(I lutem parlamentit shqiptar, qe ne cdo 8 Mars, te perkujtoje edhe keto nenat tona te internuara, se edhe keto nena jane)
Meqense i perkas shtreses se perndjekur dhe i lindur ne internim, keto vargje ja kushtoj nje nene te internuar, Vathe Habili..
Djalin e madh Hamidin ja vrane komunistet.. I zhdukur pa varr..Ne internim asaj i vdiqen 4 femije te tjere, nga urija dhe semundjet..
Fatmira Habili foshnje
Nexhmije Habili. 3 vjece
Mukades Habili. 9 vjece
Xhevat Habili. 13 vjec
Ne foto:
Nena Vathe me Xhevatin dhe Mukadesin
ERDHA NËNË E PO KTHEHEM QYQE
S’kendon qyqja e as bilbili
Po ku je biro, Hamid Habili
Te vran’ bir , ty djal’ oxhakut
Kamunistat e Lym pezakut
&
Ngjallu bir,…bëje për mua
Mos rri posht’ , hedhur ne prrua
Në ke varr, shqyeje varrin
Se shqiptari, po vret shqiptarin
Në je n’qiell, atje në majë
Zbrit mblidh burrat në Kavajë.
&
Se kamunizma, kjo gangrenë
Na ka mbyllur, në Tepelenë
Në ktë kamp, kamp te flamosur
Na kan sjell’, per t’na shfarosur
&
Bir i nenes, njeher’ s’u ngjalle
Te te qaj, nje mal me halle
Me ka ngri gjaku ndër vena
M’ka marr’ fmijet, Tepelena
&
Tragjedi mbi tragjedira
E para më shkoj Fatmira
Fatmira, por fatkeqe fati
As gjasht’ muaj nuk i pati
Pas saj Nexhi, 3 vjecare
Në dy muaj, plot dy varre
&
Me pas Desi, e bukra e nenes
Dil te dal, i thoshte henes
Po me shkojne lotet gjol
S’na dhan’ as drasa, per arkivol
E vogl’ e nenes, Mukades
E varrosem mbeshtjell’ me thes
&
Biri i nenes, nuk ta them dot
Dhe Xhevati, me iku sot
Me iku, djal’ i paritur
Nga urija, i uritur
Buke ma..me gjysem zë
Buke ma,..dhe su ngrit më
&
Shkova bir, ne Syrja xhelati
Shef, i thashe, me vdiq Xhevati
Në ka vdekur, tha, mir’ ka bërë
Ashtu te vdisni që të tërë
Edhe ti, edhe gjith’ c’ke pjellë
Per te vdekur ju kemi sjellë
Komunist pa shpirt, pa fe
Mbulova djalin, direkt në dhe
&
Hall te rroj, hall te vdes fare
N’internim, lash’ kater varre
Kater varre pa sëndyqe
Erdha nënë, e po kthehem qyqe
Meti Fidani
