Drejt këtij titulli më çuan përgjigjet në një anketë të qindra qytetarëve.
Pyetja qe e thjeshtë: -Ç’emër i vendosni qeverisë?
Shumica, një emër: “Qeveri m…ti”.
E pas kësaj përfytyrova krejt ecurinë 13-14 vjeçare të Ramës 1, 2, 3, 4.
Serbes, i kuruar, i pasuruar, i qeshur, përbuzës, cinik, arrogant, grabitqar, mashtrues, hileqar, marifetçi.
Një mal me vese mbi kurriz. Si fasadë një buzëqeshje a ngërdheshje që ka në thelb talljen me popullin.
Kaq rëndë kjo tallje kur gjysma e shqiptarëve braktisën e po braktisin atdheun, ata që kanë ngelur shohin çdo natë ëndrra me ikje, të moshuarit në vetminë e tyre numërojnë qindarkat që ua hedh qeveria si pension.
Kështu dhe Lana.
Lumë që si zonjë bën ecje solemne çdo ditë mes për mes kryeqytetit.
Krenare, e avashtë, e zbukuruar anash me pemë dhe lëndina, e ndriçuar me neone, e zbukuruar me ura dekorativë.
Por në bark mbart të pëgërat e një milion banorëve.
I gëlltit te shtrati i saj, i përmbledh të gjitha pa u qarë e u ankuar.
Shëtit muti masiv dhe përshëndetet nga pallatet, nga ndërtimet e shumta.
Gëzohet që sasia e shkarkimeve shtohet e shtohet dhe kënaqet përherë kur në det derdh gjithë jashtëderdhjet njerëzore.
E lumtur që veç dhjerjeve shpërndan mbi Tiranë atë aromën kutërbuese.
E cila përqafohet me ajrin e helmët e gazin lotësjellës.
Një ylber kimik që po na vret çdo çast.
Qeveria jonë është fiks si lumi i Lanës.
Një qeveri e lyer dhe e ngjyer.
Ama rezultati?
Një mut i madh.
Përditë dhe më i madh ky muti qeveritar…