Presidenti Ilir Meta solli në vëmendje sot në komisionin hetimor parlamentar të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e tij, mbledhjen që ai ka bërë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për shqetësim që mund të përsëritej një vjedhje e bankave në Rinas, dhe një grabitje ndodhi pak minuta pasi kreu i shtetit kishte zbritur nga avioni në aeroport.
Këtë rast, Presidenti Meta e solli në vëmendje teksa u pyet nga Vasilika Hysi në komision, se cfarë masash kishte marrë kreu i shtetit si kreu i Këshillit të Sigurisë kombëtare, pasi kishte marrë informata se në mitingun e 8 qershorit të opozitës do të kishte incidente e gjakderdhje.
Vasilika Hysi: Në cilin nen të kushtetutës jeni bazuar?
Meta: Nuk ma jep asnjë nen në mënyrë të qartë, atëherë, në cilin nen të kushtetutës i jepet e drejta për shfuqizimin e ligjeve, apo qeverisë të shfuqizojë vendimet e saj. Nëse do pranojmë se kam bërë shkelje, atëherë të gjithë presidentët e mëparshëm e kanë bërë, ndërkohë që nuk e kanë bërë, sepse kriza të tilla kanë sjelle gjakderdhje, jo vetëm përplasje, nga 2 prilli te 21 janari, nuk mund të priste presidenti të ndodhte një gjë e tillë prapë.
Hysi: Ju thatë se caktuar datë që mundësonte gjithëpërfshirjen? Ku e bazoni, cila është arsyeja se me 13 tetor kjo garantohej?
Meta: Qëllimi im ka qenë të garantoja zgjedhje të standardeve, për pjesëmarrjen e opozitës unë nuk jap garanci por që të ishte koha e mjaftueshme për të reflektuar po, plus që opozita e re të gjente dhe promovonte kandidatët e vet.
Hysi: Ju përmendët sigurinë dhe informacionet për precipitimin e ngjarjeve nëse nuk do të bënit zhdekretimin, cilat janë masat që keni marrë për të adresuar këto informacione?
Meta: Mund t’ju them se nuk është sekret se me përgjegjësi shumë të madhe e kam mbledhur Këshillin e Sigurisë para nje viti, se kisha shqetësim që mund të përsëritej një vjedhje e bankave në Rinas, si ka ndodhur, pyesni Xhafaj dhe GJiknurin, dhe për të parandaluar këtë u bë mbledhje e vecantë, u dhanë porositë të veçanta, dhe kjo ka ndodhur, 30 minuta pasi presidenti të zbriste nga avioni. Kështu që nuk mund ta ndaja këtë, cdo vonesë mund të sillte pasoja dhe të avanconte krizën.
Kryeministri ka qenë në fushatë, unë kam qenë në Gjermani, në datën 8 kur kam marrë vendimin, kam telefonuar kryetarin e Kuvendit për ta ndarë këtë vendimarrje me të, por ai ka qenë në Tepelenë për një angazhim, kështu që një cështje e tillë përvecse me ekipin tim të sigurisë kombëtare nuk mund ta ndaja me askend tjetër. Cdo vonesë mund të sillte pasoja dhe të avanconte krizën.
Meta: I vetmi instuitucion që nuk mban asnjë përgjegjësi dhe më vjen keq ta them është presidenti se i ka bërë të gjitha përpjekjet për të para ndaluar që vendi të ishte pa gjykatë kushtetuese e të zgjidhte krizën. Zgjidhja e vetme është të mos flasim në emër të shqiptarëve, por tu japim mundësinë të shprehen, për vendoret, parlamentin dhe presidentin, nëse ata mendojnë se Meta ka dëmtuar interesin kombëtar, unitetin e popullit, ka sfiduar kushtetutën e vendit patjetër gjykimi më i mirë është ai me votë.
C’do bëj unë me dekretin e 13 tetorit? Ftoni ministrin e Drejtësisë, lejoni botimin e dekretit në fletoren zyrtare si e parashikon ligji dhe si shprehet raporti i OSBE ODIHR që vëzhgoi zgjedhjet me ftesë të qeverisë. Të gjithë presidentët kanë vepruar në të njëjtën mënyrë me shtyrjen e zgjedhjeve kanë dekretuar dhe kanë dekretuar shfuqizimin enjë date dhe caktimin e një date të re, në tërësinë e vet është praktikë e konsoliduar që bëhet për arsyet madhore që i kam shpjeguar në shfuqizimin e 30 qershorit.
Komentet