VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Putin shtyn votimin e ndryshimeve kushtetuese për shkak të koronavirusit

By | March 25, 2020

Komentet

OBSH: 159,000 vdekje shtesë në Evropë nga marsi

Zyra rajonale për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka njoftuar se nga fillimi i muajit mars, kur ka shpërthyer pandemia me koronavirus në këtë kontinent, janë regjistruar 159,000 vdekje shtesë.

Në një takim të përjavshëm për koronavirusin, Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, ka thënë se 2 milionë persona është konfirmuar se janë prekur nga koronavirusi prej regjistrimit të rastit të parë katër muaj më parë.

“Ndoshta shifër më pak e raportuar, mirëpo njëjtë alarmuese, që tregon se nga fillimi i muajit korrik janë regjistruar më shumë se 159,000 vdekje shtesë, të lidhura me pandeminë në 24 shtete evropiane”, ka thënë Kluge.

“Këto vdekje janë përtej asaj që kemi pritur të ndodhë normalisht në këtë kohë të vitit”.

Kluge ka thënë se në gjithë Evropën, 94 për qind e të gjitha vdekjeve kanë qenë të personave të moshës mbi 60-vjeçare, dhe se gati gjashtë nga 10 viktimat kanë qenë burra.

Pothuajse të gjithë – 97 për qind – të atyre që kanë vdekur, kanë pasur edhe ndonjë sëmundje shtesë, sidomos ato të zemrës, ka thënë mes tjerash ai.

Pavarësisht pse OBSH-ja tani deklaron se rajoni i prekur më së keqi tani është kontinenti amerikan, numri i rasteve të prekura me koronavirus në Evropë përbën 36 për qind të numrit të përgjithshëm të të infektuarve. rel

Parlamenti i Kinës miraton ligjin për siguri në Hong Kong

Parlamenti i Kinës ka miratuar ligjin e ri të sigurisë për Hong Kongun, i cili parasheh se kryhet krim në rast se dëmtohet autoriteti i Pekinit në këtë territor.

Ky dokument – që tani kalon në udhëheqësinë e lartë të Kinës – ka shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e atyre që besojnë se ky vendim mund t’i japë fund statusit unik që ka Hong Kongu.

Ai po ashtu mund t’i mundësojnë Kinës që për herë të parë të angazhojë agjencitë e saj të sigurisë në këtë rajon.

Vendimi i autoriteteve kineze ka rezultuar me valë të re të protestave në Hong Kong.

Përleshjet kanë rinisur të mërkurën, teksa Parlamenti i Hong Kongut ka diskutuar një ligj tjetër të propozuar, sipas së cilit do të konsiderohej krim, mosrespektimi i himnit kombëtar kinez.

Qindra persona janë arrestuar një ditë më parë.

Forcat e sigurisë vazhdojnë të jenë të angazhuara edhe të enjten, teksa vazhdon debati në Këshillin Legjislativ.

Të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se zhvillimet në Hong Kong nënkuptojnë se ku rajon mund të mos ketë më “autonominë e shkallës së lartë” nga Kina.

Sipas tij, kjo i bie se para ligjit amerikan Hong Kongu nuk e meriton të trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e territorit kinez.

Kjo deklaratë mund të ketë ndikim të madh për statusin tregtar të Hong Kongut, dhe pritet të zemërojë edhe Pekinin. rel

Boeing fillon sërish me prodhimin e avionëve 737 MAX

New York

Prodhuesi amerikan i avionëve, Boeing njoftoi se ka filluar përsëri me prodhimin e avionëve të pasagjerëve të tipit 737 MAX të cilin e kishte ndaluar në muajin janar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e faqes së internetit të kompanisë thuhet se “Boeing në muajt e fundit ka shënuar përparime të rëndësishme për një rikthim të shëndetshëm në prodhimin e 737 MAX. Kompania jonë në këtë proces ka vazhduar të bashkëpunojë me Administratën Federale të Aviacionit dhe rregullatorët e tjerë globalë”.

Kompania ende bart barrën e rëndë të dy aksidenteve tragjike, thuhet në dekaratë në të cilën njoftohet se “Kemi formuar fondin e ndihmës prej 100 milionë dollarësh për të përballuar nevojat e të prekurve nga këto aksidente”.

Pas vdekjes së 346 pasagjerëve në dy aksidentet e avionëve, Boeing ndaloi dorëzimet dhe në mars 2019 ndaloi fluturimet e avionëve 737 MAX.

Gjithashtu hangaret e Boening në pjesë të ndryshme të vendit u mbushën për shkak të anulimit të porosive si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se vendimi i kompanisë për t‘u rikthyer në prodhim, ka ardhur pas deklaratës nga drejtuesi i lartë (CEO) i Boeing, Dave Calhoun i cili theksoi largimin e 7.000 punonjësve nga puna.

Ushtria e Libisë publikon pamje të mercenarëve rusë Wagner

Ushtria e Libisë ka publikuar pamje të mercenarëve që i përkasin kompanisë ruse të sigurisë Wagner, e cila në Libi mbështet komandantin puçist në lindje të vendit, Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pamjet janë filmuar gjatë tërheqjes nga Tripoli dhe mbërritjes së tyre në aeroportin Beni Velid.

Videoja në fjalë u publikua nga Qendra për media e operacionit “Vullkani i Tërbimit”, të qeverisë libiane, ku mund të shihen një numër personash të armatosur me uniforma të kamufluara ndërsa parakalojnë me automjete të ndryshme ushtarake.

Ushtria e Libisë në ditët e kaluara ka shënuar fitore të mëdha në luftën kundër militantëve të Haftarit, të cilët në pesë ditët e kaluara kanë humbur kontrollin e disa qyteteve në Libi, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya, çlirimin e së cilës ushtria libiane e cilësoi si sukses strategjik.

Grupi Wagner është kompani ruse e njohur për aktivitete politike dhe dërgimin e mercenarëve të saj në Siri, Ukrainë, Libi, por edhe në vende të ndryshme të Afrikës.

Emri i mercenarëve Wagner u dëgjua në kohën e aneksimit të paligjshëm rus të Krimesë dhe mbështejes së Moskës ndaj grupeve separatiste në lindje të Ukrainës. Sipas raporteve të OKB-së, rreth 1.000 mercenarë të Wagner kanë luftuar për Haftarin në linjat e frontit në Tripoli.

AFRICOM dje pralajmëroi se Rusia së fundmi ka dërguar avion luftarak në Libi për të mbështetur fushatën e Wagner në vend, apo udhëheqësit e forcave të Haftarit në lindje të Libisë.

Libia është kthyer në një vatër të krizës së thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011 kur u vra Muammar Gaddafi. Udhëhqësi i forcave separatiste në lindje të Libisë, Khalifa Haftar në prill të vitit të kaluar nisi fushatë për marrjen e Tripolit, por sulmet e tij u zbrapsën nga forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë.

Twitter paralajmëron lexuesit për postimet e presidentit Trump

Të martën kompania Twitter për herë të parë paralajmëroi përdoruesit të kontrollojnë faktet në postimet që vë Presidenti Trump në Twitter. Kompania paralajmëron se pretendimet e presidentit për dërgimin e votave me postë ishin fallso dhe ishin kundërshtuar nga faktet.

Një pikëçuditëse ngjyrë blu nxit përdoruesit të “kontrollojnë faktet për votat” dhe i drejtonte lexuesit që klikonin mbi të në një faqe me artikuj lidhur me këtë temë.

“Presidenti Trump ngre pretendime të pabaza se fletëvotimet e dërguara me postë do të çojnë në falsifikime votash” shkruante një faqe pasuar me shpjegime për ato që i cilësonte si pretendime fallso.

Presidenti kishte thënë përmes postimit në Twitter se votat e dërguara me postë do të sillnin “manipulime të konsiderueshme” duke sjellë zgjedhje të manipuluara. Ai veçoi guvernatorin e Kalifornisë lidhur me këtë temë, megjithëse ky nuk është shteti i vetëm që lejon vota me postë.

Twitter pohoi se kjo ishte hera e parë që vendoste një paralajmërim lidhur me një postim të presidentit, që lidhet me politikën e re të kësaj kompanie të vënë në funksionim në fillim të muajit për të luftuar dizinformimin. zëri i amerikës

Anija iraniane zbarkon në Venezuelë; sfidë sanksioneve amerikane

Naftëtarë venezuelianë presin me flamurë iranianë mbërritjen e çisternës nga Irani (Puerto Cabello, Venezuelë, 25 maj 2020)

E para nga ato që pritet të jenë pesë çisterna iraniane të naftës ka mbërritur në një rafineri-port të Venezuelës, duke kundërshtuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj të dyja vendeve.

Anija mbërriti në Venezuelë të dielën dhe ministri i naftës i vendit njoftoi se është ankoruar në rafinerinë El Palito.

Një anije e dytë hyri në ujërat e Venezuelës të hënën dhe një e tretë po lundron nëpër Karaibe.

Dua të falënderoj – nga zemra më fisnike dhe e ndjeshme e popullit venezuelian – Republikën Islamike të Iranit, Presidentin (Hassan) Rouhani, shokun dhe kolegun tim, Udhëheqësin Suprem Ajatollah (Ali) Khamenei … dhe të gjithë Iranin, nga zemra, për solidaritetin e tij, për mbështetjen e tij“, tha Presidenti Nicolas Maduro.

Megjithë pasurinë e saj të naftës, Venezuela po përjeton mungesa të mëdha të karburantit. Rënia e ekonomisë së saj së bashku me sanksionet amerikane kanë shkatërruar pothuajse aftësitë e saj të rafinimit.

Irani ka rënë dakort të dërgojë më shumë se një milion e gjysëm fuçi benzine dhe pjesë këmbimi për Venezuelën.

As Shtëpia e Bardhë dhe as Departamenti i Shtetit nuk patën ndonjë koment të hënën. Por një zyrtar i lartë i administratës Trump tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara po mendojnë se si të përgjigjen.

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara i ndalojnë Iranit të shesë naftë. Janë vendosur gjithashtu sanksione mbi ekonominë e Venezuelës, përfshirë kompaninë e saj shtetërore të naftës, si pjesë e një përpjekje për të larguar Maduron nga pushteti. zëri i amerikës

Kina kërcënon Shtetet e Bashkuara për Hong Kongun

AFP

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri në Hong Kong ku shefi i sigurisë e lëvdoi si një mjet të ri për të mundur terrorizmin.

Pekini ka në plan të miratojë një ligj të ri sigurie për Hong Kongun kundër tradhëtisë, mosbindjes dhe rebelimit, vetëm pak muaj pas protestave pro-demokracisë dhe shpesh të dhunshme të vitit të kaluar.

Por shumë banorë të Hong Kongut, grupe të biznesit dhe vende perëndimore frikësohen se projekt-ligji mund t’i japë goditjen fatale lirive të çmuara të këtij qyteti. Mijëra njerëz dolën në rrugë të dielën megjithë ndalimin e tubimeve për shkak të koronavirusit.

Ndërsa policia shpërndau turmat me gaz lotsjellës dhe pompa uji, Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, paralajmëroi se ligji i ri mund t’i kushtojë qytetit humbjen e statusit të privilegjuar tregtar me Shtetet e Bashkuara.

Por, Ministria e Jashtme kineze tha se Pekini do të reagojë ndaj çfarëdo lloji sanksionesh nga Uashingtoni.

Nëse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin të dëmtojnë interesat e Kinës, Kina do të duhet të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për t’iu kundërvënë“, u tha gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian.

Hong Kongu është shndërruar në pikën më të fundit të fërkimeve, ndërsa rriten tensionet mes dy superfuqive, të krahasuara nga Kina me “pragun e një Lufte të re të Ftohtë”.

Refuzimi për tu dhënë banorëve të Hong Kongut të drejta demokratike ka ngjallur mbështetje të rrallë në një Uashington të ndarë ashpër gjatë administratës Trump.

Pekini i paraqet protestat e qytetit si një komplot i huaj për të destabilizuar Kinën kontinentale dhe thotë se vendet e tjera nuk kanë asnjë të drejtë të ndërhyjnë në mënyrën se si menaxhohet qyteti i mirënjohur si epiqendër biznesi.

Agjentë kontinentalë?

Protestuesit, të cilët kanë dalë në rrugë me miliona, thonë se janë të motivuar nga vitet gjatë të cilëve Pekini hoqi një nga një liritë e qytetit, pasi iu rikthye Kinës nga Britania në 1997.

Hong Kongu gëzon liri që nuk përjetohen në kontinent, si dhe sistemin e vet juridik dhe statusin tregtar.

Aktivistët e konsiderojnë propozimin e ligjit të sigurisë si lëvizjen më arrogante të Pekinit për t’i dhënë fund fjalës së lirë dhe aftësisë së qytetit për të bërë ligjet e veta.

Një shqetësim i veçantë është një dispozitë që lejon agjentët e sigurisë kineze të veprojnë në Hong Kong. Kjo mund të shërbejë për shtypjen e atyre që shprehin mosmarrëveshje kundër sundimtarëve komunistë të Kinës.

Në territorin kontinental, ligjet për mosbindjen zbatohen rregullisht kundër kritikëve.

Ligji i propozuar, të cilin legjislativi formal i Kinës pritet ta miratojë së shpejti, gjithashtu do të anashkalojë legjislativin e vetë Hong Kongut.

Shoqata e Avokatëve, me influencë në qytet, e përshkroi të hënën mocionin e propozuar si “shqetësues dhe problematik” – dhe paralajmëroi se madje mund edhe të shkelë mini-kushtetutën e këtij territori.

Propozimi ka shqetësuar investitorët dhe bursa e Hong Kong-ut pësoi të premten rënien më të madhe në pesë vjet. Të hënën ende nuk arriti të rikuperohej, duke u mbyllur me vetëm 0.10 përqind lart.

“Rivendosje e rendit social”

Qeveria jopopullore pro-Pekinit e Hong Kongut ka mirëpritur ligjin.

Terrorizmi po rritet në qytet dhe aktivitetet që dëmtojnë sigurinë kombëtare, siç është ‘pavarësia e Hong Kongut’, bëhen më të shfrenuara,” tha ministri i sigurisë John Lee në një deklaratë duke përshëndetur legjislacionin e planifikuar.

Shefi i policisë Chris Tang përmendi 14 raste të fundit kur ishin kapur eksplozivë dhe tha se ligji i ri do të “ndihmojë në luftimin e forcave për ‘pavarësinë e Hong Kongut’ dhe rivendosjen e rendit social“.

Protestat e vitit të kaluar fillimisht u nxitën nga planet për të lejuar ekstradimet drejt kontinentit, por shpejt u shndërruan në një revoltë popullore kundër Pekinit dhe forcës policore të qytetit.

Pekini ka hedhur poshtë kërkesat e protestuesve për një hetim në polici, amnisti për 8’500 personat e arrestuar dhe të drejtën universale të votës.

Demonstratat u fashitën në fillim të vitit pasi arrestimet masive dhe koronavirusi bënë efektin e tyre.

Por ato janë rindezur në javët e fundit. Tubimi i së dielës solli përleshjet më të mëdha prej muajsh dhe policia bëri të paktën 120 arrestime.

Gjatë tubimeve gjigande pro-demokracisë të vitit të kaluar, sulmet e turmave ishin të zakonshme nga të dy kahët politikë. Një video e protestuesve që rrihnin një avokat në tubimin e së dielës u kap nga media shtetërore e Kinës.

Hu Xijin, kryeredaktori i tabloidit nacionalist Global Times, postoi videon në Twitter – një platformë e ndaluar në territorin e Kinës.

Le të shohim se si duket me të vërtetë demokracia e mbështetur nga Uashingtoni në Hong Kong“, shkruajti ai.

I shpëtoi rrëzimit të avionit në Pakistan, pasagjeri tregon eksperincën e frikshme

Rrëzimi i një avioni në Pakistan shkaktoi vdekjen e 97 personave, ndërsa ende vijon kërkimi për pjesën tjetër të pasagjerëve. Një ndër personat që i mbijetoi rrëzimit të avionit është Muhamed Zubair, i cili tregoi dhe eksperincën e tmerrshme që përjetoi.

Si shpëtoi Muhamed Zubair?

Avioni që transportonte 91 pasagjerë dhe tetë ekuipazh, përfshirë shumë familje, që udhëtonin përpara festës së Bajramit të së Dielës ishte nisur nga Lahore.

Teksa po përpiqej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Jinnah, të Karaçi në rreth orës 14:30 me kohën lokale (09:30 GMT) avioni u përplas me një zonë të banuar.

Zubair, i cili pësoi vetëm plagë të lehta, tha se aeroplani po përpiqej të ulej dhe u rrëzua 10-15 minuta më vonë.

“Askush nuk ishte në dijeni se avioni ishte gati të rrëzohej. Ata po e drejtonin avionin në mënyrë të qetë” tha ai.

Pas rrëzimit të avionit, Zubair humbi ndjenjat. Kur u përmend Zubair tha: “Unë dëgjoja ulërima nga të gjitha drejtimet. Fëmijë dhe të rritur dhe gjithçka që mund të shihja ishte zjarr. Nuk shihja ndonjë njeri, thjesht dëgjoja britmat e tyre”.

“Hapa rripin e sigurimit dhe pashë dritë, shkova drejt dritës. Më duhej të hidhesha poshtë rreth 3m për të arritur te siguria”, shtoi ai.

E rrallë në Meksikë- Bie breshër në formë koronavirusi, banori: Një shenjë nga zoti

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Montemorelos të Meksikës, ku ka rënë breshër në një formë të COVID-19.

Qytetarët janë çuditur nga fenomeni i rrallë që ka ndodhur në vendin e tyre që është përfshirë nga breshër në formën e koronavirusi, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Banorët në komunën e Montemorelos, në Meksikën e veriut, Nuevo Leon, i kanë ndarë pamjet e breshërit në rrjete sociale. Një tha se ndoshta zoti po jep shenja me anë të motit, ndërsa një tjetër tha se këto janë mesazhe që nënkuptojnë se duhet të besojmë më shumë te krijuesi.

India kalon Kinën për nga numri i rasteve me COVID-19

Me 85.940 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) India kaloi Kinën, vendi ku u shfaq fillimisht pandemia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të kanalit televiziv NDTV të cilin e bazon në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare të Indisë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 103 vdekje dhe 3.970 raste me virus.

Numri i vdekjeve në Indi ka arritur në 2.752 ndërsa numri i rasteve në 85.940. Përsa i përket numri të rasteve India kaloi Kinën në të cilën është shfaqur fillimisht COVID-19.

Në një deklaratë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Kinës thuhet se në 24 orët e fundit në Kinë nuk janë shënuar vdekje por se janë regjistruar 8 raste të reja, 6 prej të cilave me burim nga jashtë vendit.

Bashkë me rritjen në fjalë në Kinë ku ende vazhdojnë trajtimin 89 të prekur nga koronavirusi, numri i rasteve është rritur në 82.941.

Për shkak të COVID-19 që u shfaq në dhjetor 2019 në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës, deri tani në mbarë botën kanë vdekur 308.655 persona ndërsa më shumë se 4.628.000 janë prekur nga pandemia.

Rusi, mbi 272 mijë raste me COVID-19

Moskë

Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi kanë arritur në shifrën 272.043 ndërsa numri i vdekjeve në 2.537, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 9.200 persona, me ç’rast numri i përgjithshëm është rritur në 272.043 ndërsa me 119 vdekje të reja ka arritur në 2.537 numri i vdekjeve.

Në vendin ku numri i rasteve ditore që nga fillimi i majit është regjistruar rreth 10 mijë, theksohet se numri i të shëruarve me 4.940 të shëruar tjerë ka arritur në gjithsej 63.166.

Në Rusi nga 4.2 për qind ka rënë në 3.5 për qind rritja ditore në numrin e rasteve, duke shënuar normën më të ulët të rritjes së rasteve që nga fillimi i pandemisë e deri tani. Ndërkohë raportohet se tek 44.8 për qind e rasteve të reja në vend nuk janë vërejtur simptoma.

Në Moskë me 3.505 raste të reja është rritur në 138.969 numri i rasteve ndërsa me 74 vdekje në 1.432 numri i vdekjeve. Gjithashtu në qytet janë shëruar gjithsej 26.032 persona.

259 mijë persona janë nën mbikëqyrje

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi bëhet e ditur se rreth 259 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 242 mijë teste duke e rritur në mbi 6.6 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot.

Në një deklaratë nga kompania shtetërore e energjisë bëthamore, Rosatom, thuhet se deri sot në mesin e punonjësve janë vërejtur 403 raste me COVID-19 dhe se gjatë periudhës së pandemisë kanë humbur jetën 8 punonjës.

Zhvillimi i COVID-19 në Rusi

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar tek 2 shtetas kinezë në rajonet Transbaikal në jug të Tyumen dhe Siberisë. Ndërsa rasti i parë i vdekjes me burim nga COVID-19 u regjistrua në Moskë. Rusia mbylli kufijtë e saj që nga fundi i marsit dhe me rritjen e pandemisë ajo kaloi në “situatën e përgatitjes së lartë”.

Veçanërisht në Moskë dhe në disa pjesë të vendit u zbatua ndalesa e daljes në rrugë dhe me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, qendrat e argëtimit, shëndetit dhe sportit, restorantet, baret, muzetë, kinematë dhe teatrot.

Të gjitha masat e ndërmarra për shkak të COVID-19 u vendos të zgjaten deri më 31 maj në Moskë dhe në disa pjesë të vendit. Gjithashtu u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në trasportin publik përfshirë taksitë, në biznese, markete dhe mjedise të populluara.

Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, me koronavirus u infektuan edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova, ministri i Shkencës dhe Arsimit të Lartë, Valery Falkov dhe disa deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus Duma.

Po ashtu edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 dhe se po trajtohet në spital.

Luftanija amerikane në ujërat pranë Tajvanit

Marrë nga Reuters

Marina luftarake e Shteteve të Bashkuara njoftoi të enjten se dërgoi një destrojer me raketa përmes Ngushticës së Tajvanit, një javë para inaugurimit të Presidentes Tsai Ing-wen. Ajo po merr mandatin e saj të dytë, ndërsa janë shtuar tensionet me Kinën.

Kina, e cila e konsideron Tajvanin territor të sajin, është zemëruar nga mbështetja e fortë e administratës Trump për ishullin, si p.sh. në formën e shitjes së armatimit luftarak. Marrëdhënia Pekin – Uashington është dëmtuar edhe si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Flota Amerikane e Paqësorit, në një deklaratë në faqen e saj në Facebook, tha se destrojeri “USS McCampbell” kishte kaluar të mërkurën përmes ngushticës së ngushtë që ndan Tajvanin nga Kina kontinentale, duke treguar fotografitë e anijes gjatë këtij kalimi.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se anija kishte lundruar drejt jugut në atë që e quajti një “mision të zakonshëm”, duke shtuar se po vazhdonte në atë drejtim.

Tsai Ing-wen

Tsai Ing-wen

Zonja Tsai, e cili do të betohet për mandatin e dytë dhe të fundit të mërkurën e ardhshme, fitoi rizgjedhjen me një avantazh të madh në janar, duke u zotuar të mbrojë demokracinë e Tajvanit dhe të përballet me Kinën.

Si Kina ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë rritur aktivitetet ushtarake pranë Tajvanit muajt e fundit, përfshirë lundrimet e rregullta amerikane përmes ngushticës së Tajvanit, dhe stërvitje të rregullta të forcave ajrore kineze pranë ishullit.

Të premten e kaluar, Tajvani tha se një aeroplan kinez i forcave ajrore Y-8 kishte kaluar shkurtimisht mbi Zonën e Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit, duke bërë që avionët e Tajvanit ta paralajmëronin që të largohej.

Avioni kinez Y-8

Avioni kinez Y-8

Kina i përdor avionët Y-8 si aeroplanë transporti dhe si mjete vrojtimi të hershëm dhe të luftës elektronike.

Tajvani ka denoncuar stërvitjet kineze si përpjekje për frikësim dhe i ka thënë Pekinit se duhet të përqendrojë përpjekjet e tij në luftimin e koronavirusit, dhe jo të rrezikojë ishullin tajvanez.

Kina e konsideron zonjën Tsai një separatiste, akuzat që ajo i mohon me forcë.

Në fund të javës së ardhshme, Kina do të çelë mbledhjen e saj të vonuar vjetore të parlamentit, ku pritet të nxjerrë buxhetin e saj të mbrojtjes për këtë vit, një shifër që vëzhgohet me vëmendje në mbarë rajonin, ndërsa Presidenti Xi Jinping po mbikëqyr një plan modernizimi ushtarak.