VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Qeveria Haradinaj miraton marrëveshjen Thaçi-Vujanoviç për demarkacionin

By | February 17, 2018

Komentet

Apostolova: Të tërhiqet vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar

Nataliya Apostolova, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë

 

 

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, në një deklaratë për media, tha se vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar në Kosovë duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i Ligjit të ri për pagat.

Ajo tha se ky vendim është në kundërshtim me qëllimet e përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse.

“Më 12 qershor, Qeveria riktheu vendimin e saj për rritje ad hoc të pagave për anëtarët e kabinetit, këshilltarë të caktuar, disa nënpunës të lartë civilë dhe stafin mbështetës të kabinetit qeveritar. Shpreh keqardhjen time për këtë vendim, pasi që përgatitja e Projektligjit për Pagat është në proces e sipër”.

“Ky ligj do të rregullojë njëherë e përgjithmonë pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës me kritere objektive dhe të drejta. Ky ligj është pjesë e procesit të reformave në administratën publike e të cilin BE-ja e mbështet”, tha Apostolova.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, mori vendim që t’ia rrisë pagat kabinetit qeveritar.

Vendimi u pezullua për disa muaj, derisa Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 11 qershor se ai nuk është jokushtetues.

Sipas këtij vendimi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore nga 1,150 euro.

Pacolli: Liberia nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, i hodhi poshtë pohimet se shteti i Liberisë e ka tërhequr njohjen për Kosovën.

Të mërkurën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se ka pranuar një notë nga homologu liberian, Gbehzohngar Milton Findley, me të cilën është njoftuar se Liberia “e ka anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës“.

 

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se ka biseduar me zyrtarë të lartë të Liberisë, të cilët, sipas tij, kanë thënë se tërheqja e njohjes nuk është e vërtetë.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me udhëheqësit e lartë të Qeverisë së Liberisë, të cilët më konfirmuan se tërheqja e njohjes së Republikës së Kosovës nuk është e vërtetë, prandaj është për keqardhje që Beogradi zyrtar vazhdon të investojë përpjekje të kota në propagandë destruktive për konsum të brendshëm në Serbi”, shkroi Pacolli në Facebook.

Në muajt e fundit, Beogradi ka lobuar te disa vende për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Kosova deri më tani ka siguruar 116 njohje të shtetësisë së shpallur në vitin 2008.

Liberia ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës (Dokumenti)

PRISHTINË – Shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, raportojnë mediet e Serbisë, transmeton Zëri.info.

Ministri i Jashtëm i Liberisë, Gbezongar Milton Findlej i ka dorëzuar homologut të tij serb, Ivica Daçiç, tërheqjen e njohjes së Kosovës, siç thuhet derisa vazhdon dialogu mes Prishinës dhe Beogradit.

Në dokumentin e publikuar nga mediet serbe thuhet se Liberia e ka pranuar pavarësinë në kuadër të marrëveshjes që Beogradi nuk është i gatshëm të bisedoj për “krahinën jugore-Kosovën”.

Liberia e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 30 maj 2008.

Hoxhaj: “Asociacioni të formohet paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB”

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj deklaroi se shpejtësia e themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, duhet të shkojë paralelisht me anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

I pranishëm në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme, Diasporës dhe Investimeve Strategjike Hoxhaj tha se këtë qëndrim e ka pasur që nga viti 2015, kohë kur drejtonte edhe ministrinë e Jashtme.

“Sa i takon OKB-së dhe Asociacionit qëndrimi im jo vetëm tash në 2018 por edhe në 2015 ka qenë që ne do duhej një model marrëveshje të Asociacionit ta integronim më një pako të madhe të një marrëveshje kornizë e cila do të i normalizonte raportet Kosovë-Serbi. Këtë qëndrim e kam pas në 2015, 2016, 2017 sa kam qenë ministër i jashtëm dhe këtë qëndrim kam bërë përpjekje ta shtyjë çdo herë. Mendoj që shpejtësia e themelimit të Asociacionit duhet të shkojë paralelisht me shpejtësinë e Kosovës në anëtarësimin në OKB. Këtë qëndrim e kam nda me të gjithë krerët e vendit publikisht. Themelimi defakto i Asociacionit duhet te shkojë paralelisht me avancimin e statusit ndërkombëtarë të Kosovës në OKB. Është kartë kushtëzimi që e kemi”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Thaçi: Koha për marrëveshje historike me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se qëllimi i fazës përfundimtare të bisedimeve me Serbinë është arritja e marrëveshjes ligjërisht detyruese në mes dy vendeve, që do të mundësojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë, një ditë pasi mori ftesën për një raund të ri bisedimesh në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Presidenti Thaçi tha se ky do të jetë takim në periudhën e re të bisedimeve me të cilën synohet të përmbyllet ky proces.

“Jam i bindur se ka ardhur koha që pas bisedimeve që në një mënyrë apo tjetër po zgjasin tash e njëzet vite, që të nënshkruhet një marrëveshje historike në mes të Kosovës dhe Serbisë, me të cilën do të përfundonte një epokë tragjike mbi një shekullore në raportet në mes dy shteteve dhe popujve tanë”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se Kosova nuk ka arsye të frikësohet nga dialogu dhe përfundimi i tij. Ai tha se bisedimet do të jenë të rënda e të vështira pasi që sipas tij synohet një marrëveshje historike dhe politike me Serbinë.

“Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë është e domosdoshme për synimin tonë që të bëhemi shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të përshpejtuar procesin e integrimit të Kosovës në Bashkim Evropian dhe në paktin NATO. Për të siguruar vendin e merituar të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se edhe në këtë fazë Kosova do të ketë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat sipas tij, janë thellësisht të interesuara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Duke ju përgjigjur deklaratave të partive opozitare lidhur me mandatin e tij për të udhëhequr këto bisedime, presidenti tha se me kushtetutë dhe ligje e ka detyrim që të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe t’u prijë bisedimeve deri në fund të këtij procesi.

Presidenti Thaçi bëri thirrje për bashkim të partive politike në këtë proces pasi që sipas tij është në interes kombëtar të Kosovës.

“Nevoja për arritjen e kësaj marrëveshjeje i tejkalon mandatet tona politike të përkohshme. Shkon edhe përtej raporteve aktuale midis partive qeverisëse apo opozitare, duke i bërë të papërfillshme lidhjet afatshkurtra në mes të politikanëve dhe partive në Kosovë. Mendoj se një gjë e tillë do ta bëjë këtë proces më transparent, shumë më të besueshëm dhe përfundimisht më të pranueshëm dhe të zbatueshëm në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Kosova në asnjë rrethanë nuk mund të refuzojë dialogun apo negociatat”, tha ai.

Takimi i së dielës në mes të dy presidentëve shihet si një përpjekje për t’i hapur rrugë arritjes së një marrëveshjeje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Bisedimet fillimisht teknike mes Kosovës dhe Serbisë nisën në vitin 2011. Në prill të vitit 2013 Kosova dhe Serbia arritën e marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve që përfshinte një gamë çështjesh, pas të cilave bisedimet kryesisht u zhvilluan për rrugët e zbatimit të saj. Bisedimet e deritashme i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Por ajo vazhdon të jetë e fundit në proceset integruese evropiane.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja vendet për integrim në Bashkimin Evropian. Por, ende është e paqartë se çfarë mund të jetë ajo marrëveshje. Prishtina thotë se ajo duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Beogradi që kundërshton pavarësinë e Kosovës, kërkon një “kompromis”, por pa e qartësuar se cili mund të jetë ai. Një pjesë e politikanëve ne Serbi tashmë e kanë përsëritur se zgjidhje mund të ishte ndarja e Kosovës, përkatësisht që veriu i saj i banuar me shumicë serbe t’i takojë Serbisë, ide që është hedhur poshtë prerazi nga Prishtina. za

Behgjet Pacolli i kërkon Izraelit rishqyrtimin e çështjes për njohjen e Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur të hënën në një takim ambasadoren e Izraelit, Alona Fisher Kamm.

Kryediplomati kosovar dhe diplomatja izraelite kanë diskutuar mbi nivelin e përgjithshëm të marrëdhënieve në mes dy shteteve dhe dy popujve si dhe gjetjen e formave për shtimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, bën të ditur MPJ, nëpërmjet një njoftimi.

„Jam i lumtur, që sot jam takuar me Ambasadoren e Izraelit për t’i diskutuar lidhjet tradicionale në mes dy popujve dhe dy vendeve. Kosova është mik i Izraelit dhe ne e konsiderojmë Izraelin mik të Kosovës. Ne, jemi të interesuar që të zhvillojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, në veçanti në ekonomi, siguri dhe edukim“, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në vijim të takimit, Pacolli i ka kërkuar diplomates izraelite, që Izraeli ta rishyrtojë çështjen për njohjen e Kosovës, bën të ditur MPJ.

„Ne, i kërkojmë Izraelit që ta njoh Kosovën. Izraeli tashmë është vonë në lidhje me këtë çështje. Të gjithë aleatët e Izraelit e njohin Kosovën dhe nuk ka arsye pse Izraeli nuk po e merr këtë vendim“, ka thënë Ministri Pacolli.
Më pas, ai ka shprehur edhe interesimin e Republikës së Kosovës për të hapur Zyrën Ekonomike të Kosovës në Izrael si dhe organizimin e një Forumi të Përbashkët Ekonomik në mes dy vendeve, që do t’i bashkonte përfaqësuesit e biznesit.

Ministri i Jashtëm Pacolli i ka kërkuar ambasadores nga Izraeli edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Vokshi: Kallëzim penal për Gardën. Do informojmë të huajt

Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas situatës që u krijua sot në Kuvend me praninë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ajo dënoi mosreagimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, si dhe deklaroi se do të ketë një kallëzim penal ndaj oficerëve të gardës që nuk mbrojtën deputetët por kryetarin e Bashkisë.

“Oficerët e Gardës kishin marrë urdhër nga Rama e Veliaj që t’i kundërviheshin deputetëve. I bëra thirrje Gramoz Ruçit të ndërhynte. Për të ardhur keq që kryetari i Kuvendit nuk ndërhyri. Për të ardhur keq që drejtori i gardës nuk ndërhyri për t’i dhënë urdhër oficerëve për të nxjerrë Erion Veliajn. Veliaj ta harrojë që mund të bëjë arrogantin dhe dhunuesin. Ndaj ne, ashtu sikurse Alibeaj propozoi, do ta ngremë çështjen e gardistëve që nuk ndërhynë në shkelje të ligjit. Kallëzim penal për oficerët që nuk ndërhynë për të mbrojtur deputetët”, tha Vokshi.

Ajo deklaroi se për atë se çfarë ndodhi sot në komision do të informojë ndërkombëtarët.

“Atë çka ndodhi sot do t’ua tregojmë të gjitha ambasadave, delegacionit të BE, PE-së dhe gjithë delegacioneve të tjera. Veliaj mund të bëjë çfarëdo në zyrën e tij, por jo këtu.”

Vokshi vijoi të thoshte se nuk i frikësohet kallëzimit të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së.

“Nuk më intimidon as propozimi i Ballës. Jo Albana, jo deputetët e opozitës në këtë komision por të gjithë deputetët e opozitës nuk do heqin dorë nga e vërteta. Ne do vazhdojmë, do e thërrasim të hënën, të martën të mërkurën, deri sa ministrja të paraqitet. Do bëjmë transparencën, gjithçka për të ndalur aktin kriminal”, u shpreh Vokshi.

Minatorët i japin afat Qeverisë për përmbushjen e kërkesave

Minatorët e minierës së Stantërgut sot kanë mbajtur grevë njëorëshe, në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e kombinatit “Trepça”.

Ata i dhanë afat Qeverisë së Kosovës që deri 25 qershor, kërkesat e tyre, të hyjnë në kuadër të draft-statutit të kombinatit.

Shyqri Sadiku, kryetar i sindikatës së “Trepçës”, tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesat e tyre sociale të punëtorëve janë që të njihet stazhi i benificuar i punës, siguria shëndetësore në punë, pensioni të jetë 70 për qind i pagesë dhe disa kërkesa të tjera.

“Qeveria ka afat deri të hënën t’i fusin kërkesat e punëtorëve në draft. Situata është serioze nuk është kërcënim, por është paralajmërim për Qeverinë që minatorët më këtë trajtim nuk do të rrinë duarkryq , pasi që në të gjitha format janë të diskriminuar”, tha Sadiku.

Komisioni Parlamentar për zhvillim ekonomik, të hënën gjatë shqyrtimit të draft statutit të Trepçës kishte vlerësuar se për shqyrtimin e mëtejmë të këtij statuti, është i nevojshëm formimi i një grupi punues, i cili do të shqyrtojë dhe harmonizojë qëndrimet e Sindikatës, Bordit të Trepçës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Prishtina ia bën të qartë Brukselit se Asociacioni s’mund të ketë kompetenca ezekutive

Delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë, i kryesuar nga Avni Arifi, i ka kumtuar Bashkimit Evropian se Asociaciacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar për media nga ana e delegacionit të Kosovës pas takimit të zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian, kryesuar nga Thomas Busch.

“Delegacioni i Kosovës, i përkrahur edhe nga BE, bëri edhe një herë të qartë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë në asnjë mënyrë nivel i tretë i pushtetit, por do të jetë Asociacion brenda përbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim thuhet po ashtu se delegacioni i Kosovës, përpara zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe 28 anëtarëve të saj, ngritën çështjen e mos zbatimit të marrëveshjes së energjisë, menaxhimit të integruar të kufijve, pengesat në hapjen e urës së Mitrovicës, mosnjohjen së diplomave nga ana e Republikës së Serbisë dhe pengesave serioze në lirinë e lëvizjes.

Kosova, sipas komunikatës, mbetet e përkushtuar që të gjitha marrëveshjet pa asnjë dallim të i implementohen menjëherë.

Gjykata e “nanës” sikurse ajo e “babës”! – Nga Florim Zeqa

Në shtetin në të cilin përkohësisht jetoj e punoj, në 16 vjetët e fundit kemi pasur rritje të pagave tri herë prej 1% deri në 1.5%, gjegjësisht totali i rritjes së pagave nuk e kalon 5 %-in, përkatësiht kur herën e fundit, kur paga u për 14.60 euro, organizatat sindikale e konsideruan të arritur të madhe të tyre.

Ndërsa në vendin e paradokseve të mëdha të quajturë Kosovë, rritja e norme e pagave ndodh vetëm në nivelet e larta të sektorit publik, ndërsa rritja e pagave në sektorin privat rrallë ndodh dhe është e papërfillshme.
Pas një zvarritje të gjatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marr vendim në lidhje me ngritjen e pagave nga ana e kryeministrit të Kosovës për vete dhe kabinetin qeveritar, duke konstatuar se rritja nuk është në kundërshtim me nenet e pretenduara të Kushtetutës, andaj. nuk ka shkelje në vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave, ku paga e Haradinajt do të jetë 2950 euro!

Vendim i turpshëm dhe skandaloz

Vendimi turpshëm i Gjykatës Kushtetuese se ngritja e pagave nuk e cenon Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është aktgjykim absurd dhe i padrejtë në mbështetje të një vendimi skandaloz e të paligjshëm të Qeverisë!
Në fakt, kjo është përligjie e abuzimit dhe zhvatjes së buxhetit të shtetit.
Vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese parqaet konflikt interesi në veten e parë, pasi tani pagat e tyre shkojnë deri në 4 mijë euro!
Rritjeve të larta të pagave në nivelet e larta qeveritare, kur iu shtohen edhe mëditjet, honorarët drekat e darkat, udhëtimet zyrtare, përdorimi i telefonave e makinave zyrtare si dhe beneficioneve tjera të shumta, atëherë ajo rritje bëhet pakrahasismisht e lartë.
Vendimi arbitrarë i kryeministrit të vendit për rritjen e pagave në nivelin qeveritarë dhe sistemin e kapur të drejtësisë, ka prekur thellë ndjenjat e shtresave të mesme dhe të ulëta të shoqërisë.
Të gjitha qeveritë e deritanishme, prioritet numër një kanë pasur luksin e tyre në kurrizin e të varfërve. Traditën e abuzimit me buxhetin e shtetit është duke e vazhduar me intenzitet të shtuar qeveria aktuale, me një superkabinet qeveritar.
Bazuar në deklarimin e pasurisë në vitin 2017, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranon të ardhura mujore rreth 114 herë më të larta sesa vlera e ndihmës sociale. Kurse vetëm paga e kryeministrit është 28 herë më e lartë sesa vlera e asistencës sociale.
Paga në rritje e kryeministrit të Kosovës, do të jetë gjashtë herë më e madhe sesa të ardhurat mesatare mujore të një familjeje në Kosovë. Pra, ky vendim vetëm sa do të rrisë varfërinë, pakënaqësinë dhe pabarazinë qytetare në Kosovë nga këndvështrimi analitik.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk e cilësoi vendimin e qeverisë për rritje të pagave në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, paga e kryeministrit të vendit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të rritet në 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.
Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, tani do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore prej 1,150 euro.
Po ashtu, vendimi është i favorshëm edhe për 600 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të përfitojnë pagën mbi 3000 euro, nga rreth 1500 euro sa e kanë aktualisht.
Në anën tjetër, paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave zyrtare është 525 euro, 371 euro në sektorin privat kurse paga minimale vazhdon të mbetet nga 130 deri 170 euro në muaj.
Mësimdhënësit në universitet marrin pagë mbi 1000 euro në muaj, profesionistët shëndetësore të të gjitha lëmive paguhen me rreth 600 euro në muaj, kurse mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm nga 400 deri në 450 euro.
Pensionistët kontributpagues marrin nga 158 deri 240 euro, asistencat sociale kapin shumën prej 50 deri 150 euro varësisht nga numri i anëtarëve të familjes, kurse pensionet e moshës janë 80 euro në muaj.
Kosova llogaritet vendi më i varfër në Evropë. Shkalla e papunësisë është 30.5 për qind, kurse rreth 17.6 për qind të popullatës jeton në varfëri të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme me 1.30 euro në ditë.

Diskriminimi dhe pabarazia sociale kërcënim për shtetin

Të parët që reaguan kundër rritjes së pagave në qeveri ishin Agjencia Kundër Korrupsionit, të cilët vendimin e kryeministrit për rritje të pagave e cilësuan si shkelje ligjore dhe që rritja e pagave për vete është konflikt interesi…
Rritja e pagave të qeveritarë do të rëndoj ku tjetër pos mbi supet e taksapaguesve të varfër kosovarë, dhe bie ndesh me të punësuarit në sektorin privat, por edhe përbrenda vet sektorit publik, pasi diferenca e krijuar mes pagave dhe në këtë mënyrë, bënë që punëtorët e sektorëve të tjerë ndihen të diskriminuar.
Pakoja e rritjes së pagave Qeveri-Sistemi i Drejtësisë, i mbështetur nga Gjykata Kushtetuese përveqse skandaloze, paraqet konflikt të interesit në veton e parë. Përveq qeveritarëve (pushtetarëve), nga Gjykata Kushtetuese konfirmohet shpërblimi edhe i gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar nga ana e politikës.
Në fakt, dyfishimi i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është rikorruptim legal i gjyqtarëve e prokuorëve që punojnë ditë e natë për interesat e mafio-politikanëve, gjegjësisht për mos prekjen e “peshqve të mëdhenjë në oqeanin e ndotur politikë të Kosovës.
Pra, nëse prokurorët dhe gjyqtarët deri dje e kanë mbyllë njërin sy, tani e tutje do t’i mbyllin sy e veshë para krimit të organizuar dhe korrupsionit endemik. Për më tepër se kaq, nga tani e tutje, me perligjien e abuzimit dhe zhvatjes së buxhetit të shtetit, me vendimin e fundit edhe Gjykata Kushtetuese është vënë në shërbim të korrupsionit dhe krimit të organizuar, për çka edhe pagat e tyre shkojnë deri në 4 mijë euro.
Me rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë, pushtetarët do të ndjehen akoma më komod dhe të paprekshëm në qeverisjen e vendit, ndërsa prokurorët e gjykatësit më të motivuar për mbrojtjen e “sheikëve” të politikës.

Shfrytëzimi i vakumit ligjor për interesa personale

Përderisa në të kaluarën Kushtetuta e “babës” (Enver Hasanit) rrëzonte president e miratonte ligje në shërbim të pushtetarëve, Kushtetuta e “nanës” (Arta Rama-Hajrizi) përveqse miraton vendime të njëanshme të pushtetarëve, legalizon zhvatjen e buxhetit të shtetit, duke u bërë edhe vetë pjesë e një zhvatje të tillë!
Në rrethana normale, një gjykatë e përgjegjshme, vakumin ligjor e shfrytëzon për mbrojtjen e shtetit e jo interesin e pushtetarëve.
Meqenëse ekzistojnë shumë vakume ligjore në Kushtetutën e vendit, vendimi më i drejtë i kushtetueses do të ishte pezullimi i vendimit të qeverisë për rritjen e pagave deri në nxjerrjen e ligjit për qeverinë në Kuvend.
Pastaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte më i lehtë dhe më i arsyeshëm.
Paralajmësimi i LVV-së për kallëzim penal për Qeverinë dhe Kushtetuesen, përveqse sfidë juridike e radhës, është përballje me këta dy dinozaur të shtetit!
Në situatën e tillë, kallëzimi penal do të mbetët tekst i shkruar në letër, ngase juridikisht është i pamundur shfuqizimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Rruga e vetme mbetët organi më i lartë ligjvënës në vend-Kuvendi i Republikës së Kosovës, i cili e ka të drejtën dhe fuqinë ligjore për shkarkimin e Qeverisë dhe gjykatës anti(kushtetuese) për ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit.
Përfundimisht, nuk duhet lejuar të shkojë tutje qeverinë e papërgjegjshme, e cila në vend të marrjes së vendimeve në dobi të qytetarëve, merr vendime në dobi të saj, sikurse që nuk duhet lejuar të shkojë tutje një Gjykatë Kushtetuese e cila njëkohësisht mbron veprimet antiligjore dhe shkakton konflikt interesi.
Diskriminimi dhe pabarazia sociale paraqet kërcënim për perspektivën zhvillimore të Republikës së Kosovës, ndërsa vazhdimi i sundimit oligarkik dhe korruptiv rrezikon seriozisht proceset demokratike dhe integrimin e shtetit në familjen e madhe evropiane.

KUR POPULLI MUNGON…! – Nga RESHAT NURBOJA

Diskutimi im në seancen solemne të Kuvendit të Komunës së Pejës me rastin e shenimit të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit:

 

Zonja dhe zotrinj, të nderuar bashkëqytetarë, fillimisht shfrytëzoj rastin që në emer të Alternativës-dega në Pejë, të ju pershendes dhe t’ju uroj 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës së Pejës, e cila ditë, në vete ngërthen dhe pasqyron mijëra vjet rrugëtim me flijime, mundime e sakrifica, sa që me të drejtë nga populli konstatohet se kjo tokë më shumë është ujitur me gjakë se me ujë e me shi…Për këtë arsye, akuzon fakti se si pushtetet e pas luftës po e harrojnë këtë histori dhe po sillen e veprojnë sikurse janë vet historia, sa që marrin guximin që për të mbetur apo ardhur në pushtet bëjnë gara në mes veti se kush i pari të “qetë gisht” apo të i ngritë gishtat për të falur apo shitur tokë e territor shqiptarë. DHE çka është edhe më tragjike, të tillët buzëqeshin, përqafohen dhe vallëzojnë nga gëzimi për një veprim të tillë, e populli vetëm heshtë e shikon..!

Kjo heshtje e popullit më se miri tregon gjendjen tragjike të institucioneve tona komunale dhe të atyre shterore, e cila pasqyrohet edhe përmes organizimive dhe shenimeve të datave më rëndësi sublime, si kjo e sotit, ku si po shihni pjesmarrës dhe pronarë jemi vetëm Ne, pjesë e pushtetit apo të opozitës, e ka vite e vite që në këto manifestime POPULLI MUNGON…! Poashtu, në rrjetet sociale me mijëra qytetarë ia urojnë njeri tjetrit festen e Bajramit, në rastet tjera festen e krishtlindjeve apo të pashkëve por shumë pak prej tyre, mos të them asnjë prej tyre nuk ia urojnë njeri tjetrit Ditën e Çlirimit, arsyen pse ju duhet ta dini dhe ta veni gishtin në kokë e të reflektoni….! Çka është edhe më tragjike, pothuaj asnjë nga subjektet politike e institucionale nuk e kanë bërë një urim të tillë në faqet e tyre zyrtare, edhepse me të drejtë nuk kanë harruar t’iu urojnë bajramin…! Arsyen pse, do të mundohem ta elaboroj me disa fjalë: Peja e Kosova në shekullin 21, po ka shumë gojë që heshtin e duar që vjedhin, e asnjë kokë që ka guximin e dijen të mendon, të punon e të lufton për shtetin e popullin..

.Mendjet e një numri të madh të qytetarëve janë përplot errësirë e paknaqësi, të cilat jo vetëm që e pamundësojnë shoqërinë të lëvizë para, përkundrazi ajo stimulon të keqen…!

Këtë fjalë timen të rastit do ta rrumbullaksoj me thënien e historianit emblematik të kohës antike, autorin e veprës mbi Luften e Peloponezit, TUKIDID-it i cili thotë, se ” E keqja nuk është vepër vetëm e atij i cili e bën atë, por është edhe e atij, i cili ka mundur ta pengoj të ndodh e keqja e këtë nuk e ka bërë…!” Nga kjo rezulton se për të gjitha këto, fajtot është vet populli i cili vetëm hesht, shikon e duron…!

Në fund, dhe edhe njëherë Urime Dita e Çlirimit, me shpresë se e kuptoni se Peja dhe Kosova nuk kanë festë dhe ditë më të rëndsishme se Ditën e tyre të Çlirimit, URIME..

Pejë, 16 Qershor 2018

Hoxhaj e quan Vuçiçin “mjeshtër të lajmeve të rrejshme”

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas njoftimit se gazetari serb i zhdukur që po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviq para zyres së tij në Mitrovicën veriore, është gjetur.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një konference të jashtëzakonshme kishte njoftuar se gazetari është gjetur shëndosh e mirë, duke mos dhënë arsyetime të tjera.

Vuçiq kishte ngrehur akuza ndaj Prishtinës lidhur me zhdukjen e gazetarit serb.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj tha se akuzat që Vuçiq ia bën Kosovës janë trillimet e tij të radhës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka kërkuar që autoritetet serbe t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike nëse ka fakte të besueshme ku mbështeten këto deklarata.

“Mjeshtri i lajmeve të rrejshme, Vuçiq, e bën atë që di më së miri: manipulon opinionin publik. Kur gazetari që po e hetonte vrasjen e Ivanovicit tha se u kdnapua në Serbi, Vuçiq trilloi një storie të re duke e fajësuar Kosovën. Vuçiq pretendon se gazetari ka pranuar thirrje nga Kosova para se të zhdukej në një qytet kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë. Nëse autoritetet e Serbisë kanë informata kredibile, duhet që të njëjtat t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike. Kidnapimi i Cvetkoviçit dhe vrasja e Ivanoviçit i kanë rrënjët në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj.

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq nga Bela Crkva ishte zhdukur më 13 qershor, kanë bërë të ditur disa burime të agjencisë së lajmeve Beta.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se policia kishte gjetur veturën e parkuar e cila mendohet të jetë e gazetarit Cvetkoviq.

Më 19 maj të këtij viti, ai u ka thënë mediave se është mbajtur për gjashtë orë në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Cvetkoviq atëbotë ka thënë se ka shkuar në Kosovë si gazetar sepse ai ka shkruar për hetimet e vrasjes së Ivanoviqit.