Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se qeveria e tij do të vijojë të paguajë kompanitë koncensionare të inceneratorëve edhe pse pronarët e tyre janë shpallur në kërkim nga drejtësia. Ai u justifikua me kontratën ligjore, por në rastin ‘Becchetti’ ai tha se nuk do të paguajë sepse ‘ai është në kërkim nga drejtësia’.
Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se qeveria do të vazhdojë t’i paguajë kompanitë e inceneratorëve edhe pse pronarët e tyre janë shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
Ai iu referua përgjigjes së një dite më parë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sipas së cilës, administrata duhet të zbatojë kontratën ligjore pa paragjykuar nëse personat përfitues janë në hetim.
I pyetur nga BIRN nëse mendonte se ishte politikë e mirë që paratë që merren nga xhepat e varfër të shqiptarëve të shkojnë për të paguar kompani koncensionare, pronarët e të cilave kërkohen nga drejtësia, Rama tha se ishte i detyruar nga kontrata ligjore me ta.
‘Përgjigja e ministres është përgjigja e duhur sepse janë marrëdhënie kontraktuale të cilat imponohen nga ligji për të vazhduar deri kur të ketë vendime të formës së prerë nga gjykatat. Janë marrëdhënie kontraktuale që duhet të zbatohen derisa të flasë drejtësia’, tha Rama.
Me 14 dhjetor Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka marrë të pandehur ish-ministrin Lefter Koka. Po ashtu, janë shpallur në kërkim Stela Gugallja, pronare e kompanisë ‘Albtek Energy’ të inceneratorit të Elbasanit dhe Klodian Zoton, pronar i ITS, dy persona që u shfaqën nga asgjëja gjashtë vite më parë për të përfituar me propozim të pakërkuar tre koncesione të mëdha për trajtimin e mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Të dy pronarët e kompanive i janë fshehur drejtësisë, ndërsa thesari i shtetit vijon të bëjë pagesa për kompanitë e tyre.
Ai i cilësoi inceneratorët ‘vepra të mëdha’ që s’kanë lidhje me veprimet anti-ligjore individuale. ‘Për sa i përket veprave, asgjë që ka të bëjë me aktet individuale, dhe me gjasën e abuzimeve individuale nuk cënon rëndësinë e atyre veprave, që janë shpëtimtare për njerëzit që ju iu qani hallin’- u përgjigj ai.
Por, pyetjes se pse nuk kishte zbatuar të njëjtin standard ligjor në rastin e biznesmenit italian Francesco Becchetti, kryeministri tha se rastet nuk janë njësoj.
‘Kur ai person, (Becchetti) që është në kërkim me kërkesë nga prokuroria për krime ndaj këtij vendi do t’i marrë ato lekë, atëherë hajdeni të flasim prapë,’ tha ai, duke deklaruar se qeveria e tij nuk do ta paguante gjobën e arbitrazhit ndërkombëtar, të fituar nga biznesmeni italian.
Biznesmeni Francesco Beccheti, prej kohësh është një temë debati politik në Shqipëri, pasi fitoi në arbitrazh ndërkombëtar 110 milion euro nga shteti shqiptar, i cili i sekuestroi pasuritë përfshi televizionin ‘Agon’.
Ndërkohë, një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku aludoi për ngjashmërinë e rasteve, duke thënë se nëse qeveria nuk paguante pronarët e kompanive të inceneratorëve – Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, qeveria rrezikonte të hidhej në gjyq në Arbitrazh për prishje kontrate.
‘Në rast se ne nuk zbatojmë kontratat, nga ana e ligjit tregtar të kontratës, ne do t’i krijonim Republikës së Shqipërisë një dëm të tillë që me siguri do të përgjigjeshim në Arbitrazh,’ tha Balluku.
Haxhiu mohon ta ketë larguar flamurin dardan nga zyra e Presidentës: Unë nuk merrem me skenografi as me kuadër, por kjo nuk qëndron
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me raportimet se ka hequr flamurin dardan nga zyra e Presidentes.
Ajo para mediave ka mohuar se e ka bërë një gjë të tillë.
“Kjo nuk qëndron, nuk është e vërtetë. Unë nuk merrem me skenografi as me kuadër, kjo nuk është punë e imja dhe nuk mund ta bëj. Është vetëm një lajm i rremë siç po ndodh në vazhdimësi fatkeqësisht kohëve të fundit”, ka thënë Osmani.
Në një video që është publikuar më parë nga vetë Haxhiu ku ka ftuar mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar, flamuri dardan nuk është parë në sfond. /Lajmi.net/
Ted Turner, themeluesi i CNN, ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 87-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga kompania e tij, Turner Enterprises.
Biznesmeni nga Ohio ishte i njohur për karakterin e tij të fortë dhe deklaratat shpesh të drejtpërdrejta. Për këtë arsye ai kishte fituar nofkën “The Mouth of the South” (Goja e Jugut).
Turner krijoi një nga perandoritë më të mëdha në mediat amerikane. Ai ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme në zhvillimin e televizionit kabllor.
Përveç medias, ai ishte edhe pronar i disa ekipeve sportive, përfshirë Atlanta Braves. gsh
Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta këtë të martë në moshën 89-vjeçare konsiderohet si një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit të Partisë Socialiste.
Pas viteve ’90, ai u përfshi në mënyrë aktive në jetën politike si një nga drejtuesit kryesorë të selisë rozë. Kulmi i karrierës së tij politike ishte periudha 2002–2005, kur shërbeu si Kryetar i Kuvendit.
Përplasjet e forta me Fatos Nanon
Emri i tij lidhet ngushtë me përplasjet e brendshme të Partisë Socialiste në vitet ’90 kur dhe fillimin e viteve 2000, veçanërisht me raportin e tij të ndërlikuar me Fatos Nanon. Kur kreu i socialistëve ishte në burgun e Bënçës, e akuzoi Pëllumbin si “marksist”.
Në librin e tij me kujtime, “Përvoja ime në Partinë Socialiste”, Servet Pëllumbi ka rrëfyer detaje të rëndësishme për marrëdhënien e tensionuar mes tyre. Pëllumbi e ka konsideruar Fatos Nanon si “naiv” në prag të arrestimit të tij në vitin 1993. Sipas ditarit të Pëllumbit, Nano besonte gabimisht se duke sulmuar publikisht ambasadorët e huaj (veçanërisht atë amerikan), do të mund të krijonte një mburojë politike që do ta shpëtonte nga burgosja që po i përgatiste pushteti i asaj kohe.
Gjatë kohës së burgimit, Nano dërgonte mesazhe dhe udhëzime të shpeshta, të cilat Pëllumbi i ka përshkruar si përpjekje për të mbajtur kontrollin absolut, shpesh duke injoruar realitetin e vështirë që po kalonin socialistët në terren.
Pëllumbi ka treguar gjithashtu se Nano u lirua përkohësisht nga burgu në mars të vitit 1995 për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij. Sipas “Profesorit”, Nano e shfrytëzoi atë moment pikëllimi për të zhvilluar një mbledhje të improvizuar kryesie, ku nxori njerëzit jashtë për të dhënë udhëzime politike.
Pëllumbi ka zbuluar se marrëdhënia e tyre u kris rëndë menjëherë pas daljes së Nanos nga burgu në vitin 1996. Nano i quajti drejtuesit e asaj kohe (përfshirë Pëllumbin) si “guralecë” që duheshin hequr nga rruga e partisë. Pëllumbi u ndje i fyer, pasi gjatë kohës që Nano ishte në burg, ai kishte mbajtur peshën kryesore të drejtimit të PS-së dhe kishte udhëhequr protestat për lirimin e tij.
Megjithatë, në periudhat e mëvonshme, Pëllumbi është shfaqur edhe si një zë më i moderuar, duke e vlerësuar Nanon si një nga figurat kryesore të tranzicionit shqiptar dhe duke theksuar rolin e tij në historinë politike të vendit.
Pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos (tetor 2025), Servet Pëllumbi e vlerësoi atë si një figurë qendrore të tranzicionit, duke i lënë mënjanë përplasjet e vjetra në mesazhin e tij të fundit të ngushëllimit.
Kritika për Ramën në opozitë dhe lëvdata pas ardhjes në pushtet
Nuk kanë qenë të pakta edhe kritikat që “Profesori” kishte bërë për Edi Ramën sidomos gjatë kohës që PS ishte në opozitë. Ato u theksuan pas humbjes së zgjedhjeve të 2009-ës dhe kur Rama nuk u largua nga drejtimi i PS-së.
Duke kërkuar në kronikat e kohës, Pëllumbi e ka akuzuar Ramën se me aksionet e dështuara që po ndërmerrte pas humbjes në zgjedhje po e tkurr elektoratin e majtë të cilët nuk ndihen më të përfaqësuar në programin e partisë së tyre.
“Ai që është i majtë duket sikur ka turp të thotë që jam i majtë. Pse? Sepse nuk iu referohet atyre shtresave, kategorive, njerëzve që janë të majtë dhe kërkojnë një program të majtë, nga vetë gjendja e tyre social ekonomike.
Se po të jetë se partinë e kë partinë në përgjithësi apo rreth një grupi njerëzish dhe pa referencë në hapësirat sociale, atëherë ajo nuk është parti në kuptimin e vërtetë të fjalës. Po të jetë se ti iu drejtohesh zgjedhësve, votuesve, në përgjithësi votuesve dhe jo shtresave që kanë nevojë për programin tënd, atëherë vetvetiu mos kërko të të votojnë dhe mos kërko që pse nuk mbështesin.
Që të mbështesin duhet ti mbështetësh, që të mbështesin duhet t’u japësh ato ide që kërkojnë ata” – deklaronte Pëllumbi në 2010-ën.
Pas ardhjes së PS-së në pushtet kritikat ishin të pakta, por mbahet mend një batutë e 2016-ës, pas publikimit të kujtimeve të tij, për të cilat Rama kishte thënë se “do të kishte bërë mirë që të mos i shkruante”.
“Zoti Rama do të bënte mirë të mos fliste për njerëz dhe ngjarje në Partinë Socialiste për kohën që vetë ishte në PD” – e kishte thumbuar Pëllumbi./Lapsi.al
Operacionet ndaj call ceneter-ave në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave greke. Protothema i ka kushtuar një artikull atyre që i ka quajtur si qendra mafioze që mashtrinin shtetasit grekë dhe ata europianë.
Aty theksohet se struktura e tyre ishte konmplekse dheqë operojnë me një staf të zgjeruar prej qindra punonjësish, elemente që kthejnë call center-at në vendin tonë sipas medias greke në një zinxhir unik.
“Tregues i kompleksitetit që karakterizon strukturën e këtij rrjeti të veçantë kriminal është se autoriteteve të prokurorisë iu deshën dy vjet të plota hetimi të plotë derisa të ishin në gjendje të shpërbënin organizatën dhe të arrestonin të paktën 10 të dyshuar.
Rrjeti i mashtrimit, me seli në Tiranë, i kishte shtrirë tentakulat e tij në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Greqinë. Edhe pse Europol dhe Eurojust nuk njoftojnë detaje, siç është numri real i viktimave të mashtrimit telefonik në lidhje me investimet në kriptomonedha, fitimet e çmendura etj., është e sigurt se një pjesë e konsiderueshme e fitimit prej 50 milionë eurosh që rrjeti shqiptar nxori vjen nga llogaritë bankare të qytetarëve grekë dhe europianë naivë.
Metoda e veprimit të mashtruesve është stereotipike dhe, paradoksalisht, e njohur mirë, kështu që është e habitshme se si viktimat vazhdojnë të joshen: Telefoni celular i shënjestruar bie. Ekrani tregon një numër ose grek (me kodin e vendit +30) ose nga një vend tjetër, që nuk ngjall dyshim, si Belgjika ose Britania. Në realitettelefonata bëhet nga Tirana. Një zë i sjellshëm prezantohet si përfaqësues i një firme shumëkombëshe këshillimi për investime. Ai premton fitime të menjëhershme dhe të mëdha, por kryesisht të garantuara.
Nëse viktima ka humbur tashmë para në investime të ngjashme, këshilltari i investimeve pretendon se, nën udhëheqjen e tij, jo vetëm që paratë e humbura do të rikuperohen, por do të bëhet edhe fitim shtesë. Sapo “investitori” kapet në karrem, hapet rruga për ta zhvatur. Pritja për të përfituar nga mashtrimet e mëparshme ka verbuar qindra grekë, të cilët po joshen gradualisht të transferojnë fonde te kompania ndërkombëtare e investimeve, e cila supozohet se është e besueshme, për blerjen e kriptomonedhave etj.
Grafiku organizativ i biznesit fillonte në nivelin më të ulët, “këshilltarët” ose “agjentët” e investimeve – zakonisht ata që gjuanin dhe peshkonin për viktima përmes telefonatave të rastësishme. Këta gjuetarë shpërblimesh paguheshin 800 euro në muaj plus komisione nga rastet kur viktima vazhdonte të transferonte para. Mashtruesit punonin në ekipe të përbëra nga 6-8 anëtarë. Secili prej tyre merrte përsipër një treg të caktuar, varësisht nga gjuha amtare e “këshilltarëve”.
Kështu, kishte ekipe që komunikonin me viktimat e mundshme në anglisht, gjermanisht, italisht, spanjisht dhe greqisht. Gjithashtu, çdo ekip agjentësh investimi ishte nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e një shefi, i cili nga ana tjetër ishte përgjegjës ndaj eprorit të tij, drejtorit të qendrës përkatëse të call center-ave. Falë kësaj strukture klasike hierarkike, biznesi i qendrës së thirrjeve në Shqipëri operoi në mënyrë efikase për disa vite, ndërsa arriti të zgjeronte aktivitetet e tij, siç dëshmohet nga xhiroja totale prej 50 milionë eurosh.
Hapi i parë dhe vendimtar nga ana e viktimës ishte depozitimi i 500 eurove në një portofol dixhital kriptomonedhash. Të ashtuquajturit konsulentë, të cilët sigurisht përdornin pseudonime dhe kode, e interpretuan transferimin fillestar prej 500 eurosh si një sinjal kalimi të lirë për të “kafshuar” viktimat e tyre sipas dëshirës dhe praktikisht pa asnjë kufizim.
Megjithatë, ndoshta për shkak se mashtruesit besonin se kishin gjetur një venë të pashtershme për të shfrytëzuar, në qershor 2023 pati një përqendrim në rritje të ankesave nga viktimat e të njëjtit rrjet në zonën e Vjenës. Që atëherë, numërimi mbrapsht për çmontimin e rrjetit ka filluar në thelb. Shërbimet e ndjekjes penale të mashtrimeve kibernetike nga Austria dhe Shqipëria, në bashkëpunim të ngushtë me Europolin dhe Eurojust-in, ngritën një grup pune, i cili monitoroi nga afër aktivitetin e rrjetit të këshilltarëve të rremë të investimeve. Gjurmët dixhitale përfundimisht çuan në kryeqytetin shqiptar, si në 3 ndërtesa zyrash ashtu edhe në 9 shtëpi private, ku, përveç arrestimeve, u sekuestruan 443 kompjuterë desktop dhe 6 laptopë, 238 telefona celularë, media dixhitale për ruajtjen e të dhënave dhe 891,735 euro.
Megjithatë, për Europolin dhe për çdo agjenci kombëtare ose ndërkombëtare që ndjek penalisht mashtrimet elektronike, rrjeti shqiptar i qendrave të thirrjeve pritet të përdoret si model për studim dhe analizë. Për mënyrën se si një organizatë kriminale mund të strukturohet sipas standardeve të një biznesi ligjor, në zhvillim dinamik dhe shumë fitimprurës”, thuhet në artikull.
Ndonëse lista e arsyeve për brengë është më e gjatë po i shënoj tri prej tyre që marrin hapësirë madhore, që janë prodhuar në këta katër muajt e vitit dhe për të cilat mungon një konstatim i përbashkët në hapësirën publike:
1. Mungesa e konsensusit në një moment kritik global
Jetojmë në një botë që po përjeton ndryshimet më dramatike prej rënies së Murit të Berlinit. Në një moment të tillë, partitë politike do të duhej të zgjidhnin konsensusin në vend të garës. Ka munguar vullneti për konsensus; ka fituar vullneti për garë zgjedhore.
Qytetari i Kosovës ka arsye të jetë i brengosur kur gara partiake vihet mbi interesin e vendit.
2. Relativizimi i Kushtetutës në procesin e ndryshimit të saj
Më 5 mars 2026, Kuvendi i Kosovës diskutoi amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit të Repbulikës në bazë të propozimit të presidentes Osmani. Nisma mund të ketë pasur shtytje politike apo emocionale, por nuk kishte mbështetje të mjaftueshme procedurale dhe as konsensus politik. U bë shpejtë e shpejtë , brenda disa orëve, diçka që nuk i ndodhë as nismës më të parëndësishme legjislative. Megjithatë, Kuvendi e legjitimoi këtë proces, duke ulur pragun e seriozitetit për një çështje të rëndësisë parësore siç është ndryshimi i Kushtetutës.
Qytetari i Kosovës ka arsye të jetë i brengosur kur institucionet më të larta i qasen me joseriozitet aktit themelor të shtetit.
3. Normalizimi politik i shkeljes kushtetuese
Më 6 mars, presidentja e vendit shpërndau Kuvendin, duke bërë shkeljen më të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës deri më tani. Ky akt u vlerësua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës si i pambështetur në Kushtetutë, pra pa efekt juridik, por kjo nuk evitoi efektin politik, ngase një veprim i këtillë nuk mori dënimin unanim të sferës publike e të partive politike në veçanti.
Qytetari i Kosovës ka arsye të jetë i brengosur me lehtësinë me të cilën një shkelje kaq e rëndë u legjitimua politikisht nga një pjesë e spektrit politik dhe nuk mori një dënim të qartë dhe të përbashkët.
Nëse këto tri zhvillime mbeten pa një reflektim të përbashkët dhe pa një vijë të qartë ndarëse mes të pranueshmes dhe të papranueshmes, atëherë zgjedhjet nuk do të jenë zgjidhje, por vazhdim i krizës me mjete të tjera. Demokracia nuk matet vetëm me faktin që votohet, por me respektimin e rregullave mbi të cilat votohet. Dhe pa një konsensus minimal mbi këto rregulla, pra mbi kufijtë e pushtetit, mbi rolin e Kushtetutës dhe mbi seriozitetin e institucioneve çdo cikël zgjedhor rrezikon të prodhojë të njëjtën që kemi sot.
Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria dhe Kosova po shfaqen si ndër vendet më aktive në adoptimin e kësaj teknologjie në rajon dhe më gjerë.
Sipas të dhënave të Anketës Europiane për Kushtet e Punës, publikuar në fund të muajit prill, rreth 12% e punonjësve në Bashkimin Europian përdorin IA gjeneruese në punën e tyre.
Megjithatë, grafiku i publikuar tregon se disa vende jashtë bllokut, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, renditen mbi këtë mesatare, duke u afruar me nivelet e vendeve më të zhvilluara. Kosova renditet e shtata në Europë, me 20% të punonjësve që përdorin IA gjeneruese, pas Luksemburgut (25%), Zvicrës (24%), Suedisë (21%), Norvegjisë (21%), Belgjikës (20%), Danimarkës po me 20%.
Ndërsa Shqipëria renditet e 11-a, me 18% të punonjësve që raportojnë se e përdorin IA gjeneruese, në nivele të njëjta me Gjermaninë, Austrinë e Finlandës dhe shumë më pak se Holanda (19%).
Në vendet e tjera të rajonit, përdorimi i IA gjeneruese është shumë i ulët, me Maqedoninë e Veriut, Serbinë e Bosnjë Hercegovinën, që renditen në fund të Europës, me vetëm 3% përdorim. Në Mal të Zi treguesi është pak më i lartë, në 10%.
Fqinjët, si Greqia e Italia, ku kanë emigruar pjesa më e madhe e shqiptarëve, e përdorin shumë pak këtë mjet, në vetëm 5%.
IA gjeneruese është një lloj inteligjence artificiale që jo vetëm analizon të dhëna, por krijon përmbajtje të re, si tekste, imazhe, kode apo audio, duke u bazuar në modele që ka mësuar nga të dhëna ekzistuese. Ndryshe nga sistemet tradicionale të IA-së që fokusohen te parashikimi apo klasifikimi, IA gjeneruese mund të prodhojë materiale të ngjashme me ato të krijuara nga njeriu, duke e bërë të dobishme në fusha si shkrimi, marketingu, programimi dhe dizajni.
Europa
Sipas raportit, që nga viti 2024, përdorimi i mjeteve të IA gjeneruese në punë raportohet nga 12% e punonjësve në BE. Megjithatë, ekzistojnë dallime të dukshme mes shteteve anëtare, me nivele më të larta në Luksemburg, Suedi, Belgjikë dhe Danimarkë, ku të paktën një në pesë punonjës deklaron se përdor IA gjeneruese në punën e tij. Vende të tjera, si Greqia, Italia, Portugalia dhe Rumania, kanë nivele shumë më të ulëta, në 5% ose më pak.
Mjetet e IA gjeneruese përdoren më shumë nga burrat sesa nga gratë dhe nga punonjësit më të rinj në krahasim me ata më të moshuar. Të rinjtë shpesh kanë një njohje më të madhe me teknologjitë e reja, përfshirë IA gjeneruese, për shkak se janë rritur në një mjedis dixhital.
Ndërsa ka gjithnjë e më shumë prova se IA gjeneruese mund të rrisë ndjeshëm produktivitetin në profesionet me bazë njohurish, ajo mund të kontribuojë edhe në rritjen e monotonisë në punë, për shembull duke gjeneruar volume të mëdha përmbajtjeje që kërkojnë kontroll dhe rishikim të vazhdueshëm. Megjithatë, një analizë paraprake e të dhënave të anketës së punës sugjeron të kundërtën: përdorimi i IA gjeneruese lidhet me një nivel më të ulët të detyrave monotone dhe me një probabilitet më të lartë që punonjësit të vlerësojnë vetë cilësinë e punës së tyre.
Ky model mund të lidhet me faktin se IA gjeneruese përdoret më shumë në profesione si menaxherët dhe profesionistët, të cilët zakonisht kanë nivele më të larta arsimimi dhe më shumë autonomi në punë. Të dhënat e Eurobarometrit të fundit tregojnë gjithashtu se të rinjtë (15–24 vjeç) kanë një perceptim më pozitiv për teknologjitë në vendin e punës, përfshirë IA-në, krahasuar me grupmoshat më të mëdha.
Ky trend, thekson raporti nxjerr në pah një ndarje dixhitale sipas brezave, ku punonjësit më të moshuar mund të përballen me vështirësi në adoptimin dhe integrimin e këtyre teknologjive në punën e tyre. Një diferencë sipas nivelit arsimor vërehet gjithashtu në përdorimin e IA gjeneruese, ashtu si edhe në përdorimin e teknologjive të tjera të përfshira në anketë.
Anketa
Anketa Europiane për Kushtet e Punës 2024, e publikuar në prill të këtij viti ofron një panoramë të plotë të cilësisë së punës në Europë, duke analizuar karakteristikat e fuqisë punëtore, vendet e punës, cilësinë e punës dhe cilësinë e jetës në punë.
Anketa është një instrument i rëndësishëm për politikëbërësit, pasi nxjerr në pah rolin e cilësisë së punës në arritjen e një rritjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Europë.
Gjetjet e anketës bazohen në 36,644 intervista ballë për ballë, të zhvilluara në 35 vende. Çdo intervistë zgjati rreth 45 minuta, duke ofruar një pasqyrë unike mbi gjendjen e punës në Europë.
Kjo anketë është zhvilluar në mënyrë të rregullt që nga viti 1990, duke ofruar një seri të krahasueshme të të dhënave për kushtet e punës në Europë në intervale pesëvjeçare./Monitor
Kompleksi luksoz banesor në Beograd, ku ka banesa të lidhura me Radulle Steviqin. 24 prill 2026.
Nevena Bogdanoviq
Radulle Steviq në Kosovë është person në kërkim pasi akuzohet për përfshirjen në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai është nën sanksione për shkak të lidhjeve me Millan Radoiçiqin dhe Zvonko Vesellinoviqin, si dhe për akuza për krim të organizuar dhe korrupsion.
Ndërsa për Serbinë, ai është biznesmen, ka një kompani në veri të Kosovës dhe është pronar i apartamenteve luksoze në Beograd.
Kompania e Steviqit, Rad 028, është pronare e dy banesave dhe katër garazheve në lagjet Dedinje dhe Beogradi, tregojnë të dhënat nga kadastra, të cilat i ka analizuar Radio Evropa e Lirë (REL).
Banesa dhe garazhet, sipas një vlerësimi të bazuar në çmimet e tregut të pasurive të paluajtshme në Beograd, vlejnë më shumë se 1 milion e gjysmë euro.
Se kush banon në këto prona, REL-i nuk ka arritur ta përcaktojë.
Policia dhe Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk u janë përgjigjur pyetjeve nëse kanë njohuri që Steviqi, i cili me kërkesë të Kosovës është në kërkim ndërkombëtar, ndodhet në Serbi dhe nëse është nën hetim për rastin e Banjskës.
Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, deri në publikimin e këtij teksti, nuk iu përgjigj as Steviqi.
Pyetjet janë dërguar në adresën elektronike të kompanisë Rad 028 dhe në numrin e telefonit të Steviqit, i regjistruar në Serbi, i cili ende është aktiv.
Kush është Radulle Steviq?
Steviqi është prezantuar në publik si biznesmen nga veriu i Kosovës, që ka kompani ndërtimi në Zveçan.
Këto kompani janë të regjistruara si në sistemin kosovar ashtu edhe në atë serb, ndërsa Steviqi, përmes tenderëve, për vite me radhë ka fituar kontrata në vlerë milionëshe – si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina.
Ndërsa Kosova ka ndaluar dhënien e kontrata pas vendosjes të sanksioneve amerikane, tenderët nga Serbia kanë vazhduar.
Sipas aktakuzës së Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë, Steviqi përmes kompanive të tij e ka ndihmuar Millan Radoiçiqin në pastrimin e parave.
Do të thotë, siç thuhet në aktakuzë, që “të ardhurat e fituara nga aktivitetet kriminale të shndërrohen në pasuri” dhe të “fshihet origjina e tyre”.
Për pastrim parash, akuzë që rëndon ndaj Steviqit, në Kosovë parashihet dënim deri në dhjetë vjet burgim.
Aktakuza përfshin edhe kompanitë e Steviqit në Kosovë dhe në Serbi.
Thuhet se për funksionimin e kompanive të Steviqit vendoste Millan Radoiçiq, i cili përmes pastrimit të parave ka fituar fuqi të madhe dhe ka kontrolluar veriun e Kosovës përmes aktiviteteve kriminale.
Ndërsa Radoiçiq, i cili ka pranuar se ka organizuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në shtator të vitit 2023, në Kosovë akuzohet për terrorizëm dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetues.
Pra, si “kreu i një grupi terrorist” që ka tentuar ta aneksojë veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, me forcë dhe armatim të rëndë, për ta bashkuar me Serbinë.
Në sulmin në Banjskë u vra një polic i Kosovës, ndërsa më pas në shkëmbim zjarri që pasoi u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.
Në Kosovë më 24 prill është shpallur aktgjykimi i parë për rastin e Banjskës – dy të akuzuar janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa një tjetër me 30 vjet burgim.
Më shumë se 40 të akuzuar të tjerë nuk janë të arritshëm për drejtësinë kosovare.
Ndërtesa në lagjen luksoze të Beogradit ku ka apartamente të lidhura me Steviqin.
Apartament në Beograd
Në katin e shtatë të njërës prej kullave në lagjen e quajtur Beogradi mbi ujë, ndodhet një apartament prej 54 metrash katrorë në pronësi të kompanisë Rad 028 të Steviqit.
Të dhënat kadastrale për apartamentin në lagjen Beogradi mbi ujë në pronësi të Rad 028.
Kompania në këtë ndërtesë ka edhe një garazh.
Ky kompleks luksoz, i ndërtuar mbi shtëpi të shembura pa leje përgjatë brigjeve të Savës, në vitet e fundit konsiderohet si një nga më të shtrenjtët në Beograd – me çmime për metër katror nga 4 mijë deri në 10 mijë euro.
Vlera e apartamentit dhe garazhit të Radulle Steviqit vlerësohet rreth 280 mijë euro.
Kompleksi luksoz në lagjen Beogradi mbi ujë.
Kompania e Steviqit, deri në shtator 2024, ka qenë pronare edhe e një apartamenti tjetër dhe një garazhi në këtë lagje.
Në kompaninë Rad 028 figuron një apartament rreth 90 metrash katrorë dhe një garazh.
Të dhënat nga kadastra në Serbi tregojnë se apartamenti tani ka një pronar të ri, por nuk është e qartë nëse është shitur apo dhuruar.
Apartament në Dedinje pranë vilës së Vesellinoviqëve
Si pronë e kompanisë Rad 028 është regjistruar edhe një apartament prej rreth 250 metrash katrorë si dhe tre garazhe në një ndërtesë në lagjen Dedinje.
Të dhënat kadastrale për apartamentin në Dedinje.
Dedinja është një tjetër lagje luksoze e Beogradit, me shumë vila, ambasada dhe objekte nën mbrojtje shtetërore.
Ndërtesa në lagjen luksoze të Dedinjes.
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese(BIRN) ka raportuar se Millan Radoiçiq kishte vendbanim të regjistruar në këtë apartament, i cili zyrtarisht figuron në emër të kompanisë së Steviqit.
Në afërsi të këtij apartamenti ndodhet edhe një vilë me pishinë në pronësi të Zharko Vesellinoviqit, vëllait të Zvonko Vesellinoviqit, dhe bashkëshortes së tij.
Deri së fundi, kjo vilë ka qenë pronë e kompanisë Inkop, pronarë të së cilës janë vëllezërit Vesellinoviq.
Partneri i tyre i biznesit në Inkop ka qenë Millan Radoiçiq.
Ai u largua nga pronësia në kompaninë Inkopa dhe kompanive të tjera në tetor të vitit 2023, pasi publikisht e pranoi se kishte organizuar sulmin e armatosur në Banjskë.
Ai ia dhuroi pjesën e tij të aksioneve Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq.
Edhe Vesellinoviqët, ashtu si Radoiçiqi dhe Steviqi, janë nën sanksione të SHBA-së, nën dyshimet se kanë lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.
Megjithatë, Serbia nuk reagon ndaj këtyre akuzave, as ndaj sanksioneve ndërkombëtare.
Po ashtu, ajo injoron vendimin gjyqësor dhe aktakuzën në Kosovë për sulmin në Banjskë.
Ku është Radulle Steviq?
Për Radulle Steviqin në Kosovë është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar.
Në këtë listë janë përfshirë të gjithë të akuzuarit për rastin e Banjskës, në krye me Millan Radoiçiqin.
Radoiçiq ndodhet në Serbi, dhe adresa e tij e regjistruar është në Beograd.
Autoritetet në Serbi refuzojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se do t’i gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët kosovarë i akuzojnë se po i ofrojnë mbrojtje.
Ndërsa nëse Radulle Steviqi ndodhet gjithashtu në Serbi, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.
Megjithatë, firma e tij është gjetur në një dokument të dorëzuar në institucionet e Serbisë në gusht të vitit 2025.
Në atë kohë, Radulle Steviq paraqiti kërkesë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve për të hapur edhe dy degë të tjera të kompanisë së tij në Zveçan të Kosovës – për tregti me shumicë të produkteve kimike dhe drithërave.
Kërkesa e Radulle Steviqit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Serbi e bërë në gusht të vitit 2025.
Çfarë bën kompania e Steviqit?
Edhe pse Steviqi dhe kompania e tij Rad 028 janë pjesë e aktakuzës së Kosovës, ajo vazhdon të operojë në sistemin e Serbisë.
Gjatë vitit 2025, kompanisë i janë dhënë më shumë se 30 kontrata, me vlerë rreth 6.5 milionë euro – kryesisht të lidhura me projekte ndërtimore në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Kompania e Steviqit ka lidhur kontrata me organet e përkohshme komunale, të themeluara sipas ligjeve të Serbisë.
Këto organe kanë funksionuar në Kosovë, në zonat me shumicë serbe, deri në vitin 2024, ndërsa më pas janë mbyllur nga autoritetet kosovare, pasi Prishtina i konsideron ilegale.
Megjithatë, organet e përkohshme kanë vazhduar punën e tyre nga lokacione alternative në qytetet kufitare në Serbi.
Ata nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë se sipas cilave kritere i ndajnë kontratat kompanisë së Steviqit dhe si realizohen këto projekte – duke qenë se autoritetet kosovare gjatë tri vjetëve të fundit kanë pezulluar projektet ndërtimore të financuara nga Serbia, me arsyetimin se nuk kanë leje nga institucionet e Kosovës.
Pyetjeve nuk iu janë përgjigjur as Qeveria e Serbisë dhe Zyra e saj për Kosovën.
Katër kontrata janë lidhur gjatë vitit 2026.
Përveç riparimit të një kishe në fshatin Zherovnicë, afër Zveçanit, kompanisë Rad 028 i është besuar edhe furnizimi me pako për Vitin e Ri për nxënësit e shkollave fillore në Kosovë, si dhe sanimi i një terreni sportiv dhe një këndi lojërash në Mitrovicën e Veriut.
Këto punë kanë vlerë mbi 520 mijë euro.
Dhe gjatë vitit 2025, me këtë kompani janë kontraktuar punë me vlerë rreth 6 milionë eurosh – ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë në disa komuna të Kosovës, rinovimi i një shkolle në Zveçan dhe i një spitali në Llapnasellë.
Institucionet arsimore dhe shëndetësore në vendbanimet me shumicë serbe vazhdojnë të funksionojnë në sistemin e Serbisë.
REL-i nuk ka mundur të verifikojë nëse të gjitha këto kontrata janë realizuar, përkatësisht, nëse shtëpitë janë ndërtuar me të vërtetë dhe objektet publike janë rinovuar.
Nga dokumentacioni i tenderëve që ka analizuar REL-i, shihet se Rad 028 ka bashkëpunuar me disa kompani që përmenden në aktakuzën e Kosovës për rastin e Banjskës, si dhe se para për pajisje të ndryshme – si makineri – kanë marrë të akuzuarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe anëtarë të familjeve të tyre.
Në sistemin e Kosovës, Steviqi kishte dy kompani ndërtimi me emra të ngjashëm: RAD D.O.O. dhe RAD P.T.P.
Këto kompani fitonin tenderë deri në dhjetor të vitit 2021, kur Steviq, së bashku me to, u përfshi në sanksionet amerikane.
Në tenderët në Kosovë, nga viti 2018 deri në vitin 2021, ai ka fituar punë me vlerë rreth 5 milionë eurosh.
Shërbimet e kompanisë së tij atëherë i shfrytëzonin kryesisht komunat me shumicë serbe në veri, që funksionojnë në sistemin e Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku.
Pas takimit me Shefin e Shërbimit Sekret të UDB për Kosovën, Baton Haxhiu, i besoi marrjen në mbrojtje të familjes së tij, duke e fshehur në një rezidencë sekrete të UDB në Prizren; ndërsa vetë, në atë kohë 32 vjeç, nëpërmjet UDB-së u arratis e u fsheh në një rezidencë sekrete në Maqedoni; dhe nëpërmjet propagandës së UDB-së që bënte sikur gjoja kërkonte për ta vrarë, shpalli vdekjen dhe zhdukjen e tij fizike…
Nuk është sajesë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, se Baton Haxhiun e urrejnë në Kosovë dhe e kanë përzënë; por e kanë deklaruar, vërtetuar dhe denoncuar publikisht shqiptarët e Kosovës që ia dinë mirë historitë anti-shqiptare të tij e familjes së tij, deri në katër brezat para Batonit.
Ata e kanë damkosur si spiun rezident të UDB-së brenda shoqërisë, intelektualëve, mediave e politikës në Kosovë; madje banorët e fshatit Paklek dhe të Drenasit në Drenicë, e kanë përzënë familjen e Fazli Haxhiut (babai Batonit).
Sa herë që Baton Haxhiut, i kujtohet shërbimi si spiun i UDB-së kundër sovranitetit dhe interesave territoriale etnike të Kosovës, ai reagon, duke thënë se ka luftuar dhe ka rrezikuar jetën për shpëtimin dhe çlirimin e Kosovës nga regjimi i Milosheviçit.
Por e vërteta e aktivitetit të Baton Haxhiut si spiun i rëndësishëm e produktiv i UDB-së, del qartë nga dëshmia e tij në gjyqin e Sllobodan Milosheviçit ne Hagë, ku Miloshevici i tha: – “Ti Baton, ke qenë dhe je bashkëpunëtor i shërbimeve tona sekrete. A dëshiron të ta dëshmoj? Ndërsa Batoni qepi gojën e uli kokën.
Pyetje nga gjyqtari i Hagës: – Zoti Haxhiu! Keni qenë në një takim konfidencial në banesën e zotit Mahmut Bakalli në Prishtinë. Kur u bë ky takim?
Përgjigjet Baton Haxhiu: – Ky takim u zhvillua më 13, ose 14 nëntor 1997. Unë kisha të shkruara detajet e atij në një bllok shënimesh, por nuk e kam më.
Pyetje: – Si filloi kjo mbledhje?
Baton Haxhiu: – Kur më arrestuan më 2 tetor, më morën në pyetje për 16 orë e gjysmë. Dhe meqë ishte situatë lufte, thashë se gjëja më e mirë do të ishte të ndalej konflikti dhe të takoheshin shqiptarët dhe serbët, me qëllim që të bisedonin si do zgjidhej ajo situatë krize.
Pyetje: – Zoti Haxhiu, Ju thatë se ishit arrestuar më 2 tetor. Në cilin vit?
Baton Haxhiu: – Po, isha i arrestuar më 2 tetor 1997.
Pyetje: – Zoti Haxhiu, Ju përmendët një të quajtur Zoran Stijoviç. A mund të shpjegoni, se kush është Zoran Stijoviç dhe çfarë qëndrimi mbajti në nëntor 1997, kur ju telefonoi juve?
Baton Haxhiu: – Zoran Stijoviç, ka qenë kryetar i “Lidhjes Rinore Socialiste të Prishtinës”. Ishte shtetas serb dhe ishte në marrëdhënie të mira me shqiptarët në rrethana normale.
Por nuk e dija, që Zoran Stijoviç, ishte zyrtar i rangut të lartë të UDB-së të Shtetit Serb, deri në momentin kur mora telefonatën e tij. (Shënim i “Pamfleti”-t: Në atë kohë, Zoran Stijoviç ishte Drejtor i Analitik i Operacioneve të UDB-së në Kosovë).
Pyetje: – Zoti Haxhiu, a mund t’i shpjegoni Gjykatës se çfarë do të thoni me deklaratën se Zoran Stijoviç që ju telefonoi dhe u takuat, ishte një zyrtar i rangut të lartë të Shtetit Serb dhe shërbimit të tij”? Kujt i referoheni me termin “Shërbim?
Baton Haxhiu: – Në takimin që bëmë në zyrën e Mahmut Bakallit, kuptova se ai person ishte një zyrtar i rangut të lartë në shërbimin sekret të Serbisë, sepse ishte në shoqërinë e dy personave kryesorë, zyrtarëve të shërbimit (UDB), një me mbiemrin Haxhiç dhe zotin Gajiç, të cilin e dija që punonte atje (në UDB) prej 20 vitesh, por nuk e dija se ky ishte emri i tij i vërtetë.
Pyetje: – Zoti Haxhiu! ku punonte zoti Gajiç në muajin nëntor 1997?
Baton Haxhiu: – Gajiç ishte Përgjegjës për Çështjet e Sigurisë, ose siç e quajmë në fjalorin e përditshëm, Shef i Shërbimit Sekret për Kosovën dhe ishte në Kosovë për një kohë të gjatë.
Pyetje: – Zoti Haxhiu! Ju përmendët një zyrtar tjetër që ishte bashkë me zotin Gajiç. A mund të na thoni emrin e këtij personi dhe ta shqiptoni me zë të lartë?
Përgjigje: – Nuk e di emrin e tij, por ai u prezantua si zoti Haxhiç dhe si ndihmës i zotit Jovica Stankoviç. Gjatë takimit, ai tha se së shpejti do të zëvendësojë zotin Gajiç dhe do të vijë me detyrë në Kosovë. Kjo ishte ajo që ai deklaroi në atë takim.
TRE FAKTE/ Pas takimit të fshehtë, me zotin Gajiç, Shefin e Shërbimit Sekret Serb të UDB për Kosovën, Baton Haxhiu i besoi marrjen në mbrojtje të familjes së tij, duke e fshehur në një rezidencë sekrete të UDB në Prizren.
Ndërsa vetë Batonin, në atë kohë 32 vjeç, UDB-ja e fshehu në një rezidencë sekrete në Maqedoni; dhe nëpërmjet propagandës së UDB-së që bënte sikur gjoja po e kërkonte për ta vrarë, sajoji e shpalli në media, vdekjen dhe zhdukjen e tij fizike.
Saktësojmë, se Zoran Stijoviç, Drejtor Operacioneve të UDB në Kosovë, ka qenë mik i ngushtë dhe koleg me Baton Haxhiun, në gazetën studentore serbe “Novi Svet”.(Vijon…)./Pamfleti
Një kompani e sanksionuar minerare, e cila më herët ishte në pronësi të ndërmarrjes së një oligarku ukrainas të dyshuar për tradhti dhe që vazhdon të mbetet në duart e familjes së tij, vazhdon të operojë dhe i paguan miliona taksa Moskës, gjeti një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.
Skemat, njësia hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, po ashtu gjeti se miliarderi dhe ish-deputeti Vadym Novynskiy duket se është vendosur në Kroaci, ku ka regjistruar vendbanimin dhe vitin e kaluar ka blerë një pronë të madhe afër Zagrebit.
Novynskiy, 62 vjeç, dyshohet për tradhti për shkak të aktiviteteve të supozuara në emër të Kishës Ortodokse Ruse, e cila mbështet luftën e Moskës kundër Ukrainës, dhe ai u fut në listën e të kërkuarve pasi një gjykatë në Kiev urdhëroi arrestimin e tij në mungesë në vitin 2025.
Vadym Novynsky dhe metropoliti Pavlo.
Një magnat, pasuria e të cilit nga revista Forbes vlerësohet të jetë 1.2 miliard dollarë, Novynskiy zotëron Smart Holding Group, që kishte në pronësi kompaninë minerare Balaklava Mining Management Company, ose BALAKLAVSKOE RU, nga viti 2006 deri në vitin 2014. Ky ishte viti kur Rusia pushtoi dhe mori kontrollin e Gadishullit ukrainas të Krimesë.
Në vitin 2014, pronësia e BALAKLAVSKOE RU kaloi te Kagerol Holdings Limited, një kompani me seli në Qipro, në pronësi të gjysmëvëllait të Novynskiyt, Ashot Malkhasyan.
Në vitin 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare i Ukrainës vendosi sanksione ndaj kompanisë BALAKLAVSKOE RU, e cila është e specializuar në nxjerrjen dhe përpunimin e gurit gëlqeror dhe gipsit. Në janar të vitit 2023, Byroja Shtetërore e Hetimeve e Ukrainës nisi hetim ndaj kompanisë, nën dyshimet për veprimtari subversive, terrorizëm dhe tradhti të lartë.
Sipas hetuesve ukrainas, BALAKLAVSKOE RU ka furnizuar në mënyrë të vazhdueshme kompani shtetërore ruse me materiale dhe ka qenë po ashtu e përfshirë në disa projekte infrastrukturore shtetërore ruse, përfshirë dy aeroporte dhe një autostradë të madhe në Krimenë e pushtuar, si dhe Parkun Patriot, një park me tematikë ushtarake afër Moskës.
Arka e luftës
Të dhënat nga regjistrat rusë, të verifikuara nga Skemat, tregojnë se kjo ndërmarrje ka paguar më shumë se 2 miliardë rubla (26.7 milionë dollarë) taksa nga viti 2022 deri në vitin 2025. Përveç kësaj, dëshmi nga punonjës dhe raportime të mediave lokale tregojnë se pajisje ushtarake ruse janë riparuar në ambientet e kompanisë BALAKLAVSKOE RU gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, që tashmë është në vitin e tij të pestë.
Një gurore e BALAKLAVSKOE RU në Krime. Njësia hulumtuese Skemat gjeti prova se kompania ka paguar taksa ruse dhe në mënyra të tjera ka mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Në vitin 2024, një anëtar i legjislaturës së vendosur nga Rusia në qytetin e Sevastopolit në Gadishullin e Krimesë, nga partia pro-Kremlinit Rusia e Bashkuar, i cili ishte regjistruar për të luftuar kundër Kievit, publikoi një video-mesazh ku shprehu “një falënderim të veçantë… për faktin që ekipi juaj, së bashku me ndërmarrjen tuaj në tërësi, ofron mbështetje aktive për luftëtarët në zonën e ‘operacionit të posaçëm ushtarak’” – term që përdoret nga shteti rus për luftën e tij kundër Ukrainës.
“Nuk ka pasur asnjë rast kur ushtarët nga vijat e frontit, që u janë drejtuar juve, nuk kanë marrë ndihmë”, tha ai.
Sipas YouControl, një platformë ukrainase për monitorimin e të dhënave të korporatave, Malkhasyan lidhet me Smart Holding si pronar i një prej kompanive nën ombrellën e saj. Kërkesat e Skemave për koment nga Malkhasyan, të dërguara me email dhe përmes aplikacioneve të mesazheve, kanë mbetur pa përgjigje.
Skemat i dërgoi po ashtu Novynskiyt një kërkesë për koment lidhur me aktivitetet e biznesit të Malkhasyanit në Krime dhe nëse ai ka ndonjë ndikim mbi to, si dhe për origjinën e fondeve të përdorura për atë që dokumentet zyrtare dhe raportimet mediale tregojnë se ishte blerja e një shtëpie luksoze në Kroaci në vlerë prej 10.5 milionë eurosh ( apo12.3 milionë dollarë).
Përfaqësuesi ligjor i Novynskiyt, avokati spanjoll Gonzalo Boye, në përgjigje të pyetjeve të dërguara nga Skemat, deklaroi se Novynskiy “është një mbështetës i vendosur i Ukrainës” dhe se “ai prej kohësh i është nënshtruar sanksioneve nga Federata Ruse, gjë që në vetvete përjashton çdo pretendim të bazuar për lidhje të tij të supozuara me entitete ruse”.
Megjithatë, në përgjigje të avokatit nuk u ofrua asnjë provë për pretendimin se Novynskiy aktualisht është nën sanksione ruse. Një dokument i Qeverisë ruse tregon se sanksionet ndaj tij janë hequr në vitin 2020 dhe nuk ka asnjë tregues se ndonjë sanksion tjetër është vendosur që atëherë.
Raportet me Rusinë
Novynskiy, i lindur në Rusi dhe që ka marrë shtetësi ukrainase në vitin 2012, u zgjodh deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2019 si anëtar i Platformës së Opozitës – Për Jetën, një parti e madhe proruse që u ndalua pas pushtimit në shkallë të plotë. Në vitin 2023, shteti konfiskoi pasuri në vlerë mbi 10 miliardë hrivnia (228 milionë dollarë), teksa nisi hetime ndaj tij nën dyshimin se ishte “bashkëpunëtor i një shteti agresor”.
Më pas, ai u vu nën dyshim zyrtar për tradhti për rolin e tij të supozuar si “kurator i Kishës Ortodokse Ruse në Ukrainë” dhe për mospagimin e taksave në vlerë prej 4 miliardë hrivnia (91 milionë dollarë). Në vitin 2025, një gjykatë në Kiev urdhëroi arrestimin e tij në mungesë në lidhje me akuzën për tradhti, dhe më pas ai u vendos në listën e të kërkuarve.
Vadym Novynskiy në Cyrih më 2023.
Në fund të marsit të këtij viti, Novynskiy dha një intervistë për COMPACT-TV të Gjermanisë, ku kritikoi Zelenskyn dhe pretendoi se ishte larguar nga Ukraina pasi ishte paralajmëruar se së shpejti do të ndiqej penalisht.
Ai deklaroi se një oficer i shërbimit të sigurisë ukrainase “më paralajmëroi paraprakisht se ishte dhënë urdhri për t’u larguar, sepse Zelensky kërkon çdo ditë që ne t’ju arrestojmë. Prandaj u detyrova që të largohem jashtë vendit”.
Të pyetur për këtë pretendim, nga Zyra e Zelenskyt thanë për Skemat se: “Ne nuk na intereson shumë çfarë thotë ai”, duke e përshkruar Novynskiyn si “një oligark që… u përpoq ta shndërrojë Ukrainën në Rusi, u diskreditua politikisht dhe u largua, dhe tani po fshihet diku jashtë vendit”.
Në intervistën për median në Gjermani, Novynskiy gjithashtu tha se “kushti më i rëndësishëm për sigurinë e Ukrainës janë raportet miqësore me Rusinë. Çdo gjë tjetër është marrëzi. Nëse Ukraina ka raporte fqinjësore, miqësore dhe strategjike me Rusinë, ne gjithmonë do të kemi siguri”.
Largimi nga Ukraina
Sipas burimeve që kanë qasje në informacionin përkatës dhe që folën për Skemat me kusht anonimiteti, Novynskiy u largua nga Ukraina në qershor të vitit 2022 dhe nuk është kthyer më që atëherë në këtë shtet.
Në intervistën për COMPACT-TV, Novynskiy tha se aktualisht jeton në Evropë, pa e përmendur shtetin se ku saktësisht jeton. Duke analizuar pamjet filmike, njësia hulumtuese Skemat arriti në përfundimin se intervista me të është realizuar në Hotel Bellevue në Opatija, Kroaci.
Në shpalljen për pronën në Sambor, ajo u përshkrua si një nga pronat “më të bukura për banim” në Kroaci.
Dokumentet kroate, që i ka analizuar Radio Evropa e Lirë, tregojnë se ai ka regjistruar vendbanimin në një kompleks apartamentesh në Split, Kroaci, ndërsa informacionet në sistemin kroat të regjistrit të tokës dhe kadastrës tregojnë se ai është bërë pronar i një prone prej gati 7 hektarësh në Samobor, afër kryeqytetit kroat, Zagreb.
Prona përfshin një vilë prej mbi 1.400 metrash katrorë dhe një strukturë më të vogël banimi, si dhe vreshta dhe kopshte, një pishinë, një zonë golfi, disa ndërtesa ndihmëse dhe një bodrum për ruajtjen e verës prej 200 metrash katrorë. Media kroate Jutarnji list raportoi në vitin 2025 se Novynskiy e bleu këtë pronë nga një biznesmen lokal për 10.5 milionë euro (12.3 milionë dollarë).
Një njoftim për shitje të pronës i vitit 2023 e përshkruante atë si “një nga ndërtesat më të bukura të banimit në Kroaci”.
PEC press release (French and Spanish after English)
Geneva, May 1, 2026 (PEC) Since January 1, 27 journalists have been killed worldwide, disclosed the Press Emblem Campaign (PEC) on the eve of World Press Freedom Day on 3 May. The global media safety and rights body lamented that the Israeli government alone was responsible for nearly two-thirds of the victims – 16 out of 27.
“Unfortunately, once again this year on World Press Freedom Day, we must note the lack of progress in protecting journalists and combating impunity,” stated PEC President Blaise Lempen in Geneva.
The serious tensions in the Middle East largely explain why the death toll remains high, following record numbers in 2023, 2024, and 2025. Of the 27 victims recorded in the four months since the start of the year, 17 are linked to the conflict in the Middle East, and 16 were killed by Israeli military forces.
Specifically, 9 journalists were killed in Lebanon, 6 in the Gaza Strip, 1 in Iran, and 1 in Syria.
Outside the Middle East, the PEC recorded 2 victims in Mexico, 2 in Venezuela, 1 in Guatemala (5 in Latin America), 1 in Bangladesh, 1 in Somalia, 1 in the Philippines, 1 in Uganda, and 1 in India.
“It is deeply regrettable that a single government – that of the State of Israel, which is in principle a democracy – is responsible for nearly two-thirds of the victims. This demonstrates an unacceptable lack of respect on the part of Israeli forces for civilian lives and media independence, with in some cases a deliberate intent to target journalists, which constitutes a war crime,” stated Blaise Lempen.
The pretexts put forward by Israel – namely, that the targeted journalists, though clearly identified as members of the press, were affiliated with Hamas or Hezbollah – do not justify their killing if these journalists were not acting as combatants. The PEC regrets that there are no investigations and prosecutions against the perpetrators of these war crimes, a situation of impunity that encourages further violations. The PEC also denounces the continued unacceptable restrictions on international media access to the Gaza Strip.
The PEC deplores the international community’s lack of response – beyond purely formal protests – even though States have adopted numerous resolutions in recent years on the safety of journalists aimed at better combating impunity. It is disheartening to note that there is currently no political will on the part of States to strengthen the protection of journalists in war zones and to better enforce international humanitarian law.
The PEC hopes that the 2026 World Press Freedom Day Conference, “Shaping a Future in Peace,” organized by UNESCO on May 4 and 5 in Lusaka, Zambia, will reaffirm the need to effectively combat the erosion of freedom of expression (link to the Day’s concept note and the UNESCO report: https://www.unesco.org/en/articles/world-press-freedom-day-2026-global-conference-shaping-future-peace ). The key would be to restore the conditions for global peace and dialogue.
Journée de la liberté de la presse 2026 – Globalement 27 journalistes tués depuis le 1er janvier
Un seul gouvernement responsable de près des deux tiers des victimes
Genève, 1er mai 2026 (PEC) Depuis le 1er janvier, 27 journalistes ont été tués dans le monde, a révélé la Presse Embleme Campagne (Press Emblem Campaign, PEC) à l’occasion de la Journée mondiale de la liberté de la presse le 3 mai. L’ONG déplore que le gouvernement israélien soit responsable à lui seul de près des deux tiers des victimes, soit 16 sur 27.
«Malheureusement, cette année encore à l’occasion de la Journée mondiale de la liberté de la presse, nous devons constater l’absence de progrès dans la protection des journalistes et la lutte contre l’impunité», a déclaré à Genève le président de la PEC Blaise Lempen.
Les graves tensions au Moyen-orient expliquent pour une large part un bilan qui reste élevé, après les records enregistrés en 2023, 2024 et 2025. Ainsi, sur les 27 victimes recensées en 4 mois depuis le début de l’année, 17 sont liées au conflit au Moyen-Orient et 16 sont le fait des forces militaires israéliennes.
Dans le détail, 9 journalistes ont été tués au Liban, 6 dans la bande de Gaza, un en Iran, un en Syrie.
En dehors du Moyen-Orient, la PEC a recensé 2 victimes au Mexique, 2 au Venezuela, 1 au Guatemala (soit cinq en Amérique latine), 1 Bangladesh, 1 en Somalie, 1 aux Philippines, 1 en Ouganda et 1 en Inde.
«Il est très regrettable qu’un seul gouvernement, celui de l’État hébreu, en principe une démocratie, soit responsable de près des deux tiers des victimes. Cela démontre de la part des forces israéliennes un manque inacceptable de respect de la vie des civils et de l’indépendance des médias, avec dans certains cas une volonté délibérée de cibler des journalistes, ce qui constitue un crime de guerre», a déclaré Blaise Lempen.
Les prétextes avancés par Israël, à savoir que les journalistes visés, pourtant identifiés clairement comme membres de la presse, étaient affiliés au Hamas ou au Hezbollah, ne justifient pas leur élimination, si ces journalistes n’agissaient pas comme combattants. La PEC regrette qu’il n’y ait pas d’enquêtes et de poursuites contre les auteurs de ces crimes de guerre, une impunité qui encourage de nouvelles violations. La PEC dénonce en outre la poursuite des restrictions inacceptables dans l’accès des médias internationaux à la bande de Gaza.
La PEC déplore l’absence de réaction de la communauté internationale, autres que des protestations de pure forme, alors même que les États ont adopté ces dernières années de nombreuses résolutions sur la sécurité des journalistes destinées à mieux lutter contre l’impunité. Il est désolant de constater qu’il n’y a actuellement aucune volonté politique de la part des États pour renforcer la protection des journalistes dans les zones de guerre et mieux faire respecter le droit international humanitaire.
La PEC espère que la Conférence mondiale de la Journée mondiale de la liberté de la presse 2026, «Façonner un avenir en paix », organisée par l’UNESCO les 4 et 5 mai à Lusaka, en Zambie, réaffirmera la nécessité de lutter efficacement contre le recul de la liberté d’expression (lien avec la note conceptuelle de la Journée et le rapport de l’UNESCO : https://www.unesco.org/fr/articles/journee-mondiale-de-la-liberte-de-la-presse-2026-conference-mondiale-faconner-un-avenir-en-paix). L’essentiel serait de rétablir les conditions de la paix mondiale et du dialogue.
Día Mundial de la Libertad de Prensa 2026 – Desde el 1 de enero, 27 periodistas han sido asesinados en todo el mundo. Un solo gobierno es el responsable de casi dos tercios de las víctimas
Ginebra, 1 de mayo de 2026 (PEC).- Desde el 1 de enero, 27 periodistas han sido asesinados en todo el mundo, reveló la Campaña Emblema de la Prensa (Press Emblem Campaign, PEC, por sus siglas en inglés) con motivo del Día Mundial de la Libertad de Prensa, el 3 de mayo. La ONG lamenta que el gobierno israelí sea el único o responsable de casi dos tercios de las víctimas, es decir, 16 de 27.
“Lamentablemente, un año más, en el Día Mundial de la Libertad de Prensa, debemos reconocer la falta de avances en la protección de los periodistas y la lucha contra la impunidad”, declaró el presidente de la PEC, Blaise Lempen, en Ginebra.
Las graves tensiones en Oriente Medio explican en gran medida el elevado número de víctimas mortales, tras los récords registrados en 2023, 2024 y 2025. De las 27 víctimas registradas en los cuatro meses transcurridos desde principios de año, 17 están vinculadas al conflicto en Oriente Medio y 16 se atribuyen a las fuerzas militares israelíes.
En concreto, nueve periodistas fueron asesinados en el Líbano, seis en la Franja de Gaza, uno en Irán, y uno en Siria.
Fuera de Oriente Medio, el PEC registró dos víctimas en México, dos en Venezuela, una en Guatemala (cinco en América latina), una en Bangladés, una en Somalia, una en Filipinas, una en Uganda, y una en la India.
“Es profundamente lamentable que un solo gobierno, el del Estado de Israel, supuestamente una democracia, sea responsable de casi dos tercios de las víctimas. Esto demuestra una inaceptable falta de respeto por la vida civil y la independencia de los medios de comunicación por parte de las fuerzas israelíes con, en algunos casos, una intención deliberada de atacar a periodistas, lo que constituye un crimen de guerra”, declaró Blaise Lempen.
Los pretextos esgrimidos por Israel – a saber, que los periodistas atacados, claramente identificados como miembros de la prensa, estaban afiliados a Hamás o Hezbolá – no justifican su eliminación si estos periodistas no actuaban como combatientes. La PEC lamenta la falta de investigaciones y enjuiciamientos de los autores de estos crímenes de guerra, una impunidad que fomenta nuevas violaciones. La PEC también denuncia las continuas e inaceptables restricciones al acceso de los medios de comunicación internacionales a la Franja de Gaza.
La PEC deplora la falta de respuesta de la comunidad internacional, más allá de las protestas meramente formales, a pesar de que los Estados han adoptado numerosas resoluciones sobre la seguridad de los periodistas en los últimos años, destinadas a combatir mejor la impunidad. Resulta desalentador constatar la actual falta de voluntad política por parte de los Estados para reforzar la protección de los periodistas en zonas de guerra y para hacer cumplir mejor el derecho internacional
humanitario.
La Campaña Emblema de Prensa (PEC) espera que la Conferencia del Día Mundial de la Libertad de Prensa 2026, “Forjando un futuro de paz”, organizada por la UNESCO los días 4 y 5 de mayo en Lusaka, Zambia, reafirme la necesidad de combatir eficazmente la erosión de la libertad de expresión (enlace a la nota conceptual del Día y al informe de la UNESCO: https://www.unesco.org/es/days/press-freedom). La clave reside en restablecer las condiciones para la paz y el diálogo globales.
Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës Dardane,
kësaj toke të djegur ndër shekuj nga pushtuesit grabitçarë e të larë me gjakë brez pas brezi nga të parët tanë e gjerë tek ne, që përjetuam gjenocidin e fundit nga Sërbia!
Kosova sot gjendet para vendimeve të mëdha historike të sukseseve në arenën ndërkombëtare!
Andaj të mos vonohemi që historinë e suksesit të e deshmojmë vetë ne si shoqëri!
Sot kur ju po dëshmoni për 3 palë zgjedhjet e fundit rreshtë, se ju jeni përcaktuar me shumicë të vullnetit dhe votës suaj se dëshironi të zgjedhni udhëheqës të pa korruptuar dhe jo kriminel.
Duke dëshmuar se ju si shoqëri shumicë kishit hequr dorë nga disa të ashtuquajtur ,,politikanë”, e që në shoqërin tuaj kishin kultivuar krimin dhe korrupsionin!
Atëherë diplomacia e kancelarive të botës filloi lëvizjet e tyre favorizuese dhe pozitive ndaj shoqërisë suaj!
1- Liberalizimi i vizave ndaj qytetarëve të Kosovës nga BE-ja dhe disa shtete të botës!
2- Njohëja e Pavarësisë së Kosovës edhe nga disa shtete të botës që për Kosovën çdo njohëje e secilit shtetë është një përforcim i themeleve të shtetit të Kosovës!
3- Heqja e Fusnotës!
4- Rezoluta e Kongresit të SHBA-ve për anëtarësimin të Kosovës në NATO!
5- Sinjale nga BE-ja për njohëjen e Pavarsisë së Kosovës edhe nga 5 shtetet e BE-së që akoma nuk e kishin njohur Kosovën!
Andaj vazhdoni kështu dhe mos lejoni të u mashtrojnë ata që ishin dëshmi e së keqës së Kosovës dhe dëshmitarë të Sërbisë!
Mos lejoni që mentalitetin tuaj të u gllabërojë propaganda e shpifjes, intrigës mashtrimit dhe manipulimit e atyre që nga varfërimi mental i juaj ata mbushin arkat, bëhen skllavo-pronarët e tokës tuaj, vendit tuaj, e fëmijëve tuaj dhe të ardhmës tuaj!
Mos lejoni që e keqja që ju ishit shkëputur të kthehet dhe bëjë hisetarë të tokës suaj armikun tuaj!
Pra vazhdoni duke u dëshmuar shoqërive të civilizuara të demokracive të botës se edhe ju jani si ata, se edhe juve u takon të jeni në bashkësitë e shoqërive të tyre!
Të jeni të bindur dhe pa asnjë dyshimë se ky vazhdimë i juaj do shpejton shumë shpejtë ditën kur ju do jeni aty ku ju takon të jeni të barabartë me bashkësitë e shoqërive të botës!
Ndrësa e ashtuquajtura opozita shqipëfolëse e Kosovës që i shërben interesave të Sërbisë nga PDK-LDK-AAK janë rreshtuar si aleatë të ngushtë të Sërbisë!
E ashtuquajtura opozitë nga PDK-LDK-AAK është e nxënë duke u shtyrë me inatë me popullin dhe duke ju hakëmarrë atyre me zgjedhje të reja përmes mekanizmave të kapura dhe dirigjuara nga ata, se pse votuan në masë masive për aleancën e VV-Guxo-Alternativa-Demokristianët.
Kësaj shkurtë i thonë hakëmarrje për të tentuar që me lodhje të mospranimit të vullnetit të votës shumicë të tyre të zgjedhin shkuarjen në zgjedhje të reja për të i nënshtruar qytetarët shumicë për të hequr dorë nga vullneti i votës së tyre!
Të ashtuquajturët opozitë e Kosovës nga PDK-LDK-AAK sikur janë gjenetikishtë shërbëtorët e Sërbisë, që qëllimi i tyre ka qenë çdo herë që ato krime ekonomike dhe degjenerimesh të shoqërisë shqipëtare kulturore dhe njerëzore, që Sërbisë i ngelën në gjysmë pa plotësuar, amanetin e tyre e kishin marrë këta dhe po plotësonin në mënyrë perfekte, që as sërbët nuk do dinin dhe nuk do mundeshin të i kryenin!
1- Vrasje apo eliminime fizike të kundërshtarëve politik!
2- Kultivimë të çdo llojë krimi dhe korrupsioni të pislliqeve që ka mbi këtë tokë!
3- Falja e tokave të Kosovës copa copa fqinjëve sllavë kush car të i teket për të marrë, vetëm këtyre të mjerëve dhe të vetëquajturit politikanë të huajt të u japin ndonjë ledhatim, kinse njerëz të mirë para popullit të tyre, pasi nuk po mundë që me veprimet e tyre të u dëshmojnë qytetarëve të tyre se ,,janë njerëz të mirë”!
4- Falje dhe amnisti të krimeve dhe gjenocidit të Sërbisë mbi qytetarët e pambrojtur dhe duarthatë të Kosovës, pa pyetur qytetarët e Kosovës!
5- Vrasje gansterësh të përditëshme mes veti dhe përdhunime fëmijësh!
6- Trafikime mallrash, drogash të ndryshme, qenje njerëzore, emigrantësh dhe të prostitucionit…!
7- Bojkotimë dhe bllokimë të evoluimeve dhe përparimeve të ligjeve dhe demokracisë në vendin tonë!
8- Grabitje dhe uzurpime tokash dhe pasurive mbitokësore dhe nëntokësore të këtij vendi!
9- Dëshmitarë të Sërbisë se Kosova dhe qytetarët e Kosovës nuk dinë të rrojnë të pavarur në ligje dhe rregulla të shoqërive të zhvilluara!
Komentet