VOAL

VOAL

QYTETARI DHE KOHA MODERNE… – Nga FRAN GJOKA

October 7, 2020

Komentet

44 vjetori i shembjes së Bashkisë – Këta janë vrasësit e Tiranës – Nga ALBA KEPI

Këtë pranverë mbushen 44 vite nga shembja e një prej godinave më të bukura të Tiranës.

Projektuar nga arkitekti italian Florestano Di Fausto.

U shemb një natë pranvere 1980, tipike e dhunimit, shkatërrimit, genocidit që regjimi diktatorial dje e sot ka bërë e bën me qytetin.

U shemb për të ngritur Muzeun e Arritjeve Socialist-Komuniste me mozaikun e simbolit komunist në fasadë e heroin revolucionar të një një shteti diktatorial që hante bar.

Sot godina e Bashkisë së Tiranës bashkë me Sahatin simbolin më të identifikues të qytetin janë vënë nën prangat e kullave të betonit që po i shkatërrojnë themelat e ia kanë zhdukur vlerat.

Lajmi i hamendësuar është se nuk dihet se c’do ndodh me këto dy simbole historike të qytetit.

Lajmi i konfirmuar është se Bashkia e Tiranës është klienti i një studio arkitekture spanjolle me bazë në Hollandë që ka projektuar godinën e re të Bashkisë së Tiranës.

Do ketë sipërfaqe godine 15916 ㎡ e sipërfaqe bruto 71425 ㎡ për të rehatuar të paktën 1380 punonjësit e saj.

Do ketë shatrivanin Bovilla, malin Tujani, forma artificiale të territorit natyral të Tiranës.

Është politika e hajdutëve që vjedhin origjinalen për ta zëvendësuar me falsen, është sistemi i mafiozëve që për të larë gjynahet e krimeve, falen në kisha pêr t’iu shpëtuar mallkimit të Zotit.

Është politika e falsifikuesve të historisë që sajojnë simbole e mohojnë trashëgiminë.

Thuhet se ka pasur një garë që fitues ka zgjedhur këtë studio, në ngarkim dhe ndërtimin e Muzeut Kombëtar, Muzeun e Qëndrën Kulturore të Durrësi, Muzeun e Shkodrës, Muzeun etnografik të Gjirokastrës etj etj.

Thuhet se ka një arkitekt lokal shqiptar, thuhet se ka një arkitekt trashëgimie kultorore si dhe ekspertë inxhinierë, ekonomistë e kontrollues po lokalë

Thuhet… e thonë dokumentet.

E do ketë sigurisht kompsni ndërtuese që do e zbatojnë.

Qyteti është një gjëndje shpirtërore, e fortë si dashuria e si jeta.

Mbrojtja, vlerësimi, njohja, aftësia për t’i dal zot frymëzohet nga kultura e rritjes, nga formimi e edukimi, forcohet nga amaneti i familjes, nga integriteti i modelit qytetar që nuk bën kompromis me flamujt politikë e as me interesat e grupeve pisanjosë që kanë pushtuar qytetin.

E pra lajmi është se Tirana do ketë një bashki të re. Se cdo të ndodhë me të vjetrën nuk dihet.

Ose e dinë fare mirë këta pisanjosët e grupinteresave me aspiratë deputetin 2025.

Sot janë 44 vite nga shembja gjatë natës e Bashkisë së Tiranë.

Përfundoi së ndërtuar më 1 shtator 1930, në kohë kur qyteti qeverisej nga djali i saj Ramazan Jella, bir i një familje pronarësh tironas, i diplomuar në Kembrixh, themelues i Federatës Shqiptare të Futbollit, i pranishëm në Konferencës e Paqes në Paris, delegat në Kongresin e Lushnjës, njohës i 5 gjuhëve të huaja, patriot tironas, intelektual shqiptar, deputet në Parlamentin e Shqipërisë, Prefekt i Gjirokastrës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, nënprefekt i Korçës dhe më pas prefekt i Tiranës,

Këta ishin burrat që drejtonin Tiranën, Shqiëprinë, kombin, më ‘900.

Më 1930 u zgjodh Kryetari i 10 i bashkisë së Tiranës e gjatë 3 vjecarit të qeverisjes së tij, u ngritën shkolla amerikane “Harry Fultz”; spitali i ri i qytetit, me 300 shtretër, ndër më të mëdhenjtë e epokës në Ballkan, Ambasada Amerikane, godinat më të rëndësishme institucionale të qytetit mes të cilave Bashkia.

Themelues i kampionatit shqiptar të futbollit, themelues i sportit të atlentikës,

Më 1945 hienat komuniste e arrestuan si nëpunës si punonjës i Mbretërisë. Dy vite më vonë ndërron jetë nga torturat komuniste në dhomat e paraburgimit në Durrës. Vite më vonë të njëjtin fat pësoi djali i tij.

Natën ashtu sic bënë në masskrën e Tiranës së vjeshtës së 1944 duke vrarë qytetarêt antikomunistë, natën sic pushkatuan patriotët e këtij qyteti, natën sic arrestuan profesionistë, artistë, shkrimtarët, intelektualë të mendimit të idealeve të kombit, të demokracisë e bashkimit të shqiptarizmit, natën sic bënin duke grabit prona private e pasuri,natën sic shëmbën teatrin, natën si shkatërruan xhamitë, kishat, natën sic pushtuarn bregdet e pasuri kombëtare për xhepat e tyre, natën sic ngritën kullat kundër simboleve identitare të Tiranës, natën sic krijojnë kompani lavatrice kokaine e fondesh puvlike, natën sic pjesatojnë interesat me drejtorë, ish drejtorë, ministra, ish ministra, shefa juridikë, ish shefa juridikë, natën si vjedhin fonde e para publike, natën sic ndajnë detyrat për të censuruar e lincuar cdo zë opozitarë, ashtu natën shembën godinën e parë të Bashkisë së Tiranës.

Tirana drejtohet dikur nga bijtë e saj, sot nga armiqtë e saj.

Ata të 1944 deri 1990 ishin shkatërruesit e qytetit

Këta sot janë vrasësit e Tiranës!

Ramazan Jella

Sheshi Skënderbe 1930

BIRN: ‘Diti i FRESH-it të bën me pronë’ – Skema e zhvatjes së 448 mijë m2 tokë shtetërore në Durrës

Ish-drejtuesi i FRESSH në Durrës, Ardit Kërtusha akuzohet nga Prokuroria e Durrësit si strumbullari i një skeme masive të tjerësimit të pronave publike me vlerë qindramijë euro, me ndihmën e zyrtarëve të Kadastrës dhe personave të tjerë.

Në vitin 2018, një ish-punëtor ferme i quajtur Lirim Xhameta u kontaktua nga një person me emrin Diti, i cili i premtoi se do t’ia bënte ai dokumentat për të përfituar 3 mijë metra katrorë tokë në Spitallë në periferi të Durrësit.

Muaj më vonë, personi që identifikohet si Diti në një vendim për caktim mase sigurie të Gjykatës së Durrësit, e adresoi Xhametën në një zyrë noterie, pasi më parë i dha të firmoste një akt të bardhë për marrje toke në pronësi.

Në zyrën e noterisë, Xhameta, bashkëshortja e tij dhe i biri firmosën një akt përfaqësimi në emër të një personi që nuk e njihnin dhe morën në këmbim 200 mijë lekë nga Diti.

E vënë në lëvizje në vitin 2023 nga një denoncues, Prokuroria e Durrësit gjeti se përmes falsifikimit të akteve të Kadastrës, Xhametës i ishin kaluar në fakt 75 mijë metra katrorë tokë, të cilat edhe pse ai nuk e dinte se ku ndodheshin, ishin tjetërsuar dhe shitur për 17 milionë lekë.

“Deri në këtë fazë të hetimit, nga kryerja e veprimeve hetimore në dinamikë, ndër të tjera ka rezultuar se pasuria e regjistruar në ASHK fillimisht në emër të shtetasit Lirim Xhameta me një sipërfaqe prej 75,000 m2 dhe më pas e ndarë dhe tjetërsuar është përfituar në mënyrë tërësisht  joligjore”, thuhet në kërkesën për masë sigurimi e cila disponohet nga BIRN.

Image

E njëjta skemë është përsëritur edhe për një sipërfaqe të dytë prej 76 mijë metrash katrorë, e regjistruar fillimisht në emër të të ndjerit Dilaver Taulla. Edhe pse Taulla kishte vdekur në vitin 2003, toka kaloi në pronësinë e tij në vitin 2010 dhe trashëgimtarët e tij u vunë në dijeni në vitin 2010.

Skema e tjetërsimit të pronave shtetërore në Spitallë të Durrësit është edhe më e gjerë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, 448.000 m2 tokë u zhvatën dhe u tjetërsuan përmes mashtrimit, falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës nga zyrtarët shtetërorë.

Prokuroria e Durrësit akuzon për këtë skemë masive të fasifikimit me tokat Ardit Kërtushën, një ish-drejtues i Forumit Rinor të Partisë Socialiste dhe ish-punonjës i OSHEE në atë kohë, Leonard Kadrimin, ish- zv.drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe 14 persona të tjerë.

Kërtusha u arrestua të premten me akuzat e “Mashtrimit” dhe “Pastrimit të parave”, sëbashku me Leonard Kadrimin që akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Lirim Xhameta, 58 vjeç, Dashnor Taulla, 61 vjeç dhe Gjovalin Ndocin, 44 vjeç akuzohen gjithashtu për pastrim të parave.  Dy persona të tjerë, juristi i ASHK-së Durrës, Mikel Zaho, 46 vjeç, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe Krenar Karati, 65 vjeç janë shpallur në kërkim. Ndaj 9 personave të tjerë, përfshi familjarë të përfituesve të arrestuar dhe zyrtarë të ASHK-së është marrë masa detyrim paraqitjeje.

Skema e tjetërsimit

Në shkurt 2023, një denoncues u paraqit para prokurorit Pali Deçolli në Durrës dhe kallëzoi se një sipërfaqe toke, për të cilën ai dhe të afërm të tij pretendojnë pronësinë dhe për të cilën ndodhen në proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë, ishte rrethuar me mure betoni nga persona të panjohur.

Prona sipas denoncuesit ndodhej në Spitallë, por ai nuk e dinte se kush ishte zaptuesi. E vënë në lëvizje pas këtij denoncimi prokuroria gjeti se prona ishte shitur dy herë dhe i kishte kaluar një kompanie që kishte bërë rrethimin dhe shtrimin e saj me çakull.

Por hetimet gjetën se procedurat e regjistrimit të kësaj prone në emër të Lirim Xhametës ishin të paligjshme, ashtu si dhe pasuria në emër të të ndjerit Dilaver Taulla.

Prokuroria zbuloi nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe marrja në pyetje e personave të përfshirë se fillimisht pronat ishin regjistruar në emër të Xhametës dhe Taullës dhe përmes falsifikimit të dokumentave ishin përfshirë në regjistrat kadastralë në vitin 2010. Drejtuesi i kadastrës në atë kohë dhe një punonjëse, emri i të cilës përdoret ne praktika, mohuan që t’i kishin nënshkruar aktet.

Vetë prokuroria gjeti se në fakt këto akte ishin futur në regjistra përmes shënimeve me dorë vetëm në vitin 2019.

Prokuroria nuk diferencon rolet që personat e arrestuar dhe akuzuar kanë luajtur, por Kërtusha duket se është nyja lidhëse. Emri i tij përmendet nga Xhameta si “Diti” dhe po ashtu edhe nga Dashnor Taulla, trashëgimtar i Dilaver Taullës, si personi që premtonte të rregullonte dokumentet për tokë.

“Më pas janë takuar Dashnori dhe Krenari me shtetasin Ardit Kërtusha dhe ky i fundit i ka marrë përsipër që t’i rregullonte tokë, pasi sipas Arditit, i takonte sipas ligjit. Arditi i ka kërkuar kartat e identitetit të tij dhe të vëllezërve dhe motrave duke i thënë se ‘ju takonin të gjithëve”, citohet në dosje Dashnor Taulla, i cili thotë se u përfshi në këtë histori në vitin 2019 sëbashku me Krenar Karatin, që i kishte premtuar se njihte dikë që mund t’i rregullonte tokën.

Në këtë kohë, Kërtusha ishte drejtues i FRESSH-it të Partisë Socialiste të Durrësit, mbante një post drejtues në OSHEE-në lokale dhe po ashtu kishte kandiduar për t’u punësuar si regjistrues në kadastër, por ishte skualifikuar për shkak të mungesës së eksperiencës.  Në vitin 2020, ai garoi për t’u zgjedhur si kryetar i Partisë Socialiste në Durrës, por më pas u tërhoq nga gara.

Në profilin e tij në Facebook, Kërtusha akuzoi ish-kryebashkiakun Vangjush Dako për ndërhyrje në garë dhe akuzon se rivali i tij që fitoi zgjedhjet ishte marionetë e Dakos. Pas tërheqjes nga gara, Kërtusha mbështeti opozitën në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa në vitin 2022 mbeti i plagosur në një atentat.

I pyetur nga prokuroria për tjetërsimin e pronës, Kërtusha që njihet publikisht edhe si lektor në Universitetin e Durrësit, ka mohuar çdo dijeni.

“Është pyetur në lidhje me këto fakte, shtetasi Ardit Kërtusha, i cili ka deklaruar se nuk i njeh pjesëtarët e familjes Taulla dhe nuk ka asnjë lloj dijenie në lidhje me përfitimin prej tyre të sipërfaqes prej 76,000 m2,” citohet ai nga prokuroria.

Nga ana e tyre, Xhameta dhe Dashnor Taulla kanë mohuar të kenë përfituar nga transaksionet e kryera. Xhameta thotë se mori vetëm 200 mijë lekë, por nuk e pa asnjëherë pronën që iu kalua dhe që ai mendonte se ishte 3 mijë metra. Taulla nga ana e tij mohon të ketë dijeni që iu kalua në pronësi tokë dhe shtoi se në një përballje me Kërtushën, ky i fundit e kishte mohuar të kishin një marrëveshje.

Megjithatë, sipas prokurorisë ata kanë përfituar nga transaksionet e mëpasshme. Hetimet gjetën se si Xhameta ashtu edhe Taulla nënshkruan akte noteriale dhe i dhanë tagra përfaqësimi personave të tretë. Xhameta ia kaloi tagrat Gjovalin Ndocit, të cilit thotë se nuk e ka takuar kurrë. Ky i fundit sipas prokurorisë e shiti tokën në parcela te palë të treta për 17 milionë lekë. Po ashtu ai është një nga personat që aplikoi për ndryshimet në zërat kadastralë.

Ndoci ka dëshmuar se ai u përfshi në këtë histori me premtimin që të bënte para nga shit-blerja e pronave, prej një punonjësi të OSHEE-së, i identifikuar si i ndjeri Henkel Q. Ai tha se Henkel Q., e kishte njohur kur ai “punonte pranë OSHEE dhe në disa takime partiake”.

Prokuroria thotë se toka e tjetërsuar në këtë mënyrë u rivlerësua me ndihmë të akteve të falsifikuara për të shmangur taksat me vlerë disa herë më të lartë. Prokuroria gjeti se parcelat që i kaluan Xhametës u vlerësuan 279 milionë lekë. Veprimet kadastrale dhe aktet e rivlerësimit u kryen për dy ditë nga zëvendës drejtori i Kadastrës së Durrësit Leo Kadrimi, juristi Mikel Zaho dhe vartës të Kadrimit. Sipas prokurorisë, punonjës të kadastrës përfshi edhe drejtuesin e kohës, u shmangën nga procesi i kontrollit të regjistrimit.

Ndryshe nga rasti i Xhametës, Dashnor Taulla dhe të afërmit e tij që pretendohet se e trashëguan pronën nga i ndjeri Dilaver Taulla, ia kaluan tagrat e përfaqësimit Oliver Xhamuçës dhe toka u kaloi të tretëve përmes akteve të dhurimit.

Prokuroria thotë se edhe pse u bë dhurim, toka iu nënshtrua një rivlerësimi të falsifikuar që mundësonte shmangien e detyrimeve tatimore. “Në vijim të veprimeve krejtësisht joligjore e me qëllim përforcimin e titullit të pronësisë, tjetërsimin e saj dhe përfitimin e vlerave monetare që do të vinin pas tjetërsimit së saj në vijim (si dhe ka ndodhur, pavarësisht se është bërë me dhurim), autorët e veprave penale kanë vijuar në plotësimin e 4 referencave rivlerësimi tërësisht të falsifikuara”, thuhet në kërkesën për masë sigurimi. Toka në këtë rast u rivlerësua 273 milionë lekë.

Prokuroria thotë se aktet e ndërmarra dhe personat e përfshirë tregojnë për një skemë identike.

“Pra, i gjithë mekanizmi i kryerjes së veprave penale si në rastin e parë të përfitimit të sipërfaqes prej 75,000 m2 shtetasit Lirim Xhameta, ashtu dhe në rastin e dytë të përfitimit të sipërfaqes prej 76,000 m2 të shtetasit të ndjerë Dilaver Taulla është identik dhe ka dyshime të arsyeshme që të jenë të njëjtët autorë”, thuhet në kërkesë për masë sigurimi.

Si në skemën e parë edhe në të dytën, përfituesit e pronës dhe personi që mori tagrat për t’i përfaqësuar thonë se nuk e njohin njëri tjetrin, por të dy palët pretendojnë se u përfshinë në skemë nga Kërtusha.

“Shtetasi Oliver ka deklaruar se nuk njeh asnjë nga pjesëtarët e familjes Taulla, por kujton se në vitin 2019 shtetasi me emrin Ardit Kërtusha me të cilin kishte njohje i ka thënë që të shkonte tek Zyra Noteriale e J.B që të firmoste disa dokumente, pasi Arditi do të përfitonte një sasi toke duke i premtuar se pasi t’i shiste do t’i jepte një sasi parash,” thuhet në dosje.

Xhamuça madje ka këmbëngulur të takojë Ardit Kërtushën pas marrjes në pyetje në prokurori dhe pretendon se pasi e takoi, Kërtusha i kishte premtuar që gjithçka do të sqarohej prej tij.

Në këtë rast të dytë, toka është tjetërsuar përmes akteve të dhurimit nga Dashnor Taulla dhe të tjerë, te persona të tretë. Por prokuroria thotë se Taulla ka marrë sipas dëshmive 60 mijë euro dhe aktet e dhurimit ishin vetëm një formë e zgjedhur për të shmangur detyrimet. “Ai më ka thënë që të rrija pa merak pasi do ta zgjidhte ai këtë punë dhe pas kësaj nuk e kam takuar më”, citohet Xhamuça nga prokuroria.

Veprimet e regjistrimit në kadastër u kryen po nga të njëjtët zyrtarë sipas prokurorisë. Nga këta, ish- zv. drejtori Kadrimi, i cili u arrestua, ka dëshmuar se nuk kishte dijeni për skemën. Ai ia ka kaluar përgjegjësinë vartësve, duke pretenduar se ai vetë nuk verifikonte origjinën e pronës apo të  dokumenteve.

Akuzat

Prokuroria thotë në kërkesën për masë sigurie se Lirim Xhameta, bashkëshortja e tij dhe i biri, kanë qenë me dijeni pjesë e kësaj skeme dhe se ndryshe nga sa pretendojnë, kanë përfituar më shumë se 200 mijë lekë. Sipas prokurorisë, ata ishin në dijeni të plotë se nuk kishin pronë, por bashkëpunuan për të kryer tjetërsimin e tokës shtetërore.

Të njëjtën gjë vë në dukje prokuroria edhe për përfaqësuesit  në këto transaksione, Gjovalin Ndoci dhe Oliver Xhamuça.

Madje Ndoci sipas prokurorisë, në përpjekje për t’ia ngecur fajin një personi të vdekur, ka cënuar edhe normat morale të shoqërisë.

“Vetë fakti që ky shtetas më vonë, të paktën për njërën nga këto pasuri ka kryer veprime blerje e shitje tregon se është ai vetë në bashkëpunim me persona të tjerë të fshehur nga vetë ai, autorë në tjetërsimin e pronave për të cilat ai jo vetëm nuk kishte asnjë tagër të qartë dhe ligjor, por veprimi I tij ka qenë për të fshehja dhe mbulimi I origjinës së kësaj pasurie”, shprehet prokuroria në dosje.

Xhamuça “lehtësohet”, pasi prokuroria duket e ka besuar pretendimin e tij se ai nuk kishte lexuar aktet noteriale. Megjithatë, prokuroria pretendon se ai dhe Ndoci kanë ndihmuar me dashje shtetasin Ardit Kërtusha dhe bashkëpunëtorët e tij që të përfitojnë vlera monetare.

Ndërkohë, punonjësit e ASHK Durrës, Leonard Kadrimi si zv/drejtor dhe juristët Aida Kila dhe Mikel Zaho me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë, sipas prokurorisë, si pasojë “fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive”.

Prokuroria thotë se nga hetimi rezultoi se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK-së nga kontrolli i praktikave të paligjshme.

“Me veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përkisnin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë”, thuhet në dosje.

Kompania SHELL konfirmon zyrtarisht tërheqjen, Rama: Shpiragu do na bëjë vend të pasur

Nafta e Shpiragut e cila do ta bënte Shqipërinë vend të pasur ka rezultuar një bllof i madh. Kompania SHELL ka  konfirmuar zyrtarisht dështimin e kërkimeve për naftë në Shpirag duke paralajmëruar tërheqjen e saj nga ky vendburim. Për muaj me radhë Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku ofruan me dhjetëra shfaqje propagandistike ku flisnin për impaktin e madh që do kishin në ekonominë e vendit miliardat imagjinare që do vinin nga nafta e Shpiragut.

Nga SYRI TV

Gjiganti ndërkombëtar i hidrokarbureve, SHELL, ka konfirmuar zyrtarisht dështimin e kërkimeve për naftë në Shpirag duke paralajmëruar tërheqjen e saj nga ky vendburim. Lajmi u publikua një ditë më parë nga gazetari Klodian Tomori në Kapitali.al. Në raportin e rezultateve për tremujorin e parë të këtij viti, kompania raporton se do të fshijë nga regjistrat e saj mbi 600 milionë dollarë shpenzime kërkimi, kryesisht në Shqipëri.

“Për tremujorin e parë, fshirjet e kërkimit të puseve pritet të jenë 0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri,” deklaroi kompania në përditësimin e rezultateve financiare për tremujorin e parë të vitit, .

Kompanitë e naftës shpenzojnë miliarda dollarë për kërkimin e vendburimeve të reja por kur kërkimet dështojnë ose puset rezultojnë të paleverdishme, kompanitë i fshijnë ato nga regjistrat e tyre kontabël.

Verën e vitit të kaluar, Edi Rama dhe Belinda Balluku dolën përpara kamerave për t’u dhënë shqiptarëve një nga lajmet më të mëdha të shekullit. Atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur.

Rama shfrenoi fantazinë duke thënë se cilësia e naftës së Shpiragut është e krahasueshme me atë të Arabisë saudite. Detyra për ngritjen e fondit sovran i cili do të administronte miliardat imagjinare nga nafta e Shpiragut iu ngarkua Belinda Ballukut. Në disa shfaqje propagandistike për këtë çështje, numri 2 I qeverisë fliste për të ardhura mbi 500 milion euro në vit.

Por përrallat me naftën e Shpiragut mbaruan brenda pak muajsh. Në shkurt të këtij viti kishte raporte sipas të cilave zbulimi I naftës në Shpirag po shkonte drejt dështimit dhe tashmë ky lajm është zyrtar dhe i pranuar nga vetë SHELL.

VIDEO: Nuk e fsheh pasurinë, dje iu arrestua bashkëshorti, zyrtarja Jola Hysaj tregon luksin në shtëpi

Këtë të premte, në prangat e policisë ka rënë ish-zv. drejtori i Kadastrës në Durrës, Leonard Kadrimi, i akuzuar se bashkë me disa persona të tjerë, kanë tjetërsuar një tokë me sipërfaqe 448 mijë metër katrorë.

Kadrimi është bashkëshorti i Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me publikun ne PD-në e Berishës.

Kjo e fundit, vetëm dy vite më parë, në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në TV Klan, tregonte luksin e saj të çmendur, që të kujton videon e famshme të Monika Kryemadhit me Sonila Meçon.

Video që më pas u zhduk nga interneti./dita

RAI, gazetarët italianë në protestë: ‘Shërbimi publik, jo megafon i qeverisë’

Gazetarët e televizionit shtetëror italian RAI, janë rebeluar ndaj një vendimi sipas të cilit përfaqësuesit e qeverisë mund të flasin në emisione pa kufizime kohe dhe pa pyetje të kryqëzuara nga gazetarët.

Nga SYRI TV

Në fund të edicioneve informative të RAI – Tg1, Tg2 dhe Tg3 – gazetarët lexuan drejtpërdrejt deklaratën e Sindikatës së gazetarëve të televizionit shtetëror kundër dritës jeshile që Komisioni Mbikëqyrës i hapi këtij rregulli të ri. Në deklaratë denoncohet tentativa për ta kthyer televizionin publik në megafon të qeverisë.

“Shumica e qeverisë ka vendosur të transformojë RAI-n në megafonin e vet. Këtë e bëri përmes Komisionit Mbikëqyrës i cili miratoi një rregull që lejon përfaqësuesit e qeverisë të flasin në emisione pa kufizime kohore dhe pa pyetje të kryqëzuara.  Jo vetëm kaq, Raineës24 do të duhet të transmetojë tubimet politike në tërësi, pa asnjë ndërmjetësim gazetaresk, të paraprirë vetëm nga një akronim.

Kjo nuk është ideja jonë për një shërbim publik, ku në qendër të jetë puna e gazetarëve të cilët pyetjet, edhe të pakëndshme, verifikojnë atë që thuhet, apo vënë në dukje mospërputhjet. Për këtë arsye të nderuar shikues, ju njoftojmë se jemi të gatshëm të mobilizojmë për t’ju garantuar informacion të pavarur, të balancuar dhe plural.”

Revolta e gazetarëve të Rai është në kontrast të plotë me televizionin publik shqiptar, i cili edhe pse financohet nga taksat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, është vënë në shërbim të plotë të qeverisë së Kryeministrit Rama.

Image

Kush vrau në Moskë- Nga JANUSZ BUGAJSKI

Botuar në DITA

Masakra terroriste e mbi 140 civilëve në një sallë koncertesh në Moskë do të ketë ndikimin katalizues për konflikte më të mëdha në shoqërinë ruse. Masakra ka nxjerrë në pah dy prej dobësive të shumta të strukturës së shtetit rus: 1) se forcat e sigurisë nuk janë të besueshme dhe 2) se ka potencial për dhunë të përhapur ndëretnike dhe ndërfetare.

Pavarësisht pretendimeve të ISIS-Korasan – një degë e rrjetit terrorist të Shtetit Islamik – se përgjegjësia për masakrën e Moskës nga katër shtetas Taxhik i takonte asaj, Kremlini, thuajse menjëherë, bëri përgjegjëse Ukrainën.

Por, gjithnjë e më shumë, provat po tregojnë se bëhet fjalë për një operacion të brendshëm nga elementë të forcave të sigurisë së Rusisë, të cilët mund të kenë paguar personat e armatosur, çfarë edhe hedh dritë mbi lidhjet e errëta midis Moskës dhe ISIS. Si një operacion tipik i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, qëllimi ishte të zemëronte opininin publik me Ukrainën dhe Perëndimin dhe t’i jepte Putinit shansin të shpallë një mobilizim më përfshirës.

Një provokim i ngjashëm u krye nga Shërbimi Federal i Sigurisë në shtator të 1999-ës. Asokohe, tre ndërtesa banimi u hodhën në erë dhe kjo rezultoi në vdekjen e 300 civilë. Shpërthimi i katërt mbeti në tentativë, pasi u pengua nga banorët e zonës që pikasën operativë të sigurisë tek vendosnin eksploziv me pretendimin se po simulonin një sulm terrorist.

Masakra civile në fjalë paten një ndikim vendimtar për sa i përket promovimit të Putinit si mbrojtës i Rusisë dhe justifikimit të luftës gjenocidale kundër Çeçenisë së pavarur.

Masakra e fundit në Moskë u menaxhua edhe me më pak kompetencë sesa bombardimet e vitit 1999, veçanërisht sepse kamerat dixhitale tani janë gjerësisht të disponueshme. Midis provave të grumbulluara për bashkëpunimin e Shërbimit Federal të Sigurisë gjenden një grup i vogël burrash me pulovra blu që mbyllin dyert e emergjencës në sallën e koncerteve, prania e munguar e policisë, si dhe reagimi i ngadaltë i forcave të sigurisë për të hyrë në këtë godinë.

Kjo do të rezultojë në mungesë besimi të shtuar ndaj forcave të sigurisë, të cilat ose nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të mbrojnë qytetarët, se kjo do të çonte në beteja për pushtet në mesin e elitës politike.

Një tjetër kërcënim që i kanoset regjimit është se dhuna terroriste do të rrisë ksenofobinë etno-ruse dhe do të çojë në konflikte ndëretnike dhe ndërfetare. Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, tashmë, ka paralajmëruar një kundërpërgjigje ndaj myslimanëve në Rusi, çfarë mund të provokojë edhe konflikte të hapura. Ai, gjithashtu, u zotua se do të luftonte kundër nacionalizmin rus dhe nuk mohoi mundësinë e vetëmbrojtjes së dhunshme.

Përfaqësuesit e popullsisë myslimane në Rusi kanë dhënë alarmin se sulmi terrorist mund të rezultojë në përshkallëzimin e dhunës kundër komuniteteve fetare jo-ortodokse dhe etnive jo-ruse. Vendi ka mes 14 dhe 20 milionë myslimanë, të cilët përbëjnë deri në 15% të popullsisë, ndërsa shifra totale e shtetasve me etni jo-ruse i kalon 30 milionë.

Represioni shtetëror ka shënjestruar në mënyrë disproporcionale myslimanët dhe kjo mund të shkaktojë dhunë në Kaukazin e Veriut dhe republikat e tjera me shumicë jo-ruse. Ka të dhëna se rezistenca e armatosur po rritet sërish. Në fillim të marsit, shërbimet ruse të sigurisë vranë gjashtë kryengritës të armatosur në Ingusheti. Sulmet ndaj popullsisë të Kaukazit do të shtonin, më tej, rebelimet, si dhe do të nxisnin ripërtëritjen e islamizmit të dhunshëm.

Në Rusi, gjithashtu, gjenden me miliona punëtorë emigrantë, që vijnë nga Azia Qendrore. Ata do jenë viktimë e akteve për shpagim, madje edhe e dëbimeve të drejtpërdrejta. Duke transmetuar torturën policore ndaj të dyshuarve për terrorizëm, Moska, gjithashtu, po nxit një ofensivë ndërkombëtare e më përfshirëse xhihadiste kundër shtetit rus.

ISIS-K, që pretendon se është duke krijuar një kalifat në mbarë Azinë Qendrore, tashmë ka publikuar edhe një video ku paralajmëron për bombardime të mëtejshme. Ai e cilësoi Rusinë si një shtet që “shtyp myslimanët”, prandaj po planifikon të zgjerojë aktivitetin e vet për të çliruar “kukullat e Perandorisë Ruse”.

Trazirat e brendshme të Rusisë janë nxitur edhe nga pushtimi ushtarak i forcave të pavarura ruse. Ushtria e Ukrainës ka përfshirë luftëtarë të huaj, disa prej të cilëve janë të organizuar si njësi të veçanta kombëtare, duke përfshirë batalione ruse dhe çeçene. Legjioni i Lirisë së Rusisë, Korpusi Vullnetar Rus dhe Batalioni Siberian kanë rekrutuar rusë të pakënaqur, të cilët janë të gatshëm të luftojnë për Ukrainën dhe kundër regjimit të Putinit. Disa njësi kanë depërtuar me sukses në Federatën Ruse dhe kanë shtënë në dorë ose kanë bombarduar disa qytete në rajonet Belgorod dhe Kursk.

Qëllimi kryesor i luftëtarëve rusë në krah të Ukrainës është të çlirojnë një pjesë të territorit të Rusisë dhe të sfidojnë qëndrimin e Putinit në pushtet. Sa më gjatë këto sulme të vazhdojnë me njëfarë suksesi, aq më e madhe është mundësia që njësitë ruse të bëjnë kryengritje dhe t’i bashkohen legjioneve revolucionare. Kjo mund të shkaktojë edhe një reaksion zinxhir brenda ushtrisë dhe madje të vërë në provë besnikërinë e komandantëve të lartë rusë. Revolta e Prigozhin në qershor të 2023-it mund të jetë një pararendës i kryengritjeve të brendshme më serioze.

Qytetarët e Rusisë do të ndjehen gjithnjë e më të frikësuar, pasi megjithë aparatin masiv represiv shtetëror, shteti nuk mundet t’iu garantojë sigurinë. Dhe me përhapjen e luftës në Rusi si dhe numrit në rritje të sulmeve të dronëve ukrainas, të cilët mpakin infrastrukturën energjetike të vendit, vendi do të rrokulliset në krizë.

https://gazetadita.al/kush-vrau-ne-moske/

Sinqeriteti i zonjës Xhaçka!- Nga IRENA BEQIRAJ

Rrjeti ishte mbushur me një sekuencë të intervistës së deputetes Xhaçka, në të cilën ajo shprehej se “plazhi i është dhënë bashkëshortit të saj kundrejt tarifës, me qëllimin që të mos vijnë ata nga mali edhe të ngulin çadrën, pasi investimi ka qëllimin ekselent të ofrojë turizëm cilësor”! Sinqeriteti i Oltës është çarmatosës. Me fjalinë e mësipërme, ajo ka konfirmuar se qeveria socialiste me vizionin e saj ka varrosur dhimbshëm njëherë e mirë axhendën progresive socialiste, e cila ka në themel “mirëqenien e banorit lokal nga mali”.

Turizmi që duhet të zhvillonin socialistët, duhet të ishte mjeti për rritjen e mirëqenies pikërisht “të banorit lokal nga mali” edhe jo të ushqente kaq hapur plagën e diskriminimit, fanatizmit dhe përjashtimin. Ne si vend mund të përparojmë vetëm nëse ka prosperitet të përbashkët.

Unë nuk jam e majtë denbabaden e nuk vij nga një familje socialiste si zonja Xhaçka. Unë jam e majtë, sepse jam ekonomiste. Në ekonomi mësova se për të përcaktuar qëllimet e së ardhmes, duhet të studiojmë të tashmen në dritën e së shkuarës edhe se asnjë pjesë e natyrës së njeriut ose e institucioneve të ndërtuara prej tij nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes sonë kur hartojmë politikat ekonomike. Edhe ishin pikërisht studimet në ekonomi, ato që më bindën se ideologjia, ku investitori strategjik përpiqet të fitojë më shumë, edhe duke mos lejuar “vendaliun nga mali” të vendosë çadrën ishte e gabuar; besimi pothuajse fetar në fuqinë e investimeve të ekselencës, siç e quajti deputetja investimin e bashkëshortit — edhe aq më tepër mbështetja e pakufizuar qeveritare për disa investitorë – nuk ka baza as teorike e as praktike në ofrimin e prosperitetit ekonomik të vendit.

Sot, përtej pabarazisë ekonomike midis investitorit strategjik edhe dhërmiotëve apo himarjotëve nga mali, realiteti ekonomik i “kapitalizmit së kurorës” që po përcjellim çdo ditë ka braktisur me kohë çdo logjikë ekonomike, duke ushqyer një pabarazi ekstreme shoqërore edhe relacionale.

Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të duhet të kërcejë në kohë zgjedhjesh Rama & Co për të zhbërë sinqeritetin e znj. Xhaçka, e cila tregoi në një fjali të thjeshtë, spontane, pa shumë stërhollime se si në të vërtetë brenda mendjes se tyre qeveritarët socialistë i shikojnë e trajtojnë “shqiptarët nga mali”. Ajo fjali shkallmoi dje çdo propagandë! Ajo fjali vlen më shumë se 1000 analiza kritike që një e “majtë e bërë nga librat” si unë i ka bërë qeverive socialiste këto 8 vjet!GSH

Nje kupe akullore te Piazza Nga Rezarta Reçi

Rastesia me ben te ulem te Piazza ne Tirane.

Kohe pa u ulur.

Asgje nuk ka ndryshuar.

Jo krejt asgje natyrisht.

Mungojne Luça dhe Ali Oseku, çifti qe ” mbronin” dhe mbeshtesnin njeri tjetrin me hijeshi.

Vitore e Skender Sallaku qe e mbushnin me rrefime e te qeshura Piazzen.

Shyqyri Rreli me familjen e tij.

I perhereshmi me sonetet e tij mungon.

Zysh Drita Pengili me sqinen dhe deshirat e saj mungon.

Por pavaresisht mungesave jeta vlon te Piazza.

Zerat miksohen me sterkalat e shatervanit.

Një kend i mirë per t’u takuar, promovuar, shmallur, rijetuar…

Pyes me etike kamarierin e ri per emrin e dikujt qe dikur vinte te Piazza.

Pergjigja e tij e shpejte dhe menefrego deshmon se nuk i intereson e shkuara. Veç e sotmja, porosite, klientela, bakshishi… asgje tjeter. Pse jo?

Kujt po i duhet historia, personazhet me vlere a kalimtare,as koha qe rrjedh si uji i shatervanit nuk po i duhet kujt.

Paguaj akulloren dhe iki dhe une ne askund, me shpejtesine e breshkes…

“Balluku filloi të numërojë paratë”- Gazetari jep lajmin që nuk pritej: Shell tërhiqet nga kërkimet për naftë në Shpirag

Nga Klodian Tomorri

Gjigandi ndërkombëtar i hidrokarbureve, Shell, ka konfirmuar zyrtarisht dështimin e kërkimeve për naftë në Shpirag duke paralajmëruar tërheqjen e saj nga ky vendburim. Në raportin e rezultateve për tremujorin e parë të këtij viti, kompania raporton se do të fshijë nga regjistrat e saj mbi 600 milionë dollarë shpenzime kërkimi, kryesisht në Shqipëri (Lexo raportin).

“Për tremujorin e parë, fshirjet e kërkimit të puseve pritet të jenë 0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri,” deklaroi kompania në përditësimin e rezultateve financiare për tremujorin e parë të vitit.

Kompanitë e naftës shpenzojnë miliarda dollarë për kërkimin e vendburimeve të reja duke mbledhur të dhëna sizmike dhe duke shpuar puse për të zbuluar vendburime të reja naftë dhe gazi.

Por kur kërkimet dështojnë ose puset rezultojnë të paleverdishme, kompanitë i fshijnë ato nga regjistrat e tyre kontabël.

“Teatri i gaztorëve”
Në verën e vitit të kaluar, Edi Rama dhe Belinda Balluku dolën përpara kamerave për t’u dhënë shqiptarëve një nga lajmet më të mëdha të shekullit. Atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur.

“Kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit”, tha Rama.

“Balluku filloi të numërojë paratë”
Detyra për ngritjen e fondit sovran sipas modelit norvegjez, i cili do të administronte miliardat nga nafta e Shpiragut iu ngarkua Belinda Ballukut. Kjo e fundit nisi menjëherë nga puna duke numëruar paratë, të cilat sipas saj ishin aq shumë sa që nuk menaxhoheshin dot nga buxheti i shtetit.

“Nga momenti që filluam punën për ngritjen e një Fondi Sovran, flitet për të ardhura shumë më të larta se 500 milionë euro në vit, të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit, por nga Fondi Sovran,” deklaroi Balluku.

Por e gjithë kjo shfaqje qesharake përfundoi shumë shpejt.

Fillimisht ishte Kapitali, i cili në 13 shkurt të këtij viti publikoi lajmin se zbulimi i Shpiragut po shkonte drejt dështimit. Në atë kohë qeveria dhe kompania nuk reaguan. Por tashmë, lajmi i dështimit është zyrtar dhe i pranuar edhe nga vetë Shell.

Kurse qeverisë i mbeti përralla me fondin sovran dhe miliardat, që do të vërshonin në xhepat e qytetarëve shqiptarë nga femijët deri tek pensionistët. Me pak fjalë, një teatër kllounësh me aktorë kryesorë dy figurat më të rëndësishme të qeverisë, kryeministrin dhe zëvendësen e tij./ Marrë nga Kapitali.al

Nuk mund të ketë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi ndryshe për gjithë të tjerët – Nga GAZMENT BARDHI

Nuk mund të ketë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi ndryshe për gjithë të tjerët.

Vendimi i djeshëm i Kuvendit që i jep statusin “e paprekshme nga drejtësia” investitores strategjike Olta Xhacka, është akti më i paprecedentë i ndodhur në 33 vjet. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund të mos na pëlqejnë, por detyrimin për t’i zbatuar nuk e shmangim dot.

Duke refuzuar me votë politike zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, praktikisht Edi Rama ndërtoi një shtet paralel, ku ai është edhe Kryeministër dhe Kryegjykatës. Ky nuk është as shtet ligjor dhe as shtet demokratik. Kjo është goditja më konkrete që i bëhet Reformës në Drejtësi dhe institucioneve të reja të dala prej saj. Edi Rama doli dje zbuluar përpara çdo qytetari si njeriu i pushtetshëm që është mbi ligjin dhe që trajton këdo ai dëshiron si mbi ligjin.

Nëse opozita dhe qytetarët humbin edhe mundësinë që paligjshmërinë ta korrigjojnë përmes institucioneve, zhbëhet i vetmi mekanizëm që ruan balancat në një shoqëri demokratike. Vullneti i Edi Ramës nuk mund të jetë kurrë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ai është vetëm vullneti i mbrapsht që në 11 vjet ka cënuar interesin publik për llogari të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që pasurohen dhe grabisin çdo ditë pronat dhe paratë publike.

Mbrojtja politike ndaj një zyrtari të mazhorancës që kërkohet nga drejtësia është mesazh që Edi Rama e ka përsëritur sa herë i është rrezikuar interesi i tij. Të gjithë mbajnë mend se në të njëjtën mënyrë u soll edhe me Saimir Tahirin, ku fillimisht e mbrojti nga drejtësia. Por mbrojtja politike nuk zgjat shumë. Si në atë rast, edhe në mbrojtjen që po i ofron Olta Xhackës, përgjegjësia mund të vonojë, por do të vijë!sn

Xhaçka dhe “Djali, cubi apo trimi” që zbret nga Mali me ja ngul deputetes- Nga ENIDA BOZHEKU

Sipas se drejtes civile qe nga koha e Napoleonit, deti dhe rera, quhen prone publike e patjetersueshme.

Prone publike do te thote qe te gjithe qytetaret e atij vendi, shtetas te tij, e kane njejte sikur te ishte prone private e ndare ne perdorim te pakushtezuar dhe te barabarte mes tyre.

Pra, cdo shqiptar ne kuptim ideal eshte pronar i reres dhe i detit dhe per shkak te delegimit administrues shtetit (entitet abstrakt), ky e ruan dhe menaxhon kete hapsire publike per të.

Xhaçka, ne kuptimin e saj “sundues/cifligare”, detin dhe reren e lidh me kuptimin Romak te shek II para krishti apo ate sulltanor-otoman, tek e quan prone private dhe “Djali, cubi apo trimi” qe zbret nga Mali me ja ngul deputetes konsiderohet atentat ndaj tokes se trasheguar nga Gjallica e mames vet dhe puna me djerse te ballit te bashkeshortit qe nuk ka lidhje vet.

Shqiptar qe keni enderr nje cope toke ne jug, kujdes malin dhe hunjte …..

Dokumenti: policë italianë gati për në burgun e refugjatëve në Gjadër, strehimi dhe pagesa e tyre

Syri TV siguron dokumentin ekskluziv të Ministrisë italiane të Drejtësisë që konfirmon ngritjen e një burgu për meshkuj me kapacitet 20 persona brenda strukturës së kampit të emigrantëve në Gjadër.

Gazetarja Alba Kepi citoi dokumentin në të cilin thuhet: “Protokolli i firmosur mes Italisë e Republikës së Shqipërisë parashikon dhe ngritjen e një strukture të përshtatshme peninteciare për emigrantë që do të jenë përgjegjës për krimet e kryera brenda kampeve në territorin shqiptar e menaxhuar nga shteti italian”.

Burgu i emigrantëve në Gjadër do të organizohet nën menaxhimin e një komandanti me një skuadër të përbërë nga 7 inspektorë, 7 mbikqyrës, 23 roje burgu, 1 mbikqyrëse femër, 6 roje e asistente burgu femra. I gjithë personeli në këtë strukturë do të përbëhet nga 43 persona do të drejtohet nga një Drejtor burgu e nën komandën e një drejtuesi karriere të Policisë së Shtetit Italian.

Ky personel i sistemit peninciar italian që do të transferohet në Shqipëri do të qëndrojë në këtë shërbim jashtë kufijve për një kohëzgjatje 6-mujore e më pas do të ndërrohet nga i njëjti numër me punonjës të tjerë të këtij sistemi.

Ushqimi e fjetja do të jetë gratis e do të garantohet nga shteti italian. Gjithashtu është parashikuar një dietë ditore prej 176.71 euro për Drejtorin e burgut, 156.49 euro në ditë për Funksionarin në Karrierë të Policisë Penintenciare dhe 130.22 euro në ditë për punonjësit e burgut.

Në dokumentin ekskluziv të Ministrisë së Drejtësisë informohen drejtuesit e sistemit peninteciar italian që për shkak të urgjencës së impenjimit të këtij personeli në Shqipëri duhet të identifikojnë punonjësit sa më shpejt e mundur përmes kurrikulave më të përshtatshme në aftësi e eksperienca personale.

Brenda datës 16 prill do të mbyllet procesi administrativ i seleksionimit të stafit që do të niset në Shqipëri e brenda orës 14.00, datë 17 prill, dokumentacioni i këtij stafi do të dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë për të marrë emërimin në misionin me objekt “Protokolli Shqipëria-kërkesa disponueshmëria”.

E brenda datës 20 maj 2024, 45 punonjësit e Sistemit Penintenciar italian do të nisen drejt Gjadrit me vend pune burgun brenda strukturës së kampit.


Send this to a friend