Igli Totozanin. Ndërsa shqiptarët prisnin zgjedhjen e një figure antikomuniste, Ndregjoni akuzoi atë që e quajti “forcë politike të pamoralshme dhe të pandërgjegjshme” për pazare me “partinë e krimit”.
Në përfundim, Ndregjoni deklaroi se ai dhe mbështetësit e tij do të mbështesin protestat e Partisë Demokratike vetëm nëse deputetët e PD-së që votuan kandidatin e kryeministrit për Avokat të Popullit japin dorëheqje. Ai shtoi se mbështetja do të vijojë edhe nëse PD mobilizon qytetarët për protesta të vazhdueshme para Kryeministrisë, por vetëm në rast se opozita tregon qëndrueshmëri dhe nuk tërhiqet nga aksioni politik.
Z .Kryeminister .Moa i trajto studentet si armiq te qeveris sua .Kta jan vajzat dhe djemte bijt e popullit tend.Te atij populli qe te votoj per te qeverisur per2 ligjistatura.Keta ndihen te fyer perpara prinderve te tyre qe skan mujt me kontribu per rritjen e nivelit ekonomik te familjes .Per kete studentat e shum e shum te tjere fajsojne qeverin tuaj per veshtersit ekonomike qe u krijuan studentve familjeve te tyre nga dita ehyrjes ne fuqi te ligjes per arsimin e larte .Per vet asdministrimin e universiteteve ne rrep e shqipris .Shkak per vendosje tarifash te larta per sdentet.Kerkesat e studenteve jan te gjitha ekonomike .L’ho duket qart ne vendimet qe kan marre studentet per mos lejimin e asnje force politike te msrr pjese ne protesten e tyre. Prsndaj shihe me tuaj ftohtesi dhe mendje te kthjellet siluro te ishin femijet tuaj.Ke te drejte te dishosh tek infermeria e politikes se ke provoj nga dhjetori i pare.Ather ikur meklatura e shtetit diktatorjal infilttoj sigurimsat djem e administrates se lart te shtetit ne rallet e studentsve.dhe ja arriti qellimit su le Marr pjes masivisht ne qeverisjen e vendit per 20 vjet .Mirpo sa ariten qellimin e tyre pra shkatrrimin e P D dhe prcarjen e te djathtes.Ju kthyen kundra demokracis dhe jr drejtuan olandese nga e cili kishin ardh dhe kontribuan pet kthimin tuaj ne pushtet .Studentat skan si me te besua ty . Mbasi ke premtuar shum dhe ske basta asgja te mire vetem te kqia ke mbjell per ket vend .E keqa e malle lejove pushtimin e teritorit nga kanabisi .rrite varferin ne ekstrem .rrite cmimin e energjis dhe karburantit .mbushe amministratore shtetrore me simpatizant partis socjsliste.e me njerez te inkriminuar qe te sollen ne pushtet.Mbushe parlamentin me kriminel dhe te pa sholluar vetem per hir te mbajtjes se pushtetit.jo vere ju por edhe te tjetat forca politike te djathta..Korrupsioni ne administrat ka arrit ne majet ma te larta .Jo vec studentat por i gjith populli ka nevoj me protestuar kunder kti sistemi te kurruptuar ekonomikisht e politikisht .Prandaj plotsojua kerkesat studenteve e vazhdo punen me pregaditjen e vendit per zgjelljet lokale.Si dhe prmirsimin e kodit zgjellor pet zgjelljet e arllshme parlamentare te colta s duhet tan lejoj politika vehtes ti bejne si heret te tjera.Bepi vehtes e legittimano Nje ore e ma pare .Ne te kunert pregaditu me u perball me eruguanin popull .Mos Mendo se do te arrish te indtslosh shtetin e eterve te tu ate te diktatures 50 vjecare. Studentet dhe ndergjegja e paster e tyre do te gjujzojne pa dtejtesin qe i behet nga shteti i juaj i korruptuat. Shteti qe po legalizza hajduterin.Po dense shemuj te sjell.
O idjot se nuk mun luan me mija student po ik nga kjo bot o fantazem se esht turp te shoh kush ik dhe mos luaj me ndjenat e fmive tan
Shim.. gabime Ps.
Servilavsi ne kohen e enveritr.
Keq per arthmeve ps .
Sot je feudal
Kurt te shofin ne RR?ugenKthej shpinden ”tathetore”
E-drama duhet lidhur dhe izoluar ne psikiatri.Sa me shpejt te ndodh kjo,aq me pak dem do ti behet Shqiperise