Sugjerimi i ditës së sotme për amvisat është pula me oriz, domate dhe borzilok në furrë. Përveçse një vakt i shpejtë, do të bëhet dhe shumë i preferuar për pjesëtaret e tjerë të familjes.
Përbërësit:
- 4 trashkofsha pule,
- 1 spec i kuq, i prere ne kubik te vegjel,
- 1 qepe, e prere holle,
- 2 thelpinje hudhra, te grira holle,
- 8 domate te thara, te prera ne shirita,
- 1 filxhan çaji oriz,
- 1 kanaçe salce domatesh ne copa (400gr),
- 1 e 1/2 filxhan çaji leng pule (ose leng i pregatitur me koncentrate pule),
- kripe,
- piper te zi,
- 1 luge çaji borzilok te thate.
Përgatitja:
Ne nje tigan te madh, skuqim me vaj ulliri ne zjarr te larte trashkofshat e pules nga te gjitha anet derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim ne nje pjate dhe i leme menjane.
Ne te njejtin tigan, ulim zjarrin perziejme hudhren, qepen, specin e kuq derisa te zbuten. Shtojme domatet e thara, orizin, salcen e domateve dhe lengun e pules, shkruan shije.
E rregullojme me kripe, piper dhe borzilokun e thate dhe e ziejme per rreth 5 minuta. Hedhim ne nje tave harxhen me oriz dhe domate, vendosim siper trashkofshat e pules, e mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 40 minuta, apo derisa orizi ta kete thithur te gjithe lengun dhe te jete zbutur.
Nese orizi e ka thithur lengun, por nuk eshte zbutur, shtojme edhe pak uje. Heqim letren e aluminit dhe e vendosim ne pjesen e siperme te furres per 10 minuta te tjera. E sperkasim me borzilok te fresket dhe e sherbejme.
Komentet