Shkolla shqipe në Jura – Zvicër nga 30 prill deri më 5 maj 2018 në ambientet e shkollës u zhvillua Konkursi me temë “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ”në kuadër të vitit Mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriot -Skënderbeut.
Në Konkursin në nderim të Heroit Kombëtar shqiptar u përfshinë të gjithë nxënësit (86) që vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Konkursi u zhvillua i ndarë në tri faza. Në fazën e parë nxënësit hulumtuan në internet së bashku me prindër, nxënësit sollën informacione mjaft interesante, në fazën e dytë nxënësit ndoqën orën mësimore “ Figura e rëndësishme e historisë kombëtare shqiptare Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” . Dhe në fazën e tretë nxënësit paraqiten punimet e tyre u vlerësuan dhe u shpallën fituesit.
Në prezantimet e tyre ata arritën të përcillnin dhe emocione të shumta tek bashkëmoshatarët dhe pjesëtarët e jurisë. Në sytë dhe në zemrat e fëmijëve shqiptarë spikatet heroi kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.
Punimet e nxënësve ishin vërtet të arrira dhe mjaft interesante, saqë shpeshherë e gjenim veten në vështirësi për të përzgjedhur. Pas analizave dhe studimit që iu bë punimeve të nxënësve, shpallën fituesit e konkursit për vizatimin më të mirë.
Niveli I Vendi parë: Elias Lekaj. Vendi II Klea Ajeti Vendi III Durresa Bajrami.
Niveli II:
Vendi i parë: nxënësi Olti Hoxha. Vendi i dytë: nxënësi Gentian Ramabaja dhe vendi tretë Aurela Mehmetaj.
Niveli III: Vendi parë Lea Mehmetaj. Vendi dytë: Rinesa Keqmezi. Vendi tretë Oltian Xhaqkaj.
Shkolla u bë vatër e promovimit të vlerave tona kombëtare nga gjeneza e gjuhës tonë dhe figurat e rëndësishme të historisë sonë të lashtë e deri në ditët e sotme. Me moton që historia jonë kombëtare ka nevojë të njihet nxënësit u angazhuan në një punë jo thjesht argëtuese e me motive nderimesh, por dhe për të nxjerrë në pah vlerat e luftërave dhe përpjekjeve që populli ynë zhvilloi ndër shekuj, për mbijetesë, pavarësi dhe mirëqenie.
Ky vit 2018 i shpallur si Viti i Skënderbeut flet më shumë se kurrë për atdhetarizëm dhe dashuri njerëzore. Për mëmëdhe Arbërinë – Shqipërinë! Është një kohë që bashkon zemrat tona. Ndaj dhe lajtmotivi i nxënësve tanë, në agimet e këtij 550 vjetori, së bashku me figurën e Skënderbeut ishin fjalët e thëna të ka hershme; “… Qëndroni gjithnjë të bashkuar”! Po u përcjell disa prej vizatimeve.
*Nexhmije Mehmetaj, mësuese pranë LAPSH-it “Naim Frashëri “ Jura në Zvicër







Komentet